Egnatia- Vllaznia, sfida më e bukur e sezonit, pa fitues…

Abissnet Superiore, java e 31-të:

Egnatia- Vllaznia 2-2 (Lushkja 20′, Fernando 86’/ Mala 80′, Gruda pen 89′)

Ndeshja më e bukur, më me grintë më me emocione e këtyre javëve të fundit. Në ‘Arena Egnatia” të populluar, Egnatia dhe Vllaznia kishin zgjedhur të tregonin cilësitë më të mira që zotëronin pikërisht në aktin e fundit të kësaj xhiroje.

Në ambientin e zjarrtë të impiantit modern, ishte Regi Lushkja ai që realizoi i pari në të 20′ -ën. Goli vërtetë i bukur, i 13-ti në radhë për kavajasin i cili dha dhe asitin te goli i dytë i vendasëve të Edlir Tetovës. Veçse për të shkuar deri te ky veprim i numërit 10-të, duhet parë ajo pjesë e dytë e cila pa në fushë Vllazninë më të mirë të javëve të fundit.

Të gjithë kuqeblutë spostohen dhe krijojnë supermaci të madhe te porta e Dajsinanit. Godasin një shtyllë me Mensah e megjithatë goli do të vonojë. Ai do të vijë në të 80′-ën teksa mesfushori nga Prizreni Esta Mala i Vllaznisë, do të nxjerrë nga repertori goditjen fantastike për 1-1.

Zgjohet Egnatia dhe Regi Lushkja, njeriu i ndeshjes ofron asisitin për Fernandon duke kaluar sërish përpara vendasit. E pamundur të mbyllej kjo sfidë pa një tjetër shenjë të mysafirëve nga Shkodra. Këtë radhë ishte Ardit Deliu i spostuar në të majtë por brenda zonës që fiton një penallti. Aty paraqitet Ildi Gruda për 2-2 final. /Sportiim.al/

Vazhdo leximin