Dita e derbit të kryeqytetit! Tirana në fije të perit, por tifozët mund ta shpëtojnë me zemër

7 Prill 2025

17:10

Telesport

“Arena Kombëtare” sot do të jetë vendtakimi i mijëra tifozëve të futbollit shqiptar, të cilët po presin me padurim derbin e kryeqytetit.
Tirana dhe Partizani do të luajnë një nga ndeshjet më delikate të kampionatit, me bardheblutë që rrezikojnë të rrëzohen nga kategoria.
Klubi bardhekuq ka bërë thirrje që tifozët të mbështesin ekipin në stadium, duke qenë se kjo është faza më delikate dhe nevojitet një numër i madh tifozësh për t’i dhënë zemër skuadrës.
Në episodin e podkastit Versus me profesor Përparim Kabo, Telesport gjithashtu dha mesazhe që kjo ndeshje të ketë sa më shumë tifozë në stadium, sepse vetëm kështu mund të krijojmë një mozaik tërheqës dhe emocionues në arenën e futbollit shqiptar.
Skuadra ADN e podkastit Versus sot do të jetë në “Arenën Kombëtare” bashkë me disa tifozë të përzgjedhur nga ndjekësit tanë besnikë.
Telesport do të jetë aty! Fitoftë më i miri, por me tifozët që mbështesin skuadrën e tyre të zemrës në stadium, aty ku presim të shohim një nga sfidat më drithëruese të sezonit.