Year: 2025

  • A është poezia një viktimë e epokës digjitale?

    A është poezia një viktimë e epokës digjitale?

    Nga Elisa Dedja
    Dikur, poezia ishte një dritare për të parë botën ndryshe, një mjet për të ndier më thellë dhe për të komunikuar në mënyrë të ndërlikuar, por të bukur. Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Poezisë, syri i shoqërisë drejtohet drejt rrjeteve sociale, aty ku dominon shpejtësia dhe sipërfaqësorja, duke lënë pas një nga thesaret më të çmuara të kulturës sonë: librin dhe gjuhën e pasur. Kjo ditë, që dikur festohej me lexim e reflektim, sot është kthyer në një hapësirë të harruar, një kalendar bosh, një datë pa domethënie për shumicën.
    Leximi, dikur një ritual i përditshëm, një udhëtim në botën e ideve, sot është një përjashtim, jo një rregull. Adoleshentët komunikojnë më shumë me emoji sesa me fjalë, përdorin një gjuhë të shpejtësuar, të shkurtuar, ku zanoret dhe simbolet zëvendësojnë fjalinë e plotë, dhe format e pasura të shqipes po harrohen. Në mesazhet e përditshme, ‘ë’ dhe ‘ç’ nuk janë më të pranishme, një simptomë e një ndryshimi më të thellë kulturor.
    A është poezia, dhe më gjerë, letërsia, një viktimë e epokës digjitale? Apo është thjesht një periudhë kalimtare ku forma të reja të shprehjes po lindin? Në çdo rast, indiferenca ndaj fjalës së shkruar nuk është një shenjë e mirë. Sepse kur leximi zbehet, mendimi kritiko-analitik dobësohet, ndjeshmëria artistike venitet dhe shoqëria humbet një pjesë të shpirtit të saj. Poezia nuk është thjesht vargje të bukura; ajo është reflektim, filozofi, muzikë e mendimit. Kur ajo mungon, mungon një shtresë e rëndësishme e ndjeshmërisë dhe e ndërgjegjes kolektive.
    Prandaj, në këtë Ditë Ndërkombëtare të Poezisë, le të mos lexojmë vetëm këmbana alarmi. Le të mos pranojmë si të pashmangshëm largimin e brezave të rinj nga letërsia. Është e nevojshme që shkollat, familjet, institucionet kulturore dhe vetë ne, si individë, të kujdesemi për të mbajtur gjallë shpirtin e leximit dhe dashurinë për fjalën e bukur. Nuk është vonë për të rikthyer librin në duar, për të mbushur boshllëkun që po krijohet mes brezave, për të rikthyer magjinë e gjuhës dhe fuqinë e mendimit.
    Le ta bëjmë këtë ditë një pikënisje për të rikthyer poezinë në jetën e përditshme. Sepse pa të, rrezikojmë të jetojmë në një botë gjithnjë e më të heshtur, edhe pse e mbushur me zhurmë.

  • Në listën e hapur të PS! Gjylameti: Do jap kontributin tim, jam e bindur se do jem në parlament

    Në listën e hapur të PS! Gjylameti: Do jap kontributin tim, jam e bindur se do jem në parlament

    Blerina Gjylameti, kandidate e Partisë Socialiste në zgjedhje për deputete, u shpreh se është në listën e hapur për Tiranës dhe këtë e shikon si sfidë. Në një intervistë për Programin e Drekës në News 24, ajo theksoi se nuk ishte e befasuar që u rendit në një listë të hapur, duke argumentuar se të rinjtë duhet të kenë më shumë mundësi.
    Gjylameti shpjegoi se ka një përvojë të gjatë në politikë, e cila është një avantazh që do të përdorë për të maksimizuar votat për PS-në. Ajo foli edhe për angazhimin e saj në disa zona të Tiranës, duke përmendur Vorën, Kamzën dhe Rrogozhinën, dhe theksoi se do të kontribuojë më shumë për të gjithë banorët e kryeqytetit.
    Blerina Gjylameti: Nuk jam surprizuar që jam në listë të hapur. Kam eksperiencë politike. Të rinjtë duhet të kenë diskriminim politik në listat për kandidatë për deputetë. Ne kemi vite në politikë dhe ky është avantazhi ynë. Unë do të jap kontributin tim për të maksimalizuar votat për PS-në.
     
     
    Unë kam qenë në qarkun Tiranë dhe kam qenë fizikisht edhe në Vorë, në Kamëz, Rrogozhinë etj. Në këtë mandat do kem të bëj më tepër për të gjithë banorët. Jam e bindur se do të jem deputete dhe PS do të fitojë mandatin e katërt. Ne kemi ekip që patjetër do fitojë. Unë do loboj edhe për gratë dhe të drejtat e tyre, unë do të luftoj që gratë të gjejnë mbështetje tek shteti shqiptar. PS po punon për reformën e pensioneve. Duhet të mos harrojmë edhe rininë.

  • Regjisori i njohur italian kryeson panelin e jurisë së Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Shangai

    Regjisori i njohur italian kryeson panelin e jurisë së Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Shangai

    Regjisori italian Giuseppe Tornatore, i njohur për klasikët si “Cinema Paradiso” dhe “The Legend of 1900”, do të jetë presidenti i jurisë për Çmimet “Golden Goblet” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Shangai (SIFF) të këtij viti, planifikuar për më 13-22 qershor, shkruan “Xinhua”.

    Festivali ka pesë seksione konkurruese: filma me metrazh të gjatë, talente të reja aziatike, dokumentarë, filma të animuar dhe filma të shkurtër.
    “Festivalet e filmit nuk janë vetëm një festë e kinemasë, por edhe një rast për të bërë bashkë pjesëmarrës nga vende të ndryshme, për të shkëmbyer ide dhe për të vlerësuar filmat e shquar”,- tha Tornatore.

    Ai u bëri një ftesë kineastëve në mbarë botën, duke theksuar rëndësinë e festivalit për regjisorët e rinj: “Për regjisorët e rinj, kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të nisur karrierën e tyre dhe potencialisht për të arritur sukses përmes festivalit”.
    Themeluar në vitin 1993, SIFF është një ngjarje prestigjioze globale, e nxitur nga ambicia e Shangait për t’u bërë një qendër kulturore ndërkombëtare. Eventi ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare në rritje falë tregut të lulëzuar të filmit në Kinë.

  • Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, tre persona përfundojnë në spital, dy prej tyre në gjendje kritike

    Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, tre persona përfundojnë në spital, dy prej tyre në gjendje kritike

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e përplasjes, tre shtetas kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë.
    Paraprakisht dyshohet se automjeti tip Mitsubishi ka qenë duke dalë në rrugë, ndërsa mjeti tip Golf ka qenë në parakalim, çka ka sjellë në përplasjen e fortë mes dy makinave.
    Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

  • Shqipëria tund rrjetën, kuqezinjtë në avantazh përballë Andorrës që në minutën e 9

    Shqipëria tund rrjetën, kuqezinjtë në avantazh përballë Andorrës që në minutën e 9

    Shqipëria kalon në avantazh ndaj Andorrës në minutën e 9-të në ndeshjen e eliminatoreve të Kupës së Botës.
    Autor i golit ishte sulmuesi Rei Manaj, në minutën e 9.
    Manaj e ka bërë golin e tij me kokë, pas një goditje dënimi të ekzekutuar nga Asllani.

  • Bojkotuan takimin dhe u rikthyen pas 15 minutash, çfarë ndodhi me Tifozët Kuqezi në stadium (VIDEO)

    Bojkotuan takimin dhe u rikthyen pas 15 minutash, çfarë ndodhi me Tifozët Kuqezi në stadium (VIDEO)

    Sfida e dytë kualifikuese e Botërorit 2026 mes Shqipërisë dhe Andorrës nisi me një bojkot nga ana e Tifozëve Kuqezi.
    Pas këndimit të himnit, ata vendosën të braktisnin tribunën pas porte, duke boshatisur stadiumin në një ndeshje të rëndësishme. Megjithatë, ata u rikthyen në stadium pas golit të parë të Rei Manajt.
    Kjo ishte si një shenjë proteste nga ana e Tifozëve Kuqezi ndaj Federatës, për ndalimin e shitjeve të biletave për tifogrupe.

  • Spektakël kuqezi! Broja i pakapshëm në zonë, Manaj shënon sërish ndaj Andorrës

    Spektakël kuqezi! Broja i pakapshëm në zonë, Manaj shënon sërish ndaj Andorrës

    Shqipëria shënon golin e dytë përballë Andorrës në “Arenën Kombëtare”.
    Fillimisht kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 9-të në ndeshjen e eliminatoreve të Kupës së Botës. Autor i golit ishte sulmuesi Rey Manaj.
    Ishte Kristjan Asllani, i cili me anë të një goditje dënimi çon topin në zonë, aty ku gjen sulmuesin Rey Manaj, i cili nuk gabon duke çuar topin në rrjetë.
    Kaq ka mjaftuar, që të shpërthejë fesat në shkallët e stadiumit. Po ashtu dhe goli i dytë mban firmën e Rey Manaj, pas një zbritjeje fantastike të Armando Brojës, i cili shërbeu për 2:0.

  • Dominim me dy gola të Manajt, mbyllet pjesa e parë e takimit Shqipëri-Andorra

    Dominim me dy gola të Manajt, mbyllet pjesa e parë e takimit Shqipëri-Andorra

    Shqipëria pret Andorrën në sfidën e dytë kualifikuese të Botërorit 2026, pas disfatës me Anglinë tre ditë më parë në Wembley.
    Kuqezinjtë vijnë me vetëm një qëllim, fitoren kundër skuadrës më të dobët në letër dhe për të marrë tre pikët e para.
    Në portë është Strakosha, teksa në mbrojtje janë rreshtuar Balliu, Gjimshiti, Ajeti dhe Aliji. Mesfusha përbëhet nga Asllani, Laço dhe debutuesi Juljan Shehu. Krahët do të mbulohen nga Broja dhe Hoxha, ndërsa në qendër të sulmit do të luajë Manaj.
    Kjo sfidë do të gjykohet nga austriaku Sebastian Gishamer, teksa në fushë do të ndihmohet nga bashkëkombësit e tij, Roland Riedel, Santino Schreiner dhe Walter Altmann, ndërsa në VAR do të jenë Manuel Schuettengruber dhe Sara Telek.
    Andorra është në të njëjtën pozitë si Shqipëria në Grupin K, pas disfatës 0-1 që mori nga Letonia.

  • Arrihen tre pikët e para në kualifikueset e Botërorit, Shqipëria “shkëlqen” me Andorrën dhe ndez ‘motorët’ për Serbinë

    Arrihen tre pikët e para në kualifikueset e Botërorit, Shqipëria “shkëlqen” me Andorrën dhe ndez ‘motorët’ për Serbinë

    Shqipëria ka arritur fitoren e parë në kualifikueset e Botërorit 2026, duke triumfuar 3-0 përballë Andorrës në “Arenën Kombëtare”.
    Pas disfatës me Anglinë, kuqezinjtë e Sylvinhos arritën pikërisht atë që donin kundër ekipit më të dobët në letër, duke mos e diskutuar në asnjë moment fitoren, të cilën e arritën pa probleme.
    Sfida nisi mjaft mirë për kuqezinjtë, të cilët gjetën rrjetën që në minutën e 9’ me Manajn, i cili pas një krosimi të asllanit, goditi me kokë dhe solli festën në stadium.
    Pas 11 minutash ishte po Manaj, i cili pas një super veprimi të Brojës brenda zonës dhe asistit të tij, dyfishoi shifrat, gol që solli dhe qetësinë në kampin kuqezi.
    Pjesa e dytë u kontrollua më mirë nga ana e të besuarve të Sylvinhos, me brazilianin që vendosi të mos rrezikonte dhe lojtarë si Gjimshiti, Broja e Laçi duke i zëvendësuar.
    Në fund kishte festë dhe për Uzunin, i cili shënoi golin e tretë të ndeshjes, i cili u konfirmua dhe nga VAR.
    Miqtë nga ana tjetër nuk kishin asnjë rast të rrezikshëm, me Strakoshën që shumë rrallë herë preku topin gjatë këtij takimi.
    Kështu Shqipëria shkon në kuotën e tre pikëve në vendin e dytë të Grupit K, duke parakaluar Letoninë dhe pas Anglisë kryesuese.
    Tashmë Shqipëria i mbyll ndeshjet e marsit me tre pikë dhe ndez “motorët” për ndeshjen e madhe me Serbinë, e cila do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare” më 7 qershor, ora 20:45.

  • “Ne luajtëm në Angli, si Andorra këtu me ne”

    “Ne luajtëm në Angli, si Andorra këtu me ne”

    Ish-lojtari i Kombëtares Shqiptare, Altin Rraklli ka qenë kritik me ekipin përfaqësues pas dy ndeshjeve të zhvilluara në kuadër të eliminatoreve të botërorit 2026.
    E teksa e vlerësoi si detyrë fitoren ndaj Andorrës, Rraklli u shpreh se Kombëtarja i ka elementët dhe kualitetin dhe duhet të guxojë më shumë në ndeshjet e mbetura.
    “Ne luajtëm në Angli, si Andorra këtu me ne. Ne jemi shumë më mirë se Andorra dhe me kualitetet. Unë e kam thënë që duhet të ishim më sulmues, duhet të hidhnim 3 sulmues në fushën e lojës. Duhet të rrezikojmë më shumë sesa bëmë në Angli. Ndeshja e sotme kishte specifikë tjetër, kundërshtari ishte shumë i dobët. Nuk hyri njëherë në zonë. Ne kemi lojtarë të mirë, por duhet t’i fusim në punë, t’iu japim shansin. Ndeshja e sotme nuk mund të them që ishte perfekte”, tha Rraklli.