Year: 2025

  • Berisha: Djali i arteve që u afrua te PD 35 vite më parë nuk duroi dot as disa orë te ne, sot është fatkeqësia më e madhe e kombit

    Berisha: Djali i arteve që u afrua te PD 35 vite më parë nuk duroi dot as disa orë te ne, sot është fatkeqësia më e madhe e kombit

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kujtoi sot ditët kur themelohej forca e parë politike opozitare në pluralizëm dhe që rrëzoi diktaturën komuniste. 
    Mes tyre edhe një episod me kryeministrin aktual, Edi Rama, të cilin ai e quajti si fatkeqësinë kombëtare, duke shtuar se PD është parti e instiktit, që e kuptoi 35 vite më parë se kush ishte ky “djaloshi i arteve” që iu afrua PD-së si shumë të rinj të tjerë. 
    “Është një histori 35 vite më parë, që më së miri tregon se çfarë parti e jashtëzakonshme jemi. Do e ndaj me ju, për t’ju kujtuar vlerat dhe idealet që e kanë bërë PD-në forcën më të suksesshme historike që ka udhëhequr dhe forcën më të palëkundur opozitare që ka parë ndonjëherë edhe Evropa. Shumë të rinj na bashkoheshin në atë kohë, mes tyre edhe një djalë 27 vjeçar i Universitetit të Arteve, e askush nuk do mendonte se ky djalë do kthehej në fatkeqësinë e kombit shqiptarë në shekuj. Ky djalë ishte Edvin Rama, ai nuk rezistoi dot as disa orë te PD. Kjo është forca e PD-së, demokratët kanë instikt të pagabueshëm për ta njohur të mirin dhe të keqin”, tha Berisha gjatë fjalës së tij për ditën e përvjetorit të PD-së. 
    Kreu i selisë blu renditi edhe misionet e forcës politike, projektet dhe realizimet e saj ndër vitet qeverisëse, ashtu sikurse përballja me regjimin e narkoshtetit të qeverisë “Rama” aktualisht në opozitë. 
    “Të gjithë mbështetësit tanë janë djem, të rinj, burra e gra që janë bërë bashkë rreth interesit kombëtar e që bënë të mundur që PD t’i dhurojë Shqipërisë anëtarësimin në Këshillin e Evropës, në NATO, liberalizimin e vizave, projekte monumentale si Rruga e Kombit, gazsjellësi transatlantik, tuneli i Elbasanit, rrugë dhe autostrada dhe deri te mosha dixhitale. PD dha kontribut edhe në pavarësinë e Kosovës, PD është parti e kontributeve. Ish-presidenti Bush, ishim këtu të gjithë bashkë kur shpalli pavarësinë e Kosovës, shtetit të dytë shqiptar”, tha ai. 
    Më tej, lideri i opozitës shprehu bindjen se idealet dhe interesat kombëtare nuk do tradhtoheshin kurrë nga PD, deri në triumfin ndaj narkoshtetit aktual. 
    “Idealet dhe interesi kombëtar do sjelli triumfin, suksesin dhe rrëzimin e narkoshtetit të parë në Europë. Pa këto ideale dhe interesin kombëtar partia nuk do kishte mbijetuar dot”, tha Berisha në përvjetorin e themelimit të PD-së. 

  • Pritet nga mbështetës e demokratë/ Ervin Salianji nis takimin në Gjirokastër (VIDEO)

    Pritet nga mbështetës e demokratë/ Ervin Salianji nis takimin në Gjirokastër (VIDEO)

    Ish-deputeti i PD Ervin Salianji siç edhe kishte paralajmëruar ka nisur takimin e tij në Gjirokastër, me qytetarë, mbështetës e demokratë.
    Salianji më herët është shprehur se është shumë e rëndësishme që Partia Demokratike të hapet.
    Ai ka nënvizuar se takimet e tij të zhvilluara me demokratët kanë “zgjuar” partinë, ndërsa është shprehur se qëllimi i tij nuk është aspak personal, por që Partia Demokratike të jetë parti fituese.

  • Debate në Kuvend: “Nga viti 2026, bonusi i pensioneve pjesëtohet”/ Balla-Muçit: Mos je dhe ti nga këta të Lulit? Ku e ke bërë matematikën

    Debate në Kuvend: “Nga viti 2026, bonusi i pensioneve pjesëtohet”/ Balla-Muçit: Mos je dhe ti nga këta të Lulit? Ku e ke bërë matematikën

    Një tjetër debat ka ndodhur në seancën plenare, midis Redi Muçit dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Ballës sa i përket bonusit të pensioneve.
    Në fjalën e tij, Muçi u shpreh se bonusi do të pjesëtohet çdo muaj.

    “Kam një thirrje për të gjithë pensionistët. Bonusin e fundit të fundvitit do e merrni në 2025. Nga 2026-a bonusi do pjesëtohet dhe do e merrni pak nga pak në 12 muaj. Këtë marifet, Qeveria e quan rritje pensionesh. Nëse unë po gënjej, pse s’ia nxë goja Qeverisë të thotë se nga 2026-a e në vazhdim do merrni edhe bonusin e fundvitit dhe pensionin, për të thënë që ka rritje pensionesh”, tha ndër të tjera Muçi.
    Nga ana tjetër, Balla u shpreh se Muçi gënjen duke treguar se si do të funksionojë bonusi i pensioneve çdo vit.
    “Bëre shumë gabim që iu referove nënës time që ka punuar 40 vite e kusur infermiere, një punë e ndershme në shërbim të ndershme, me turne e pa turne gjithë jetën e vetë. Nuk jam unë i biri i ndërtuesve që i ka zënë frymën Tiranës. Që të jemi korrekt bashkë. Dhe ngrije kokën kur flas unë. Mos je gjë i nga këta të Lulit ti? Nëna ime do të marrë një rritje 18 mijë lekë në muaj, në çdo muaj të vitit 2026, që bëjnë 226 mijë. Mbaji shënim. Për 2027-ën, rritja do të jetë 37 mijë në muaj, herë 12 do të jetë 432 mijë. Dëgjo tani, dëgjo. Për vitin 2028 rritja do të jetë 54 mijë lekë për çdo muaj…
    Ore je mirë ti? Ore ku e ke bërë matematikën? Për 2029 në 72 në muaj. Të gjitha këto do jenë mbi 2 milionë lekë rritja. Bonusi është tepricë. Kur kemi tepricë, do të çojmë. Ne nuk bëjmë mbledhje kot. Kjemi bërë mbledhje për të parë se si mund të jetë. Kishim tepricë dy herë kët vit, se ti s’ke qenë këtu, bëmë një në dhjetor vjet, një në pranverë dhe një në dhjetor, po e marrin bonusin. Të lutem shumë. Erdhe këtu, gënjeve…”, u shpreh Balla.

  • Kontrollet në shtëpinë e Dhimitër Mecit, policia njoftim zyrtar: U gjetën kallashnikovë dhe qindra…

    Kontrollet në shtëpinë e Dhimitër Mecit, policia njoftim zyrtar: U gjetën kallashnikovë dhe qindra…

    Policia e Shtetit
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Provat”.

    Sekuestrohen 3 armë zjarri automatike, 200 fishekë kallashnikovi, 18 pako me fishekë pistolete dhe 5 krehra.
    Armët dhe municioni luftarak u gjetën në një nga banesat e një prej të arrestuarve në Greqi, të dyshuar si vrasës me pagesë.
    Në kuadër të bashkëpunimit mes Policisë shqiptare dhe Policisë greke, pas shkëmbimit të informacionit për kapjen e disa shtetasve shqiptarë në Greqi, të dyshuar si vrasës me pagesë, strukturat e Policisë së Shtetit në Gjirokastër, Vlorë dhe Lezhë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Provat”, zhvilluan kontrolle në banesat e këtyre shtetasve.
    Si rezultat i kontrollit në fshatin Labovë e Kryqit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër gjetën të fshehura, në banesën e shtetasit Dh. M., 45 vjeç, 2 kallashnikovë dhe një armë zjarri automatike, të dyshuar të trafikuar dhe qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm.
    Armët e zjarrit, që u gjetën në banesën e 45-vjeçarit, i ndaluar 2 ditë më parë në Greqi, mbi akuza për vrasje dhe pjesëmarrje në grup kriminal që posedonte armë zjarri, do të dërgohen tek Instituti i Policisë Shkencore për ekspertim teknik.
    Me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasve shqiptarë Dh. M., 45 vjeç, banues në Labovën e Kryqit Gjirokastër; Andrea Brokeri, 32 vjeç, banues në Kudhës Himarë; Fatjon Prendi , 39 vjeç, banues në Lezhë; dhe Petro Theohari, 31 vjeç, banues në Muzinë Sarandë, të dyshuar si vrasës me pagesë, strukturat e Departamentit të Policisë Kriminale, ato të DVP Gjirokastër, Vlorë e Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet e thelluara duke koordinuar dhe bashkëpunuar ngushtësisht me homologët grekë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
     
     

  • ‘Lufta e errësirës’/ Banda shqiptaro-greke nën drejtimin e “Dimos”, synonin një biznesmen në Pire

    ‘Lufta e errësirës’/ Banda shqiptaro-greke nën drejtimin e “Dimos”, synonin një biznesmen në Pire

    Organizata kriminale e vrasësve shqiptaro-grekë me pagesë kishte arritur t’i shtrinte tentakulat e saj kudo dhe aktualisht po bëhej gati të godiste edhe Pireun.
    Hetuesit i zbuluan gazetës “Protothema” edhe detaje me interes publik, se 7 të arrestuarit dhe i teti në kërkim po planifikonin një sulm të ri vrasës, këtë herë në zonën e Pireut, kundër një personi që dyshohet se kontrollon disa klube nate dhe stacione benzine.
    Anëtari kryesor i këtij grupi është banditi shqiptar i njohur si “Dimos”, (Dhimitër Meçi, nga Gjirokastra), me një 48-vjeçar grek që luan një rol aktiv dhe organizator në të.
    Provat e atentatit të dështuar të majit ndaj kreut të një grupi kriminal grek, Giannis Lalas, çoi në zbulimin dhe goditjen e grupit të killerave.

    Niveli i njohurive teknologjike të gjashtë të arrestuarve kishte arritur në atë pikë sa të ishin në gjendje të bllokonin një makinë me kamera regjistruese apo me përgjues.
    Megjithatë, sot po bëhet publike mundësia që ata kishin për të siguruar dokumente të qarta dhe ligjore, në mënyrë që të kalonin kontrollet e policisë pa ndërhyrje. Siç u zbulua, të arrestuarit, sipas dosjes së çështjes , kishin tentuar ta vrisnin Lalasin (i vrarë më vonë, në muajin nëntor) në Lakonia.

    Në atë kohë, Yannis Lalas ishte informuar për sulmin e afërt kundër tij dhe vetë i kishte dhënë ELAS-it informacion në lidhje me vrasësit e tij të mundshëm, i cili rezultoi të ishte “i artë” për hetuesit.
    Për lëvizjet e tyre në atë kohë, të arrestuarit përdornin një Toyota Yaris të bardhë, e cila ishte vjedhur nga një rajon i Greqisë veriore. Megjithatë, nuk dihet se si arritën të merrnin si targa origjinale, ashtu edhe një certifikatë regjistrimi origjinale.
    Ky fakt do të thotë se ata kishin personin e tyre brenda shërbimit publik, duke rezultuar në një hetim të ri se si dhe në çfarë rrethanash i fituan ato.
    Ata do të gjakosnin Pireun
    Në të njëjtën kohë, megjithëse nuk u përfshinë në dosjen specifike të çështjes, u gjetën shumë prova që vërtetojnë se të arrestuarit ishin një hap larg kryerjes së një  sulmi tjetër vrasës. Shënjestra e tyre ishte një person që është aktiv në zonën e Pireut, si në klubet e natës ashtu edhe në stacionet e benzinës.
    Ky person dikur ishte në rrethin e ngushtë të një anëtari të mafies greke i cili u vra jashtë një stacioni benzine në Neos Kosmos, por ai ishte grindur me të dhe kishte ndjekur rrugën e vet të paktën dy vjet para ekzekutimit të tij me gjakftohtësi.

    “Protothema” informon se lufta e natës është në kulmin e saj, me kampet tani në dy, dhe ata që marrin pjesë në të janë të detyruar të zgjedhin anë, me orën që numëron mbrapsht deri në sulmin e radhës.

  • Aksion në Vlorë, policia kontrollon disa banesa

    Aksion në Vlorë, policia kontrollon disa banesa

    Operacioni është ndërmarrë nga Drejtoria Vendore e Policisë së Vlorës, sektori i Krimeve të Rënda.
    Një aksion me fokus kontrollin e disa banesave është zhvilluar gjatë ditës së sotme në qytetin e Vlorës.
    Operacioni është ndërmarrë nga Drejtoria Vendore e Policisë së Vlorës, sektori i Krimeve të Rënda.
    Ndërkohë, forcat e FNSH-së dhe ato operacionale kanë kryer kontrolle në disa pika të ndryshme të qytetit.

  • Aktivistë të lëvizjes “Bashkë” protestë para Kuvendit kundër Ramës dhe buxhetit 2026: “Taksoni dhjamin, jo djersën”

    Aktivistë të lëvizjes “Bashkë” protestë para Kuvendit kundër Ramës dhe buxhetit 2026: “Taksoni dhjamin, jo djersën”

    Me pankarta në duar, aktivistë të lëvizjes “Bashkë” kanë protestuar kundër buxhetit që po diskutohet në Parlament. 
    “Taksoni dhjamin, jo djersën”, janë disa nga parullat që mbajnë të rinj të kësaj lëvizje. 
    “Populli kundër korrupsionit dhe varfërisë”, është një tjetër pankartë ku ftohen qytetarët t’i bashkohen protestës së lëvizjes “Bashkë” para Kuvendit. 
    Prej disa ditësh, edhe lëvizja “Shqipëria Bëhet” po proteston para kryeministrisë, ku qëllimi i saj është dorëheqja e Ramës. 

  • Rrëfimi i rrallë për themelimin e PD, Rajmonda Bulku-Berishës: Krenare që ju kam ndjekur

    Rrëfimi i rrallë për themelimin e PD, Rajmonda Bulku-Berishës: Krenare që ju kam ndjekur

    Rrëfimi i rrallë për themelimin e PD, Rajmonda Bulku-Berishës: Krenare që ju kam ndjekur
    Në 35-vjetorin e themelimit të PD, ish-deputetja Rajmonda Bulku solli dëshmi emocionuese nga fillimet e Partisë Demokratike, duke iu drejtuar drejtpërdrejt edhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
    Bulku rikujtoi kohët e vështira të themelimit të pluralizmit, duke theksuar se rruga drejt fitores është ende e gjatë dhe pritet me ankth nga anëtarësia. Në fjalën e saj, ish ligjvënësja demokrate, theksoi rëndësinë e kujtesës historike, duke pikturuar një tablo të zymtë të realitetit shqiptar 35 vite më parë.
    “Nuk ishte sot. Ishte diktatura komuniste, ishte sigurimi i brendshëm. Çdo moment mund të ndodhte gjithçka me trupin tënd, një asgjësim fizik,” deklaroi ajo, duke nënvizuar rrezikun e vazhdueshëm që kanosej mbi këdo që guxonte të mendonte ndryshe.
    Fjala e plotë
    Të nderuar demokratë, mirëmbrëma, mirëmbrëma dhe shumë i nderuar zoti Berisha. Kam nderin të jem këtu, t’ju përshëndes dhe t’ju uroj se keni rrugë të gjatë dhe ju presin suksese dhe fitore, që demokratët e presin me shumë ankth dhe me të drejtë. Por të kujtosh është bukur, por mbi të gjitha është edhe, është edhe një kusht historik. Duhet të dish nga vjen, duhet të dish çfarë përpjekjesh ke bërë, duhet të dish se sa kohë të vështira kanë qenë. Nuk ishte sot. Ishte 35 vite më parë, ishte diktatura komuniste, ishte sigurimi i brendshëm. Çdo moment mund të ndodhte gjithçka me trupin tënd, një asgjësim fizik. Dhe në qoftë se shumë intelektualë, me parti, pa parti, të lindur në familje komuniste, zgjodhën lirinë.
    Këtë e kam të huazuar nga ju, zoti Berisha, që e thatë, e ripërsëritët, që ishte një zgjedhje. Liria ishte një zgjedhje. Dhe ne të gjithë, bashkë jush, qytetarë të Tiranës, rini, intelektualë, studentë, ëh, gra, burra, motra, vëllezër, ju bashka-ngjitem juve. Ju besuam, ju mbështetëm, ishim pranë jush në çdo moment dhe nuk duhet harruar sepse nëse ju ishit diku dhe bënit punën tuaj për të krijuar Partinë e parë Demokratike në një shtet akoma komunist shqiptar, shumë njerëz ishin jashtë jush, duke ju ruajtur e para, duke besuar, duke shpresuar dhe duke qenë, duke dashur të jenë dëshmitarë të atij akti heroik.
    Pra, ishte vështirë. Zoti Berisha, kam kënaqësinë t’ju uroj sot një jetë të gjatë dhe një udhëheqje të fortë të Partisë Demokratike deri në fitoren e saj përfundimtare, ashtu siç i takon, sepse për herë të parë ishit ju që pashë kryetar i Partisë Demokratike në apartamentin, në shtëpinë e Pashkos. Dhe sot jeni ju përballë midis nesh dhe përballë meje për të thënë që jam krenare që ju kam ndjekur, jam krenare që ju kam mbështetur dhe besoj fort sepse ishit ju në atë dhjetor të para pak viteve që ishte një mrekulli, që ju mbështeti e gjithë forca demokratike e Shqipërisë në atë stadium. Ishin foltoret tuaja, ishin primarët tuaj. Vazhdoni dhe ne do ju besojmë dhe do ju mbështesim.
    Fitore!

  • Largoni njollat e tiganëve duke përdorur këtë truk në kuzhinë

    Largoni njollat e tiganëve duke përdorur këtë truk në kuzhinë

    Tiganët ose tenxheret e djegura janë një makth për t’u pastruar duket sikur sado t’i fërkosh, papastërtia nuk hiqet kurrë. Ndonjëherë mund të të zërë paniku dhe të mendosh se enët janë prishur përfundimisht. Disa madje irritohen aq shumë sa mendojnë t’i hedhin në kosh.
    Por para se të heqësh dorë prej tyre, një zgjidhje shumë e thjeshtë dhe e lirë mund t’i shpëtojë. Ekspertja e pastrimit, Lynsey Crombie, ka zbuluar se një qese çaji mund të bëjë mrekulli.
    Ekspertja e njohur ndau këshillën e saj para sezonit festar. Me Krishtlindjet që po afrohen, të gjithë duam t’i kemi tenxheret dhe tiganët sa më të pastër dhe funksional për ditën e madhe.

    “Pastroni tiganët e djegur duke i mbushur me ujë të nxehtë dhe duke shtuar një qese çaji të përdorur”.
    Ajo publikoi edhe një video ku tregonte hap pas hapi trukun.
    “Kush ka kohë të fërkojë tiganë të djegur gjatë Krishtlindjeve? Mund t’i shpëtosh shpejt dhe të kursesh lodhjen duke hedhur në ujë një qese çaji të përdorur. Mbush enën me ujë të nxehtë dhe vendose qesen e çajit. Lëre që qeset e çajit të bëjnë punën e vështirë. Shijo darkën dhe kur të mbarosh, thjesht derdhe ujin pjesët e djegura do të zhduken para syve”.
    Truku funksionon si me qese çaji të reja, ashtu edhe me të përdorura.

  • Polonia do të nisë ndërtimin e centralit të saj të parë bërthamor

    Polonia do të nisë ndërtimin e centralit të saj të parë bërthamor

    Ndërtimi i centralit të parë bërthamor të Polonisë do të fillojë tani, pasi Komisioni Evropian miratoi kërkesën e Varshavës për të ndarë 14.2 miliardë euro ndihmë shtetërore për projektin.
    Vendimi u mirëprit nga kryeministri Donald Tusk, i cili tha në një mbledhje të kabinetit se kjo do të thotë që “ndërtimi do të jetë në gjendje të fillojë menjëherë”, që këtë muaj.
    Centrali bërthamor, i cili do të ketë një kapacitet deri në 3.75 gigavat (GW), do të ndërtohet në bregdetin verior të Detit Baltik të Polonisë.

    Pritet të fillojë funksionimin në gjysmën e dytë të viteve 2030.