Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dështon sërish tentativa e 11-të për konstitutim të parlamentit të Kosovës
👁11482
Kuvendi i Kosovës, edhe në përpjekjen e 11-të nuk arriti të konstituohet, për shkak të mungesës së dakordësimit mes partive parlamentare. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i bëri sërish thirrje partive opozitare – PDK, LDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe – që të propozojnë anëtarë për komisionin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por kërkesa e tij u refuzua. Këto parti vijojnë të kundërshtojnë mënyrën e votimit të propozuar nga LVV-ja, e cila kërkon që kryeparlamentari të zgjidhet përmes votimit të fshehtë. Në sallë ishin të pranishëm 111 deputetë. Seanca pritet të rifillojë të mërkurën, në orën 10:00.