Gjykimi ndaj tre të akuzuarve për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit është caktuar që të nisë më 24 dhjetor.
Seanca fillestare ndaj vëllezërve Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq dhe Igor Dimoviq do të mbahet në orën 09:30 të 24 dhjetorit, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Më 9 dhjetor, Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi për ngritjen e aktakuzës ndaj tre të pandehurve për shpërthimin që ndodhi më 29 nëntor 2024 në fshatin Varragë.
Prokuroria i ngarkon të pandehurit me veprat penale të “rrezikimit të rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike, “kryerjes së veprës terroriste”, “armëmbajtjes pa leje” dhe “spiunazhit”.
Aktakuza thotë se vëllezërit Viqentijeviq, së bashku me persona ende të panjohur, “pas një marrëveshje paraprake, kanë vendosur eksploziv [rreth 20 kilogramë të llojit Trinitrotoluene ‘TNT’] në brendësi të kanalit”.
Sipas Prokurorisë, vëllezërit Viqentijeviç e kishin aktivizuar lëndën shpërthyese përmes një çante që e kishin lidhur me litar në një shtyllë betoni, “ku si pasojë është dëmtuar rëndë struktura e betonit të kanalit Ibër-Lepenc, është shkaktuar ndërprerje e furnizimit me ujë të pijshëm, është rrezikuar prodhimi i energjisë elektrike”.
Ndërmarrjes Ibër-Lepenc, sipas aktakuzës, i është shkaktuar një dëm prej afër 400 mijë eurosh.
Jovan Viqentijeviç, po ashtu, akuzohet për spiunazh. Sipas Prokurorisë Speciale, deri në momentin e arrestimit ai ishte i rekrutuar nga Shërbimi Informativ Ushtarak i Serbisë dhe mbante gradën e togerit.
Prokuroria tha se ai e kishte ndihmuar këtë shërbim “duke mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara me qëllim që të njëjtat t’i përdorë gjatë aktivitetit të tij të kundërligjshëm në territorin e Kosovës”.
Në hetimet këtë rast, Kosova ka bashkëpunuar me partnerë evropianë dhe ata amerikanë.
Lidhur me shpërthimin, autoritetet kishin arrestuar dhjetëra persona të dyshuar dhe kishin sekuestruar armë dhe eksplozivë.
Por, deri më tani dihej se për këtë rast ishin dërguar në paraburgim vëllezërit Dragisha dhe Jovan Viçentijeviç.
Ndërmarrja Hidroekonomike Ibër-Lepenc, furnizon me ujë disa qytete të Kosovës dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj. Kjo ndërmarrje është në pronësi të plotë të Qeverisë së Kosovës.
Menjëherë pas shpërthimit, autoritetet në Kosovë fajësuan Serbinë se qëndron pas kësaj ngjarjeje, por akuzat u mohuan nga Beogradi.
Më 10 dhjetor, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se të dhënat e inteligjencës tregojnë se tre serbët e akuzuar për shpërthimin në Ibër-Lepenc kanë qenë të lidhur ngushtë me strukturat shtetërore të Serbisë.
“Tashmë është në rrugë të mbarë hetimi i këtij rasti, ku janë siguruar prova se pikërisht tre serbët e akuzuar ishin në vendin e ngjarjes natën kritike, për ç’gjë falënderoj institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës dhe FBI-në nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për punën profesionale të kryer në këtë rast”, tha Kurti përmes një postimi në Facebook.
Sipas tij, gjykimi në këtë rast “do ta dëshmojë se të akuzuarit ishin pjesë e strukturave ilegale të Serbisë, të lidhur ngushtë me mikun e [presidentit të Serbisë Aleksandar] Vuçiçit, terroristin Millan Radoiçiq, dhe strukturat tjera shtetërore të Serbisë që planifikuan dhe urdhëruan sulmin terrorist”.
Kurti iu referua ish-nënkryetarit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në vend, Millan Radoiçiç, të cilin autoritetet kosovare e kërkojnë me fletarrestim për vepra të ndryshme penale, përfshirë për një sulm vdekjeprurës kundër Policisë së Kosovës në veri të vendit më 2023.
Radoiçiçit e mori përgjegjësinë për atë sulm ku u vra një rreshter kosovar.
Gjatë përleshjeve që pasuan u vranë edhe tre sulmues serbë./ REL
Year: 2025
-

Zbulohet data, kur do të nisë gjyqi për shpërthimin në Ibër-Lepenc
-

“Taksoni dhjamin, jo djersën”, aktivistë të lëvizjes “Bashkë” protestë para Kuvendit kundër buxhetit
Me pankarta në duar, aktivistë të lëvizjes “Bashkë” kanë protestuar kundër buxhetit që po diskutohet në Parlament.
“Taksoni dhjamin, jo djersën”, janë disa nga parullat që mbajnë të rinj të kësaj lëvizje.“Populli kundër korrupsionit dhe varfërisë”, është një tjetër pankartë ku ftohen qytetarët t’i bashkohen protestës së lëvizjes “Bashkë” para Kuvendit.
Prej disa ditësh, edhe lëvizja “Shqipëria Bëhet” po proteston para kryeministrisë, ku qëllimi i saj është dorëheqja e Ramës. -

“E zgjuam partinë”/ Salianji sfidon drejtuesit e PD nga Gjirokastra: Qëllimi im nuk është personal
Ish-deputeti i PD Ervin Salianji siç edhe kishte paralajmëruar ka nisur takimin e tij në Gjirokastër, me qytetarë, mbështetës e demokratë.
Salianji më herët është shprehur se është shumë e rëndësishme që Partia Demokratike të hapet.
Ai ka nënvizuar se takimet e tij të zhvilluara me demokratët kanë “zgjuar” partinë, ndërsa është shprehur se qëllimi i tij nuk është aspak personal, por që Partia Demokratike të jetë parti fituese. -

Berisha kujton kohën kur Rama ishte pjesë e PD: Na u bashkua si pedagog i Arteve, por u kthye në fatkeqësi
Në ceremoninë e 35-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, lideri i opozitës, Sali Berisha, ka kujtuar vitet e para kur forcës së parë politike pas rënies së sistemit komunist iu bashkua dhe Edi Rama, atëherë pedagog në Akademinë e Arteve.
“Kujtoj kohën kur dikur na u bashkonin djem të rinj, mes tyre dhe një djalë i ri pedagog iArteve, por më vonë ai u shndërrua në fatkeqësi për kombin. Ai ishte Edvin Rama”, tha Berisha.
Më tej, ai kujtoi emra të njerëzve që kanë kontribuar në PD, që nga Azem Hajdari, Pjetër Arbnori, Ali Spahia, Bujar Nishani, Sokol Olldashi, Gerti Bogdani.
“Ne jemi forca e parë politike në Evropën ish-komuniste që kërkoi anëtarësimin në NATO.
Ne jemi partia që rikthyem besimet fetare të shqiptarëve”, tha Berisha. -

Drita kërkon të shkruajë historinë, Shkëndija luan shansin e fundit për kualifikim
11 Dhjetor 2025
17:56
Telesport
Drita dhe Shkëndija luajnë sot ndeshjet e raundit të pestë në Conference League. Drita pret në “Fadil Vokrri” Az Alkmaar, ku “Intelektualët” do të synojnë fitoren e radhës për të qëndruar në top . Drita e drejtuar nga Zekirija Ramadani e nis me këtë formacion titullar: Maloku; Krasniqi, Bejtulai, Pellumbi, Ovouka; Ajzeraj, Limaj, Dabiqaj, Sheji, Abazaj; Manaj.
Ndërsa Shkëndija pret Slovan Bratislava në stadiumin “Arena Todor Proeksi”. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri e nisin me këtë formacion titullar.
Shkëndija: Gaye, Trumçi, Fetai, Cake, Webster, Zejnullai, Ramadani, Qaka, Spahiu, Latifi dhe Ibraimi. Ndeshjet fillojnë në orën 18:45. -

“Zbarkon” në Vlorë FNSH-ja, kontrolle të befasishme në banesa dhe akse rrugore
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Policinë e Vlorës dhe sektorin e krimeve kanë nisur në Vlorë kontrolle të befasishme në segmente rrugore dhe banesa. A2CNN raporton se këtë të enjte janë kryer kontrolle në banesa ku ka pasur dyshime për fshehjen e personave me rrezikshmëri të lartë.
Ndërkohë që kontrollet janë kryer në vendbanimet ku ka pasur informacion edhe nga shtetet fqinje që mund të jenë të strehuar persona në kërkim me rrezikshmëri kriminale.
Këtë mbrëmje aksionet e kontrollit nga FNSH po zhvillohen në segmentet kryesore rrugore. Në fokus të këtyre kontrolleve janë automjetet e shtrenjta, ato me xhama të zinj ku dyshohet se mund të fshihen personat në kërkim.
-

AZ Alkmaar depërton te mbrojtja e Dritës dhe shënon lehtë, por mëkati i madh sonte mbetet tribuna karshi gati bosh (VIDEO)
11 Dhjetor 2025
19:15
Telesport
Drita është duke luajtur sonte ndeshjen e parafundit të fazës së ligës në Conference League UEFA teksa ka akumuluar deri më tani 8 pikë me 2 fitore dhe 2 barazime, ndërsa AZ Alkmaar ka arritur dy fitore dhe dy humbje.
Në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, është duke u zhvilluar një ndeshje më një stadium gjysmë të mbushur në fakt dhe kjo është keqardhje pak.
Intelektualët janë të pranishëm me koret e tyre si çdo herë. Megjithatë, skuadra nga Gjilani ka pësuar gol pas 17 minutash kur miqtë holandezë kanë arritur të depërtojnë në mbrojtje dhe të shënojnë lehtësisht me kapitenin Mijnans.
GOLI I AZ ALKMAAR – VIDEO -

(VIDEO) SHKËNDIJA SPEKTAKOLARE: 2-0 ndaj Slovan Bratislava. Goli i dytë ishte perfeksion i kundërsulmit rrufe. Mbrojtësi i krahut si Roberto Carlos bën 60 metra vrap me top
11 Dhjetor 2025
19:43
Telesport
Magjike Shkëndija e Tetovës që ka mbyllur 45′ e para ndaj ekipit sllovak Slovan Bratislava në avantazh të dy golave dhe tani pjesën e dytë do t’i duhet vetëm të menaxhojë këtë rezultat ose ta thellojë pasi edhe diferenca e golave bën punë duke qenë se renditja e përgjithshmë do të varet edhe nga kjo gjë në rast barazim pikësh teksa do të luhet edhe një ndeshje tjetër deri në fund.
Fillimisht ka qenë një autogol në goditje këndi që i ka dhënë avantazhin djemve kuqezi në stadiumin e Shkupit dhe më pas, kur ekipi kundërshtar po provonte të reagonte, një kundërsulm i zjarrtë dhe i rrufeshëm ka parë mbrojtësin e krahut Webster që të bëjë thuajse 60 metra me top në këmbë përpara se të pasojë për Spahiun te shtylla e dytë që e ka çuar në rrjetë shumë lehtësisht.
GOLI I SPAHIUT – VIDEO -

Salah fiton më shumë me kalimin e viteve, ja sa janë të ardhurat e sulmuesit
Mohamed Salah po i afrohet fazës së fundit të karrierës së tij, por paradoksalisht, pikërisht në këto vite të vona pritet të përfitojë më shumë financiarisht. Sulmuesi i Liverpoolit, tashmë 33 vjeç, do t’i bashkohet menjëherë Kombëtares së Egjiptit pas ndeshjes Liverpool–Brighton, në kuadër të Kupës së Kombeve të Afrikës, e cila do të zhvillohet nga 21 dhjetori deri më 18 janar në Marok.
Pas rikthimit nga turneu, e ardhmja e Salah mund të marrë një drejtim të ri. Tre skuadra të Ligës Profesionale Saudite janë futur në garë për nënshkrimin e tij, duke ofruar kontrata marramendëse që mund ta tundin drejt Lindjes së Mesme.
Edhe pa një transferim të mundshëm, Salah renditet ndër futbollistët më të pasur në botë. Sipas Forbes, pasuria e tij vlerësohet rreth 90 milionë dollarë (84 milionë euro), të grumbulluara gjatë karrierës së tij në Europë.
Kjo pasuri i ka mundësuar një koleksion mbresëlënës makinash luksoze, ku përfshihen Bentley, Lamborghini dhe Mercedes. Por vendin kryesor e zë Rolls-Royce Spectre, me vlerë rreth 425 mijë dollarë. Pikërisht me këtë makinë luksoze ai u pa të mbërrinte në qendrën stërvitore të Liverpoolit, një ditë pasi nuk u përfshi në ndeshjen ndaj Interit. -

Uji në shishe/ Rreziqet që nuk i dini
Mosbesimi ndaj ujit të rubinetit ka bërë që uji i ambalazhuar të kthehet në një produkt global, edhe në vende ku furnizimet publike janë ndër më të kontrolluarat. Marketingu e paraqet si më të pastër dhe më të shëndetshëm, por provat shkencore tregojnë se kjo nuk është gjithmonë e vërtetë.
Studime të viteve të fundit kanë zbuluar se uji në shishe shpesh përmban baktere, mikroplastikë dhe kimikate që rrjedhin nga vetë plastika. Një studim i vitit 2025 gjeti nivele të larta ndotjeje bakteriale në bidonë të rimbushshëm dhe shishe plastike. Në shumë vende, uji i rubinetit kontrollohet më rreptë se ai i shisheve: furnizimet publike testohen çdo ditë për baktere, metale të rënda dhe pesticide, ndërsa prodhuesit e ujit në shishe testohen më rrallë dhe nuk detyrohen të publikojnë të dhëna të detajuara.
Kërkimet kanë zbuluar se disa produkte të ujit në shishe përmbajnë dhjetëra mijëra grimca mikroplastike për litër. Këto grimca lidhen me inflamacion, çrregullime hormonale dhe akumulim të mundshëm në organe. Plastika e shisheve mund të lëshojë substanca si antimon, ftalate dhe bisfenole (BPS, BPF), veçanërisht kur ekspozohet ndaj nxehtësisë. Këto komponime mund të veprojnë si disruptorë endokrinë, të lidhur me probleme të fertilitetit dhe metabolizmit. Edhe pse nivelet në shishe janë të ulëta, shkencëtarët shqetësohen për efektet e ekspozimit të vazhdueshëm.
Uji i ambalazhuar nuk është steril. Pasi hapet, mikroorganizmat shumohen shpejt, sidomos në shishe të harruara në makina të ngrohta. Ripërdorimi i shisheve njëpërdorimshe shton edhe më shumë rrezikun bakterial.
Nga ana tjetër, uji i rubinetit shpesh përmban minerale të dobishme dhe në disa vende edhe fluor për parandalimin e kariesit. Fëmijët që pijnë kryesisht ujë në shishe raportojnë norma më të larta të prishjes së dhëmbëve.
Nga ana mjedisore, ndikimi është i madh: blihen rreth një milion shishe plastike çdo minutë. Prodhimi i një litri uji të ambalazhuar kërkon deri në 2000 herë më shumë energji se furnizimi i një litri uji të rubinetit dhe gjeneron rreth 80 gramë CO₂.
Në një botë ku ndryshimet klimatike, ndotja dhe rritja e popullsisë po rrisin presionin mbi burimet ujore, zgjidhjet alternative po bëhen thelbësore. Pajisje të decentralizuara si Solar2Water, që prodhon ujë të pijshëm nga ajri duke përdorur energji diellore, mund të ulin varësinë nga plastika dhe të përmirësojnë aksesin në ujë të sigurt.
Uji në shishe mbetet i domosdoshëm në emergjenca, por në shumicën e vendeve të zhvilluara nuk është më i sigurt se uji i rubinetit. Në një periudhë ndryshimesh të mëdha, dallimi real midis këtyre dy burimeve është më i rëndësishëm se kurrë.