Day: November 24, 2025

  • Vllaznia humb gjyqin në FIFA, ja cili lojtar i ka kushtuar merkaton për 1 vit e gjysmë shkodranëve

    Vllaznia humb gjyqin në FIFA, ja cili lojtar i ka kushtuar merkaton për 1 vit e gjysmë shkodranëve

    Sezoni mjaft i mirë i Vllaznisë deri në këto momente, ku ndan vendin e parë me Elbasanin në Kategorinë Superiore, duket të jetë tronditur nga lajmi i kësaj të hëne.

    FIFA ka publikuar vendimin për klubin shkodran, duke i shtangur këta të fundit pasi njofton humbjen e gjyqit që kanë pasur me një nga lojtarët që nuk është më në ekip.
    Top Channel mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për futbollistin kroat Marko Juriç, i cili ka qenë lojtar i shkodranëve që nga sezoni i vitit 2022 deri në prag të fillimit të këtij viti.
    Diskutimet financiare në ndarjen e palëve me sa duket kanë qenë pretendimi i lojtarit kroat, i cili e ka çuar këtë çështje deri në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në FIFA. Me sa duket, qeveria e futbollit botëror ka vendosur t’i japë drejtë lojtarit duke penalizuar klubin shkodran.
    Sipas vendimit të FIFA-s, shkodranëve u është bllokuar merkatoja për 3 sesionet e ardhshme. Ky penalizim ndalon drejtuesit e skuadrës së Vllaznisë të bëjnë lëvizje lojtarësh dhe regjistrimin e të rinjve deri në arritjen e një marrëveshjeje për shlyerjen e detyrimit ndaj lojtarit.

    I pyetur nga Top Channel, presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri, siguron: “Është një gjyq që kemi humbur me lojtarin Marko Juriç dhe shumë shpejt kemi filluar të marrim masat për zgjidhjen e ngërçit, për të pasur në muajin janar merkaton e zhbllokuar për ndonjë lëvizje të mundshme,” – siguron numri 1 i shkodranëve.
    Sa i përket sezonit aktual, “kuqeblutë” po bëjnë mjaft mirë. Pas 12 javëve kampionat, Vllaznia ndan vendin e parë me Elbasanin, ku të dy ekipet kanë nga 24 pikë.

  • VIDEO/ E pabesueshme në Premier Ligë, futbollisti godet shokun e skuadrës me shpullë

    VIDEO/ E pabesueshme në Premier Ligë, futbollisti godet shokun e skuadrës me shpullë

    Ndeshja e Premier Ligës mes Mançester Junajtid dhe Evertonit ka dhuruar një episod shumë të ccuditshëm që në minutat e parë të saj, pasi është dhënë një karton i kuq i pazakontë.
    Pas një rasti për shënim të Mançester Junajtid, mesfushori Idriza Gueje i Evertonit shkoi te shoku i tij i skuadrës, Xhejms Tarkovski dhe nis të zihej me këtë të fundit duke e kritikuar për mungesën e vëmendjes. Tarkovski e shtyu, ndërsa Gueje reagoi duke e goditur me shpullë shokun e skuadrës.

    Gjyqtari nuk hezitoi dhe menjëherë i tregoi Gueje kartonin e kuq, ndërsa ai po tentonte të vazhdonte sherrin me Tarkovskin i cili po i përgjigjej kritikave të tij.
    U desh që portieri Pikford të mbërthente mesfushorin senegalez derisa të qetësohej dhe dilte nga fusha e lojës, duke lënë ekipin e tij me 10 lojtarë.

  • Rreziku nga goditja në tru/ Krijohen robotë mjekësorë që ‘notojnë’ brenda venave

    Rreziku nga goditja në tru/ Krijohen robotë mjekësorë që ‘notojnë’ brenda venave

    Shkencëtarët kanë zhvilluar robotë të vegjël mjekësorë të aftë të notojnë nëpër qarkullimin e gjakut për të ndaluar një goditje në tru, duke shënuar një nga përparimet më premtuese në mjekësinë moderne të urgjencës.
    Këto makina mikroskopike janë projektuar për të lundruar në enët e gjakut, për të gjetur mpiksje të rrezikshme dhe për t’i copëtuar ato para se të bllokojnë rrjedhën e oksigjenit në tru.
    Në vend që të mbështeten në kirurgji të rrezikshme ose ilaçe me veprim të ngadaltë, robotët mund të ndërhyjnë direkt në vendin e mpiksjes brenda disa minutash.
    Teknologjia funksionon përmes udhëzimit magnetik. Mjekët kontrollojnë robotët nga jashtë trupit duke përdorur fusha magnetike të akorduara saktësisht, duke i lejuar ata të drejtojnë robotët edhe nëpër enët më të vogla dhe më komplekse të gjakut.
    Pasi të arrijnë mpiksjen, robotët ose japin ilaçe të synuara ose përdorin mikro-dridhje për të tretur në mënyrë të sigurt bllokimin pa dëmtuar indin përreth. Testet e hershme tregojnë rezultate të shpejta, duke përmirësuar ndjeshëm rrjedhën e gjakut dhe duke zvogëluar dëmtimin afatgjatë të trurit.
    Një e ardhme ku robotë të vegjël patrullojnë qarkullimin e gjakut për të parandaluar ngjarje kërcënuese për jetën po bëhet gjithnjë e më realiste çdo vit.

  • SONDAZHI: 45.4% e shqiptarëve preferojnë PS. PD-në e duan vetëm 27.0%

    SONDAZHI: 45.4% e shqiptarëve preferojnë PS. PD-në e duan vetëm 27.0%

    Ashtu si në sondazhin e kaluar, goditjet e drejtësisë majtas e djathtas, po ulin besueshmërinë e qytetarëve te partitë e vjetra politike.
    Nga 11 maji, PS ka rënë me 7%, duke rënë poshtë 50%, në 45%. Kurse PD, po ashtu ka rënie me 7%.
    Por nëse për PS nuk ka ndryshuar asgjë, ajo vijon të jetë partia më e mbështetur. PD ka rënë për herë të parë edhe nga vendi i dytë.
    Nga sondazhi del se 27.6% nuk preferon asnjë nga dy partitë e mëdha, kurse PD e preferojnë 27%. “ABC News” publikoi këtë të hënë përgjigjet e sondazhit të radhës në “Zëri i Shqiptarëve”.
    Sondazhit iu nënshtruan këtë herë 1209 banorë të rritur të vendit. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor është +/- 2.7%.

  • Demokrati sherr me analistin: Bravo të qoftë, po na bëni të ikim nga Shqipëria…

    Demokrati sherr me analistin: Bravo të qoftë, po na bëni të ikim nga Shqipëria…

    Kryetari i Departamentit ‘Brain Gain’ në PD, Tedi Kopliku, ka debatuar me analistin Plator Nesturi lidhur me aksionin e opozitës.
    Në studion e emisionit ‘Off the Record’ Kopliku e akuzoi Nesturin se shkonte në studio me teza të para-fabrikuara për të goditur opozitën.
    Kopliku tha gjithashtu se Nesturi dhe analistë të tjerë, duke relativizuar të keqen, krijojnë idenë se opozita dhe mazhoranca janë njësoj, ç’ka sipas tij çon në humbjen e shpresës te qytetarët.
    “Ju jeni një nga arsyet që njerëzit nuk dalin në protesta. Ju relativizoni. Ju nuk mbani asnjë shënim për ça flitet, sepse i dini 5 tezat që do transmetoni. Ju vini këtu me teza të para-fabrikuara. Unë po them që Foltore apo revoltore kemi folur 5 % të emisionit.
    Ore zotëri, mua më intereson një drejtësi që më siguron votën e lirë. Dhe pas votës së lirë, le të iki klasa e vjetër dhe klasa e re. As ne si të rinj nuk jemi më të mirë se të vjetrit dhe as ata nuk i bën të këqinj koha dhe eksperienca që kanë pasur në politikë.
    Unë sot nuk votoj i lirë. Milionat e eurove hidhen në fushatë, blihen vota dhe nuk e di SPAK-u, që po bën drejtësi historike. Mua kjo më shqetëson, jo po na bëni të ikim nga ky vend, po e bëni të pamundur të jetohet në këtë vend”, tha mes të tjerash Kopliku.

  • Pezullimi i Ballukut, Meçe: Vendimi i GJKKO cënon sigurinë e pushteteve

    Pezullimi i Ballukut, Meçe: Vendimi i GJKKO cënon sigurinë e pushteteve

    Në sondazhin e zhvilluar në “Zëri i Shqiptarëve” në ABC Neës, pyetjes: “Si e vlerësoni vendimin e GJKKO për pezullimin e numrit dy të qeverisë”, 44.2 përqind e të anketuarve janë përgjigjur, se është ndërhyrje në pushtetin ekzekutiv.
    Analisti Arben Meçe tha se qytetarët shqiptarë kanë bërë një gjykim intelektual. Meçe shtoi se pezullimi i numrit dy të qeverisë cenon ndarjen dhe sigurinë e pushteteve politike në Shqipëri.
    “Një gjykim intelektual i situatës. Ka perceptim të qytetarëve të republikës, që vlerëson çdo luftë që bëhet ndaj korrupsionit. E percepton si një gjë normave që drejtësia bën ndaj luftës kundër korrupsionit. Qytetarët kanë vënë një arsyetim tjetër, që është pezullimi.
    Debat që gati-gati në të gjitha tavolinat është bërë prezent. 44.2% kalojnë pyetjet e përgjithshme a po e lufton korrupsionin, por shikon pezullimin, e cila cenon ndarjen e pushteteve. Pushteti i drejtësisë në mënyrë shumë të debatueshme, merr vendime që qëndron sigurinë e pushteteve politike në Shqipëri. Shikojmë një perceptim intelektual të qytetarëve”, tha Arben Meçe.

  • ‘Masat e sigurisë ndaj Ballukut janë vendosur mbi kritere ligjore’, Logu: Pezullimi dhe heqja e pasaportës janë…

    ‘Masat e sigurisë ndaj Ballukut janë vendosur mbi kritere ligjore’, Logu: Pezullimi dhe heqja e pasaportës janë…

    Juristi Marash Logu, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar masat e sigurisë të vendosura ndaj Belinda Ballukut, e cila është marrë zyrtarisht e pandehur nga SPAK në kuadër të një hetimi për tenderat publikë.
    Sipas Logut, si prokurori ashtu edhe gjyqtari kanë vepruar mbi bazë ekskluzivisht ligjore, pa sjellë argumente politike. “Ata kanë parë sesi kriteret e parashikuara në ligj aplikohen në rastin e Ballukut,” deklaroi ai.
    Juristi shpjegoi se ligji kërkon plotësimin e disa kritereve për vendosjen e masave të tilla:
    -Dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova
    -Rreziku i prishjes së provave
    -Rreziku i largimit nga vendi
    -Rreziku i kryerjes së mëtejshme të veprës penale
    Sipas Logut, prokurori dhe gjyqtari kanë konstatuar se në rastin e Ballukut jo vetëm që ekziston një dyshim i arsyeshëm se ajo ka përcaktuar fituesin e një tenderi publik, por edhe se përmbushen të katër kriteret e sipërpërmendura.
    Ai theksoi se gjykata ka vlerësuar se Balluku, për shkak të rolit të saj politik, mund të “dëmtojë provat shkresore që do të mblidhen” dhe se ekziston rreziku që ajo të “intimidojë dëshmitarët” që pritet të pyeten gjatë hetimit.
    Logu sqaroi se heqja e pasaportës është një masë e marrë “për të parandaluar largimin nga vendi”, ndërsa masa më e diskutuar ka qenë ajo e pezullimit të Ballukut nga ushtrimi i funksionit.
    Ligji parashikon se masa e pezullimit nga detyra nuk mund të vendoset për personat e zgjedhur, por juristi theksoi se gjykata ka analizuar me kujdes se cilët funksione konsiderohen “të zgjedhura”.
    Ai u shpreh se sipas interpretimit të gjyqtarit personat e zgjedhur përfshijnë kryetarët e bashkive, anëtarët e këshillave bashkiakë dhe deputetët dhe se zv/kryeministri nuk hyn në këtë kategori, dhe vendosja e masës së pezullimit nuk cenon funksionin e saj si deputete.
    Logu shtoi se masa e pezullimit nga detyra është përdorur më parë edhe ndaj zyrtarëve të tjerë të lartë dhe përbën një praktikë të zakonshme kur kërkohet garantimi i mbarëvajtjes së hetimit.

  • ‘Provat kanë dalë sheshit! Ku shkuan 50 mln euro?’, Lubonja: Parimi i qeverisë, vidh që të marrësh pushtet

    ‘Provat kanë dalë sheshit! Ku shkuan 50 mln euro?’, Lubonja: Parimi i qeverisë, vidh që të marrësh pushtet

    Analisti Fatos Lubonja, foli sot në një studio televizive për çështjen e zv.kryeministres, Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera. Ndaj Ballukut GJKKO ka caktuar dy masa; pezullim nga detyra dhe bllokim të pasaportës.
    Lidhur me rastin analisti tha se provat lidhur me këtë aferë janë të qarta, dhe se ajo që e shqetëson atë është se ku kanë shkuar 50 mln euro të humbura nga tenderi për Tunelin e Llogarasë.
    Më tej ngriti shqetësim për mënyrën e qeverisjes në vendin tonë.
    Ai tha se parimi i qeveritarëve në Shqipëri është “Parimi i tyre është; ne do mbajmë klientelën tonë, do e shtojmë, sepse me këtë klientelën tonë bëjmë parimin tone vidh që të marrësh pushtet dhe mbaj pushtet që të vjedhësh. Provat janë sheshit. Rama e di shumë mirë”.
    Lubonja: A thua se bëhet fjalë për ca qeveritarë që nganjëherë u qëllon që të bëjnë shkelje në barazi në tendera. Për mua kjo që a ka prova a s’ka prova është debat kot.
    Këtu bëhet fjalë për mënyrë qeverisje. Pashë mesazhet Balluku-Berberi, sepse diku bëhej fjalë për një biznesmen të lidhur me PD dhe kjo i thoshte atij nuk dua ta shoh më fare në listën e tenderave.
    Parimi i tyre është; ne do mbajmë klientelën tonë, do e shtojmë, sepse me këtë klientelën tonë bëjmë parimin tone vidh që të marrësh pushtet dhe mbaj pushtet që të vjedhësh. Provat janë sheshit. Rama e di shumë mirë.
    Kur ka ardhur puna që është vënë në veprim SPAK. Mirë që i paskan humbur 50 mln euro, po ku kanë shkuar 50 mln euro?

  • U ‘ngujuan’ në banesë prej më shumë se 10 orësh/ Nën vëzhgim prej kohësh, e kaluara e tyre kriminale

    U ‘ngujuan’ në banesë prej më shumë se 10 orësh/ Nën vëzhgim prej kohësh, e kaluara e tyre kriminale

    Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë në Orosh të Fushë Arrëzit, ku Julian Cumraku dhe Hamza Uka qëndruan të izoluar dhe të armatosur për më shumë se 10 orë në një banesë të braktisur, ndërsa policia dhe RENEA vijonin thirrjet për dorëzim.
    Julian Cumraku dhe Hamza Uka u dorëzuan pas shumë orësh negociata me policinë dhe të afërmit e tyre, ndërkohë që nuk munguan as kërcënimet me armë zjarri nga ana e tyre.
    Gjatë orëve të izolimit, nuk munguan kërcënimet me armë zjarri, duke e bërë situatën tepër të rrezikshme.
    Sipas burimeve, Cumraku dhe Uka ishin pikasur herët në mëngjes nga patrulla të Policisë së Pukës, çka çoi në rrethimin e menjëhershëm të ndërtesës ku fshiheshin.
    Burime bëjnë me dije se të dy personat ishin prej kohësh në vëzhgim nga strukturat e Antiterrorit.
    Emri i familjarit të tyre, Erzen Uka—ish-pjesëtar i forcave paqeruajtëse shqiptare në Irak—ka dalë më herët në media për një çështje gjyqësore, në të cilën ai ishte dënuar me tre vite burg për akuzën e “nxitjes së urrejtjes fetare”.
    Në vitin 2015, Uka u arrestua si i dyshuar për përgatitjen e fëmijëve dhe të rinjve për t’u bashkuar me ISIS, akuzë që aso kohe solli përplasje të forta mes Ukës dhe gjyqtarit Bibë Ndreca.
    Dy personat, ndonëse rrallë ishin parë në rrugët e fshatit, nuk kishin shkaktuar probleme. Madje, ata kishin frekuentuar edhe xhaminë e fshatit Kryezi, në të cilën nuk ofrohen shërbesa të rregullta për shkak të mungesës së personelit fetar.
    Dyshimet se ata ishin të armatosur rëndë e bënë situatën edhe më të rrezikshme, ndaj forcat speciale shmangën çdo ndërhyrje direkte deri në sigurimin e kushteve për një zgjidhje pa pasoja, edhe pse të dy ishin të vendosur të mos i përgjigjeshin thirrjeve për dorëzim të policisë.

  • ‘Atje duhet të ishin mijëra njerëz’/ Tela: Një foltore para Kryeministrisë nuk mund të…

    ‘Atje duhet të ishin mijëra njerëz’/ Tela: Një foltore para Kryeministrisë nuk mund të…

    Gazetari Andi Tela i ftuar në një studio televizive foli për “Foltoren” e organizuar nga Partia Demokratike.
    Tela tha se “Foltorja” përpara Kryeministrisë nuk mund të zgjasë thjesht 60 minuta dhe të flasin 7 njerëz.
    Më tej, Tela tha se dhe të hënën tjetër opozita do të përsërisë të njëjtin skenar dhe kjo mungesë besimi ngre shumë pikëpyetje ndaj PD.
    Duke u ndalur te pjesëmarrja në protestë, Tela u shpreh se faktit pse nuk ka shumë njerëz duhet t’i japë përgjigje Partia Demokratike.
    “Me këtë organizim dhe pjesëmarrje është fuqi minimale dhe Berisha vinte nga një takim me 115 parti dhe kaq njerëz gjeti në shesh. Kur vjen të bësh një foltore para Kryeministrisë nuk mund të zgjatës 60 minuta dhe flasin 7 vetë që thonë të njëjtat gjëra që flasim përditë. E nisën në 18:30 dhe e mbyllën në 19:30 për një orë dhe sërish të hënën tjetër me të njëjtin skenar. Edhe ato të vitit 1998 kështu nisën protestat, por u rritën.
    Ti e di që paraprakisht e di që do të vijnë shumë pak njerëz. Tani ti e di paraprakisht që do të vijnë pak njerëz dhe kjo mungesë besimi ngre shumë pikëpyetje. Me gjithë këto zullume të qeverisë, normalisht atje duhet të ishin me mijëra njerëz. Përse nuk dalin njerëzit njerëzit dhe këto pikëpyetjeve duhet t’u japë përgjigje PD-ja”, tha Tela.