Real Madridi është ende në krizë. Ekipi i Xabi Alonsos pësoi dy humbje, së pari kundër Celtës në kampionat, tani kundër Manchester City në Champions League, çuditërisht të dyja në shtëpi dhe ekipi mbretëror fitoi vetëm tre nga nëntë ndeshjet në të gjitha garat.
“Rezultatet janë ato që janë. Kjo nuk është një situatë e re për shumë trajnerë dhe ne duhet ta pranojmë atë, veçanërisht te Real Madridi. Ne duhet ta përballojmë atë” tha Xabi Alonso në një konferencë për shtyp pas ndeshjes. Shumë veta tani po pyesin veten se kush do ta pasojë Alonson nëse ai shkarkohet?
Media spanjolle raporton se Zinedine Zidane u shfaq në stadiumin Santiago Bernabeu gjatë ndeshjes Real Madrid – Manchester City. Francezi ishte në lokacionin VIP me gruan e tij. Si pasojë, në Spanjë po shfaqet një narrativë se është Zidane ai që mund ta zëvendësojë Alonson si trajner i Real Madridit. “Zidane u shfaq në Bernabeu. Disa e shohin Zidanen si zgjidhjen për momentin, në përpjekjen e tij të tretë,” shkruan e përditshmja katalanase Sport. /Sport Ekspres/
Year: 2025
-

A do të shkarkohet Xabi Alonso? Trajneri i ri i Real Madrid e ndoqi ndeshjen kundër Manchester City nga zona VIP
-

Policia tregon çfarë u gjet në banesat e vrasësve me pagesë, në Gjirokastër, Vlorë dhe Lezhë
Bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Greke çoi në zbulimin dhe sekuestrimin të një arsenali armësh zjarri dhe municioni luftarak. Sekuestrohen 3 armë zjarri automatike, 200 fishekë kallashnikovi, 18 pako me fishekë pistolete dhe 5 krehra.
Armët dhe municioni luftarak u gjetën në një nga banesat e një prej të arrestuarve në Greqi, të dyshuar si vrasës me pagesë.
Në kuadër të bashkëpunimit mes Policisë shqiptare dhe Policisë greke, pas shkëmbimit të informacionit për kapjen e disa shtetasve shqiptarë në Greqi, të dyshuar si vrasës me pagesë, strukturat e Policisë së Shtetit në Gjirokastër, Vlorë dhe Lezhë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Provat”, zhvilluan kontrolle në banesat e këtyre shtetasve.
Si rezultat i kontrollit në fshatin Labovë e Kryqit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër gjetën të fshehura, në banesën e shtetasit Dh. M., 45 vjeç, 2 kallashnikovë dhe një armë zjarri automatike, të dyshuar të trafikuar dhe qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Armët e zjarrit, që u gjetën në banesën e 45-vjeçarit, i ndaluar 2 ditë më parë në Greqi, mbi akuza për vrasje dhe pjesëmarrje në grup kriminal që posedonte armë zjarri, do të dërgohen tek Instituti i Policisë Shkencore për ekspertim teknik.
Me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasve shqiptarë Dh. M., 45 vjeç, banues në Labovën e Kryqit Gjirokastër; A. B., 32 vjeç, banues në Kudhës Himarë; F. P., 39 vjeç, banues në Lezhë; dhe P. Th., 31 vjeç, banues në Muzinë Sarandë, të dyshuar si vrasës me pagesë, strukturat e Departamentit të Policisë Kriminale, ato të DVP Gjirokastër, Vlorë e Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet e thelluara duke koordinuar dhe bashkëpunuar ngushtësisht me homologët grekë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
gijotina.com/ -

Mësuesi kërkon një grua, Khloe Kardashian e pyet publikisht
Khloé Kardashian mund të ketë krijuar një lidhje dashurie të papritur!
Themeluesja e Good American, 41 vjeç, gati sa nuk e bëri bujë internetin në fillim të kësaj jave kur la një koment flirtues në një postim në Instagram nga një burrë me emrin Jacob Myers-Norys, i cili ndau një video që renditte fakte rreth vetes. Me banim në Santa Cruz të Kalifornisë, ai shpjegoi se është një ish-atlet i kthyer në mësues me kohë të plotë me një diplomë masteri, rrënjë italiane dhe një pasion për gatimin.
“Diku atje jashtë është gruaja që do të më pyesë si ishte dita ime e shkollës”, shkroi ai në mbishkrimin e fotos, duke e bërë Kardashian të pyeste: “Si ishte dita jote??”
Videoja ka marrë mbi 3 milionë shikime, dhe komenti i Kardashian ka gati 15,000 pëlqime.
Njerezit e treguan shpejt mbështetjen e tyre për dyshen, duke iu përgjigjur Kardashian me fjalë inkurajimi, me një përdorues që shkroi: “Bëje foton tënde znj. Khloe.”
Të mërkurën, më 10 dhjetor, Myers-Norys reagoi ndaj postimit të tij që u bë viral dhe interesit të Kardashian për të, duke i thënë TMZ : “I gjithë qyteti im e di këtë. Studentët e mi vazhdojnë të më bezdisin për këtë’”
Ai madje zbuloi se do të jetë në Los Angeles për festat dhe do të “do të donte shumë” të takohej me yllin e reality show-t.
Në episodin e parë të podkastit të saj “Khloé in Wonder Land” në fillim të vitit, Kardashian foli hapur për jetën e saj dashurore si nënë beqare e vajzës True, 7 vjeçe, dhe djalit Tatum, 3 vjeç, të cilin e ndan me ish-in e saj Tristan Thompson gjatë një bisede me Scott Disick . -

Ilir Daja gjen “ilaçin” e Dinamos, konfirmimin e jep… stoli
Dinamo ka kaluar krizën dhe duket se është në një moment, të cilin nuk e ka pasur asnjëherë këtë sezon. 9 golat e shënuar në dy ndeshjet e fundit, konfirmojnë më së miri se gjërat në kampin kryeqytetas kanë ndryshuar dhe se tashmë kërkohet vazhdimësi edhe për ndeshjen e radhës ndaj Egnatias.
Ndryshe nga sfidat e shkuara që Daja e kishte shpresën te titullarët, ndaj Flamurtarit ishin lojtarët e stolit ata që vulosën fitoren e Dinamos, në një transfertë shumë delikate por që kishte shumë vlera, sidomos me golat e shënuar dhe faktin që porta mbeti e paprekur. Në ndeshjet e mëparshme, edhe Neziri e ka bërë të njëjtën gjë nga stoli, por pa arritur të realizojë kur luan titullar.FLAMURTARI- Lorenco Vila zhbllokoi sfidën për skuadrën e Dinamos në sfidën e së dielës, duke realizuar golin e dytë personal në dy ndeshjet e fundit. Pas Vilës, ishin Qefalija dhe Xhejms lojtarët që shënuan sërish, duke i dhënë qetësi skuadrës së Dajës dhe për të qenë të bindur se nuk do të ishte një ndeshje me fund dramatik. Të dy lojtarët, nuk kanë pasur ndeshje të shumta si titullar, sidomos sulmuesi Xhejms që edhe nga stoli, është aktivizuar me pikatore këtë sezon. Megjithatë, goli në Vlorë mund të ketë bindur Dajën që t’i japë më shumë minuta dhe ndoshta të kthehet në protagonist të ndeshjeve të ardhshme. Sa i përket Qefalisë, mesfushori kishte një rëndesë muskulare në sfidat e fundit dhe nuk u aktivizua për të mos u rrezikuar. Rikthimi në fushë, duket se i bëri mirë mesfushorit që u rikthye te goli dhe këtë e bëri në një ndeshje shumë të rëndësishme.
GJENDJA E SKUADRËS- Ndeshja me Flamurtarin nuk ka lënë pasoja te Dinamo dhe Daja do të ketë skuadrën e plotë për ndeshjen me Egnatian në kampionat. Veç dëmtimeve që fatmirësisht për Dinamon, nuk kishte, as ndëshkime me kartonë të kuq, nuk pati dhe skuadra do të jetë në gjendje optimale. Të vetmit që rrezikojnë për të plotësuar numrin e kartonëve, mbeten Klevi Qefalija dhe Bakari Gudiabi të cilët janë në kuotën e 3 të verdhëve. Sakaq, me grupin është bashkuar Bernard Berisha që mund të jetë vlerë e shtuar për sulmin dinamovit, ndërkohë që ashtu siç dihet, deri në janar nuk do të jetë Naser Aliji që i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
MBROJTJA- Pavarësisht mungesave të rëndësishme në mbrojtje, si Aliji apo Dita, Dinamo ka kthyer stabilitetin në prapavijë. Në ndeshjen ndaj Flamurtarit, porta e Dinamos qëndroi e paprekur e në fakt, diçka e tillë niste edhe në fazën e parë ku ndaj Flamurtarit, fituan 2-0 e më pas, për më shumë se një muaj nuk pësuan asnjë gol. Një statistikë e tillë, në kampin blu shpresojnë që të përsëritet sërish pasi në këtë mënyrë, skuadra mund të marri pikët që ka lënë pas në këtë fillim të fazës së dytë, pikërisht ndaj Teutës, Vllaznisë, Elbasanit apo edhe Bylisit në transfertë. Në qendër, kanë luajtur Teikseria dhe Beqja, ku vetëm portugezi e ka si rol natyral megjithatë, edhe Dita që pritet të rikthehet titullar, pozicionin e tij e ka mesfushor. -

Miss Finlanda shkarkon fituesen me origjinë shqiptare, shkak bëhet fotoja e postuar në Snapchat
Një ngjarje e paprecedentë tronditi këtë javë organizatën e “Miss Finlanda”, e cila mori vendimin drastik për t’i hequr menjëherë titullin fitueses së zgjedhur për vitin 2025, Sarah Dzafce. 22-vjeçarja me origjinë shqiptare nga Kosova është tashmë e para “Miss” në historinë e kompeticionit finlandez që humb zyrtarisht kurorën e saj, një hap ekstrem që nuk ishte marrë kurrë më parë në këtë formë.
Gjithçka ndodhi më 1 dhjetor, pasi media finlandeze Ilta-Sanomat publikoi një imazh të Sarah-s, i cili po qarkullonte me shpejtësi në Snapchat dhe Instagram. Në foto, ajo shihet duke tërhequr sytë me gishta për t’u dukur “të pjerrët”, një gjest i njohur ndërkombëtarisht si tallës ndaj komuniteteve aziatike. Mbishkrimi në finlandisht “Kiinalaisenkaa syömäs” (“Duke ngrënë me një kinez/ushqim kinez”) u konsiderua menjëherë përmbajtje raciste, duke shkaktuar një valë të fuqishme reagimesh publike.CEO e konkursit, Sunneva Sjögren, doli në një konferencë për shtyp për të shpallur vendimin: pas një shqyrtimi të detajuar, Dhafce humb titullin e saj si Miss Finlanda.
“Ky ishte një vendim i arsyetuar dhe i vështirë,” deklaroi Sjögren, duke theksuar se sjelljet diskriminuese nuk janë të tolerueshme për një figurë që përfaqëson vendin në skenën ndërkombëtare.
Sarah, e cila në rrjetet sociale shprehej me krenari për “rrënjët në malet e Kosovës”, u shfaq e tronditur nga lajmi.
“Nuk e prisja. E mora vesh këtë mëngjes. Vendimi u mor me mirëkuptim të ndërsjellë,” tha ajo për mediat finlandeze.
Heqja e kurorës nga fituesja kryesore është ngjarje që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në këtë kompeticion. -

“Abissnet Superiore”/ Luhet në fundjavë java e 16-të, njihuni me sfidat
Java e 16-të e “Abissnet Superiore” do të zhvillohet këtë të shtunë dhe të diel.
Të shtunën në orën 16:30, Vora do të përballet me Elbasanin në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa Flamurtari do të luajë në transfertë në stadiumin “Arena e Demave” përballë Partizanit.Teuta do të presë në shtëpi Tiranën e vendit të fundit, me takimin që do të luhet në ora 19:30.
Sakaq, të dielën do të luhen edhe dy ndeshjet e tjera. Vllaznia pret Bylisin në “Loro Boriçi” në ora 16:30, ndërsa në ndeshjen përmbyllëse të javës së 16-të, Dinamo City luan kundër Egnatias në ora 19:00 në “Air Albania”.
Java 16
FK Vora – AF Elbasani, 13.12.2025 16:30
Partizani – Flamurtari, 13.12.2025, ora 16:30
Teuta – Tirana, 13.12.2025, ora 19:30
Vllaznia – Bylis, 14.12.2025, ora 16:30
Dinamo City – Egnatia, 14.12.2025, ora 19:00 -

Fitorja me Bylisin i nxjerr nga kriza, Vllaznia do përsëritjen e suksesit të fazës së parë
Bylis do të jetë kundërshtari i radhës i Vllaznisë në kampionat, me mallakastriotët që do të vizitojnë Shkodrën ditën e diel. Ku sfida do luhet në orën 16:30, në stadiumin “Loro Boriçi”, të kryeqendrës së veriut të vendit tonë.
Në këtë mënyrë kuqeblutë do të kërkojnë medoemos të rikthehen te fitorja, ku pas një periudhe prej 4 ndeshjesh radhazi ku nuk marrin pikët e plota në kampionat, të besuarit e Martinit kanë vetëm një objektiv në javën e 16- të të sezonit. Dhe ai është marrja e 3 pikëve dhe rikthimi i qetësisë në kampin shkodran, në një moment ku situata nuk është më e mira e mundshme, pasi skuadra nuk po gjen reagimin prej disa takimesh radhazi.Duke shfaqur edhe një nivel loje jo të kënaqshëm përveç rezultateve që nuk kanë qenë aty ku priten në Shkodër. Me 9 herë kampionët e vendit tonë që kanë marrë vetëm 2 pikë nga 12 të mundshme në 4 javët e fundit të Superiores. Po ashtu ndaj Bylisit, kuqeblutë do të kërkojnë të ripërsërisin suksesin e fazës së parë, ku Vllaznia triumfoi 0-1 në Ballsh.
Që ngelet edhe fitorja e vetme jashtë fushe e shkodranëve deri në këto momente të edicionit 2025-26. Gjithashtu në shtëpinë e tyre, Vllaznia do të kërkojë të rikthehet sërish te fitoret dhe 3-pikëshat, ku ishte Teuta që prishi rekordin absolut të kuqebluve në shtëpi këtë edicion. Ku para humbjes 0- 1 ndaj durrsakëve, shkodranët kishin 6 ndeshje të zhvilluara në shtëpi ku kishin marrë 6 fitore. Një statistikë që do të kërkojnë ta ripërtërijnë pikërisht ndaj Bylisit ditën e diel, në javën e 16-të të edicionit.© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK/ Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë uron Klodian Brahon
Pas reagimit të Ambasadës së SHBA-së dhe kryeministrit Rama, edhe Ambasada Gjermane në Tiranë ka postuar një deklaratë në lidhje me zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, ku ambasadori gjerman i shpreh urime Klodian Brahos.
Ambasadori Bergner thotë se mirënjohja i shkon edhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë për procesin transparent të zgjedhjes dhe për të gjitha institucionet e drejtësisë në Shqipëri, të cilat çdo ditë kontribuojnë për shtetin e së drejtës.
“Lufta e vendosur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka një rëndësi të jashtëzakonshme nga këndvështrimi i Gjermanisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, të cilin ne e mbështesim. Për punën e rëndësishme të SPAK-ut mbeten thelbësore integriteti, pavarësia dhe respektimi i standardeve më të larta të shtetit të së drejtës.”
“I uroj shumë sukses Klodian Brahos dhe të gjithë punonjëseve e punonjësve të SPAK-ut në detyrën e tyre ambicioze, si dhe një bashkëpunim të frytshëm me institucionet shqiptare dhe ato ndërkombëtare. Mirënjohja ime sot shkon edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë për procesin transparent të zgjedhjes dhe për të gjitha institucionet e drejtësisë në Shqipëri, të cilat çdo ditë kontribuojnë për shtetin e së drejtës”, thuhet në reagimin e Ambasadorit të Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner.
-

Zgjedhja e Klodian Brahos në krye të SPAK/ Avokati: Drejtues i duhur, është një figurë dominante me eksperiencë të pasur
Avokati Arbër Hoxha, i ftuar në “Tirana Live” në ABC News, vlerësoi emërimin e Klodian Brahos në krye të SPAK, duke e cilësuar atë si një zgjedhje të pritshme dhe të mbështetur gjerësisht. Sipas Hoxhës, Braho ka qenë “krahu i djathtë i Altin Dumanit” dhe një profesionist me karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, i cili e ka provuar veten në çdo detyrë.
Ai theksoi se të gjithë kandidatët ishin në nivel dhe se procesi këtë herë u zhvillua pa ndërhyrje apo konfrontime ndërkombëtare, ndërsa mbështetja për Brahon ishte e qartë. Avokati e konsideroi kreun e ri të SPAK si “drejtuesin e duhur”, një figurë dominante që pritet t’i japë drejtim të ri institucionit, ndërsa vuri në dukje se rikthimi i mbështetjes së hapur të SHBA-ve dhe kohezioni mes administratave amerikane janë sinjale pozitive për vijimin e punës. Sipas tij, platforma e Brahos është vetëm “maja e ajsbergut”, pasi puna e SPAK pritet të intensifikohet edhe më tej.
“Kandidatura ishte e qartë dhe e pritshme. Klodian Braho ishte krahu i djathtë i Altin Dumanit. Të gjithë kandidatët ishin në lartësinë e situatës. Braho është një njeri që e ka provuar veten dhe ka pasur një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Prisja që të kishte marrë më shumë vota. Të gjithë kandidatët ishin në lartësinë e situatës dhe kësaj here nuk pati konfrontimin e përfaqësisë së disa shteteve.
Mbështetja ishte e qartë. Braho një drejtues i duhur për SPAK. Është një figurë dominante. Ka një rikthim që Ambasada e Shteteve të Bashkuara janë pranë Prokurorisë së Posaçme, fondet nuk janë ndërprerë dhe ka të njëjtën qasje si administrata Biden ashtu edhe ajo e Trump. Platforma e Braho është vetëm maja e ajsbergut, sepse jam i sigurt që do të bëhen punë edhe më të mira. Do i japë udhë SPAK, që ka filluar të hedhë hapat e veta”, tha Arbër Hoxha.
-

FOTOT/ Kontrolle në banesat e vrasësve me pagesë në Gjirokastër, Vlorë dhe Lezhë! Zbulohen armë e municion luftarak..
Bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Greke çoi në zbulimin dhe sekuestrimin të një arsenali armësh zjarri dhe municioni luftarak.
Sekuestrohen 3 armë zjarri automatike, 200 fishekë kallashnikovi, 18 pako me fishekë pistolete dhe 5 krehra.
Armët dhe municioni luftarak u gjetën në një nga banesat e një prej të arrestuarve në Greqi, të dyshuar si vrasës me pagesë.
Në kuadër të bashkëpunimit mes Policisë shqiptare dhe Policisë greke, pas shkëmbimit të informacionit për kapjen e disa shtetasve shqiptarë në Greqi, të dyshuar si vrasës me pagesë, strukturat e Policisë së Shtetit në Gjirokastër, Vlorë dhe Lezhë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Provat”, zhvilluan kontrolle në banesat e këtyre shtetasve.
Si rezultat i kontrollit në fshatin Labovë e Kryqit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër gjetën të fshehura, në banesën e shtetasit Dh. M., 45 vjeç, 2 kallashnikovë dhe një armë zjarri automatike, të dyshuar të trafikuar dhe qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Armët e zjarrit, që u gjetën në banesën e 45-vjeçarit, i ndaluar 2 ditë më parë në Greqi, mbi akuza për vrasje dhe pjesëmarrje në grup kriminal që posedonte armë zjarri, do të dërgohen tek Instituti i Policisë Shkencore për ekspertim teknik.
Me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasve shqiptarë Dh. M., 45 vjeç, banues në Labovën e Kryqit Gjirokastër; A. B., 32 vjeç, banues në Kudhës Himarë; F. P., 39 vjeç, banues në Lezhë; dhe P. Th., 31 vjeç, banues në Muzinë Sarandë, të dyshuar si vrasës me pagesë, strukturat e Departamentit të Policisë Kriminale, ato të DVP Gjirokastër, Vlorë e Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet e thelluara duke koordinuar dhe bashkëpunuar ngushtësisht me homologët grekë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.