Year: 2025

  • Në Greqi vrasës me pagesë, në Shqipëri u kontrollohen banesat, armët e sekuestruara do të dërgohen për ekspertim teknik

    Në Greqi vrasës me pagesë, në Shqipëri u kontrollohen banesat, armët e sekuestruara do të dërgohen për ekspertim teknik

    Policia shqiptare ndërmori kontroll në banesat e shqiptarëve të arrestuar në Greqi si pjesë e një grupi vrasësish me pagesë.

    Kontrollet u kryen dhe në banesën e Dhimitër Meçi, i njohur si “Dhimos”, njërit prej të akuzuarve si pjesë e organizatës së vrasësve me pagesë që dyshohet se u përpoqën të eliminonin Yannis Lalas në maj 2025.

    Si rezultat i kontrollit në fshatin Labovë e Kryqit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër gjetën të fshehura, në banesën e shtetasit Dh. M., 45 vjeç, 2 kallashnikovë  dhe një armë zjarri automatike, të dyshuar të trafikuar dhe qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm.

    Armët e zjarrit, që u gjetën në banesën e 45-vjeçarit, i ndaluar 2 ditë më parë në Greqi, mbi akuza për vrasje dhe pjesëmarrje në grup kriminal që posedonte armë zjarri, do të dërgohen tek Instituti i Policisë Shkencore për ekspertim teknik.

    Kontrolle u kryen dhe në banesën e Andrea Brokeri, 32 vjeç nga Himara dhe Fatjon Prendi alias Fatjion Prendi, 39 vjec nga Lezha, ndërsa në kërkim është shpallur Vasil Theohari, 31 vjec nga fshati Krongj i Finiqit.

    Në total gjatë operacionit ‘Provat’ u sekuestruan 3 armë zjarri automatike, 200 fishekë kallashnikovi, 18 pako me fishekë pistolete dhe 5 krehra.

    Me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasve shqiptarë Dhimitër Meci, 45 vjeç, banues në Labovën e Kryqit Gjirokastër; Andrea Brokeri  32 vjeç, banues në Kudhës Himarë; Fatjon Prendi , 39 vjeç, banues në Lezhë; dhe Petro Theohari, 31 vjeç, banues në Muzinë Sarandë, të dyshuar si vrasës me pagesë, strukturat e Departamentit të Policisë Kriminale, ato të DVP Gjirokastër, Vlorë e Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet e thelluara duke koordinuar dhe bashkëpunuar ngushtësisht me homologët grekë.

    Njoftimi 

    Policia e Shtetit

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Provat”.

    Bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Greke çoi në zbulimin dhe sekuestrimin të një arsenali armësh zjarri dhe municioni luftarak.

    Sekuestrohen 3 armë zjarri automatike, 200 fishekë kallashnikovi, 18 pako me fishekë pistolete dhe 5 krehra.

    Armët dhe municioni luftarak u gjetën në një nga banesat e një prej të arrestuarve në Greqi, të dyshuar si vrasës me pagesë.

    Në kuadër të bashkëpunimit mes Policisë shqiptare dhe Policisë greke, pas shkëmbimit të informacionit për kapjen e disa shtetasve shqiptarë në Greqi, të dyshuar si vrasës me pagesë, strukturat e Policisë së Shtetit në Gjirokastër, Vlorë dhe Lezhë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Provat”, zhvilluan kontrolle në banesat e këtyre shtetasve.

    Si rezultat i kontrollit në fshatin Labovë e Kryqit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër gjetën të fshehura, në banesën e shtetasit Dh. M., 45 vjeç, 2 kallashnikovë  dhe një armë zjarri automatike, të dyshuar të trafikuar dhe qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm.

    Armët e zjarrit, që u gjetën në banesën e 45-vjeçarit, i ndaluar 2 ditë më parë në Greqi, mbi akuza për vrasje dhe pjesëmarrje në grup kriminal që posedonte armë zjarri, do të dërgohen tek Instituti i Policisë Shkencore për ekspertim teknik.

    Me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasve shqiptarë Dh. M., 45 vjeç, banues në Labovën e Kryqit Gjirokastër; A. B., 32 vjeç, banues në Kudhës Himarë; F. P., 39 vjeç, banues në Lezhë; dhe P. Th., 31 vjeç, banues në Muzinë Sarandë, të dyshuar si vrasës me pagesë, strukturat e Departamentit të Policisë Kriminale, ato të DVP Gjirokastër, Vlorë e Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet e thelluara duke koordinuar dhe bashkëpunuar ngushtësisht me homologët grekë.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

     

     

  • U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda

    U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda

    U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda
    Sekuestrohen armë dhe municion luftarak në banesën e një të arrestuari në Greqi, në kuadër të operacionit “Provat”
     
     
     
    Strukturat e Policisë së Shtetit kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme armësh dhe municionesh gjatë kontrolleve të zhvilluara në kuadër të bashkëpunimit me Policinë greke, pas arrestimit në Greqi të disa shtetasve shqiptarë të dyshuar si vrasës me pagesë.
     

     
    Foto: Policia e Shtetit
     
    Sipas komunikatës zyrtare të Policisë, pas shkëmbimit të informacionit mes dy vendeve, shërbimet e Policisë në Gjirokastër, Vlorë dhe Lezhë zhvilluan kontrolle në banesat e personave të arrestuar në Greqi. Operacioni u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Provat”.

     
    Gjatë kontrollit në fshatin Labovë e Kryqit, në banesën e shtetasit Dh. M., 45 vjeç, i arrestuar në Greqi dy ditë më parë, Policia gjeti të fshehura:

    2 armë zjarri automatike (kallashnikovë)
    1 armë zjarri automatike tjetër, e dyshuar e trafikuar
    Rreth 200 fishekë kallashnikovi
    18 pako me fishekë pistolete
    5 krehra armësh

     
    Sipas Policisë, armët dhe municioni do t’i nënshtrohen ekspertimit teknik në Institutin e Policisë Shkencore.

     
    Shqipëria dhe Greqia po vijojnë koordinimin për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të shtetasve shqiptarë të dyshuar si vrasës me pagesë dhe të arrestuar në Greqi:

    Dh. M., 45 vjeç, banues në Labovë e Kryqit, Gjirokastër
    A. B., 32 vjeç, banues në Kudhës, Himarë
    F. P., 39 vjeç, banues në Lezhë
    P. Th., 31 vjeç, banues në Muzinë, Sarandë

     
    Strukturat e Policisë Kriminale, së bashku me DVP Gjirokastër, Vlorë dhe Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet e thelluara duke bashkëpunuar ngushtësisht me homologët grekë.

    Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprat penale:

    “Trafikimi i armëve dhe i municionit”
    “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”

     
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • “Kam një mesazh nga Rusia”, Von der Leyen i mbyll gojën Vuçiçit para kamerave: Prit sa të jemi vetëm (Video)

    “Kam një mesazh nga Rusia”, Von der Leyen i mbyll gojën Vuçiçit para kamerave: Prit sa të jemi vetëm (Video)

    “Kam marrë një mesazh nga Moska”.Kjo deklaratë e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç drejtuar Presidentes së KE, Ursula von der Leyen në momentin që do të bënin foton zyrtare po bën xhiron e rrjetit.
    Von der Leyen e ka ndërprerë menjëherë fjalën e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke i thënë “le të presim derisa të jemi vetëm”, që mesazhi të mos dëgjohej në mikrofon.
    Mesazhi që mund të ketë marrë Presidenti i Serbisë nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk dihet, ndërsa deklarata e Aleksandër Vuçiç i ka bërë të gjithë kureshtarë.

  • Dhuratat e marra nga kryeministrja Meloni dalin në ankand, ja ku do të shkojnë të ardhurat

    Dhuratat e marra nga kryeministrja Meloni dalin në ankand, ja ku do të shkojnë të ardhurat

    Dhuratat zyrtare të marra nga kryeministrja Giorgia Meloni do të shiten në ankand dhe të ardhurat mund të dhurohen për organizata jofitimprurëse dhe bamirësi.
    Nga seti i bizhuterive të marra nga Libia te palë këpucët blu prej pitoni me taka të arta, te tableta e dhuruar nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky: disa qindra dhurata i janë dhënë kryeministres gjatë vizitave të saj zyrtare në Itali dhe në mbarë botën gjatë tre viteve të fundit. 270, siç u zbulua më 3 maj, nga lista e paraqitur në Dhomën e Deputetëve pas një pyetjeje të paraqitur nga deputeti i Italia Viva, Francesco Bonifazi.
    Sipas ligjit, dhuratat me vlerë 300 euro ose më shumë nuk mund të mbahen, dhe ato më të vlefshmet mbahen në një kasafortë.
    Në fund të tetorit, Sekretari i Përgjithshëm i Palazzo Chigi urdhëroi shitjen e këtyre aseteve dhe ditët e fundit një rezolutë ia besoi “menaxhimin e shitjes në ankand të dhuratave zyrtare të marra nga Presidenca e Këshillit të Ministrave” Bertolami Fine Art.
    Lista e dhuratave që do të dalin në ankand nuk dihet ende. Shtëpia e ankandeve dhe galeria e artit romake do të vlerësojnë vlerën e tyre, pasi kanë fituar kontratën prej 40,000 eurosh duke ofruar “5% të të ardhurave si shpërblim”.

  • Dita 3 para Kryeministrisë/ “Qëndrestarët ia dalin”! S’dorëzohet Lapaj, akuza Endri Shabanit: Shërbëtor i Ramës…

    Adriatik Lapaj

    TIRANË- Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, po vazhdon protestën e tij tashmë prej 3 ditësh përpara godinës së Kryeministrisë. Lapaj e nisi protestën i vetëm mbrëmjen e 8 dhjetorit, ndërsa dhjetëra qytetarë i janë bashkuar që prej ditës së parë. Në ditën e 3, i rrethuar nga qytetarë të ndryshëm, Lapaj shprehet i vendosur për të vazhduar qëndresën, duke theksuar se qëndrestarët dalin gjithmonë fitimtarë.
    Përmes një lidhje-direkte në rrjete sociale, Lapaj u bën thirrje qytetarëve për t’i bashkuar në qëndresë, pasi vetëm ashtu do t’i detyrojnë të dorëhiqen. Teksa u drejtohet qytetarëve, Adriatik Lapaj, solli shembull të qendresës rastin e protestave në Bullgari ku u arrit shembja e qeverisë. 
    “Dita e 3 dhe 72 orë pa ndalim. Do vazhdojmë pa ndalim. Nuk ka asnjë rast histori botërore ku sistemet janë luftuar nëse nuk ka sakrificë. Ndaj, duhet sakrificë dhe sakrifica jonë dëshmon se jemi e ardhmja dhe opozita që këta nuk e kanë kapur. Qëndrestarët ia dalin gjithmonë, sepse mbjell në zemrat e njerëzve farën e ndryshimit. Kjo që po bëjmë është një farë që po mbjellim për të siguruar një ndryshim të madh në ardhmen e afërt të Shqipërisë. Pak muaj më parë, Edi Rama më dërgoi njerëz për t’u bërë bashkë me të, e refuzova me bindjen se nuk mund të isha tradhtar i kauzës së qytetarëve. Ofruan postin e zv.kryeministrit, i thashë jo, ofruan dy minitri plus, i thashë jo. Jam i bindur që me qëndresë po i detyrojmë të dorëhiqen. Jam i bindur që ky grup këtu po mbjelll farën e qëndrestarëve që do të mbushin sheshin. Shqipëria nuk mund të zbrazet e tu lihet hajdutëve.”, u shpreh Lapaj.
    Gjatë mbrëmjes së 2 të protestës, Lapaj dhe mbështetësit u përplasën me punonjësit e policisë, të cilët nuk i lejuan që të vendosnin disa çadra kampingu, në mënyrë që të qëndronin aty gjatë natës, duke marrë parasysh dhe temperaturat e ulëta të këtij Dhjetori. Lapaj është shpehur se protesta e tij do të jetë pa ndalim, ndërkohë që çdo ditë në orën 17 atij do t’i bashkohen dhe qytetarë e mbështetës të tjerë. 
    Policia e Tiranës ka proceduar penalisht Adriatik Lapajn, pas protestës së tij të pandërprerë përpara godinës së kryeministrisë. Policia e akuzon Lapajn se ka zaptuar hapësirën përpara kryeministrisë, si dhe ka penguar qarkullimin e lirë në zonë./ZËRI
     

  • “Lushnja qelbet, era p*rdhë”, Korreshi paralajmëron: Turp për deputetët e PS-së, nuk mund të mbijetojmë kështu

    “Lushnja qelbet, era p*rdhë”, Korreshi paralajmëron: Turp për deputetët e PS-së, nuk mund të mbijetojmë kështu

    Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ngriti tonet sa i përket ndotjes në qytetin e Lushnjës.Ai shprehet se për këtë gjë nuk po investohet dhe sipas tij kjo ka ndikuar shumë në gjendjen e qytetit.
    “Mirë do bënit të bënit diçka me këto lekë për ata njerëz atje poshtë. Unë po jap disa sugjerime. Në Lushnje është një dynja e tërë që merret me këtë çështje. Lushnja qelbet. Kam thënë era p*rdhë. Kam dalë nga etika, por kjo është e vërteta. Po na helmoni tani. Edhe kjo puna e 2022-shit, janë dy gryka aty që funksionojnë. Gjithë qyteti i Lushnjës nuk i hap dot dritaret.
    Nuk jemi kundra bizneseve, por jo nën kurriz të qytetarëve të Lushnjës. Aty të qelb era o burrë. Nuk kemi problem grimcat e tymit. Zgjidheni këtë se është turp për Lushnjën. Janë katër deputetë nga PS-ja, ministri 5, që nuk keni çuar një lekë. Depozitat qelben. Del uji sterrë i zi. Ikni rregulloni tymin se është turp”, tha ndër të tjera Korreshi.

  • Dështimi i madh! Po luanin në Champions League, në sfond u vendos melodia e Europa League para fillimit të ndeshjes

    Dështimi i madh! Po luanin në Champions League, në sfond u vendos melodia e Europa League para fillimit të ndeshjes

    Programi i Champions League filloi dje me dy ndeshje në orën 6:45 pasdite dhe një situatë e pabesueshme ndodhi para ndeshjes Villarreal-Copenhagen. Lojtarët e të dy ekipeve qëndruan në qendër të fushës, gati për të dëgjuar himnin e famshëm të garës elitare. Megjithatë, në vend të melodisë së Champions League, himni i Europa League jehoi në stadium.
    Gabimi i papritur shkaktoi menjëherë një reagim të stuhishëm nga tifozët e Villarreal, të cilët e pritën gabimin me fishkëllima të forta. Ata nuk e fshehën pakënaqësinë e tyre, sepse klubi i tyre është pjesë e Champions League, kështu që himni i gabuar dukej si një dështim serioz organizativ.Edhe vetë futbollistët ishin të hutuar, të cilët nuk mund ta kuptonin se çfarë ndodhi saktësisht në fushë dhe pse pati një trazirë të tillë. Incidenti u korrigjua shpejt, por la një përshtypje të pakëndshme në fillim të një dueli të rëndësishëm evropian. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • PD feston 36-vjetorin/ “Pse nuk na ftuat?”, Balla ironizon: Shpresoj të mos jeni kaq të hallakatur

    PD feston 36-vjetorin/ “Pse nuk na ftuat?”, Balla ironizon: Shpresoj të mos jeni kaq të hallakatur

    Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka thumbuar kolegët demokratë në 35 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.
    Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla ka uruar PD-në për 35 vjetorin e krijimit, teksa tha se shpreson që 36 vjetori mos t’i gjejë kaq të hallakatur.
    Po ashtu, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, deklaroi se PD ka thyer një traditë, pasi nuk i kanë ftuar forcat e tjera politike.
    “Do të doja t’i uroja kolegët e PD që kanë ikur në festën e partisë së tyre. Ta gëzoni 35 vjetorin e partisë tuaj. Uroj që 36 vjetori, mos të iu gjej kaq të hallakatur sa ju gjeti 35 vjetori. Dhe e keni prishur një traditë, që ftonit edhe kundërshtarët, mund të na kishit ftuar edhe ne dhe ne do të kishim ardhur me shumë dëshirë”, tha Balla në Kuvend.

  • Po tani, kush vlen? Ernest Muçi luan ndeshjen e madhe këtë fundjavë, a do të festojë para Beshiktashit?

    Po tani, kush vlen? Ernest Muçi luan ndeshjen e madhe këtë fundjavë, a do të festojë para Beshiktashit?

    Te Beshiktashi, nuk i besuan Ernest Muçit pavarësisht se e morën me një bujë të madhe. Lojtari shqiptar nuk luajti asnjëherë në rolin e tij të preferuar dhe atje ku iu dha fjala se do të luante, pas sulmuesit, por u përdor gjithmonë në krahë dhe u nxor keq para tifozëve. Kur erdhi momenti i fundit, te Beshiktashi nuk ngurruan që t’i jepnin edhe një goditje të fundit shqiptar.
    Më pas Muci zgjodhi që të shkonte te Trabzonspori dhe kjo rezultoi si goditje ideale. Aktualisht Trabzonspor ndodhet në vendin e dytë dhe po lufton për titullin kampion, ndërsa ndeshja e radhës do të jetë në shtëpi ndaj Beshiktashit. Ernest Muçi që ndodhet në një moment ideal, do të luajë pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij dhe do të tregojë…po tani, kush vlen? /Sport Ekspres/