Year: 2025

  • “Stërgjyshi i tij kishte tre dhi dhe dy derra”, Berisha i bën biografinë Ramës: Ka marrë pronat e kishës në jug!

    “Stërgjyshi i tij kishte tre dhi dhe dy derra”, Berisha i bën biografinë Ramës: Ka marrë pronat e kishës në jug!

    Sali Berisha ka hedhur akuza sot ndaj Edi Ramës dhe familjarëve të tij, duke deklaruar se ka grabitur prona në jug të vendit, në gjirin e Gjipesë. Sipas tij janë bërë falsifikime për të marrë 24 hektarë tokë.
    “Rikthehemi sot te një nga plaçkitjet më të mëdha, plaçkitja që Edi Rama me emrin e mamasë dhe vëllait, në bashkëpunim me kushërinjtë e tij, i kanë bërë shtetit dhe kishës ortodokse, duke i grabitur 224 mijë metër katrorë tokë.
    Historiku i Edi Ramës, një hajn i papërmbajtur xhinsi nga nëna i Edi Ramës siç e dini është nga fshati i Vunoi dhe ai ka qenë një xhins i varfër. Sipas dokumenteve stërgjyshi i tij, Thomai, ka pasur si gjë të gjallë tre katër dhi dhe një apo dy derra.
    Një personalitet i tyre, i shkolluar qe ishte Spiro Koleka, anëtarë i Byrosë dhe ministër i disa qeverise të Enver Hoxhës, në kujtimet e tij të publikuara nga e bija, rrëzon në mënyrë përfundimtare çdo disponim pronësie nga xhinsi, Koleka, krahu i Thomait e këtej. Territoret ku pretendohet janë mirëfilltas territore publike, ose të kishës. Ky është vërsul si një hajn i papërmbajtur i pronave të kishës. Në dosjen e tij ka falsifikime të paimagjinueshme. Ka shqyrtime dhe vendime jashtë çdo afati ligjor. Ka ndryshime datash që vetëm falsifikatorët që i kanë bërë e dinë.
    Cili është roli i Ardit Bidos? Është jashtëzakonisht suspect, nuk ekziston asnjë dokument kadastral që të faktojë se kjo tokë i përkiste Thoma Kolekës, Petro Kolekës, stërgjyshit të Edi Ramës. Asnjë! Ka një dëshmi të periudhës që aty luftohej. E çuditshme është sesi në atë periudhë të luftës Bidua gjen një dëshmi pronësie që nuk përbën asnjë kategori ligjore.
    Njeriu më i shkolluar i tyre, që Edi Rama e quan në kartolinat e vitit të ri Baba Pilua, në memorien e tij të publikuara nga vajza, dëshmon se ishte një familje e varfër, familje e varfër me 24 ha tokë nuk ekziston kurrë.
    Ndaj dhe Pilua dëshmon se nuk kemi tokë. Nuk ka asnjë dokument që reforma agrare”, tha Berisha.

  • U dënua me 1 vit burg, Gjykata e Bosnjës kërkon që INTERPOL-i të lëshojë fletë arresti për Dodik

    U dënua me 1 vit burg, Gjykata e Bosnjës kërkon që INTERPOL-i të lëshojë fletë arresti për Dodik

    Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës ka kërkuar që të lëshohen fletarrestime ndërkombëtare, përmes INTEPOL-it, për presidentin e Republikës Sërpska (RS), Millorad Dodik, dhe kryetarin e Kuvendit Popullor të këtij entiteti serb, Nenad Stevandiç.
    “Shpallja e fletarrestimit është në kompetencë të Zyrës Qendrore Kombëtare të INTERPOL-it”, u konfirmua për Radion Evropa e Lirë më 27 mars nga Gjykata e Bosnjës.
    Në një përgjigje të mëhershme për Radion Evropa e Lirë, për një rast tjetër, INTERPOL-i tha se nuk lëshon fletarrestime, por “me kërkesë të shteteve anëtare dhe pas kontrolleve të përputhshmërisë, INTERPOL-i lëshon njoftime ndërkombëtare për të kërkuarit që njihej si ‘njoftime të kuqe’”.
    “Njoftimi i kuq” i alarmon policitë në gjithë botën për të arratisurit që kërkohen ndërkombëtarisht dhe ndihmon në sjelljen e tyre para drejtësisë. Megjithatë, është në kompetencën e vendeve anëtare të INTERPOL-it për të vendosur nëse do të arrestojnë një person ose jo.
    Nga Gjykata e Bosnje e Hercegovinës është bërë e ditur se fletarrestimet ndërkombëtare janë kërkuar më 26 mars nga Prokuroria e Bosnjë e Hercegovinës, e cila i ngarkon Dodikun dhe Stevandiçin, bashkë me kryeministrin e RS-së, Radovan Vishkoviq, dhe “persona të tjerë”, për sulm ndaj rendit kushtetues të Bosnjë e Hercegovinës.
    Si bazë për lëshimin e fletarrestimeve, Prokuroria e Bosnjës ka deklaruar se Dodik dhe Stevandiq, “duke shfrytëzuar pozitat e tyre të larta në entitetin Republika Sërpska, duke shmangur procedurat ligjore të kontrollit kufitar, kanë kaluar kufirin shtetëror dhe kanë lëshuar territorin e Bosnjë e Hercegovinës”.
    Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka deklaruar se Dodik aktualisht ndodhet në Izrael, ndërsa i Stevandiç, duke shmangur kontrollet ligjore, është kthyer nga Serbia në Bosnje më 18 mars.
    “Të gjitha rrethanat tregojnë se ka gjasa që Dodik dhe Stevandiç në çdo moment të ndodhen jashtë vendit”, është thënë nga Gjykata e Bosnje e Hercegovinës.
    Dodik, Vishkoviq dhe Stevandiq janë të dyshuar për sulm ndaj rendit kushtetues dhe ndaj tyre janë lëshuar fletarrestime qendrore brenda Bosnje e Hercegovinës, siç është konfirmuar për REL-in më 17 mars. Çdo agjenci policore, nga 16 sa janë në Bosnjë e Hercegovinë, duhet t’i arrestojë ata.
    Ku ndodhet Millorad Dodik?
    Dodik ndodhet në Izrael, ku po merr pjesë në një konferencë për antisemitizmin në Jerusalem, ndërkohë që ndaj tij është lëshuar fletarrestim në Bosnjë e Hercegovinë. Dodik kishte udhëtuar për në Izrael të martën, me avionin e Qeverisë së RS-së, të nisur nga Beogradi.
    Një ditë para kësaj, në rrethana ende të paqarta, ai kishte kaluar kufirin mes Bosnjës dhe Serbisë, kur kishte udhëtuar në Batajnicë, afër Beogradit, për të marrë pjesë në përkujtimin e përvjetorit të bombardimeve të NATO-s.
    Policia kufitare e Bosnjës ka njoftuar se po zhvillon hetime lidhur me kalimin e kufirit nga Dodiku, duke theksuar se në pikën kufitare ndërkombëtare Raça mes Bosnjës dhe Serbisë nuk ka barriera kufitare.
    Çfarë i parapriu kërkesës për fletarrestim?
    Kërkesa për arrestimin e zyrtarëve më të lartë të RS-së vjen në një periudhë të trazuar që pasoi pasi më 26 shkurt Dodik u dënua në shkallë të parë nga Gjykata e Bosnjës me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim për të mbajtur funksione publike, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje.
    Një ditë pas aktgjykimit, Kuvendi Popullor i RS-së miratoi ligje jokushtetuese me të cilat, në territorin e entitetit, u përpoq që të ndalojë punën e Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjës, Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA), si dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial.
    Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës më 7 mars vendosi masë të përkohshme dhe ndaloi zbatimin e ligjeve të miratuara nga Parlamenti i entitetit.
    Pas kësaj, autoritetet e RS-së vazhduan me veprime jokushtetuese, përfshirë shqyrtimin e një Kushtetute të re të entitetit në një seancë të Kuvendit më 12 mars, e cila parashikon që RS-ja të jetë “shtet”, themelimin e ushtrisë entitetit dhe shfuqizimin e Këshillit të Popullit të RS-së./REL
    Dodik gjithashtu është i shpallur non grata nga SHBA njëjtë si Sali Berisha. Ai është futur dy herë në listën e zezë amerikane për shkak të aktiviteteve të tij kundër Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit të arritur më 1995.

  • Vrasja e Martin Canit, gjykata merr sot vendimin nëse dosja kalon për gjykim! Në seancë edhe shoku që u plagos

    Vrasja e Martin Canit, gjykata merr sot vendimin nëse dosja kalon për gjykim! Në seancë edhe shoku që u plagos

    Në Gjykatën e Tiranës mbahet sot seanca e radhës për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Në seancë janë paraqitur prindërit e 14-vjeçarit, Engjell dhe Florina Cani, si edhe shoku i plagosur me prindërit e tij.
    Në seancën paraprake pritet të dilet me një vendim për kalimin e dosjes për gjykim. Në seancë do të paraqitet edhe autori 14-vjeçar që dyshohet se ka vrarë me thikë bashkëmoshatarin e tij Martin Cani. Autori i vrasjes, 14 vjeç, akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese ndaj një të mituri.
    Vrasja e Martin Canit ndodhi më 18 nëntor 2024 në Tiranë, nga një bashkëmoshatar vetëm 200 metër larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Ngjarja ndodhi më 18 nëntor, 3 ditë pasi kishte lindur konflikti mes dy adoleshentëve brenda shkollës, për motive krejt banale, i cili në dukje u mbyll, por që u rindez sërish po brenda shkollës.
    2 të miturit u takuan paradite në tualetet e shkollës, debatuan sërish por u ndanë nga roja i sigurisë. Pas mësimit, me shokët respektivë, u takuan jo shumë larg oborrit të shkollës, ku nisi një sherr që përfundoi me vrasjen e Martinit, plagosjen e shokut të tij dhe vetëplagosje të autorit me thikën e tij. Pas ngjarjes autori e hodhi çantën me thikën në një ndërtesë të vjetër, e cila u gjet disa ditë më vonë dhe ekspertiza nxori se me të njëjtën thikë ishte goditur viktima dhe i plagosuri.

  • Ra nga kati i tretë, ndërron jetë një person në Vlorë

    Ra nga kati i tretë, ndërron jetë një person në Vlorë

    Një 51-vjeçar ka ndërruar jetë në Vlorë pasi është rrëzuar nga një pallat në lagjen Kushtrimi, të qyteti bregdetar.
    Ende janë të paqarta rrethanat e ngjarjes, por policia bën me dije se rrëzimi i viktimës nga kati i tretë ishte aksidental.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori për dy raste, konkretisht: në lagjen “Kushtrimi”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i tretë i banesës dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi I. D., 51 vjeç”, njofton policia.

  • Rritja me 15% e çmimit të energjisë, aktivistët në Kosovë godasin me tortë zyrtarin e lartë

    Rritja me 15% e çmimit të energjisë, aktivistët në Kosovë godasin me tortë zyrtarin e lartë

    Energjia elektrike në Kosovë do të shtrenjtohet me 15% duke nisur nga muaji prill. Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kWh brenda një muaji, çmimi i energjisë elektrike është 7.79 centë për kWh, ndërsa pas shtrenjtimit, pritet që një kilovat të kushtojë 8.96 centë.
    Ky vendim pritet të ndikojë në rritjen e çmimeve të produkteve dhe të shërbimeve, ndaj qytetarët kanë shprehur hapur revoltën kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në Kosovë.
    Grupi i aktivistëve “Asnji Cent Ma Shumë” ka organizuar edhe një veprim simbolik, duke goditur me një tortë kryetarin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), Ymer Fejzullahu.

    Në një video të shpërndarë nga grupi në rrjetet sociale, shihet një aktivist duke ia përplasur Fejzullahut  tortën, mbi të cilën shkruhet 15%, në timonin e automjetit.
    “15% nuk kalon. No pasarán, pas kërkesave të shumta nga qytetarët, kemi vendosur ta “ëmbëlsojmë” kryetarin e ZRrE-së me 15%. Zotni Ymerit i pëlqejnë tortat me pronarët e KEDS-it, ndaj sigurisht që duhet t’i pëlqejnë edhe tortat e qytetarëve. Urime”, thuhet në njoftim.

  • Tragjedia me 59 viktima! Gjendja e të plagosurve stabël. HETIMI: Çfarë përmban blloku i pronarit të klubit të natës?

    Tragjedia me 59 viktima! Gjendja e të plagosurve stabël. HETIMI: Çfarë përmban blloku i pronarit të klubit të natës?

    Klubi i natës ku ndodhi tragjedia

    MAQEDONIA E VERIUT-Detaje të reja janë zbardhur nga tragjedia e ndodhur në Koçan, ku 59 persona humbën jetën dhe 155 të tjerë u plagosën për shkak të flakëve që përfshinë klubin e natës Pulse. 
    Mediat vendase shkruajnë se Prokuroria ka refuzuar të përgjigjet nëse në diskotekën “Pulse” ka pasur kamera sigurie natën e tragjedisë nëse apo jo. Prokuroria në përgjigje të mediave ka thënë se në këtë fazë të hetimeve, nuk do të ndajnë detaje të tilla. Raportohet se ka dyshime se kamera sigurie ka pasur një objekt që ndodhet në afërsi të diskos, i cili ka regjistruar hyrjen e të rinjve aty.
    Pamjet e disa prej të pranishmëve të bëra me celular, të cilat u përhapën në rrjetet sociale, tregojnë se në minutat e para të shpërthimit të flakëve, dikush ngjitet mbi skenë me një fikës zjarri, por pa sukses. Mediat shkruajnë se ai është pronari informal i diskotekës, Dejan Jovanov Deko. Të paktën dy burime për të paktën dy media pohojnë se fikësi i zjarrit që Jovanov përdori në skenë ishte i papërshtatshëm, dhe se ishte i përshtatshëm për shuarjen e pajisjeve elektrike të ndezura dhe jo për një zjarr të këtyre përmasave.
    Emisioni “Code” raportoi të dielën se edhe në Koçan ka spekulime për një bllok të pronarit të diskotekës. Dyshohet se ai ka shënuar në atë bllok të gjithë ata që i ka dhënë ryshfet ndër vite, për të pasur në funksion biznesin e tij.
    Hetimi
    Ndërkohë ende nuk dihet çfarë do të vendosë Gjykata e Apelit në Shtip ndaj ankesave të Prokurorisë Publike të Koçanit lidhur me vendimin për zëvendësimin e masës së paraburgimit efektiv për dy ish-kryetarët e komunës së Koçanit Ratko Dimitrovski dhe Nikollço Iliev. Që të dy nga paraburgimi u dërguan në arrest shtëpiak. Përveç dy ish-kryetarëve të Komunës së Koçanit, në arrest shtëpie është lënë edhe ish-drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Aneta Simeska Dimoska. Gjithsej 34 persona dhe tre zyrtarë janë të dyshuar për tragjedinë në Koçan.
    Gjendja shëndetësore e të plagosurve
    Pesë pacientë të lënduar nga zjarri në Koçan, të cilët u trajtuan jashtë vendit, janë kthyer në atdhe. Njëri prej tyre ka marrë trajtim në Greqi, ndërsa katër të tjerë në Spanjë.
    “Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore pas marrjes së ndihmës mjekësore në këto dy shtete, për çka i shprehim falënderimet tona. Shtabi i Krizës i Ministrisë së Punëve të Jashtme vazhdon të koordinojë ndihmën për pacientët dhe përkrahjen për familjet e tyre,” ka deklaruar ministri Timço Mucunski.
    Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, njoftoi se sipas protokollit mjekësor, pas një qëndrimi 24-orësh në klinikë dhe pas kryerjes së analizave toksikologjike, ata pritet të lirohen dhe të vazhdojnë trajtimin në shtëpi.
    Në orën 3 të mëngjesit të 16 marsit një klub nate në Maqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 59 persona dhe 155 të tjerë janë plagosur. Në ambientet e lokalit ishin mbi 1500 persona, të cilët po ndiqnin një koncert muzikor. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike. Deri më tani janë ndaluar 15 persona, mes të cilëve edhe zyrtarë shtetërorë, ndërsa mbrëmë janë caktuar masa e paraburgimit për dhjetë persona. Disa nga të dyshuarit janë lënduar nga zjarri dhe ndodhen në spital./ZËRI

  • PROPOZIMI- Trump për Kinën: Reduktojmë tarifat doganore në këmbim të një marrëveshjeje për TikTok

    PROPOZIMI- Trump për Kinën: Reduktojmë tarifat doganore në këmbim të një marrëveshjeje për TikTok

    Donald Trump

    SHBA-Presidenti amerikan Donald Trump ka propozuar reduktimin e tarifave doganore ndaj Kinës në këmbim të një marrëveshjeje për shitjen e TikTok. Trump pranoi rolin që Kina do të luante në çdo marrëveshje. Komenti i Trump sugjeron se shitja e TikTok është një përparësi për administratën e tij dhe mjaft e rëndësishme për të përdorur tarifat si një mjet pazaresh me Pekinin.
    “Në lidhje me TikTok, dhe Kina do të duhet të luajë një rol në këtë, ndoshta në formën e një miratimi, ndoshta, dhe unë mendoj se ata do ta bëjnë këtë. Ndoshta do t’u jap atyre një ulje të vogël të tarifave ose diçka për ta bërë këtë gjë”, u tha Trump gazetarëve.
    ByteDance ka një afat deri në 5 prill për të gjetur një blerës jo-kinez për TikTok ose do të përballet me një ndalim të SHBA-së për arsye sigurie kombëtare që supozohej të kishte hyrë në fuqi në janar sipas një ligji të vitit 2024. Ligji është rezultat i shqetësimit të Uashingtonit se pronësia e TikTok nga ByteDance e bën atë në varësi të qeverisë kineze dhe se Pekini mund ta përdorë aplikacionin për të kryer operacione influencuese kundër Shteteve të Bashkuara dhe për të mbledhur të dhëna për amerikanët, shkruan The Guardian.
    Në shkurt dhe në fillim të këtij muaji, Trump shtoi tarifa prej 20% në tarifat ekzistuese për të gjitha importet nga Kina. Marrja e Kinës për të rënë dakord për çdo marrëveshje për të hequr dorë nga kontrolli i një biznesi me vlerë dhjetëra miliarda dollarë, ka qenë gjithmonë pengesa më e madhe për të përfunduar ndonjë marrëveshje./ZËRI
     

  • Kushtetuesja shtyn seancën për Gerd Hoxhën, thirret si palë e tretë edhe KLGJ

    Kushtetuesja shtyn seancën për Gerd Hoxhën, thirret si palë e tretë edhe KLGJ

    Gjykata Kushtetuese

    TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për në datë 23 prill vendimin për organizimin dhe funksionimin e institucioneve kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, SPAK dhe GJKKO. Në seancën e sotme, trupa gjykuese e Kushtetueses pritej që të merrte vendimin lidhur me rasin e gjyqtarit Gerd Hoxha. Po sot, u vendos që Gjykata Kushtetuese të thërrasë si palë të tretë edhe Këshillin e Lartë të Gjyqësorit.
    Kushtetuesja u vu në lëvizje nga Gjykata Administrative që të vendoste lidhur me rastin e gjyqtarit Hoxha, i cili u skualifikua nga gara për një vend si gjyqtar në Gjykatën e Posaçme për shkak të një fotoje që kishte me kryebashkiakun tashmë të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. Edhe pse fotoja ishte shkrepur në një event të ambasadës britanike në Shqipëri, sërish është marrë si provë për të skualifikuar nga gara Hoxhën, i cili më pas bëri edhe ankimimin. 
    Gerd Hoxha pretendon se u skualifikua dhe nuk u emërua vetëm për një foto rastësore me kryebashkiakun e arrestuar, ndaj edhe vendosi që çështjen e tij ta ndjekë të në gjitha hallkat ligjore. 

    Në datën 27 mars, Kushtetuesja e vënë në lëvizje prej Gjykatës administrative të Tiranës dhe me palë të interesuar Kuvendin e Shqipërisë pranoi kërkesën për të vendosur lidhur me ligjin për institucionet e posaçme SPAK dhe GJKKO. Neni 6 është diskutuar nga gjyqtari Hoxha, pasi më 24 korrik të vitit të shkuar ai u skualifikua nga gara për t’u bërë pjesë e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit. Zëvendëskryetari i gjykatës së Tiranës e vlerëson si antikushtetues vendimmarrjen e komisionit që në përbërje ka hetues, dhe që është filtri i fundit përpara se kandidatët të shqyrtohen nga KLP dhe KLGJ./ZËRI

  • ‘Na ofendoi’/ Dhunimi i 43-vjeçarit në Lushnjë, Fabjol Hysi në gjendje të rëndë! E ëma: Vetëm në kokë mos e kishin goditur

    ‘Na ofendoi’/ Dhunimi i 43-vjeçarit në Lushnjë, Fabjol Hysi në gjendje të rëndë! E ëma: Vetëm në kokë mos e kishin goditur

    Fabjol Hysi

    TIRANË- Fabjol Hysi është ende në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa ende merr mjekimin në spitalin e Traumës në Tiranë. 43-vjeçari me aftësi të kufizuara në të folur dhe të dëgjuar u dhunua me grushta dhe me gurë nga dy të rinj, Enea Korreshi (17 vjeç) dhe Irdi Nasufi (20 vjeç), të cilët i çanë kafkën dhe më pas e braktisën 43-vjeçarin me aftësi ndryshe.
    Në dëshminë e tyre të parë, të dy janë shprehur se e kishin dhunuar 43-vjeçarin pasi ai i kishte ofenduar, por pretendimet e tyre janë marrë me rezerva për shkak se Hysi nuk është në gjendje të flasë apo dhe të dëgjojë. Ndaj hetuesit, do të duhet që të shqyrtojnë pamjet filmike që kanë kapur bizneset aty pranë, për të zbuluar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë në Lushnje.
    Fatbardha Hysi, nëna e 43-vjeçarit ka treguar dje i biri është ende në reanimacion dhe i intubuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Po ashtu, ajo tregoi se i biri shkonte në xhami këto kohë pasi agjëronte dhe atje konsumonte dhe iftarin.
    “Fabjoli është në reanimacion, i intibuar. Mjekja që e operoi më tha që do heqin tubin, do i zvogëlojnë ilaçet të shohin si do reagojë ai. Sot do fillojnë dhe të shohim si do jetë sot dhe nesër. Nuk ka pasur probleme me fëmijët, nuk është bullizuar. Ka qenë operuar në Greqi që 15-vjeç, ka vuajtur. Vetëm në kokë të mos e kishin goditur. Ka shokë, ka shkuar dhe te Radio Lushnja, shokët e tij i ka ndihmuar, nuk ka qenë i bullizuar. Djali ishte në xhami, shkonte çdo ditë hante iftarin. Ora ka qenë 8:20. Ata rrinë atje, ai kishte dalë vetëm atë natë. Nuk e di a i njeh, ata janë adoleshentë. Asnjërin nuk njoh, vetëm atë me mbiemër Korreshi njoh, atë tjetrin jo. Nuk jetojmë në një lagje, kemi 18 vite që kemi ikur. Ata nuk kanë qenë pjesëmarrës në xhami. Fabjoli mbante ramazan, konsumonte iftarin aty. Xhamia është 100 metër larg kryqëzimit, ai ishte vëtëm. Problemi i tij është që nuk dëgjon dhe nuk flet, ka bërë shkollën në medrese, 8-vjeçare. Nuk ka pasur shkollë tjetër te në. Është i aftë të lëviz, nuk ka probleme të tilla. Nuk e di çfarë ka ndodhur, asnjë konflikt nuk ka pasur. Do ta kenë ngacmuar dhe bulizuar ata,”- tha nëna e 43-vjeçarit.
    Aktualisht, Gjykata e Fierit vendosi të linte në burg Nasufin, ndërsa Korreshi edhe për shkak të moshës së tij, është në masën “detyrim paraqitje”. Lidhur me ngjarjen, hetimet vazhdojnë./ZËRI

  • Përplasja në Kamëz! Arrestohen dy kushërinjtë Boja

    Përplasja në Kamëz! Arrestohen dy kushërinjtë Boja

    PAMJE NGA VENDNGJARJA

    TIRANË-Kushërinjtë Marjo Boja dhe Ersjon Boja, 26 dhe 30-vjeç, të shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohen për plagosjen e 38-vjeçarit Redi Vata, janë arrestuar.
    Ngjarja ndodhi më 24 mars në rrugën “OSBE” në Kamëz. Dy kushërinjtë Boja i kanë prerë rrugën me makinë Vatës dhe më pas kanë zbritur dhe kanë nisur ta godasin atë me sende të forta. 38-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kontrollit në banesën e Marjo Bojës, policia gjeti një armë zjarri me leje dhe një sasi municioni luftarak, të cilat për momentin janë sekuestruar. Vetë Redi Vata nuk ka dhënë detaje për hetuesit në lidhje me shkakun e sherrit.
    Njoftimi i policisë:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 kapën shtetasit e shpallur në kërkim M. B., 26 vjeç dhe E. B., 30 vjeç, pasi më datë 24.03.2025, në Kamzë, për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me sende të forta, shtetasin R. V.. Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë së Tiranës, e cila vendosi procedimin në gjendje të lirë të këtyre 2 shtetasve.

    Ditën e ngjarjes Policia në një njoftim zyrtar njoftoi se në vendngjarje ishte gjetur dhe një gëzhojë, por autoritetet nuk kanë publikuar të dhëna për të shtëna me armë zjarri. Ende nuk dihet se kush ka qëlluar./ZËRI