Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, vijon të protestojë përpara godinës së Kryeministrisë ndërsa sonte nuk i ka kursyer akuzat ndaj ish-aleatit të tij, Endrit Shabani.
Ai e ka quajtur Shabanin shërbëtor të Edi Ramës ndërsa theksoi se në Parlament po luhet një akt i turpshëm pasi po garantohet që të shpërblehet tradhtari i kauzës.
“Personalisht për mua është një ditë krenarie e madhe, pse do të thoni ju? Sepse tërë këto muaj, më është dashur që të mbaj mbi supe tradhtinë e një njeriu 5 lekësh, që sot po dëshmohet në Parlament se ishte shërbëtor i Edi Ramës. Sot në Parlament po luhet një akt i turpshëm, po garantohet që të shpërblehet tradhtari i kauzës, i cili ka qenë në në fillim me atë qëllim”, tha Lapaj.
Year: 2025
-

Lapaj akuza Endrit Shabanit: Shërbëtor i Ramës, prej kohësh mbajta në supe tradhtinë e një njeriu 5 lekësh
-

Mocion me debat për 11 Majin, Hoxha: PD thotë se u vodhën për të mos pranuar se nuk janë alternativë qeverisëse
Në Kuvend po mbahet mocioni për debat i kërkuar nga PD për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, rezultatin e të cilave selia blu e quan të manipuluar dhe të vjedhur.
Deputeti socialist Ervin Hoxha tha se PD i mëshon pretendimit se zgjedhjet u vodhën për të mos pranuar se në sytë e votuesit shqiptar nuk është ende të një alternativë qeverisëse për vendin.
“Nuk u trajtua askush si votues militant, po si qytetar i lirë i këtij vendi. Ndërsa opozita që nga dita e parë që u njoh merezultatin, vijon të përsërisë të njëjta kauza, pa sjellë asnjë provë, fakte e argumenta. Është më e lehtë të thuash se zgjedhjet ishin të vjedhura se sa të thuash që qytetarët nuk të votuan për mungesë alternative. Përgjigjet kanë nisur t’i marrin përmes grupimeve të brendshme, në këtë dimër të ftohtë. Të nderuar kolegë të mos bëni më propagandë me raportin e OSBE-ODIHR. Le ta përdorim si udhërrëfyes së përbashkët në nivelin teknik. Të ulemi në tryezë t’i referohemi sistemin që ka nevojë. ODIHR nuk ka deklaruar askund që zgjedhjet nuk kanë qenë të lira, nuk ka deligjitimuar kurrë rezultatin e këtyre zgjedhjeve”,- tha Ervin Hoxha. -

Lamallari uron kreun e ri të SPAK: Ofrojë bashkëpunimin e nevojshëm institucional
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari uron kreun e ri të SPAK, Klodjan Braho. Përmes një deklarate, Lamallari thotë mes të tjerash se Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar të ofrojë të gjithë bashkëpunimin e nevojshëm institucional në funksion të forcimit të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.
Reagimi i plotëI uroj suksese z. Klodian Braho në përgjegjësinë e re si drejtues i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pavarësia e prokurorëve, integriteti, maturia, profesionalizmi dhe forcimi i bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar janë vërtet sfida të vazhdueshme të një institucioni kaq të rëndësishëm për vendim, i cili ruan dhe rrit besimin e publikut përmes forcës së parimeve dhe standardeve.
Vlerësim gjithashtu për z. Altin Dumani për punën dhe rezultatet domethënëse gjatë drejtimit të tij.
Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar të vijojë bashkëpunimin institucional me SPAK në funksion të forcimit të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.
-

Prokurori i “jakave të bardha”, kush është Klodian Braho, kreu i ri i SPAK
Klodian Braho do të jetë drejtuesi i ri i SPAK për tre vitet e ardhshme. Braho do ta marrë detyrën me 19 dhjetor, një ditë pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaçme.
Ai ka patur një rrugëtim të gjatë në sistemin e drejtësisë, duke mbajtur pozicione të rëndësishme në hetimin e rasteve të korrupsionit.
Braho ka një karrierë të gjatë në hetime të nivelit të lartë dhe ka ndjekur çështje që lidhen me zyrtarë të rëndësishëm dhe subjekte të dyshuara për krim të organizuar.
Gjatë karrierës së tij, Braho ka qenë pjesë e hetimeve për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe ka firmosur arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka për aferën e inceneratorëve.
Ai gjithashtu çoi në pranga ish-drejtuesin e Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në çështjen “Toyota Auris”, si dhe gjyqtarin e Fierit, Roland Hysi, i dyshuar se kërkoi favore seksuale për një vendim gjyqësor.
Braho ka shërbyer në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe më pas në Tiranë si prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Ai është njohur për profesionalizmin dhe përkushtimin në hetime të ndërlikuara, duke çuar në gjykim edhe persona me pozita të larta politike.
Nga 19 dhjetori 2019, Klodian Braho është pjesë e SPAK. Ndër dosjet që ka ndjekur përmendet ajo e Toyota Yaris, 5 D si dhe ka kryesuar hetimet për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj. -

Salianji sfidon Berishën, mbush sallën me demokratë në Gjirokastër
Ervin Salianji ka vijuar takimet në Gjirokastër, ku është duke zhvilluar foltoren e tij të radhës.
Ajo që të bie në sy, është salla plot e mbushur me mbështetës të ish-deputetit të PD.
Vihet re që në këtë takim Salianji nuk shoqërohet nga Ilir Alimehmeti.
Nuk dihet ende arsyeja. -

“Narkoshteti po shembet…”/ Berisha premton: Protesta të fuqishme kombëtare, për fitoren e merituar
Kreu i PD Sali Berisha deklaroi se është koha për protesta kombëtare.
Gjithashtu ai theksoi se narkoshteti po shembet dhe se goditjen përfundimare duhet ta marrë nga demokratët.
“Kurrë ndonjëherë opozitë më sovrane Shqipëria nuk ka pasur. Tani është koha për fitoren e Partisë Demokratike. Na pret përballja përfundimtare, të organizojmë protesta më të fuqishme kombëtare dhe të arrijmë me votën tonë fitoren e merituar. Narkoshteti po shembet, por goditjen përfundimtare duhet t’ja japim ne”, tha ai.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Ne jemi nga ato më të paktat parti të këtij planeti që kanë ndarë epoka dhe kanë bërë histori qysh në ditën e parë të themelimit tonë.Për shembull, ne jemi, ne jemi një parti e cila në ditën e parë të ekzistencës sonë i dhamë Shqipërisë dhuratën më të çmuar të shekullit, pas pavarësisë së vendit, pluralizmit politik. Me fjalë të tjera i dhamë lirinë.Ne jemi partia që u themeluam si parti në vendin e lirive dhe të drejtave të njeriut të ndaluara me kushtetutë.Si forca politike e vokacionit perëndimor të kombit shqiptar dhe njëherazi, forca e parë politike në Europën ish-komuniste, që kërkoi qysh në themelimin e saj anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.Ne jemi partia e interesit kombëtar, të shqiptarëve, që shpallëm në themelimin tonë çështjen kombëtare si yllin tonë polar.Kurrë shqiptarët, kurrë Shqipëria s’ka patur një avokate më të pamposhtur të interesave të saj dhe shqiptarët një mbrojtëse të lirive të tyre sa Partinë Demokratike dhe si Partinë Demokratike.Ne jemi partia që në shtetin e parë ateist të botës, rikthyem besimet fetare të shqiptarëve. Ne jemi partia e cila pas më pak se një vit themelimi arritëm të shembim diktaturën e fundit komuniste, por dhe më teke të Europës.Ne jemi një parti e cila i dha Shqipërisë ëndrrën më të bukur të rilindasve tanë, që i dha forcën shqiptarëve të kapërcenin 45 vite shtypje.Kjo ëndërr u artikulua nga studentët liberatorë: E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Shqipëria në Europë.Kjo ishte epoka që hapëm me themelimin e Partisë Demokratike dhe pluralizmit politik në Shqipëri. -

“Qeshte ‘lubia’ kur i thoja, do kesh fatin e lal vjedhësit”/ Berisha: I them Ramës, tani e ke radhën ti
“Kur u themeluam përballë kishim një diktaturë. Sot kemi një diktaturë tjetër, të bazuar në drogë e vjedhje”, kështu u shpreh kreu i PD Sali Berisha, teksa mbajti fjalën e tij, në ceremoninë e organizuar për 35-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.
Më tej Berisha nënvizoi se “Demokracia, familja dhe Shqipëria”, janë beteja kryesore.
“Edi Rama që në përzumë nga PD, sot ka themeluan narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Edi Rama ka vrarë zgjedhjet e lira shpresën e shqiptarëve. Arsyet pse ne luftojmë janë themelore. Ne luftojmë për shpëtimin e demokracisë, familjes shqiptare, për shpëtimin e Shqipërisë sepse shkalla e shpopullimit vazhdon”, tha Berisha, duke shtuar: “Asnjë opozitë tjetër nuk do i kishte mbijetuar sulmeve të padrejta që janë bërë. Disa herë e kemi festuar 11 dhjetorin pa simbolet e partisë. Por ky përvjetor i themelimit të PD është më i veçanti, sepse atë që kemi arritur është shumë. PD është e demokratëve, deri para një viti asnjë mbështetje ndaj padrejtësive që na u bënë, sot 7 rezoluta ndërkombtarë që denocojnë farsën e Ramës. Rama, Soros dhe mafia e tij shpallën non grata Sali Berishën. Por sot ai që mori vendimin është shpallur non grata në vendin e tij. Na treguan barin, por sot hetohen për korrupsion. Qeshte Lubia një vit më parë kur i thoja do kesh fatin e Lal Vjedhësit, ndërsa tani nuk fute dot në parlament. Sot i them Edi Rama pas lubisë e ke radhën ti”, tha ai. -

Berisha rikthehet në Kuvend pas festës për 35-vjetorin e themelimit të PD, fokusi tek zgjedhjet
Pas ceremonisë në selinë e PD për 35-vjetorin e rithemelimit të Partisë Demokratike, Sali Berisha u rikthye në seancën plenare të Kuvendit.
Ai u ndal te zgjedhjet e 11 majit, duke u shprehur se në këtë proces u dhunua ligji, duke ndikuar në rezultatin final.
“Për funeralin e votës së lirë që partia në pushtet e ngërthyer nga të gjitha anët, nga interesat kriminale, bandat kriminale, i rezervoi procesit më themelor, votës së shqiptarëve. Zgjedhjet e 11 majit 2025 ishin një proces fund e krye, farsë tipike e narko-diktaturave. Ishin një proces në të cilin u dhunua ligji i vendit dhe ligji ndërkombëtar botëror në të gjithë periudhën parazgjedhore. Ishte një proces në të cilin me paratë e taksapaguesve shqiptarë, për të manipuluar votën e tyre, narko-regjimi organizoi 4553 aktivitete, nga të cilat ditën e zgjedhjeve, Giro D’Italia.
Arrestoi në vitin elektoralë liderë të opozitës, apo i vuri në ndjekje penale. Ishte një proces në të cilin, shteti elektoral përdori gjithë potencialet, burimet e tij njerëzore, burimet financiare, burimet dhe vendimmarrjen, në mënyrë që të blejë votën e shqiptarëve, të kontrollojë vullnetin e tyre”, tha Berisha. -

Zgjedhja e drejtuesit të ri të SPAK/ Ish-prokurori: Gara ishte e vështirë! Braho do të ketë në vëmendje dosjet e vjetra, përfshirë 21 janarin
Ish prokurori Ervin Karanxha komentoi për ‘Real Story’ zgjedhjen e Klodian Brahos në krye të SPAK. Karanxha tha se ishte një garë e vështirë pasi të katërt kandidatët ishin në të njëjtin nivel. Sipas tij, Braho do të ketë në vëmendje dosjet e vjetra ku përfshihet dhe 21 janari.
Karanxha tha se Braho do të jetë ‘i ftohtë’ sa i takon çështjes më të nxehtë të drejtësisë, atë të vrasjes së katër protestuesve në bulevard.
” Është një person që ka mbaruar Magjistraturën, dhe kjo është pozitive. Duhet të kemi parasysh që të katër kandidatët, nga pikëpamja formale, i plotësonin kriteret, përfshirë filtrin profesional dhe atë familjar.
Gara ka qenë e vështirë dhe edhe për KLP-në zgjedhja ka qenë sfiduese, por është bërë një përzgjedhje e duhur. Prokurori Braho do të shqyrtojë dosjet e vjetra; është e vërtetë që dosja e 21 janarit është një çështje e vjetër. Nuk është normale që dosjet e tilla të mbeten pa zgjidhur, ndaj prokuroria duhet t’i përfundojë. Mendoj se këto dosje do të jenë prioritare, dhe për 21 janarin Braho pritet të jetë i paanshëm dhe i ftohtë profesionalisht.”
-

VIDEO: Shkëndija e Tetovës ndizet në Shkup, fitore fantastike ndaj Slovan Bratislava dhe top 24 thuajse e garantuar tashmë!
11 Dhjetor 2025
20:39
Telesport
Fitore e madhe nga Shkëndija e Tetovës që sonte ka mundur me rezultatin 2-0 në stadiumin e Shkupit skuadrën sllovake të Slovan Bratislava, duke shkuar kështu në kuotën e 7 pikëve dhe brenda top 24 të fazës së ligës së Conference League kur ka mbetur edhe një ndeshje nga përfundimi i grumbullimit të pikëve që do të përcaktojë kështu renditjen e përgjithshme për top 8 që futen direkt dhe më pas 16 vendet e tjera që do të shkojnë në përballje mes tyre në playoff.
GOLI I 1-0 NGA SHKENDIJA – VIDEO
Për kuqezinjtë e Tetovës ishte një sukses i merituar ky sonte teksa në pjesën e parë ishte një autogol i miqve në goditje këndi që i dha avantazhin me Latifin që ishte ai që futi në kaos te shtylla parë mbrojtjen sllovake. Më pas, në fund të pjesës së parë, ishte një kundërsulm për manual dhe i rrufeshëm nga Ëebster që solli kështu golin e dytë të Spahiut, i cili mori pasimin e artë nga shoku i tij dhe shtyu topin në rrjetë.
GOLI I 2-0 NGA SHKENDIJA – VIDEO
Shkëndija pjesë e dytë menaxhoi mjaft mirë edhe pse shpërdoroi të paktën dy raste të pastra për gol për të thelluar këtë fitore dhe për të rritur golaverazhin. Madje, ishte edhe një shtylle e pafat për të trefishuar shifrat.
Ndeshja e fundit do të jetë ndaj AEK Larnaca në Qipro.