Day: November 24, 2025

  • Trump planifikon ta shpallë Vëllazërinë Myslimane organizatë terroriste

    Trump planifikon ta shpallë Vëllazërinë Myslimane organizatë terroriste

    Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se presidenti amerikan, Donald Trump, planifikon ta fusë grupin Vëllazëria Myslimane në listën e organizatave terroriste.

    Në llogarinë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë në rrjetin X është publikuar mesazhi me shkronja të mëdha: “Trumpi zotohet për ta cilësuar organizatë terroriste Vëllazërinë Myslimane”, i shoqëruar me një artikull të “New York Post” me të njëjtin titull.

    Të dielën, mediumi konservator “Just the News” citoi Trumpin të ketë thënë se kjo masë “do të zbatohet në mënyrën më të fuqishme” dhe se “dokumentet përfundimtare janë duke u hartuar”, transmeton “The Times of Israel”.

    Ky zhvillim u përshëndet menjëherë nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili dha të kuptojë se mund të ndërmarrë një vendim të ngjashëm. Deklarata e tij u interpretua si një sinjal se ai mund të synojë ndalimin e partisë islamiste Ra’am në Izrael. Kjo parti ka mohuar çdo lidhje me Vëllazërinë Myslimane dhe ka kritikuar deklaratat e Netanyahut.

    Para disa vitesh, Netanyahu kishte tentuar ta përfshinte partinë Ra’am në koalicionin e tij, por bisedimet dështuan. Më pas, kjo parti, e udhëhequr nga Mansour Abbas, vendosi t’i bashkohej qeverisë Bennett-Lapid në vitin 2021.

  • Vetëdorëzohen pas 12 orësh rrethim në banesë në Orosh Cumraku dhe Uka/ Njëri prej tyre ka plagë në këmbë

    Vetëdorëzohen pas 12 orësh rrethim në banesë në Orosh Cumraku dhe Uka/ Njëri prej tyre ka plagë në këmbë

    Zbulohen detaje të reja lidhur me vetëdorëzimin pas më shumë se 12 orësh rrethin nga RENEA,të dy personave të shumëkërkuar.

    Mësohet se Arben Uka dyshohet se ka një plagë në këmbë. Ende nuk dihen rrethanat e plagosjes, pasi nga policia bëhet me dije se nuk është qëlluar me armë zjarri.

    Julian Cumraku dhe Agron (Hamza) Uka u fshehen në një banesë të braktisur në Orosh të Fushë-Arrëzit dhe u vetëdorëzuan pas më shumë se 12 orësh të rrethuar nga RENEA.

    Gjithashtu, forcat RENEA kanë ushtruar kontrolle në banesën ku fshiheshin dy personat.

  • Babai aplikon, vajza inspektore i firmos projektin! Si përfitoi 150 milionë lekë drejtuesi i FRPD nga fondet e AZHBR për bujqësinë

    Babai aplikon, vajza inspektore i firmos projektin! Si përfitoi 150 milionë lekë drejtuesi i FRPD nga fondet e AZHBR për bujqësinë

    Ardita kuçi-Ardit Bënja

    TIRANË- Gjatë vitit 2024, thirrjes së Skemës Kombëtare të Investimeve iu përgjigjen 403 fermerë, midis tyre aplikoi dhe kryetari i FRPD së Kuçovës, Ardit Bënja.
    Si çdo aplikues edhe ky fermer dosjen e projektit e realizoi pranë një studioje projektesh, që drejtohet nga inxhinieri Ylli Ago. Arditi kërkon që nëpërmjet kësaj skemë nga AZHBR të subvencionohet për ngritjen e një stalle lopësh që kap vlerën e 28.830,911 të reja, por sipas rregullave ai ka të drejtë të marrë si grant 50% të investimit.
    Projekti i realizuar nga Ylli Ago, u shqyrtua nga vajza e tij Ana Ago, që në AZHBR mban postin e inspektores pranë Drejtorisë së Përzgjedhjes së Pranimit të Projekteve, dhe në ketë rast vajza nuk mund të refuzonte atin e saj, ku përfundimi është finalizimi i lidhjes së kontratës midis aplikuesit dhe AZHBR, që e përkthyer në shifra Arditi përfitoi si grant 14.415.455 lekë të reja.
    Por kjo dosje nuk mban vetëm firmat e familjes Ago, por edhe firmën e drejtoreshës së përgjithshme të AZHBR, Ardita Kuçi.  Ku së bashku më Anën, shpallin fitues projektin e babait, Ylli Ago. Edhe pse emri i tij është pothuajse në çdo faqe të projektit ky detaj  nuk është vënë re nga syri  drejtoreshës, Ardita Kuçi. E pavarësisht kësaj, stalla e Arditit u reklamua si një histori suksesi nga Ardita Kuçi.
    Deri më tani përfituesi Bënja SHPK ka marrë vetëm 30% të shumës, si formë parapagimi, pjesa tjetër e fondit lëvrohet atëherë kur përfundon i gjithë investimi. Fondi i kësaj skemë në vitin 2024 kapte vlerën e 1.5 miliard lekësh, ku në veçanti paratë  u shpërndanë në pesë masa: ndërtimi i serave diellore, instalimi i rrjeteve antibreshër, ndërtimi i stallave, mekanizmi bujqësor, kosha, rrjeta peshkimi për akukulturë.  Kjo skemë kishte për qellim të zëvendësonte programin IPARD,  i cili prej gati tre vitesh është i pezulluar sepse dyshohet se fondet e BE shkuan në rrugët e korrupsionit, dosje që vazhdon të hetohet jo vetëm nga OLAF, por edhe SPAK./Top Channel

  • ‘Ndikimi i saj është më i madh se ai i një zyrtari të nivelit të mesëm’, Gjyli: Standard i dyfishtë, Veliaj u arrestua

    ‘Ndikimi i saj është më i madh se ai i një zyrtari të nivelit të mesëm’, Gjyli: Standard i dyfishtë, Veliaj u arrestua

    Pedagogia dhe analistja Arsejda Gjyli, e ftuar në një studio televizive, komentoi masat e sigurisë të vendosura ndaj Belinda Ballukut, pezullimin nga detyra dhe heqjen e pasaportës, pas marrjes së saj zyrtarisht si e pandehur nga SPAK.
    Gjyli theksoi se interpretimi i ligjit në këtë rast shfaq shenja njëanshmërie, për shkak se vendimmarrësit janë vetë pjesë e politikës. “Pezullimi i Ballukut cenon ekzekutivin, sepse ajo është emëruar nga kryeministri, dhe ky është gjithashtu një akt juridik që i jep legjitimitet pozicionit të saj,” u shpreh ajo.
    Sipas Gjylit, çështja e Ballukut është vetëm hera e dytë në historinë e vendit që një zv.kryeministër hetohet dhe gjendet në prag të arrestimit. Kjo, sipas saj, e bën rastin politikisht shumë të rëndësishëm.
    “Ndikimi i saj është më i madh se ai i një zyrtari të nivelit të mesëm. Për këtë arsye çështja ngre një debat më të gjerë dhe qeveria mund të kërkojë të fitojë kohë duke e çuar në Gjykatën Kushtetuese,” argumentoi Gjyli.
    Analistja vuri në dukje një kontrast të fortë mes mënyrës se si është trajtuar Balluku dhe rasti i mëparshëm i Erion Veliajt.
    Ajo u shpreh se Veliaj u burgos menjëherë sepse gjykata e argumentoi se ai paraqiste rrezik për prishjen e provave, ndërsa Balluku është lënë e lirë gjatë hetimit, pavarësisht pozicionit të saj të lartë politik.”
    “Këtu qëndron standardi i dyfishtë,” përfundoi Gjyli, duke theksuar se vendimet e gjykatës po hapin një debat të ri për mënyrën se si zbatohen masat e sigurisë ndaj figurave të rëndësishme politike.

  • “Jeni gjynafqarë me prona”, Nesturi revoltohet keq me gazetarin: Opozita përfiton nga pushteti i Ramës

    “Jeni gjynafqarë me prona”, Nesturi revoltohet keq me gazetarin: Opozita përfiton nga pushteti i Ramës

    “Ju jeni gjynafqarë me prona. Hajde vazhdojmë…”.
    Kjo frazë e politologut Plator Nesturi drejtuar gazetarit Bledian Koka ndezi debatin në një studio televiziveKoka u përgjigj: “Unë kam thënë 500 kritika për opozitën. Ti s’ke thënë akoma një fjalë të keqe për Edi Ramën. As emrin nuk ia përmend. Ti nuk përmend dot një hajni të Belinda Ballukut, sepse ke qenë me ata. Ti s’përmend dot Erjon Veliajn zotëri, se ke ardhur ke bërë avokatinë këtu. Dhe nëqoftëse ka njeri që ka bërë avokatinë të gjithë hajdutëve, nga Edi Rama deri te më i fundit i atyre, je ti sepse ti s’thua asnjë fjalë. Ti vjen këtu dhe shan Sali Berishën, shumë mirë bën; ti vjen këtu dhe shan Ilir Metën, por ti nuk sheh që këtu rrugët shëmben, ti nuk sheh shëndetësinë falas që japim 100 milionë euro në vit dhe s’marrim asgjë në këmbim, dhe ti prapë thua opozita. Bën avokatin e çdo pisllëku dhe thua ka ardhur Altin Dumani dhe ky do përzërë Sali Berishën se ky është e keqja”.
    Nesturi ia ktheu: “Kam përshtypjen se do duhet ta shohësh dhe një herë emisionin që të mësosh se çfarë kam thënë unë. Unë po them që e gjithë klasa politike, majtas dhe djathtas… Unë po them që SPAK-u godet korrupsionin, ti vazhdon akoma. Korrupsioni ku po bëhet? Unë mbështes SPAK-un”.

  • Hetimet për Ballukun/ Salianji: Luftë brenda PS-së? Çdo lëvizje e SPAK komandohet nga Rama

    Hetimet për Ballukun/ Salianji: Luftë brenda PS-së? Çdo lëvizje e SPAK komandohet nga Rama

    Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka komentuar këtë të hënë hetimet e SPAK për Belinda Balluku dhe qasjen e Ramës kundrejt rastit.

    Slianji thotë se SPAK dhe e gjithë reforma në drejtësi funksionojnë si një mjet presioni në duart e kryeministrit teksa ngre akuza se cdo lëvizje e institucionit të drejtësisë vjen me urdhër të Ramës.
    Teksa ngre pikëpyetje mbi një luftë të brendshme në PS, Salianji thotë se Rama ka ndikim të drejtpërdrejtë mbi SPAK dhe e përdor atë për të konsoliduar pushtetin, duke mbajtur nën kontroll jo vetëm qeverinë e parlamentin, por edhe sistemin e drejtësisë, biznesin dhe median.
    “Nga momenti i krijimit të SPAK-ut dhe deri tek dosja që po flasim dhe tek shumë dosje të tjera, po shohim që standardi në lidhje me korrupsionin e zyrtarëve të lartë është më i rritur. Pra, së pari, qëllimi bazë, sipas jush por edhe sipas asaj që, që u tha kur u votua, që SPAK-u do t’i japi fund pandëshkueshmërisë, se, se ky nuk është spektakël në jetë njerëzore për të futur njerëz në burg, biem dakord apo jo? Këtu është, cila është e mira publike? Pra në shoqëri, nuk e ka sjellë këtë të mirë publike, që SPAK-u si strukturë e krijuar për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të goditur korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar, të ketë sjellë këtë pasojë.
    Dosjet po na e tregojnë që në momentin që është krijuar SPAK-u, korrupsioni sipas kësaj që ju thatë prapë, majës së ajsbergut të dosjeve që kanë dalë në lidhje me, me korrupsionin, të jetë më i ulët, është më i lartë. Së dyti, unë mendoj një gjë, meqenëse jemi te kjo, te kjo temë. Drejtësia, në këndvështrimin tim, kjo që u quajt drejtësi e re, me të gjithë elementët, për shoqërinë ka sjellë katastrofë, se një njeri në gjykatat e zakonshme që janë 95% e njerëzve, gjyqet zgjasin minimalisht shtatë-tetë vjet. Por drejtësia, kështu siç është sot, dhe unë do them kështu siç, siç unë e shoh, është instrumenti më i fortë që e mban pushtetin Edi Ramën. Po pse mo do bëjmë kot ne, pse e shqetëson Edi Ramën që mbasi ka mbaruar zgjedhjet merret e pandehur Belinda Balluku? Pse e shqetëson Ramën që pasi ka mbaruar punë me zgjedhjet arrestohet Erjon Veliaj që i shkon në favor? Pse, po të ndjek prap logjikën tënde që u bë të gjithë bashkë. Ne kundër Veliajt kemi qenë. Lajmi është që u bë Edi Rama kundër. Se ne çfarë do bënim bashkë? Ne jemi kundër dhe e kemi denoncuar gjatë gjithë kohës. Po tani, tani unë kam një gjë. Po ne nuk i dimë, ne nuk i dimë. A të përdorim logjikën? A kemi ne luftë të brendshme, a ka luftë të brendshme në Partinë Socialiste dhe i bën Edi Rama apo jo këto lëvizje? Kjo mbetet të shihet. Një gjë është fakt ama, që në gjithçka që i duhet Edi Ramës, kjo strukturë nuk ka ndërhyrë”,- ka thënë Salianji në Syri TV.

  • Hetimet për pasurinë e Ballukut dhe Ceno Klosit, Kalaja: Dokumentet për kallëzimet m’i kanë sjellë socialistët

    Hetimet për pasurinë e Ballukut dhe Ceno Klosit, Kalaja: Dokumentet për kallëzimet m’i kanë sjellë socialistët

    Adriana Kalaja, në një lidhje direkte me emisionin “Studio24” në News24, dha detaje mbi procedimin penal që SPAK ka regjistruar ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit, pas kallëzimeve të depozituara prej saj.
    Sipas Kalajës, akuzat bazohen në dokumente zyrtare, shumicën e të cilave, sipas saj, “m’i kanë sjellë vetë socialistët e ndershëm”. Këto dokumente kanë shërbyer si bazë për kallëzimet e njëpasnjëshme ndaj zyrtarëve të lartë.
    Një nga kërkesat kryesore të kallëzimit ka qenë hetimi pasuror, pasi sipas Kalajës janë evidentuar shkelje dhe problematika në raport me pasuritë dhe paratë e dyshuara si produkt i korrupsionit.
    Ajo shtoi se Balluku mund të përbënte rrezik për tjetërsimin apo dëmtimin e provave dhe mund të ushtronte presion mbi dëshmitarët, për shkak të funksionit politik.
    Kalaja ngriti gjithashtu dyshime për një “tender korruptiv”: projektin e parkut fotovoltaik në Seman, që përfshin rreth 30 mijë metra katrorë.
    Sipas saj, kompanitë e përfshira nuk kanë aktivitet dhe kapital, ndërsa administratorët janë anonimë në jetën publike, çka sipas saj tregon për një skemë të dyshimtë korruptive.

  • Holanda ndalon përdorimin e fishekzjarrëve, të dëmshme për qytetarët dhe ambientin

    Holanda ndalon përdorimin e fishekzjarrëve, të dëmshme për qytetarët dhe ambientin

    Nga 1 janari 2026, në Holandë nuk do të jetë më e mundur të blihen dhe përdoren fishekzjarrëve për përdorim privat.
    Kështu ka vendosur Senati, i cili ka votuar pro ndalimit në nivel kombëtar.
    Megjithatë, kohët janë të shkurtra dhe për këtë shumë njerëz janë skeptikë se ndalimi do të mund të zbatohet vërtet që nga viti i ardhshëm.
    Për të hyrë në fuqi, ligji duhet që më parë të shoqërohet nga një Rregullore e Përgjithshme Administrative, e cila do të hartohet nga nënsekretari i Shtetit Thierry Aartsen (VVD), përgjegjës për Infrastrukturën dhe Menaxhimin e Ujërave.

  • “Non grata” në Greqi, Artan Hoxha reagon: U trajtova si kriminel, polici grek më nxori anash…(VIDEO)

    “Non grata” në Greqi, Artan Hoxha reagon: U trajtova si kriminel, polici grek më nxori anash…(VIDEO)

    Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” nga Grida Duma, ka reaguar pas ndalimin të tij nga policia greke në Kakavijë teksa udhëtonte drejt Janinës dhe u shpall non grata në shtetin grek.
    Gazetari shpjegoi momentin e ndalimit dhe tregoi se si kur ai pyeti se pse po ndodh kjo, policët kufitar grek i thanë se ishte për shkak të qëndrimeve të mëparshme kundër Greqisë. Hoxha shtoi se pasi i morën shenjat e gishtave dhe plotësoi formularin e shpalljes non grata, policët grekë i thanë: “Qërohu dhe zhduku nga toka greke”.
    “Isha duke udhëtuar drejt Janinës, kisha kohë që nuk kisha kaluar nga Kakavija dhe sapo u paraqita në sportelin e policisë greke e kuptova që ka diçka nga vonesa. Fillova të komunikoj në greqisht. Sapo e futi pasaportën për skanim me tha ke një problem, i thash që edhe më parë më ka ndodhur por di që është rregulluar. ‘Jo’ më tha dhe më tha kalo në vjen e dytë. Shkoj në vijën e dytë dhe një tjetër polic më bëri pyetjen për prindërit sepse ka shumë persona me emrin Artan Hoxha në regjistrin shqiptar.
    Që në fillim më tha që ke pasur disa qëndrime kundra Greqisë. Lash gjurmët e gishtave. I thash që po më trajtoni si kriminel, më tha është thjeshtë procedurë. U ngrit papritmas, bëri gati formularin dhe më tha do ta plotësosh këtë dhe do të largohesh nga territori grek sepse je person non grata. I pyeta për çfarë dhe më tha për ato që ke bërë dhe më tha që e di shumë mirë se çfarë kam bërë. Më tha qërohu dhe zhduku nga toka greke”, u shpreh Artan Hoxha.

  • Unioni i Gazetarëve Shqiptarë: Ministria e Jashtme të reagojë për Artan Hoxhën dhe gazetarët e tjerë të shpallur “non grata”

    Unioni i Gazetarëve Shqiptarë: Ministria e Jashtme të reagojë për Artan Hoxhën dhe gazetarët e tjerë të shpallur “non grata”

    UGSH reagon ndaj vendimit të autoriteteve kufitare greke për shpalljen e gazetarit Artan Hoxha si person i padëshirueshëm.
    Greqia në mënyrë absurde ka shtuar numrin e masave të njëjta ndaj gazetarëve shqiptarë. Kërkojmë reagimin e shtetit shqiptar dhe organizatave ndërkombëtare të lirive themelore.Tiranë 24.11.2025
    Përmes një dokumenti të firmosur dhe vulosur nga autoritetet e kontrollit kufitar, në pikën e kalimit në Kakavie, gazetarit investigativ Artan Hoxha i është konfirmuar urdhri i shpalljes si person i padëshiruar në Greqi. Arsyeja e konfirmuar në dy gjuhë, në letrën që i është dhënë gazetarit është shprehur të jetë se:“Cënon sigurinë e brendshme të BE-së (ose të një shteti të vetëm të BE-së)”.
    Asnjë sqarim tjetër specifik nuk i është komunikuar gazetarit të shpallur si person i padëshirueshëm dhe me rrezikshmëri për shtetin grek. Gazetari Hoxha nuk ka pasur dhe nuk ka qenë asnjëherë në ndjekje penale apo me probleme ligjore në këtë shtet, apo në ndonjë gjykatë të vendeve të BE.
    Kjo është një masë ekstreme, por që shton numrin e gazetarëve shqiptarë të ndaluar të shkelin në teritorin e Republikës së Greqisë. Prej shumë vitesh një masë e tillë është shpallur për gazetarin e njohur Marin Mema. Sikundër njëjtë i është komunikuar urdhëri edhe Enrik Mehmetit.
    Ndërkohë që kohë pas kohe gazetarë të ndryshëm janë penguar dhe mbajtur në seanca intervistimesh nga punonjës të policisë dhe shërbimeve greke në pikat kufitare dhe ato aeroportuale të shtetit fqinj, pa u dhënë arsye zyrtare të pengimit apo vonesës për kalim kufitar.
    Unioni i Gazetarëve Shqiptarë prej vitesh ka ripërsëritur kërkesat për dhënien e arsyes zyrtare ndaj këtyre masave ekstreme ndaj gazetarëve shqiptarë. UGSH u është drejtuar për solidaritet dhe reagime organizatave ndërkombëtare të gazetarëve si dhe institucioneve diplomatike.
    Eshtë momenti që për këto raste të shtuara, Ministria jonë për Europën dhe Punët e Jashtme të kërkojë shpjegime dhe të aktivizojë mekanizmat e veta paritare, duke kërkuar shpjegime dhe mundësisht të ofrojë mbështetje për proceset e ndjekjes së çështjeve në rrugë ligjore.
    UGSH shpreh dyshimin se segmente dhe individë të ekstremizmit politik dhe nacionalist në Greqi ndikojnë mbi struktura të shërbimeve dhe policisë greke për hartim listash të gazetarëve shqiptarë, që mbrojnë dhe raportojnë për të vërteta historike të shqiptarëve në Greqi dhe për afera dhe kriminalitet politik të homogjenëve grekë të shndërruar në shtetas grekë pas viteve ‘90-të.
    Aktet e ndalimit dhe të shpalljes së gazetarëve si persona të rrezikshëm dhe të padëshirueshëm, nga shtete fqinje si Greqia, janë precedentë të rrezikshëm dhe sjellje kundër lirisë së qarkullimit, shprehjes së lirë dhe raportimit mediatik.
    Zyra InformueseUnioni i Gazetarëve Shqiptarë
    ***The Union of Albanian Journalists (UGSH) reacts to the decision of the Greek border authorities to declare journalist Artan Hoxha a persona non grata.
    Greece has absurdly increased the number of similar measures taken against Albanian journalists. We call for a reaction from the Albanian state and from international organizations for fundamental freedoms.Tirana, 24.11.2025
    Through an official document signed and stamped by the Greek border control authorities at the Kakavija crossing point, investigative journalist Artan Hoxha has been notified of an order declaring him a persona non grata in Greece.
    The reason stated in the bilingual document handed to the journalist is the following:“He threatens the internal security of the EU (or of an individual EU member state).”No other specific explanation has been provided to the journalist who has been declared an undesirable and dangerous person for the Greek state. Journalist Hoxha has never been under criminal investigation, nor has he ever had any legal issues in Greece or in any EU country.
    This is an extreme measure which adds to the growing number of Albanian journalists prohibited from entering the territory of Greece. Such a measure has for many years been imposed on well-known journalist Marin Mema. The same order has also been communicated to Enrik Mehmeti.
    Meanwhile, various journalists have repeatedly been stopped and held for interviews by Greek police and intelligence officers at border points and airports, without being given any official reason for their detention or delay in crossing the border.
    The Union of Albanian Journalists has for years reiterated its requests for an official explanation regarding these extreme measures taken against Albanian journalists. UGSH has reached out for solidarity and reaction from international journalists’ organizations as well as diplomatic institutions.
    t is time for our Ministry for Europe and Foreign Affairs to seek explanations and activate its bilateral mechanisms in response to these increasing cases, requesting clarification and, if possible, offering support for pursuing these matters through legal channels.
    UGSH expresses its suspicion that segments and individuals of political and nationalist extremism in Greece are influencing intelligence and police structures in drafting lists of Albanian journalists who report and defend historical truths about Albanians in Greece, and who report on affairs and political criminality involving Greek homogeni who became Greek citizens after the 1990s.
    Acts of banning and declaring journalists as dangerous and undesirable persons by neighboring states such as Greece are dangerous precedents and constitute behavior contrary to freedom of movement, freedom of expression, and media reporting.Information OfficeUnion of Albanian Journalists (UGSH)