Burimi:
Javanews.al

Dështimi i konstituimit të Kuvendit të ri, Kurti akuzon partitë e opozitës për sulm ndaj Kosovës
👁12630
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e cilësoi si “sulm brendainstitucional” kundër Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike mosvotimin e raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve dhe kuorumit në Parlamentin e Kosovës. “Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot”, shkroi Kurti në Facebook. Deputetët e partive opozitare, PDK, LDK dhe AAK, votuan kundër raportit, ndërkohë Lista Serbe abstenoi. Përfaqësuesit e opozitës vunë në...