Year: 2025

  • I terrorizuar nga izolimi ndërkombëtar, Berisha lajmëron shqiptarët se e ka ftuar Greqia në Festën Kombëtare

    I terrorizuar nga izolimi ndërkombëtar, Berisha lajmëron shqiptarët se e ka ftuar Greqia në Festën Kombëtare

    Sali Berisha ka bërë një njoftim të pazakontë në Facebook. Ai ka njoftuar shqiptarët se më në fund e ka çarë izolimin ndërkombëtar. Greqia e ka ftuar në ceremoninë që ambasada e Greqisë në Tiranë organizon për nder të Festës Kombëtare të Greqisë më 25 Mars.
    Njoftimin e shpërndan dhe e shoqëron me lutjen që “sipas dëshirës ta ndjekim”.
    Nuk dihet se çfarë duhet të ndjekim: koktejin e ambasadës apo hyrjen e Berishës në një ceremoni të një ambasade. Sidoqoftë, duket që është i gëzuar. Ka katër vjet pa e ftuar askush për kafe. Greqia e çau rrethimin. Bravo Beleri!
    /TEMA

  • “Ky gjyq është manipulimi më i madh që i bëhet çështjes”/ ‘Gërdeci’ në SPAK, avokati: Çështja mund të mbyllet pa u zbuluar e vërteta

    “Ky gjyq është manipulimi më i madh që i bëhet çështjes”/ ‘Gërdeci’ në SPAK, avokati: Çështja mund të mbyllet pa u zbuluar e vërteta

    Çështja ‘Gërdeci’ ka qenë një nga temat që janë folur ditën e sotme në Report Tv në ‘Studio Live’. Arben Meçe, analisti i njohur ka thënë se sipas tij shqetësimi më i madh është se Gërdeci nuk mund të zbulohet.
    Nga ana tjetër Petraj ka thënë se gjyqi duhet të marrë në konsideratë hetimin mbi strukturën që ka bërë tenderin.
    Petraj: Pjesa e Gërdecit nuk ka shumë nevojë të merresh me Mediun, ndërkohë ke gjithë pjesën e strukturës që kishte marrë tenderin. Duke qenë se kërkohen personazhe ke kërkuar një listë dëshmimtarësh dhe këta persona nuk paraqiten se nuk gjenden. Duke qenë se je palë në këtë çështje, unë e shikoj të vështirë si pikë te Gërdeci.
    Meçe: Ajo që mua më shqetëson është që çështja e Gërdecit mund të mbyllet pa u zbuluar e vërteta. Ky gjyq është manipulimi më i madh që i bëhet çështjes. Ata e kanë kaluar në çështje administrative. Ndërkohë nuk është ky gjyqi, gjyqi janë armët e zhdukura, depot e armëve. Autorët e vërtetë të Gërdecit, po tallen me ne duke i na dalë çdo ditë në televizor. Autoritet ishte ai që kishtë autoritetin e plotë absolut që kishe në dorë dhe qeverinë.

  • “Berisha, autor i shkatërrimit të Shqipërisë”, Demaliaj: Do ketë një çarje tjetër në PD! Sapo të mbarojnë zgjedhjet…

    “Berisha, autor i shkatërrimit të Shqipërisë”, Demaliaj: Do ketë një çarje tjetër në PD! Sapo të mbarojnë zgjedhjet…

    Analisti Ilir Demaliaj, i ftuar në emisionin “Tirana Live” tha se premtimet që bën Partia Demokratike dhe Sali Berisha janë të pabazuar në logjikë ekonomike dhe kjo i bën të pabesueshëm tek njerëzit.
    Demaliaj theksoi se Sali Berisha është autori kryesor i shkatërrimit të Shqipërisë dhe ky fakt është i vërtetuar.
    Ai theksoi se Partia Demokratike do të marrë një rezultat shumë të dobët në betejën elektorale të 11 majit.
    “Është totalisht i pabesueshëm. Berisha, autor i shkatërrimit të Shqipërisë. Në fushata të gjithë gënjejnë, por këta të fyejnë inteligjencën . PD nuk i zgjasin gënjeshtrat as për një javë. Thanë që Yuri Kim është shkarkuar, por Yuri Kim u gradua në DASH. Janë të varfër në mendim, sa përsërisin gënjeshtrat e njëpasnjëshme dhe nuk u beson njeri. Do ketë një çarje tjetër në PD, sapo të mbarojnë zgjedhjet. Opozita e PD do jetë e dobët. Po mori 40 mandate do jetë sukses për PD. Ajo parti nuk bëhet me, do vijë duke u telendis, mbase do ngelet si ndonjë OJQ.”, tha ai.

  • “Edi Rama do të jetë krenaria e kombit”- Kryeministri i përgjigjet me batutë Ulsi Manjës: Je ministër Drejtësie dhe nga Dibra, do thonë…

    “Edi Rama do të jetë krenaria e kombit”- Kryeministri i përgjigjet me batutë Ulsi Manjës: Je ministër Drejtësie dhe nga Dibra, do thonë…

    Gjatë një takimi elektoral në Lezhë, kryeministri Edi Rama ka bërë batuta me drejtuesin politik të këtij qarku, Ulsi Manjën.
    Batuat erdhën pasi ministri Manja deklaroi se Edi Rama do të jetë krenari e kombit shqiptar kur Shqipëria të ulet në tryezën e BE-së.
    “Kryeministri jo vetëm na bën krenar në arenën ndërkombëtare, por nesër kur të ulemi në tryezën e BE Edi Rama do të jetë krenaria e kombit shqiptar. Mos harroni numrin 5 në fletën e votimit, Edi Rama kryeministër, mandati i katërt i PS”, tha Manja.
    Në përgjigje, Rama tha: “E para njëherë dua ta bëj të qartë se kjo e fundit ishte e Ulsiut. Jo se PS nuk merr mandatin e pestë. Por për pjesën time flas vetë. Duhet sqaruar kjo se Ulsiu ministër drejtësie po, prokuror po, nga Dibra po, do thonë ky di një gjë, por nuk di.”
    Më tej Rama vijoi duke thënë: “Më vjen mirë që jam sot në këtë sallë që është siç i ka hije ambicies së Pjerinit (Ndreut) për Lezhën. Kam ardhur shpesh, kemi patur takimi entuziaste, kemi mbjellë fitore shumë të bukur, por më ka munduar fakti se salla ishte në pikë të hallit. Por sot më vjen mirë që nuk është vetëm pamja e rinisë së Lezhës por edhe ky mjedis në që është në lartësinë e Pjerinit për Lezhën.
    Deri më 11 maj do të jetë shumë shpesh rasti që deputetët që janë këtu do të flasin për gjithçka kemi bërë qoftë në rang vendi, qoftë qarku. Ndërkohë që në Mirditë kemi bërë goxha punë, por aty drejtimi i Bashkisë nuk është i yni dhe do të jetë mundësia për të folur çfarë do të bëjmë akoma.”

  • “Berisha duhet të më jetë mirënjohës, jo unë atij”, Alibeaj: S’kam turp nga e shkuara, nuk jam përfolur kurrë për korrupsion

    “Berisha duhet të më jetë mirënjohës, jo unë atij”, Alibeaj: S’kam turp nga e shkuara, nuk jam përfolur kurrë për korrupsion

    Deputeti Enkelejd Alibeaj, kandidat nën siglën e koalicionit Djathtas për Zhvillim në zgjedhjet e 11 majit, është shprehur se nuk i vjen turp nga e shkuara e tij, kur ka shërbyer si ministër nën qeverinë demokratike të drejtuar nga Sali Berisha.
    Komentet Alibeaj i bëri në ‘Ditari i Pasdites’ me gazetaren Bruna Çifligu në A2 CNN, ku tha se gjatë kohës që ka qenë ministër, por edhe gjatë gjithë aktivitetit të tij politik, nuk është përfolur kurrë për asnjë aferë korruptive.
    Ai tha gjithashtu se nuk është mirënjohës ndaj Berishës që e emëroi ministër, por përkundrazi sipas tij, ish-kryeministri duhet të jetë mirënjohës ndaj tij.
    Kjo pasi sipas tij, ai ka performuar mirë gjatë kohës që ka qenë ministër dhe nuk ka qenë i përfshirë në afera korruptive. Ai shtoi se shumë herë e ka kundërshtuar Berishën gjatë kohës që ishte ministër, për çështje parimore.
    “Nuk më shqetëson kur më thonë ish-ministri i Berishës. Mua nuk më vjen turp nga e shkuara ime. Unë kam qenë ministër në qeverinë e Partisë Demokratike dhe kryeministër në atë kohë ka qenë Sali Berisha. Do më vinte turp nëse në atë pjesë që kam qenë ministër të kisha dalë me faqe të zezë, të isha përfolur për korrupsion, të isha përfolur si i paaftë. Të isha përfolur si një njeri që ishte vendosur aty dhe të ishte shndërruar në një skllav të politikës siç rëndom ndodh.
    Nuk dua të bëj gjykim të vetes, nuk është e udhës, por në publik të paktën nuk është treguar. Unë nuk kam qenë ministër klient i kryeministrit. Kjo është kultura e vjetër, kultura puniste komuniste. Ajo është një privilegj dhe përgjegjësi. Unë mund të kem qenë ministër i qeverisë Berisha në atë kohë, por për ata që e mbajnë mend unë kam dalë kundër për shumë gjëra, për çështje parimore.
    Kështu që jo vetëm nuk e kam për turp, por e kam për krenari. Ekziston mundësia që edhe të jesh në politikë, të jesh në rangjet e larta të ekzekutivit dhe të mos biesh në kurthet e mëdha të korrupsionit, ose të mungesës së identitetit dhe pozicionit tënd politik për gjëra që ty nuk të shkojnë. Unë nuk kam qenë vetëm ministër, por edhe deputet dhe kam bërë beteja shumë të forta, edhe brenda PD-së.
    Berishës nuk i jam mirënjohës që më emëroi ministër, por duhet të jetë ai mirënjohës ndaj meje. Një kryeministër interesin e tij më të madh duhet ta ketë që ministrat të kenë performacë të mirë dhe të mos bien në praktika paaftësie dhe korrupsioni”, tha Alibeaj,

  • Një metro për të lidhur Europën, pjesë edhe Tirana!

    Një metro për të lidhur Europën, pjesë edhe Tirana!

    Europa mund të ketë një rrjet hekurudhor të integruar dhe me shpejtësi të lartë deri në vitin 2040, duke lidhur 39 qytete kryesore në të gjithë kontinentin. Mes këtyre destinacioneve është përfshirë edhe Tirana, e cila do të jetë pjesë e linjës që shtrihet nga Lisbona në Kiev.Projekti inovativ, i quajtur Starline, është propozuar nga instituti “21st Europe” me qendër në Danimarkë dhe synon të krijojë një sistem të lidhur treni, që do të funksionojë si një “metro kontinentale”, duke lehtësuar lëvizjen mes qyteteve evropiane.Me një gjatësi totale prej 22 mijë kilometrash, rrjeti i ri do të shtrihet edhe në Britani, Turqi dhe Ukrainë, ndërsa trenat do të udhëtojnë me shpejtësi nga 300 deri në 400 km/h. Ky sistem do të reduktojë ndjeshëm kohën e udhëtimit: për shembull, një itinerar nga Helsinki në Berlin pritet të zgjasë vetëm 5 orë.Përveçse efikas, ky rrjet hekurudhor synon të jetë edhe një zgjidhje e gjelbër për transportin, duke u bazuar në energjinë elektrike të pastër dhe duke ndihmuar në uljen e ndotjes nga trafiku ajror dhe rrugor.Nëse zbatohet sipas planit, Starline mund të revolucionarizojë mënyrën e udhëtimit në Europë, duke krijuar një sistem modern, të shpejtë dhe të qëndrueshëm për brezat e ardhshëm.

  • Shqipëria, destinacioni i ri i verës që po fiton vëmendjen botërore

    Shqipëria, destinacioni i ri i verës që po fiton vëmendjen botërore

    Varietetet vendase të rrushit si Shesh, Vlosh dhe Puls, dikur të panjohura për shumicën e adhuruesve të verës, po fitojnë gjithnjë e më shumë vëmendje në arenën ndërkombëtare. Sipas TIME.com, Shqipëria, me një histori vreshtarie mbi 3000-vjeçare, po përjeton një rigjallërim falë një kombinimi të fuqishëm të trashëgimisë, klimës dhe inovacionit.Një nga emrat që po ndikon në këtë fushe është Alpeta Agrotourism & Winery, e drejtuar nga familja Fiska në fshatin Roshnik. Për më shumë se tre dekada, kjo kantinë ka kultivuar vreshta dhe ka eksperimentuar me varietetet vendase si Pules dhe Shesh, duke i kombinuar ato me rrush ndërkombëtar si Cabernet dhe Merlot. Rezultati? Verëra të cilat kanë fituar vlerësime prestigjioze, përfshirë medalje në Decanter World Wine Awards.Ky sukses po ndihmon gjithashtu në njohjen më të gjerë të industrisë shqiptare të verës. Në vitin 2023, Shqipëria u bë anëtarja e 50-të e Organizatës Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës (OIV), një hap i rëndësishëm për promovimin e verërave të saj në tregjet globale.Por Alpeta nuk ofron vetëm verë cilësore. Në zemër të natyrës, ajo është gjithashtu një destinacion për turizmin rural, ku vizitorët mund të eksplorojnë peizazhin mahnitës të pyllit të Lepijës dhe ujëvarës së Sotirës, me malin e shenjtë Tomorr që shfaqet në horizont.Restoranti i kantinës bashkëpunon me fermerët vendas për të ofruar një përvojë të vërtetë kulinare, ku mysafirët mund të shijojnë gatime tradicionale si byrekët e sapopjekur dhe rakinë aromatike. Pas një dreke të qetë mes vreshtave dhe pemëve të ullirit, një gotë verë e kuqe e pasur ose e bardhë e freskët e Alpeta-s bëhet shoqëruesi ideal për një pasdite relaksuese nën rrezet e diellit shqiptar.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Varietetet vendase të rrushit si Shesh, Vlosh dhe Puls, dikur të panjohura për shumicën e adhuruesve të verës, po fitojnë gjithnjë e më shumë vëmendje në arenën ndërkombëtare. Sipas TIME.com, Shqipëria, me një histori vreshtarie mbi 3000-vjeçare, po përjeton një rigjallërim falë një kombinimi të fuqishëm të trashëgimisë, klimës dhe inovacionit.Një nga emrat që po ndikon në këtë fushe është Alpeta Agrotourism & Winery, e drejtuar nga familja Fiska në fshatin Roshnik. Për më shumë se tre dekada, kjo kantinë ka kultivuar vreshta dhe ka eksperimentuar me varietetet vendase si Pules dhe Shesh, duke i kombinuar ato me rrush ndërkombëtar si Cabernet dhe Merlot. Rezultati? Verëra të cilat kanë fituar vlerësime prestigjioze, përfshirë medalje në Decanter World Wine Awards.Ky sukses po ndihmon gjithashtu në njohjen më të gjerë të industrisë shqiptare të verës. Në vitin 2023, Shqipëria u bë anëtarja e 50-të e Organizatës Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës (OIV), një hap i rëndësishëm për promovimin e verërave të saj në tregjet globale.Por Alpeta nuk ofron vetëm verë cilësore. Në zemër të natyrës, ajo është gjithashtu një destinacion për turizmin rural, ku vizitorët mund të eksplorojnë peizazhin mahnitës të pyllit të Lepijës dhe ujëvarës së Sotirës, me malin e shenjtë Tomorr që shfaqet në horizont.Restoranti i kantinës bashkëpunon me fermerët vendas për të ofruar një përvojë të vërtetë kulinare, ku mysafirët mund të shijojnë gatime tradicionale si byrekët e sapopjekur dhe rakinë aromatike. Pas një dreke të qetë mes vreshtave dhe pemëve të ullirit, një gotë verë e kuqe e pasur ose e bardhë e freskët e Alpeta-s bëhet shoqëruesi ideal për një pasdite relaksuese nën rrezet e diellit shqiptar.

  • IKTK në Butrint, inspekton veprimtarinë e fondacionit që menaxhon qytetin antik

    IKTK në Butrint, inspekton veprimtarinë e fondacionit që menaxhon qytetin antik

    Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) zhvilluan një inspektim në Parkun Kombëtar të Butrintit, në kuadër të grupit të monitorimit të veprimtarisë së Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit (BMF), i ngritur me urdhër të Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
    Ky proces synon të sigurojë zbatimin e standardeve më të larta për ruajtjen dhe menaxhimin e këtij siti të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore.
    Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit është krijuar me qëllim menaxhimin e pasurisë kulturore brenda Parkut Kombëtar të Butrintit në bazë të Marrëveshjes së Administrimit lidhur me Ministrinë e Kulturës.
    Përmes formës së administrimit indirekt, Fondacioni synon gjithashtu ruajtjen dhe mbrojtjen e Pasurisë Kulturore, sigurimin e aksesit dhe shërbimet për publikun në të, promovimin e saj dhe aktivitetet studimore e kërkimore, si dhe përdorimin, qarkullimin dhe veprimtaritë arkeologjike të Pasurisë Kulturore, duke e menaxhuar dhe zhvilluar atë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke siguruar mjetet e nevojshme financiare dhe stafin e specializuar, me qëllim ruajtjen dhe zhvillimin e saj për të gjithë kohëzgjatjen e administrimit indirekt.

  • Britani/ Mbyllet aeroporti Heathrow për shkak të zjarrit, preken 1300 fluturime

    Britani/ Mbyllet aeroporti Heathrow për shkak të zjarrit, preken 1300 fluturime

    Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë një nënstacion elektrik në Londër, duke lënë pa energji një prej aeroporteve më të mëdha në vend atë të Heathrow.Për këtë arsye, për motive sigurie autoritetet në Heathrow kanë vendosur që të ndalojnë punën deri në mesnatën e ditës së premte.“Heathrow po përjeton një ndërprerje të konsiderueshme të energjisë në të gjithë aeroportin për shkak të një zjarri të madh në një nënstacion elektrik aty pranë.Ndërsa ekuipazhet e zjarrfikësve po i përgjigjen incidentit, ne nuk kemi qartësi se kur mund të rikthehet energjia në mënyrë të besueshme.Për të ruajtur sigurinë e pasagjerëve dhe kolegëve tanë, ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të mbyllim Heathrow deri në orën 23:59 më 21 mars 2025”, shkruhet në njoftim.Zjarri në Hayes ka lënë gjithashtu mijëra shtëpi pa energji dhe ka bërë që rreth 150 njerëz të evakuohen nga zonat përreth. Shkaqet e tij janë ende të paqarta.Qindra zjarrfikës janë angazhuar për të vënë flakët në kontroll, teksa Rrjeti Kombëtar po punon për të rivendosur furnizimin me energji elektrike.Heathrow është aeroporti më i madh në Mbretërinë e Bashkuar, me rreth 1300 ulje dhe ngritje çdo ditë. Një rekord prej 83.9 milionë pasagjerësh kaluan nëpër terminalet e tij vitin e kaluar.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë një nënstacion elektrik në Londër, duke lënë pa energji një prej aeroporteve më të mëdha në vend atë të Heathrow.Për këtë arsye, për motive sigurie autoritetet në Heathrow kanë vendosur që të ndalojnë punën deri në mesnatën e ditës së premte.“Heathrow po përjeton një ndërprerje të konsiderueshme të energjisë në të gjithë aeroportin për shkak të një zjarri të madh në një nënstacion elektrik aty pranë.Ndërsa ekuipazhet e zjarrfikësve po i përgjigjen incidentit, ne nuk kemi qartësi se kur mund të rikthehet energjia në mënyrë të besueshme.Për të ruajtur sigurinë e pasagjerëve dhe kolegëve tanë, ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të mbyllim Heathrow deri në orën 23:59 më 21 mars 2025”, shkruhet në njoftim.Zjarri në Hayes ka lënë gjithashtu mijëra shtëpi pa energji dhe ka bërë që rreth 150 njerëz të evakuohen nga zonat përreth. Shkaqet e tij janë ende të paqarta.Qindra zjarrfikës janë angazhuar për të vënë flakët në kontroll, teksa Rrjeti Kombëtar po punon për të rivendosur furnizimin me energji elektrike.Heathrow është aeroporti më i madh në Mbretërinë e Bashkuar, me rreth 1300 ulje dhe ngritje çdo ditë. Një rekord prej 83.9 milionë pasagjerësh kaluan nëpër terminalet e tij vitin e kaluar.

  • EMRAT/ Shfrytëzuan të miturën për prostitucion në Sarandë,” arrest me burg” për dy shtetaset

    EMRAT/ Shfrytëzuan të miturën për prostitucion në Sarandë,” arrest me burg” për dy shtetaset

    Me masën “Arrest në burg” ka qëndruar paraditen e sotme edhe Gjykata e Apelit në Tiranë për 42 vjeçaren Silvana Osmani dhe 39 vjeçaren Luljeta Doda të arrestuara në flagrancë nga policia e Sarandës pas një operacioni të koduar “Silent Watch”.
    Ndalimi i tyre u bë pas rreth dy muajsh hetimesh për shfrytëzimin e një shtetaseje të mitur për prostitucion.
    Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Luftfije Celami në seancën e sotme në Gjykatën e Apelit te Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë për “Vleftesim dhe caktim mase sigurimi” e ka vlerësuar të drejtë masën “Arrest në burg” dhënë nga gjyqtari Fatmir Ndreu në Gjykatën e Sarandës në seancën e datës 26 shkurt 2025.
    Ndalimi i 42 vjeçares Silvana Osmani dhe 39 vjeçares Luljeta Doda u bë në flagrancë në 24 shkurt 2025 nga blutë e Sarandës pas rreth dy muaj hetimesh me metoda proaktive.