Year: 2025

  • EMRAT/ Operacioni “PROVAT”, gjenden arsenal armësh në banesat e katër shqiptarëve të akuzuar si vrasës me pagesë

    EMRAT/ Operacioni “PROVAT”, gjenden arsenal armësh në banesat e katër shqiptarëve të akuzuar si vrasës me pagesë

    Gjatë operacionit “Provat” në banesat e katër shqiptarëve të arrestuar pak ditë më parë në Greqi, u gjetën dhe skuestruan në cilësinë provës materiale 3 armë zjarri automatike, 200 fishekë kallashnikovi, 18 pako me fishekë pistolete dhe 5 krehra.
    Bëhet me dije se si rezultat i kontrollit në fshatin Labovë e Kryqit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër gjetën të fshehura, në banesën e shtetasit Dhimitër Meci, 45 vjeç, 2 kallashnikovë  dhe një armë zjarri automatike, të dyshuar të trafikuar dhe qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm.
    Armët e zjarrit, që u gjetën në banesën e 45-vjeçarit, i ndaluar 2 ditë më parë në Greqi, mbi akuza për vrasje dhe pjesëmarrje në grup kriminal që posedonte armë zjarri, do të dërgohen tek Instituti i Policisë Shkencore për ekspertim teknik.

    Me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasve shqiptarë Dh. M., 45 vjeç, banues në Labovën e Kryqit Gjirokastër; Andrea Brokeri, 32 vjeç, banues në Kudhës Himarë; Fatjon Prendi, 39 vjeç, banues në Lezhë; dhe Petro Theohari, 31 vjeç, banues në Muzinë Sarandë, të dyshuar si vrasës me pagesë, strukturat e Departamentit të Policisë Kriminale, ato të DVP Gjirokastër, Vlorë e Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet e thelluara duke koordinuar dhe bashkëpunuar ngushtësisht me homologët grekë.
    Njoftimi:
    Bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Greke çoi në zbulimin dhe sekuestrimin të një arsenali armësh zjarri dhe municioni luftarak.
    Sekuestrohen 3 armë zjarri automatike, 200 fishekë kallashnikovi, 18 pako me fishekë pistolete dhe 5 krehra.
    Armët dhe municioni luftarak u gjetën në një nga banesat e një prej të arrestuarve në Greqi, të dyshuar si vrasës me pagesë.
    Në kuadër të bashkëpunimit mes Policisë shqiptare dhe Policisë greke, pas shkëmbimit të informacionit për kapjen e disa shtetasve shqiptarë në Greqi, të dyshuar si vrasës me pagesë, strukturat e Policisë së Shtetit në Gjirokastër, Vlorë dhe Lezhë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Provat”, zhvilluan kontrolle në banesat e këtyre shtetasve.
    Si rezultat i kontrollit në fshatin Labovë e Kryqit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër gjetën të fshehura, në banesën e shtetasit Dh. M., 45 vjeç, 2 kallashnikovë  dhe një armë zjarri automatike, të dyshuar të trafikuar dhe qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm.
    Armët e zjarrit, që u gjetën në banesën e 45-vjeçarit, i ndaluar 2 ditë më parë në Greqi, mbi akuza për vrasje dhe pjesëmarrje në grup kriminal që posedonte armë zjarri, do të dërgohen tek Instituti i Policisë Shkencore për ekspertim teknik.
    Me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasve shqiptarë Dh. M., 45 vjeç, banues në Labovën e Kryqit Gjirokastër; A. B., 32 vjeç, banues në Kudhës Himarë; F. P., 39 vjeç, banues në Lezhë; dhe P. Th., 31 vjeç, banues në Muzinë Sarandë, të dyshuar si vrasës me pagesë, strukturat e Departamentit të Policisë Kriminale, ato të DVP Gjirokastër, Vlorë e Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet e thelluara duke koordinuar dhe bashkëpunuar ngushtësisht me homologët grekë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
     

  • Begaj uron Brahon për zgjedhjen në krye të SPAK: Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkon vendosmëri, integritet dhe guxim

    Begaj uron Brahon për zgjedhjen në krye të SPAK: Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkon vendosmëri, integritet dhe guxim

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar Kreun e ri të SPAK, Klodjan Braho, pas zgjedhjes së tij në krye të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit, përmes një postimi në rrjetin social X.
    Kreu i Shtetit e ka cilësuar drejtimin e SPAK-ut si një përgjegjësi të lartë dhe njëkohësisht një mundësi për të forcuar besimin e qytetarëve te drejtësia.
    “Urime Kreut të ri të SPAK, z. Klodjan Braho! Drejtimi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit është përgjegjësi e lartë dhe njëkohësisht një mundësi për të forcuar besimin e qytetarëve te drejtësia. SPAK nën drejtimin e Z. Altin Dumani, ka dhënë rezultate konkrete në këtë drejtim. Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkon vendosmëri, integritet dhe guxim. Suksese në këtë mision të rëndësishëm për vendin!”

     

  • Në Paris mblidhen aleatët për planin e paqes, Putin: Po ecim përpara me një ritëm të qëndrueshëm

    Në Paris mblidhen aleatët për planin e paqes, Putin: Po ecim përpara me një ritëm të qëndrueshëm

    Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e 1,387-të, ndërsa zhvillimet diplomatike dhe ushtarake po intensifikohen.

    Të shtunën, zyrtarë të lartë nga Ukraina, SHBA-ja, Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar pritet të takohen në Paris për të diskutuar planin e paqes për Kievin.
    Ky takim vjen para një samiti të rëndësishëm që do të mbahet të hënën në Berlin, ku pritet të marrin pjesë kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti francez Emmanuel Macron, sipas kancelarit gjerman Friedrich Merz.
    Pjesëmarrja e ish-presidentit amerikan Donald Trump në këtë samit mbetet ende e paqartë, duke shtuar pasiguri mbi qasjen amerikane në këtë fazë kritike të konfliktit.
    Putin: “Iniciativa strategjike është në duart tona”
    Nga Moska vijnë deklarata të forta. Gjatë një videokonference me komandantët ushtarakë, presidenti rus Vladimir Putin tha se “iniciativa strategjike është plotësisht në duart e Forcave të Armatosura Ruse”, duke theksuar se përparimi në rajonet e Donetskut, Luganskut, Zaporizhias dhe Khersonit “po vazhdon në mënyrë progresive dhe të qëndrueshme”.
    Kremlini njoftoi gjithashtu se operacionet në terren mbeten aktive dhe se objektivat strategjike po ndiqen sipas planeve të ushtrisë ruse.
    Nga ana tjetër, pala ukrainase ka marrë përgjegjësinë për një sulm me dron ndaj një platforme nafte në Detin Kaspik. Sulmi konsiderohet një tjetër sinjal i zgjerimit të objektivave të Ukrainës për të prekur infrastrukturën energjetike ruse përtej zonave të zakonshme të konfliktit.

    Top Channel

  • SHBA uron kreun e ri të SPAK: Përgëzojmë Altin Dumanin, presim të vazhdojmë partneritetin edhe me Brahon

    SHBA uron kreun e ri të SPAK: Përgëzojmë Altin Dumanin, presim të vazhdojmë partneritetin edhe me Brahon

    “Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij të pashembullt si Kryeprokuror i SPAK”- është ky mesazhi i ambasadës amerikane, pak orë pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, Klodjan Brahos.

    “Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij të pashembullt si Kryeprokuror i SPAK. Integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës kanë forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke na bërë më të sigurt nga kërcënimi i krimit ndërkombëtar dhe trafikut të drogës.
    Ne presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodian Braho, në rolin e tij të ri në krye të SPAK”-thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
    Lajmi në përditësim…

    Top Channel

  • Policia kontroll në banesat e vrasësve me pagesë, çfarë u gjet në Gjirokastër, Vlorë dhe Lezhë

    Policia kontroll në banesat e vrasësve me pagesë, çfarë u gjet në Gjirokastër, Vlorë dhe Lezhë

    Në banesat e tre të të arrestuarve dy ditë më parë në Greqi, si vrasës me pagesë janë ushtruar kontroll, ku janë gjetur armë dhe municione ushtarake.

    Gjatë kontrollit në fshatin Labovë e Kryqit në Gjirokastër, në banesën e 45-vjeçarit Dhimitër Meçi janë gjetur 2 kallashnikovë dhe një armë zjarri automatike, të dyshuar të trafikuar dhe qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm.
    Gjatë operacionit janë sekuestruar 3 armë zjarri automatike, 200 fishekë kallashnikovi, 18 pako me fishekë pistolete dhe 5 krehra.
    Armët e zjarrit, që u gjetën në banesën e 45-vjeçarit, do të dërgohen tek Instituti i Policisë Shkencore për ekspertim teknik.
    Sipas policisë, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasve shqiptarë Dhimitër Meçi 45 vjeç, banues në Labovën e Kryqit Gjirokastër, Andrea Brokeri 32 vjeç, banues në Kudhës Himarë; Fatjon Prendi 39 vjeç, banues në Lezhë; dhe Petro Theohari, 31 vjeç, banues në Muzinë Sarandë, të dyshuar si vrasës me pagesë, strukturat e Departamentit të Policisë Kriminale, ato të DVP Gjirokastër, Vlorë e Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet e thelluara duke koordinuar dhe bashkëpunuar ngushtësisht me homologët grekë.
    Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”

    Top Channel

  • “Atje ku kishte fillimet liria”/ Bashkëbisedim me protagonistët e ngjarjeve kundër diktaturës komuniste në Shqipëri

    “Atje ku kishte fillimet liria”/ Bashkëbisedim me protagonistët e ngjarjeve kundër diktaturës komuniste në Shqipëri

    “Në koncertin e madh të lirisë që përjetoi e gjithë bota lindore ish-komuniste, shqiptarët marrin pjesë me aktet e tyre, me aktet e njerëzve të thjeshtë”.

    Në Godinën Liria, aty ku 35 vite nisi revolta e studentëve kundër diktaturës komuniste, studiuesi Preç Zogaj mblodhi një bashkëbisedim protagonistët e ngjarjeve të viteve 90-92, të cilët ai i përmend me emra në librin e tij “Fillimet”.
    Goditjen e parë, regjimi e mori në Shkodrën antikomuniste, me rrëzimin e bustit të Stalinit në 14 janar 1990.
    Gjergj Livadhi, organizator i revoltës së janarit 1990 në Shkodër tha: “Lëvizëm lagje më lagje për të thënë për të thënë se në orën 15:00 në datën 14, ka demonstratë. Nuk ishte çështja vetëm për rrëzimin e bustit të Stalinit, çështja ishte më e thellë, do të flitej për ekonominë. Atë kryengritje e bëri populli i Shkodrës, u dënua 10 veta dhe arrestuan 630 të tjerë”.
    Beteja vijoi në Kavajën, që e kishte filluar dhe vazhduar vetëm kryengritjen e saj. Protesta e parë më e fuqishme antikomuniste në vend nisi në 25 mars gjatë ndeshjes Besa-Partizani.
    Rexhep Rugeja, organizator i revoltës së parë masive antikomuniste në vend u shpreh: “Unë nuk prita minutat e fundit, u ngrita mbi hekurat rrethues të fushës, hodha veprën e Enverit dhe me dy gishtat lart shpërtheva me të gjithë fuqinë e shpirtit ‘Liri demokraci’, ‘Enver, Hitler’, ‘Poshtë diktatura komuniste’”.
    Ndërkohë, pas hapjes së ambasadave më 2 korrik 1990, ishte pikërisht ikja e Kadaresë, me 24 tetor të po atij viti, që do trondiste themelet e regjimit komunist dhe do të përshpejtonte nisjen e lëvizjes demokratike studentore.
    “Me lajmin për arratisjen e Ismail Kadaresë, ne brohoritëm të tërë pa zë, u kuptua që shenjat e lirisë sapo ishin dhënë”, tha Vera Bekteshi.
    Hapi vendimtar u ndërmor nga një grup studentësh dhe pedagogësh në 8 dhjetor 1990, që u bënë iniciatorë të protestive që çuan në përmbysjen e regjimit.
    Arben Demeti, protagonist i ngjarjeve të dhjetorit – Ishte një grup i jashtëzakonshëm, shumë i mirë, që arriti të bëjë një mrekulli në atë kohë. Përmbysi partinë e punës.
    “Erdhëm nga dashuria, erdhëm nga dhimbja, erdhëm nga patriotizmi për të ndryshuar atë realitet që nuk e pranonim në esencën njerëzore. Dhe të hënën, djali im, Egini, që ishte në vitin e parë në gjimnaz, u çua të shkonte në shkollë pa çantë, u kuptua që do vinte në Qytetin Studenti. Aty e kuptova që fëmija u bë burrë”, u shpreh Neritan Ceka.
    Lëvizja Studentore u udhëhoq nga Azem Hajdari që la pas familjen drejt një misioni atdhetar, vendosjen e pluralizmit politik.
    Fatmira Hajdari, e veja e Azem Hajdarit tha: “Më thotë mua ‘ne bashkë do të ndahemi, i kam hyrë një rruge tjetër dhe nuk e di si do më marrë, për mirë apo për keq’. Iku për Tiranë, prisja lajmin a është gjallë apo vdekur. Me këtë ankth kam ndenjur derisa ka ndërruar jetë Azemi, e prisja me sy hapur derisa të vinte në shtëpi. Njeriu që i shpëtoi pesë atentateve, Azemi ka qenë. Edhe në çastet e fundit, ka thënë për mua mos kërkoni gjak, sepse ‘gjaku im është i Partisë Demokratike, është i themeleve të demokracisë’”.
    Si dëshmitar dhe si autori i librit që hedh dritë mbi dy vitet që sollën demokracinë, Preç Zogaj theksoi se brezat duhet ta dinë se Shqipëria e bëri vërtetë betejën e saj për liri dhe demokraci dhe protagonistët e kësaj beteje duhet të brendësohen në kujtesën tonë të përbashkët.

    Top Channel

  • Gërmimet me buldozer në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: Në asnjë sit arkeologjik nuk mund të futen mjete të tilla

    Gërmimet me buldozer në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: Në asnjë sit arkeologjik nuk mund të futen mjete të tilla

    Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka reaguar ashpër pasi disa buldozerë u filmuan duke gërmuar mbi rrënoja antike në Finiq.

    Sipas forumit, në asnjë sit arkeologjik të kësaj rëndësie nuk mund të futen mjete të tilla të cilat dëmtojnë rëndë shtresat kulturore dhe arkeologjike
    “Si përgjigje për interesin e lartë të mediave mbi çështjen e Parkut të Finiqit, Ministria e Kulturës ka lëshuar një deklaratë shtypi duke treguar se punimet me eskavator në Akropolin e Finiqit janë të autorizuara nga ajo vetë.
    Ndërkohë media prezente në sitin arkeologjik nuk gjeti asnjë arkeolog apo restaurator.Ndërkohë sipas Ministrisë së Kulturës këto punime kryhen nga firma “JOGI shpk”.Me një kërkim shumë të thjeshtë në faqet e administratës mund të vërtetohet se firma “JOGI shpk” nuk ka asnjë përvojë të ngjashme në restaurimin e mureve antike të një rëndësie ndërkombëtare si Finiqi.E dyta, këto punime të autorizuara nga Ministria e Kulturës nuk janë të paraqitura në sitin e IKTK-së, website ku botohen të gjitha vendimet e këtij institucioni.
    E treta, në asnjë sit arkeologjik të kësaj rëndësie nuk mund të futen mjete të tilla të cilat dëmtojnë rëndë shtresat kulturore dhe arkeologjike. E fundit, a ka mbetur kush në Ministrinë e Kulturës që të kuptojë nga këto koncepte teknike?”-thuhet në reagim.

    Top Channel

  • 35 vjet PD/ Nëna nga Vlora: Ne hyjmë në Evropë vetëm nga PD dhe Berisha, mos mbani shpresë tek asnjë tjetër

    35 vjet PD/ Nëna nga Vlora: Ne hyjmë në Evropë vetëm nga PD dhe Berisha, mos mbani shpresë tek asnjë tjetër

    Në ceremoninë që po organizohet në selinë e PD-së me rastin e 35 vjetorit të themelimit të saj, Xhoi Lekdushi, një nënë nga Vlora tha se e vetmja parti që do të çojë Shqipërinë në Europë është PD-ja me liderin e saj Sali Berisha

    “Unë jam një nënë, në moshë të thyer sot. Po në kohën e emigrimit, djali im iku. Po mënyra se si iku, ishte pa vizë.Dhe ne nuk kishim të drejtë të shkonim. Po falë Partisë Demokratike dhe liderit tonë të paarritshëm, ne arritëm gjithë ato lehtësira.Të shkojmë jashtë shtetit na është bërë si, themi ne nga Vlora, si rruga Vlorë-Skel. Ikim sa herë të duam jashtë edhe vijmë. Megjithatë, një mendim kam. Neve hyjmë në Evropë vetëm nga Partia Demokratike dhe nga zoti Sali Berisha. Mos mbani shpresë nga asnjë njeri tjetër, Sidomos nga ky katruqi që kemi në krye të vendit, që është drejt ikjes. Ju përshëndes të gjithëve dhe ju uroj një fitore sa më të shpejtë”
     

  • Kërcënimet gjeopolitike në rritje, BE-ja shtrëngon rregullat për kontrollin e investimeve të huaja

    Kërcënimet gjeopolitike në rritje, BE-ja shtrëngon rregullat për kontrollin e investimeve të huaja

    Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare të BE-së po ndërmarrin hapa për të parandaluar rivalët si Kina, që t’i “shndërrojnë” investimet e tyre në armë.

    Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë arritur një marrëveshje për të forcuar kontrollin e investimeve të huaja në bllok, ndërsa tensionet rriten për shkak të investimeve nga vende të tilla si Kina.

    Parlamenti kishte kërkuar një shqyrtim të gjerë të investimeve të huaja direkte, por janë shtetet anëtare të BE-së ato që kanë autoritetin përfundimtar mbi shqyrtimet e investimeve. Të dyja palët tani kanë rënë dakord për një tekst të përbashkët që forcon rregullat ekzistuese.

    Sipas marrëveshjes, shqyrtimet e detyrueshme tani do të mbulojnë pajisjet ushtarake, inteligjencën artificiale, teknologjitë kuantike, gjysmëpërçuesit, lëndët e para, infrastrukturën e transportit dhe atë digjitale, madje edhe sistemet zgjedhore.

    “Duke kërkuar që të gjitha shtetet anëtare të zbatojnë një mekanizëm shqyrtimi dhe duke forcuar bashkëpunimin midis tyre, rregullorja mbyll boshllëqet e mundshme për investimet me rrezik të lartë në tregun e brendshëm”, tha eurodeputeti Bernd Lange, kryetar i komitetit të tregtisë së Parlamentit.

    Ai shtoi se negociatorët e Parlamentit “kanë avokuar me sukses për një fushëveprim minimal më të gjerë të mekanizmave kombëtarë të shqyrtimit, duke siguruar që investimet në sektorë veçanërisht kritikë duhet të shqyrtohen nga të gjitha shtetet anëtare”.

    Mbrojtja e sigurisë ekonomike të Evropës

    Korniza e ripërpunuar rrjedh nga një iniciativë e Komisionit Evropian për të forcuar mbrojtjen ekonomike të BE-së.

    “Në muajt e fundit, është bërë e qartë se konteksti gjeopolitik ka ndryshuar ndjeshëm”, tha një diplomat i BE-së të enjten. “Tregtia nuk mund të shihet më gjithmonë si një transaksion neutral midis operatorëve të pavarur ekonomikë.”

    Ai vuri në dukje se disa raste të kohëve të fundit “demonstruan se instrumentet ekonomike janë përdorur si armë kundër Evropës për qëllime gjeopolitike”.

    Në shtator, Holanda e vendosi prodhuesin e çipave Nexperia, me seli në Holandë dhe në pronësi kineze, nën mbikëqyrje shtetërore, nga shqetësimi se njohuritë kritike nga objektet e saj evropiane mund të ktheheshin përsëri në Kinë.

    Pekini u përgjigj duke kufizuar eksportet e çipave në Evropë, duke kërcënuar kështu industrinë automobilistike të BE-së, e cila mbështetet shumë në këto komponentë. Edhe pse një marrëveshje SHBA-Kinë përfundimisht i riktheu eksportet, tensionet midis Pekinit dhe Hagës mbeten të larta.

    BE-ja ka pasur një mekanizëm bashkëpunimi për shqyrtimin e investimeve të huaja direkte që nga tetori i vitit 2020, por rezistenca fillestare ishte e fortë.

    “Në fillim, disa aktorë ekonomikë në të gjithë Evropën ngurronin të (zbatonin) një shqyrtim të tillë”, tha një burim parlamentar për Euronews. “Çështjet e investimeve janë thelbësore për ta dhe ndonjëherë ata nuk i shohin rreziqet.”

    Sipas rregullave të BE-së, Komisioni mund të kërkojë informacion dhe të japë opinione, por nuk mund ta detyrojë një shtet anëtar të shqyrtojë dhe bllokojë një investim.

    Për më tepër, një rregullore e vitit 2023 prezantoi një regjim të ri shqyrtimi për subvencionet jashtë BE-së të dhëna kompanive që operojnë në bllok – një tjetër veprim që e vendos Kinën fort në qendër të vëmendjes./ Euronews.

  • VIDEO/ Vuçiç kapet duke folur me mikrofon hapur: Tani mora një mesazh nga Moska!

    VIDEO/ Vuçiç kapet duke folur me mikrofon hapur: Tani mora një mesazh nga Moska!

    Në komentet e kapura në një mikrofon të hapur, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç duket se la të kuptohej se kishte marrë një “mesazh nga Moska”, ndërsa mbërriti në Bruksel për bisedime me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian.

    Vuçiç po ecte pranë Presidentes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, në ndërtesën Berlaymont në Bruksel për një foto familjare të enjten, kur u duk sikur pëshpëriti: “Tani mora një mesazh nga Moska”.

    Shkëmbimi u ndërpre papritur nga von der Leyen, e cila dukej sikur pëshpëriti: “Le të… le të presim derisa”.

    Të dy u shoqëruan nga Presidenti i Këshillit të BE-së, António Costa, dhe dolën së bashku pasi bënë një foto.

    Nuk është e qartë se për çfarë mesazhi nga Moska po i referohej Vuçiç. Presidenti serb është një nga të paktët udhëheqës evropianë që mban një kanal komunikimi me Kremlinin, pasi BE-ja ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Moskën, pas pushtimit të plotë të Ukrainës në vitin 2022.

    Vuçiç ishte në Bruksel të mërkurën për një takim dypalësh Serbi-BE për të diskutuar, ndër të tjera, edhe kërkesën e vendit për anëtarësim në BE.

    Ndërkohë, negociatat për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë vazhdojnë.

    Të mërkurën, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se së shpejti do t’i paraqesë SHBA-së “dokumente më të rafinuara” mbi një propozim për t’i dhënë fund luftës, me kontributin e partnerëve evropianë të Kievit.

    Ndërkohë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sugjeroi këtë javë se mund të udhëtojë për në Evropë për të marrë pjesë në një takim mbi negociatat, por vetëm nëse kjo e çon procesin më tej.

    “Ata do të donin që ne të shkonim në një takim gjatë fundjavës në Evropë dhe ne do të marrim një vendim, varësisht nga ajo me të cilën do të kthehen. Nuk duam të humbasim kohë”, tha Trump.

    Një takim i “Koalicionit të të Gatshmëve”, një grup prej më shumë se 30 vendesh të udhëhequra nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, është planifikuar për të enjten. Zyra e presidentit francez tha se ky është një moment kritik për Ukrainën, popullin e saj dhe sigurinë e Evropës./ Euronews.