‘Dhunë dhe sjellje josportive pas humbjes me Vllazninë’, FSHF pezullon me 6 ndeshje trajnerin dhe presidentin e Dinamos

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka marrë një sërë masash ndëshkuese pas incidenteve të ndodhura në fundjavë, ku spikatin dënimet për trajnerin dhe presidentin e Dinamos.
Trajneri Ilir Daja dhe presidenti Adrian Bardhi janë pezulluar për 6 ndeshje për shkak të sjelljes josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes pas humbjes ndaj Vllaznisë. Sipas raportimeve, Bardhi ka goditur drejtorin e Vllaznisë, Tefik Osmani. Përveç pezullimit, Bardhi nuk lejohet të hyjë në dhomat e zhveshjes apo ambientet e brendshme të stadiumit deri në përfundim të dënimit.
Të tjera vendime të Komisionit për datën 7 maj 2025:

Armand Mehmeti (AF Elbasani) – Pezullim me 4 ndeshje për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes.
Akileu Ndreca (KF Tirana) – Pezullim me 2 ndeshje për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve.
Redon Raza (KF Pogradeci) – Pezullim me 2 ndeshje për të njëjtën arsye.
Lorenxho Murra (KS Burreli) – Pezullim me 5 ndeshje për sulm ndaj kundërshtarëve.
Erigestino Pepnikaj (KF Vllaznia U-21) – Pezullim me 2 ndeshje.
Helsen Sholla (KF Tirana U-21) – Pezullim me 2 ndeshje.
Alesio Koci (FC Dinamo City U-21) – Pezullim me 3 ndeshje.
Egiljano Kokonozi (KF Egnatia U-21) – Pezullim me 8 ndeshje për sulm ndaj kundërshtarëve.

Dënime për ekipe të moshave:

AS F. Shehu U-13 dhe AF Luftëtari U-13 – Të dy ekipet dënohen me 100.000 lekë gjobë dhe humbin ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 për braktisjen e ndeshjes.

Kërkesa e Edonisa Aliut (KFF Gramshi) u rrëzua si e pabazuar.