Year: 2025

  • Fiks Fare/ Të moshuarit e Bushatit në pritje pa fund. Tre muaj radhë për pensionin që u mban frymën gjallë

    Fiks Fare/ Të moshuarit e Bushatit në pritje pa fund. Tre muaj radhë për pensionin që u mban frymën gjallë

    Pensionistët e Bushatit prej tre muajsh po përballen me radhë të gjata, udhëtime të kota dhe stres vetëm për të marrë pensionin e tyre mujor.

    Në redaksinë e Fiks Fare kanë mbërritur ankesa të shumta nga qytetarët e zonës, të cilët tregojnë se zyra postare po funksionon vetëm me një punonjës, duke e bërë pothuajse të pamundur ofrimin normal të shërbimit.
    Një vajzë nga Gramshi i Lezhës rrëfen se detyrohet të vijë dy apo tre herë për t’i marrë nënës pensionin, sepse shpesh punonjësi i vetëm i postës i thotë “hajdeni nesër”, për shkak të mungesës së fondeve. Ajo tregon se më parë pensioni u ka ardhur në shtëpi, por kjo marrëveshje nuk funksionon më prej muajsh.
    Në Bushat, ekipi i Fiksit gjeti qindra pensionistë në radhë. Shumë prej tyre vijnë nga fshatra të largëta dhe shpesh kthehen në shtëpi pa marrë asgjë. “Erdha dje, s’ka pasur lekë. Vij nga Kosmaçi, jam 72 vjeç dhe duhet të kthehem dy herë,” thotë një i moshuar. Një tjetër shton se më herët pensioni u shkonte në shtëpi, por tani kanë mbetur vetëm me një punonjës dhe nuk e kuptojnë pse.
    Punonjësi i vetëm i postës, Denis Hasani, thotë se ka tre javë që është në detyrë dhe se fondi i parave vjen i limituar. “Aq sa kam, aq jap. Nuk mund t’i shpërndaj të gjitha brenda ditës,” shprehet ai, ndërsa shton se fluksi është i madh dhe pensionistët shpesh nuk respektojnë grafikun e shpërndarjes.
    Nga ana tjetër, Posta Shqiptare në Shkodër thotë se situata është krijuar pasi tre punonjës kanë dhënë dorëheqjen dhe një punonjës i ri dha dorëheqje brenda ditës së parë. Aktualisht është vetëm një punonjës, ndërsa pritet emërimi i të dytit dhe të tretit. Sipas drejtueses së degës së shërbimeve në Shkodër, “është e pamundur që një person të shpërndajë pensionet në gjithë atë zonë, sidomos në javën e parë që përkon me fluks të madh”, ndërsa fondi është i limituar dhe nuk mund të jepet i plotë në një ditë.
    Kur gazetarja e pyeti për ankesat që kjo situatë zgjat prej tre muajsh, zyrtarja tha se mund të jetë krijuar konfuzion apo se denoncimet janë “tendencioze”, duke pretenduar se pensionistët janë mësuar me marrjen e pensionit në shtëpi. Megjithatë, pyetjeve të drejtpërdrejta se kush mban përgjegjësi për trajtimin e tyre me dinjitet, nuk iu dha asnjë përgjigje konkrete.
    Pas interesimit të Fiks Fare, posta shtoi një punonjës të dytë, por radhët vazhdojnë dhe pensionistët ende presin me orë për të marrë pensionet, ndërsa nuk kërkohet më as dorëzimi i ID-ve, çka shton edhe më shumë konfuzion.
    Ndërsa institucionet premtojnë se situata do të zgjidhet “brenda ditësh”, qindra të moshuar të Bushatit vazhdojnë përditë betejën e vështirë për të marrë atë që u përket me të drejtë – pensionin e tyre të vetëm për të mbajtur frymën gjallë.

    Top Channel

  • Berisha: Balla, një nga kriminelët elektoralë më të mëdhenj! U garantoj se s’do ta zhvilloni kurrë më atë farsë

    Berisha: Balla, një nga kriminelët elektoralë më të mëdhenj! U garantoj se s’do ta zhvilloni kurrë më atë farsë

    Duke replikuar në sallën e parlamentit ndaj Taulant Ballës, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se, drejtuesi i grupit të PS-së në parlament është një nga kriminelët elektoralë më të mëdhenj.

    Berisha i sfidoi socialistët, duke u shprehur se, kurrë nuk do të mund të zhvillojnë më një farsë elektorale, si ajo e 11 majit.

    Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

    Parafolësi është një nga kriminelët elektorale më të mëdhenj të vendit.

    Është një nga manipulatorët më kryesorë në bashkëpunim me kartelet e drogës, dokumentet janë të gjitha, dhe manipulatorët e votës së diasporës.

    Ky është realiteti.

    Për sa i përket pretendimeve, unë garantoj shqiptarët se kurrë më 11 maj, forcat politike e bazuar në krimin, drogën, nuk është fituese.

    Zgjedhjet i rrëmbeu me metodat më antiligjore dhe më antikushtetuese.

    Rekomandimi i Këshillit të Europës që në Shqipëri duhet të ndahet partia nga shteti, dëshmon se në Shqipëri zgjedhjet nuk u zhvilluan midis partive, por midis shtetit partiak dhe partive politike.

    Mjafton ky rekomandim të dënojë me vdekje procesin zgjedhor, farsën që u zhvillua.

    Ndaj dhe u garantoj që s’do mund ta zhvilloni më atë farsë.

    Për ne, në ato premtimet, zotimet tona se do mbrojmë votën, ne ia dolëm.

    Por e themi këtu, kurrë më.

    Kurrë më.

    Hiqeni nga mendja!

  • SYRI TV/ GJKKO lë në burg grupin kriminal ‘Rraja’, burg për Rexhep Rrajën, djalin e ish deputetit socialist

    SYRI TV/ GJKKO lë në burg grupin kriminal ‘Rraja’, burg për Rexhep Rrajën, djalin e ish deputetit socialist

    Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg Rexhep Rrajen, djalin e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, si dhe anëtarët e tjerë të grupit. Sipas SPAK, grupi dyshohet se ka trafikuar rreth 2.5 tonë marihuanë dhe kokainë në tregjet ndërkombëtare, përfshirë Gjermaninë, Turqinë dhe Malin e Zi.

    Grupi kriminal “Rraja” u godit një ditë më parë gjatë një operacioni në Fushë-Krujë. GJKKO ka caktuar masën “arrest me burg” për Rexhep Rraja, djalin e ish-deputetit Rrahman Rraja, kushërinjtë e tij, Gazmir dhe Përparim Rraja, si dhe bashkëpunëtorët e tyre. Nga 14 masa sigurie të lëshuara, 10 janë ekzekutuar, ndërsa 4 ndodhen ende në kërkim.

    Gjatë operacionit u arrestuan: Marvin Bushati, Agim Nina alias Lorenc Selmani, Sokol Qaja, Zamir Aliaj, si dhe tre anëtarë të fisit Rraja: Gazmir, Përparim dhe Rexhep Rraja. Ndërsa Islam Sefa, Aldo Gjini dhe Jani Çavo ndodhen në qeli, ku iu është komunikuar masa e sigurisë.

    Sipas SPAK, grupi kriminal “Rraja” dyshohet se ka trafikuar rreth 2.5 tonë marihuanë dhe kokainë në tregjet ndërkombëtare. Hetimet kanë dokumentuar tre episode të trafikimit të drogës, ku Shqipëria ka shërbyer si vend nisjeje ose transit, duke përfshirë destinacione si Gjermania, Turqia dhe Mali i Zi.

    MASAT E GJKKO:

    Rexhep Rraja, arrest me burg

    Gazmir Rraja, arrest me burg

    Përparim Rraja, arrest me burg

    Zamir Aliaj, arrest me burg

    Marvin Bushati, arrest me burg

    Agim Nina alias Lorenc Selmani, arrest me burg

    Sokol Qaja, arrest me burg

    Ervis Shuli, arrest me burg

    Vildan Baroku, arrest me burg

    Bujar Sefa, arrest me burg

    Hajdar Sefa, arrest me burg

    Islam Sefa, arrest me burg

    Aldo Gjini, arrest me burg

    Jani Çavo, arrest me burg

  • Berisha akuzon Ballën: Je krimineli më i madh elektoral

    Berisha akuzon Ballën: Je krimineli më i madh elektoral

    Kreu i PD-së Sali Berisha replikoi sot në parlament me kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla, teksa po flisnin për raportin e OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 11 majit.
    Berisha akuzoi Ballën si kriminelin më të madh elektoral në vend dhe manipulatorin e votës së diasporës.
    Sakaq, Berisha iu tha socialistëve se nuk do mund ta zhvillojnë më farsën elektorale të 11 majit.
    Berisha: Parafolësi është një nga kriminelët elektoralë më të mëdhenj të vendit, nga manipulatorët më kryesorë në bashkëpunim me kartelet e drogës. Dhe manipulatorët e votës së diasporës. Kjo është realiteti. Për sa i përket pretendimeve, garantoj shqiptarët se kurrë më 11 maj forca politika e bazuar në krimin drogën nuk është fituese.
    Zgjedhjet i rrëmbeu me metoda anti ligjore anti Kushtetues. konkluzioni i KE se duhet ndarë partia nga shteti dëshmon se në Shqipëri zgjedhjet u zhvilluan mes shteti partiak dhe partive politike. Kjo dënon me vdekje farsën që u zhvillua. Ju garantoj se nuk do mundni ta zhvilloni më atë farsë. Ne ja dolëm se do mbrojmë votë. Por e themi këtu Never more, Kurrë më, hiqeni nga mendja.

  • Bie qeveria në Bullgari, kryeministri jep dorëheqjen pas protestave masive

    Bie qeveria në Bullgari, kryeministri jep dorëheqjen pas protestave masive

    protestat ne bullgari

    BULLGARI- Qeveria e Bullgarisë ka dhënë dorëheqjen pas javësh protestash në rrugë kundër politikave të saj ekonomike dhe dështimit të perceptuar për të luftuar korrupsionin. Kryeministri Rosen Zhelyazkov njoftoi dorëheqjen e kabinetit të tij në një deklaratë televizive të enjten, disa minuta para se parlamenti të votonte për një mocion mosbesimi.
    Dorëheqja vjen disa javë përpara se Bullgaria të bashkohet me eurozonën më 1 janar.
    “Koalicioni ynë u takua, diskutuam situatën aktuale, sfidat me të cilat përballemi dhe vendimet që duhet të marrim me përgjegjësi. Dëshira jonë është të jemi në nivelin që pret shoqëria. Pushteti buron nga zëri i popullit”, tha Zhelyazkov, duke njoftuar vendimin e qeverisë për të dhënë dorëheqjen.
    Protesta masive
    Mijëra bullgarë  u mblodhën të mërkurën në mbrëmje në Sofje dhe dhjetëra qytete të tjera në të gjithë kombin e Detit të Zi, të fundit në një seri demonstratash që kanë theksuar zhgënjimin e publikut me korrupsionin dhe dështimin e qeverive të njëpasnjëshme për ta çrrënjosur atë.
    Javën e kaluar, qeveria e Zhelyazkov tërhoqi planin e buxhetit të vitit 2026, i pari i hartuar në euro, për shkak të protestave.
    Partitë opozitare dhe organizata të tjera thanë se po protestonin kundër planeve për të rritur kontributet e sigurimeve shoqërore dhe taksat mbi dividentët për të financuar shpenzime më të larta shtetërore.
    Pavarësisht tërheqjes së qeverisë lidhur me planin e buxhetit, protestat kanë vazhduar të pandërprera në një vend që ka mbajtur shtatë zgjedhje kombëtare në katër vitet e fundit – më të fundit në tetor 2024 – mes përçarjeve të thella politike dhe sociale.
    Presidenti Rumen Radev i bëri thirrje gjithashtu qeverisë në fillim të kësaj jave të jepte dorëheqjen. Në një mesazh drejtuar ligjvënësve në faqen e tij në Facebook të enjten, Radev tha: “Midis zërit të popullit dhe frikës nga mafia. Dëgjoni sheshet publike!”
    Radev, i cili ka kompetenca të kufizuara sipas kushtetutës bullgare, tani do t’u kërkojë partive në parlament të përpiqen të formojnë një qeveri të re. Nëse ato nuk arrijnë ta bëjnë këtë, siç duket e mundshme, ai do të krijojë një administratë të përkohshme për të drejtuar vendin deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja./ZËRI

  • “Të sfidoj publikisht”/ Deputeti i PS i drejtohet Berishës: Kërkoi falje Çamërisë për…

    “Të sfidoj publikisht”/ Deputeti i PS i drejtohet Berishës: Kërkoi falje Çamërisë për…

    Deputeti i PS, Ardit Bido, është përplasur mbrëmjen e sotme në Kuvend me Berishën teksa i ka kërkuar tu kërkojë ndjesë shqiptarëve, veçanërisht atyre të Çamërisë, për njerëzit që kanë cënuar integritetin territorial të vendit.
    Bido tha se humbja e thellë e votave të Diasporës, sidomos në Greqi është mesazhi që shqiptarët i dhanë PD, duke refuzuar të votojnë njerëz të akuzuar për vrasjen e 2 ushtarëve shqiptarë.
    “E meqënëse këto ditë ai ka dalë sërish, të shoh në sy dhe të sfidoj për ligj e për kanun, për atdhe e flamur, çohu dhe kërko ndjesë ndaj shqiptarëve vecanërisht të Çamërisë, të cilët nga përzgjedhjet tuaja personale u akuzuan sit ë ishin bashkëpunëtorë të nazizmit. Keni sjellë për 3 mandate rresht njerëz me patericë që s’kanë asnjë votë. Keni mbështetur njerëz që cënojnë integritetin territorial të këtij vendi”, iu drejtua Bido, kreut të PD, Sali Berisha.
    Ardit Bido: Doktor, kur përmend dikë si çam ortodoks mund ta kesh problem. Por sot duhet ti shërbejmë Shqipërisë apo shtetësisë së dytë dhe të tretë që kemi. Humbët votën e emigrantëve sidomos në Greqi,
    Në këtë rast ju keni patur humbjen më të tmerrshme të emigrantëve, sidomos atyre në Greqi, pasi vendosët të shkonit atje, të flisnit nën flamurin grek me himnin grek dhe me një person që shteti grek e ka akuzuar si të ishte pjesë e organizatës MAVI që ka vrarë 2 ushtarë shqiptarë.
    E meqënëse këto ditë ai ka dalë sërish, të shoh në sy dhe të sfidoj për ligj e për kanun, për atdhe e flamur, çohu dhe kërko ndjesë ndaj shqiptarëve vecanërisht të Çamërisë, të cilët nga përzgjedhjet tuaja personale u akuzuan sit ë ishin bashkëpunëtorë të nazizmit. Keni sjellë për 3 mandate rresht njerëz me patericë që s’kanë asnjë votë. Keni mbështetur njerëz që cënojnë integritetin territorial të këtij vendi.

  • “Braho duhet t’ia kalojë Dumanit”, Alibeaj: Të goditen të korruptuarit e kupolës politike

    “Braho duhet t’ia kalojë Dumanit”, Alibeaj: Të goditen të korruptuarit e kupolës politike

    Enkelejd Alibeaj ka folur lidhur me sfidat e kreut të ri të SPAK Klodian Braho. Ai ka renditur avantazhet dhe disavantazhet e Brahos në krye të SPAK, në një kohë kur sipas tij, Altin Dumani i ka ngritur në nivel të lartë hetimet, duke goditur të paprekshmit.
    “Steka nga ai që e merr detyrën që është Dumani është e lartë sepse proceset hetimore këtë kohë kanë shkuar në nivele që pak vite më parë as nuk imagjinoheshin ka thyer paprekshmërinë e majave. Kupola e madhe politike e adhuruar dhe nga shoqëria shqiptare e pamësuar me një riekulibër të ri mes pushteteve është thyer tani. Ky 3 vjeçar që kaloi e mori targën e vet, ishte Dumani dhe ky është disavantazh për Brahon”, u shpreh Alibeaj .
    Ai pret që kreu i ri i SPAK të krijojë identitetin e vet institucional, jo duke personalizuar pushtetin, por duke e çuar më tej luftën ndaj korrupsionit në kupolën qeveritare dhe politike.
    “Do të ishte e jo e justifikueshme në sytë e mi nëse vazhdon së paku në nivelin Dumani. Do të konsiderohej jo sukses. Duhet një nivel më i lartë, do të duhet të krijojë identitetin Braho, jo për ta personalizuar pushtetin, por se çfarë ka ngelur pa u goditur nga kupola e lartë qeveritare duhet të ezaurohet.
    Shpejtësia e hetimit do të duhet të marrë një tjetër impuls dhe mbi të gjitha uroj që në përfundim të këtyre tre viteve që vijnë për herë të katërt të mos e konsiderojmë më si një ngjarje të madhe kreun e ri të SPAK-ut të mandatit të katërt, të mos ketë kërshëri publike, por të jetë një gjë e zakonshëm se i gjithë mekanizmi i SPAK, BKH të jetë një gjë që të bashkëjetojë me politikën. Politika ta pranojë që SPAK është aty dhe i fortë dhe të mos luhet më me pushtetin”, tha Alibeaj.
    Sipas tij, sulmet e vazhdueshme politike ndaj SPAK tregojnë se kokat e korrupsionit janë ende në mbrojtje, si në qeveri ashtu edhe në opozitë.
    “Me ç’kemi parë në këto 3 vite që kemi kaluar kokat e kuçedrës së korrupsionit janë në mbrojtje si në qeveri e në opozitë. Shiko sulmet e njëpasnjëshme e sistematike”, theksoi ish-ministri i Drejtësisë.
    Alibeaj tha gjithashtu se pjesëmarrja e ambasadorëve në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë është dëshmi se drejtësia shqiptare mbështetet fuqimisht nga ndërkombëtarët, të cilët, sipas tij, janë faktor kyç për fuqizimin e institucioneve të drejtësisë në vend.
    “Ajo që e ka shtyrë përpara këtë histori suksesi ishte numri i ambasadorëve të ulur sot në mbledhjen e Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Nuk kemi arritur ne shqiptarët që të japim shembullin se kemi aftësi shtetformuese sot është e domosdoshme që pushteti i drejtësisë të ketë mbështetjen e ndërkombëtarëve”, u shpreh Alibeaj.

  • ‘Gara ka qenë e vështirë’, Ish-prokurori: Braho do të ketë në vëmendje dosjet e vjetra, përfshirë 21 janarin

    ‘Gara ka qenë e vështirë’, Ish-prokurori: Braho do të ketë në vëmendje dosjet e vjetra, përfshirë 21 janarin

    Ish prokurori Ervin Karanxha komentoi zgjedhjen e Klodian Brahos në krye të SPAK. Karanxha tha se ishte një garë e vështirë pasi të katërt kandidatët ishin në të njëjtin nivel. Sipas tij, Braho do të ketë në vëmendje dosjet e vjetra ku përfshihet dhe 21 janari.
    Karanxha tha se Braho do të jetë ‘i ftohtë’ sa i takon çështjes më të nxehtë të drejtësisë, atë të vrasjes së katër protestuesve në bulevard.
    ” Është një person që ka mbaruar Magjistraturën, dhe kjo është pozitive. Duhet të kemi parasysh që të katër kandidatët, nga pikëpamja formale, i plotësonin kriteret, përfshirë filtrin profesional dhe atë familjar.
    Gara ka qenë e vështirë dhe edhe për KLP-në zgjedhja ka qenë sfiduese, por është bërë një përzgjedhje e duhur. Prokurori Braho do të shqyrtojë dosjet e vjetra; është e vërtetë që dosja e 21 janarit është një çështje e vjetër. Nuk është normale që dosjet e tilla të mbeten pa zgjidhur, ndaj prokuroria duhet t’i përfundojë. Mendoj se këto dosje do të jenë prioritare, dhe për 21 janarin Braho pritet të jetë i paanshëm dhe i ftohtë profesionalisht.”

  • Shkëndija mposht Sllovan Bratisllavën dhe i shkon pranë kualifikimit, Drita merr humbjen e parë në Ligën e Konferencës

    Shkëndija mposht Sllovan Bratisllavën dhe i shkon pranë kualifikimit, Drita merr humbjen e parë në Ligën e Konferencës

    Shkëndija dhe Drita kanë luajtur sot ndeshjen e tyre numër 5 në Ligën e Konferencës. Dy klubet shqiptare patën rezultate të kundërta këtë mbrëmje. Kuqezinjtë e Tetovës kanë poshtur me shifrat 2-0 Sllovan Bratisllavën. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë të lojës. Fillimisht ishte Bajriçi ai që në minutën e 33-të e dërgoi topin në rrjetë. Më pas, në minutën e parë të shtesës së pjesës së parë Spahiu dyfishoi shifrat. Një fitore mjaft e rëndësishme kjo e Shkëndijës, e cila tashmë i shkon pranë kualifikimit fazën me eleminim direkt.
    Ndërkohë, Drita pati një fat të kundërt me kuqezinjtë e Tetovës. Skuadra nga Gjilani ka humbur në shtëpi me shifrat 0-3 nga AZ Alkmari. Kjo ishte edhe humbja e parë e Dritës në këtë sezon të Ligës së Konferencës. Pavarësisht kësaj humbjeje, ekipi nga Kosova mbetet në zonën që e dërgon në fazën tjetër të kompeticionit. Ndeshja e fundit e fazës së ligës do të luhet në 18 dhjetor dhe të dyja skuadrat shqiptare i presin kundërshtarë të vështirë. Shkëndija do të sfidojë AEK Larnakën në Qipro, e cila tashmë udhëheq tabelën e renditjes. Në krahun tjetër, Drita do të udhëtojë në Spanjë për t’u përballur me Rajo Vajekanon./Sport Ekspres/

  • KPA shkarkon prokuroren Rajmonda Kopaçi

    KPA shkarkon prokuroren Rajmonda Kopaçi

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi sot përfundimisht nga detyra prokuroren Rajmonda Berisha Kopaçi, e cila kishte ankimuar vendimin e vetingut të KPK. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rajmonda Berisha (Kopaçi) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të korrikut 2024.
    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e prokurores. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. Prokurorja e Elbasanit, Rajmonda Berisha Kopaçi u shkarkua nga detyra më 3 korrik nga KPK, për probleme të konstatuara për pasurinë.
    Në vendimin e arsyetuar të KPK, renditen një sërë barrash prove që i janë kaluar subjektit për mungesën e burimeve të pasurive dhe transaksionet e kryera, për të cilat është konkluduar se ajo ka dështuar të provojë të kundërtën.