Nga Thoma Nika
Panairi Botëror i Turizmit në Berlin ishte eventi më impresionues i këtyre 5 vitevr të fundit, ku ka patur rastin të jetë. Me këtë vlerësim shprehet për RTSH Gjirokastra.
Arben Çipa, kreu i Industrisë së Turizmit për Sarandën. Ai flet për praninë në Panairin e Berlinit, të përfaqësuesve më të lartë të turizmit botëror dhe për prezantimin befasues që bëri Shqipëria, e vendosur në fokus të Panairit.Eksperti i turizmit Çipa është edhe më shumë vlerësues, kur flet për anën praktike të Panairit, ku interesi ishte edhe më i lartë nga operatorët turistikë.
Sipas tij, u pa interes i shtuar i partnerëve të ndryshëm, për të bashkëpunuar më ngushtë me homologët e tyre shqiptarë. këtë viit turistik e në vijim.
Për Tregun gjerman të turizmit Çipa thotë se është treg sensitiv e me standarde shumë të larta, por disi i zgjatur në kohë, për ta quajtur edhe Shqipërinë Destinacion. Falë kontakteve dhe bisedimeve në Panairin e Berlinit, pritshmëritë janë që ë, së shpejti, ky treg të jetë konsiderueshëm i shpërndarë edhe në territorin shqiptar.
Ditët post Panair nga operatorët e Sarandës janë kthyer në ditë pune intensive, duke nisur me rifreskimin e kontakteve elektronike me partnerët. Këto ditë shënojnë kështu nisjen me bërjen e “detyrave të shtëpisë”, nga zyra dhe nga terreni, me vizionin dhe qasjen e re, që morën nga Panairi Botëror i Turizmit në Berlin.
Year: 2025
-

Arben Çipa: Nga Berlini, me “detyra shtepie”
-

Arrestimi i trajnerit Markelian Alinani nga SPAK, drejtimin e Delvinës e merr mjeku i ekipit…
Situatë e pazakontë te klubi i futbollit Delvina, por edhe në futbollin shqiptar.
Kjo për shkak se pak ditë më parë, trajneri Markelian Alinani, u arrestua me urdhër të SPAK, pasi akuzohet i përfshirë në një grup të strukturuar kriminale që kishte aktivitet në fushën e lëndëve narkotike.
Për rrjedhojë nga 4 marsi klubi kishte mbetur pa trajner, ndërsa sëfundmi është parë që seancat stërvitore i drejton mjeku, i cili po bën edhe trajnerin në stadiumin ‘Jovan Asko’. Ai po përgatit Delvinën për ndeshjet e radhes ne kampionat.
Kush është trajneri në probleme me drejtësinë
Markelian Alinani dikur futbollist i skuadrës së Bistricës në Delvinë është i njohur jo vetëm për karrierën në sport, por edhe për policinë. Në vitin 2012, kur ai ishte rreth 35 vjeç, është arrestuar, si pjesë e një grupi që po trafikonte lëndë narkotike kanabis nga Lazarati, drejt Sarandës.
Në vitin 2021, Markelian Alinani u arrestua sërish me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, kësaj radhe nën dyshimet se ishte përfshirë në veprën penale të “paracaktimit të ndeshjeve sportive”. Emri i Alinanit u shfaq gjatë një hetimi të SPAK-ut për ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa. -

Çipa: Nevoja të larta për burime njerëzore, marrja e punonjësve të huaj zgjidhje praktike
KryesoreKronikëEkonomiEmisioneÇipa: Nevoja të larta për burime njerëzore, marrja e punonjësve të huaj zgjidhje praktikeE Diel, 09 Mars 2025, 13:40
Kryetari i Operatorëve Turistikë të Shqipërisë Arben Çipa në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV teksa foli për sfidat e sektorit të turizmit u shpreh se ka nevoja të larta sa i përket burimeve njerëzore ku kërkohen më shumë profesionistë sesa punëtorë të thjeshtë.
Ai tha se marrja e punëtorëve tëhuaj është në zgjidhje praktike pasi ata janë dhe me një kosto më të ulët se punonjësit vendas dhe se prioritete u është dhënë atyre nga Nepali dhe Afrika.
Sipas tij është i paevitueshëm punësimi i të huajve, teksa thekson se këtë vit çmimet do jenë më të logjikshme për vizitorët.
“Tipologjia e akomodimit është e ndryshme dhe klientela kësaj i referohet. Kjo është një pjesë që e përballojmë për momentin pastaj ka dhe një përshkrim të situatës para rezervimeve dhe kërkesat që kemi aktualisht i përballojmë, por trendi që presim në të ardhmen e shpejtë kërkon shtimin e kapaciteteve.
Do theksoja se për staf ka nevojë të madhe hoteleria. Në rastin e operatorëve turistikë kërkojnë më tepër profesionistë sesa punonjës të thjeshtë. Pra hoteleria është dhe industria që kërkojnë më tepër punonjës të specifikuar dhe të thjeshtë.
Shpirtërisht nuk është zgjidhje marrja e punonjësve të huaj, por praktikisht është e vetmja që mund të zgjidhë këtë situatë. E kemi thënë se trendi për kërkesën e punonjësve të huaj po rritet se s’po e përballon dot me vendas.
Vetëm për Sarandën dhe Ksamilin aplikimet për një javë kishin arritur në 830 punonjës të huaj. Janë punonjës të gatshëm për të bashkëpunuar, janë me kosto më të ulët sa i përket krahasuar me një punonjës vendas, por mbete për tu parë se si ata janë sjellë më punët e mëparshme.
Punësimi i tyre është vetëm për sezonin e verës sepse gjatë dimrit aktiviteti është pothuajse i mbyllur apo me kapacitet të ulët, prandaj kërkesa është për punonjës sezonal nga maj deri shtator”
Më tej ai shtoi se i kanë dhënë prioritete punonjësve nga Nepali pasi janë mjaft të mirë në akomodimin e dhomave, po tentojmë dhe po sjellim nga Afrika, pra Nepali dhe Afrika janë dy vendet më të dukshme në territorin tonë.
“Krahasuar pagat e një punonjësi vendas me një të huaj është që në lidhje me një punonjës të huaj që ka pranuar si rrogë mujore pagën minimale të Shqipërisë, i bie të pranojë gjysmën e pagesës që kërkon një punonjës shqiptar, plus që i ofrohet akomodimi dhe bileta e ardhjes dhe largimit.
Me punonjësit tanë dy vitee e fundit kemi pasur një stres të madh pasi pretendimet janë të larta dhe ajo që ofrojnë nuk e justifikon. Ndoshta e kanë parë që ne kemi nevojë në këtë industri dhe ata kërkojnë më shumë pagesë.
Kërkesat nga turistët janë të konsiderueshme dhe kur ka kërkesa kjo është në favor të biznesit dhe jo klientit, por duke parë një problem që u shfaq vitin e kaluar bëmë gabime frangmentale dhe dua të besoj se çmimet këtë vit do jenë më të studiuara dhe mirë menduara. Në rast se kemi kërkesa të larta është e paevitueshme që të ngrihen disi çmimet por nuk dua të ndodhë ajo që ndodhi një vit më parë.” -

Trajneri i arrestuar me urdhër të SPAK, Delvinën në Kategorinë e Dytë e drejton… mjeku
Kategoritë inferiore në futbollin shqiptar prodhojnë shpesh episode të çuditshme. Një prej tyre vjen sot në ndeshjen mes Maliqit dhe Delvinës.
Trajneri i Delvinës, Markelian Alinani, mungon pas shoqërimit me urdhër të SPAK disa ditë më parë. Kështu në stadiumin “Jovan Asko” bie në sy se mjeku i ekipit po bën edhe trajnerin te miqtë.
Përveç hyrjes në fushë, kur duhet të japë ndihmë mjekësore, ai udhëzon edhe lojtarët e Delvinës në Kategorinë e Dytë. -

“Lonely Planet” sugjeron kohën më të mirë për të vizituar Shqipërinë
Shqipëria ka qenë një nga destinacionet më të nxehta vitet e fundit dhe nuk ka asnjë arsye për të menduar se fluksi i turistëve do të “qetësohet” së shpejti, shkruan Joel Balsam në një artikull të botuar në “Lonely Planet”.Vendi ballkanik ka plazhe të bukura me ujëra të kristalta – në fakt, një prej tyre u shpall së fundmi si më i kaltërti në botë – qytete të trashëgimisë së UNESCO-s me rrugica magjepsëse dhe tunele nëntokësore, së bashku me shtigje ecjeje të mrekullueshme në Bjeshkët e Nemuna (Alpet Shqiptare).Shumica e turistëve vizitojnë Shqipërinë në sezonin e verës (qershor-gusht), kur plazhet janë më të ngrohta dhe malet janë pastruar nga bora. Kjo është koha e shkëlqyer për ta vizituar vendin ballkanik.Vizitoni Shqipërine në maj ose tetor – me më pak turma dhe temperatura të ngrohta. Megjithatë, kjo periudhë mund të mos jetë ideale për të notuar në det pasi është ende i ftohtë.Shumica e objekteve turistike jashtë qyteteve të mëdha dhe përgjatë bregdetit në Shqipëri, mbyllen në dimër (dhjetor-mars).Industria e turizmit fillon të hapet sërish pas festës së bektashinjve të pranverës, Ditës së Nevruzit, më 22 Mars. Nëse shkoni gjatë dimrit, qëndroni në kryeqytet, Tiranën, ose qytetin verior Shkodër, i cili organizon karnavale dimërore.Planifikoni udhëtimet tuaja në Shqipëri gjatë gjithë vitit me këtë guidë sezonale.Muajt qershor-shtator përbëjnë pikun e sezonit verorRiviera Shqiptare në jug të vendit është quajtur Maldivet e Evropës – një vlerësim i cili merr kuptim kur mendon për ujin e kaltër në brigjet e Ksamilit dhe përreth.Zbulimi i Shqipërisë ka ndihmuar në rritjen e numrit të turisteve të huaj – kështu që gjatë pikut të sezonit pritet të ketë turma të mëdha vizitorësh.Për t’i shpëtuar turmave më të mëdha, merrni me qira një makinë dhe udhëtoni deri në plazhin e Borshit dhe të Gjipesë.Ju gjithashtu mund të bëni një turne me varkë nga Himarë në plazhet e izoluara ku mund të jeni vetëm ju dhe deti i hapur.Në qershor, shkoni në Dhërmi për të marrë pjesë në festivalin e muzikës “Kala”. Nëse mund të prisni deri në shtator, do të gjeni temperatura më pak të nxehta në bregdet dhe me më pak turma vizitorësh.Në përgjithësi, në Shqipëri ka vizitorë gjatë gjithë vitit, megjithëse mungesa e ndonjë flladi detar mund të shkaktojë nxehtësi ekstreme në korrik dhe gusht, me temperatura që rriten mbi 30°C. Zonat më të freskëta janë Bjeshkët e Nemuna, ku temperaturat mesatare lëvizin midis 17°C dhe 22°C në verë.Gjithashtu, zbuloni një tjetër destinacion alternativ veror – Pogradecin, i cili pret “Festivalin Balkan Film Food” në fund të qershorit ose në fillim të korrikut.Vizitoni Shqipërinë në maj ose tetor për klimë më të butë dhe me më pak turmaTë vizitosh pothuajse çdo vend jashtë pikut të sezonit është një ide e mirë. Ka më pak turma, mot të butë dhe çmime më të arsyeshme. E vetmja pengesë është rreziku i motit të keq – si psh shiu në pranverë.Muajt maj-tetor janë veçanërisht ideal në Shqipëri. Në maj, do të keni më shumë hapësirë për t’u shtrirë në plazhet e Rivierës Shqiptare, megjithëse mund të jetë pak freskët – temperaturat mesatare në Ksamil variojnë nga 16°C – 22°C.Ndërsa maji është gjithashtu teorikisht një kohë e mirë për të ecur në male pasi ka më pak vizitorë në Shqipëri, vini re se bora mund të mos jetë shkrirë deri në fund të muajit.Vjeshta (tetor dhe nëntor) është gjithashtu një kohë e shkëlqyer për të vizituar Shqipërinë, pasi do të keni mundësinë të shihni ndryshimin e gjetheve në vende si Parku Kombëtar i Thethit.Vjeshta është gjithashtu perfekte për të vizituar qytetet e UNESCO-s si Gjirokastra dhe Berati.Ngrohja në dimër (dhjetor-mars) në baret e modës së Tiranës dhe karnavalet e ShkodrësShumica e akomodimeve në Shqipëri mbyllen gjatë dimrit, por ka ende argëtim gjatë sezonit dimëror. Nëse fluturoni drejt kryeqytetit – Tiranës, shkoni në Bllok dhe relaksohuni me një koktej në “Radio Bar”. Ose provoni rakinë në bar “Komiteti”.Dimri është gjithashtu një kohë e mirë për të vizituar muzeun magjepsës të Shtëpisë me Gjethe të Tiranës, i cili dokumenton historinë e spiunazhit gjatë diktaturës paranojake të vendit nën drejtimin e Enver Hoxhës.Kuzhina shqiptare, e karakterizuar nga mishrat e pjekur në skarë, është e shijshme në çdo kohë të vitit. Provoni gatimet më të mira vendase si qoftet dhe tavën e kosit me mish qengji të pjekur – në restorantet e Tiranës si “Era” dhe “Oda Garden”.Nëse mund ta përballoni të ftohtin në veri të Shqipërisë, vizitoni Shkodrën. Në shkurt, qyteti pret festime të karnavaleve me interpretues të maskuar dhe parada në rrugë.Provoni verën shqiptare nga tetori deri në dhjetorShqipëria është një destinacion në lulëzimin përsa i përket prodhimit të verës, me një histori që shtrihet prej shumë dekadash. Shijoni verën unike të vendit duke përfshirë “Kallmeti”, “Sheshi”, “Debin”, “Vranac” dhe “Vlosh” në qytetin e Beratit.Një ndër të preferuarat është Kantina e Verës Çobo, e vendosur në një kopsht.Adhuruesit e verës mund të vizitojnë në dhjetor qytetin e Pogradecit – i cili pret Festivalin e Verës dhe Gështenjës. /ATSH/
-

BBC: Falë gjysheve, kuzhina shqiptare po gjen rrënjët e saj
Shqipëria po gjen rrënjët e saj të kuzhinës falë ndihmës së gjysheve të shefave të kuzhinës, shkruan Tristan Rutherford për BBC.Tefta Pajenga, 76 vjeçe, është një nga kuzhinieret e shumta televizive në moshë pensioni në Shqipëri. Në emisionin e saj të gatimit në televizionin kombëtar, mësuesja në pension udhëzon një amvise më të re se si të gatuajë japrakë, një pjatë tradicionale me gjethe hardhie të mbushura me oriz dhe barishte.Japrakë zë një vend të veçantë te shqiptarët. Zakonisht përgatitet nga familjet së bashku dhe më pas ndahet në ditët e festave të krishtera dhe myslimane në këtë vend të larmishëm fetar.Ashtu si shumë pjata, receta vjen nga një vend tjetër, pasi emri rrjedh nga fjala turke “gjethe”.Megjithatë, përbërësit janë të gjithë vendas: kopër, speca dhe nenexhik nga Shqipëria Veriore.Sot, gjyshe shqiptare si Pajenga po mësojnë breza të shumtë në një nga vendet më antike të Evropës se si të gatuajnë pjata të vjetra. Kjo sepse kombi ballkanik ka pësuar jo një, por dy periudha amnezie kulinare gjatë 80 viteve të fundit.Së pari, nga viti 1946 deri në vitin 1991, Shqipëria udhëhiqej nga komunistë të linjës së ashpër, të cilët në fakt e mbyllën vendin e vogël malor nga bota e jashtme, duke bërë që Edi Rama, kryeministri aktual i vendit, të thoshte se dikur ishte “Koreja e Veriut e Evropës”.Gjatë kësaj periudhe, librat e gatimit u dogjën, importet u ndaluan, udhëtimet jashtë vendit u ndaluan, ushqimi u kolektivizua dhe kishte shumë mungesa.Së dyti, në ndërtimin e dhunshëm dhe pasojat e kolapsit të komunizmit në vitet 1990, 710 000 qytetarë – 20% e popullsisë – u larguan nga Shqipëria nga viti 1989 deri në 2001 në kërkim të punës në vende të tjera. Me kalimin e kohës, Pajenga tha se shumë prej këtyre emigrantëve harruan recetat e gjysheve të tyre teksa u përshtatën me vendet dhe kulturat e reja. Mes mungesës së ushqimit të përhapur gjatë komunizmit dhe emigrimit të mëvonshëm pas tij, në fillim të shekullit XXI, shumë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kishin harruar se si të përgatisnin kuzhinën tradicionale shqiptare – me përjashtim të grave të një moshe të caktuar.Ironikisht, Pajenga thotë se tranzicioni i Shqipërisë drejt demokracisë e komplikoi problemin.“Në kohën e komunizmit njerëzit kishin një punë fikse nga ora 07:00 deri në orën 15:00”, kujton ajo.“Kur erdhi demokracia, të duheshin më shumë se një punë për të ushqyer familjen”, shton Pajenga.Prandaj, shumë prej atyre që kujtuan se si përgatiteshin gatimet tradicionale shqiptare, tani nuk kishin më kohë për t’i përgatitur ato.Pra, kur Pajenga filloi emisionin e saj televiziv në vitin 2004, “audienca ime nuk ishte për kuzhinierët, por për amvisat” dhe gjithashtu të rinjtë “të cilët nuk kishin njohuritë ose kishin harruar të bënin kuzhinën tradicionale”.Kultura kulinare e Shqipërisë ka reflektuar prej kohësh statusin e saj si një hap midis Lindjes dhe Perëndimit. Romakët prezantuan rrushin, ullinjtë dhe prodhimet e tjera moderne shqiptare kur pushtuan zonën në shekullin II pes. Duke filluar nga shekulli XVI, pjata si ”arnavut cigeri” (mëlçia shqiptare) u përhapën në lindje nga Shqipëria në të gjithë Perandorinë Osmane, ndërsa ”sultjashi” me siguri mbërriti në Shqipëri prej osmanëve.Dhe pas Luftës së Dytë Botërore, pjatat e importuara si ”ajvari” (një shije e bërë nga speca të kuq të pjekur, patëllxhanë dhe erëza) migruan në jug nga Ballkani verior.Disa ushqime autentike si mishavina (një lloj djathi i bardhë me kokrra), nuk mund të gjenden askund tjetër.Metoda e përgatitjes së tij, në të cilën gjiza paketohet fort për tre muaj brenda yndyrës shtazore derisa të fermentohet në një djathë pikant, është përcjellë nga brezat e barinjve në Alpet Shqiptare. Pjata të tjera shekullore shqiptare përfshijnë flinë dhe byrek me mish.Gjyste Bici, 67 vjeçe, mësoi receta shekullore me gjyshen e saj në Alpe, ku dimrat me borë ende mund t’i presin banorët për muaj të tërë.“Edhe para komunizmit publikohej pak material, kështu që recetat kaloheshin gjithmonë nga gjyshet tek brezat e rinj”, thotë ajo.Shumë receta shqiptare kanë rrënjë fetare. Kjo ishte e pakëndshme në komunizëm, veçanërisht pas vitit 1967, kur sundimtari autoritar Enver Hoxha ndaloi të gjitha praktikat fetare.“Diktatura u përpoq të shkatërronte të gjitha fetë”, kujton Dallendyshe Xhahysa, një kuzhiniere amatore 91-vjeçare, e cila mësoi përmendësh recetat shqiptare nga paraardhësit e saj dhe i bëri ato gjatë sundimit gati gjysmë shekullor të vendit të sundimit komunist.Sipas Xhahysës, “recetat e përdorura në festimet myslimane dhe të krishtera nuk do të kishin mbijetuar kurrë nëse nuk do të ishin për përpjekjet e gjysheve si unë”.“Duhej të gatuanim gjellë speciale fshehurazi gjatë Pashkëve apo Ramazanit”, vijon Xhahysa. Një pjatë e tillë ishte hallva, përdorur tradicionalisht në ditën më të shenjtë të Ramazanit, Lailat al Kadr.“Nëse do të gatuash hallvë për Ramazan, fqinjët të spiunonin për të marrë një bonus nga shteti”, kujton Xhahysa.Për të mos tërhequr vëmendjen, përbërësit bliheshin javë më parë.“Ne gatuanim hallvë me dritare të mbyllura për të kufizuar aromën e shijshme të sheqerit, arrave dhe ujit të trëndafilit”, shton ajo.Dënimi nëse kapeshe duke përgatitur një festë fetare ishte i ashpër.“Mund të na çonin në një kamp riedukimi për shumë muaj për të na dhënë një punë të keqe, si pastrimi i një burgu në një zonë të largët”, kujton Xhahysa, duke u dridhur.Mungesa ekstreme e ushqimit çoi në humbjen e recetave të tjera.“Shumë pak njerëz u lejuan të mbanin kafshë apo tokë bujqësore”, shpjegon Bici.”Vetëm ata në zonat rurale u lejuan të punonin një parcelë 50 m2 dhe të mbanin disa pula. Ishte e ndaluar të kishe një derr apo dele. Gjithçka ishte e racionuar”, vazhdon Bici.Pa akses të lehtë te përbërësit apo librat e gatimit, recetat shekullore si tavë krapi u harruan kryesisht për shkak të ndalimit të peshkimit privat.Kur kufijtë e Shqipërisë u hapën në fund të viteve 1990 dhe rrjetet e saj televizive kombëtare nuk kontrolloheshin më nga shteti, shumë gjyshe filluan të përdornin televizionet për të ringjallur trashëgiminë e kuzhinës të humbur prej kohësh të kombit.Por, ndërsa emisionet e gatimit të Bicit dhe Pajengës po ndihmonin për të ringjallur recetat tradicionale, ata po luftonin kundër një valë tjetër: fermerët në Shqipërinë rurale po emigronin në Tiranë.“Bujqësia ende nuk është rikuperuar plotësisht nga ajo që ndodhi në dekadat pas komunizmit”, thotë Pajenga.Bici e ka bërë si mision të saj të sigurojë që recetat tradicionale shqiptare të mos harrohen për herë të tretë. Gjyshja ka përmbledhur metoda të vjetra gatimi në një libër ”Kuzhina unike e malësive shqiptare”. Ajo gjithashtu gatuan receta malore në emisionin ”Histori Shqiptare”.“Kam shumë kërkesa nga Instagrami për receta të vjetra”, thotë Bici.Edhe Xhahysa, tashmë stërgjyshe, po ndan ende njohuritë e saj. Ajo filloi të gatuante me gjyshen e saj në vitet 1930 dhe kontribuoi me receta në restorantin e parë në Shqipëri ”nga ferma në pjatë”, Uka Farm, një bar verërash me bazë në Tiranë dhe agroturizëm që ka frymëzuar 100 ferma rurale në të gjithë Shqipërinë.Receta e Xhahysës për fërgesë është një meze e njohur në Uka Farm. Specat e skuqura me gjalpë të fermës të servirura me gjizë janë një shije e së shkuarës së harruar të Shqipërisë.Frymëzuar nga Pajenga, Bici dhe gjyshe të tjera, një event i 2018-ës në Tiranë, duke bashkuar 12 gjyshe me 12 shefa kuzhine, u bë një sensacion i menjëhershëm shqiptar, duke krijuar disa shfaqje televizive si “Gjyshet milionere”.Veprimtaria u drejtua nga një prej shefave më të famshëm të kuzhinës shqiptare, Bledar Kola, i cili i ka kushtuar një pjesë të madhe të karrierës së tij përkrahjes së kuzhinës tradicionale shqiptare. “Ky emision nisi një shkëndijë të vogël në një zjarr të madh”, tha ai.Pas një karriere duke punuar në restorantet më të mira të Evropës, duke përfshirë skenat në ”Le Gavroche” në Londër dhe ”Noma” në Kopenhagë, Kola u kthye në Tiranë një dekadë më parë për të prezantuar recetat e lashta shqiptare në një mënyrë më moderne në restorantin më të mirë të kryeqytetit ”Mullixhiu”.Në mungesë të librave të gatimit, ai mori përvojë edhe nga një gjyshe shqiptare. Tani Kola po shkon një hap më tej duke hapur një restorant tradicional në Gjirokastër, një qytet i mbrojtur nga UNESCO, në jug të Shqipërisë.Në restorantin e ardhshëm rural ”Mullixhino” (i cili pritet të hapet në fund të vitit 2025), fokusi është drejtpërdrejt te gatimet e vjetra shqiptare. “Kuzhina do të jetë e frymëzuar nga kopshti, gjithçka gatuhet në zjarr të hapur, në kuzhinë të hapur”, thotë Kola.Recetat e restorantit janë një homazh për gjyshet shqiptare. “Kemi takuar gjyshet për kafe për të krijuar një koncept të mrekullueshëm”, thotë Kola. “Do të shërbejmë ushqime tradicionale nga jugu i Shqipërisë, të ndikuar nga gjyshet e rajonit”, shton ai.Një almanak i ri ushqimor që përmban 7 000 përbërës, gatime dhe metoda shqiptare gatimi – shumë prej tyre të ardhura nga gjyshet – është gjithashtu në progres dhe është duke u shkruar nga vëllai i Kolës, Nikolini, së bashku me nëntë akademikë.Nikolini beson se libri “do të rrisë ndërgjegjësimin për ushqimin shqiptar, si ajo që bëri Rene Rexhepi për gatimin danez”.Falë gjysheve, kuzhina shqiptare më në fund po rilind.
-

Rama: Shqipëria bën për vete Berlinin, një nga destinacionet kryesore më të bukura turistike
Stenda gjigante e Shqipërisë në panairin ndërkombëtar të turizmit ITB Berlin 2025 tërhoqi vëmendjen e shumë vizitorëve.
“Shqipëria bën për vete Berlinin”, u shpreh Rama, ndërsa ndau opinione të të huajve të cilët vizituan stendën e Shqipërisë.
Kryeministri theksoi se “Ceremonia e Hapjes kushtuar ‘Vendit të Nderit’ dhe stenda gjigante në ITB Berlin tërhoqën vëmendjen e shumë vizitorëve, të cilët pohojnë se përmes saj u nxor në pah Shqipëria e vërtetë”.
“Albania All Senses”, sipas Ramës, “nuk është thjesht një slogan, por gjithçka që përfaqëson Shqipëria si një nga destinacionet kryesore më të bukura turistike”.
“Jemi këtu për t’u njohur me njëri-tjetrin. Nuk e dija më parë që Shqipëria ishte ‘Vendi i Nderit’. Interesante ishte se si ju nxorët në pah Shqipërinë e vërtetë në Ceremoninë e Hapjes. Mora një panoramë shumë të qartë të peizazheve, Alpeve, deteve, kulinarisë, një diversitet i madh që na rrëfyet. Prej kësaj jam shumë e interesuar që ta vizitoj Shqipërinë. Do të vij. Gjithashtu pashë Shkodrën Elektronike. Ata me të vërtetë përfaqësuan muzikën tuaj, ishte vërtetë shumë e këndshme”, u shpreh një prej vizitoreve.
Ndërkohë një tjetër vizitore u shpreh se Shqipëria do të jetë destinacioni i saj i radhës.
“Në Shqipëri nuk kam qenë ndonjëherë, por duke parë stendën tuaj të bukur mendoj se do të jetë destinacioni im i ardhshëm. Kam dy fëmijë të cilëve dua t’i tregoj botën. Dua t’i tregoj Shqipërinë e bukur”, u shpreh ajo.
“Jam shumë i interesuar për Shqipërinë veçanërisht për natyrën. Natyra është e mrekullueshme atje. Ne kemi një revistë të titulluar “Mondberge Magazin”, ku publikojmë artikuj rreth kulinarisë, por edhe për lëvizshmërinë elektrike. Unë nuk kam qenë, por një kolegia ime ka mbetur e surprizuar për mundësitë e karikimit për makinat elektrike në Tiranë”, tha një tjetër.
“E dua Shqipërinë. Kam qenë në Theth, Valbonë, Vlorë, Durrës, Berat, Përmet, Himarë, Ksamil”, u shpreh një tjetër vizitore që ka vizituar Shqipërinë.
“Jam i interesuar për Rivierën shqiptare. Dua të gjej një vend të këndshëm në bregdet, dua të shkoj në Tiranë dhe të eksploroj kryeqytetin për disa ditë. Kështu që mendoj të kaloj 8-9 ditë në shtator”, tha një tjetër. -

“Shtegu Bizantin”, Shqipëria pjesë e rrugëtimit kulturo-turistik
Një rrugë kulturo-turistike e njohjes së identitetit bizantin që përshkon rrugë të ndryshme në pesëmbëdhjetë vende të BE-së, nëntë vende joevropiane dhe në Lindjen e Afërt: ky është programi i përhershëm evropian “Shtegu Bizantin – Rruga e Qyteteve dhe Tokave Bizantine”, i konceptuar dhe promovuar nga Grupet Arkeologjike të Italisë ETS, i cili synon të marrë shpejt një institucion të ri të Evropës krijuar nën kujdesin e Këshillit të Evropës.Bima udhërrëfyese e këtij itinerari është palmeta e gjetur e ngulitur në fundin e vazove të lashta me boja të zezë, të përhapura në të gjithë zonën e Mesdheut, simbol i fitores së së mirës mbi të keqen dhe i paqes mes popujve.Rruga bashkon përmes Detit Mesdhe, 15 shtete evropiane (qytetet turke me pamje nga Bosfori, Greqia, Qiproja, Maqedonia, qytete pasardhëse të fiseve Dalmate, Bullgaria, Rumania, Hungaria, Sllovenia, Shqipëria, Italia, Franca, Ishujt Balearik), si dhe 9 vende jo-evropiane si Algjeria, Tunisia, Maroku, Armenia, Egjipti, Jordania, Libani, Palestina dhe Siria, shkruan Diaspora Shqiptare.Logoja e itinerarit përfaqëson mitin e Evropës, princeshës së re bukuroshe me të cilën Zeusi bie në dashuri, e cila për ta zotëruar atë shndërrohet në një dem duke bërë kryqin e saj në shpinë në një udhëtim të ngadaltë, të qëndrueshëm dhe me përvojë të njohjes së qyteteve dhe territoreve, nga Lindja në Perëndim; Logoja synon të kremtojë paqen dhe bashkimin e popujve të Evropës dhe Lindjes së Afërt të bashkuar nga të njëjtat rrënjë kulturore bizantine.
-

Olti Çaçi: Saranda fiton çmimin Bronze “Green Destinations” në ITB Berlin!
Kryebashkiaku i Sarandës, Olti Caci, ka ndarë një lajm pozitv nga Berlini.
Ai shprehet se Saranda ka fituar çmimin bronze “Green Destinations” në ITB Berlin!
“Pas një angazhimi të gjatë në vlerësimin e më shumë se 100 kritereve të qëndrueshmërisë dhe një auditi të pavarur në terren, Saranda është vlerësuar me Çmimin Bronze Green Destinations!
Ky çmim konfirmon përkushtimin e qytetit tonë ndaj një turizmi të përgjegjshëm, menaxhimit të mbetjeve, mbrojtjes së natyrës dhe klimës.
Një arritje që na motivon të vazhdojmë drejt një të ardhmeje më të gjelbër!”, shkruan Olti Caci.
