Year: 2025

  • Konstituohet Këshilli i ri Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar, Petrit Beci zgjidhet nënkryetar me 10 vota

    Konstituohet Këshilli i ri Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar, Petrit Beci zgjidhet nënkryetar me 10 vota

    Është konstituuar Këshilli i ri Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar. Mbledhja e sotme u drejtua nga kryetari i zgjedhur nga parlamenti, Fatjon Hoxhalli.

    Gjatë mbledhjes u diskutua dhe u ra dakord për të gjitha pikat e rendit të ditës.

    Fillimisht Këshilli Drejtues u njoh me aktet e parlamentit për mandatin e gjithsecilit dhe më pas u votua për nënkryetarin, që u zgjodh Petrit Beci me 10 vota pro.

    Një pikë e rëndësishme e mbledhjes së parë ishte diskutimi për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Festivalin Europian të Këngës, që mbahet në datat 13–17 maj në Bazel të Zvicrës.

    Për shkak të afateve të përcaktuara nga organizatorët e Eurosong, anëtarët u dakordësuan që të thërrasin një mbledhje tjetër brenda kësaj jave për të vijuar me procedurat e nevojshme.

    Shqipëria do të përfaqësohet nga grupi “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm”, me të cilën fituan edhe Festivalin 63 të Këngës në RTSH.

    Në këtë mbledhje të parë, Këshilli Drejtues propozoi edhe ngritjen e një grupi pune për hartimin e një procedure të standardizuar për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm sipas përcaktimit ligjor të Statutit të RTSH.

  • ”Klikimet nuk janë vota”, Alibeaj kunj Bashës: Siluetën time e kam të pangjashme me asnjërin

    ”Klikimet nuk janë vota”, Alibeaj kunj Bashës: Siluetën time e kam të pangjashme me asnjërin

    Enkelejd Alibeaj garon në 11 maj me koalicionin ”Djathtas për Zhvillim”, thotë se teknologjia ndikon në përshpejtimin e mesazheve, edhe pse vlerëson se mjetet e reja të fushatës po keqpërdoren nga kolegët.
    ”Klikimet, likes, shares, vieës, nuk janë vota. Deformimi, shfaqja ndryshe, të mos qenurit i vërtetë, në fakt është një nga kufijtë që duhet përdorur në rrjete sociale. Sigurisht janë mjete të mira ta pranojmë, por do duhet të shfaqen ashtu siç janë dhe jo thjesht në segmentin e fundit kohor para fushatës. Të nxjerrim një fytyrë tjetër që s’është e vërteta. Kjo për mendimin tim, është antifushatë.

    Kam pozicionin e siluetën time të pangjashme me asnjërin, me Bashën jo e jo. Kjo fushatë nuk do duhet të jetë sipërfaqësore. Momenti politik dhe historik i vendit është kaq i rëndësishëm për çështje po kaq serioze: drejtësia, mungesa e demokracisë, ekonomia ; s’mund të kalojnë me gallatën 30 sekondshe të rrjeteve sociale”, tha Alibeaj.

  • Gjergj Luca shtron iftar në Natën e Kadrit për punonjësit e Rozafës në Prrenjas

    Gjergj Luca shtron iftar në Natën e Kadrit për punonjësit e Rozafës në Prrenjas

    Gjergj Luca, edhe pse i besimit katolik, ka dëshmuar me vepra harmoninë dhe bashkëjetesën fetare, duke qenë pranë punonjësve të tij jo vetëm për të ndarë sfidat e përditshmërisë, por edhe për të festuar së bashku.
    Ndryshe nga shumë sipërmarrës të tjerë, ai tregohet i kujdesshëm që të jetë gjithnjë afër atyre që me punën dhe përkushtimin e tyre janë shtylla kryesore e suksesit të kompanisë “Rozafa”. Në këtë frymë vlerësimi dhe mirënjohjeje, ai ka zgjedhur të festojë Natën e Kadrit me punonjësit e tij në Prrenjas, në njërën prej fabrikave të përpunimit të peshkut, duke ndarë me ta një moment reflektimi dhe bashkimi shpirtëror.

    “Nata e Kadrit më sjell kujtimet e bukura të fëmijërisë sime, që nisin me këshillat e gjyshes dhe vazhdojnë edhe sot me respektin për punonjësit dhe miqtë e mi… Bekuar qofshi të gjithë dhe sa më shumë paqe në shpirtrat dhe mendjet tona!”, shkruan Luca në postimin e tij, teksa shpërndan edhe një video ku uron agjërim të lehtë për të gjithë besimtarët myslimanë.
    Në këtë mbrëmje të shenjtë, ai ndan gjithashtu një sekret familjar tejet domethënës: lidhjen shpirtërore që ai ka krijuar me këtë natë falë gjyshes së tij, e cila e ka udhëzuar që fëmijë për vlerën e sakrificës dhe përkushtimit. Me një emocion të veçantë, ai rrëfen se që në moshën 5-vjeçare ai e ka agjëruar këtë natë të madhe.
    Përfshirja e një sipërmarrësi në këto momente të rëndësishme është një dëshmi e vlerësimit të tij të thellë për punonjësit dhe për bashkëjetesën harmonike ndërfetare. Ky gjest nuk është vetëm një shprehje mirënjohjeje ndaj kontributit të tyre, por edhe një shembull i fortë i solidaritetit, respektit dhe humanizmit, që duhet të frymëzojë shoqërinë tonë.
    Albert Vataj

  • ‘Zemra ime nuk rreh më për Berishën’/ Sula: PD e papërfaqësuar në Elbasan. Nuk prisja të fitoja primaret

    ‘Zemra ime nuk rreh më për Berishën’/ Sula: PD e papërfaqësuar në Elbasan. Nuk prisja të fitoja primaret

    Për deputetin Dash Sula, Berisha i preku karrierën politike. Më tej Sula vijoi duke thënë se janë lënë jashtë listave persona që kanë kontribuar dhe janë futur të tjerë.
    Sula theksoi se nuk priste të fitonte primaret dhe se është një prej depuettëve më të kërkuar të Elbasanit.
    “Zemra ime nuk rreh më për Berishën. Mu përplas dera në fytyrë nga Berisha, më preku karrierën politike në kulmin e saj. Ditët dhe javët dhe muajt në vijim gjithsecili do marrë përgjigjen e vet, unë po pres 12 majin dhe 15 majin deri në 28 korrik  që të shkojë në parlament dhe aty do shikoj, o do shoh Ramën duke qesh dhe duke qarë Berishën ose e kundërta. Unë do jem i kënaqur në të dyja rastet. Në 2005 u futa në politikë me kërkesën e demokratëve të Peqinit.
    Jam ndër deputetët më të votuar të qarkut të Elbasanit dhe në 2005 më nxorën të parin në Shqipëri. Kisha dyfishin e votave të mia krahasuar me partinë. Qoftë Berisha apo njerëzit e tij të cilët nuk është më Berisha i 2005 që i merr vendimet vetë. Nëse do isha unë në Elbasan bashkë me disa bashkëpunëtor të tjerë, nga 7 bashki të Elbasanit 6 janë të papërfaqësuar për herë të parë. Disa figura të tjera, Alesia Balliu, Doris Madhi e cila është mbesa e Arjan Madhit mbaruar në La Sapienza, në listë futën të tjerë pëfshirë
    Nuk prisja të fitoja primaret sepse në raport me foltoren ka qenë në jokoherencë. Unë isha në Sicili as në Shqipëri jo”, tha ai.

  • Tragjedi në Torino: Autobusi turistik bie në lumin Po, shoferi humb jetën

    Tragjedi në Torino: Autobusi turistik bie në lumin Po, shoferi humb jetën

    Një autobus turistik ka rënë në lumin Po, pranë Piazza Vittorio Veneto në Torino, pasi devijoi nga rruga, u përplas me murin mbrojtës dhe u zhyt pjesërisht në ujë.
    Në bord ndodhej vetëm shoferi, i cili u gjet pa ndjenja dhe, pavarësisht përpjekjeve për reanimim, u shpall i vdekur.
    Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse me ndihmën e një helikopteri, ndërsa kërkimet vijojnë për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë.
    Autobusi i kompanisë Di Carlo Tour po ecte mbrapsht, ndoshta për shkak të një gabimi ose problemi shëndetësor të shoferit. Gjatë lëvizjes, ai goditi tre gra, por fatmirësisht asnjëra nuk është në gjendje të rëndë.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR

  • Kurti mbledh ministrat, por qeveria me kompetenca të kufizuara

    Kurti mbledh ministrat, por qeveria me kompetenca të kufizuara

    Kosova E Mërkurë, 26 Mars 2025 20:45
    Qeveria aktuale e Kosovës është zyrtarisht në statusin “në detyrë” pasi ka përmbushur mandatin e saj të plotë 4-vjeçar. Pikërisht në datën kur 4 vite më parë mbajti mbledhjen e parë të punës për Qeverinë e tij, Kurti sërish mblodhi ministrat duke u krenuar për arritjet dhe sukseset e kabinetit qeveritar. Duke u ndalur në secilën fushë, Kurti tha se janë qeveria më e sfiduar por që kanë shërbyer për të mirën e qytetarit dhe për interesin e shtetit.
    “Në ballafaqim me pandeminë, përballë krizave të energjisë dhe inflacionit të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, përkundër pengesave dhe vonesave dëshpëruese me ankesa opozitare në Gjykatë Kushtetuese që bllokuan shumë gjëra përfshirë edhe atë të çmimeve tavan për produktet bazike, pavarësisht sulmeve paramilitare dhe terroriste dhe përpjekjeve të vazhdueshme të Serbisë për destabilizim, e përmbi zhurmën e madhe të debateve televizive të mbrëmjes, qeveria jonë ka arritur rezultate të jashtëzakonshme”, tha Kurti

    Si Qeveri në detyrë, tashmë ekzekutivi kufizohet me propozimin e projekligjeve, emërimet, miratimin e strategjive apo koncept dokumenteve si dhe në çështje të tjera. “Qeveria vetëm duhet që ta mbajë këtë rrjedhën logjike të mos ketë ndonjë krizë e gjithashtu të mos e lejojmë ndonjë ngërrç politik por vendimet i merr vetëm në situata të jashtëzakonshme diçka që nuk duhet që Qeveria e Republikës së Kosovës ta tejkalojë por duhet të ketë kujdes në mënyrë që vendimet e saj të mos jenë ekuivalente dhe të njëta me vendimet të cilat qeveria i ka pasur kompetencë ti merr gjatë ushtrimit të mandatit të plotë”, tha Melos Kokshi, IKD.

  • VIDEO/ “Erdhi prapë deputeti, erdhi se mbaron mandati” – Ironia labe me fushatën e Tritan Shehut në Gjirokastër

    VIDEO/ “Erdhi prapë deputeti, erdhi se mbaron mandati” – Ironia labe me fushatën e Tritan Shehut në Gjirokastër

    Pasi siguroi vendin në listën e sigurtë të PD-së për qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu duket se është zgjuar papritur duke u kujtuar se i duhet të merret edhe me fushatë.
    Me një tufë fletëpalosjesh në duar, ai është filmuar duke takuar banorë të Gjirokastrës. Por, nëse ai kishte harruar se ata ekzistonin deri tani, vetë gjirokastritët nuk e kanë harruar atë, ndërsa i janë përgjigjur me një këngë labe plot ironi therëse.

  • “Rama përdor spitalin për fushatë”, mjeku Dasho: Mungesa e ilaçeve për leuçeminë dhe tumorin është akt kriminal

    “Rama përdor spitalin për fushatë”, mjeku Dasho: Mungesa e ilaçeve për leuçeminë dhe tumorin është akt kriminal

    Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka folur për mungesën e medikamenteve për fëmijët e prekur nga leuçemia dhe tumoret në Shqipëri. Mungesën e ilaçeve ai e cilëson një skandal të papranueshëm dhe një akt kriminal që bëhet nga shteti.
    Dasho theksoi se çdo shtet me një minimum përgjegjshmërie ndaj jetës dhe shëndetit të qytetarëve duhet të ketë një prioritetizim të qartë në trajtimin e pacientëve, veçanërisht atyre me sëmundje të rënda që kanë shanse për tu shëruar.
    Gjithashtu, Dasho kritikoi ashpër administratën qeveritare për dështimin në sigurimin e medikamenteve jetësore dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama për përdorimin e sistemit shëndetësor në funksion të premtimeve elektorale.
    “Unë mendoj që kjo është një situatë që ka nevojë për pak apo aspak koment. Kjo është një situatë, që është pak t’i thuash skandaloze. Në çdo shtet që ka minimuim e përgjegjshmërisë ndaj shëndetit dhe jetës së qytetarëve të vetë, ka një prioritetizim. Ka një vendosje prioritetesh në trajtim. Dhe minimumi, fëmijët e prekur nga leucemia dhe nga tumoret e ndryshme që kanë edhe gjasa shumë të larta për t’u shëruar, sidomos me tumoret e qarkullimit të gjakut, siç janë leuçemitë, të lihen amidekamente, kjo është pak të thuash kriminale.
    Pra, në një situatë e cila prej vitesh është sjellë në vëmendje. Ajo që ka bërë Osmani është një shërbim i jashtëzakonshëm shoqëror. Por të gjithë ne kemi vite që flasim dhe mungesa e preparateve për fëmijët dhe kryesisht për të sëmurët tumoralë, është një nga ato mangësi që është pak t’i thuash kriminale.
    Ndërkohë, për paralelizëm, unë do të kujtoja një fakt që ndodhi para disa javëve ku bëri një shou Kryeministri me mjekët e Onkologjikut. Një grup mjekësh të ardhur nga një spital izraelit, me thënë të drejtën është një nga spitalet më të mirë të Izraelit dhe një qendër botërore, e njohur për trajtimin e sëmundjeve tumorale, por papritur u prezantuan nga kryeministri nga spitali shembull që do të marrë nën administrim spitalin Onkologjik. Pa dhënë asnjë informacion se si do të jetë kjo, bazuar mbi çfarë marrëveshje, bazuar mbi çfarë pagesash dhe bazuar mbi çfarë vizioni.
    Në mënyrë të çuditshme, disa javë më vonë, para dy javësh kur ishte në spitalin memorial të Fierit që bëri shoun tjetër të radhës me autonominë spitalore që ka mbi 12 vjet që e përmend dhe nuk bën asnjë hap para. Përmendi dhe tha: ‘Se ne nuk mund të themi që mjekët e spitalit shembull do vijnë dhe do të menaxhojnë spitalin Onkologjik, pa qenë të sigurt që kjo do të ndodhë’. Ndërkohë që dy javë më parë e kishte prezantuar këtë si diçka që po ndodhte.
    Pra është jo vetëm mungesa e përgjegjshmërisë që i lë në mëshirë të fatit këta njerëz dhe kur nuk i jep medikamente jetëshpëtuese, por vendosja e tyre në funksion të premtimeve dhe mashtrimeve të fushatës elektorale, tregon se kjo administratë e zoti Rama vetë, nuk kanë asnjë lloj synimi, dëshire për të përmirësuar sistemin shëndetësor shqiptar”, tha Dasho.

  • Merr 10 vota pro, zgjidhet nënkryetari i ri i Këshillit Drejtues të RTSH-së (Emri)

    Merr 10 vota pro, zgjidhet nënkryetari i ri i Këshillit Drejtues të RTSH-së (Emri)

    Këshilli i ri Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar, i cili u miratua më 17 Mars në Kuvend pas një marrëveshje mes PS-së dhe PD-së, ka zhvilluar këtë të mërkurë mbledhjen e parë.
    Mbledhja është drejtuar nga Fatjon Hoxhalli, i cili u miratua si kryetar i Këshillit, teksa para kësaj detyre mbante postin e këshilltarit të grupit parlamentar të PS-së dhe më herët këshilltar për mediat i Niko Peleshit gjatë detyrave të tij në Qeveri si zëvendëskryeministër e ministër.
    Gjatë mbledhjes së sotme është diskutuar dhe është rënë dakord për të gjitha pikat e rendit të ditë. Fillimisht Këshilli Drejtues është njohur me aktet e parlamentit për mandatin e gjithsecilit dhe më pas është votuar për nënkryetarin,
    Në mënyrë unanime, duke marrë 10 vota pro, si nënkryetar i Këshillit është zgjedhur Petrit Beci.
    Gjithashtum, raportohet se është diskutuar edhe për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Festivalin Europian të Këngës, që mbahet në datat 13–17 maj në Bazel të Zvicrës.
    Për shkak të afateve të përcaktuara nga organizatorët e Eurosong, anëtarët u dakordësuan që të thërrasin një mbledhje tjetër brenda kësaj jave për të vijuar me procedurat e nevojshme. Shqipëria do të përfaqësohet nga grupi “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm”, me të cilën fituan edhe Festivalin 63 të Këngës në RTSH.
    Në këtë mbledhje të parë, Këshilli Drejtues ka propozuar edhe ngritjen e një grupi pune për hartimin e një procedure të standardizuar për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm sipas përcaktimit ligjor të Statutit të RTSH.
    Kujtojmë se aktivistët për mbrojtjen e lirisë së media kanë ngritur shqetësimin se një pjesë e anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues të RTSH-së kanë një karrierë të lidhur ngushtë me politikën, pasi kanë mbajtur poste në Qeveri apo parti.

  • Fantazia e Ramës arrin kulmin me djalin nga Thethi: Po i dërgojmë Euro nga Shqipëria të afërmve në Gjermani e Itali

    Fantazia e Ramës arrin kulmin me djalin nga Thethi: Po i dërgojmë Euro nga Shqipëria të afërmve në Gjermani e Itali

    Gjatë takimit në Shirokë duke prezantuar “Paketën e Maleve”, paketë elektorale e Ramës, ky i fundit foli si përherë gjepura duke vazhduar të mendojë se shqiptarët janë idiotë, ku u thotë se paga këtu është me e lartë se më Gjermani apo edhe Amerikë.
    Në këtë takim kreu i organizatës, njeriu që harxhon 10-mijë euro seanca masazhi dhe pi 33-mijë euro një shishe verë, dhe le spitalet pa ilaçe, foli përsëri se si në Shqipëri ka familje që mbajnë me para emigrantët që kanë jashtë.
    Vetëm se këtë herë skenari i përgatitur i kalonte kufinjtë e banalitetit të përhershëm.
    Një drejtues biznesi i pranishëm në takim “i mbajti ison Ramës” dhe vazhdoi të tregonte një histori të ngjashme se si familja e tij që po ndihmon të afërmit e tyre në Gjermani e Itali me të ardhura.
    “Kemi njerëz në Gjermani, Itali dhe disa vende. I kemi thënë hajdeni këtej se nuk mund t’ju ndihmojmë më me të ardhura. Hajdeni, keni mundësi t’i bëni këtu.
    Pagat në Theth janë më mirë se pagat në Greqi. Kjo është pak, por e sigurtë. Ata që shkojnë për të punuar kanë falas qëndrimin dhe ngrënien”.
    Tashmë mbetet vetëm për të kuptuar, po kërkojmë që hyjmë në Europë që të ndihmojmë njerëzit të mos vdesin nga uria, apo sikurse shprehet Rama për të na vërshuar lumë Eurot nga BE-ja.