Year: 2025

  • (VIDEO) Drita bie në Prishtinë dhe djeg shansin top 8, por asnjë dramë mbi playoff

    (VIDEO) Drita bie në Prishtinë dhe djeg shansin top 8, por asnjë dramë mbi playoff

    Drita bie pas 4 ndeshjesh në Conference League, faza e ligës dhe e grumbullimit të pikëve. Skuadra e Kosovës pësoi humbjen e parë në garë, duke u mposhtur 3-0 nga AZ Alkmaar. Drita kishte një fillim të mirë, duke krijuar rastin e parë në minutën e 3-të me një harkim nga Almir Ajzeraj, por portieri i holandezëve reagoi me vështirësi dhe priti topin.
    Kontrolli i lojës në minutat e para i përkiste vendasve, por AZ Alkmaar ishte më efikas në shfrytëzimin e mundësive. Në minutën e 17-të, kapiteni Sven Mijnans realizoi për 0-1, duke shfrytëzuar një pasim të saktë nga Isak Jensen dhe duke dërguar topin në këndin e poshtëm të majtë të portës.
    Ndonëse Drita kërkoi penallti në minutën e 24-t, pas shqyrtimit të VAR-it, gjyqtari Dalibor Cerny vendosi të mos e japë. Futbollistët vendas u dukën të pakënaqur, por loja vazhdoi.
    AZ Alkmaar pati edhe disa raste të tjera për të dyfishuar rezultatin. Në minutën e 38-t, Troy Parrott humbi një shans të qartë përballë portës, duke dërguar topin jashtë. Pak më vonë, një tentativë e Sven Mijnans u priti nga portieri Faton Maloku.
    Në pjesën e dytë, AZ Alkmaar tregoi superioritetin e tyre të plotë. Në minutën e 58-të, Isak Jensen shënoi për 0-2, pas një asistimi nga Kees Smit, duke dërguar topin me një gjuajtje të fuqishme në këndin e poshtëm të majtë, pa asnjë mundësi për Malokun.
    GOLI I 0-3 (VIDEO)
    Më pas, në minutën e 90-të, Ibrahim Sadiq vulosi rezultatin 0-3 me një përfundim të saktë, duke konfirmuar dominimin e plotë të skuadrës holandeze. Drita mbetet 8 pikë teksa ndeshja e fundit: Rayo Vallecano-Drita, Spanjë!

  • Reali vendos për Alonson, ja kush pritet ta zëvendësojë

    Reali vendos për Alonson, ja kush pritet ta zëvendësojë

    Çabi Alonso duket se do e ketë edhe një mundësi tjetër te Real Madrid. Do të jetë pikërisht ndeshja e radhës në La Liga me Alavesh. Për Realin bën punë vetëm fitorja, ndërsa me çdo rezultat tjetër do të ketë largim të Alonsos para kohe.
    Mediat në Spanjë kanë shkuar edhe më larg. Gjatë ditës së sotme është raportuar se në rast se Alonso largohet, atëherë presidenti Florentino Perez preferon që të rikthejë Zinedine Zidane.
    Reali humbi dje përballë Mançester Sitit me rezultatin 1-2. Po ashtu 4 pikë larg Barcelonës në kampionat, konsiderohen shumë duke pasur parasysh se përballja direkte u fitua.
    Vetë Barcelona do e ketë ndeshjen e saj me Osasunën. Kështu po punon me qetësi për të vijuar serinë e fitoreve.

  • “Kur i humbën mamasë 8 milionë euro, desh vrave veten”, Berisha-Gjiknurit: U harrove, e ke vetë parasysh ti

    “Kur i humbën mamasë 8 milionë euro, desh vrave veten”, Berisha-Gjiknurit: U harrove, e ke vetë parasysh ti

    Pas ceremonisë së 35-vjetorit të themelimit të Partisë Demokaratike, Sali Berisha u rikthye në Kuvend nga ku mbajti fjalimin e tij.
    Gjatë fjalës, Berishës nuk i shpëtojë as reagimin i deputetit Damian Gjiknuri, dhe pasi e kapi duke qeshur, nuk i kurseu fjalët.
    “Damian e ke vet parasysh, tani ti qesh. U harrove u harrove. Se kur i humbën mamasë 8 milionë euro desh vrave veten tim po rri mos të hap ato kapituj ty se s’kanë lidhje me zgjedhjet”, u shpreh Berisha.

  • 35 vjetori i PD, Berisha: Rama dhe Soros më shpallën non-grata, por sot narkoshteti po shkërmoqet!

    35 vjetori i PD, Berisha: Rama dhe Soros më shpallën non-grata, por sot narkoshteti po shkërmoqet!

    Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti fjalën e tij me rastin e aktivitetit të 35-vjetorit të krijimit të Partisë Demokratike. 
    Berisha kujtoi edhe një herë se u shpall non-grata në SHBA 4 vite më parë prej akteve korruptive të kryeministrit Edi Rama dhe George Soros. 
    Sipas tij, PD po lufton ndaj një diktature të dytë, pas asaj në fillim vitet ’90, por tashmë kemi të bëjmë me një narko-shtet. 
    Berisha: Edi Rama ka grabitur pasuritë e shqiptarëve në sasi më të mëdha se sa kanë grabitur në gjithë historinë e marrë së bashku të gjithë regjimet dhe pushtimet. Njëlloj si Hoxha dhe etërit e tij ka vrarë zgjedhjet e lira dhe i ka zëvendësuar në farsë elektorale. Në çdo aspekt që ta kapësh Shqipëria po vuan një diktaturë të dytë, arrestimi i kundërshtarëve, kontrolli i medias. Nëse ne u themeluam për pluralizmin politik, për dinjitetin njerëzor, familjen integrimin e Shqipërisë, arsyet që luftojmë janë më themelore, për shpëtimin e demokracisë. Luftojmë për shpëtimin e Shqipërisë se me shkallën e shpopullimit rrezikojmë zhdukjen e plotë në 5 dekadat që vijnë. 
    Ne do fitojmë. Vitet e fundit kanë qenë ndër më  ë vështira që ka kaluar forca jonë politike. Asnjë opozitë tjetër nuk do kishte mbijetuar sulmeve të padrejta që na u bënë. Ditëlindjet që kemi festuar vitet e fundit, kanë qenë në kushte të vështira. Disa herë pa simbole, një herë tjetër në kushte kur po arrestohej kryetari i saj. Ky përvjetor më i veçanti i 4 viteve të fundit për çdo demokrat. Atë që kemi arritur është shumë dhe jo pak. Na kishin grabitur simbolet e partisë. Në kishin izoluar padrejtësisht me anë të lobingjeve korruptive. 
    Sot lideri juaj është zv.presidenti i organizatës më të madhe të partive të qendrës së djathtë. Rama dhe Soros shpallën non grata Sali Berishën dhe përdorën prokurorinë politike. Ai që mori vendimin sot është shpallur non grata në vendin e tij si një nga mashtruesit më të mëdhenj të planetit. Na treguan barin por sot narko shteti po shkërmoqet. Mbështetja nga Soros po bie me shpejtësi. 
     

  • Përplasje në Kuvend -“Të sfidoj, çohu dhe kërko ndjesë ndaj shqiptarëve të Çamërisë!” Bido-Berishës: Keni mbështetur njerëz që…

    Përplasje në Kuvend -“Të sfidoj, çohu dhe kërko ndjesë ndaj shqiptarëve të Çamërisë!” Bido-Berishës: Keni mbështetur njerëz që…

    Deputeti i PS, Ardit Bido, është përplasur mbrëmjen e sotme në Kuvend me Berishën teksa i ka kërkuar tu kërkojë ndjesë shqiptarëve, veçanërisht atyre të Çamërisë, për njerëzit që kanë cënuar integritetin territorial të vendit.
    Bido tha se humbja e thellë e votave të Diasporës, sidomos në Greqi është mesazhi që shqiptarët i dhanë PD, duke refuzuar të votojnë njerëz të akuzuar për vrasjen e 2 ushtarëve shqiptarë.
    “E meqënëse këto ditë ai ka dalë sërish, të shoh në sy dhe të sfidoj për ligj e për kanun, për atdhe e flamur, çohu dhe kërko ndjesë ndaj shqiptarëve vecanërisht të Çamërisë, të cilët nga përzgjedhjet tuaja personale u akuzuan sit ë ishin bashkëpunëtorë të nazizmit. Keni sjellë për 3 mandate rresht njerëz me patericë që s’kanë asnjë votë. Keni mbështetur njerëz që cënojnë integritetin territorial të këtij vendi”, iu drejtua Bido, kreut të PD, Sali Berisha.
    Ardit Bido: Doktor, kur përmend dikë si çam ortodoks mund ta kesh problem. Por sot duhet ti shërbejmë Shqipërisë apo shtetësisë së dytë dhe të tretë që kemi. Humbët votën e emigrantëve sidomos në Greqi,
    Në këtë rast ju keni patur humbjen më të tmerrshme të emigrantëve, sidomos atyre në Greqi, pasi vendosët të shkonit atje, të flisnit nën flamurin grek me himnin grek dhe me një person që shteti grek e ka akuzuar si të ishte pjesë e organizatës MAVI që ka vrarë 2 ushtarë shqiptarë.
    E meqënëse këto ditë ai ka dalë sërish, të shoh në sy dhe të sfidoj për ligj e për kanun, për atdhe e flamur, çohu dhe kërko ndjesë ndaj shqiptarëve vecanërisht të Çamërisë, të cilët nga përzgjedhjet tuaja personale u akuzuan sit ë ishin bashkëpunëtorë të nazizmit. Keni sjellë për 3 mandate rresht njerëz me patericë që s’kanë asnjë votë. Keni mbështetur njerëz që cënojnë integritetin territorial të këtij vendi.

  • Lamallari uron kreun e ri të SPAK: Ministria e Drejtësisë e përkushtuar të ofrojë të gjithë bashkëpunimin institucional

    Lamallari uron kreun e ri të SPAK: Ministria e Drejtësisë e përkushtuar të ofrojë të gjithë bashkëpunimin institucional

    Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, uron kreun e ri të SPAK, Klodian Braho. Përmes një deklarate, Lamallari thotë mes të tjerash se Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar të ofrojë të gjithë bashkëpunimin e nevojshëm institucional në funksion të forcimit të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.
    Reagimi i plotë i ministrit Lamallari
    I uroj suksese z. Klodian Braho në përgjegjësinë e re si drejtues i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pavarësia e prokurorëve, integriteti, maturia, profesionalizmi dhe forcimi i bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar janë vërtet sfida të vazhdueshme të një institucioni kaq të rëndësishëm për vendim, i cili ruan dhe rrit besimin e publikut përmes forcës së parimeve dhe standardeve.
    Vlerësim gjithashtu për z. Altin Dumani për punën dhe rezultatet domethënëse gjatë drejtimit të tij.
    Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar të vijojë bashkëpunimin institucional me SPAK në funksion të forcimit të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.
     

  • Berisha në 35-vjetorin e PD-së: Partia që shembi regjimin komunist më të egër në Europë

    Berisha në 35-vjetorin e PD-së: Partia që shembi regjimin komunist më të egër në Europë

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban fjalën e tij në ceremoninë e themelimit të 35-vjetorit të PD-së në selinë blu.
    Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se PD është nga të paktat parti në botë që ka bërë histori që në ditën e parë të themelimit të saj. Më tej shtoi se PD-ja është partia që arriti të shembi diktaturën komuniste më të egër të Europës.
    “Nderim për Azem Hajdarin. Azem ti je gjallë. Nderim të veçantë për veprën dhe kontributin e themeluesit të shquar të PD-së, Gramoz Pashko. Ne jemi nga ato më të paktat partitë e këtij planeti që kanë ndarë epoka dhe kanë bërë histori që në ditën e parë të themelimit tonë. Në ditën e parë të ekzistencës tonë i dhamë Shqipërisë, pluralizmin politik. Jemi forca e parë politike në Europën Postkomuniste që kërkoi që në themelimin e saj, anëtarësimin e vendit në NATO. Jemi partia e interesit kombëtar. Jemi partia që arritëm të shembim diktaturën komuniste më të egër të Europës. Jemi partia që i dha Shqipërisë ëndrrën më të bukur. Por është një histori 35 vite më parë që tregon se çfarë partie e jashtëzakonshme jemi”, tha Berisha.

  • Zhgënjim për pensionistët/ Bonusi i vogël, nevojitet rritje e vërtetë e pensioneve

    Zhgënjim për pensionistët/ Bonusi i vogël, nevojitet rritje e vërtetë e pensioneve

    Pensionistët në Korçë kanë reaguar me pakënaqësi lidhur me bonusin e fundvitit, duke e cilësuar atë të pamjaftueshëm dhe si tregues të mungesës së vëmendjes ndaj kësaj shtrese të shoqërisë. Për ta, respekti nuk matet me një shumë të vogël një herë në vit, por me politika të qëndrueshme që u garantojnë siguri dhe mirëqenie gjatë gjithë vitit.
    Bonusi i fundvitit nuk ka arritur t’i ngushëllojë pensionistët, të cilët theksojnë se jetesa është bërë gjithnjë e më e vështirë dhe se shumat e premtuara nuk sjellin asnjë ndryshim të ndjeshëm në buxhetin e tyre mujor. Ata shprehen se bonuset nuk janë zgjidhje, por thjesht masa për të dhënë përshtypjen se po bëhet diçka për ta.
    Një pjesë e mirë e pensionistëve pranojnë se mbështetjen kryesore e marrin nga fëmijët e tyre, të cilët jetojnë në emigracion.
    E njëjta situatë paraqitet edhe në Kurbin, ku pensionistët kanë krijuar radhë të gjata në pritje të bonuseve të pensionit. Mbështetjen financiare të qeverisë për festat e fundvitit, pensionistët e Kurbinit e cilësojnë të pamjaftueshme, madje si një “tallje”, duke theksuar se shuma e përfituar nuk mbulon as nevojat minimale.
    Pensionistët kërkojnë jo bonuse të përkohshme, por rritje dinjitoze të pensioneve, që të mund të përballojnë jetesën me dinjitet.

  • Gjendet arsenal armësh në Gjirokastër, 4 të dyshuar si vrasës me pagesë

    Gjendet arsenal armësh në Gjirokastër, 4 të dyshuar si vrasës me pagesë

    Një arsenal armësh dhe municion luftarak janë zbuluar dhe sekuestruar në fshatin Labovë të Kryqit në Gjirokastër.
    Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se armët dhe municioni luftarak u gjetën në një nga banesat e një prej të arrestuarve në Greqi, të dyshuar si vrasës me pagesë.
    Po ashtu bëhet e ditur se janë sekuestruar 3 armë zjarri automatike, 200 fishekë kallashnikovi, 18 pako me fishekë pistolete dhe 5 krehra.
    Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur gjithashtu se në kuadër të këtij grupi criminal, kanë qenë 4 persona të cilët po hetohen dhe që dyshohet të jenë vrasës me pagesë. Ata janë Dhimitër Meci, Andrea Brokeri, Fatjon Prendi dhe Petro Theohari.
    Ndërkohë Policia në bashkëpunim me Prokurorinë dhe homologët grekë po vijojnë hetime të thelluara, për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
    Njoftimi i Policisë:
    Policia e Shtetit-Finalizohet operacioni policor i koduar “Provat”.
    Bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Greke çoi në zbulimin dhe sekuestrimin të një arsenali armësh zjarri dhe municioni luftarak.
    Sekuestrohen 3 armë zjarri automatike, 200 fishekë kallashnikovi, 18 pako me fishekë pistolete dhe 5 krehra.
    Armët dhe municioni luftarak u gjetën në një nga banesat e një prej të arrestuarve në Greqi, të dyshuar si vrasës me pagesë.
    Në kuadër të bashkëpunimit mes Policisë shqiptare dhe Policisë greke, pas shkëmbimit të informacionit për kapjen e disa shtetasve shqiptarë në Greqi, të dyshuar si vrasës me pagesë, strukturat e Policisë së Shtetit në Gjirokastër, Vlorë dhe Lezhë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Provat”, zhvilluan kontrolle në banesat e këtyre shtetasve.
    Si rezultat i kontrollit në fshatin Labovë e Kryqit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër gjetën të fshehura, në banesën e shtetasit Dh. M., 45 vjeç, 2 kallashnikovë  dhe një armë zjarri automatike, të dyshuar të trafikuar dhe qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm.
    Armët e zjarrit, që u gjetën në banesën e 45-vjeçarit, i ndaluar 2 ditë më parë në Greqi, mbi akuza për vrasje dhe pjesëmarrje në grup kriminal që posedonte armë zjarri, do të dërgohen tek Instituti i Policisë Shkencore për ekspertim teknik.
    Me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasve shqiptarë Dh. M., 45 vjeç, banues në Labovën e Kryqit Gjirokastër; A. B., 32 vjeç, banues në Kudhës Himarë; F. P., 39 vjeç, banues në Lezhë; dhe P. Th., 31 vjeç, banues në Muzinë Sarandë, të dyshuar si vrasës me pagesë, strukturat e Departamentit të Policisë Kriminale, ato të DVP Gjirokastër, Vlorë e Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet e thelluara duke koordinuar dhe bashkëpunuar ngushtësisht me homologët grekë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

  • Rruga e Kombit që bashkoi zemrat/ Gazmend Saiti: Nga Prizreni në Tiranë, udhëtimi i jetës sime!

    Rruga e Kombit që bashkoi zemrat/ Gazmend Saiti: Nga Prizreni në Tiranë, udhëtimi i jetës sime!

    Rruga e Kombit që bashkoi zemrat/ Gazmend Saiti: Nga Prizreni në Tiranë, udhëtimi i jetës sime!
    Unë jam Gazmend Saiti, shqiptar i Prizrenit, por qytetar i Tiranës! Erdha në Tiranë pas luftës, për të realizuar një ëndërr, për tu bërë gazetar, nga Kosova që dikur ishte brenda zemrës së çdo shqiptari për atë që vuajti, por nga ana tjetër shumë larg, për shkak të maleve që i kemi po aq të larta sa vuajtjet e kombit tonë.Mbaj mend rrugën time të parë, për të studiuar në Tiranë, duhet të udhëtoja gjithë ditën, për afro 10 orë, e plot rreziqe të rrugës që gjarpëronte buzë greminës.Ishte e lodhshme, e rrezikshme, e për mua dukej edhe më e rrezikshme edhe më e gjatë për shkak të padurimit për të mbërritur në dhomën time të studimit. Për shkak të distancës, familjen e takoja shumë rrallë, shpesh dimri kalonte pa u takuar me nënën.Por sërish mendoja se edhe pse kaq larg, isha në shtëpinë time, Shqipëri. Kështu ndodhi edhe pas studimeve, unë qëndrova në shtëpi, e Prizreni u kthye ne vendin tim të lindjes.Teksa përfundoja studimet, Kosova për mua ishte shumë larg, por teksa krijova këtu familjen time dhe Zoti më bekoi me dy fëmijë, shtëpia ime, Kosova me erdhi më afër se kurrë.Isha ndër të parët që përshkova Rrugën e Kombit, sapo tuneli u hap, jo se kisha ndonjë nxitim, por për ti thënë vetes dhe bashkëshortes time, shqiptare të Shqipërisë, se unë nuk isha më ai shqiptari nga Kosova e largët, por tashmë ishim dy shqiptarë të dy qyteteve të ndryshme shqiptare.Si unë dhe shumë bashkëvendasit e mi të Kosovës kishim zgjedhur vetë rrugën e bashkimit, por në atë kohë, vullneti i një pushteti të mirë, vizioni i një kryeministri patriot, bashkoi dy shtetet shqiptare.Na bashkoi ne me familjet që dikur i kishim larg, na dha mundësinë që hallet që nuk i zgjidhnim dot në Kosovën e pas luftës, ti zgjidhnim në Tiranë.Gëzimet tashmë i festojmë si një familje e bashkuar, ku nga udhëtimet 1 ditore, tashmë për 2 orë unë dhe çdo shqiptar i Kosovës mundë të ishim sërish në shtëpi. Bregdeti shqiptar nuk ishte më vetëm destinacioni i pushimeve verore, por u kthye në destinacionin e cdo fundjave.Teksa i çoja çdo fundjavë në shtëpinë time në Prizren, i tregoja vajzës dhe djalit tim, vuajtjet e rrugës që unë duhet të kaloja, ndërsa sot ata kalojnë në Rrugën që bashkoi Kombin edhe pse tani me ndonjë pengesë të vogël gjatë saj.Por unë këtë nuk ja them dot vajzës dhe djalit tim! Por përpiqem të gjej arsye nga më të ndryshmet që t’i shpjegoj, se për të ndërtuar një familje të fortë, duhet të kursehet, se shpenzimet janë të mëdha, kostot e jetesës rriten bashkë me ta.E shteti, në vend që të na lehtësojë bashkimin dhe rritjen e familjes, Rrugës që bashkoi kombin i vendosi traun! Megjithatë mbetemi me shpresë që ai që ndërtojë këtë rrugë të heqë këto barriera zhvatëse për qytetarët e mbarëshqiptarisë.Për mua vizioni dhe puna për ndërtimin e rrugës së Kombit nuk ishte veç një rrugë që bashkoi dy shtetet, por bashkoi familjen time, e familjen e çdo shqiptari të Kosovës e Shqipërisë.Bashkoi tregëtinë, bashkoi arsimin, e për më tepër bashkoi vlerat kombëtare.Faleminderit!