Komisariati i Policisë Sarandë njofton se specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:
• M.B., 28 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi u konstatua në rrugën “Idriz Alidhima” duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.• O.L., 22 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua në rrugën “Onhezmi”, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë.• K.G., 29 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua në rrugën “Butrinti”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme.
Year: 2025
-

Policia arreston 3 të rinj në Sarandë: 1 u kap i dehur, 2 pa leje drejtimi
-

Një bibliotekë e re do të hapë dyert për të rinjtë e Delvinës!
Një bibliotekë e re do të hapë dyert për të rinjtë e Delvinës!
Lajmi është bërë me dije nga Ministrja Bora Muzhaqi.
POSTIMI
Së shpejti, një hapësirë e re e dedikuar librit dhe dijes do të bëhet streha ideale për të rinjtë e zonës, duke u ofruar atyre mundësi të pafundme për të zgjeruar botëkuptimin dhe horizontin e tyre.
Së bashku me Drejtorin e @Agjencia Kombëtare e Rinisë AKR, Z.Geron Ibrahimi, nënshkruam kontratën për të sjellë në jetë këtë projekt ambicioz, që synon krijimin e një biblioteke rinore – një qendër edukative, kulturore dhe profesionale për të rinjtë e komunitetit.
Nëpërmjet kësaj qendre jo vetëm leximi, synohet:
Akses në literaturë bashkëkohore dhe materiale digjitale.
Trajnime dhe aktivitete për fuqizimin e të rinjve, veçanërisht për ata në kushte të disavantazhuara ose me aftësi të kufizuara.
Hapësira për evenimente artistike, letrare dhe diskutime tematike.
Kjo bibliotekë do të impaktojë rreth 400 të rinj, duke krijuar një mjedis gjithëpërfshirës dhe të barabartë, ku dijet dhe mundësitë janë të hapura për të gjithë. -

Qeveria i jep spitalit Memorial të Fierit autonomi financiare
Kryeministri Edi Rama ka dhënë Spitalit Memorial të Fierit kartën e autonomisë financiare, duke e çuar këtë spital në një fazë të re të menaxhimit të burimeve financiare. Po ashtu, gjatë një ceremonie, pesë spitale të tjera të vendit morën kartën e autonomisë menaxheriale.Në fjalën e tij, kryeministri theksoi se ky është një hap i rëndësishëm për të vlerësuar performancën e spitaleve dhe për të shpërblyer ato sipas rezultateve të arritura. Ai shpjegoi se ky model i ri mundëson që shpërblimi financiar të jetë më i drejtpërdrejtë dhe të bazohet në performancën e punonjësve, ku ata mund të marrin më shumë sesa tavani i kategorisë së tyre, në varësi të rezultateteve.“Kjo do të thotë se dhe shpërblimi financiar nga një shpërblim i barabartë sipas kategorive, kthehet në shpërblim ku sipas performancës, dikush mund të marrë më shumë sesa tavani i kategorisë së vet, ose dikush mbetet te tavani i kategorisë së vet”, u shpreh Rama.Kryeministri njoftoi gjithashtu se autonomia menaxheriale, e cila është testuar me sukses për një vit në Spitalin Memorial të Fierit, do të aplikohet në pesë spitale të tjera të vendit. Autonomia financiare, sipas tij, do të përfshijë edhe pesë spitale të tjera pas një viti, duke e shtrirë kështu këtë model menaxherial edhe në pjesën tjetër të sistemit spitalor.Gjatë këtij takimi, gjashtë spitale të tjera, përfshirë Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, Maternitetin “Koço Gliozheni”, Spitalin Rajonal të Korçës, Spitalin Rajonal të Elbasanit, Spitalin Rajonal të Gjirokastrës dhe Spitalin Universitar të Traumës, morën gjithashtu kartën e autonomisë menaxheriale. Kartat u dorëzuan nga vetë kryeministri Rama, që vlerësoi përpjekjet dhe angazhimin e stafit të këtyre spitaleve për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në vend.
-

Dame Joanna Lumley, një Edit Durham e kohëve moderne
Ashtu si edhe Edit Durham, eksploruese dhe studiuese e njohur britanike që në fillim të shekullit XX vizitoi trojet shqiptare dhe dokumentoi jetën e shqiptarëve, Dame Joanna Lumley ka treguar një interes të veçantë për kultura të ndryshme dhe për trashëgiminë e popujve që ka vizituar.Në një aktivitet të organizuar nga Ambasada e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, ajo solli magjinë e udhëtimeve të Edit Durham duke lexuar pjesë të zgjedhura nga libri i saj i famshëm High Albania. Përmes interpretimit të saj, Lumley i riktheu emocionet e rrëfimeve të Durhamit, duke nxjerrë në pah frymën e pavarësisë, mikpritjes dhe qëndresës së shqiptarëve, të cilat Durham i kishte përshkruar me aq pasion më shumë se një shekull më parë shkruan Diaspora Shqiptare.Si një eksploruese e kohëve moderne, Lumley, ashtu si Durham, ka treguar një kuriozitet të thellë për historinë dhe kulturën e popujve që ka vizituar, duke sjellë në ekran histori të paharrueshme për miliona shikues në mbarë botën.Përkushtimi i saj ndaj kulturës, historisë dhe eksplorimit e bën atë një figurë të shquar që pasuron trashëgiminë e udhëtareve të mëdhenj, duke i sjellë botës një perspektivë të re mbi vendet dhe popujt që shpesh mbeten në hije. Dame Joanna Lumley mund të konsiderohet një Edit Durham e kohëve moderne.Po kush është Dame Joanna Lumley Dame Joanna Lumley është një nga aktoret, shkrimtaret dhe aktivistet më të njohura britanike, e cila ka lënë gjurmë të thella në botën e artit dhe dokumentaristikës. Me një karrierë të pasur që shtrihet për më shumë se pesë dekada, ajo është e njohur jo vetëm për rolet e saj ikonike në televizion dhe film, por edhe për pasionin e saj për eksplorimin e kulturave të ndryshme dhe mbështetjen e kauzave humanitare.Lumley u bë e famshme në vitet ‘70 me rolin e saj si Purdey në serialin “The New Avengers”, por ajo fitoi një status të pakrahasueshëm me interpretimin e personazhit legjendar Patsy Stone në komedinë britanike “Absolutely Fabulous” (1992-2012). Ky rol i dha asaj disa çmime dhe e bëri një figurë të dashur për publikun.Përveç karrierës në aktrim, ajo është shquar si një nga dokumentaristet më të njohura të kohës sonë. Përmes serive të saj dokumentare, Lumley ka udhëtuar në vende të largëta, duke eksploruar kultura dhe histori të pasura. Disa nga dokumentarët më të njohur të saj përfshijnë:“Joanna Lumley’s Nile” (2010) – Një udhëtim epik përgjatë lumit të Nilit, nga burimi në Ruandë deri në Detin Mesdhe.“Joanna Lumley’s Greek Odyssey” (2011) – Një eksplorim i kulturës, historisë dhe peizazheve të mrekullueshme të Greqisë.“Joanna Lumley’s Trans-Siberian Adventure” (2015) – Një udhëtim i jashtëzakonshëm nga Moskë në Pekin me trenin legjendar Trans-Siberian.“Joanna Lumley’s India” (2017) – Një rikthim në vendin e lindjes së saj, ku zbulon historinë e Indisë moderne dhe trashëgiminë e saj të pasur.“Joanna Lumley’s Silk Road Adventure” (2018) – Një eksplorim i rrugëve të lashta tregtare që lidhën Lindjen dhe Perëndimin.“Joanna Lumley’s Hidden Caribbean: Havana to Haiti” (2020) – Një rrugëtim në Karaibe, duke zbuluar historinë dhe kulturën unike të Kubës dhe Haitit./ Diaspora Shqiptare/
-

Bien kambanat, Hirësi Joani zgjidhet kryepeshkop i ri i Kishës Ortodokse Shqiptare
TIRANË– Imzot Joan Pelushi është kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë. Sinodi i Shenjtë zgjedhodhi Kryepeshkopin e ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, që do të pasojë Kryepeshkopin e ndjerë Anastasin. Kambanat lajmëruese ranë në Kishën Ortodokse si shenjë e zgjedhjes së Kryepeshkopit të ri.Kjo është hera e parë që Sinodi zgjedh kryepeshkop, pasi Kisha Ortodokse u udhëhoq për më shumë se tri dekada nga Anastasi. Sinodi i Shenjtë i Kishës u mblodh pas Liturgjisë Hyjnore, ku besimtarët u lutën që anëtarët e sinodit të kenë ndriçimin të votojnë njeriun e duhur, ndërsa përkon edhe me Ditën e Dytë të Kreshmës.Ndërkohë më datë 29 mars do të mbahet një ceremoni e madhe e fronëzimit. Kryepeshkopi Anastas prehet në Shqipëri në Katedralen Ortodokse, dhe la me testament se dëshira e tij ishte zgjedhja në krye të Kishës e një kleriku shqiptar. Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare më 25 janar në Athinë. Ai udhëhoqi Kishën për më shumë se tri dekada dhe ringriti kishën e shkatërruar nga ateizmi.Pason Kryepeshkopin Anastas, kush është Hirësi Joani që do të drejtojë Kishën OrtodokseImzot Joan Pelushi, ka lindur në Tiranë në 02.01.1956. Qysh në rininë e tij të hershme, në kohën më të egër të persekutimit fetar, u pagëzua fshehurazi nga prifti hero, më vonë peshkopi i Apollonisë, z. Kozma Qirio, duke u bërë pjesë e një grupi të vogël të kishës së nëndheshme.. Në vitet 1979-1990 punoi në Spitalin Psikiatrik të Tiranës, në pavionin e reabilitimit nëpërmjet terapisë okupacionale. Në vitin 1990 u largua nga Shqipëria për në USA ku kreu studimet në teologji në Universitetin “Holy Cross Greek Orthodox School of Theology” në Boston, USA, ku u diplomua me “High Distinction” në MTS (Master i Studimeve Teologjike) në vitin 1993. Qysh në vitin 1992, i nxitur nga dëshira për të dhënë një kontribut në rindërtimin e Kishës, ai kontaktoi Kryepeshkopin Anastas dhe i parashtroi vendimin e tij për tu kthyer në Shqipëri, në një kohë kur të gjithë donin të largoheshin nga vendi. Kjo dëshirë dhe ky vendim u prit më gëzim nga Kryepeshkopi, i cili e inkurajojë dhe e përgëzoi. Në Shtator të atij viti u kthye në Shqipëri dhe filloi të punonte si pedagog në Akademinë Teologjike të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Në 27 Shkurt 1994 u dorëzua dhjakon dhe në 4 Dhjetor prift, duke vazhduar të jepte mësim në Akademinë Teologjike. Në 1995 shkon përsëri për të ndjekur studime të mëtejshme në Universitetin “Holy Cross Greek Orthodox School of Theology” në Boston, USA. Për rezultate të larta në sezonin akademik 1995-1996 ishte në Listën Kombëtare të Dekanit (The National Dean’s List), ku shkruhen emrat e studentëve më të mirë të të gjithë universiteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në vitin 1996 u ngrit në rangun e arkimandritit. Në vitin 1997 u diplomua përsëri me “High Distinction” në MT (Master i Teologjisë, një master i avancuar, ekuivalent me kandidat i shkencave) po në Holy Cross, Boston. U kthye në Shqipëri ku u emërua dekan i Akademisë Teologjike të Kishës Ortodokse, detyrë në të cilën qëndroi nga viti 1996 deri në 1998, deri sa u emërua Mitropolit.
Në vitin 1998 u zgjodh dhe u dorëzua peshkop, si mitropolit i Korçës, duke vazhduar të ishte përsëri pedagog në Akademinë Teologjike. Ai ka përgatitur tekstet e Dogmatikës dhe ka përkthyer shumë libra, si edhe ka botuar shumë artikuj në gazeta, revista dhe periodikë studimorë të huaj dhe të vendit. Përveç gjuhës së tij amtare shqipes, zotëron anglishten, frëngjishten italishten, greqishten dhe ka njohuri në latinishten dhe hebraishten.
Ka përkthyer disa libra teologjikë në shqip, përfshirë edhe përkthime të vështira nga etërit e kishës, si “Mbi Shpirtin e Shenjtë” të Vasilit të Madh, një libër i cili është bazë në zhvillimin e doktrinës së krishterë. Kontributi në këto përkthime është në formimin, unifikimin dhe përcaktimin e terminologjisë filozofiko-fetare, sepse ka pasur mangësi në literaturën shqipe në këtë fushë. Kontributi i Imzot Joan Pelushit në fushën e terminologjisë është vlerësuar nga studjues të vendit dhe të huaj. Joan Pelushi ka shkruar tekstin e parë të Dogmatikës në shqip, tekst që përdoret si botimi zyrtar i Kishës Ortodokse në Shqipëri.
Në vitin 2000 ka themeluar dhe vazhdon të drejtojë Revistën periodike “Tempulli”, që është bërë tashmë një nga revistat më serioze në fushën studimore dhe kulturore, ku marrin pjesë intelektualë, studjues dhe albanologë nga më të njohurit, si nga Shqipëria ashtu edhe nga jashtë vendit. Ai është jo vetëm kryetari i redaksisë së revistës, por edhe një nga kontribuesit kryesor në shkrimet e saj. Gama e shkrimeve është e gjërë: në fushën e kulturës, përkthimeve, shkencës, arkeologjisë, filozofisë, teologjisë, historisë, së kritikës së artit, të figurave të shquara të vendit dhe historisë kulturore të vendit tonë, rajonit dhe më gjerë.
Ka përfaqësuar Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në shumë takime ndërkombëtare, si referues dhe si pjesëmarrës në grupet e hartimit të teksteve, deklaratave dhe mesazheve të ndryshëm. Ka përfaqësuar në nivel të lartë Kishën Ortodokse Botërore në shumë grupe pune të Këshillit Botëror të Kishave dhe ishte një nga anëtarët e grupit të rëndësishëm të punës (Joint Ëorking Group) me një mandat pesëvjeçar për hartimin e bashkëpunimit ndërmjet Këshillit Botëror të Kishave dhe Kishës Romano-Katolike. Ka përfaqësuar, po në nivel të lartë, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në konferenca dhe takime të rëndësishme ndërkombëtare, si referues dhe si përfaqësues. Përfaqësoi, gjithashtu, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, gjatë pothuajse një dekade, në hartimin e dokumenteve shumë të rëndësishëm për përgatitjen e Sinodit të Madh dhe të Shenjtë, që u mbajt në qershor të vitit 2016, në Kretë.
Vazhdon të përfaqësojë me dinjitet Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në dialogun shumë të rëndësishëm ndërmjet Kishave Orthodhokse dhe asaj Romano-Katolike, si edhe ndërmjet Kishave Orthodokse dhe Kishave Orientale.
Është ftuar si lektor në dhjetëra konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, duke dhënë një kontribut të madh sidomos në fushën e teologjisë, historisë dhe filozofisë. Ftohet në shumë vende, përfshirë universitete, shkolla teologjike, seminare, takime ndërkombëtare, si të krishtera ashtu edhe ndërfetare, për leksione të ndryshme. Është nderuar me medalje dhe urdhra të ndryshëm nga nga shumë Kisha Ortodokse në botë.
Jep një kontribut të madh në jetën shoqërore dhe humanitare të qytetit të Korçës, si në fushën studimore dhe kulturore, ashtu edhe në atë humane. Ftohet shpesh për referime dhe biseda në Universitetin e Korçës dhe në shkolla të tjera të rëndësishme të qarkut. Me inisiativën e tij është hapur një mencë për të ndihmuar çdo ditë njerëzit në nevojë, e cila funksionon prej tashmë 27 vjetësh. Kontributi i tij nuk është vetëm në fushën kulturore, shkencore dhe humanitare të qarkut të Korçës, por edhe në atë të forcimin të bashkëjetesës, të dialogut ndërfetar dhe të formimit atdhedashës.
Për këto kontribute të shquara është nderuar duke u shpallur në 23.07.2003 “Qytetar Nderi i Qarkut Korçë” me motivacionin “Për kontribut të shquar në kultivimin e tolerancës dhe mirëkuptimit fetar. Shkencëtar, botues, përkthyes i librave teologjikë në gjuhën shqipe. Ndihmues në emancipimin dhe vëllazërimin qytetar për Qarkun e Korçës dhe më gjërë.” Në 18.08.2008 është shpallur nga Këshilli bashkiak i qytetit të Korçës “Qytetar Nderi” me motivacionin “Për merita të shquara për ringjalljen e besimit si dhe për veprat e shumta në fushën humane dhe sociale”.
Në 23.07.2018 Universiteti “Fan S. Noli” Korçë i jep titullin “Doctor Honoris Causa” me motivacionin: “Personalitet i shquar i botës shpirtërore dhe fetare, humanist i madh, përkthyes, themelues i revistës periodike “Tempulli”, duke dhënë ndihmesa të shquara në fushën e kulturës, arkeologjisë, filozofisë, teologjisë, historisë, albanologjisë etj.; bashkëpuntor i ngushtë dhe mik i Universitetit “Fan S. Noli”, me rastin e 20-vjetorit të fronëzimit të tij si Mitropolit i Korçës”.
Në 29.05.2019, Bashkia Tiranë i jep Çertifikatë Mirënjohje me motivacion: Si një vlerë me përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare, si shembulli më model i promovimit të paqes, harmonisë dhe bashkëjetesës fetare. Respekt dhe mirënjohje pafund për tërë kontributin e tij të shquar në shërbim të komunitetit dhe njerëzve në nevojë. -

Shqipëria përcakton rregullat për shfrytëzimin e strukturave akomoduese
Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri për përcaktimin e rregullave mbi shfrytëzimin e strukturave akomoduese dhe kapacitetin minimal të tyre, në funksion të deklarimit për qëllime tatimore gjatë vitit kalendarik. Vendimi prek një sërë kategorish strukturash, duke përfshirë bujtinat, motelet, hotelet, resortet dhe strukturat e trashëgimisë kulturore.Sipas vendimit të ri, të gjitha strukturat akomoduese duhet të ndjekin një procedurë të detajuar deklarimi, për të raportuar nivelin e shfrytëzimit të kapacitetit të tyre. Këto struktura ndahen në disa kategori, si:BujtinaBllok apartamenteshMotelFjetje dhe mëngjesHotelHotel i shpërndarëResortStrukturë akomoduese e trashëgimisë kulturoreSezonet dhe periudha e deklarimitVendimi ndan periudhën e shfrytëzimit të strukturave në dy sezone kryesore:1 maj – 30 shtator (sezoni i lartë)1 tetor – 30 prill (sezoni i ulët)Gjatë këtyre periudhave, sipërmarrësit e strukturave akomoduese duhet të raportojnë numrin e përgjithshëm të dhomave të shfrytëzuara, në raport me kapacitetin e plotë të strukturës.Norma minimale e shfrytëzimitPër të shmangur abuzimet dhe evazionin fiskal, vendimi përcakton norma minimale të shfrytëzimit që çdo strukturë akomoduese duhet të plotësojë: Sezoni i lartë (1 maj – 30 shtator): Jo më pak se 65% e kapacitetit total të strukturës. Sezoni i ulët (1 tetor – 30 prill): Jo më pak se 30% e kapacitetit total të strukturës.Këto përqindje do të llogariten si mesatare e shfrytëzimit për të gjithë periudhën, duke i dhënë bizneseve fleksibilitet në administrimin e aktivitetit të tyre.Procedurat e deklarimit dhe ndryshimet e kapacitetitNë rast se një sipërmarrës bën ndryshime në kapacitetin e strukturës akomoduese, ai ka 15 ditë kohë për ta deklaruar këtë ndryshim pranë autoriteteve përkatëse.Nga ana tjetër, Ministria e Turizmit, brenda muajit shkurt të çdo viti, do të raportojë të dhënat e deklaruara nga sipërmarrësit pranë:Drejtoria e Përgjithshme e TatimeveNjësitë e qeverisjes vendoreKy proces do të ndihmojë në monitorimin e shfrytëzimit real të kapaciteteve akomoduese dhe përllogaritjen e detyrimeve tatimore.
-

DW: Shqipëria me rritjen më të madhe të turistëve gjermanë
Pasioni i gjermanëve për udhëtimet nuk është ulur as në kohët më të vështira ekonomike.“Pavarësisht të gjitha sfidave ekonomike dhe gjeopolitike – gjermanët po udhëtojnë! Pushimet duket se janë gjëja e fundit për të cilën ata janë të gatshëm të kursejnë”, thotë presidenti i Shoqatës Gjermanetë Agjencive të Udhëtimit (DRV), Norbert Fiebig.Të ardhurat totale nga sezoni veror, i cili zgjat nga maji deri në tetor 2024, është rritur me 12 për qind në krahasim me vitin e kaluar, sipas të dhënave të DRV. Numri i pasagjerëve u rrit me gjashtë për qind. Për të gjithë vitin turistik, nga nëntori 2024 deri në tetor 2025, DRV parashikon rritje të të ardhurave prej 11 për qind dhe katër për qind më shumë pasagjerë.Përveç kësaj, qytetarët gjermanë po prenotojnë pushimet e tyre verore më herët. “Rezervimi i hershëm është i preferuar”, thekson Fiebig për trendin në ndryshim.Gjermanët po shpenzojnë më shumë se kurrë më parë për udhëtimeGjermanët kanë shpenzuar tashmë shuma rekord për udhëtime vitin e kaluar, sipas analizave të institutit YouGov DRV. 83.4 miliardë euro janë shpenzuar për udhëtime të rezervuara paraprakisht, që është 5.6 për qind më shumë se një vit më parë.Rritjen më të madhe këtë verë e shënojnë paketat për vendet e Mesdheut Lindor dhe udhëtimet në distanca të gjata. Sipas të dhënave të DRV, numri i rezervimeve të paketave për pushime është rritur me gjashtë për qind. Ndërsa destinacioni më i preferuar është Turqia, me të ardhura rreth 1.2 miliardë euro.Përveç vendeve klasike të pushimeve si Spanja (gjithashtu rreth 1.2 miliardë euro të ardhura) dhe Greqia (1 miliard euro), në dhjetëshen e parë përfshihen gjithashtu destinacione më të përballueshme si Tunizia, Bullgaria dhe Egjipti.“Në kohë sfiduese ekonomike, paratë nuk shpenzohen aq lehtë – dhe kjo reflektohet në zgjedhjen e destinacioneve të udhëtimit”, tha Fiebig.Rekomandimet e “Insajderit” janë gjithnjë e më të rëndësishmeSipas DRV, një nga destinacionet më të preferuara të mundshme të këtij viti është Shqipëria, që ishte edhe vend partner ipanairit ITB, në Berlin. Shqipëria ka shënuar normën më të lartë të rritjes për verën, prej 36 për qind. Megjithatë, krahasuar me vendet e tjera të Mesdheut, të ardhurat totale nga turizmi me këtë vend mbeten relativisht të ulëta.Të dhënat bazohen në të ardhurat e agjencive tradicionale të udhëtimit dhe platformave të operatorëve turistikë online. Janë marrë parasysh të gjitha rezervimet deri në fund të janarit 2025, ndërsa nuk janë përfshirë rezervimet përmes call center, Booking dhe Airbnb.Trendi i qëndrueshmërisë, në të cilin vendet turistike, përfshirë Kroacinë, kanë investuar shumë energji në vitet e fundit, duket se nuk luan ndonjë rol. “Vetëm një e pesta e turistëve janë të gatshëm të paguajnë më shumë për një udhëtim bazuar në parimin e qëndrueshmërisë”, sipas një studimi nga Klubi gjerman i automobilave ADAC, i publikuar në fillim të ITB.
-

Kruja, magnet për turistët në fillim të vitit
Qendra Muzeore e Krujës ka regjistruar një numër të lartë vizitorësh në dy muajt e parë të këtij viti, duke shënuar një rritje të konsiderueshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Sipas drejtorit të Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeut Etnografik të Krujës, Mehdi Hafizi, 9307 vizitorë kanë eksploruar këto atraksione gjatë janarit dhe shkurtit, ku pjesën më të madhe të turistëve të huaj e përbëjnë vizitorët nga Kina, Italia, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” ka regjistruar një rritje prej 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, me një total prej 8176 vizitorësh vetëm në këta dy muaj.Një interes i veçantë është vënë re edhe nga studentë nga Kanadaja dhe Danimarka, të cilët kanë vizituar muzeun për të mësuar më shumë rreth historisë shqiptare dhe figurës së heroit kombëtar, Skënderbeut. Krahas tyre, muzeun e kanë frekuentuar edhe nxënës e studentë nga Shqipëria dhe Kosova, duke treguar një rritje të ndjeshme të interesit për trashëgiminë kulturore kombëtare.Kruja, e njohur për turizmin historik njëditor, po përjeton gjithashtu një zgjerim të kapaciteteve akomoduese, çka ka bërë që vizitorët të qëndrojnë më gjatë në qytet. Pazari karakteristik i Krujës, me rrugicat e tij me kalldrëm dhe dyqanet e punimeve artizanale tradicionale, mbetet një nga pikat më tërheqëse për turistët.Në çdo vizitë në Krujë, turistët nuk largohen pa eksploruar Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeun Etnografik, dy institucione që ofrojnë një përvojë të pasur kulturore dhe historike mbi të kaluarën e lavdishme të këtij qyteti.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Qendra Muzeore e Krujës ka regjistruar një numër të lartë vizitorësh në dy muajt e parë të këtij viti, duke shënuar një rritje të konsiderueshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Sipas drejtorit të Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeut Etnografik të Krujës, Mehdi Hafizi, 9307 vizitorë kanë eksploruar këto atraksione gjatë janarit dhe shkurtit, ku pjesën më të madhe të turistëve të huaj e përbëjnë vizitorët nga Kina, Italia, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” ka regjistruar një rritje prej 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, me një total prej 8176 vizitorësh vetëm në këta dy muaj.Një interes i veçantë është vënë re edhe nga studentë nga Kanadaja dhe Danimarka, të cilët kanë vizituar muzeun për të mësuar më shumë rreth historisë shqiptare dhe figurës së heroit kombëtar, Skënderbeut. Krahas tyre, muzeun e kanë frekuentuar edhe nxënës e studentë nga Shqipëria dhe Kosova, duke treguar një rritje të ndjeshme të interesit për trashëgiminë kulturore kombëtare.Kruja, e njohur për turizmin historik njëditor, po përjeton gjithashtu një zgjerim të kapaciteteve akomoduese, çka ka bërë që vizitorët të qëndrojnë më gjatë në qytet. Pazari karakteristik i Krujës, me rrugicat e tij me kalldrëm dhe dyqanet e punimeve artizanale tradicionale, mbetet një nga pikat më tërheqëse për turistët.Në çdo vizitë në Krujë, turistët nuk largohen pa eksploruar Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeun Etnografik, dy institucione që ofrojnë një përvojë të pasur kulturore dhe historike mbi të kaluarën e lavdishme të këtij qyteti.
-

Ambasada Gjermane promovon Kosovën, përballet me reagime nacionaliste
Një postim i Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, i cili promovonte bukuritë natyrore të vendit, ka ngjallur reagime të ashpra nga ndjekës serbë në rrjetet sociale.Pak ditë më parë, ambasada ndau një fotografi nga Gjeravica, maja më e lartë në Kosovë, duke e shoqëruar me një mesazh të thjeshtë dhe pozitiv:“Shëtitjet në terren në këtë vend të mrekullueshëm janë vërtet mbresëlënëse me një panoramë kaq mahnitëse përpara teje. Përshëndetje nga maja më e lartë e Kosovës, Gjeravica dhe fqinjët e saj mahnitës.”Mirëpo, postimi u shoqërua me një valë komentesh nacionaliste nga përdorues serbë, të cilët pretendonin se Gjeravica i përket Serbisë. “Le ta dinë të gjithë se Kosova është Serbi”, “Gjeravica është maja më e lartë e Serbisë”, ishin disa nga reagimet e shumta që pasuan.Përballë këtij diskursi, Ambasada Gjermane nuk hezitoi të përgjigjej, duke sqaruar me qartësi pozicionin e saj. “Serbia është Serbi dhe Kosova është Kosovë”, “Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë”, dhe “Ky postim është për bukuritë e bjeshkëve të Kosovës”, ishin disa nga përgjigjet e ambasadës, e cila mbajti një qëndrim të prerë për të vërtetën gjeopolitike të rajonit.Për shkak të numrit të madh të komenteve me gjuhë urrejtjeje, ambasada vendosi të kufizojë mundësinë e komenteve nën postim. “Kemi vendosur të kufizojmë seksionin e komenteve për shkak të volumit të lartë të komenteve konfrontuese, të cilat nuk nxisin debat konstruktiv ose shkëmbim mendimesh”, thuhej në njoftimin e saj.Ky incident nxjerr në pah sfidat e vazhdueshme që hasin institucionet ndërkombëtare në përpjekjet për të promovuar një qasje paqësore dhe konstruktive ndaj realitetit politik të Kosovës.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Një postim i Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, i cili promovonte bukuritë natyrore të vendit, ka ngjallur reagime të ashpra nga ndjekës serbë në rrjetet sociale.Pak ditë më parë, ambasada ndau një fotografi nga Gjeravica, maja më e lartë në Kosovë, duke e shoqëruar me një mesazh të thjeshtë dhe pozitiv:“Shëtitjet në terren në këtë vend të mrekullueshëm janë vërtet mbresëlënëse me një panoramë kaq mahnitëse përpara teje. Përshëndetje nga maja më e lartë e Kosovës, Gjeravica dhe fqinjët e saj mahnitës.”Mirëpo, postimi u shoqërua me një valë komentesh nacionaliste nga përdorues serbë, të cilët pretendonin se Gjeravica i përket Serbisë. “Le ta dinë të gjithë se Kosova është Serbi”, “Gjeravica është maja më e lartë e Serbisë”, ishin disa nga reagimet e shumta që pasuan.Përballë këtij diskursi, Ambasada Gjermane nuk hezitoi të përgjigjej, duke sqaruar me qartësi pozicionin e saj. “Serbia është Serbi dhe Kosova është Kosovë”, “Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë”, dhe “Ky postim është për bukuritë e bjeshkëve të Kosovës”, ishin disa nga përgjigjet e ambasadës, e cila mbajti një qëndrim të prerë për të vërtetën gjeopolitike të rajonit.Për shkak të numrit të madh të komenteve me gjuhë urrejtjeje, ambasada vendosi të kufizojë mundësinë e komenteve nën postim. “Kemi vendosur të kufizojmë seksionin e komenteve për shkak të volumit të lartë të komenteve konfrontuese, të cilat nuk nxisin debat konstruktiv ose shkëmbim mendimesh”, thuhej në njoftimin e saj.Ky incident nxjerr në pah sfidat e vazhdueshme që hasin institucionet ndërkombëtare në përpjekjet për të promovuar një qasje paqësore dhe konstruktive ndaj realitetit politik të Kosovës.
-

Xhamia e Gjin Aleksit, në hartën e guidave turistike
Nga Thoma Nika
Në kilometrin 15 të largësisë midis Sarandës dhe Delvinës, rruga kthen për në fshatin Rusan, ku gjendet Xhamia e Gjin Aleksit. Rrallë ndodh që një fshat të bëhet i njohur, për shkak të famës që ka një objekt kulti fetar. Kjo ka ndodhur me Rusanin, që ka në pjesën hyrëse të tij këtë xhami kaq unike.
Për historianin dhe studiuesin Halil Shabani dy janë të veçantat e këtij objekti: arkitektura dhe historia e rrallë e pleksjes së tre besimeve, çka e bën atë një kompleks islamik.
Historia e ndërtimit dhe e emërtimit të kësaj xhamie, me emrin Gjin Aleks, sipas historianit Shabani, çon në një kryeqendër historike, siç është Kamenica dhe kreut të saj historik me emrin Gjon, që i përkiste besimit katolik.
Në xhaminë e Gjin Aleksit vijnë aplikantë të besimit mysliman nga fshati dhe nga Delvina e periferitë e saj. E kanë kënaqësi të vijnë e të falen në këtë xhami. Edhe se plotësojnë një nevojë shpirtërore të tyre. Por edhe se ky objekt kulti është një ndërtim i rrallë, me vlera unikale, që, pas restaurimit të fundit, janë bërë edhe të dallueshme.
Këto të veçanta kanë bërë që xhamia e Gjin Aleksit të hyjë në guidat turistike të turistëve vendas dhe të huaj dhe të ketë vizitueshmëri në rritje si atraksion turistik.
Xhamia e Gjin Aleksit është ndërtuar në fund të shekullit të 16-të, mendohet mbi rrënojat e një kishe dhe që pjesë e kompleksit janë edhe tyrbet e bektashizmit.
Ky kompleks gëzon statusin “monument kulture i kategorisë së parë”, prej vitit 1963.