Jamie Vardy ka vendosur t’i japë fund aventurës së tij te Leicester City. Në moshën 38-vjeçare, sulmuesi ka bërë të ditur largimin e tij nga klubi ku përjetoi momentet më të paharrueshme të karrierës së tij. Pas më shumë se një dekade duke mbrojtur ngjyrat e “Dhelprave”, Vardy i thotë lamtumirë asaj që do të jetë gjithmonë shtëpia e tij.
Anglezi lë pas një trashëgimi të madhe: triumfin historik në Premier League në sezonin 2015/16, një Community Shield, një FA Cup dhe dy tituj kampioni në Championship në sezonet 2013/14 dhe 2023/24. Përveç kësaj, ai ishte golashënuesi më i mirë i Premier League në sezonin 2019/20, duke fituar “Këpucën e Artë”. Emri i tij është gdhendur përgjithmonë në historinë e futbollit anglez dhe në zemrat e tifozëve të Leicester.
Por ëndrra nuk mbaron këtu… Vardy do të largohet nga Leicester por mendon se ka ende për t’i dhënë futbollit edhe pse është 38 vjeç. Anglezi është në kërkim të një destinacioni të ri dhe pretendentët nuk mungojnë. Një nga ekipet që tashmë tregon interes të shtuar për Vardy-n është Wrexham, ekip në pronësi të aktorit Ryan Reynolds. Klubi uellsian, i sapongjitur në Championship ëndërron që sezonine ardhshëm të ngjitet në Premier League, duke besuar se përvoja e Vardy-t mund të jetë çelësi për ta arritur këtë ëndërr.
Megjithatë, Qrexham nuk është destinacioni i vetëm i mundshëm për golashënuesin. Nga Shtetet e Bashkuara, Charlotte FC gjithashtu interesohet për të duke qenë një mundësi joshëse për Vardy-n, duke i ofruar një sfidë të re në jetën e tij.
Po ashtu disa ekipe në Arabinë Saudite janë në ndjekje të situatës së tij. Kur duhen edhe 4 javë nga fundi i këtij sezoni, në përfundimt ë tij Jamie Vardy pritet të zyrtarizojë ekipin e tij të ardhshëm.
E gjitha ishte si një përrallë… Pas 13 sezonesh, Jamie Vardy do të largohet nga Leicester për një destinacion të ri
