Day: November 21, 2025

  • Berisha vë në pikëpyetje kasetën e “21 Janarit”, Hoxha shpërthen: Është regjistruar në diktofon, s’e prek dot as AI

    Berisha vë në pikëpyetje kasetën e “21 Janarit”, Hoxha shpërthen: Është regjistruar në diktofon, s’e prek dot as AI

    Gazetari Artan Hoxha ka komentuar deklaratat e kryetari i PD Sali Berisha, i cili në momentin që doli nga Prokuroria e Posaçme ku u thirr për “21 janarin” hodhi dyshime mbi autenticitetin e kasetës që është në posedim të Hoxhës.
    I ftuar në një studio televizive, gazetari tha se kaseta është e regjistruar me diktofon, dhe origjinalit nuk ka çfarë t’i bëjë as inteligjenca artificiale.
    “Berisha ishte thirrur si person në dijeni. Ndryshe nga herët e tjera, Berisha ndryshoi qëndrimin për “21 Janarin”. Tani tha ajo kaseta e audion regjistrimit është e manipuluar. E vërteta është se ajo kasetë është kasetë diktofoni, që nuk ka asgjë çfarë t’i bëjë as AI. Nëse BKH ose prokurori do të më thërrasin do ta dorëzoj origjinalin”, tha ai.

  • Shehu komenton shortin në Poloni: Ne kemi lojtarë shumë të mirë, gjithçka mund të ndodhë

    Shehu komenton shortin në Poloni: Ne kemi lojtarë shumë të mirë, gjithçka mund të ndodhë

    Shqipëria do të përballet me Poloninë në gjysmëfinalen e ‘play off’-it për në Kupën e Botës. Julian Shehu ka komentuar këtë përballje në një intervistë për “Goal.pl”. Mefushori shqiptar i konsideron shanset të barabarta për të dyja ekipet dhe është i mendimit se fituesi do të vendoset nga detajet.
    “Sinqerisht, në ‘play off’, çdo kundërshtar është i fortë. Polonia ka lojtarë vërtetë shumë të mirë, por këto janë ato lloj ndeshjesh për të cilat ëndërron si një lojtar profesionist. Polonia është një ekip shumë i mirë, me futbollistë shumë të mirë dhe me një trajner të shkëlqyer, të cilin e kujtoj që nga koha e tij te Gornik Zabërze. Mendoj se detajet e vogla do të vendosin se cili do ta fitojë ndeshjen.
    Të luajturit në shtëpi është gjithmonë një avantazh. Por ‘play off’-et kanë rregullat e tyre dhe gjithçka mund të ndodhë. Do të thoja se shanset janë thuajse 50/50. Të dyja skuadrat kanë cilësi dhe janë shumë të motivuara. Levandovski është një nga lojtarët më të mirë në botë. Ajo që ka bërë ai për këtë vend është e pabesueshme. Gjithashtu edhe ne kemi lojtarë vërtetë të mirë, me një ndikim jashtëzakonisht të madh si në fushë, ashtu edhe jashtë saj”, ka deklaruar Julian Shehu./Sport Ekspres/

  • “Tmerri” i 20 ditëve burg, Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë

    “Tmerri” i 20 ditëve burg, Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë

    Bota E Premte, 21 Nëntor 2025 21:54
    Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, ka shkruar një libër 216-faqesh ku përshkruan 20 ditët që kaloi në izolim në burgun famëkeq La Santé në Paris. Ditar i një të Burgosuri”, do të publikohet më 10 dhjetor, konfirmon shtëpia botuese Fayard.
    Sarkozy, 70 vjeç, u dënua me pesë vjet burg, maksimumi për “komplot kriminal” – pasi u shpall fajtor për pranimin e fondeve të paligjshme nga diktatori libian Muammar Gaddafi për fushatën e tij presidenciale të vitit 2007. Megjithëse qëndroi vetëm 20 ditë në burg, ai ka shkruar mesatarisht 11 faqe në ditë, duke përshkruar përvojën si “një makth të vërtetë”.

    Në librin e tij ai tregon se zhurma në burg është “e pandërprerë” dhe se jeta e brendshme “forcohet” në izolim. Sarkozy u mbajt vetëm në një qeli të vogël, i ndarë nga të burgosurit e tjerë për shkak të kërcënimeve me vdekje. Dy oficerë policie ruanin qelinë ngjitur ditë e natë.

    Pasi apeloi vendimin, gjykata e Parisit e liroi më 10 nëntor nën mbikëqyrje gjyqësore. Ai tani jeton sërish në shtëpinë e tij 5 milionë paund me bashkëshorten Carla Bruni dhe duhet të mbajë një byzylyk elektronik. Megjithatë, ai ende nuk ia ka hedhur: nëse humbet apelin në mars, mund të kthehet sërish në La Santé.

  • Klipi që tregoi bullizimet e saj dhe të Benitës, Alba ngritet në këmbë dhe akuzon: Sistem i fëlliqur

    Klipi që tregoi bullizimet e saj dhe të Benitës, Alba ngritet në këmbë dhe akuzon: Sistem i fëlliqur

    Showbiz E Premte, 21 Nëntor 2025 21:48
    Prime i kësaj të premte në ”Big Brother Kosova Vip 4” solli një nga debatet më të tensionuara, teksa moderatorit Alaudin Hamiti iu desh të përballej drejtpërdrejt me banoren Alba Pollozhani pas transmetimit të një klipi shumë të komentuar.
    U shfaq pamja e një përmbledhjeje që tregonte sjelljen e banoreve Alba dhe Benita ndaj banores më të re të shtëpisë, Elijona Binakaj, ku nga audienca u perceptua si bullizim i vazhdueshëm gjatë gjithë javës. Menjëherë pas transmetimit të klipit, Alba reagoi në mënyrë të ashpër dhe të pakontrolluar, duke e cilësuar videon si të montuar qëllimisht për ta nxjerrë atë në dritë negative.
    “Sistem i fëlliqur!”, u dëgjua të thoshte ajo, teksa largohej nga zona e diskutimit. Ende nuk dihet nëse Alba do të qëndrojë në program apo nëse do të marrë një vendim final për t’u larguar. Ngjarja ka ndezur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe pritet që produksioni të japë një sqarim gjatë orëve në vijim.

  • Alba nuk e pranon videon, shan dhe akuzon produksionin për montazh

    Alba nuk e pranon videon, shan dhe akuzon produksionin për montazh

    Showbiz E Premte, 21 Nëntor 2025 22:09
    Situata në ”Big Brother Kosova Vip 4” është tensionuar ndjeshëm pas transmetimit të klipit ku Alba Pollozhani shfaqej në skena të interpretuara si bullizuese ndaj banores së re, Elijona Binakaj. Pas debatit të ashpër në “prime”, Alba nuk e ka pranuar mënyrën se si u paraqitën pamjet dhe ka reaguar emocionalisht.
    Menjëherë pas përplasjes me moderatorin Alaudin Hamiti, Alba është larguar nga pjesa kryesore e shtëpisë dhe ka shkuar e vetme në dhomën e gjumit, ku është parë duke qarë. Ajo ka refuzuar të komunikojë me banorët e tjerë, ndërsa pjesa tjetër e shtëpisë ka mbetur e shqetësuar për gjendjen e saj.
    Aktualisht nuk dihet nëse Alba ndodhet në dhomën e rrëfimit apo nëse ka marrë vendimin për të braktisur përfundimisht shtëpinë e BBVK. Produksioni nuk ka dhënë ende asnjë komunikim zyrtar.

  • Tregu i kriptove në rënie të lirë: Bitcoin 81 mijë $, humbje rekord

    Tregu i kriptove në rënie të lirë: Bitcoin 81 mijë $, humbje rekord

    Tregu i kriptomonedhave po hyn në një fazë kritike, ndërsa Bitcoin po shkon drejt performancës së tij më të keqe mujore, që nga kriza e vitit 2022, duke sjellë kujtime të debaklit të TerraUSD dhe FTX.
    Të premten (21 nëntor), kriptomonedha më popullore ra deri në 6.4%, në 81,629 dollarë (në fillim të javës regjistroi 90 mijë USD, kurse në shtator ishte 126 mijë USD), ndërsa Ether humbi më shumë se 7.6%, duke rënë nën 2,700 dollarë.
    Tokenët më të vegjël ndoqën shembullin, ndërsa tregjet evropiane të aksioneve janë gjithashtu në rënie, duke konfirmuar “kthimin” e plotë të investitorëve në modalitetin e shmangies së rrezikut.
    Vetëm në nëntor, Bitcoin ka humbur rreth 25% të vlerës së tij, rënia më e madhe mujore që nga qershori 2022, kur “Stablecoin TerraUSD” i Do Kwon u shemb, duke shkaktuar një kaskadë falimentimesh të korporatave që kulmuan me falimentimin e bursës FTX të Sam Bankman-Fried.
    Pavarësisht një klime “miqësore ndaj kriptomonedhave” në Shtëpinë e Bardhë nën Donald Trump dhe rritjes së adoptimit institucional të aseteve dixhitale, Bitcoin ka rënë më shumë se 30% që nga rritja e tij mbresëlënëse në nivelet më të larta të të gjitha kohërave në tetor.
    Rënia u përshpejtua pas një “raundi” shpërthyes likuidimesh më 10 tetor, i cili “avulloi” 19 miliardë dollarë dhe fshiu rreth 1.5 trilionë dollarë nga kapitalizimi total i të gjitha kriptovalutave.
    Vetëm në 24 orët e fundit, likuiditeti shtesë në pozicionet e levuara tejkaloi 2 miliardë dollarë, sipas të dhënave nga CoinGlass.

  • Berisha: Balluku ushtroi presion ndaj Ramës për padinë në Kushtetuese

    Berisha: Balluku ushtroi presion ndaj Ramës për padinë në Kushtetuese

    Kreu i PD Sali Berisha ka publikuar një status në rrjetet sociale ku shkruan se zv.kryeministrja Belinda Balluku ka ushtruar presion ndaj Ramës për të dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese padinë kundër vendimit të GJKKO-së që ka pezulluar detyrën e saj.
    Sipas Berishës, gjatë një takimi disaorësh të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Kryeministri, Rama fillimisht nuk ka pranuar të firmosë padinë.
    Por Berisha thotë se situata ka ndryshuar pas një telefonate të mesnatës mes Ramës dhe Ballukut, në të cilën zv.kryeministrja e ka kërcënuar se do të bëheshin publike komunikime të ndjeshme, përfshirë mesazhe që lidhen me projektin e tunelit, nëse padia nuk depozitohej brenda ditës.
    Berisha deklaron se pas presionit të ushtruar, Rama ka urdhëruar në orët e para të mëngjesit përgatitjen dhe dorëzimin me urgjencë të padisë në Gjykatën Kushtetuese.
    Postimi i Berishës:
    Lubia ‘palos’ Palloshin e gjatë!
    Nga kacafytja 7-orëshe mbrëmë në zyrën e Edi Ramës, del se Lubia e ‘palosi’ Palloshin e gjatë. Kapitullimin e Ramës, i cili për 7 orë nuk kishte pranuar të bëhej paditës i vendimit të ligjshëm të GJKKO, Lubia e arriti pas një telelefonate që pati në mesnatë me Ramën.
    Ajo e njoftoi Ramën se SMS-t për tunelin e Palloshit të gjatë, dhe jo vetëm për atë që ai ka shkëmbyer me Lubinë, por dhe me vetë Ervis Berberin, i cili paska patur maninë që çdo mesazh t’ia ridërgojë jo vetëm zonjës së tij, por edhe në disa drejtime të tjera, do të bëhen publike në rast se ai nuk dërgon si kryeministër padinë brenda ditës së nesërme në Gjykatën Kushtetuese. Lubia, në tërbim të pakufishëm, e siguroi Ramën se pas saj, ai e kishte radhën.
    Kështu që Rama, të cilit i dridhen leqet e këmbës nga kërcënimi i çmendur i Lubisë, urdhëroi në mëngjes herët, tashmë i ‘palosur’, Don Agaçion të përgatiste dhe dorëzonte me urgjencë në emër të Këshillit të Hajdutëve në Gjykatë Kushtetuese padinë… në emër të telefonatës që pati Lubia!
    Cili-viu, viu-viu,
    kush ia bën ia bën vetiu?
    Keni parë, a s’keni parë,
    shkon i vdekuri me të gjallë…

  • Aksidenti në Rrugën Kombit! Arrestohen shoferët, përplasja fatale mes dy kamionëve i merr jetën të riut 24-vjeçar

    Aksidenti në Rrugën Kombit! Arrestohen shoferët, përplasja fatale mes dy kamionëve i merr jetën të riut 24-vjeçar

    Një përplasje tragjike u regjistrua mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, pranë fshatit Qafë Mollë në Mirditë, ku humbi jetën 24-vjeçari Eugen Bardhoku. Automjeti i të riut u përplas me dy kamionë, ndërsa shkaqet e aksidentit mbeten ende nën hetim.
    Policia ka shoqëruar një prej drejtuesve të kamionëve, Vllaznim Gashi, ndërsa shoferi i dytë është identifikuar si Nexhmedim Isufi.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur të gjitha rrethanat, ndërkohë që aksioni ka shkaktuar bllokim të rënduar të trafikut, duke lënë qindra qytetarë të bllokuar në aksin rrugor.
    Njoftimi:
    Mirditë / Informacion paraprak
    Rreth orës 19:45, në “Rrugën e Kombit”, në fshatin Qafë Mollë, Mirditë, janë përplasur tre automjete (dy kamionë dhe një autoveturë).
    Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. B., rreth 24 vjeç.
    Drejtuesi i njërit prej kamionëve, shtetasi V. G., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • Ballafaqimi i shumëpritur! Donald Trump takohet me kryebashkiakun që e kritikoi, Zohran Mamdani

    Ballafaqimi i shumëpritur! Donald Trump takohet me kryebashkiakun që e kritikoi, Zohran Mamdani

    Presidenti i SHBA, Donald Trump, priti sot në Zyrën Ovale kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani. Gjatë takimit, Trump e etiketoi Mamdanin si “komunist” dhe paralajmëroi se mund të ndërpriste fondet federale për qytetin e Nju Jorkut. Nuk ka informacion nëse do të ketë deklarata për mediat pas bisedës.
    Zohran Mamdani, 34 vjeç, u zgjodh kryebashkiak më 4 nëntor me mbi 50% të votave, duke mundur dy rivalë, përfshirë ish-guvernatorin demokrat Andrew Cuomo, dhe duke regjistruar pjesëmarrjen më të lartë të votuesve në një zgjedhje për kryebashkiak që nga viti 1969.
    Një ditë më parë, Mamdani kishte deklaruar se ishte i gatshëm për takimin në Shtëpinë e Bardhë, duke theksuar se fokusi do të ishte kostoja e jetesës për qytetarët e Nju Jorkut.
    Trump dhe Mamdani kanë një histori kritike reciproke, pasi të dy kanë shprehur publikisht mosmarrëveshje për politika dhe qeverisje të qytetit.

  • Kosova shkon në zgjedhje të reja, KQZ e papërgatitur dhe pa para: Do kërkojmë fond shtesë

    Kosova shkon në zgjedhje të reja, KQZ e papërgatitur dhe pa para: Do kërkojmë fond shtesë

    Pas dështimit të formimit të qeverisë, Kosova do shkojë në zgjedhje të parakohshme më 28 dhjetor.
    Për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve edhe një palë zgjedhje, të katërtat brenda një viti, paraqesin sfidë, sidomos në aspektin financiar, për çka deri më tani nuk ka mjete buxhetore të planifikuara për organizimin e tyre.
    “Jemi të përgatitur për t’i përmbushur në tërësi01:08 01:31 Ne sigurisht mjete nuk kem për të organizuar edhe një palë zgjedhje. Jemi duke i draftuar dhe hartuar të gjitha kërkesat tona”, tha anëtari i KQZ, Arianit Elshani.
    KQZ, nuk e ka të definuar shumë se sa do të kushtojnë për shtetin këto zgjedhje, porse vlera pritet të jetë rreth 8 milionë euro, aq sa kanë kushtuar zgjedhjet parlamentare të nëntë shkurtit.
    “Shuma mund të jetë e përafërt, por duhet të veçojmë edhe një fakt shtesë se edhe për zgjedhjet e nëntë shkurtit edhe për lokalet kemi pasur disa investime kapitale zgjedhore që i kemi bërë për herë të parë, që janë teknologjike, konsideroj që kjo shumë do të jetë më vogël por mbetet të shihet”, tha Elshan.
    Anëtari i KQZ-së nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, pret që qeveria të kryej punën e saj dhe të alokojë mjetet e nevojshme për procesin e zgjedhjeve të parakohshme, derisa shton se ky institucion është i gatshëm për organizimin e procesit.
    Së shpejti Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të hartojë raportin financiar mbi kushtueshmërinë e zgjedhjeve të parakohshme. Ndërkohë që 7.9 milionë euro kushtuan zgjedhjet parlamentare të nëntë shkurtit e 10.5 milionë dy raundet e zgjedhjeve lokale.
    Për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky institucion ka nisur përgatitjet, përderisa akoma nuk ka përfunduar në tërësi procesi i certifikimit të rezultateve të balotazhit të zgjedhjeve lokale.