Year: 2025

  • Kualifikuese Grupi K, Shqipëri-Andorrë zbardhen formacionet

    Kualifikuese Grupi K, Shqipëri-Andorrë zbardhen formacionet

    Final:

    Shqipëri-Andorrë 3-0 (Manaj 9′, 20′, Uzuni 90+2′)

    Pas pak në ‘Arena Kombëtare’ Shqipëri-Andorrë (20:45) për kualifikueset e Botërorit 2026.

    Risi në formacionin kuqezi, debuton nga minuta e parë Julian Shehu. Nga starti edhe sulmuesit Armando Broja e Rei Manaj. Sikundër dhe Arbër Hoxha

  • Shqipëria dikton ndaj Andorrës, Anglia tjetër fitore  në ‘Wembley’

    Shqipëria dikton ndaj Andorrës, Anglia tjetër fitore në ‘Wembley’

    Shqipëria fiton Juljan Shehun, Broja e Manaj shkëlqejnë ndaj Andorrës

    U luajtën ndeshjet e dyta kualifkuese të botërorit 2026, për grupet G, H dhe K. Shqipëri- Andorrë ishte dueli i rëndësishëm për vetë objektivin që kuqezinjtë kishin për këtë takim të parë shtëpiak.

    Dy herë Rei Manaj dhe një gol në shtesë nga Myrto Uzuni i dhanë tri pikë Shqipërisë e cila tani renditet e dyta në Grupin K.

    Po 3-0 fitoi edhe Anglia me Letoninë ndërsa Serbia si pjesë e grupit të Shqipërisë, ende nuk ka zbritur në fushë (ishte e impenjuar me Ligën e Kombëve).

    Rezultatet e ditës së sotme:

    Grupi G

    Lituani- Finlandë 2-2

    Poloni- Maltë 2-0

    Grupi H

    20:45

    Bosnjë &Hercegovinë- Qipro 2-1

    San Marino- Rumani 1-5

    Grupi K

    20:45

    Shqipëri– Andorrë 3-0

    Angli- Letoni 3-0 /Sportiim.al/

  • Silvinjo i kënaqur me Kombëtaren: Bëmë ndeshje të mirë

    Silvinjo i kënaqur me Kombëtaren: Bëmë ndeshje të mirë

    Fitorja 3-0 me Andorrën në Arena Kombëtare ka lënë shije të mirë te vetë trajneri brazilian i kuqezinjëve i cili pas takimit ka vlerësuar lojën e të tijëve teksa për SuperSport ka thënë:

    “Ishte strategji loje rreshtimi në Angli, këtu ishte ndeshje komplet ndryshe. Provuam të niseshim në kundërsulm ishte e vështirë. Por bëmë një ndeshje të mirë. Ishte një ndeshje ndryshe me Anglinë, këtu ishte ndryshe, kishim nevojë për lojtarë në krahun e djathtë të hapnim fushën. Edhe Shehu është lojtar shumë i fortë, që hap lojën. Kanë bërë një ndeshje shumë të mirë, jam krenar. Strategjikisht nuk është se nuk më pëlqyen me Anglinë por ishin ndeshje të ndryshme.

    Ishte e nevojshme të fitonim që të hynim përsëri në grup, nuk është e thjeshtë të shkojmë në Botëror, kemi bërë Europian për herë të dytë, në Botëror është shumë më e vështirë. Këtu nuk mund të lësh pikë, është detyrim, nuk është e thjeshtë, bëmë mirë. Tani të shohim në qershor dhe do të garojmë me të gjithë.

    Jam i lumtur me të gjithë, edhe me Brojën, vjen nga dëmtimi. Jemi shqetësuar për situatën në klub.  Është një lojtar si shumë të tjerë që stërviten e luajnë çdo javë. Ai nuk ishte gati për 90 minuta, në Angli luajti 30, këtu bëri më shumë e bëri mirë, dëshira është që të kthehen dhe të vazhdojnë të luajnë në klub. Ai është një lojtar i fortë, që ka një vit e gjysmë a dy që nuk ka një seri aktivizimi. Ka bërë mirë me ne, shpresojmë që të vazhdojë në të ardhmen dhe të mos ketë dëmtime.

    Mund të ndodhë përsëri që të luajë Broja në krah. Në aspektin strategjik Broja dhe Hoxha duhej të shfrytëzonin gjerësinë. Broja mund të luajë 9, por edhe 7, jo vetëm një kundër një, bën hyrje mes qendrave, është lojtar i shpejtë, me cilësi, Mund ta përdorim si sulmues të parë, si i dytë, apo edhe në këtë pozicion në varësi të kundërshtarit.

    Më pëlqeu mesfusha, me më shumë cilësi teknike, me shumë ndarje loje, lehtësoi që topi të shkojë te Broja, Hoxha e Manaj. Shpërndahet mirë topi, kemi mesfushorë të tjerë të fortë, Ramadani ishte titullar. Tani kanë ardhur dy nga U21, Berisha e Pajaziti që më pëlqejnë, kemi mundësi.

    Sa i përket Muçit e shumë të tjerëve, kjo është meritokraci, lojtari që është jashtë duhet të marrë vendin e atij në pankine dhe ai në pankinë, atij që luan. Në kombëtare luhet 10 ditë, vlen çdo nxemje, çdo ushtrim, çdo mbajtje topi ka rëndë. Se nuk ka kohë, ata janë pak ditë, duhet të shpejtojnë të gjithë. Ai që përshpejton, merr vendin. Por duhet të përshpejtojnë të gjithë. Varet nga lojtari. Uzuni ishte mirë në Angli, hyri mirë në lojë, shënoi. Ky është rrugëtimi natyral”

  • Shkëlqeu në debutim, Juljan Shehu: Emocione të mëdha me Kombëtaren

    Shkëlqeu në debutim, Juljan Shehu: Emocione të mëdha me Kombëtaren

    Tre edicione brilante te Laçi po aq bën te Vidzev Lodz në Poloni ndërsa sot debutoi me Kombëtaren kuqezi ndaj Andorrës fituar 3-0. Bëhët fjalë për Julian Shehun i cili nga sot mund të konsiderohet një lojtar i fituar në të gjitha dimensionet.

    Mesfushori 26 vjeçar u soll në fushë si një ekspert i vertetë pa çeduar në 90′ duke ‘shkelur’ gjithë mesfushën, thyer aksione të miqëve, organizuar, vertikalizuar me mjaft siguri…

    Pas ndeshjes për SuperSport tiranasi tha:

    “Emocionet ishin të mëdhaja. Falenderoj çunat që ma bënë të lehtë debutimin. Jam shumë i lumtur për fitoren, për të arritur ëndrrën që ne kemi. Unë do të bëj maksimumin për Kombëtare sa herë që të thirrem. Emocionet janë normale, më pas fillon lirohesh.  

    Për mua ka qenë ëndërr e bërë realitet ardhja në Kombëtare. E kam pritur këtë ditë gjithë jetën. Do të jap shpirtin për Kombëtaren. Dy orë para ndeshjes e mora vesh që do të isha titullar”.

  • Abissnet Superiore/ Komisioni i Ligave e Garave përcakton kalendarin për 3 javët e ardhshme

    Abissnet Superiore/ Komisioni i Ligave e Garave përcakton kalendarin për 3 javët e ardhshme

    Komisioni i Ligave dhe Garave ka publikuar kalendarin e kampionatit “Abissnet Superiore”, nga java e 31-të deri në atë të 33-të.

    Java e 31-të do të luhet të mërkurën dhe të enjten, më 26 dhe 27 mars.

    Ndeshjet e javës së 32-të do të zhvillohen të dielën dhe të hënën, më 30 dhe 31 mars.

    Edhe java e 33-të do të luhet të dielën dhe të hënën, më 6 dhe 7 prill.

    JAVA 31

    Laçi – AF Elbasani               26.03.2025  15:00

    Tirana – Bylis                       26.03.2025 18:00

    Dinamo City – Partizani     27.03.2025 17:00

    Teuta – Skënderbeu            27.03.2025 17:00

    Egnatia –  Vllaznia              27.03.2025 20:00

    JAVA 32

    Skënderbeu – Dinamo City    30.03.2025 17:00

    Vllaznia – Teuta                         30.03.2025 20:00

    Partizani – Laçi                          30.03.2025 20:00

    Bylis – Egnatia                            31.03.2025 15:00

    AF Elbasani – Tirana                31.03.2025 18:00

    JAVA 33

    Laçi – Skënderbeu                     06.04.2025 15:00

    Bylis – Vllaznia                           06.04.2025 15:00

    Dinamo City – Teuta                 06.04.2025 18:00

    Egnatia – AF Elbasani               07.04.2025 17:00

    Tirana – Partizani                       07.04.2025 20:00

  • Kualifikuese Botërori/ Gjashtë ndeshje, sfida kryesore zhvillohet në Shkup

    Kualifikuese Botërori/ Gjashtë ndeshje, sfida kryesore zhvillohet në Shkup

    Pesë ndeshje në orën 20:45 dhe Moldavi-Estoni në orën 18:00, janë këto 6 përballjet e sotme kualifikuese të botërorit 2026 për zonën e Europës.

    Në epiqendër, sfida Maqedoni e Veriut-Uells parashikuar ë zhvillohet në Shkup. Norvegjia e cila ka mësuar se në Grupin I është sistemuar edhe Italia sot në daljen e radhës jashtë shtëpie.

    Programi për sot:

    Grupi I

    Moldavi- Estoni (18:00)

    Izrael- Norvegji

    Grupi J

    Lietenshtejn-Kazakistan

    Maqedoni e Veriut- Uells

    Grupi L

    Gjibraltar- Çeki

    Mal i Zi – Ishujt Faroe/Sportiim.al/

  • Tirana rikthehet në ‘Tiranë’, derbi Dinamo-Partizani në Elbasan

    Tirana rikthehet në ‘Tiranë’, derbi Dinamo-Partizani në Elbasan

    Pas pauzës për shkak të impenjimit të Kombëtares me fushatën kualifikuese për Botërorin 2026, Abissnet Superiore rikthehet të luajë këtë mesjavë aktin e 31-të të parashikuar në kalendar.

    Kështu nesër dy takime. Në orën 15:00 do të startojë Laçi-AF Elbasani ndërsa në orën 18:00 Tirana do të presë Bylisin në Arena Kombëtare.

    Ndërkohë të enjten derbi Dinamo- Partizani dhe Teuta Skënderbeu nisin në orën 17:00 teksa në 20:00 supersfida e Rrogozhinës Egnatia- Vllaznia

    Java e 31-të:

    Nesër 26 mars 2025

    Laçi – AF Elbasani  15:00

    Tirana – Bylis   18:00 (Arena Kombëtare)

    Të enjten:

    Dinamo – Partizani   17:00 (në Elbasan)

    Teuta – Skënderbeu   17:00

    Egnatia –  Vllaznia    20:00/Sportiim.al/

  • Besa “finale” me Burrelin, Vora e Flamurtari për suksesin e…radhës

    Besa “finale” me Burrelin, Vora e Flamurtari për suksesin e…radhës

    Kategoria e Parë luan nesër dhe pasnesër takimet e javës së 29-të të kampionait të 77-të të saj.

    Do të hapë në 12:30 Besa- Burreli me kavajasit pritës në shtëpinë e Partizanit në Tiranë. Po nesër edhe 3 takime të tjera të fiksuara për në orën 14:00.

    Vora shumë pranë promovimit për herë të parë në histori, takohet me Lushnjën në shtëpi ndërsa Flamurtari ka një provë të vështirë në stadiumin ‘Flamurtari’ me Pogradecin.

    Plotëson ndeshjet e kësaj të mërkure dueli i Tropojës ndërmjet Valbonës dhe Kastriotit. Dy ndeshjet e tejra të këtij raundi luhen të enjten.

    Të mërkurën:

    Besa-Burreli 12:30 (Kompleksi ‘Partizani’)

    14:00

    Vora- Lushnja

    Flamurtari- Pogradeci

    Valbona- Kastrioti

    Të enjten:

    14:00

    Erzeni- Korabi (në Vorë)

    Kukësi- Apolonia/ Sportiim.al/

  • Gjekmarkaj: Qeveria mund të tundë pasaportën si dajre, por më 11 Maj do tundet nga vota e shqiptarëve

    Gjekmarkaj: Qeveria mund të tundë pasaportën si dajre, por më 11 Maj do tundet nga vota e shqiptarëve

    Drejtuesi politik i PD në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka prezantuar në Rubik kandidatin e PD në listën e hapur për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.
    Gjekmarkaj tha se Rubiku është lënë pa asnjë investim nga Rilindja! Do i kthehet çdo gjë që i takon, rroga pensione e investime.
    “Në këtë rrugë drejt fitores, kemi një përfaqësues të denjë, një intelektual, njeri të ndershëm dhe punëtor, Aleksandër Lalën. Ai është kandidati që njeh hallet dhe nevojat e Rubikut, që ka një plan të qartë për zhvillimin e qytetit.
    E përsëris, Programi i Partisë Demokratike për Rubikun nuk është thjesht premtim elektoral, por një angazhim i fortë për investime, infrastrukturë moderne, punësim dhe mbështetje për familjet dhe bizneset vendase. Ne besojmë te puna dhe zgjidhjet, jo te propaganda dhe fasadat”, tha Gjekmarkaj.
    Sipas tij, përballë PD është një pushtet që po përpiqet ta mbajë veten me forcë, me lista dhe me urdhra për të mbushur sallat artificialisht.
    “Edi Rama nuk mund të mbledhë as me detyrim atë që ju sot e bëtë me zemër dhe besim! Sot jeni shume se besoni te fitorja. Ata vijnë me bilbila dhe daulle, por me daulle do ta përcjellë populli i Lezhës dhe i gjithë Shqipërisë më 11 Maj, tek ikin nga sytë e këmbët.
    Dhe kur kryeministri pyet se kë do të votonte Fishta në këtë realitet, përgjigjja është e thjeshtë: jo ai që thotë “Dokrra hinit”
    Kjo qeveri mund të tundë pasaportën si dajre në autobus sa të dojë, por më 11 Maj do të tundet nga vota e shqiptarëve! 12 vjet Europa na mbajti larg prej kësaj qeverie që na ka zënë rrugën. Pastrimi i rrugës, detyra jonë që do të thotë hyrja në Europë me meritë”, tha drejtuesi politik i PD për Lezhën, Agron Gjekmarkaj.

  • Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Majko: Ne po luajmë në sulm, PD nuk respektoi primaret

    Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Majko: Ne po luajmë në sulm, PD nuk respektoi primaret

    Ish-kryeministri socialist Pandeli Majko, i fundit deputet prej grupit të deputetëve ’92-’96, në një intervistë me gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu tha se synon të marrë të nëntin mandat në bastionin e demokratëve, Kavajë.
    Gazetari Muhamed Veliu: Zoti Majko, si po shkon fushata juaj këtu në Kavajë?
    Deputeti Pandeli Majko: Fushata është në qytetin më të vështirë të politikës. Do të thotë jo vetëm për Partinë Socialiste, por edhe për të tjerët. Arsyeja është se ky qytet e ka filluar politikën kur politika nuk kishte filluar akoma, në sensin e asaj që erdhi pas demokracisë, në vitet ’90. Kjo dhe për më shumë arsye, besoj se kjo është një kërkesë që hesht duke folur dhe e kundërta.
    Gazetari Muhamed Veliu: Përmendët vështirësinë. Cila është vështirësia e dytë, pasi edhe në zgjedhjet e shkuara, ju ishit në një qark relativisht të ri për ju. Pse Pandeli Majko i duhet të përballet nga njëra vështirësi në tjetrën?
    Deputeti Pandeli Majko: Sepse jam deputeti më i vjetër i Partisë Socialiste dhe po nuk e bëra unë, pyetja është: kush do e bëjë?
    Gazetari Muhamed Veliu: A është i drejtë sistemi me të cilin ne po shkojmë në këto zgjedhje me lista të mbyllura dhe lista të hapura?
    Deputeti Pandeli Majko: Të jemi të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë, nga 37 deputetë të Partisë Socialiste, nëse do të flasim bazuar në rezultatin e vitit 2021, kur ne morëm 18 deputetë, i bie që afërsisht të jenë fitues 4-5 deputetë burra dhe 2-3 deputete gra. Që do të thotë se gara do të jetë shumë e fortë, por këtu qëndron dhe problemi, që ne po përpiqemi ta shmangim maksimalisht. Kjo nuk do të jetë një betejë për emra. Thelbi, beteja kryesore sot, është një betejë më e rëndësishme se kaq. Mendoj se vota për Partinë Socialiste është vota më e rëndësishme sot. Unë për atë jam këtu.
    Gazetari Muhamed Veliu: A është e drejtë formula të rinjtë e sapoardhur në Partinë Socialiste në listën e mbyllur, ndërsa ata me kontribute, sikurse edhe ju jeni, të qëndrojnë në listën e hapur
    Deputeti Pandeli Majko: Mendoj se ka një dallim shumë të rëndësishëm midis listave të PD-së dhe PS-së, por cilësia më e rëndësishme është që ne po luajmë në sulm. Pala tjetër po bën të kundërtën. Të shohim kush do të jetë fituesi i vërtetë. Një gjë ka shumë rëndësi të thuhet, PD nuk respektoi votën e Primareve të veta. Nëse një parti nuk respekton votën brenda partisë së vet, pikëpyetja më e madhe është sa do ta respektojnë ata votën e 11 Majit.
    Gazetari Muhamed Veliu: Sa konfident është Pandeli Majko për t’u ulur përsëri në Parlamentin e pas-zgjedhjeve të 11 Majit
    Deputeti Pandeli Majko: Këtë do ta vendosin votuesit! Do të jemi katër apo pesë burra që do ta fitojmë. Por, mendoj se më rëndësi se sa emrat, ka rëndësi se çfarë do të ndodhë me njerëzit tanë. Flitet që do të votojmë për integrimin e Bashkimit Europian, e vërtetë është, për ecjen e Shqipërisë përpara, e vërtetë është, për sigurinë e njerëzve, kjo është akoma më e vërtetë. Ajo që do të ndodhë duke votuar Partinë Socialiste, nuk do të realizojë një situatë eksperimentale për vendin. Me gjithë respektin që për të djathtën, mendoj se ata nuk janë gati, nuk janë gati si strukturë, nuk janë gati për përfaqësim dhe mendoj se për momentin, Shqipërisë i duhet të vazhdojë me këto të meta, me këto lloj problemesh, të cilat ne po përpiqemi të mos i përsërisim dy herë. Edhe me këta njerëz që po shkojnë te dyert e drejtësisë, ne jemi më të vërtetë se sa kundërshtarët tanë.