Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Epilogu mban ‘peng’ Europën dhe fundin, Superioria jep sot verdiktet
👁6312
Ditë vendimtare për 10-të skuadrat e Abissnet Superiore 2024/2025. Në epilogun e kampionatit të 86-të të futbollit, sot me fillim orën 15:30, zhvillohet java e 36-të e nivelit më të lartë futbollistik në Shqipëri për klube. Zona ‘Final Four’ pas Egnatias, Vllaznisë dhe Dinamos pret të konfirmojë biletën e fundit të saj. Partizani apo AF Elbasani ? Të kuqtë e kanë detyrim fitoren ndërsa verdheblutë kalojnë edhe me barazim. Për kapriço të kalendarit kjo xhiro i përball të dyja në Kompleksin ‘Partizani’. Shkurt një finale…europe. Ndërkohë betejë e pamëshirshme në fundin e tabelës. Skënderbeu- Bylis një tjetër finale me korçarët...