Për Rei Manajn, e mbrëmshja ishte natë magjike. Sulmuesi i Kombëtares realizoi dygolësh brenda 10 minutash dhe ishte vendimtar në fitoren kundër Andorrës.
“Ishte e rëndësishme të ktheheshim në shtëpi me 3 pikët, Andorra e dimë që është një ekip që rrinë të gjithë pas topit dhe është e vështirë që të penetrosh nga brenda me topin. Folëm që në stërvitje që duhej të gjenim golin që 10 minutat e para që të ishte loja më e lehtë dhe Asllani futi një super top dhe dolëm 1-0. Jam i kënaqur për të gjithë lojtarët, edhe për Shehun, çunat e rinj si Pajaziti që u futën në lojë, pastaj rikthimi i Brojës, Uzuni që u rikthye me gol, Asllani që bëri një super ndeshje, jam i kënaqur për të gjithë çunat. Besoj që ndeshja me Serbinë nuk ka nevojë për motivim, tani do të kthehemi nëpër klube dhe pastaj do të mendojmë kur të kthehemi në qershor në grumbullim”, tha Manaj për mikrofonat e “FSHF”-së.
Year: 2025
-

“E dinim që duhet të shënonim brenda 10 minutash”, Rei Manaj: I kënaqur për të gjithë çunat, me Serbinë nuk ka nevojë për motivim…
-

Të akuzuar për korrupsion në FIFA, gjykata zvicerane jep vendimin për Sepp Blatter dhe Michel Platini
Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter dhe ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, u liruan të dy nga akuzat për korrupsion nga një gjykatë zvicerane të martën.
Dyshja, dikur ndër figurat më të fuqishme në futbollin global, u pastruan nga keqmenaxhimi i mashtrimit në dhomën e jashtëzakonshme të apelit të Gjykatës Penale Zvicerane pranë Bazelit.Sipas asaj që raporton Guardian, seanca u zhvillua pasi prokurorët federalë zviceranë apeluan kundër lirimit të tyre të vitit 2022 në një gjykatë më të ulët. Të dy ata i kishin mohuar akuzat, të cilat kishin të bënin me një pagesë prej 2 milionë frangash zvicerane të bëra nga Platini në vitin 2011.
-

Bota me sytë nga Shqipëria më 11 maj! “Giro D’Italia” për herë të parë në vendin tonë, Hoxha: Reklamë për vendin
Aktiviteti botëror në çiklizëm, Giro d’Italia së shpejti vjen në Shqipëri.
Mbi 200 televizioneve me transmetime live nga e gjithë bota, në një tur 3 ditor do të jenë në Shqipëri.
Tirana, Durrësi dhe Vlorë janë qytetet ku sportistët do kryejnë paradën e çiklizmit. Grupi i punës që do të bashkërendojë aktivitetin në qytetin bregdetar të Vlorës ka nisur përgatitjet.
Për zëvendësministrin e Arsimit Endrit Hoxha, njëkohësisht drejtues i grupit ndërinstitucional, ky aktivitet do jetë një nga zhvillimet më të rëndësishme për promovimin e Shqipërisë.
“Është një krenari dhe një emocion. Ne do të përpiqemi që të gjithë këto që kemi mbledhur t’i prezantojmë që ky aktivitet të mos jetë vetëm një event sportiv, por dhe një reklamë e mirë për vendin tonë. Sot kemi ardhur në takim për detaje konkrete për çështje e sigurisë, për çështjen e startit dhe finishit të eventit. Do të vijmë edhe në ditët në vijim si grup bashkë edhe me RCS Sport që do të jetë organizatorët e eventit “Giro D’Italia” të tre etapave të para”, tha Hoxha.
Turi i Vlorës do të përfshijë gjithë zonën panoramike të rivierës Shqiptare. Ndërsa do të ketë disa disa ndalesa, ku organizimet festive do jenë të larmishme për të shpalosur edhe më shumë traditën shqiptare.
Më tej policia ka ndarë funksionimin e sigurisë së aktivitetit. -

Raporti amerikan: Moska po zhvillon satelitin për të mbajtur armë bërthamore, mund të ketë pasoja shkatërruese
Sipas një raporti të inteligjencës amerikane, Rusia po punon për një satelit të ri për të mbajtur një armë bërthamore.
Sipas mediave të huaja, një armë e tillë mund të ketë “pasoja shkatërruese” si për SHBA-në ashtu edhe për botën, shtoi Vlerësimi Vjetor i Kërcënimeve nga komuniteti i inteligjencës amerikane.
Ai shtoi gjithashtu se lufta në Ukrainë i ka dhënë Rusisë një shans për të nxjerrë mësime rreth armëve dhe inteligjencës perëndimore.
Ndërsa Moska nuk do të jetë në gjendje të arrijë “fitoren totale”, raporti shtoi se vrulli mbetet në anën e tyre në luftën në Ukrainë, shkruan A2 CNN.
Kujtojmë se analisti ushtarak Michael Clarke shpjegoi pse lufta bërthamore nuk ka më shumë gjasa tani sesa ishte përpara pushtimit të Rusisë.
Kjo sipas tij është pjesërisht sepse armët bërthamore nuk do t’i jepnin Rusisë ndonjë avantazh në fushën e betejës. -

Basha mesazh Ramës: Ku i ke shokët Rame! Jam i gatshëm për debat me të, por ai i shmanget
Kreu i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, komentoi video-postimet e fundit me mesazhe ironike dhe Dissing me kryeministrin Edi Rama.
Ai tha se kjo ishte mënyra për ta vënë para përgjegjësive kreun e qeverisë, të cilit shokët i kanë përfunduar në burg për korrupsion dhe vjedhje.
Madje ai pranoi ftesën e moderatorit Denis Minga që nga Report Tv t’i jepte një mesazh live nga studio kryeministrit dhe jo me video-postim.
“E Ramëëë, ku i ke shokët Rameeee? Pse nuk përgjigjesh, ku i ke shokët? Është vrima ku ke futur shokët Ramë. Sështë faji im se të dhëmb vrima. Ky fyelli ka më shumë vrima se çfarë ta pret ty mendja, se ke mbledh shumë në ato vrimat e fyellit… Merre me qetësi, mos ma shmang përgjigjen. Unë jam live, s’merrem me montime, se thonë i ka rënë batuta, unë e di pse i bën këto gjëra, pse i shmangesh të vërtetës. Unë jam live këtu te Report Tv te Denis Minga…
Ti erdhi më 2013 Ramë dhe ça solle, ça modeli? Ti solle Sajen, Ben Ametajn, Ilir Metën, Lefter Kokën dhe shokët e tij, ti solle njerëz që sollën trafikantë, banditë, hajdutë.
Ça modeli solle ti Rame, modelin e hajdutit, kriminelit, mashtruesit, ça modeli solle ti. Përgjigju njerëzve këtu nga studio e Report Tv, përgjigju shqiptarëve pyetjes time? Ku i ke shokët Rame, sa bëjnë 7 herë 7 Rame?”, u shpreh Basha në mesazhin e tij.
Moderatori Minga e pyet nëse është i gatshëm për një debat publik televiziv me kryeministrin Rama dhe Basha e pranoi duke thënë se ka 15 vite që është i gatshëm, por Rama e refuzon vazhdimisht dhe video-postimet i kanë mbetur si një strategji për ta nxjerrë zbuluar para popullit. Madje Basha ftoi edhe moderatorin Minga që “t’i bënte Diss edhe ai Ramës”.
“Ka që në vitin 2000 që nuk bën debati ai, po futi një Diss edhe ti. Unë jam i gatshëm çdo minutë të ditës dhe natës me të që prej 15 vitesh por ai e shmang debatin. Derisa të mbajë përgjegjësi e të japë llogari, unë këtë punë kam”, tha ai. -

Tragjedia në RMV, i riu që shpëtoi 21 persona në diskotekë del nga spitali dhe pritet si hero në shkollë
Pak ditë më parë, një tragjedi me 59 viktima dhe 150 të lënduar ndodhi në Maqedoninë e Veriut, pas një zjarri në një diskotekë në Koçan.
Mëngjesin e sotëm, 19-vjeçari nga Vinica, Jovan Kostadinov, i cili shpëtoi 21 persona nga zjarri, është pritur nga shokët dhe shoqet e gjimnazit të Vinicës me duartrokitje dhe me pankarta mirënjohjeje për sakrificën dhe guximin e tij.
Ai ishte i shtruar në Klinikën e Toksikologjisë, për shkak të thithjes së tepërt të monoksidit të karbonit dhe për një javë ka marrë ndihmë mjekësore, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë sot, fatmirësisht, ka dalë nga spitali në gjendje më të mirë shëndetësore. Kujtojmë se në klubin e natës ku shpërtheu zjarri ishin mbi 500 të pranishëm dhe flakët u përhapën me shpejtësi pas ndezjes së mjeteve piroteknike.
Autoritetet në vend kanë nisur një hetim të gjerë lidhur me ngjarjen e rëndë, e cila ka sjellë edhe përplasje mes aktorëve politikë në vend. -

Kroacia marrëveshje për mbrojtjen me Shqipërinë dhe Kosovën, Vuçiç merr hapin e papritur, shkarkon ambasadoren serbe në Zagreb
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shkarkuar ambasadoren e Serbisë në Zagreb, Jelena Miliç, sipas një vendimi të publikuar këtë të martë në Gazetën Zyrtare të Serbisë.
Në dokumentin zyrtar konfirmohet se Miliç është liruar nga detyra, ndërsa vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë. Në lidhje me shkarkimin nuk është dhënë ende ndonjë arsye specifike.
Zhvillimi vjen në një moment përshkallëzimi të tensioneve mes Serbisë dhe Kroacisë, pas marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes të nënshkruar më 18 mars në Tiranë midis Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë.
Presidenti Vuçiç e kritikoi ashpër marrëveshjen, duke e cilësuar atë si një garë të re armatimi në rajon.
“Ne e morëm mesazhin. Do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur vendin tonë,” – deklaroi ai.
Nga ana tjetër, Kroacia u përgjigj duke theksuar se ka të drejtë të bashkëpunojë në sektorin e mbrojtjes me çdo vend që dëshiron.
Marrëveshja e mbrojtjes u nënshkrua nga ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ai i Kosovës, Ejup Maqedonci, dhe ministri kroat, Ivan Anushiç. Nënshkrimi i saj ka nxitur reagime të forta në Serbi, duke ndikuar edhe në marrëdhëniet diplomatike në rajon. -

Raporti i Forumit Boao: Ekonomia e Azisë do të rritet me 4.5% në vitin 2025
Forumi Boao për Azinë (BFA) parashikoi të martën se ekonomia e Azisë do të rritet me 4.5% këtë vit, pak më e lartë se 4.4% e regjistruar në 2024.
Rajoni vazhdon të jetë një “motor kyç rritjeje” për ekonominë botërore, pavarësisht sfidave si tensionet gjeopolitike, presionet inflacioniste dhe ndërprerjet globale të zinxhirit të furnizimit, tha BFA në raportin e vitit 2025 mbi perspektivën ekonomike dhe progresin e integrimit të Azisë.
Sipas raportit, gjatë vitit 2025 pjesa e Azisë në ekonominë globale do të vazhdojë të rritet në 36.4% sipas kursit të këmbimit të tregut, nga 36.1% që ishte në 2024. Përsa i përket barazisë së fuqisë blerëse, pritet që ajo të rritet në 48.6% në vitit 2025, nga 48.1% që ishte në 2024. -

Në kërkim nga Bosnja, Dodik mesazh nga Izraeli: Liria dhe siguria janë të paçmueshme
Pas vizitës në Serbi mbrëmë, pavarësisht një urdhër-arresti mbarëkombëtar në fuqi kundër tij, presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik ka udhëtuar në Izrael.
Me zbarkimin në Izrael, Dodik postoi një mesazh në X , duke thënë se ai respekton thellësisht historinë dhe vendosmërinë e Izraelit.
“Kam filluar vizitën time në Izrael, një vend, forcën, historinë dhe vendosmërinë e të cilit e respektoj thellësisht. Izraeli demonstron se liria dhe siguria janë të paçmueshme dhe se një popull që e di se kush janë ata nuk do të jetë as objektiv dhe as vartës”, shkroi ai.
“Ashtu si Izraeli mbron veten pa falje, Republika Srpska mbron të drejtën e saj për të ekzistuar, vendosur dhe mbështetur trashëgiminë e të parëve të saj. Serbët dhe hebrenjtë janë popuj që janë përballur me përpjekje për çrrënjosje totale – dhe ata mbijetuan. Kjo është arsyeja pse ne e kuptojmë njëri-tjetrin. Dhe kjo është arsyeja pse ne qëndrojmë së bashku”, shtoi ai. -

Gjyqi për vdekjen e Maradonës, djali i legjendës argjentinase lëshon deklaratën e fortë: Babanë tim e vranë dhe i vodhën paratë
Diego Armando Maradona Sinagra, djali i legjendës së futbollit Diego Armando Maradona, ka bërë deklarata të forta lidhur me gjyqin që po zhvillohet në Argjentinë për vdekjen e të atit. Në një intervistë për emisionin spanjoll “El Chiringuito”, ai akuzoi drejtpërdrejt mjekët dhe infermierët që e trajtuan Maradonën, duke i fajësuar ata për vrasje.
“Po ndjek nga afër gjyqin dhe është një periudhë shumë e vështirë për familjen tonë. Na presin kohë të rënda, por jemi të përgatitur,” tha Maradona Jr., i cili aktualisht është trajner i klubit spanjoll UD Ibarra. Ai mbështeti teorinë e avokatit Fernando Burlando, duke pohuar se babai i tij u “vra në mënyrë djallëzore” në atë që ai e quajti “shtëpia e tmerrit”.
Sipas tij, mjekët nuk ndërhynë në kohë dhe nuk bënë asgjë për ta shpëtuar Maradonën.
“Nëse do ta kishin trajtuar siç duhet, ai do të ishte ende gjallë,” theksoi ai. Gjithashtu, ai ngriti dyshime se përveç neglizhencës mjekësore, ka pasur edhe keqmenaxhim të pasurisë së të atit. “Jam i bindur se jo vetëm që nuk u kujdesën për të, por edhe i vodhën paratë,” shtoi ai.
Gjyqi për vdekjen e Maradonës ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe pritet të zbulojë nëse mjekët dhe infermierët ishin përgjegjës për trajtimin e papërshtatshëm që çoi në ndarjen nga jeta të një prej ikonave më të mëdha të futbollit.