Day: November 21, 2025

  • Rriten prurjet në Vjosë/ Rrezik për zonat e ulëta

    Rriten prurjet në Vjosë/ Rrezik për zonat e ulëta

    Shirat e dendura të ditës së sotme kanë mbajtur në nivele të larta prurjet e lumenjve në qarkun Fier, duke rritur rrezikun e përmbytjeve. Edhe pse në Memaliaj është shënuar një ulje e nivelit të lumit Vjosa, situata paraqitet e përkeqësuar në zonën e Urës së Mifolit.
    Sipas matjeve të fundit, niveli i Vjosës ka arritur kuotën 8.2 metra, duke shënuar një rritje të konsiderueshme. Nëse prurjet vijojnë me të njëjtin intensitet, pritet që niveli të rritet më tej, gjë që mund të sjellë probleme në zonat e ulëta, në tokat bujqësore dhe madje edhe në disa banesa.
    Autoritetet janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe u bëjnë apel banorëve të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.

  • Rama tregon rrugen: Ballukun nuk e shkarkoj, do shkoj në kushtetuese

    Rama tregon rrugen: Ballukun nuk e shkarkoj, do shkoj në kushtetuese

    Rama tregon rrugen: Ballukun nuk e shkarkoj, do shkoj në kushtetuese
    Shefi i qeverisë akuzoi drejtesinë për “akt brutal”, por zgjodhi të thotë në krah të komisioneres Kos, se do e respektojë atë. Ai as nuk e shkarkon Ballukun as e lë atë të ushtrojë funksionin e zv/ kryeministres
    Sa më shumë kohë kalon aq më e qartë bëhet se përse kanë shërbyer pesë orët e kyçjes në një zyrë mes kryeministrit, zvendëses së tij të pezulluar, kreut të komisionit të ligjeve dhe disa juristëve në zyrat e qeverisë, pas vendimit të GJKKO-së për të ngrirë funksionet e Belinda Ballukut, për të mos e lënë atë të ushtrojë detyrën dhe për ti sekuestruar pasaportën.Së pari, Edi Rama konfirmoi se nuk ka ndërmend ta “shesë” Ballukun duke vendosur standartin e mbajtjes së saj në detyrë edhe duke qenë e pandehur madje e pa mundësinë për të kryer asnjë funksion.
    Së dyti, ndonëse tha se nuk do të angazhohej në një betejë me drejtësinë ai e quajti vendimin “e një prokurori dhe një gjykatësi që mblidhen bashkë”, si “një akt brutal” që shkel kompetencat e një pushteti tjetër”, në këtë rast atij ekzekutiv.
    Së treti, pasi u kujdes të thoshte se nuk e lëshon Belën, ai shpalli se këtë përplasje mes pushteteve të pavarura, do e dërgojë për ta zgjidhur në Gjykatën Kushtetuese, me shpresën se kjo e fundit mund ta “shkrijë” zv/kryeministren.
    Edi Rama dukej qartë se ishte përgatitur ta jepte këtë mesazh në krah të komisioneres së BE-së për zgjerimin, që kur ai i dha fjalën, të parës, gazetares Ambrozia Meta, e cila rëndom është e penalizuar në konferencat e tij për shtyp.
    Me të marrë pyetjen për rastin Balluku kryeministri e përshkroi Shqipërinë si një vend që gjendet sot pa një kryeministër dhe pa një ministre infrastrukture, si pasojë e vendimeve arbitrare të drejtësisë që janë atavizma të së shkuarës. “Për periudhën që flasim qeveria nuk do të ketë zv. kryeministër dhe ministër të infrastrukturës së energjisë”-shtoi ai.
    Por megjithëse la të kuptohet se është i pakënaqur nga veprimi i SPAK dhe GJKKO ndaj Ballukut, ai garantoi në krah të komisioneres Kos se nuk do të ketë një betejë kundër këtij arbitrariteti të drejtësisë. Rama e anashkaloi aspektin moral të një të pandehure që vazhdon të qëndrojë në detyrë duke thënë se “nuk ka qëndrim uniform në BE për këtë problem”, por ai e vuri theksin mbi aspektin ligjor dhe atë të ekuilibrit mes pushteteve duke nënvizuar se ‘më e rëndësishme është që nuk bën vaki në BE që njerëzit të pezullohen nga funksionet duke qenë të zgjedhur. Kjo është “unike në historinë e Evropës” këmbënguli ai.
    Lidhur me fatin e Ballukut kryeministri tha se qeveria e mbetur cung do të ankimohet në Gjykatën kushtetuese për këtë ndërhyrje të pushtetit gjyqësor mbi pushtetin ekzekutiv. “Gjykata Kushtetuese do duhet të na thotë se cili është qëndrim i asaj bazuar mbi Kushtetutë. Nuk jemi në kushtet që duke ndërhyrë me forcë në pavarësinë e ekzekutivit, mund të diktohet ndonjë lëvizje e qeverisë”- tha ai.
    Duke e konsideruar një “rast unikal” në historinë e Europës” pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, ai shtoi: “S’ka ndodhur kurrë një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen kokë më kohë dhe të pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie, por nëse një prokuror special dhe një gjykatë special i shkallës së parë të speciales këtu në Shqipëri kanë vendosur të pezullojnë një ministër, duke marrë kompetencat e një kryeministri dhe parlamenti prej nga buron mandati i qeverisë, zgjedhja jonë në raport me këtë fakt është strategjikja si gjithmonë, për ta ruajtur dhe mbështetur pavarësinë e gjyqësor edhe në këtë rast ekstrem. Ne nuk do i përgjigjemi këtij arbitrariteti me asnjë lloj arbitraritetit, as nuk angazhohemi në betejë politike, retorike me drejtësinë, por do vazhdojmë me durimin tonë strategjik, do ta ruajmë mbështesim, do ta respektojmë vendimin e pezullimit dhe ndërkohë do të kërkojmë mbrojtjen e pavarësisë së funksionalitetit të cenuar të qeverisë tek drejtësia. Këta jemi ne, ky jam unë”, tha Rama.
    Pra nga sa tha -, pasi vendosi të thyhej një heshtje të gjatë hezituese për rastin Balluku- kryeministri u pa qartë se nuk do ta shkarkojë zëvendësen e tij. Ajo do të qëndrojë formalisht në detyrë deri sa Gjykata Kushtetuese të pronincohet për këtë rast. Gjithashtu u vu re qartë se Rama zgjodhi enkas të prononfohet për këtë rast në sfondin e një mbledhjeje të organizuar nga BE me vendet e ballkanit Perendimor për ti’u lëshuar zurtarëve evropinë mesazhin se drjtësia që iu po na impononi është ekstremisht penalizuese dhe shpesh me dëme për qeverinë tonë, por ne jemi të gatshëm edhe për këtë harakiri, në emër të integrimit në BE.
    ©Lapsi.al

  • Berisha në CDI: Rama, mentor i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Evropë!

    Berisha në CDI: Rama, mentor i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Evropë!

    Berisha në CDI: Rama, mentor i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Evropë!
    Gjatë fjalës së tij në takimin e CDI-së, kryetari i PD, Sali Berisha falënderoi organizatën për cilësimin që i ka bërë Shqipërisë si “shteti i parë dhe i vetëm narkotik në Evropë”, duke e konsideruar këtë mbështetje të rëndësishme për opozitën. Ai akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe e lidhi me zhvillimet politike në Spanjë, duke theksuar se Rama ishte i pari që i kërkoi kryeministrit Pedro Sanchez të mos jepte dorëheqjen. Sipas Berishës, kjo tregon një “aleancë korrupsioni” që dëmton demokracinë në vendet e tyre. Berisha premtoi të zgjerohet mbi akuzat e tij gjatë sesionit të CDI-së.
    FJALA E PLOTË:
    I dashur President Pastrano, zoti Sekretar i Përgjithshëm, zoti Isturiz, miq të dashur, zonja dhe zotërinj,
    Mora fjalën së pari për të falënderuar nga zemra CDI-në, e cila është organizata e parë ndërkombëtare e partive që e ka cilësuar shtetin narkotik të Shqipërisë si shtetin e parë dhe të vetëm narkotik në Evropë. Lufta jonë është e vështirë, por qëndrimi juaj ishte shumë i çmuar dhe i dobishëm për ne.
    Nuk do të zgjatem më tej tani për këtë shtet narkotik, sepse gjatë sesionit do të kem mundësi të flas më gjerë, por do të citoj vetëm një moment që Sekretarja e Përgjithshme e PPE-së përmendi këtu lidhur me aktin korruptiv të Kryeministrit spanjoll.
    Zonja Dolo, njeriu i parë në Evropë që i kërkoi Pedro Sanchez të mos japë dorëheqjen, ishte Edi Rama i Tiranës. “Të lutem mos u dorëzo, Pedro.” Kjo është një aleancë korrupsioni dhe, në fakt, kur i kërkoi Pedro Sanchez të mos japë dorëheqjen, ai e dinte shumë mirë që vetë ishte i përfshirë në korrupsione të mëdha dhe të jashtëzakonshme. Por kjo aleancë është gjithashtu shumë problematike, sepse censuron, ndikon dhe i shkakton shumë dëme vendeve tona dhe demokracisë sonë.

  • Shurupi i përgatitur në kushte shtëpie që largon kollën brenda 24 orëve

    Shurupi i përgatitur në kushte shtëpie që largon kollën brenda 24 orëve

    Moti i ftohtë dhe situata gripale në vend ka bërë që shumë persona t’i drejtohet qendrave shëndetësore për vizita.
    Në këto kushte mjekët këshillojnë të ushqeheni shëndetshëm duke pirë sa më shumë lëngje si dhe të visheni trashë për të evituar temperaturat e ulëta.
    Ekziston një shurup i bërë në kushte shtëpie që largon kollën torturuese brenda 24 orëve.

    Përbërësit për shurupin:
    2 gota ujë
    1 limon
    1 qepë
    2 lugë mjaltë
    Fillimisht vendosni ujin në zjarr që të vlojë. Më pas priteni qepën në copa rreth 15 mm të trasha dhe gatuajini për 15 minuta së bashku me ujin.
    Largojini më pas nga zjarri dhe lërini të qëndrojnë mënjanë për rreth 15 minuta. Më pas shtoni në të 2 lugë mjaltë dhe përziejeni mirë derisa ai të shkrihet i tëri.
    Mos harroni të hidhni në të edhe lëngun e limonit të shtrydhur. Mund ta konsumoni tre herë në ditë këtë përzierje në rastet kur ju keni kollë dhe jeni ftohur dhe do të habiteni nga rezultati që do të japë në vetëm një ditë.

  • Britania pritet të miratojë planin e Kinës për një ambasadë të re në qendër të Londrës

    Britania pritet të miratojë planin e Kinës për një ambasadë të re në qendër të Londrës

    Qeveria britanike pritet të japë miratimin për planin e Kinës për një ambasadë të re në qendër të Londrës.
    Vendimi final ende nuk është marrë zyrtarisht, por këshillat që ministrat thuhet se kanë marrë nga agjencitë e inteligjencës hapin rrugën për këtë projekt të diskutueshëm. Sipas gazetës Times, miratimi i pritshëm do të bëhet një tjetër shembull i debatit publik mbi marrëdhëniet e ngushta me Pekinin.
    Vendimi për miratimin ose refuzimin e aplikimit për ndërtim i takon Sekretarit për Banesat, Steve Reed, në një proces të njohur si vendim “gjyqësor quasi” (jo i formës së prerë). Për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, janë konsultuar edhe agjenci të tjera, përfshirë MI5 dhe MI6.

    Vendimi është shtyrë disa herë dhe muajin e kaluar qeveria shtyu afatin për të vendosur deri më 10 dhjetor. Vendi ku do të ndërtohet ambasada, në Royal Mint Court, është afër City of London dhe kalojnë atje kabuj optikë që mbajnë sasi të mëdha të dhënash shumë të ndjeshme, duke ngritur shqetësime për rrezikun e spiunazhit.
    Ambasada e re, me sipërfaqe 20 mijë metra katrorë, do të ishte më e madhja e këtij lloji në Europë. Disa ekspertë argumentojnë se një vendndodhje e vetme, në vend të disa lokacioneve nëpër Londër, mund të jetë më e lehtë për menaxhim, ndërsa qeveria ka ndërgjegjësim se refuzimi i dëshirës së Kinës për një ambasadë të re mund të pengojë marrëdhëniet diplomatike.
    Megjithatë, sekretarja e jashtme e Partisë Konservatore, Dame Priti Patel, paralajmëroi se miratimi i ambasadës rrezikon Britaninë, duke akuzuar kryeministrin Sir Keir Starmer për “dëshpërim dhe mungesë principesh”.
    Ambasada kineze në Britani ka deklaruar më parë se kompleks i ri do të përmirësojë “bashkëpunimin e ndërsjellë të dobishëm” mes Kinës dhe Britanisë, duke argumentuar se kundërshtimet për vendin janë të pabazuara. Qeveria laburiste prej fitimit të zgjedhjeve të përgjithshme ka kërkuar të përmirësojë marrëdhëniet me Pekinin.
    Kancelerja Rachel Reeves, Sekretari i Biznesit, Peter Kyle dhe civilët më të lartë të Ministrisë së Jashtme, Sir Olly Robbins, kanë kryer vizita në Kinë, ndërsa pritet që vetë kryeministri të vizitojë vendin, ndoshta që në fillim të vitit të ardhshëm.
    Starmer u shpreh për gazetarët në rrugë për në Samitin G20 në Johannesburg se ende nuk ka një vizitë të konfirmuar, duke shtuar se qasja e qeverisë ndaj Kinës është “bashkëpunim aty ku mundemi dhe sfidim aty ku duhet, veçanërisht për sigurinë kombëtare”.

  • Moti i keq, ja si paraqitet situata në qarkun e Fierit

    Moti i keq, ja si paraqitet situata në qarkun e Fierit

    Shirat intensive përgjatë ditës së sotme vijojnë të mbajnë në nivele të larta prurjet në lumenjtë e qarkut Fier.
    Megjithëse në Memaliaj raportohet për rënie të nivelit të lumit Vjosa, situata në Urën e Mifolit paraqitet krejt ndryshe.
    Matjet e fundit tregojnë se Vjosa ka arritur kuotën e 8.2 metrave, duke shënuar një rritje të konsiderueshme.

    Nëse prurjet vazhdojnë me këtë intensitet, pritet që niveli i lumit të rritet edhe më tej, çka mund të sjellë probleme shtesë në zonat e ulëta, tokat bujqësore përreth, por edhe në banesa.
    Autoritetet po monitorojnë nga afër situatën dhe u bëjnë  apel të vazhdueshëm banorëve të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.

  • EMRI/ Aksident i rëndë në “Rrugën e Kombit”, humb jetën 24-vjeçari

    EMRI/ Aksident i rëndë në “Rrugën e Kombit”, humb jetën 24-vjeçari

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Rrugën e Kombit” në fshatin Qafë Mollë, ku 3 autmomjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe ëpr pasojë ka humbur jetën 24-vjeçari Eugen Bardhoku.
    Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy kamionë dhe një autoveturë, ku mjetet e rënda drejtoheshin nga Nexhmedin Isufi dhe Vllaznim Gashi.
    Menjëherë pas aksidentit Vllazmin Gashi u shoqërua në polici për veprime të mëtejshme procedurale.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
    Njoftimi:
    Rreth orës 19:45, në “Rrugën e Kombit”, në fshatin Qafë Mollë, Mirditë, janë përplasur tre automjete (dy kamionë dhe një autoveturë).
    Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. B., rreth 24 vjeç.
    Drejtuesi i njërit prej kamionëve, shtetasi V. G., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • Festa Kombëtare e Shqipërisë! Ministrja Diella “e pranishme” në Athinë

    Festa Kombëtare e Shqipërisë! Ministrja Diella “e pranishme” në Athinë

    Deputeti socialist Taulant Balla njoftoi se ministrja Diella është “e pranishme” në Festën Kombëtare të Shqipërisë në Athinë.
    Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balla tregon se priten takime me ministra të Qeverisë greke, deputetë, ambasadorë dhe shumë emigrantë që jetojnë në Greqi.
    “Bashkë me Ministren Diella sonte në Athinë, në Festën Kombëtare të Shqipërisë për tu takuar me ministra të Qeverisë greke, deputetë, ambasadorë dhe shumë motra dhe vëllezër shqiptarë që jetojnë në Greqi”, shkruan Balla.

    /vizionplus.tv
     

  • Vijojnë dorëheqjet në BBC, pas largimit të drejtuesve anëtari i bordit heq dorë nga detyra

    Vijojnë dorëheqjet në BBC, pas largimit të drejtuesve anëtari i bordit heq dorë nga detyra

    Anëtari i bordit të BBC-së, Shumeet Banerji, dha dorëheqjen nga pozicioni i ti, duke vijuar kështu zinxhirin e dorëheqjeve.

    Ai deklaroi se nuk ishte konsultuar lidhur me largimet e drejtorit të përgjithshëm, Tim Davie, dhe drejtoreshës ekzekutive të BBC News, Deborah Turness, pas problemeve me deklaratën e presidentin Donald Trump.
    Banerji kritikoi kryetarin e bordit, Samir Shah, dhe anëtarët e tjerë, në një kohë kur BBC po përballet me diskutime mbi mënyrën e funksionimit të bordit e përfaqësimin politik.
    Shah dhe anëtarët Robbie Gibb dhe Caroline Thomson pritet të japin dëshmi para Komitetit të Deputetëve të Kulturës, Medias dhe Sportit.
    Dorëheqja e tij pason largimin e dy drejtuesve më të lartë të BBC-së këtë muaj, për shkak të redaktimit të një fjalimi të Trump, që krijoi përshtypjen e gabuar se presidenti kishte bërë një thirrje për dhunë gjatë trazirave të Kapitolit më 6 janar 2021.
    BBC ka kërkuar falje për incidentin, por ka refuzuar kërkesën e Trump për kompensim financiar.
    Banerji, i cili ka qenë në bord që nga viti 2022, ishte përgjegjës për ruajtjen dhe mbrojtjen e pavarësisë së BBC-së dhe ushtrimin e gjykimit të pavarur në interes të publikut.

    Top Channel