Year: 2025

  • Aksion blic në Vlorë, “zbarkon” FNSH-ja, kontrolle në banesa dhe akse rrugore

    Aksion blic në Vlorë, “zbarkon” FNSH-ja, kontrolle në banesa dhe akse rrugore

    Foto ilustruese

    VLORË- Kontrolle të befasishme janë zhvilluar sot në qytetin e Vlorës, në banesa dhe segmente rrugore. Në aksion morën pjesë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Policinë e Vlorës. Mësohet se kontrollet janë kryer në banesa, ku dyshohet se ka dyshime për fshehjen e personave me rrezikshmëri të lartë kriminale. Informacionet për këtë janë marrë edhe nga autoritetet e vendeve fqinje. 
    Aksioni po zhvillohet edhe përgjatë mbrëmjes nga FNSH-ja në pjesë të ndryshme të qytetit. Burime bëjnë me dije se kontrollet po kryhen në segmentet rrugore, ku në fokus janë makinat luksoze dhe me xhama të zinj me dyshimin se mund të fshihen persona të shpallur në kërkim.
    Ndërkohë, deri më tani nuk të tjera detaje dhe as emra konkretë të dyshuar me rrezikshmëri të lartë që po kërkohen, ndërsa në vijim pritet edhe reagimi i policisë./ZËRI

  • Greqia merr presidencën e Eurogrupit, ministri i Financave zgjidhet në krye

    Greqia merr presidencën e Eurogrupit, ministri i Financave zgjidhet në krye

    Ministri i Financave i Greqisë, Kyriakos Pierrakakis është zgjedhur president i Eurogrupit.
    Lajmi është bërë i ditur nga Partia Popullore Europiane me anë të një reagimi në rrjetet sociale.
    PPE shprehet se me emërimin e Pierrakakis në krye të Eurogrupit, ekonomia e Europës është në duar të sigurta.
    Pierrakakis zëvendëson në këtë post homologun e tij qipriot, Makis Keravnos.
    “Urime @pierrakakis për zgjedhjen e tij si President i Eurogrupit. Me të në krye, ekonomia e Evropës është në duar të afta dhe e gatshme për sfidat që e presin.
    Rikthimi i Greqisë është më shumë sesa një përrallë. Është një histori evropiane e qëndrueshmërisë, reformës dhe rritjes”, shkruan PPE.

  • Berisha: ” Qeshte Lubia një vit më parë kur i thoja do kesh fatin e Lal Vjedhësit”, sot nuk futet dot në parlament

    Berisha: ” Qeshte Lubia një vit më parë kur i thoja do kesh fatin e Lal Vjedhësit”, sot nuk futet dot në parlament

    Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti fjalën e tij sot në aktivitetin për 35-vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike, organizuar në oborrin e selisë blu.
    Berisha në fjalën e tij përmendi edhe korrupsionin e mazhorancës pa harruar zv.kryeministren Belinda Balluku.
    Kryedemokrati kujtoi një vit më parë kur i thoshte Ballukut se do ketë fatin e Erion Veliajt, por ajo qeshte.
    Sot, shton Berisha, ajo nuk futet dot në parlament.
    Berisha: Por ky përvjetor i themelimit të PD është më i veçanti, sepse atë që kemi arritur është shumë. PD është e demokratëve, deri para një viti asnjë mbështetje ndaj padrejtësive që na u bënë, sot 7 rezoluta ndërkombtarë që denocojnë farsën e Ramës. Rama, Soros dhe mafia e tij shpallën non grata Sali Berishën. Por sot ai që mori vendimin është shpallur non grata në vendin e tij. Na treguan barin, por sot hetohen për korrupsion. Qeshte Lubia një vit më parë kur i thoja do kesh fatin e Lal Vjedhësit, ndërsa tani nuk fute dot në parlament. Sot i them Edi Rama pas lubisë e ke radhën ti.

  • Gërmimet në Parkun e Finiqit! Gonxhe: Restaurime. Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: S’ mund të futen mjete të tilla

    Gërmimet në Parkun e Finiqit! Gonxhe: Restaurime. Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: S’ mund të futen mjete të tilla

    PAMJE NGA NGJARJA

    TIRANË-Disa buldozerë u filmuan nga turistët duke gërmuar mbi rrënoja antike në Parkun e Finiqit. Turistët pretenduan se mund të ishin kërkues thesaresh që po shkatërronin sitin kulturor. Gërmimet hapën diskutim, ku ministri Blendi Gonxhe hodhi poshtë pretendimet e turistëve, duke theksuar se në Finiq po zhvillohen punime të miratuara restaurimi, të cilat po kryhen sipas standardeve dhe procedurave ligjore.
    “Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit informon publikun se lajmet e qarkulluara mbi praninë e personave të panjohur që po kryejnë gërmime të paligjshme në Parkun Arkeologjik të Finiqit nuk janë të vërteta dhe përbëjnë keqinformim mbi një proces tërësisht të ligjshëm restaurimi dhe konsolidimi. Aktualisht, në Parkun Arkeologjik të Finiqit po zhvillohen punimet e miratuara dhe të mbikëqyrura nga institucionet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore, si pjesë e projektit “Restaurimi dhe konsolidimi i Murit të Bastionit në Parkun Arkeologjik të Finiqit”, të cilat po kryhen nga subjekti kontraktues “JOGI” sh.p.k., në bazë të Vendimit nr. 206, datë 09.04.2021, i rimiratuar me Vendimin nr. 398, datë 25.07.2025, të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale. Pas disa vitesh pritje, ky projekt i rëndësishëm po merr më në fund trajtën e zbatimit konkret, duke shënuar një hap të domosdoshëm në ruajtjen dhe valorizimin e një prej monumenteve më përfaqësuese të antikitetit në jug të vendit. Ndërhyrjet synojnë stabilizimin afatgjatë të strukturës, ruajtjen e autenticitetit të murit mbrojtës dhe përmirësimin e sigurisë së vizitorëve, duke i hapur rrugë një përvoje më cilësore kulturore dhe turistike në Finiq,’- shprehej Gonxhe në reagim.
    Ndërkohë, Bashkia e Finiqit dhe instancat e tjera vendore deklaruan për Top Channel se nuk kishin asnjë dijeni për ndonjë ndërhyrje të tillë të nisur në parkun antik. Nga ana tjetër Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka reaguar ashpër pas pamjeve ku buldozerë u filmuan duke gërmuar mbi rrënoja antike në Finiq. Në reagimin e Forumit thuhet se në website-n ku botohen të gjitha vendimet e autorizuara nga Ministria e Kulturës nuk ka asnjë njoftim për ndërhyrje në Park nga ana e këtij institucioni. Sipas Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në asnjë sit arkeologjik të kësaj rëndësie nuk mund të futen mjete të tilla të cilat dëmtojnë rëndë shtresat kulturore dhe arkeologjike.
    REAGIMI:
    Si pergjigjia per interesin e larte te mediave mbi Ceshtjen e Parkut te Finiqit, Ministria e Kultures ka leshuar nje deklarate shtypi duke treguar se punimet me eskavator ne Akropolin e Finiqit jane te autorizuara nga ajo vete. Nderkohe media prezente ne sitin arkeologjik nuk gjeti asnje arkeolog apo restaurator. Nderkohe sipas Ministrise se Kultures keto punime kryehen nga Firma “JOGI shpk”. Me nje kerkime shume te thjeshte ne faqet e administrates mund te vertetohet se firma “JOGI Shpk” nuk ka asnje pervoje te ngjashme ne restaurimin e Mureve Antike te nje rendesie nderkombetare si Finiqi. E dyta keto punime te autorizuara nga Ministria e Kultures nuk jane te paraqitura ne sitin e IKTK. website ku botohen te gjitha vendimet e ketij Institucione. E treta ne asnje sit arkeologjik te kesaj rendesie nuk mund te futen mjete te tilla te cilat demtojne rende shtresat kulturore dhe arkeologjike. E fundit, a ka mbetur kush ne Ministrine e Kultures qe te kuptoje nga keto koncepte teknike?

  • BIRN/ Të gjithë sytë nga SPAK: Procesi i përzgjedhjes së Klodian Brahos

    BIRN/ Të gjithë sytë nga SPAK: Procesi i përzgjedhjes së Klodian Brahos

    Prokurori Adnan Xholi u duk i lehtësuar në fund të prezantimit të tij përpara anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë të enjten, edhe pse gara për kreun e SPAK nuk e nxorri atë fitues.

    “Shyqyr që erdhi dita të mbyllej kjo procedurë, se u bë si legjendë urbane,” tha Xholi.

    Prej mëngjesit të së enjtes, të gjithë i kthyen sytë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të mësuar se kush do të ishte drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme – një institucion me vetëm gjashtë vite jetë, por që ka trazuar ujërat e estabilishmentit shqiptar.

    Prania e madhe e korpusit diplomatik dhe e gazetarëve flisnin për rëndësinë e ngjarjes.
    Ende pa filluar prezantimet e kandidatëve, në sallën e mbledhjeve të KLP-së u akomoduan ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Vanhorn; ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nick Abbott dhe ai i Holandës, Reinout Vos.
     

    Në sallë ishin gjithashtu përfaqësues të zyrave diplomatike të Italisë, Francës, Austrisë, Hungarisë, Slovenisë dhe Rumanisë. Dhjetra gazetarë dhe operatorë u kujdesën gjithashtu për më shumë se gjashtë orë që të raportonin çdo detaj nga ecuria e procesit, platformat e kandidatëve apo pyetje-përgjigjet me anëtarët e KLP-së.
    Katër kandidatët në garë nisën prezantimet sipas rendit alfabetik; fillimisht Adnan Xholi dhe më pas Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho. Pasi prezantuar në mënyrë të detajuar përvojën e tyre dhe platformën për drejtimin e SPAK, ata iu përgjigjën pyetjeve të disa prej anëtarëve të KLP-së.
    Pyetjet ishin të larmishme, duke prekur nga çështjet organizative në SPAK deri te aspekte personale të kandidatëve. Përgjigjet në të kundërt ishin pothuajse të ngjashme dhe nuk diferencuan asnjë prej kandidatëve.
    Procedura e votimit u krye ndryshe nga herët e tjera dhe të gjithë anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë plotësuan në një fletë votimi emrin e kandidatit të preferuar.
    Kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani shpjegoi se kjo mënyrë parashikohet në rregullore dhe se votimi do të ishte i hapur. Në fund, ajo lexoi vullnetin e secilit prej anëtarëve, duke nxjerrë edhe rezultatin; Klodian Braho u shpall fitues me 7 vota, Adnan Xholi mori 3 vota dhe Elvin Gokaj 1 votë. E vetmja kandidate grua në garë, Doloreza Musabelliu nuk arriti të merrte asnjë votë.
    Pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë shpërndau në Facebook një mesazh në mbështetje të procesit të zgjedhjes së kreut të SPAK.
    Në postim shkruhet se Gonzato dhe ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së ishin të pranishëm në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për të shprehur mbështetjen e plotë për Këshillin në përmbushjen e këtij detyrimi të rëndësishëm dhe interesimin e tyre për përzgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK.

    “Duke pasur parasysh rolin themelor të SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, një shtyllë thelbësore e procesit të anëtarësimit në BE”, citohet në postim. “Dje theksova se drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme duhet të tregojë integritet, pavarësi, qëndrueshmëri dhe përkushtim ndaj standardeve më të larta evropiane. Sot, dëshiroj ta përgëzoj z. Klodian Braho për emërimin e tij dhe pres të punojmë ngushtë me të dhe ekipin e tij në muajt dhe vitet në vijim,” tha ambasadori Gonzato.

  • Lamallari uron kreun e ri të SPAK/ Forcimi i bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar janë vërtet sfida

    Lamallari uron kreun e ri të SPAK/ Forcimi i bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar janë vërtet sfida

    Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka uruar drejtuesin e ri të SPAK, Klodjan Braho.
    Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Lamallari shprehet se Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar të vijojë bashkëpunimin me SPAK.
    Gjithashtu Lamallari ka vlerësuar Dumanin për punën dhe rezultatet në krye të SPAK.
    Reagimi i Lamallarit
    I uroj suksese z. Klodian Braho në përgjegjësinë e re si drejtues i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pavarësia e prokurorëve, integriteti, maturia, profesionalizmi dhe forcimi i bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar janë vërtet sfida të vazhdueshme të një institucioni kaq të rëndësishëm për vendin, i cili ruan dhe rrit besimin e publikut përmes forcës së parimeve dhe standardeve.
    Vlerësim gjithashtu për z. Altin Dumani për punën dhe rezultatet domethënëse gjatë drejtimit të tij.
    Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar të vijojë bashkëpunimin institucional me SPAK në funksion të forcimit të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.

  • 35 vite PD, Genc Pollo thirrje demokratëve: Shpresa e vetme për ndryshim është opozita!

    35 vite PD, Genc Pollo thirrje demokratëve: Shpresa e vetme për ndryshim është opozita!

    Partia Demokratike ka festuar 35-vjetorin e themelimit me një aktivitet ku morën pjesë figura të njohura dhe anëtarë të saj. Ish-deputeti Genc Pollo theksoi se beteja për liri vazhdon edhe sot, 35 vite pas rënies së komunizmit. Për të demokratët gjenden përballë një ushtrie të disiplinuar, duke iu referuar kundërshtarëve politikë. Sipas tij, Partia Demokratike është e mbushur me qendrestarë dhe idealistë dhe ka si mision t’u kthejë lirinë shqiptarëve, duke qenë gati të paguajë çdo çmim për këtë qëllim.
    Pjesë nga fjala

    Unë insistoj për ata që mblidhen çdo të hënë bashkë me mua apo dhe të tjerët që pavarësisht nga Partia Demokratike me 10 veta apo me 15 veta, janë pjesa më e ndërgjegjshme e këtij vendi. Të ndjekur nga ata që duan të njëjtën gjë, por e shikojnë tubimin nga televizionet apo nga celularët e tyre. Dhe prandaj, zonja e zotërinj, është rast për t’i thënë që në qoftë se ka një shpresë në këtë vend, në një situatë jo të lehtë, të brendshme dhe të jashtme, kjo shpresë nuk mund të jetë në shumë vende.

    Kjo shpresë është e opozita. Kjo shpresë është e Partia Demokratike. Dhe kjo shpresë është e ajo masë qytetarësh që e duan ndryshimin por që duan të bëhen më të ngrohtë, më shpresëtarë, më të bindur që ky ndryshim është i mundur. Dhe ne të gjithë besojmë dhe të gjithë duam që kjo të ndodhi dhe për këtë duhen përpjekje, por në radhë të parë nga Partia Demokratike. Dhe përpjekja si rregull shoqërohet me sakrifica.

    Sa më lart të jesh në hierarki, proporcionalisht më e lartë është dhe sakrifica. Prandaj, është rasti ta themi që jo vetëm besimi nuk duhet humbur, por dhe përpjekja duhet shtuar, sepse ndryshimi mund të vonojë, mund të mos vonojë, por sado vonojë, varet nga vullneti ynë dhe nga përpjekja jonë. Ju faleminderit dhe me suksese dhe fitore të ardhme.

  • FNSH zbarkon në Vlorë, kontrolle të befasishme

    FNSH zbarkon në Vlorë, kontrolle të befasishme

    Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Policinë e Vlorës dhe sektorin e krimeve kanë nisur në Vlorë kontrolle të befasishme në segmente rrugore dhe banesa. Ka patur kontrolle në banesa ku ka patur dyshime për fshehjen e personave me rrezikshmëri të lartë.
    Kontrollet janë kryer në vendbanimi ku ka patur edhe informacion edhe nga shtetet fqinje që mund të jenë të strehuar persona në kërkim me rrezikshmëri kriminale.
    Në fokus të këtyre kontrolleve janë automjetet e shtrenjta, ato me xhama të zinj ku dyshohet se mund të fshihen personat në kërkim.

  • Dafina Zeqiri nuk ndalet, publikon këngën e re “Merri”

    Dafina Zeqiri nuk ndalet, publikon këngën e re “Merri”

    Showbiz E Enjte, 11 Dhjetor 2025 20:19
    Këngëtarja Dafina Zeqiri, ka publikuar sot (e enjte) projektin e saj më të ri muzikor me titull “Merri”, i shoqëruar me klip. Ky projekt vjen pas një periudhe të gjatë pritjeje nga fansat, të cilët mezi po prisnin materiale të reja nga artistja. Teksti i këngës është shkruar nga vetë Dafina në bashkëpunim me Rron Krasniqin. Për producimin e këngës kanë punuar Rzon, Egzon dhe Deard Sylejmani, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për të krijuar një tingull modern dhe cilësor, që përshtatet me stilin e Zeqirit. Videoja muzikore, e realizuar nga Sekuencë, sjell imazhe tërheqëse dhe estetikë të veçantë, duke reflektuar atmosferën dhe emocionet e këngës.

  • Shkarkimi i prokurores së Elbasanit: KPA gjen probleme me pasurinë

    Shkarkimi i prokurores së Elbasanit: KPA gjen probleme me pasurinë

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë sot në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të prokurores së Elbasanit, Rajmonda Berisha Kopaçi.
    “Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 40/2024, datë 21.10.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rajmonda Berisha (Kopaçi) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 780, datë 03.07.2024.
    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
    Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 780, datë 03.07.2024, që i përket subjektit të rivlerësimit Rajmonda Berisha (Kopaçi).
    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
    U shpall sot, më datë 11.12.2025, në Tiranë”,- thuhet në njoftim.
    Prokurorja e Elbasanit, Rajmonda Berisha Kopaçi u shkarkua nga detyra më 3 korrik nga KPK, për probleme të konstatuara për pasurinë.
    Në vendimin e arsyetuar të KPK, renditen një sërë barrash prove që i janë kaluar subjektit për mungesën e burimeve të pasurive dhe transaksionet e kryera, për të cilat është konkluduar se ajo ka dështuar të provojë të kundërtën.
    gijotina.com/