Day: November 21, 2025

  • Shtrëngata dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot! Ja zonat ku do të bjerë dëborë, sa do shënojë termometri

    Shtrëngata dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot! Ja zonat ku do të bjerë dëborë, sa do shënojë termometri

    Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura
    Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, në zonën jugore reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës shtrëngata shiu.
    Gjatë ditës reshjet e shiut mbeten prezentë të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim reshje shiu hera-herës me intensitet deri të lartë.
    Në majat e maleve në verilindje- lindje dhe në Alpe reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.
    PEra do të fryjë me drejtim nga kudrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bredgetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deir në 20m/s

  • Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të premte

    Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të premte

    Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

    Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.
    Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, në zonën jugore reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës shtrëngata shiu.
    Gjatë ditës reshjet e shiut mbeten prezentë të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim reshje shiu hera-herës me intensitet deri të lartë.
    Në majat e maleve në verilindje- lindje dhe në Alpe reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.
    Era do të fryjë me drejtim nga kudrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bredgetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deir në 20m/s
    Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 4-6 ballë.
     

    Top Channel

  • Kursi i këmbimit, 21 nëntor 2025

    Kursi i këmbimit, 21 nëntor 2025

    Këtë të premte, një dollar amerikan do të blihet me 83.2 lekë dhe shitet me 84.4 lekë.

    Euro blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 97 lekë.

    Franga zvicerane blihet me 103.2 lekë dhe shitet me 104.3 lekë.

    Paundi britanik blihet me 108.9 lekë dhe shitet me 110 lekë.

    Dollari kanadez këmbehet me 59.2 lekë në blerje dhe me 60.5 lekë në shitje.

    Për kursin e monedhave të tjera shihni tabelën e mëposhtme:

  • Peruja zgjat gjendjen e jashtëzakonshme për të luftuar krimin në Lima

    Peruja zgjat gjendjen e jashtëzakonshme për të luftuar krimin në Lima

    Qeveria peruane ka zgjatur për 30 ditë “gjendjen e jashtëzakonshme” të shpallur tetorin e kaluar në kryeqytetin Lima dhe provincën fqinje Callao, raportuan mediat lokale të enjten.

    Masa, e cila do të hyjë në fuqi nga 21 nëntori, synon të forcojë veprimet kundër krimit dhe formave të tjera të dhunës që ndikojnë në rendin e brendshëm, tha agjencia zyrtare e lajmeve të vendit, El Peruano.

    Policia Kombëtare e Perusë do të ruajë kontrollin mbi rendin e brendshëm, me mbështetjen e Forcave të Armatosura, dhe do të përcaktojë zonat e ndërhyrjes bazuar në inteligjencën dhe instrumente të tjera teknike për të luftuar krimet me ndikim të lartë, sipas El Peruano.

  • Publikohet plani sekret final, amerikan, për mbylljen e luftës Rusi-Ukrainë

    Publikohet plani sekret final, amerikan, për mbylljen e luftës Rusi-Ukrainë

    Detaje të reja për një plan të propozuar nga SHBA për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë – të publikuar nga Nexta dhe të cituara nga deputeti ukrainas Oleksiy Khandcharenko – po provokojnë tronditje politike në Kiev, Moskë dhe kryeqytetet perëndimore. Dokumentet, të cilat mbeten ende jozyrtare, hedhin dritë mbi një marrëveshje shumëdimensionale që prek kufijtë, sigurinë, ekonominë, energjinë dhe rolin e fuqive të mëdha në Europë.
    Sipas të dhënave të publikuara, amerikano-rusët po kërkojnë një armëpushim të menjëhershëm dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse që mund të nënshkruhet deri më 27 nëntor, Ditën e Falënderimeve në SHBA. Ky afat i shpejtë shihet si përpjekja e administratës amerikane për të shmangur një përshkallëzim të ri dhe për t’i dhënë konfliktit një epilog të administrueshëm diplomatik.

    PAKTI TERRITORIAL – HUMBIJET MË TË MËDHA PËR KIEVIN

    Marrëveshja e propozuar përmban disa pika që përbëjnë lëshimet më të rënda territoriale në historinë moderne të Ukrainës:

    Krimea, Donetsku dhe Luhansku njihen de facto si pjesë e Rusisë.

    Ky është pranim i realitetit në tokë dhe, për Kievin, kapitulli më i dhimbshëm i marrëveshjes.

    Khersoni dhe Zaporizhia marrin status “të ngrirë”.

    Nuk njihet pushtimi rus, por territori nuk i kthehet Ukrainës. Statusi lihet për negociata të mëvonshme.

    Krijohen zona sigurie të demilitarizuara nën kontrollin e Rusisë.
    Palët zotohen të mos ndryshojnë kufijtë me forcë.

    MARRËVESHJA USHTARAKE – NDALIM PËRJETË I NATO-s NË UKRAINË

    Dokumentet parashikojnë një arkitekturë sigurie që i jep fund ëndrrës euroatlantike të Kievit:

    NATO nuk vendos trupa në Ukrainë – kurrë.

    Kjo sanksionohet në Kushtetutën e Ukrainës.

    Forcat ajrore të NATO-s vendosen në Poloni, por jo më afër.
    Krijohet një grup pune SHBA–Rusi për sigurinë europiane.
    Rusia firmos një politikë të detyrueshme mos-agresioni.

    Ky element është i pashembullt: SHBA dhe Rusia do të krijojnë një mekanizëm të përhershëm komunikimi të tipit “linjë e kuqe”.

    PAKOJA EKONOMIKE – 200 MILIARDË DOLLARË PËR RINDËRTIMIN E UKRAINËS

    SHBA, BE dhe fondet e ngrira ruse do të përdoren për ngritjen e Ukrainës:

    100 miliardë dollarë nga asetet e ngrira ruse – SHBA merr 50% të fitimeve.
    BE kontribuon me edhe 100 miliardë dollarë.
    Po krijohet një Fond Zhvillimi për Ukrainën (infrastrukturë, energji, teknologji).
    Disa asete ruse përdoren për projekte të përbashkëta SHBA–Rusi.

    Ky është elementi më kontrovers: për herë të parë parashtrohet bashkëpunim ekonomik SHBA–Rusi, gjë që do të riformatojë ekuilibrat gjeopolitikë.

    RUSIA – NGJITJE SERISH NË SISTEMIN NDËRKOMBËTAR

    Në këmbim të armëpushimit dhe garancive:

    Sanksionet hiqen gradualisht.
    Rusia kthehet në grupin G8.
    Vendosen marrëdhënie të reja ekonomike SHBA–Rusi.

    Ky është rehabilitimi më i madh i Moskës që nga viti 2014.

    ENERGJIA – ZAPORIZHIA NDAHET 50%-50%

    Termocentrali bërthamor i Zaporizhias kontrollohet nga IAEA.
    Energjia ndahet përgjysmë midis Rusisë dhe Ukrainës.
    SHBA rinovon infrastrukturën e gazit në Ukrainë.

    ZBATIMI – ME TRUMPIN NË KRYE TË “KËSHILLIT TË PAQES”

    Një element edhe më i pazakontë:

    Marrëveshja është ligjërisht e detyrueshme.
    Mbikëqyrja bëhet nga një institucion i ri: Këshilli i Paqes, i kryesuar nga Donald Trump.
    Çdo shkelje sjell sanksione.

    Hyrja në fuqi është e menjëhershme sapo firmoset marrëveshja.

    ELEMENTET SHTESË

    – Shkëmbimi i të burgosurve.
    – Kthimi i fëmijëve të rrëmbyer.
    – Zgjedhjet parlamentare në Ukrainë 100 ditë pas nënshkrimit.
    – Amnisti totale për të gjitha forcat e përfshira në konflikt.
    ÇFARË FITON DHE HUMBET SECILA PALË?
    Ukraina – Lëshime të dhimbshme, por financim i madh për rindërtim
    Humbjet:
    Humbi përfundimisht Krimenë dhe një pjesë të Donbasit.
    Pranon të mos hyjë kurrë në NATO.
    Pranon zona sigurie nën kontrollin de facto rus.
    Fitimet:
    200 miliardë dollarë investime të garantuara.
    Siguri të kufizuar amerikane.
    Rikthim të ekonomisë dhe energjisë.
    Rusia – Fitore territoriale dhe rikthim gjeopolitik
    Fiton:
    Legjitimim de facto të pjesëve kryesore të Donbasit dhe Krimesë.
    Ngritje nga izolimi global.
    Heqje graduale të sanksioneve.
    Marrëveshje të reja ekonomike me SHBA-në.
    Humbet:
    Detyrimin ligjor të mos sulmojë më Ukrainën.
    Pjesë të energjisë së Zaporizhias.
    SHBA – Stabilizon Europën dhe frenon Rusinë pa luftë direkte
    Fiton:
    Burgos konfliktin në një arkitekturë të re sigurie.
    Ruajtje të Polonisë e Baltikut si vija e parë e mbrojtjes.
    Përdorim të aseteve ruse për të rritur ndikimin amerikan në Ukrainë.
    PSE KY PLAN PO SHKAKTON TËRMET NË KIEV DHE MOSKË
    Kievi sheh humbje të mëdha territoriale dhe fundin e projektit kombëtar euroatlantik.
    Moska sheh mundësi historike për të ngecur territoret e pushtuara dhe për t’u rikthyer në sistem.
    Europa është e ndarë mes frikës nga një luftë më e madhe dhe drojës nga rikthimi i Rusisë në G8.
    PËRFUNDIM: A DO TA PRANOJË ZELENSKY?
    Nëse dokumentet janë të sakta, ky plan është më tepër:
    ** një kapitullim i kushtëzuar strategjik për Ukrainën dhe një rikthim diplomatik i Rusisë.**
    Por presioni amerikan është real dhe koha po mbaron.

  • Bushati: Bllokimi i pasaportës së Ballukut, i paligjshëm, njëlloj si në rastin e Berishës

    Bushati: Bllokimi i pasaportës së Ballukut, i paligjshëm, njëlloj si në rastin e Berishës

    Andi Bushati, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se kufizimi i lirisë së Belinda Ballukut duke i marrë pasaportën, është i ngjashëm me atë që i ndodhi Berishës, duke e konsideruar të paligjshëm.
    Bushati tha se SPAK duhet ti drejtohej Parlamentit për të marrë autorizimin.

    “Bllokimi i pasaportës së Berishës ishte i paligjshëm. A ia kufizon lirinë njeriut, dorëzimi i pasaportës? Unë mendoj se ia kufizon.

    Me Berishën është shkelur Kushtetuta, duhet kaluar nga Parlamenti. Po kështu edhe me pasaportën e Ballukut. Sjellja më e mirë e SPAK ishte ti kërkonte Parlamentit leje për pasaportën dhe hetimin e mëtejshëm të Ballukut, përshembull ti kontrolloje shtëpinë. Edhe këta që bërtasin “puç” dhe “grusht shteti”, i ka dhënë SPAK një… Çfarë po thonë këta? Që kemi të bëjmë me një konflikt midis dy pushteteve të pavarura. Gjyqësori dhe prokuroria po i  imponojnë figurat qeverisë. Nesër thonë ia bëjnë kryeministrit edhe pse merr votat.

    Pra, SPAK dhe gjykatat kanë vepruar gabim me Berishën që i morën pasaportën pa leje të Parlamentit, po veprojnë gabim që i kanë marrë pasaportën pa leje të Parlamentin. Në nderin e SPAK duhet ti ishte drejtuar Parlamentit”, tha Bushati.

  • Ariana Grande detyrohet të tërhiqet nga eventet promocionale, shkak COVID-19

    Ariana Grande detyrohet të tërhiqet nga eventet promocionale, shkak COVID-19

    Ariana Grande ka zbuluar se është infektuar me COVID-19, pas një periudhe të ngjeshur udhëtimesh dhe paraqitjesh publike për promovimin e filmit të saj të ri, Wicked: For Good. Këngëtarja dhe aktorja e njohur e konfirmoi lajmin në një postim në Instagram Story, ku ndau një foto të paraqitjes së saj në The Tonight Show Starring Jimmy Fallon të martën mbrëma vetëm pak çaste para se të shfaqte simptomat.
    “Moments before Covid,” shkroi ajo mbi foton, duke lënë të kuptohet se sëmundja e ka gjetur në një moment të lodhshëm dhe intensiv të axhendës së saj.
    Ariana ka qenë këto ditë në një tur të vërtetë global, duke fluturuar nga një kontinent në tjetrin për premierat dhe eventi promocionale të filmit. Në premierën e madhe në New York, ajo nuk ka dalë në tapetin e kuq në shenjë solidariteti me bashkë-aktorën Cynthia Erivo, e cila kishte humbur zërin si pasojë e një viroze.
    Sipas Variety, infektimi me COVID-19 e ka detyruar Arianën të anullojë paraqitjen e planifikuar në The Kelly Clarkson Show, si edhe disa sesione të rëndësishme Q&A mbi filmin, të cilat priteshin të ndiqeshin nga fansat. Lajmi vjen në një moment kritik të turit promocional, vetëm pak ditë para daljes së filmit në kinema.
    Interesante është fakti se si Ariana, ashtu edhe Cynthia janë infektuar me COVID edhe gjatë xhirimeve të Wicked, por në momente të ndryshme, gjatë periudhës disa vjeçare të prodhimit të filmit.
    Megjithatë, pavarësisht pengesave, Wicked: For Good pritet të ketë një sukses të jashtëzakonshëm në kinema. Sipas të dhënave të Variety, filmi pritet të kryesojë arkën në hapje me rreth 150 milionë dollarë, duke shënuar një start të fuqishëm për njërën nga daljet më të shumëpritura të vitit.

  • Skandal i ri për BBC, libri i ri zbulon mashtrimin pas intervistës së Princeshës Diana

    Skandal i ri për BBC, libri i ri zbulon mashtrimin pas intervistës së Princeshës Diana

    Një libër i ri ka sjellë sërish në vëmendje një nga momentet më të diskutueshme të historisë televizive britanike: intervistën e famshme të Princeshës Diana me BBC-në në vitin 1995. Autori Andy Webb, ish-gazetar i BBC-së, pretendon se rrjeti publik britanik ka ditur prej dekadash se intervista u sigurua përmes mashtrimit dhe se qëllimisht e ka mbuluar këtë fakt për më shumë se 20 vite.
    Libri, i titulluar “Dianarama: Tradhtia e Princeshës Diana”, publikohet sot dhe pretendon se zbulon “shkallën e tradhtisë ndaj princeshës dhe mbulimin e mëvonshëm”. Publikimi i tij vjen në një moment delikat për BBC-në, e cila aktualisht përballet me kritika të ashpra për redaktimin mashtrues të një fjalimi të Donald Trump.
    Sipas një hetimi të pavarur të kryer në vitin 2021, gazetari Martin Bashir kishte përdorur dokumente të falsifikuara për t’i krijuar vëllait të Dianës, Charles Spencer, përshtypjen se njerëz të afërt e spiunonin princeshën dhe se puna e tyre lidhej me shërbimet sekrete. Ky manipulim ishte vendimtar për të bindur Spencer që të ndërmjetësonte intervistën historike.
    Autori Andy Webb shkon edhe më tej, duke thënë se brenda BBC-së disa persona e dinin të vërtetën vetëm katër muaj pas transmetimit. Megjithatë, ata zgjodhën të mos e informonin Dianën, duke e lënë atë në një gjendje pasigurie të thellë një pasojë që sipas librit vazhdoi të ndikonte në jetën e saj deri në fund.
    Dokumentet e falsifikuara, sipas librit, bënë që Diana të besonte se rrethi i saj i ngushtë ishte duke e tradhtuar. Ajo dyshonte te policia, ndihmësit dhe madje te sekretarja e saj personale, duke u distancuar nga shumica e njerëzve që e kishin mbështetur.
    Në një intervistë për ITV, Webb thotë se Charles Spencer lidh këtë izolim të Dianës me ngjarjet tragjike që do të pasonin. “Ajo e humbi besimin te të gjithë,” tha ai. “Dhe 18 muaj më vonë, e gjejmë në një Mercedes me një shofer të dehur  një situatë nga e cila ajo nuk kishte më asnjë mekanizëm mbrojtës.”
    Pretendimet e librit pritet të rikthejnë debatin e ashpër për etikën journalistike të BBC-së. Rrjeti tashmë e ka pranuar se dokumentet e Bashir ishin falsifikuar dhe ka kërkuar falje, por akuzat e reja për një mbulim të qëllimshëm shumëvjeçar e vendosin BBC-në sërish nën presion.

  • Reagim i fortë nga Sara Gjordeni: Mos më uroni për shtatzëni që s’ekziston

    Reagim i fortë nga Sara Gjordeni: Mos më uroni për shtatzëni që s’ekziston

    Sara Gjordeni ka reaguar me tone të forta mbrëmjen e sotme pas komenteve të shumta që i urojnë shtatzëni dhe “bebin numër 2”. Në një postim të drejtpërdrejtë në Instagram, ajo ka hedhur poshtë të gjitha aludimet, duke e bërë të qartë se lajmet nuk kanë asnjë bazë.
    “NUK jam shtatzënë, e as kam deklaruar diku se jam në pritje të ëmbël,” shkruan Sara, e cila duket se është lodhur nga komentet që, sipas saj, po krijojnë presion të panevojshëm dhe po ushqejnë thashetheme të pabazuara.
    Ajo shprehet se nuk kupton arsyen pse njerëzit nxitojnë të bëjnë komente të tilla, duke lënë të nënkuptohet se komentet mbi shtatzëninë lidhen me vërejtje mbi peshën e saj aktuale. “Nëse është një mënyrë për të evidentuar me ligësi se s’jam në peshën time të zakonshme, atëherë s’jeni në rregull,” thekson ajo, duke mos kursyer kritikat për ndjekësit që, sipas saj, tejkalojnë kufijtë e respektit.
    Reagimi i saj publik shihet si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj spekulimeve që prej ditësh qarkullojnë në rrjet, pavarësisht se Sara nuk ka dhënë asnjë sinjal që mund të nënkuptojë shtatzëni. Ajo e ka theksuar qartë se aktualisht nuk është në pritje të fëmijës së dytë dhe nuk ka asnjë arsye që dikush të mendojë të kundërtën.
    Në fund të reagimit të saj, Sara e mbyll sqarimin me të njëjtin mesazh të prerë: “NUK jam shtatzënë,” duke kërkuar indirekt që komentet dhe insinuatat të ndalojnë njëherë e mirë.

  • Rama do të mblidhte qeverinë! Takimi anulohet, do të drejtohej nga Balluku

    Rama do të mblidhte qeverinë! Takimi anulohet, do të drejtohej nga Balluku

    foto iluatruese

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama pritej të mbledhte nesër qeverinë para samitit “Plani i Rritjes – Rruga jonë drejt BE-së” (Growth Plan “Our Pathway to EU”), ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos do të ndajnë diskutime për planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian.

    Por mbledhja e kabinetit qeveritar ku pritej të diskutohej vendimi i GJKKO për shkarkimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku është anuluar. Mbledhja do të drejtohej pikërisht nga vetë Balluku, ndërsa kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin e BE./ZËRI