Qëndrimi me orë të zgjatura përpara kompjuterit apo telefonit, ka bërë që shumë të rinj të shfaqin probleme me shpinën apo siç quhet ndryshe “gunga e Bizonit”. Specialistët thonë se ky nuk është vetëm një problem estetik.
“Nuk është vetëm ana estetike, është edhe ana funksionale. Me kalimin e kohës, kjo na jep probleme për frymarrjen, na jep probleme me qafën, pra nuk është problem vetëm estetik por është edhe shëndetësor. Na jep dhimbje koke, probleme me qafën e ndjejmë të ngurtë, probleme kur flemë gjumë, zhurma në vesh, ndihemi gjithmonë të lodhur”, thotë fizioterapisti Ervin Kapaj.
Fëmijët dhe të rinjtë e moshës 20-30 vjeç janë ata të cilët vuajnë më së shumti nga këto deformime, ndërsa specialistët japin disa këshilla.
“Nëse më parë shikonim se ata që punonin në zyrë kishin këtë problematikë tani kemi dhe fëmijët ose të rinjtë të moshës 20-30 vjeç. Që ta parandalojmë këtë lloj problemi duhet të njohim veten tonë, siç bëjmë kujdes me ushqimin, duhet që dhe trupin ta ushqejmë me lëvizje, ne kur punojmë duhet të ndryshojmë disa postura, të mësojmë se si të punojmë. Të jemi sa më aktiv në jetë, të evitojmë këto lloj posturash, jeta është lëvizje”, shton fizioterapisti Kapaj.
“Gunga e Bizonit” është një lakim jonormal i pjesës së sipërme të shtyllës kurrizore që e bën shpinën të duket më e rrumbullakosur se zakonisht, duke shkaktuar dhimbje dhe ngurtësi.
Year: 2025
-

“Gunga e Bizonit” po prek të rinjtë, deformimi i shpinës nga qëndrimi i gjatë para kompjuterit e telefonit
-

Gripi i shpendëve, ekspertët: Rrezik i ulët për njerëzit, por shkakton dëm të madh ekonomik
Gripi i shpendëve është konfirmuar në një nga fermat më të mëdha të pulave në Shqipëri, duke shkaktuar masa të rrepta nga autoritetet. Mbi 68 mijë pula dhe rreth 400 mijë vezë janë bllokuar, ndërsa Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit siguron qytetarët se nuk ka produkte të infektuara në treg.
Në një intervistë për “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH, ekspertët theksojnë se nuk ka rrezik për konsumatorët nga ushqimet e kontaminuar nëse ato gatuhen siç duhet, por shtojnë se gripi i shpendëve mbetet një kërcënim serioz për industrinë e shpendarisë dhe ekonominë e vendit.
Sipas epidemiologut Kujtim Mersini, ky virus është një pandemi globale te shpendët e egër dhe përhapet me lëvizjen e tyre edhe te shpendët e butë. Ai thekson se nga viti 2020, prania e gripit në fermat industriale është bërë e përvitshme, duke u kthyer kryesisht në një problem ekonomik. Megjithëse rreziku për njerëzit sot për sot mbetet i ulët, shqetësimi kryesor lidhet me faktin se shtami H5N1 i këtij gripi po transmetohet edhe te gjitarët. Për këtë arsye, fermat janë vendosur në karantinë, shpendët e infektuar janë asgjësuar dhe produktet e dyshuara janë eliminuar.
“Gripi i shpendëve është pandemi globale sa i përket shpendëve të egra,. Pra ndodhet në të gjithë botën dhe me lëvizjen e shpendëve të egër transmetohet edhe të shpendët e butë. Prania e gripit në pulari industriale është problem ekonomik në radhë të parë. Hasja është pothuajse e përvitshme nga 2020 deri më sot. H5N1 problemin e ka se tani po transmetohet tek gjitarët dhe nuk po qëndron më vetëm te shpendët. Rreziku te njerëzit sot për sot është i ulët. Fermat janë në karantinë, shpendët janë asgjësuar dhe janë eliminuar edhe produktet si vezë që i përket periudhës së dyshimit dhe sigurisht dhe konfirmimit të pranisë së gripit”, tha Mersini.
Ndërkohë, ekspertja e sigurisë ushqimore Ana Vuksani shpjegon se H5N1 është veçanërisht i rrezikshëm, pasi përhapet shpejt dhe shkakton normë ngordhjeje nga 80 deri në 100%. Kjo, sipas saj, shkakton dëm të madh ekonomik pasi sjellë mungesë të mishit të pulës dhe vezëve në treg, si dhe rritje të çmimeve.
“Gripi i shpendëve është një sëmundje virale që prek shpendët që nga shtegtarët deri tek shpendët që mbahen në oborret dhe fermat e fermerëve. Ka disa shtame të këtij gripi dhe H5N1 është më i rrezikshmi dhe ajo që është probleme është se ku grip shkakton në dëm ekonomik të madh pasi përhapet shumë shpejt dhe është shumë agresiv dhe ngordhja është shumë i madh nga 80-100 %.
Dënimi ekonomik kërcënon me mungesë të mishit të pulës dhe vezë që do të sjellë edhe rritje të tyre. Gripi i shpendëve transmetohet te njeriu por nuk shkakton një dëm shumë të madh në organizmin njeriut deri më tani. Ata që preken nga ky grip janë kategoritë që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me pulat, nga veterinerët, fermerët që u shërbejnë këtyre pulave, punonjësve që punojnë në pulari dhe thertore. Ky grip në SHBA ka prekur edhe kafshë të tjera. Simptomat janë të ngjashme me të gjithë gripat e tjerë. Kafshët e prekura me grip duhet të asgjësohen dhe kjo bëhet në kushtet specifike që bëhet nga personat dhe agjencitë e autorizuara”, tha ajo.
Edhe pse gripi i shpendëve mund të transmetohet te njeriu, Vuksani qetëson qytetarët duke theksuar se deri tani nuk ka shkaktuar dëme të rënda te njerëzit. Grupet më të rrezikuara janë fermerët, veterinerët dhe punonjësit e fermave dhe thertoreve.
“Sa i përket ushqimit duhet të sigurojë konsumatorin se nëse i gatuajmë në temperaturën e duhur edhe po të jetë virusi nuk mund të transmetohet te njeriu. Duhet të shmangim kontaktet me pulat kur shkoni në vende ku ka pula dhe duhen parandaluar tregjet e hapura të pulave patave dhe rosave dhe duhet të evitohen nga njërit këto gjëra që të mos transmetohet ky virus. Nuk ka raste që të ketë transmetim të virusit nga ushqimet e gatuara në mënyrën e duhur te njeriu”, tha Vuksani. -

“Mbron organizmin nga plakja”, mjekja tregon se çfarë është “vetë-ngrënia” e qelizave të dëmtuara dhe kur ndodh
Emisioni “Rudina” në Tv Klan pasditen e kësaj të premteje bashkë me mjeken Mimoza Tamizi diskuton për një fenomen mjaft të rëndësishëm për organizmin dhe jetëgjatësinë tonë.
Autofagjia është një proces biologjik thelbësor për trupin kur qelizat e trupit shpërbëhen dhe përdorin përbërësit e tyre të dëmtuar ose të panevojshëm. Në një kuptim metaforik qelizat mund të hanë njëra-tjetrën gjatë këtij procesi. Ky mekanizëm vepron si një proces natyror i riciklimit dhe ndihmon në mbrojtjen e organizmit nga sëmundjet dhe plakja. Në kushtet normale autofagjia ndodh më tepër në trup, por ajo aktivizohet gjatë periudhave të urisë ose të stresit qelizor.
Kur trupi nuk merr ushqim për një periudhë të caktuar kohore, ai fillon që të shkatërrojë pjesët e veta të dëmtuara për të prodhuar energji dhe për të mbijetuar. Procesi mund të fillojë pas 12-16 orësh agjërim, por intensiteti më i madh rritet pas 24-48 orë pa ushqim. Me prejardhje nga greqishtja e vjetër autofagjet do të thotë “vetë-ngrënie”. Koncepti i autofagjisë është studiuar që gjatë viteve ’60, por shkencëtari japonez Yoshinori Ohsumi ishte i pari që bëri zbulime të rëndësishme sa i takon efekteve të saj dhe ndikimin në shëndetin e njeriut.
Më tej me fjalë më të thjeshta për publikun mjekja Mimoza Tamizi tregoi se në cilat raste ndodh autofagjia.
“Autofagjia është një proces që ndodh në qelizë, kur kemi një tipo të një dekompozicioni qelizor ose të një autokanibalizmi. Qeliza ha vetveten kur e shikon që ka probleme. Më kryesoret janë ato të dëmtimit të qelizës, bakteret, ose pjesë të disa qelizave që janë të palosura keq, të cilat nuk funksionojnë në këtë mënyrë. Në këtë moment kur trupi e shikon që ka një defekt atëherë fillon të bëjë autofagjinë. Kjo ndodh në mënyrë automatike dhe është një proces i imunitetit tonë, sepse ne që jemi bërë për të autokontrolluar, arrin një moment që kontrollojmë dhe qelizat të cilat duhet të jenë të shëndetshme”, shpjegoi mjekja. -

Doni të jetoni sa më gjatë? Praktikojini këto tre mënyra dhe do shihni rezultatet
Jetëgjatësia është një nga faktorët që ndikojnë shumë në perceptimin e njerëzve për stilin e tyre të jetesës. Të jetosh sa më gjatë dhe mundësisht pa kaluar sëmundje kronike të cilat bashkëqarkullojnë në trupin e njeriut me kalimin e viteve dhe rritjen e moshës.
Për t’iu ardhur në ndihmë këtyre personave të cilët janë përpjekur të gjejnë metoda efektive për të jetuar sa më gjatë dhe pa sëmundje, një anestezist i quajtur David Callejo ka ndarë me ta “recetën” e suksesit në një intervistë për podkastin Ac2ality.
Sipas këtij të fundit, nuk ekziston asnjë “pilulë” konkrete që konsumohet si suplement për të bërë të mundur diçka të tillë, por janë disa teknika që duhen zbatuar me kujdes për t’i dhënë trupit energjinë dhe forcën e duhur për t’i mbijetuar viteve.
Fillimisht, ai ndalet tek ajo që e quan si “stërvitja e forcës”.
“Kjo është gjëja më e mirë që mund të bëni për shëndetin tuaj. Të stërvisni forcën tuaj. Kështu do ia dilni të trajtoni ose parandaloni disa sëmundje kronike”, tha Callejo, i cili beson se instikti i forcës mund të rrisë stimulin e një personi për të jetuar sa më gjatë.
Së dyti, anestezisti thekson se ushqyerja bën diferencën, duke treguar më tej se çfarë preferohet të konsumohet për të rritur mundësinë e jetëgjatësisë.
“Nuk është e nevojshme të mendoni shumë. Zarzavatet, perimet dhe peshqit janë kura juaj sepse konsiderohen si burim i proteinave”, shtoi Callejo.
Në fund, pati vend dhe për këshilla të cilat për anestezistin janë receta e duhur për të frenuar çdo sëmundje dhe stimuluar jetëgjatësinë. Çelësi qëndron i gjithi tek mënyra se si ne mbajmë një dietë të shëndetshme, gjë të cilën mund ta dinë shumë ose më pak njerëz.
Ai rekomandon që të shmangim ushqimet e përpunuara.
“Zakonet e jetës së shëndetshme janë pjesë integrale e të jetuarit më gjatë. Pini ujë, mbani ritme të rregullta kardiake dhe mos harroni, marrëdhënia me gjumin dhe zgjimin duhet të jetë propocionale. Të flini në sasinë e duhur”, përfundoi anestezisti. -

“Mos pini ujë nga e njëjta shishe plastike”, studiuesit kinezë lëshojnë alarmin
Shkencëtarët vazhdojnë studimet mbi ndikimin që ka konsumimi i ujit të ambalazhuar në plastikë për shëndetin. Një studim i fundit nga shkencëtarët kinezë, i publikuar në “Communications Biology”, ka nxjerrë në pah rreziqet e mundshme të mikroplastikës që përthithet përmes ujit të ambalazhuar.
Sipas këtij studimi, shishet plastike janë burimi kryesor i mikroplastikës që hyjnë në organizmin e njeriut. Përveç kësaj, ato transportojnë një ndotës të njohur si benzopiren, i cili është toksik dhe gjendet në mjedis. Studimi thekson se këto grimca plastike, pasi thithen përmes sistemit tretës, mund të dëmtojnë organet e brendshme, veçanërisht murin e zorrëve dhe veshkat, duke shkaktuar inflamacion dhe pasoja të rënda për shëndetin, shkruan A2 CNN.
Mikroplastika ka një madhësi shumë të vogël, rreth pesë milimetra, duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë eliminimin e saj. Ajo gjendet jo vetëm në ujë, por edhe në ushqime, dete dhe oqeane. Në shumicën e rasteve, mikroplastika krijohet nga copëzimi i mbetjeve plastike më të mëdha.
Si alternativa ndaj ujit të ambalazhuar, rekomandohet përdorimi i shisheve të ripërdorshme dhe filtrimi i ujit të rubinetit. Gjithashtu, shmangia e plastikës njëpërdorimshme dhe përdorimi i ambalazheve të ripërdorshme mund të ndihmojë në reduktimin e ndotjes plastike dhe mbrojtjen e shëndetit. -

Rast i rrallë! Vuante nga ankthi, por ChatGPT i përcaktoi diagnozën e saktë
Mund të tingëllojë e çuditshme, por një 27-vjeçare ka pranuar se është diagnostikuar në mënyrë të saktë përmes një bisede të zhvilluar virtualisht me ChatGPT.
Marly Garnreiter, e cila po vuante nga djersitjet gjatë natës dhe kruajtjet e lëkurës, teksa më vonë nisi të humbiste peshë, vendosi të pyesë aplikacionin për simptomat që po ndjente, kur mori dhe përgjigjen e papritur: Vuan nga kanceri i gjakut.
Menjëherë pas kësaj përgjigjeje, Garnreiter vendosi ta injorojë si mesazh, por që në fund rezultoi të ishte pikërisht kjo diagnoza e saktë.Për të vërtetuar dyshimet e saj, pas kësaj bisede virtuale, 27-vjeçarja iu drejtua mjekut të saj të përgjithshëm, duke i treguar të njëjtat simptoma që ndjente. Falë një skanimi, ajo zbuloi se kishte një masë në mushkërinë e saj, të quajtur limfoma e Hodgkin, një lloj kanceri në gjak.
Ajo tregoi më pas të gjithë prapaskenën, duke përfshirë këtu dhe atë bisedë që rezultoi “diagnozë e qëlluar” e ChatGPT.
“Pas humbjes së babait, nuk ndihesha mirë. Mendova se duhet të kishte diçka këtu. Në muajin Maj u dërgova miqve të mi një bisedë ku kisha pyetur ChatGPT dhe mu përgjigj që kisha kancer në gjak. E injorova pasi isha skeptike dhe u këshillova që të konsultohem me mjek të vërtetë”, u shpreh Garnreiter.
27-vjeçarja mendon se një periudhë e tillë bëri që të reflektojë shumë mbi rëndësinë e të kuptuarit trupin e saj duke mos anashkaluar asnjë simptomë që sinjalizon diçka të rëndësishme.“Duhet ta dëgjojmë trupin tonë. Ndonjëherë e humbasim lidhjen me brendësinë tonë dhe nuk kuptojmë realisht çfarë kemi”, përfundoi historinë e saj Garneiter, e cila po vazhdon me trajtimin mjekësor.
-

Shtohen rastet me tuberkuloz në Shkodër, mjekja: Shqetësues fakti që të prekur janë edhe moshat e reja
Rastet e personave të prekur me tuberkuloz në Shkodër kanë njohur një rritje vitet e fundit, kryesisht pas pandemisë Covid 19. Mjekia pneumologe Genta Smaja në ditën botërore të tuberkulozit thotë se janë rreth 15-20 raste të reja në vit, një shifër që cilësohet e lartë. Shqetësues mbetet fakti që të prekur janë edhe moshat e reja.
“Ajo që nevojitet për të prekurit nga tuberkulozi në rastet kur paraqiten simptomat është që të diagnostikohen sa më shpejt në mënyrë që sëmundja të mos përparojë për të shkaktuar gjendje të rëndë shëndetësore.Për tuberkulozin ka ende një stigëm se mund të sjell pasoja fatale tek personat e prekur por kjo nuk qëndron sepse është një sëmundje e shërueshme’, tha pneumologia Smaja.
Dita botërore e tuberkulozit që është çdo 24 mars synon ndërgjegjësimin ndaj kësaj sëmundje duke qenë se shifrat e të prekurve vitet e fundit kanë njohur rritje duke përfshirë edhe Shqipërinë me mbi 250 të infektuar dhe afro 11 milion në botë. -

Kjo është Malvina, doktoresha që ‘nuk’ përbën lajm
Nga Doreada Mio
Kur ke miq mjekë nuk është çudi që kafen ta pish në ambiente spitali, ndërkohë që i pret të dalin nga salla e operacionit apo të jenë shërbim roje.
Kështu me ndodhi edhe një mbrëmje në një spital në jug të vendit. Për të vrarë kohën, herë hidhja një sy nga televizioni i hapur pa zë, ku në një program te ndjekur masivisht shfaqeshin personazhe të njohur gjithë shkëlqim, e herë hidhja sytë nga njerëzit e pakët a pacientët që lëviznin korridoreve e dhomave.
Ajo që tërhoqi vëmendjen time ishte një vajzë/ grua e re me uniformë personeli mjekësor që ushqente me qumësht gjiri një foshnje të vogël fare.
Mendimi i parë që më erdhi ishte : “I është dashur të dalë në punë dhe ja kanë sjellë bebin ta ushqejë. Si natyrë kurioze që jam, por dhe si çdo shqiptar që nuk sheh punën e vet ju afrova dhe e pyeta: Punon në spital? Sa e ke bebin?- jo thotë nuk është i imi, unë e kam djalin më të madh!
Jam mjeke anesteziste dhe ky është bebi i pacientes time qe u operua nga kolecista (tëmthi) dhe nuk i jep dot fëmijës për të pirë se është nën efektin e lëndëve të narkozës ende dhe disa orë.
U emocionova! Në ato çaste mu duk shumë e bukur! Ngrita sytë sërish nga televizori, ku një çift ishin shtrirë në një vaskë plot me flluska e shkumë, ndërsa përpara meje, pa kamera, pa drita, pa klikime, në një dhome spitali po luhej spektakli më i lartë i dashurisë njerëzore.
Ju prezantoj Malvinën doktoreshën gjirokastrite që “nuk” përbën lajm. Në botën e sotme, ku teknologjia etja për famë e mungesa e empatisë janë pjesë e përditshmërisë, duhet të kujtojmë se këto veprime të vogla mbajnë ende zgjuar njerëzoren brenda nesh. -

Java perfekte, shenjat e Horoskopit që do t’i buzëqeshë fati
Java e rë që sapo ka nisur sjell me mundësi për zhvillim, ndryshim dhe përmirësim në jetën e përditshme.
Sipas astrologëve, në ditët në vijim, tre shenja të horoskopit do të shohin ndryshime domethënëse dhe shumë të mira në karrierën e tyre.
Sipas astrologut Pandit Manish Sharma, tre shenja të zodiakut do të favorizohen gjatë kësaj jave në punë, me financat e tyre që do të shohin një rritje pozitive.
Dashi
Hëna favorizon planet tuaja këtë javë, duke ju sjellë mundësi të reja dhe shumë sukses. Njohjet tuaja do ju rezultojnë të dobishme, ndërsa financat duket se po përmirësohen. Do të kaloni momente të këndshme me fëmijët tuaj dhe ndoshta do të planifikoni një udhëtim.
E mërkura dhe e enjtja duken veçanërisht pozitive, me zgjidhje të problemeve dhe përfitime financiare në horizont. Megjithatë, të premten dhe të shtunën bëni kujdes me temperamentin tuaj, pasi ekziston rreziku i mosmarrëveshjeve.
Demi
Ju pret një javë e favorshme. Do të keni mundësi të merrni pjesë në aktivitete sportive dhe të takoni njerëz të rëndësishëm. Sipas astrologut Pandit Manish Sharma, Hëna në shtëpinë tuaj të katërt mund të sjellë një ulje të përkohshme të të ardhurave dhe rritje të nivelit të stresit. Humori juaj mund të jetë më i ulët dhe mund të lindin tensione ose mosmarrëveshje.
Do të keni mundësi të rivendosni marrëdhëniet me personat që janë mërzitur, ndërkohë që nuk përjashtohet një udhëtim apo një takim i këndshëm me miqtë e vjetër. Deri të premten dhe të shtunën, financat tuaja do të kenë rritje, duke sjellë më shumë stabilitet dhe kënaqësi në jetën tuaj.
Luani
Sipas astrologut Pandit Manish Sharma, Hëna në shtëpinë tuaj të dytë sjell shanse për përfitime financiare, veçanërisht nga pasuritë e paluajtshme ose familjare. Të ardhurat tuaja pritet të mbeten të qëndrueshme.
Megjithatë, mbrëmjet e së mërkurës, të enjtes dhe të premtes mund të paraqesin sfida, pasi mund të ketë vonesa në punë ose pengesa të papritura. Gjithsesi, të shtunën gjërat do të nisin të përmirësohen, duke sjellë zgjidhje për çdo problem që keni hasur. -

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 19 Mars 2025
Dashi
Mos lejoni që të mashtroheni nga fjalët e bukura të një ish-it tuaj, pasi shpesh janë fjalë me dy kuptime. Mos hiqni dorë nga e tashmja për të jetuar një të shkuar aspak të rehatshme. Ata që janë vetëm, mund të mbështeten tek njohjet e reja dhe të kalojnë një ditë të këndshme. Sa i takon punës, projektet tuaja po shkojnë drejt konsolidimit.
Demi
Venusi iu fton që të jetoni një ditë të lirshme me njeriun tuaj të zemrës, duke i dhënë hov pasionit dhe duke rikuperuar kohën e humbur. Ata që janë vetëm do të bëjnë njohje të reja interesante. Në sferën profesionale situata paraqitet e suksesshme.
Binjakët
Kapriçot e planetit Mars do të krijojnë shqetësime në jetën në çift, duke iu krijuar shumë njerëzve dëshirën për tu larguar. Mundohuni që të mos hyni në krizë. Për ata që janë vetëm, do të ketë emocione të reja pozitive. Në punë prej disa kohësh zgjedhjet tuaja nuk kanë qenë të drejta, po fatmirësisht yjet do ju qëndrojnë pranë dhe do ju mbështesin.
Gaforrja
Parashikohet një periudhë interesante për gjithë ata çifte që duan të zyrtarizojnë lidhjen e tyre. Ndërsa për të tjerë ndonjë keqkuptim i vogël mund të jetë fatal. Kush ka ndërmend që të kërkojë seriozisht shpirtin binjak, do të marrë kënaqësi të mëdha. Në punë do të përballeni me të papritura të cilat do të ngadalësojnë projektet tuaja.
Luani
Parashikohen emocione shumë të forta për gjithë ata që kanë në plan të konsolidojnë një raport dashurie. Planetet parashikojnë projekte të reja jetëgjata. Ata që janë vetëm, do të tërhiqen shumë pas një personi. Në sferën profesionale do jeni të ngarkuar, por kjo ngarkesë do të sjellë rezultate të kënaqshme.
Virgjëresha
Parashikohen momente të mbushura me intensitet të madh për të gjitha çiftet, të cilat do të kenë dëshirë për të dashuruar dhe për të qenë të dashuruar. Venusi premton që ta jetoni sa më mirë këtë ditë. Ata që janë vetëm, duhet ti bëjnë sytë katër ndaj mashtruesve. Në punë, do t’iu duhet të përfundoni një projekt brenda një limiti kohe, por bëni kujdes të mos hiqni dorë, pasi do ia dilni.
Peshorja
Gjatë kësaj të mërkure mund të arrini një sintoni perfekte me njeriun tuaj të zemrës dhe do të jeni në humor. Ju pret një ditë e bukur! Ata që janë vetëm mund të kenë mundësi të shumta për t’ia nisur nga e para pas një zhgënjimi. Ndërsa në sferën profesionale do të ketë të papritura të kënaqshme.
Akrepi
Parashikohen ndryshime të papritura të cilat do ju lejojnë që të merrni vendime të rëndësishme në dashuri, ndaj bëni kujdes që të mendoheni mirë. Ata që janë vetëm, do të jenë në kërkim të aventurave të reja. Mërkuri do të lejojë që të merrni rezultatet e synuara në sferën profesionale, në sajë të kurorëzimit të disa projekteve tuaja ambicioze.
Shigjetari
Dita do të nisë me disa vështirësi në komunikim me njeriun tuaj të zemrës. Fatmirësisht partneri/ja, do të jetë shumë më i kuptueshëm se sa ju. Ata që janë vetëm, do të bëjnë njohje të reja premtuese. Në punë, nuk do të mungojnë tensionet, ndaj bëni kujdes.
Bricjapi
Në raport me njeriun e zemrës do të përjetoni ndjesi të reja, ndonëse do të keni disa momente pasigurie. Ata që janë vetëm, do të duhet të komunikojnë me një person që nuk e keni përzemër, shkruan noa.al. Në punë, yjet ju ftojnë që të tregoheni të durueshëm dhe të mos dramatizoni çdo gjë.
Ujori
Parashikohen takime magjike, të cilat do të bëjnë që të trokasë zemra fortë. Lidhjet që janë në krizë do të jenë të dominuara nga polemikat. Ndërsa ata që janë vetëm, do të kenë një ditë të mbushur me emocione të forta. Në punë, planetet do ju ndihmojnë në arritjen e synimeve tuaja. Do të dini që të vlerësoheni për aftësitë tuaja.
Peshqit
Dashuritë e lindura prej pak kohësh do të kenë vështirësi në konsolidim. Vetëm raportet pasionante do të arrijnë që të shpëtojnë. Ata që janë vetëm, do të përjetojnë emocione të bukura. Në punë, do të jeni të pavarur dhe të zotët për të drejtuar çdo gjë, pa u ndalur në projektet tuaja.