Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy më Sy” i është përgjigjur komenteve të ndjekësve të tij në Facebook, ku tha se suksesi i Shqipërisë turistike sot, është falë punës dhe vizionit të qeverisë së tij.
Rama iu përgjigj njërit prej komentuesve duke i thënë se duhet të gëzohet për arrtijet e Shqipësisë, edhe pse mund të mos i pëlqejë qeveria, e cila sipas kryeministrit, do të jetë në pushtet të paktën derisa vendi të futet në BE.
“Pavarësisht se ti mund të mos e duash këtë qeverinë time të poshtër, kjo nuk duhet të të pengoj mor vëlla të gëzohesh për Shqipërinë. Pse mos të gëzohesh. Qeveritë venë e vijnë dhe pse kjo e PS do jetë edhe ca vite, deri sa të fusim Shqipërinë në BE të paktën”, tha Rama.
Komentuesi: Ne ja kalojmë Greqisë për turizëm?? Kush i nxjerr këto marrëzira!!Vetëm ne portin e Pireut po te shkosh dhe te shikosh se sa turiste lëvizin neper ishujt, në as qe do ti kemi për gjithë jetën tonë..
Rama: I dashur Paulin, këtu flitet për rritje krahasimore me vitet e mëparshme jo për numra absolutë. Për numra absolut ne as krahasohemi dhe sa kemi pse krahasohemi, sepse është absurditet. Këtu flitet për cilin vend është zhvilluar më shumë në vitin që lamë pas, është rritur më shumë në % në raport me vetveten. Pavarësisht se ti mund të mos e duash këtë qeverinë time të poshtër, kjo nuk duhet të të pengoj mor vëlla të gëzohesh për Shqipërinë. Pse mos të gëzohesh. Qeveritë venë e vijnë dhe pse kjo e PS do jetë edhe ca vite, deri sa të fusim Shqipërinë në BE të paktën. Shqipëria mbetet përjetë, kur Shqipëria shkëlqen nuk ke pse ia kursen vetes një buzëqeshje.
Rama: Nuk e kuptova çfarë kishin parasysh për pyetjet për vitin ku jemi, por që jemi në 2025 e kam të qartë, sepse ky është viti i mandati të ri qeverisës që do e marrim më 11 maj. Nuk kam sesie e ngatërroj. Por dhe ju gëzoheni, mos kini frikë të gëzoheni. Këtë muhabetin që vetëm ne kishim mbetur pa u zhvilluar dhe kjo do ndodhte, mos e bëni është, se nuk është serioze, por shumë qesharake.
Fakti që po ndodh, lidhet me punën kolosale që është bërë për të pastruar imazhin, llumin e plehrat, për të mbështet investimet në turizëm, bujqësi e me radhë… Suksesi i Shqipërisë turistike sot është vizioni, puna e kësaj qeverisë dhe askujt tjetër dhe aleanca jonë me sipërmarrjet shqiptare. Të tjerat janë llafe që i merr era. Era e 11 maj, yyy sa llafe do të marri me vete, ja erdhi, do ta shohim sa llafe do marri me vete ai 11 maj, i bukur do të jetë.
Year: 2025
-

“Mund të mos e duash qeverinë time të poshtër”/ Rama-komentuesit: Suksesi i Shqipërisë turistike, punë e kësaj partie! 11 maji, ditë e bekuar!
-

Aeroporti i Vlorës, Balluku ndan lajmin: Kanë nisur punësimet, ja si të aplikoni
Zëvendës-kryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, se kanë nisur punësimet në Aeroportin e Vlorës, që sipas saj, pritet të përfundojë sëshpejti.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balluku shkruan se janë 100 vende të lira pune në pozicione të ndryshme.
Ndërkohë ajo tregon edhe procedurën për të aplikuar, teksa thotë se pjesëmarrësit do të bëhen pjesë e historisë së aviacionit shqiptar.
Reagimi i Ballukut:
VIA hap dyert për profesionistët e aviacionit.
Nisin punësimet për t’i dhënë jetë aeroportit më të ri në Evropë ????.
Vizitoni faqen e VIA dhe aplikoni për t’u bërë pjesë e historisë së aviacionit shqiptar!
[email protected] -

Kryebashkiaku Golemi: 10 mijë turistë në dy muajt e parë të vitit në Gjirokastër
Gjirokastra po renditet përherë e më shumë në qytetet elitare të turizmit shqiptar, duke tërhequr çdo vit një numër në rritje të turistëve, ku pjesa më e madhe janë të huaj.Edhe pse jemi në stinën e dimrit, rrugët e kalldrëmta, kalaja, monumentet e tjera të kulturës dhe rrethinat e qytetit, janë të mbushura me vizitorë.Kryetari bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi tha për ATSH-në se “qyteti i Gjirokastrës dhe rrethinat kanë mirëpritur vizitorë gjatë stinës së dimrit ndërsa janë regjistruar 10 mijë turistë. Tashmë në Gjirokastër kemi një zhvillim të turizmit të qëndrueshëm dhe vizitueshmëria shtrihet përgjatë gjithë vitit”.“Ndërkohë që muzetë e qytetit si ai Etnografik, “Kadare”, “Tuneli” dhe muzeu në “Kala” u vizituan nga 10 mijë vizitorë gjatë muajve janar dhe shkurt”, tha Golemi.Golemi u shpreh se “fluksi gjithnjë e në rritje i vizitorëve në qytetin e mbrojtur nga UNESCO, po angazhon edhe më shumë strukturat lokale për të pasuruar akoma më shumë guidën turistike, duke e bërë Gjirokastrën një nga pikat kryesore të turizmit në vend”.Gjithashtu, tha Golemi, zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm po ndikon pozitivisht në ekonominë lokale jo vetëm në bizneset me profil turistik, por në tërësi në aktivitetin ekonomik të rajonit jugor.Bashkia e Gjirokastrës përveç një numri të madh aktivitetesh po përgatitet për sezonin veror.“Po përgatisim fletëpalosje për të informuar vizitorët që vijnë në qytet, në të cilat pasqyrohen hartat, pikat turistike, të cilat duhet të vizitojnë, për të lehtësuar lëvizjen e tyre nëpër qytet”, tha Golemi.Ndër destinacionet më të preferuara për vizitorët në Gjirokastër janë pazari karakteristik, banesat e ndryshme karakteristike dhe muzetë e qytetit, të cilët vazhdojnë të ngelen më të veçantët për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja.Përgjatë vitit 2024, Gjirokastra u vizitua nga mbi 700 mijë turistë vendas dhe të huaj, duke u cilësuar si një vlerë e spikatur në hartën kombëtare dhe ndërkombëtare të turizmit të qëndrueshëm dhe cilësor.
-

Ndrek Luca, Malësori nga Dukagjini që kur vdiq, Adem Jashari shkoj për ngushëllim në familjen e tij
Nga Albert Vataj
Vitet ikin, por emri dhe vepra e të madhit Ndrek Luca mbetet emblematike e traditës së artit skenik shqiptar. Tipat dhe karakteret që ai solli me një mjeshtëri të admirueshme, e kanë shndërruar Ndrek Lucën në një prej korifejve të artit skenik. Rolet e tij, pavarësisht se shumicën prej tyre e përbëjnë personazhet negativ, mbeten të papërsëritshëm dhe konkurues përnga niveli interpretativ, plastika dhe origjinaliteti i jetësimit.
Ndrek Luca, malësori që dashuronte librat po me të njëjtën forcë sa dhe pasionin për skenën. Shpirtin e tij e blatoi në themelet artit të bukur të aktrimit, duke besuar se jeta që ai u dha personazheve që luajti, ishte të gjallët që lartësoi në eterin e lavdisë.
Përgjatë gjithë rrugëtimit të tij të stuhishëm, nga jeta në skenë, nga e zakonta e një bashkëshorti të dashur dhe prindi të përkushtuar, ai e mbrujtin atë emër dhe dinjitet që përfaqësoi me një krenari malsori dhe përkushtim të talentit. Nga skenta e Teatrit “Migjeni” në sheshxhirimet e filmave, ai ofroi përgjegjësi të lartë dhe një pasion që i shndërroi gjithë ato personazhe dhe karaktere në një identitet të ri, me të cilat ai jetoi sa ishte gjallë, dhe kujtohet ende.Në kujtesën e kolegëve, regjisorëve dhe operatorëve, familjarëve gjithashtu, ai, Ndrek Luca ka mbetur shpirtërisht ai, malsori me karakter të fortë dhe artisti me një zjarr të pashuar pasioni. Loja e tij në teatër dhe në kinematografi, morën njëjtë prej tij, energji dhe forcë, shpirt shpërthyes dhe ndjenjë delikate.
Ndrek Luca ka lindur në 3 shtator të vitit 1927 në Dukagjin. Familja e tij shpërngulet në Shkodër qysh kur ai ishte në moshë të vogël. Që në fëmijëri ai ka pasur pasion për aktrimin. Ky pasion do ta shtyjë atë që në vitin 1950 të kërkojë nga organet e kohës të aktivizohet më Teatrin e Ushtrisë pas mbërritjes së tij në atdhe në përfundim të Shkollës e Aviacionit kryer në Jugosllavi . Falë talentit të jashtëzakonshëm dhe përkrahjes së regjisores ruse të këtij teatri Zina Andro, kalon në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) në vitin 1950 si aktor profesionist. Roli i tij i parë në këtë Teatër do të ishte po atë vit në 11 Nëntor roli i Shpend Gjeto Plakut në dramën “Halili dhe Hajria” të Kolë Jakovës. Më tej do të vazhdonin një galeri e tërë personazhesh, mbi 100, që do ta bënin Ndrek Lucën një nga aktorët më të dashur të publikut shqiptar. Këtu mund të përmendim rolin e Xhirit në dramën “Arturo Ui” të Bertold Brehtit, rolin e Jagos në tragjedinë “Otello” i Shekspirit, rolin e Bacës së Gjetajve në dramën “Baca i Gjetajve” të Fadil Krajës, rolin e Lekës në dramën “Toka jonë” të Kolë Jakovës, rolin e Brung Trolit në dramën “Përmbytja e madhe” e Kolë Jakovës e shumë të tjera. Përveç interpretimit ai ka shkruar edhe pjesë teatrale ku më e njohura është “Shtatë Shaljanët” si dhe “Votra e huaj”, të interpretuara në skenën e Teatrit “Migjeni” si dhe pjesët “Andra në diell”, “Bardha”, “Histori Irkutase” etj. Del në pension në vitin 1987.
Në kinematografi roli i tij i parë do të jetë ai i Tomorrit në filmin “Detyrë e posaçme” në vitin 1963. Më tej do të vazhdonin më se 30 role ndër më të spikaturat këtu mund të përmendim rolin e Dom Palit në filmin “Komisari i Dritës”, rolin e Kapter Rahmiut në filmin “Duel i heshtur” , rolin e Gjinit në filmin “Plagë të vjetra”, rolin e Pjetër Mustaqekuqit në filmin “Operazioni Zjarri”, rolin e Ndrios në filmin televiziv “ Udha e shkronjave” etj.Të shumta kanë qenë Medaljet dhe Çmimet që ai ka marrë gjatë karrierës së tij. Kështu për rolin e Gani Herrit në filmin e “Rrugicat që kërkonin diell” ai do të vlerësohej me Çmimin e I-rë dhe me Medaljonin e Festivalit në Festivalin e I-rë të Filmit Shqiptar të mbajtur nga data 5 deri në 11 prill të vitit 1976 në Tiranë.
Për rolin e Mark Sokolit në filmin televiziv “Flaka e Maleve” ai do të vlerësohet me Medaljonin e Festivalit në Festivalin e V-të të Filmit Shqiptar të mbajtur nga data 19 deri në datën 23 prill të vitit 1983 në Tiranë.Për rolin Vuhan Pashait në filmin “Balada e Kurbinit” ai do të vlerësohej me Medaljonin Festivalit në Festivalin e IX-të të Filmit Shqiptar të mbajtur nga data 12 deri në 17 nëntor të vitit 1991 në Tiranë.
I martuar me aktoren Mimika Luca. Ndahet nga jeta dhe nga familja e tij e dashur në 13 Janar të vitit 1993.
Për nder të tij Bashkia e Tiranës në vitin 2005 ka titulluar me emrin e tij një nga rrugët e kryeqytetit.
Për meritat e tij artistike Ndrek Luca është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Popullit”.
Kinematografi:1996 — Viktimat e Tivarit (Film TV)1989 — Balada e Kurbinit….Vuhan Pasha1986 — Guri i besës….Gjini1984 — Koha nuk pret (Film TV)…Cen Vrapi1984 — Lundrimi i parë…Qazimi1983 — Fundi i një gjakmarrjeje….Shpendi1982 — Flaka e maleve….Bardh Sokoli, zejtari1982 — Qortimet e vjeshtës…..Rasim Aga1981 — Një natë pa dritë….Filipi1980 — Nusja…Dem Mareci1979 — Mysafiri…Gjergji1978 — Nga mesi i errësirës….Meti1978 — Udha e shkronjave (Film TV)….Ndrio1976 — Pylli i lirisë…Lam Shllapi1976 — Thirrja….Vat Marash Bregasi1976 — Tinguj lufte….Selimi1975 — Në fillim të verës….Gjeneral Piçioni1975 — Rrugicat që kërkonin diell (Film TV)….Gani Herri1974 — Shpërthimi….Hasani1974 — Shtigje lufte….Ramadan Daci1973 — Brazdat – Vellai i Ademit1973 — Operacioni “Zjarri”….Pjetër Mustaqekuqi1970 — Gjurma…..Kasemi1969 — Njësiti Guerril…..Çekani,Komandanti i Njësitit Guerril1969 — Plagë të vjetra….Gjini1968 — Prita….Komandanti Partizan1967 — Duel i Heshtur…Kapter Rahmiu1966 — Oshëtimë në bregdet…..Jonuz Bruga1966 — Komisari i Dritës….Dom Pali, prifti i fshatit1963 — Detyrë e posaçme….Tomori
Teatër:“Baca i Gjetajve” e Fadil Krajës…..Baca i Gjetajve“Makbeth” e Shekspirit14/12/1980 — “Epoka para gjyqit” e Ekrem Kryeziut26/05/1977 — “Përmbytja e madhe” e Kolë Jakovës… Brung Troli07/03/1974 — “Toka jone” e Kolë Jakovës…..Leka24/01/1973 — “Sinjali i kuq” e Bashkim Kozelit27/11/1971 — “Trimi i mirë me shokë shumë” e Sulejman Pitarkës (Artist i Popullit)04/03/1971 — “Arturo Ui” e Bertold Brehtit…..Xhiri26/05/1968 — “Çatia e të gjithëve” e e Kiço Blushit07/03/1967 — “Cuca e Maleve” e Kolë Jakovës27/11/1960 — “Dragoi i Dragobisë” e Xhemal Brojës13/11/1959 — “Në tufan” e Fadil Paçramit21/03/1959 — “Në anën tjetër” e Bajramovit30/03/1958 — “Shtatë shalianët” e Ndrek Lucës03/11/1957 — “Orët e Kremlinit” e N. Pagodin01/02/1956 — “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës (Artist i Popullit)….Jonuz Bruga25/05/1955 — “Përleshja” e Xhemal Brojës18/09/1953 — “Përmbysja” e Llavranjev21/03/1953 — “Otello” e Shekspirit……Jago17/11/1950 — “Heronjtë e heshtur” e Kasem Trebeshinës11/11/1950 — “Halili dhe Hajria” e Kolë Jakovës……Shpend Gjeto Plaku
AutorTeatër“Andra në diell”“Bardha”“Histori Irkutase”“Shtatë shalianët”“Votra e huaj”
Çmime e Tituj
Artist i Popullit17 Nëntor 1991Medaljoni i Festivalit për rolin Vuhan Pashait në filmin “Balada e Kurbinit” në Festivalin e IX-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 12 deri në 17 Nëntor të vitit 1991.
23 Prill 1983Medaljoni i Festivalit për rolin e Mark Sokolit në filmin televiziv “Flaka e Maleve” në Festivalin e V-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 19 deri në 23 Prill të vitit 1983.
11 Prill 1976Medaljoni i FestivalitÇmimi i I-rë për rolin e Gani Herrit në filmin televiziv “Rrugicat që kërkonin diell” në Festivalin e I-rë të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë.
Dukagjinasi që superonte dhe donte origjinën
Nuk ishte malësori i ashpër që ecte me mentalitetin e kohës, por megjithatë Dukagjinin e kishte të ngulitur thellë në mendje dhe zemër. “Ndreka ka lindur në thelb të varfërisë materiale. Ka lindur në Dukagjin, e më pas ka zbritur në Shkodër”, thotë gruaja e tij, Mimika, duke shtuar se Ndreka gjithmonë ka ndier një detyrim shpirtëror ndaj prejardhjes së tij. “Njerëzit e veriut e kanë pasur derën të hapur dhe rrinin me ditë në shtëpinë tonë, aq sa edhe sot djali, Gjergji, thotë se është dukagjinas”.
Miqtë e paktë të Ndrekës
Qëndronte shumë me njerëzit, por miqtë e ngushtë ishin të paktë. Kishte një shok të ngushtë në Shkodër, një punëtor në Tiranë. Me Petro Markon ishte shumë i lidhur, si dhe kompozitorët shkodranë Çesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi etj. Shumë mik kishte edhe Halim Gjakovën, me të cilin hanin çdo mëngjes bukë misri me djathë”, kujton bashkëshortja e aktorit të madh, Mimika, duke shtuar se Ndreka nuk ishte natyrë që pinte dhe ishte tepër familjar.
Kur Luca interpretonte Makbethin
Pavarësisht nga shkollimi si pilot, ai ishte autodidakt në drejtim të artit. Në bibliotekën e tij i gjen të gjithë veprat filozofike të të gjitha rrymave. “Duke lexuar jashtëzakonisht shumë, ishte ai që ishte. Kur u kthye nga studimet në Jugosllavi kishte vetëm valixhe me libra dhe asnjë gjë tjetër”, kujton duke shtuar se edhe më i madh ishte pasioni i tij për skenën. “Edhe kur ka qenë në reanimacion, pasi ka pësuar infarkt mbante “Makbethin” nën jastëk. Jam tmerruar kur e kam parë. Pas tri ditësh shkoi në Shkodër të luante”.
Vlerësimi i vonuar i shtetit
Shteti vendosi ta nderonte, atëherë kur të gjithë e quanin Artist i Popullit, edhe pse nuk ia kishin dhënë këtë titull. E ndjente këtë vlerësim ngado, te njerëzit që e përshëndesnin rrugës dhe tek ata qindra kartolina që i dërgonin, sidomos shqiptarët e Kosovës. “Vlerësimi shtetëror, megjithatë iu dha, edhe pse me vonesë. Por ka vuajtur shumë për të arritur deri atje. Ishte çdo moment i shqetësuar. Për një natyrë të drejtë, çdo padrejtësi ishte dhimbje. Këtu qe një popull i tërë që i qe bërë një padrejtësi e madhe, e llahtarshme”, thotë Mimika, duke shtuar se Ndreka ishte titanik në forcën e tij. -

Odise Kote promovon romanin “Agonia” në Sarandë
Odise Kote promovon romanin “Agonia” në Sarandë – Një vepër tronditëse mbi realitetin shqiptar të vitit ‘97
Odise Kote dhe romani “Agonia” – Një pasqyrim i dhimbshëm i vitit 1997
Shkrimtari i njohur Odise Kote dhe Klubi i Krijuesve Jonianë kanë promovuar sot në Sarandë romanin më të ri, “Agonia”. Romani “Agonia” një vepër që shpalos me detaje një periudhë të errët të historisë shqiptare, atë pas viteve ’90, me theks të veçantë në ngjarjet dramatike të vitit 1997. Ky libër është një pasqyrim i gjallë i dhimbjes, dëshpërimit dhe rrugëtimit të një shoqërie në kërkim të shpresës.
Përmbajtja e romanit “Agonia” të Odise Kote – Një histori dashurie në mes të kaosit
Në qendër të romanit “Agonia” të Odise Kotes qëndron historia e një dashurie të pamundur mes dy të rinjve, ku partnerja është e huaj, duke reflektuar kontrastet e një shoqërie në krizë. Përmes kësaj lidhjeje, Kote sjell një panoramë të agonisë që përfshiu Shqipërinë në atë periudhë, ku njeriu përpiqej të mbijetonte mes pasigurisë, krizës identitare dhe dëshirës për një jetë më të mirë.
Odise Kote: “Agonia është një roman i kujtesës kombëtare”
Shkrimtari Odise Kote e përshkruan “Agonia” si një roman të kujtesës kombëtare, që sjell një qortim të fortë për klasën politike të asaj kohe dhe për popullin shqiptar. Sipas tij, viti 1997 ishte një moment ku Shqipëria rrezikoi të binte në greminë për shkak të papërgjegjshmërisë së politikës dhe mungesës së stabilitetit.
“Le ta quajmë një roman të kujtesës kombëtare. Ky roman përmbledh ngjarjet e vitit 1997, një qortim i madh për klasën politike dhe shoqërinë shqiptare, ashtu siç Homeri kritikoi grekët për tejkalimin e së drejtës. Nuk duhet të lejojmë kurrë që e keqja të triumfojë,” – u shpreh Odise Kote gjatë promovimit të romanit në Sarandë.
Stili dhe struktura e “Agonia” – Një vepër unike në letërsinë shqiptare
Romani “Agonia” dallon për stilin e tij të veçantë. Me fjali të shkurtra dhe një narrativë fragmentare, Kote sjell një ndjeshmëri të thellë emocionale që pasqyron kompleksitetin e personazheve dhe agoninë që i rrethon. Përmes ndikimit të tij si gazetar, ai përdor një qasje të ngjashme me publicistikën, duke sjellë një rrëfim të gjallë dhe realist.
Pse duhet të lexoni “Agonia” nga Odise Kote?
“Agonia” është një pasqyrë autentike e viteve ‘90 – Romani sjell një analizë të thellë të krizës shqiptare pas rrëzimit të komunizmit.
Një histori dashurie e ndërlikuar – Përplasja mes dy kulturave dhe sfidat e një periudhe të trazuar e bëjnë këtë histori edhe më tërheqëse.
Një kritikë e fortë sociale dhe politike – “Agonia” nuk është vetëm një roman, por një thirrje për reflektim mbi të kaluarën dhe të tashmen.
Odise Kote – Një zë i fuqishëm në letërsinë shqiptare
Odise Kote ka lindur dhe është rritur në Gjirokastër. Karriera e tij si gazetar dhe shkrimtar është pasuruar nga përvojat e drejtpërdrejta me realitetin shqiptar, të cilat i ka përfshirë në veprat e tij. “Agonia” është vetëm një nga librat e tij që trajton tematika të forta sociale dhe historike, duke u bërë një pikë referimi për lexuesit që kërkojnë letërsi të thellë dhe reflektuese.
Romani “Agonia” i Odise Kotes është një vepër që shkon përtej një historie fiktive. Ai është një thirrje për të mos harruar të kaluarën dhe për të reflektuar mbi të tashmen. Për të gjithë ata që janë të interesuar në letërsinë bashkëkohore shqiptare, “Agonia” është një lexim i domosdoshëm. -

Vrapuesi sarandiot i 32-ti ndër 6- mijë garues në Napoli
Nga Thoma Nika
Vrapuesi sarandiot Alush Çukari është kthyer entuziazt nga Maratona e Napolit.
Ai thotë se ishte eksperiencë e vlefshme pjesëmarrja e tij në një aktivitet të parë ndërkombëtar, ku ai ishte i vetmi shqiptar ndër më shumë se 6 mijë garues, me fanellën Saranda-Albania.
Atleti 58 vjeçar i garave të gjata tregon se nga Napoli është kthyer i plotësuar në ambicien e tij, pasi u klasifikua në vendin 32, me një kohë të kënaqshme në garën 21 km dhe për moshën + 55.
Mundi të renditet në këtë klasifikim, megjithë dëmtimin që mori në këmbën e majtë, të shkaktuar në punën e përditshme në Sarandë, pak ditë para nisjes për Napoli.
Para atletit pasionant dhe me vullnet të hekurt Alush Çukari është tani një.tjetër sfidë: Maratona e 6 prillit në Firenze, po në Itali, ku ai thotë se nuk do të mungojë. -

Në “Kodrën e Gjashtës” Sarandë do ndërtohet hotel për nomadët dhe artistët, FSHZH 3.8 milionë euro
Qeveria ka vendosur që në zonën ku sot ndodhet vila qeveritare në Kodrën e Gjashtës në Sarandë të ketë një transformim total duke parashikuar sipas një projekti disa nivele ndërhyrjeje.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit njoftoi këtë të enjte çeljen e procedurës së prokurimit “Investime për transformimin e aseteve publike me potencial zhvillimi në modele të standardit më të lartë të zhvillimit, Loti 3 “Poli i Zhvillimit turistik në Sarandë – Faza 1” me një fond limit 378 milionë lekë apo 3.8 milionë euro që ka në fokus këtë transformim. Referuar raportit teknik janë disa ndërhyrje që parashikohen të bëhen në këtë zonë.
Por cilat janë në fakt ndërhyrjet që parashikohen?
Niveli 1 Hapësirë rekreacioni
“Në Nivelin 1 të projektit, është parashikuar krijimi i një hapësire për komunitetin, duke u fokusuar në zhvillimin e zonave rekreative që nxisin relaksimin, argëtimin dhe ndërveprimin social.
Ky nivel përfshin: Zonat e pushimit, të konceptuara si hapësira të qeta dhe të hijezuara, të rrethuara nga gjelbërim i dendur dhe elemente dekorative natyrore. Këto zona ofrojnë stola dhe mobilje të përshtatshme për relaksim, duke krijuar një ambient ideal për banorët dhe vizitorët që duan të kalojnë kohë në natyrë.
Këndet e lojërave, të dizajnuara për të qenë të sigurta dhe argëtuese për fëmijët. Pajisjet janë të ndërtuara me materiale të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin, duke krijuar një hapësirë që inkurajon aktivitetin fizik dhe socializimin mes të rinjve.
Pishina publike, një atraksion kryesor i këtij niveli, e cila ofron mundësi për freskim dhe relaks gjatë muajve të ngrohtë. Pishina është projektuar për të plotësuar standardet moderne të sigurisë dhe higjienës, duke u shoqëruar me hapësira ndihmëse si tualete, dushe dhe zona shërbim” përcakton raporti teknik.Niveli 2 objekt qeveritar, restorant dhe hotel
Konkretisht parashikohet funksionaliteti i objektit qeveritar. Restorant i integruar ne terren. Hotel si rezidence për artistet dhe vizitores e zonës.
“Në Nivelin 2 të projektit, fokusi është vendosur në zhvillimin e funksioneve të ndryshme kulturore, sociale, dhe akomoduese, të cilat krijojnë një ekosistem të integruar shërbimesh dhe aktivitetesh.
Ky nivel është konceptuar për të qenë një qendër dinamike që mbështet krijimtarinë, kulturën dhe ndërveprimin social, duke kombinuar hapësira të brendshme dhe të jashtme të menduara me kujdes. Funksionaliteti i objektit qeveritar: Vila qeveritare do të ruajë identitetin e saj historik, ndërsa transformohet për të përmbushur funksione bashkëkohore.
Ky objekt do të shërbejë si një pikë referimi dhe një komponent kryesor për ndërthurjen e traditës me modernitetin. Një restorant i vendosur në një mjedis të natyralizuar, i cili ofron përvoja kulinare të lidhura me traditën dhe produktet lokale. Ky hapësirë do të jetë një atraksion i veçantë për vizitorët dhe një pikë takimi për artistët, studentët dhe komunitetin.
Hoteli: Në këtë zonë do të ndërtohet një strukturë akomoduese me konceptin e apart-hotelit, e cila do të funksionojë si rezidencë për artistët, nomadët digjitalë, studentët dhe turistët. Hapësirat e saj do të jenë të disponueshme gjatë gjithë vitit dhe do të përfshijnë zona të veçanta për aktivitete dhe shërbime outdoor, duke mundësuar relaksim dhe frymëzim kreativ në një ambient unik. Në tërësi, ky nivel përfaqëson zemrën sociale dhe kulturore të projektit, duke krijuar një hapësirë të shumëdimensionale që promovon artin, edukimin dhe përvojat kolektive.Niveli 3 shkolla, hapësirë për evente
“Në Nivelin 3 të projektit, fokusi kryesor është krijimi i një hapësire multifunksionale që i shërben njëkohësisht komunitetit, arsimit dhe aktiviteteve kulturore. Ky nivel është konceptuar për të përmbushur nevojat praktike të komunitetit, duke integruar një infrastrukturë të avancuar dhe elemente të qëndrueshme në dizajn. Funksionaliteti i shkollës 9-vjeçare si institucion arsimor: Në këtë nivel, shkolla 9-vjeçare do të funksionojë si një institucion arsimor i mirëfilltë, me hapësira të pajisura për zhvillimin e procesit mësimor në përputhje me standardet bashkëkohore.
Shkolla do të ofrojë mjedise moderne dhe të përshtatura për mësimdhënie, duke përfshirë klasa, laboratorë dhe zona për aktivitete jashtëshkollore. Krijimi i një hapësire komunitare për nxënësit e shkollës: Për nxënësit do të krijohet një zonë komunitare që promovon ndërveprimin dhe aktivitetet jashtë mësimit, si klube, projekte kreative dhe lojëra edukative. Kjo hapësirë do të jetë e disponueshme për zhvillimin personal dhe shoqëror të fëmijëve në një mjedis të sigurt dhe frymëzues. Funksionaliteti i parkimit nëntokësor: Një parkim nëntokësor do të ofrojë lehtësi për stafin e shkollës, prindërit dhe vizitorët.
Kjo infrastrukturë do të ndihmojë në reduktimin e trafikut në sipërfaqet e jashtme, duke çliruar më shumë hapësira për aktivitete rekreative dhe arsimore. Përdorimi i i shufrave të aluminit në formë vertikale dhe formimin e një gridi për krijimin e një strukture të përshtatshme në mbështetje të gjelbërimit vertikal.
Forma e propozuar do të krijoje efektin vizual të kompozimit natyral të shkëmbinjve. Gjelbërimi vertikal me bimësi kacavjerrëse i propozuar është i përshtatur sipas kahut të drejtimit të objektit me varietetin përkatës.
Hapësirë për artistët: Një zonë e dedikuar për artistët do të integrohet në këtë nivel, duke ofruar studio krijimi dhe ambiente pune që mbështesin artin dhe frymëzimin. Kjo hapësirë do të inkurajojë bashkëpunimin mes artistëve dhe nxënësve, duke sjellë kulturën më pranë komunitetit.
Hapësirë për evente promovuese: Një zonë multifunksionale është dizajnuar për të pritur evente të ndryshme promovuese, si ekspozita, konferenca dhe aktivitete komunitare. Kjo hapësirë do të funksionojë si një pikë takimi për njerëzit e interesuar në kulturë, edukim dhe zhvillim komunitar” thuhet në raportin teknik. -

Air Albania nis fluturimet direkte Tiranë-Vjenë
Air Albania ka njftuar nisjen e fluturimeve të reja direkte midis Tiranës dhe Vjenës. Fluturimet operohen me Airbus A320 dhe zhvillohen çdo të enjte dhe të diel. Sipas njoftimit të Air Albania kjo linjë e re do të krijojë një lidhje më të shpejtë midis dy kryeqyteteve çka pritet të sjellë forcimin e shkëmbimeve turistike, ekonomike dhe kulturore mes Shqipërisë dhe Austrisë.Kjo linjë ajrore vjen si një mundësi e re për shqiptarët që jetojnë, punojnë apo studiojnë në Austri, si dhe për të gjithë ata që udhëtojnë shpesh mes dy vendeve.Orari i fluturimeve:🔹 Tiranë – Vjenë: Nisja në 20:15, mbërritja në 21:25🔹 Vjenë – Tiranë: Nisja në 22:25, mbërritja në 00:10Ndërkohë, më herët, më 19 shkurt 2025, Air Albania ka njoftuar edhe nisjen e fluturimit të drejtpërdrejtë Tiranë-Gjenevë, duke krijuar një tjetër urë ajrore të rëndësishme mes Shqipërisë dhe Zvicrës.Për më shumë informacion dhe rezervime, vizitoni www.airalbania.com.al ose kontaktoni në [email protected]. Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Air Albania ka njftuar nisjen e fluturimeve të reja direkte midis Tiranës dhe Vjenës. Fluturimet operohen me Airbus A320 dhe zhvillohen çdo të enjte dhe të diel. Sipas njoftimit të Air Albania kjo linjë e re do të krijojë një lidhje më të shpejtë midis dy kryeqyteteve çka pritet të sjellë forcimin e shkëmbimeve turistike, ekonomike dhe kulturore mes Shqipërisë dhe Austrisë.Kjo linjë ajrore vjen si një mundësi e re për shqiptarët që jetojnë, punojnë apo studiojnë në Austri, si dhe për të gjithë ata që udhëtojnë shpesh mes dy vendeve.Orari i fluturimeve:🔹 Tiranë – Vjenë: Nisja në 20:15, mbërritja në 21:25🔹 Vjenë – Tiranë: Nisja në 22:25, mbërritja në 00:10Ndërkohë, më herët, më 19 shkurt 2025, Air Albania ka njoftuar edhe nisjen e fluturimit të drejtpërdrejtë Tiranë-Gjenevë, duke krijuar një tjetër urë ajrore të rëndësishme mes Shqipërisë dhe Zvicrës.Për më shumë informacion dhe rezervime, vizitoni www.airalbania.com.al ose kontaktoni në [email protected].
-

Kënga e humbur shkodrane për Ali Pashë Tepelenën
Figura magjepsëse dhe hijerëndë e Ali Pashë Tepelenës është studiuar nga shumë romancierë europianë perëndimorë të cilët kanë shprehur vlerësime të merituara për të.
Për të janë kënduar këngë dhe poema nga më të ndryshmet por ndër to spikat dhe një këngë jo edhe aq e njohur për këtë kolos, e krijuar dhe e kënduar nga artisti i madh shkodran Bik Ndoja.Edhe pse ky këngëtar, që me të drejtë quhet “Bilbili i Shkodrës”, ka kompozuar për figura të mëdha të Veriut të Shqipërisë si: Oso Kuka, Dedë Gjo Luli, Luigj Gurakuqi, ai me të drejtë tregon admirimin e tij për Ali Pashën nëpërmjet këtyre vargjeve:
O të hanën kur topi krisi, amaneIa dha kalasë anë o për anë, amaneO mbreti pashallarët i nisi, more mbi vezirMbi vezir Ali Pashën, amaneAli Pasha i ngratëLufton ditë e natëÇu ba muhaserëBini gegë e biniSe fishekë tek kiniBini toskë e gegëFishekë ju nap vetë
Njizetekatër pashallarë, amaneO dojn me i hi kalasë përmrendë, amaneAli Pasha del i parë, o more Ali PashëAli Pashë TepelenaAli Pashë BeratiÇ’po luftonte i atiAli Pashë tërhallaÇ’po t’shkëlxhente pallaBini gegë e biniSe fishekë tek i kiniBini toskë e gegëFishekë iu nap vetë.
