Day: November 23, 2025

  • Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki

    Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki

    Situata në Qarkun Lezhë vijon të jetë problematike për shkak të reshjeve me intensitet të ulët deri mesatar, të cilat kanë krijuar vështirësi në tre bashkitë e qarkut.
    KurbinVazhdon puna për përforcimin e argjinaturës dhe sistemimin e shtratit të lumit Drojë, ku janë angazhuar tre eskavatorë (1 i FA dhe 2 të operatorëve privatë).Në fshatin Shpërdhet po punohet me tre kamionë dhe një fadromë të bashkisë.Grupet po vijojnë vlerësimin e dëmeve, ndërsa OSHEE po punon për riparimin e linjës së fshatit Skuraj.LezhëKa prezenecë të ujit në toka bujqësore dhe në disa oborre banesash.Po kryhet vlerësimi i dëmeve; shpërndarja e ndihmave nuk ka nisur pasi ato nuk kanë mbërritur ende.Hidrovori i Tales është në funksion.MirditëReshjet kanë vijuar gjatë natës. Problematike mbetet aksi Rrëshen–Bukmirë, ku ulja e bazamentit të rrugës vazhdon pavarësisht ndërhyrjeve.Në shtratin e Zallit të Zmejës ka devijim të rrjedhës së ujit, duke rrezikuar unazën lidhëse dhe disa banesa.Bashkia Mirditë kërkon mbështetje me një eskavator dhe një kamion për punime në Zmejë dhe në rrugën e Bukmirës.Po monitorohen dy banesa të rrezikuara nga rrëshqitjet, ndërsa ndërhyrjet bëhen sipas emergjencës.Grupet e punës po vijojnë evidentimin e dëmeve.H/C Qafë Molla mund të nisë shkarkime deri në 100 m³/s, ndërsa H/C Shkopeti po shkarkon po aq, pa rrezik për shkak të gjerësisë së shtratit të Matit.Furnizimi me ujë është normal, ndërsa ai me energji ka pasur ndërprerje të herëpashershme, por është rikthyer.Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë. Nivelet e lumenjve Drin dhe Mat janë brenda kuotave normale.

  • “Zgjedhjet ishin të lira”, Bardhi sulmon Marta Kos: U bë zëdhënëse e qeverisë

    “Zgjedhjet ishin të lira”, Bardhi sulmon Marta Kos: U bë zëdhënëse e qeverisë

    Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike ka sulmuar hapur komisioneren e BE për Zgjerimin, pas deklaratës së Marta Kos se “zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme”.
    Në një deklaratë për shtyp, Bardhi tha se nga zëdhënëse e vlerave demokratike, Marta Kos sipas tij, u kthye në zëdhënëse të qeverisë shqiptare.
    “E sfidoj Marta Kos dhe çdo zyrtar të BE-së të gjej një rast të tillë në Europë. Ccdi shqiptar pret nga komisionerja e zgjerimit që në deklaratat e saj të përcjellë vlerat dhe standartet europiane, jo të justifikojë korrupsionin e Edi Ramës.
    Për deklaratën zgjedhje të lira dhe të ndershme, ky pohim të skandalizon, nuk ka guxuar ta thotë as Edi Rama. Do turpërohej edhe vetë Edi Rama. Mendoj se ka detyrimin të jetë e vërtetë me qytetarët. E risfidoj zyrtaren e Brukselit të na gjejë gërmën. Përkundrazi raporti për zgjedhjet thotë diçka tjetër. Thotë se qytetarët dhe punonjësit u intimiduan.
    E përkthyer Në shqip, e nderuar znj.komisionere, ajo që ODIHR ka thënë është se Zgjedhjet nuk ishin as të lira dhe as të ndershme. Qytetarët presin të bëhen zëdhënës të standardeve të vlerave Europiane, komisionerja u bë zëdhënëse e një qeverie të korruptuar“-tha Bardhi.
     

  • Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë

    Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë

    Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë lënë pas probleme në disa zona të vendit. Në qarkun Korçë, situata mbetet më e ngarkuar. Prania e ujit në disa banesa ka detyruar evakuimin e 15 familjeve në Sovjan.
    Ndërkohë, në Progër është shënuar edhe viktima e parë ngareshjet, ku është gjetur trupi i një 76-vjeçareje pas kërkimeve disa orëshe. Punohet në disa akse të dëmtuara nga dherat dhe hidrovoret janë në funksion të plotë.
    Në Lezhë, rreth 220 hektarë tokë janë nën ujë, kryesisht në Zejmen, Shënkollë dhe Barbullojë. Argjinatura në lagunën e Vainit është mbyllur, ndërsa vijon puna për mbrojtjen e banorëve dhe furnizimin me ndihma. Evakuime me varka janë kryer gjatë natës.
    Në qarkun Vlorë, lumi Vjosa vijon uljen e nivelit, ndërsa ekipet kanë punuar për pastrimin e dherave në zonat Delvinë, Finiq e Konispol. Në Vrion u evakuuan disa banorë, ndërsa hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë.
    Në Fier, rreth 110 hektarë tokë mbeten nën ujë, por lumenjtë Vjosë dhe Seman janë në rënie. Autoritetet po monitorojnë argjinaturat, ndërsa në Ferras janë vendosur edhe trupa të Forcave të Armatosura.
    Në Dibër, po punohet për largimin e ujit dhe thellimin e kanaleve në Bulqizë, ndërsa monitorohet liqeni i Ulzës për rritje të nivelit. Në Shkodër, problematikë paraqitet zona e Qafë-Malit në Fushë-Arrëz, ku po pastrohen rrugët nga dherat.
    Situata është stabilizuar në Berat, Gjirokastër, Elbasan dhe Tiranë, megjithëse puna vazhdon në disa akse rrugore dhe në zonat pranë lumenjve, ku prurjet mbeten të larta.
    Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Mbrojtjes Civile kërkojnë bashkëpunimin e banorëve në zonat e prekura dhe theksojnë se ekipet janë në terren deri në normalizimin e plotë të situatës.

  • Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

    Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

    Bashkia Pogradec, në bashkëpunim me Emergjencat Civile, ka nisur shpërndarjen e paketave me ndihma ushqimore për familjet e prekura nga përmbytjet.
    Vetëm në qytetin e Pogradecit do të trajtohen me paketa ushqimore 62 familje, të cilat kanë pësuar dëme të shumta në banesat e tyre si pasojë e vërshimeve të ujit.
    Ndërkohë, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Pogradec, Dritan Babasuli, në fshatin Rëmenj janë evakuuar 6 familje, të cilat do të përfitojnë bonus qeraje nga bashkia deri në momentin që banesat e tyre të rikonstruktohen dhe të bëhen sërish të banueshme.
    Nga verifikimet paraprake në terren rezulton se janë prekur rreth 62 banesa, ndërsa janë evakuuar 6 familje. Janë dëmtuar gjithashtu 7 ura, si dhe është prekur rrjeti rrugor në disa akse, përfshirë rrugën për në fshatin Grunjas dhe rrugë dytësore në zonat rurale të njësive administrative Çërravë, Buçimas dhe Mokër.
    Bashkia Pogradec bën me dije se situata vijon të monitorohet dhe ekipet janë në terren për vlerësim të plotë të dëmeve dhe ndërhyrje sipas nevojës.

  • Berisha dhe deputetët e PD në Brazil: Do paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri

    Berisha dhe deputetët e PD në Brazil: Do paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi pjesëmarrjen e tij së bashku me deputetët Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi në Asamblenë e Përgjithshme të CDI-së, në San Paolo, Brazil, e cila po zhvillon punimet gjatë këtyre dy ditëve.
    Berisha tha se gjatë konferencës do të paraqesë para përfaqësuesve të partive kryesore ndërkombëtare situatën që ai e përshkruan si dramatike në Shqipëri, duke përmendur çështjet e drogës, korrupsionit dhe rënies së shtetit ligjor.
    “Një përshëndetje të përzemërt nga San Paolo, Brazil, ku së bashku me Albana Vokshin dhe Belind Këlliçin po marrim pjesë në konferencën e Asamblesë së Përgjithshme të CDI, e cila zhvillohet zhvillon punimet gjatë këtyre 2 ditëve.
    Në këtë konferencë, sigurisht, duhet të paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri dhe dua të theksoj se CDI ka meritën e madhe, është organizata e parë ndërkombëtare ndërpartiake që miratoi rezolutën në të cilën denoncoi botërisht narkoshtetin shqiptar dhe Ramaduron si një si një narkodiktator.
    Në këtë kuadër, natyrisht, temat e diskutimeve të mia me drejtues të forcave politike kryesore në botë dhe fjalës sime që do të mbaj në seancat e ndryshme të punimeve, nuk mund të jetë gjë më shumë se sa zhvillimet dramatike në Shqipëri droga, korrupsion dhe rënia e shtetit ligjor në një vend, si dhe përpjekjet për një sensibilizim edhe më të madh të komunitetit ndërkombëtar mbi zhvillimet e rënda në Shqipëri”, tha Berisha.

  • Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm

    Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm

    ARRSH ka njoftuar krijimin e një bypass-I të përkohshëm në aksin Qukës- Qafë Plloçë, pasi në kilometrin 35 të rrugës është krijuar çarje e skarpatës.
    “Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar çarjen e skarpatës dhe rënien e gurëve në trup të rrugës në km 35 të aksit Qukës-Qafë Plloçë.
    Grupet e punës të ndodhura në terren, po bëjnë vlerësimin e situatës dhe kanë marrë të gjitha masat për krijimin e një bypass-i të përkohshëm me qëllim devijimin e trafikut në këtë segment, duke shmangur rrezikun ndaj përdoruesve të rrugës.
    I gjithë aksi është i hapur, i aksesueshëm pa probleme dhe në monitorim të vazhdueshëm”, thuhet në njoftimin e ARRSH që u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të ulin shpejtësinë, të mbajnë distancës e sigurisë dhe të shmangin frenimet e papritura.
     

  • Biblioteka Kombëtare hap “Koleksionin e Biblave” ekspozohen 452 botime në shqip

    Biblioteka Kombëtare hap “Koleksionin e Biblave” ekspozohen 452 botime në shqip

    Biblioteka Kombëtare ka hapur për herë të parë për publikun koleksionin e rrallë me 452 botime biblike, që përfshin vepra të shenjta të autorëve të njohur si Shën Augustini, Martin Lutheri, si dhe botime unike që datojnë nga shekulli XV deri në XIX.Ekspozita ofron një udhëtim të veçantë në historinë e përkthimit të Shkrimit të Shenjtë në gjuhën shqipe, duke ndriçuar përpjekjet e figurave të shquara si Buzuku, Bogdani e Pjetër Budi, deri te autorët e rilindjes kombëtare.Midis veprave të ekspozuara janë katër botime të Shën Augustinit, Bibla e famshme e Martin Lutherit, libri i shenjtë i krishterëve i shkruar me gërma arabe, si dhe një botim i rrallë i vitit 1827 me vulën e Bibliotekës së Bushatllinjve. Shumë nga këto botime origjinale janë publikuar në qendrat më të njohura të shtypshkrimit të kohës, duke ofruar një pasqyrë të pasur të trashëgimisë kulturore dhe gjuhësore.Ekspozita mund të vizitohet çdo ditë nga ora 09:00 deri në 20:00, dhe do të qëndrojë e hapur deri më 19 dhjetor, duke u bërë një ngjarje kulturore dhe edukative e rëndësishme për publikun e gjerë.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Biblioteka Kombëtare ka hapur për herë të parë për publikun koleksionin e rrallë me 452 botime biblike, që përfshin vepra të shenjta të autorëve të njohur si Shën Augustini, Martin Lutheri, si dhe botime unike që datojnë nga shekulli XV deri në XIX.Ekspozita ofron një udhëtim të veçantë në historinë e përkthimit të Shkrimit të Shenjtë në gjuhën shqipe, duke ndriçuar përpjekjet e figurave të shquara si Buzuku, Bogdani e Pjetër Budi, deri te autorët e rilindjes kombëtare.Midis veprave të ekspozuara janë katër botime të Shën Augustinit, Bibla e famshme e Martin Lutherit, libri i shenjtë i krishterëve i shkruar me gërma arabe, si dhe një botim i rrallë i vitit 1827 me vulën e Bibliotekës së Bushatllinjve. Shumë nga këto botime origjinale janë publikuar në qendrat më të njohura të shtypshkrimit të kohës, duke ofruar një pasqyrë të pasur të trashëgimisë kulturore dhe gjuhësore.Ekspozita mund të vizitohet çdo ditë nga ora 09:00 deri në 20:00, dhe do të qëndrojë e hapur deri më 19 dhjetor, duke u bërë një ngjarje kulturore dhe edukative e rëndësishme për publikun e gjerë.

  • Frontespici i “Mesharit të Buzukut”

    Frontespici i “Mesharit të Buzukut”

    Prof. As. Dr Vinçens MarkuAparati figurativ i ksilografive të Mesharit të Gjon Buzukut, për të cilin flitet gjerësisht te Buzuku i lehtëlexueshëm, do të ishte i mangët pa kryeksilografinë e këtij teksti të çmueshëm, që është korniza e frontespicit (e ballinës).Në fletën 96 të kopjes vatikanase, menjëherë pas kolofonit,  gjendet një fragment i dëmtuar i kornizës së ksilografisë së frontespicit të Mesharit.Siç shihet qartë nga fragmenti i mbijetuar, duke krahasuar imazhet, mund të zbulojmë vetëm kornizën e ballinës së librit, por jo brendinë e saj. Megjithatë imazhi i dëmtuar mjaft nuk na pengon aq shumë sa të mos mund të zbulojmë tërësinë e kornizës, duke ndjekur metodën e krahasimit me veprat e tjera të botuara në Venedik nga botuesit bashkëkohës me veprën e Buzukut.Tashmë dimë se grafemat e përdorura për shtypshkrimin e Mesharit janë po ato të përdorura nga Benardino Benali në veprat e botuara nga 1491 deri rreth 1520, gjithmonë nga të dhënat që zotërojmë deri më tani. Pikërisht për këtë arsye i jemi drejtuar në fillim botimeve të Benalit për të gjetur ndonjë frontespic që të përmbante fragmentin e mbijetuar të Mesharit. Duke shikuar me vëmendje frontespicet e botimeve të tij, nga i cili kanë mbijetuar rreth 200 vepra, kemi zbuluar se ai është i pari që ka përdorur një kornizë ksilografike, ku gjendet edhe fragmenti i lartpërmendur. Këtë kornizë balline, gjithmonë me brendi të ndryshme, e kemi gjetur: 1. Te botimet dhe ribotimet e Komedisë Hyjnore të Dantes; 2. Te botimet dhe ribotimet e Ngadhënjimeve të Petrarkës dhe 3. Te disa vepra të tjera të kësaj periudhe, por zakonisht nga të njëjtit shtypshkrues.Benardino Benali me 3 mars të vitit 1491 bashkë me Mateo Kapkazën (Kodekën) nga Parma kishin botuar kolanën e parë të Komedisë Hyjnore të Dantes, që është madje edhe e para e ideuar si kolanë në fushën e botimeve të shtypshkruara, e mbajtur si një nga botimet më cilësore për kohën, e komentuar nga Kristoforo Landini, me një aparat ksilografik të plotë, në të cilën gjendet edhe nga një frontespic për secilën kantikë, me kornizë të njëjtë dhe me përmbajtje të ndryshme. Matheo di Codecá da Parma (Matteo Capcasa) më 29 nëntor 1493, pra ish-bashkëbotuesi i Benalit, e riboton këtë kolanë i vetëm, me ndonjë ndryshim të vogël. Frontespicet janë po ato të botimit të parë, por me një ndryshim vetëm për kantikën e Ferrit, frontespici i së cilës shoqërohet me një kornizë shtesë, siç do të shihet në ilustrimet e mëposhtme. Më 11 tetor të 1497 botohet Danthe alighieri fiorentino për Piero de Zuanne di Quarengii vetëm me një frontespic ksilografik për Ferrin, që është po ai i botimit të Mateo Kapkazës të 1493. Po kjo kolanë, Danthe alighieri Fiorentino historiado, me pak ndryshime, botohet më 12 qershor 1507 nga Bartholomeo de Zanni, vetëm me një frontespic, me atë të Ferrit të botuar më 1491. Si ilustrime më poshtë do të sjellim imazhet e frontespiceve të botimit 1491 dhe atë të Ferrit të botimit 1493.Kjo kornizë, te vepra Ngadhënjimet “Trivmphvs” e Petrarkës, përdoret nga botues të ndryshëm që nga viti 1492 deri më 1515. Vëllai i Mateo Kapkazës, Gjovani, e boton atë më 12 janar 1492 dhe 28 mars të 1493. Aty gjenden 6 frontespice me të njëjtën kornizë, por me brendi të ndryshme, që përkojnë secili prej tyre me një nga ngadhënjimet, pra: Amoris, Castitatis, Mortis, Fame, Temporis dhe Divinitatis. Në vitet 1497, 1500 dhe 1508 kjo vepër, me ndryshime krejt të vogla, ribotohet nga Bartholomeo de Zanni me të njëjtat frontespice të përdorura nga Gjovani Kapkaza. Ndërsa më 1515 po kjo vepër, u ribotua, jo me ndryshime të mëdha, nga Agostino de Zanni, një i afërm i Bartholomeo de Zannit, për disa i biri ose i vëllai. Si ilustrime figurative do të sjellim të gjitha ballinat e botuara për secilin ngadhënjim nga botime të ndryshme prej 1492  deri më 1515, sipas cilësisë që zotërojmë për imazhet e ballinave.Ndërkohë që botoheshin dhe ribotoheshin Komedia dhe Ngadhënjimet e sipërpërmendura kjo kornizë u përdor edhe për frontespicet e disa veprave të tjera, po nga këto botues, por edhe të tjerë me të cilët ata bashkëpunonin.Mateo Kapkaza gjithashtu kishte botuar më 1495 të njëjtën kornizë të frontespicit te vepra  Epistole Marsilii Ficini Florentini, por kjo kornizë nuk shoqërohej edhe me një tjetër sikurse kishte ndodhur me botimet pararendëse. Bartholomeo de Zanni boton edhe tre autorë të tjerë: Apulein më 11 nëntor 1504, si ribotim të tij, meqë ky autor ishte botuar më parë më 1501 nga Bevilakua; Lukanin më 24 tetor 1505 dhe Petrus de Natalibus më 5 korrik 1506, te vepra e këtij të fundit gjejmë dy frontespice.Bevilakua boton, përveç Apuleit të lartpërmendur, një përmbledhje me vepra të Petrarkës si edhe Mathesis (De nativitatibus) të Julii Firmici Materni-t, në të cilat është e pranishme korniza e frontespicit të Mesharit.Agostino de Zanni më 23 shkurt 1525 riboton të rishikuar Legendario de sancti vulgare storiado të Iacobo de Voragine, vepër të cilën e kishte botuar më parë, më 13 Mars 1494, Mateo Kapkaza me të njëjtën kornizë balline, pothuajse me njëjtën brendi, e shoqëruar me një kornizë tjetër që i mbivihet, që është ajo e ferrit të botimit 1493. Pas vitit 1525 nuk kemi gjetur ndonjë libër tjetër, ku të jetë përdorur kjo kornizë. Duhet theksuar se te botimet e kësaj ksilografie, që nga 1497 e më pas, vërehet një dëmtim i vogël i krifës në të majtë të luanit që gjendet sipër në të djathtë të kornizës.* I plotë ky artikull do të botohet te numri i ardhshëm i Hyllit të Dritësbuzuku 2

  • Zelensky reagon pas bisedimeve pozitive në Gjenevë: Administrata Trump po e dëgjon delegacionin tonë

    Zelensky reagon pas bisedimeve pozitive në Gjenevë: Administrata Trump po e dëgjon delegacionin tonë

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ishte mirë që Ukraina ishte në dialog me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe vuri në dukje se kishte shenja se administrata Trump po e dëgjonte udhëheqjen ukrainase.

    “Sot, bisedimet vazhdojnë në Zvicër. Në praktikë, ekipet do të punojnë gjatë natës dhe do të ketë më shumë informacion”, tha presidenti ukrainas në mesazhin e tij të përditshëm të mbrëmjes.
    Ndërkohë, zyrtarët amerikanë dhe ukrainas po diskutojnë një vizitë të mundshme të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Uashington këtë javë për të diskutuar një plan paqeje me Donald Trump, sipas burimeve.
    Një nga burimet tha se ideja kryesore është të diskutohen çështjet më të ndjeshme të propozimit të SHBA-së, siç është çështja territoriale, por ende nuk është caktuar ende një datë për vizitën.

    Top Channel

  • Ndryshimet në planin 28 pikësh të Trump, Europa pranon rikthimin e Rusisë në G8

    Ndryshimet në planin 28 pikësh të Trump, Europa pranon rikthimin e Rusisë në G8

    Qeveritë evropiane kanë hartuar një plan paqeje të rishikuar për Ukrainën, i cili përfshin një numër ndryshimesh në kuadrin prej 28 pikash të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara, i cili është kritikuar ashpër si shumë i favorshëm për Rusinë.

    Plani evropian, i hartuar nga Britania, Gjermania dhe Franca, përfshin, ndër të tjera, një dispozitë për kthimin e mundshëm të Rusisë në grupin G8, si dhe një kufi për madhësinë e forcave të armatosura ukrainase.
    Teksti u prezantua në një takim urgjent në Gjenevë, ku Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se SHBA-të tashmë po bënin “disa ndryshime” në planin e tyre.
    Rubio i quajti bisedimet e sotme “ditën më të rëndësishme” të procesit deri më tani. Ai shtoi, megjithatë, se teksti përfundimtar ende ka nevojë për miratimin si të Presidentit Trump ashtu edhe të qeverisë ruse, e cila ka ndryshuar qëndrimet e saj disa herë.

    Top Channel