Day: November 25, 2025

  • Mira Konçi flet për divorcin pas 25 vitesh me Shpëtim Saraçin: Nuk isha dakord

    Mira Konçi flet për divorcin pas 25 vitesh me Shpëtim Saraçin: Nuk isha dakord

    Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi sollën përgjatë viteve të tyre të qëndrimit në Shqipëri hite duke rezultuar si një dyshe e suksesshme artistike. Më vonë, kimia e tyre në art përshkallëzoi edhe në jetë dhe nga dashuria erdhën dy fëmijët në jetë, Era dhe Drini. Me largimin e Erës në SHBA për studime, edhe çifti bashkë me djalin iu bashkuan në vitin 2017. Siç Mira Konçi tregon në programin “Rudina”, veç shkollimit të fëmijëve, një nga arsyet ishte edhe kujdesi shëndetësor për kompozitorin.
    Me kalimin e kohës gjërat ndryshuan. Këngëtarja thotë se mes tyre pati një marrëveshje që ai të vijonte karrierën në Shqipëri, ndërsa Mira të qëndronte me fëmijët në SHBA pasi e kishte të pamundur mos të ishte pranë tyre.
    Biseda ne studio:
    Mira Konçi: U pa gjatë rrugës që Shpëtimi ndihej më mirë këtu dhe u vendos një marrëveshje e tillë nëse e quajmë marrëveshje që unë nuk mund t’i lija fëmijët vetëm në asnjë mënyrë, s’mundesha. Nuk ishin fare-fare të vegjël, por ishte mosha më kritike nuk mundesha, qoftë Drinin, Era sapo mbaroi shkollën, duhet të isha aty për Erën, mezi e prisnim atë moment, Drini ishte në vit të dytë të shkollës së mesme, ishte e pamundur që ta lija vetëm.
    Rudina Magjistari: Çdo nënë unë mendoj që do ta bënte këtë gjë, është normale, pa diskutim.
    Mira Konçi: Faleminderit! Një gjë kaq e natyrshme, s’mund të veproja dot ndryshe dhe kështu erdhi.
    Ajo thotë se fillimisht nuk ishte fort dakord, por e mirëkuptonte edhe pozitën e tij.
    Mira Konçi: Sigurisht që Shpëtimi këtu kishte ndërtuar gjithçka në Shqipëri dhe absolutisht që është deri diku e kuptueshme, pavarësisht se unë s’isha shumë dakord, doja që të ishim bashkë.
    Çifti i dhanë fund martesës pas 25 vitesh bashkë.
    E pyetur nëse në të ardhmen do të ketë një këngë të kompozuar nga Saraçi, vendin tashmë ia ka marrë e bija, Era e cila e pati menjëherë përgjigjen:
    “Do të futem unë. E folëm edhe me babin para nja një jave për të bërë një këngë edhe me Drinin për të na e bërë babi, të këndojmë unë me Drinin”, tha ajo e entuziazmuar./TvKlan

  • Inter, Chivu motivon skuadrën: Vijojmë ecurinë pozitive, japim maksimumin në Champions

    Inter, Chivu motivon skuadrën: Vijojmë ecurinë pozitive, japim maksimumin në Champions

    Tekniku i Interit, Chivu bëri vlerësimin e tij para ndeshjes ndaj Atleticos.

    “Ne gjithmonë jemi rikuperuar nga humbja dhe pres të njëjtën gjë këtu në Madrid sepse është një ndeshje po aq e rëndësishme. Ne duhet të vazhdojmë ecurinë tonë të shkëlqyer në Ligën e Kampionëve”.

    Atlético Madrid i Simeones është gati të luftojë: “Është e ngjashme me ndeshjen kundër Milanit. Do të duhet të jemi të kujdesshëm në lëvizjet tona parandaluese. Do të duhet të jemi më efektivë përpara portës”.
    Dyshimi midis shtyllave qëndron midis Sommer dhe Martinez: “Unë duhet të mbroj lojtarët e mi. Kam 22 në dispozicion që meritojnë të luajnë. Roli i portierit është i ndryshëm, por Martinez do të ketë mundësitë e tij kur të ndihet gati”.

  • Beleri: Duhet të dini që unë e kam ndarë jetën përgjysmë, mes Shqipërisë dhe Greqisë

    Beleri: Duhet të dini që unë e kam ndarë jetën përgjysmë, mes Shqipërisë dhe Greqisë

    Eurodeputeti Fredi Beleri, në një lidhje me emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, theksoi se e ka ndihmuar kreun e PD-së, Sali Berishën, “për të bërë takime në nivelet më të larta të Partive Popullore”.
    “Partia Demokratike bën pjesë te grupimi i madh i EPP-së. Në vitin e fundit, zoti Berisha ka ardhur në Bruksel 2-3 herë dhe unë jam munduar me fuqinë time modeste që t’i krijoj mundësitë për të bërë takime në nivelet më të larta të Partive Popullore”, tha Beleri.
    Eurodeputeti shtoi se ka bërë pyetje në Komisionin Europian edhe për prishjet e ndërtimeve në Theth.
    “Kam ndërhyrë edhe për qëndrimin e zonjës Kos, për kapjen e gjyqësorit nëpërmjet vetting-ut, por të gjitha këto gazetarët në Shqipëri i interpretojnë si lëvizje të miat kundër Shqipërisë. Duhet të dini që unë e kam ndarë jetën përgjysmë, mes Shqipërisë dhe Greqisë”, shtoi Beleri.

  • Orinda Huta flet për humbjen e babait: Më mungon shumë

    Orinda Huta flet për humbjen e babait: Më mungon shumë

    Artistja e njohur, Orinda Huta ka ndarë sot një moment të ndjeshëm nga jeta e saj personale, duke folur me sinqeritet për humbjen e të atit dhe boshllëkun e madh që ai la pas.
    Gjatë pjesëmarrjes në panelin e emisionit “Goca dhe Gra”, moderatorja tregoi se i ati ka qenë jo vetëm shtylla kryesore e familjes, por edhe burimi i energjisë pozitive dhe i frymës së punës që ajo dhe motra e saj mbartin sot.
    “Do kisha dashur të kisha më shumë momente të fotografuara me familjarët. Kur na duhen këto momente, nuk i kemi,” – u shpreh ajo me emocione.
    Ajo tregoi se mungesa e babait është e thellë dhe e pazëvendësueshme, por kujtimet e tij mbeten një udhërrëfyes në jetën e saj të përditshme.
    “Absolutisht ai na ka rritur me një frymë shumë të mirë. Ka bërë një punë të shkëlqyer me mamin. Është përpjekur gjithmonë të na japë pozitivitet, punë dhe mirënjohje. Nuk kam asgjë tjetër për t’i thënë, veçse se e dua shumë,” shtoi Orinda, duke emocionuar panelin dhe publikun.
    Në fund, Orinda theksoi se kujtimet me të atin mbeten sot një nga thesaret më të çmuara të jetës së saj dhe një arsye më shumë për të vlerësuar familjen dhe çdo moment me njerëzit e dashur.

  • Dasma me 6.7 milionë njerëz në Indi/ Shfaqja e Lopez, torta e famshme 5 metra e lartë dhe të ftuarit e zgjedhur

    Dasma me 6.7 milionë njerëz në Indi/ Shfaqja e Lopez, torta e famshme 5 metra e lartë dhe të ftuarit e zgjedhur

    Një dasmë madhështore, që tashmë ka bërë xhiron e botës, u zhvillua në qytetin piktoresk të Udaipur në Indi, ku miliarderi Vamsi Ganhirju dhe Netra Madena – vajza e Rama Raju Madena, një figure të njohur në industrinë farmaceutike kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni që rivalizon edhe skenat e filmave të Bollywood-it.
    Dasma, e mbajtur në një nga pallatet më të famshme të rajonit, i cili njihet edhe si skenografia e filmit të James Bond “Octopussy” (1983), u shndërrua në një spektakël të vërtetë luksi. Sipas “Daily Mail”, kostoja totale kap shifrën e rreth 6.7 milionë dollarëve, një detaj që ka shkaktuar debat të fortë midis banorëve vendas, të cilët kritikojnë shpenzimet marramendëse në një vend ku kontrastet ekonomike janë të theksuara.
    Pallati i ndriçuar, dekorimet ekstravagante dhe një tortë gjigante 4.5 metra e lartë e dizajnuar në formën e një pallati ishin vetëm disa prej elementëve që e kthyen festën në një event të paprecedentë. Nëpër rrjetet sociale janë shpërndarë foto dhe video që tregojnë çdo detaj, nga zbukurimet mbresëlënëse te performancat e artistëve botërorë.
    E veçanta e kësaj nate ishte prania e yllit ndërkombëtar Jennifer Lopez, e cila performoi hitet e saj të njohura si “Waiting for Tonight” dhe “Get Right”. Këngëtarja, e veshur me krijime të Elie Saab – të njëjtin stilist që kishte veshur edhe nusen “ndezu” skenën mes duartrokitjeve të të ftuarve. Në festë ishte i pranishëm edhe DJ Tiësto, i cili kujdesi për atmosferën e muzikës dhe ndau momente ekskluzive në llogaritë e tij në rrjetet sociale.
    Lista e të ftuarve ishte po aq impresionuese: ndër ta, Donald Trump Jr. i shoqëruar nga e dashura e tij Bettina Anderson, së bashku me personalitete të tjera të botës së biznesit dhe politikës.
    Megjithëse dasma u vlerësua për shkëlqimin dhe organizimin perfekt, ajo ndezi edhe diskutime për pabarazinë ekonomike dhe shpenzimet e tepruara. Por pa dyshim, mbetet një nga eventet më të komentuara të vitit një përzierje e luksit ekstrem, traditës indiane dhe spektaklit global.

     

  • SHORTI I BOTËRORIT/ FIFA vendos rregull të veçantë për të shmangur përplasjet mes Spanjës, Argjentinës, Francës dhe Anglisë

    SHORTI I BOTËRORIT/ FIFA vendos rregull të veçantë për të shmangur përplasjet mes Spanjës, Argjentinës, Francës dhe Anglisë

    Shorti për Kupën e Botës 2026 nuk do të jetë i lirë. Kjo, pasi FIFA ka vendosur që të shmangë përplasjen me ekipeve kryesore në fazat e para me eliminim direkt në turne, duke shpresuar që të gjithë skuadrat më të forta të shkojnë sa më larg drejt finales.
    Në publikimin e procedurave të shortit, ajo ka saktësuar se për arsye konkurrence në rrugëtimin drejt finales, janë të paracaktuara në fazën me eliminim direkt të anë të ndryshme të tabelës që nuk mund të përplasen me njëra tjetrën deri në finalen e turneut.

    FIFA bëri të ditur se Spanja që mban vendin e parë në renditje dhe Argjentina e vendit të dytë, do të vendoseshin në short dhe me detyrim do të ishin në rrugëtime të ndara në mënyrë që nëse fitonin grupet përkatëse, të takoheshin vetëm në një finale të mundshme. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me Francën e vendit të tretë dhe Anglinë e vendit të katërt, në mënyrë që të sigurohet që të ketë një ndarje të balancuar të këtyre skuadrave, gjithmonë nëse ata ia dalin të mbajnë vendin e parë në grupin përkatës.

  • VIDEO/ Chelsea udhëheq ndaj Barcelonës në Champions, surprizohen Juve dhe City

    VIDEO/ Chelsea udhëheq ndaj Barcelonës në Champions, surprizohen Juve dhe City

    Pjesët e para të ndeshjeve në Champions dhuruan emocione të mëdha. Chelsea po fiton 1-0 ndaj Barcelonës, falë një autogoli të Kounde.
    Në Norvegji, Juventus po pëson disfatë 1-0 ndaj Bodo/Glimt. Nuk ka gol në ndeshjet Napoli-Qarabag dhe Slavia Prague-Bilbao. Ndërkaq, Manchester City po mundet 0-1 në Manchester nga Leverkusen.

    Rezultatet pas 45 minutash: 
    Bodo/Glimt – Juventus 1- 0
     

     
    Chelsea- Barcelona 1- 0
     

     
    Dortmund – Villarreal 1 – 0
    Manchester City – Bayer Leverkusen 0 – 1
    Marseille  – Newcastle 0- 1
    Napoli – Qarabag 0- 0
    Slavia Prague – Ath Bilbao 0- 0
     

  • “Bosht trafiku Shqipëri–Turqi”, raporti italian: Pse grupet kriminale shqiptare po e zhvendosin fokusin te drogat e forta

    “Bosht trafiku Shqipëri–Turqi”, raporti italian: Pse grupet kriminale shqiptare po e zhvendosin fokusin te drogat e forta

    Grupet shqiptare vazhdojnë të mbeten ndër aktorët më aktivë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
    Anti-droga italiane ka publikuar një dokument prej mbi 300 faqesh, ku Shqipëria dhe rrjetet kriminale shqiptare zënë një vend të veçantë.
    Sipas raportit të DCSA (Direzione centrale per i servizi antidroga) grupet me origjinë shqiptare vazhdojnë të jenë ndër aktorët më aktivë të trafikut ndërkombëtar të drogës, si në territorin italian, ashtu edhe në pjesën më të madhe të Europës.
    Në dokument theksohet se organizatat shqiptare kanë evoluar drejt strukturave të sofistikuara, të modeluara sipas formave mafioze, me një organizim të brendshëm të ndarë në tre nivele: drejtuesit, organizatorët dhe ekzekutorët.
    Autoritetet italiane nënvizojnë se rrjetet shqiptare përdorin komunikim të enkriptuar, lëvizin shpejt midis shteteve dhe konsiderohen ndër brokerët më të besueshëm për trafikun e kokainës, heroinës dhe kanabisit.
    Raporti ndalet edhe te bashkëpunimi zyrtar mes Italisë dhe Shqipërisë në kuadër të fushatës së përvitshme të vëzhgimit ajror, të njohur si “Campagna Sorvoli”.
    Fluturimet monitoruese të Guardia di Finanza-s gjatë vitit 2024 identifikuan mbi 1.200 plantacione të dyshuara, ndërsa autoritetet shqiptare shkulën dhe asgjësuan mbi 109 mijë bimë kanabisi.
    Dokumenti nënvizon se kultivimi ka ndryshuar zonë, duke u zhvendosur nga qarqet e Jugut drejt veriut dhe qendrës së vendit, përfshirë edhe territore pranë aeroportit të Rinasit.
    Raporti përmend gjithashtu boshtin e trafikut Shqipëri–Turqi, ku, sipas autoriteteve italiane, marijuana shkëmbehet me heroinë për shkak të vëllimit më të vogël dhe lehtësisë së transportit të kësaj të fundit.
    Sipas raportit, ka një ndryshim të rëndësishëm në aktivitetin kriminal shqiptar: zhvendosjen e fokusit nga kultivimi dhe tregtimi i kanabisit drejt trafikut të drogave të forta, kryesisht kokainë dhe heroinë.
    Ky transformim lidhet me fitimet më të larta dhe rrezikun më të ulët operacional për rrjetet kriminale.
    Autoritetet italiane theksojnë se, pavarësisht bashkëpunimit të ngushtë me Policinë e Shtetit Shqiptar dhe intensifikimit të operacioneve në terren, grupet kriminale shqiptare mbeten ndër më të fuqishmet dhe më të shtrira në Europë, me degëzim të qëndrueshëm në Itali, Greqi, Holandë, Belgjikë dhe në vendet e Europës Qendrore.

  • Gjermania dhe Franca ndërmjetëse për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë? Lavrov: Nuk do t’i pranojmë kurrë! Turqinë po

    Gjermania dhe Franca ndërmjetëse për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë? Lavrov: Nuk do t’i pranojmë kurrë! Turqinë po

    Rusia “vlerëson pozicionin e Shteteve të Bashkuara, pasi është i vetmi vend udhëheqës perëndimor që ka marrë nismën për të kërkuar një zgjidhje të konfliktit në Ukrainë”. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një konferencë për shtyp me homologun e tij bjellorus.
    Megjithatë, shefi i diplomacisë së Moskës nuk ka të njëjtin qëndrim për disa vende të BE-së.
    Ai theksoi se ndërsa Franca dhe Gjermania, të cilat janë fort të rreshtuara me Kievin, nuk do të pranohen kurrë nga Rusia si ndërmjetës, përkundrazi Bjellorusia dhe Turqia do të ishin të mirëpritura.
    Lavrov nuk komentoi mbi takimin mes përfaqësuesve të Moskës dhe Uashingtonit, për të cilin disa media raportuan se mund të zhvillohet në Abu Dhabi.
    “Ne preferojmë të angazhohemi në diplomaci sesa të lëvizim gjuhën në përpjekje për të dobësuar nismat e paqes,” deklaroi ai.
    Ky zhvillikm vjen ndërsa Financial Times raporton se sekretari i ushtrisë amerikane, Dan Driscoll, mbërriti të hënën në Abu Dhabi për të zhvilluar bisedime me shefin e inteligjencës ushtarake të Ukrainës dhe një delegacion rus, me synimin arritjen e një marrëveshjeje paqeje për të përfunduar luftën në vazhdim.
    Sipas raportit, që citon një zyrtar amerikan dhe dy persona të njohur me takimin, Driscoll dhe delegacioni rus filluan diskutimet të hënën në mbrëmje, ndërsa bisedimet pritet të vazhdojnë të martën. Driscoll pritet të takohet me Kyrylo Budanov, kreun e Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës Ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (GUR).
    Takimet në Abu Dhabi vijnë pas progresit të arritur gjatë bisedimeve mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Gjenevë gjatë fundjavës.

  • Juventus e nis vrullshëm pjesën e dytë, transferimi i bujshëm i verës gjen golin e parë (video)

    Juventus e nis vrullshëm pjesën e dytë, transferimi i bujshëm i verës gjen golin e parë (video)

    25 Nëntor 2025

    22:17

    Telesport

    Juventus e ka nisur mjaft mirë pjesën e dytë në Norvegji në transfertën delikate ndaj Bodo/Glimt, duke përmbysur disavantazhin e pjesës së aprë. Bardhezinjtë gjetën golin me Lois Openda në minutën e 48-të, nje nga transferimet e bujshme të verës së fundit.
    Belgu shënoi pas një aksioni të gjatë dhe u desh ndërhyrja e VAR për të cilësuar përfundimisht golin të rregullt. Weston McKennie shënoi golin e përmbysjes së madhe në minutën e 59-të.
    Për norvegjezët shënoi Ole Blomberg në minutën e 27-të, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit.
    Ndërkohë në “Etihad”, Leverkusen ka shënuar edhe golin e dytë me anë të Patrik Schick. Sulmuesi çek shënoi me kokë. Chelsea ka dyfishuar shifrat ndaj Barcelonës me golin e Estevao.
    SHIKOGOLAT