Year: 2025

  • Chelsea merr vendimin drastik për Jadon Sancho-n, gati të shpenzojë 6 milionë euro vetëm që të mos nënshkruajë me anglezin

    Chelsea merr vendimin drastik për Jadon Sancho-n, gati të shpenzojë 6 milionë euro vetëm që të mos nënshkruajë me anglezin

    Huazimi i Jadon Sancho nga Manchester United te Chelsea rezultoi një dështim i vërtetë. “Blutë” janë të pakënaqur me anglezin dhe janë të gatshëm të shpenzojnë disa milionë euro për të mos nënshkruar me të.
    “The Athletic” raporton se klubi londinez do të duhet të kompensojë Manchester United me rreth 6 milionë euro për mos ushtrimin e opsionit për të blerë anësorin anglez në fund të sezonit aktual.
    Marrëveshja mes Manchester United dhe Chelsea-s përfshinte një klauzolë që i lejonte “Blutë” të mbanin lojtarin në fund të këtij sezoni për një shifër 30 milionë euro, por, të pakënaqur nga performanca dhe paraqitjet e tij, Klubi londinez ka vendosur të mos e aktivizojë këtë opsion.
    Megjithatë, kjo nuk i përjashton ata nga detyrimi për të paguar një gjobë të përcaktuar më parë në kontratën e huazimit, e cila do të jetë rreth 6 milionë euro.
    Në kohën kur ishte te Dortmund, Jadon Sancho ishte një nga lojtarët më premtues në botë dhe u transferua për 85 milionë euro te Manchester United në verën e vitit 2021, por te “Djajtë” nuk arriti të tregonte vlerat e tij. Më pas erdhën dhe dy huazime radhazi, fillimisht rikthimi te Dortmund dhe më pas huazimi te Chelsea. Në fund të këtij sezoni, Sancho duhet të rikthehet te Manchester United, ku me siguri nuk do qëndrojë gjatë, pasi anglezi nuk është fare në planet e Ruben Amorim dhe do i duhet të gjejë një ekip tjetër për sezonin e ardhshëm.

  • As Zidane dhe as Alonso, Reali po mendon për trajnerin gjerman si pasues të Ancelotti-t

    As Zidane dhe as Alonso, Reali po mendon për trajnerin gjerman si pasues të Ancelotti-t

    25 Mars 2025

    19:28

    Telesport

    Pavarësisht shumë zërave për një largim të Carlo Ancelotti-t në fund të këtij sezoni nga drejtimi i Real Madrid, klubi madrilen duket se ka vendosur të vazhdojë me teknikun italian deri në verën e vitit 2026, kohë kur atij i skadon kontrata me “Los Blancos”.
    “Defensa Central” raporton se drejtuesit e Realit pëlqejnë shumë Julian Naglesmann, trajnerin aktual të kombëtares gjermane dhe e shohin atë si pasuesin ideal të Ancelotti-t.
    Kontrata e Nagelsmann me Gjermaninë skadon në vitin 2028, por ai mund të largohet pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, pikërisht kohë kur skadon dhe kontrata e Ancelott-it me Realin.
    Stili ofensiv i lojës që aplikon gjermani dhe përvoja që ai ka, i bindin më shumë drejtuesit e Realit sesa kandidati tjetër i përfolur shumë, që është Xabi Alonso.

  • Reali e refuzoi, Barcelona gati të japë 65 milionë euro për sulmuesin e Serisë A

    Reali e refuzoi, Barcelona gati të japë 65 milionë euro për sulmuesin e Serisë A

    25 Mars 2025

    19:31

    Telesport

    Ademola Lookman do të largohet në fund të këtij sezoni nga Atalanta, aty ku ka shkëlqyer këtë sezon, duke shënuar 18 gola dhe ka dhënë 7 asiste. Dëshira e nigerianit është të veshë fanellën e Real Madridt, por ka marrë refuzimin kategorik prej klubit madrilen.
    Por, për nigerianin interesohen shumë klube të tjera të mëdha, një prej tyre është edhe Barcelona. Klubi katalanas ka nisur kontaktet e para me përfaqësuesit e Ademola Lookman për të vlerësuar mundësinë e transferimit të tij gjatë verës.
    Drejtuesit e Barcelonës e shohin anësorin nigerian si një opsion tërheqës për të forcuar krahët e tyre për sezonin e ardhshëm. Atalanta e vlerëson sulmuesin rreth 65 milionë euro, shifër kjo që mund të jetë pengesë për Barcelonën për shkak të problemeve financiare.
    Megjithatë, klubi katalanas ka vendosur të investojë për një sulmues anësor dhe Lookman i përshtatet profilit që ata kërkojnë. Për 27-vjeçarin interesohen dhe klubet e Premier League si Arsenal, Liverpool e Manchester United.

  • Rey Manaj synon rekordin i cili mbahet prej 22 vitesh dhe mosha i vjen në ndihmë por duhet vazhdimësia!

    Rey Manaj synon rekordin i cili mbahet prej 22 vitesh dhe mosha i vjen në ndihmë por duhet vazhdimësia!

    Nuk ka qenë një periudhë e lehtë për Manaj këto kohët e fundit por shpërblimi mbërriti në një natë e cila jo vetëm i dhuroi dy gola në fitoren 3-0 ndaj Andorrës në “Arenën Kombëtare”, por gjithashtu edhe kënaqësinë e shiritit të kapitenit pas daljes nga fusha të Berat Gjimshitit.
    Sulmuesi që aktivizohet në Turqi të Sivasspor ishte duke e humbur grumbullimin pasi rrezikoi jo pak shëndetin në një ndeshje kampionati duke u shtruar në spital pas një përplasje që mori në duel me kundërshtarin, teksa megjithatë ishte i vendosur të zbriste në fushë dhe e bëri direkt pas një jave dhe më pas u grumbullua edhe nga Shqipëria.
    Në “Wembley” nuk është se pati mundësi ndërsa në Tiranë ishte nata e tij, sigurisht me dy asist nga Asllani dhe Broja në 20 minutat e para. Manaj festoi me shokët e ekipit dhe i falënderoi ata teksa ndjek një rekord që është ende larg: 18 gola të Bogdanit me fanelën kuqezi, golashënuesi më i mirë në historinë kuqezi.
    Manaj ka tashmë 9 gola dhe renditet në vendin e 10-të, vetëm 1 gol larg Igli Tares dhe Altin Rrakllit, teksa dje ka kaluar Aliaj dhe Bekim Balaj. E nga të gjithë që janë në listë, është i vetmi në aktivitet që mund ta bëjë te kombëtarja pasi sipër ka Rraklli, Salihi, Kushta, Sadiku (ende në aktivitet por jashtë kombëtares prej kohësh tashmë), Cikalleshi, Skela, Bushi dhe pikërisht Bogdani.
    Rekordi Bogdani duket ende larg, pasi do të duhen edhe 9 gola për ta barazuar dhe 10 për ta kaluar, por sulmuesi i Sivasspor është ende 28 vjeç dhe i ka të gjitha shanset që edhe të paktën 4 vite të jetë në këtë formë, që do të thotë të paktën edhe 24-26 ndeshje të tjera për të luajtur.
    Renditja e golashënuesve historikë kuqezi
    Erjon Bogdani 18 gola
    Alban Bushi 14 gola
    Ervin Skela 14 gola
    Sokol Cikalleshi 13 gola
    *Armando Sadiku 12 gola
    Sokol Kushta 11 gola
    Hamdi Salihi 11 gola
    Altin Rraklli 10 gola
    Igli Tare 10 gola
    *Rey Manaj 9 gola
    (* ende ne aktivitet)

  • Kupa e Botës, Lara Colturi klasifikohet e 5-ta në garën e sllallomit gjigand zhvilluar në Amerikë

    Kupa e Botës, Lara Colturi klasifikohet e 5-ta në garën e sllallomit gjigand zhvilluar në Amerikë

    25 Mars 2025

    19:38

    Telesport

    Në pistën amerikane të Saint Valley, u zhvillua sot gara e radhës së Kupës së Botës për femra në ski alpine, ajo e sllallomit gjigand. Në këtë garë mori pjesë edhe skiatorja kuqezi Lara Colturi.
    Ajo bëri një tjetër paraqitje të shkëlqyer, duke u klasifikuar në vendin e 5-të, duke dhënë një tjetër rezultat të mirë në një sezon ku gjithnjë e më shumë po bëhet protagoniste.
    Pas zbritjes së parë, Colturi u klasifikua e pesta me kohën 1’06”06, ndërsa në zbritjen e dytë koha e dhënë nga skiatorja kuqezi ishte 1’06”49, duke ruajtur vendin.
    Kështu, pas dy zbritjeve, Lara Colturi u klasifikua në vendin e pestë, me kohën e përgjithshme 2’12”55. Një paraqitje pozitive e skiatores 18-vjecare, që garon si e barabartë me rivalet e saj.

  • EKSKLUZIVE | Çfarë ndodhi me Asanin dhe Bajramin pas vendimit të Sylvinhos! Reagimet e Muçit, Brrutit dhe Hadrojit

    EKSKLUZIVE | Çfarë ndodhi me Asanin dhe Bajramin pas vendimit të Sylvinhos! Reagimet e Muçit, Brrutit dhe Hadrojit

    Fitorja ndaj Andorrës ka sjellë gëzim dhe lumturi por edhe shumë pakënaqësi të fshehura brenda grupit që janë shfaqur në një moment të caktuar dhe që kanë vijuar edhe përtej fushës së blertë të Arenës Kombëtare dhe në grumbullim më së shumti.
    Sipas asaj që ka mësuar “Telesport”, formacioni kuqezi është bërë – ndryshe nga herët e tjera 0 një ditë përpara dhe Sylvinho ka njoftuar se do të ketë ndryshe duke i raportuar lojtarëve se çfarë do të ndodhte duke shpërndarë jelekët gjatë stërvitjes më dyer të mbyllura.
    Këtu, Jasir Asani dhe Nedim Bajrami që kanë marrë lajmin se në vend të tyre do të luajnë Broja dhe Arbër Hoxha kanë shfaqur pakënqësitë e para, madje ka pasur edhe refuzim për të vijuar stërvitjen.

    Një diskutim më pas edhe me tone jo të ulëta dhe sigurisht vendimi i Sylvinhos për t’i nxjerrë në nxehje në pjesën e dytë ndaj Andorrës duke i lënë në flamurin e këndit për rreth 20 minuta duke mos i thërritur për t’u aktivizuar edhe pse kishte ende dy ndërrimë në dispozicion.
    Situatë ndryshe te Ernest Muçi. Djaloshi i dalë nga Pogradeci fillimisht dhe më pas Akademia e Tiranës nuk ka bërë fjalë por nuk e ka pritur mirë aspak lënien në stol për dy ndeshje dhe asnjë minutë në fushë.
    Ata që e njohin dhe janë pranë tij e dinë se Muçi është një djalë me edukatë dhe që nuk polemizon dhe kjo mund të merret ndonjëherë për dobësi por kjo po ndodh sistematikisht me sulmuesin në zgjedhjet e Sylvinhos, që tashmë njoftimet edhe për dërgimet në tribunë i bën pa dhënë shpjegime të futbollistët – sipas asaj që ka mësuar Telesport.

    Etnik Brruti gjithashtu ka qenë tepër i zhgënjyer pas ndeshjes dhe gjatë saj, teksa megjithatë nuk ka marrë një vendim prapaktheu teksa në anën tjetër Andi Hadroj nuk e ka fshehur këtë mërzi për të pasur disa minuta pikërisht në një moment kur mungonin edhe Mitaj dhe Hysaj, pra me vetëm dy mbrojtës krahu në dispozicion  për dy ndeshje.

  • Marshimi nga zyrat e FSHF, mesazhi i cili nuk ju lejua nga policia në stadium. Ja si nisi protesta e TKZ dhe Illyrian Elite

    Marshimi nga zyrat e FSHF, mesazhi i cili nuk ju lejua nga policia në stadium. Ja si nisi protesta e TKZ dhe Illyrian Elite

    Pas protestës së zgjatur në rreth 15 minuta në fillim të ndeshjes Shqipëri-Andorra, shoqëruar me fyerje të drejtpërdrejta ndaj presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, tifogrupi Tifozët Kuq e Zi, të bashkuar me Illyrian Elite, kanë reaguar edhe në rrjetet sociale duke e quajtur vetëm fillimin këtë nismë kundër vendimit për të hequr biletat e rezervuara për tifogrupet në stadium duke e bërë një shitje të lirë ne çdo sektor të shkallëve të tribunave për ndeshjet në Shqipëri.
    Tifozeria u grumbullua përpara ambjenteve të FSHF për të protestuar me flakadan dhe me thirrje por edhe me një mesazh të gjatë. Më pas u nisën drejt stadiumit dhe pse të kontrolluar nga sita policore, arritën që të futen brenda por pa e marrë dot mesazhin që kishin shfaqur përpara ambjenteve të FSHF.

    “Djemtë e zgjedhur të Arbërisë kundër pazareve në emër të Shqipërisë”, Tifozat Kuq e Zi reagojnë pas ndeshjes së mbrëmshme, thonë se nuk do të ndalen kundër organizimit të përbashkët Shqipëri-Serbi për organizimin e Evropianit.
    Reagimi i tyre i plotë: “Mjaft më me pazaret e errëta!
    Ju nuk përfaqësoni zërin e tifozëve, por interesat personale. Duam futboll të pastër, jo modern, duam transparencë. “𝐃𝐣𝐞𝐦𝐭ë 𝐞 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐭ë 𝐀𝐫𝐛ë𝐫𝐢𝐬ë, 𝐤𝐮𝐧𝐝ë𝐫 𝐩𝐚𝐳𝐚𝐫𝐞𝐯𝐞 𝐧ë 𝐞𝐦ë𝐫 𝐭ë 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐧𝐢𝐬ë” Ju nuk jeni mbi flamurin, popullin dhe mbi ne. Zëri ynë nuk do të “shterrojë” kurrë kundrejt padrejtësive… Shqipëria kurrë nuk shitet!”

  • Asllani: “Nuk kam rituale para ndeshjes, por nuk e di pse ai top që godas ikën aq lart…”

    Asllani: “Nuk kam rituale para ndeshjes, por nuk e di pse ai top që godas ikën aq lart…”

    25 Mars 2025

    20:32

    Telesport

    Në fund të ndeshjes që kombëtarja shqiptare fitoi 3-0 ndaj Andorrës, mesfushori i Interit, Kristjan Asllani u shpreh keshtu per mediat: “Rezultati ishte kryesori. Sot ne e menaxhuam mirë topin, ndryshe nga ndeshja në Angli. Luajtëm nga fillimi dhe sigurisht ia dolëm mirë. Gjithë ekipi bëri mirë”, tha ai për Digitalb.
    Lëvdata të veçanta për mesfushorin Julien Shehu që debuton me Kombetaren: “Ai është një lojtar shumë teknik. Jam ndjerë shumë mirë. Në mbrojtje luajmë pothuajse njësoj. Ai bëri një lojë të shkëlqyer dhe bëri shumë pak gabime”.
    Më pas ai pyeti për prirjen e tij për të goditur gjithmonë topin nga jashte zone: “Nuk përpiqem gjithmonë. Se di pse kur godas topin shkon kaq larg. Duhet të përmirësohem sepse nuk funksionon kështu. Rituale para ndeshjes? Nuk kam, jam shumë i qetë dhe po jap gjithçka. Në fund të fundit, është futboll, por të luash këtu është gjithmonë një lojë.”

  • Kualifikuese Botërori, sot 12 Kombëtare të UEFA-s në fushë

    Kualifikuese Botërori, sot 12 Kombëtare të UEFA-s në fushë

    Rikthehen ndeshjet kuaklifkuese të botërorit 2026, të dytat në radhë për grupet G, H dhe K. Shqipëri- Andorrë mbetet temë kryesore e mbrëmjes për gjithë shqiptarët por në fushë do të zbresin edhe kombëtare të tjera.

    Programi i mbrëmjes së sotme 24/03/2025

    Grupi G

    Lituani- Finlandë 18:00

    Poloni- Maltë 20:45

    Grupi H

    20:45

    Bosnjë &Hercegovinë- Qipro

    San Marino- Rumani

    Grupi K

    20:45

    Shqipëri– Andorrë

    Angli- Letoni /Sportiim.al/

  • Kejn mendon rikthimin në Angli, bie në radarët e Liverpul

    Kejn mendon rikthimin në Angli, bie në radarët e Liverpul

    Një rikthim në Premier League do të ishte sensacional. Kjo është ajo që mund të ndodhë me Herri Kejn verën e ardhshme.

    Qendërsulmuesi anglez mbërriti te Bajern Mynih verën e kaluar për shumën e lakmuar prej 120 milionë eurosh të ndarë mes një pjese fikse (100 milionë) dhe shpërblimeve (20).

    Megjithatë ish sulmuesi i Totenhem dy vjet më vonë mund të kthehet në atdheun e tij. Për momentin, këto janë vetëm thashetheme, me tregun e transferimeve ende shumë larg dhe bavarezët ende luftojnë në disa fronte.

    Në fakt, i pari i listuar për ta rikthyer në Premier Legaue duket Liveprul. Sipas Fichajes, qendërsulmuesi anglez 31-vjeçar po mendon të rikthehet në Premier League me Liverpulin që thuhet se është shumë i interesuar.