Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar pasi GJKKO pezulloi nga posti i zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Ballukun, ndërsa i është ndaluar edhe dalja jashtë territorit të Shqipërisë.
Salianji shprehet se kjo goditje sipas tij nuk është surprizë po një provë e qartë se qeveria është kalbëzuar në çdo qelizë.
Sipas tij, Shqipëria ka nevojë urgjente për një qeveri jo të korruptuar teksa shton se Edi Rama duhet të japë dorëheqjen.
Reagimi i Salianjit:
Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!
Shqipëria ka nevojë urgjente për një qeveri tranzitore që të garantojë brenda pak kohësh zgjedhje të lira , të ndershme dhe me standarde evropiane.
Korrupsioni galopant, abuzimet e përditshme dhe kapja e institucioneve kanë çuar në rrënimin e shtetit. Goditjet e fundit nga drejtësia ndaj njerëzve më të fuqishëm të pushtetit nuk janë surprizë për askënd, janë provë e qartë e asaj që kemi thënë prej vitesh, qeveria është kalbëzuar në çdo qelizë.
Edi Rama është shndërruar në pengesën kryesore të Shqipërisë, në simbolin e një sistemi të korruptuar që prodhon padrejtësi, pabarazi dhe varfëri.
Ai është sot e keqja e Shqipërisë.
Koha për ndryshim ka ardhur dhe hapi i parë është dorëheqja e Edi Ramës dhe krijimi i një qeverie tranzitore që i kthen vendit besimin dhe demokracinë!
Day: November 20, 2025
-

Masat ndaj Ballukut/ Salianji: Qeveria e kalbur në çdo qelizë! Rama të japë dorëheqjen
-

Miratimi i buxhetit, SPAK refuzon prezencën fizike të Veliajt në Këshillin Bashkiak
SPAK ka refuzuar kërkesën e këshilltarëve bashkiakë të Tiranës për lejen e posaçme që do t’i mundësonte kryebashkiakut në detyrë, Erion Veliaj, të merrte pjesë fizikisht në mbledhjen e nesërme të Këshillit Bashkiak ku do të diskutohet buxheti i vitit të ardhshëm.
Sipas njoftimit zyrtar, SPAK ka vendosur të mos e aprovojë kërkesën, duke argumentuar se rasti nuk hyn në kategoritë e përcaktuara nga ligji për të cilat mund të jepet leje për personat nën masën e sigurisë.
“Nuk aprovohet kërkesa për lejen fizike të Erion Veliajt për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës,” thuhet në përgjigjen e SPAK, i cili sqaron se mbledhja për buxhetin nuk konsiderohet arsye e ligjshme për të dhënë një përjashtim nga masa aktuale e sigurisë ndaj tij.
Këshilltarët bashkiakë kishin kërkuar që Veliaj të ishte i pranishëm për të dhënë sqarime në lidhje me projektbuxhetin, por vendimi i SPAK e bën të pamundur pjesëmarrjen e tij fizike në seancë. -

Kërkuan Veliajn në mbledhje, SPAK rrëzon kërkesën e Këshillit Bashkiak Tiranë
SPAK nuk e ka miratuar kërkesën e Këshillit Bashkiak që Erion Veliaj të marrë pjesë fizikisht në mbledhjen që do të mbahet ditën e nesërme ku do të diskutohet për buxhetin 2026. Burime e bëjnë me dije këtë, por nuk dihet nëse do ta lejojë kryebashkiakun që të marrë pjesë online në mbledhje.
Në kërkesën e firmosur nga 22 anëtarë socialistë thuhej se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.
Kjo kërkesë erdhi pasi Kushtetuesja rrëzoi vendimin e qeverisë dhe la Veliajn në detyrë si kryebashkiak i Tiranës. -

Gjykata vendos masë sigurie “arrest shtëpie” për kreun e ARRSH
GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Gentian Gjyli, kreu i ARRSH dhe Erald Elezit, aktualisht drejtor i KESH. Ata janë dy nga 5 personat që janë marrë të pandehur për tenderin e Llogarasë.
Ndërkohë për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, GJKKO ka vendosur pezullim nga detyra, si edhe i është ndaluar largimi jashtë vendit. -

Gjykata e pezulloi nga detyra, Balluku i shkon Ramës në zyrë
Belinda Balluku ka shkuar paraditen e kësaj të enjteje në Kryeministri.
Mbërritja e numrit dy të qeverisë në ambientet e Kryeministrisë, është bërë pak pas bërjes publike të lajmit se GJKKO e ka pezulluar nga detyra e zv.Kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, nën akuzën për shkelje e barazisë në tendera në lidhje me tunelin e Llogarasë dhe për lotin 4 të Unazës së Madhe në Tiranë.
Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit që ju është vendosur në dispozicion shkresa, janë urdhëruar të vënë në dijeni zv.kryeministren Belinda Balluku për masat e dhëna nga Gjykata e Posaçme.
Veç masave ndaj Ballukut, burime jo zyrtare bëjnë me dije se janë vendosur dhe dy masa sigurie “arrest në shtëpie” për dy funksionarë të tjerë, Erald Elezin, kreu i KESH, dhe Gentian Gjyli, kreu i ARRSH. -

Shkarkohet Kryeprokurori i Kosovës, dyshohet se bashkëpunoi me gjyqtaren serbe për…
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka shkarkuar sot më 20 nëntor 2025, Besim Kelmendin nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, raporton Betimi për Drejtësi, medium i specializuar në fushën e drejtësisë.
Shkarkimi është raportuar të jetë bërë me pesë vota pro, ndërsa në vendin e tij, si ushtrues detyre i Kryeprokurorit ë Shtetit, është caktuar Agron Qalaj.
Propozimi për shkarkimin e Kelmendit është bërë nga anëtarja e Këshillit, Jehona Grantolli.
Kryesuesi i takimit, Ardian Hajdaraj ka thënë se në takim ka pasur kuorum të mjaftueshëm për votim, dhe që prania e Kelmendit nuk ka qenë e nevojshme pasi ai do të duhej përjashtuar nga procesi, meqë diskutimet janë bërë për të.
Kelmendi e ka lëshuar sallën disa minuta para votimit, pasi në diskutime e sipër me anëtarë tjerë të KPK-së, ka vlerësuar që propozimi për shkarkimin e tij është përpjekje për shkatërrim të sistemit.
Shkarkimi i tij vjen një ditë pasi ai e ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media, në të cilën i ka mohuar pretendimet se ka bashkëpunuar me gjyqtaren serbe, Danica Marinkoviç, më 1999, e cila e kishte përsipër rastin e masakrës së Reçakut.
Atëbotë, Marinkoviç punonte si gjyqtare në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, dhe e kishte cilësuar masakrën si “ngjarje të trilluar”. Në atë masakër u vranë 45 civilë shqiptarë. Kelmendi e ka konfirmuar se gjatë ditës së mërkurë është paraqitur si dëshmitar në Prokurorinë Speciale të Kosovës lidhur me punën e tij në gjykatë në kohën kur ka ndodhur masakra.
Sipas tij, në atë periudhë ishte i punësuar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë si bashkëpunëtor profesional, duke theksuar se kryente punën e procesmbajtësit, andaj i mohoi akuzat se ishte asistent i Marinkoviçit. Sipas tij, Marinkoviç ishte gjyqtarja që “zhduku provat për masakrën e Reçakut”.
Deklarimet e tij vijnë pas pretendimeve të medias lokale në Kosovë, Paparaci, se Kelmendi kishte qenë i përfshirë në trajtimin e rastit të Reçakut më 1999.
Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur t’i verifikojë pretendimet e këtij mediumi.
Përgjatë konferencës së 19 nëntorit, Kelmendi u pyet edhe pse u ftua si dëshmitar në Prokurorinë Speciale.
“Jam thirrur si dëshmitar sepse një person, që ka qenë prokuror në atë kohë, me emrin Ismet Shufta, kur e kanë pyetur se kush ka punuar në Gjykatë, ai ka përmendur emrat e njerëzve që i kanë rënë ndërmend. I kishte rënë në mend edhe emri im sepse sot jam U.D. i Kryeprokurorit. Nuk e di pse, sepse s’kam marrë asnjë arsyetim”, tha Kelmendi.
Ai shtoi se është i gatshëm të shkojë sërish në Prokurori për këtë rast.
Për Reçakun
Pretendimet e atëhershme të gjyqtares serbe, Marinkoviq për masakrën e Reçakut, janë në linjë të njëjtë edhe me narrativin e tanishëm që kanë autoritetet serbe për këtë ngjarje.
William Walker, që gjatë vitit 1999 kishte shërbyer si shef i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) kishte dokumentuar krimet e kryera në këtë fshat.
Pas masakrës së Reçakut, në mars të vitit 1999, NATO-ja i sulmoi caqet ushtarake policore në ish-Jugosllavi.
Pas 78-ditësh të sulmeve, bombardimet janë ndërprerë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, kishte mundësuar edhe kthimin në shtëpitë e tyre të më shumë se 800.000 refugjatëve, personave të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës.
Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998/99, janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.
Afër 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë. -

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 21 Nëntor 2025
Dashi
Do keni një marrëdhënia goxha te mire gjate kësaj dite ju dhe partneri. Gjithçka do shkoje për mrekulli, madje mund te merren edhe vendime me rëndësi te madhe. Beqaret duhet ta shfrytëzojnë ditën dhe te përfitojnë sa te mundin nga ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar do jete Saturni ai qe do ndikoje pozitivisht dhe do ua ndryshoje rrënjësisht gjendjen.
Demi
Te dashuruarit do ndihen mire ne krahët e partnerit te tyre dhe do dashurohen si ta ndiejnë. Ai nga ana tjetër do mendoje për surpriza. Për beqaret ende nuk do vije çasti i shumëpritur. Edhe sot ata do kalojnë një dite te qete dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Ne planin financiar ka rrezik qe gjerat te mos ecin si duhet. Do keni goxha vështirësi.
Binjaket
Dite shume e bukur dhe pa probleme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ja kaloni me se miri ne krahët e partnerit tuaj dhe shpesh do ju duket vetja si ne ëndërr. Beqaret ka rrezik te bëjnë gabime te pafalshme duke u afruar mjaft me një person aspak te përshtatshëm. Ne planin financiar duhet vetëm te tregoheni me te matur. Gjithçka do ece si duhet me pas.
Gaforrja
Te dashuruarit do i arrijnë te gjitha objektivat qe i kishin vene vetes dhe do ndihen te plotësuar. Secili do japë shume nga vetja për te ruajtur klimën e ngrohte. Ka shume mundësi qe beqaret te fillojnë te ndiejnë për një mik te vjetër. Edhe vete do ju duket çudi, por ja qe ne jete nuk ka asgjë te pamundur. Te ardhurat do kenë goxha përmirësime. Do ndiheni shume te qete kur te shpenzoni.
Luani
Planetët do jene te pozicionuar mire sot ne jetën tuaj ne çift dhe do ju nxitin te përkujdeseni gjithnjë e me shume për personin qe keni ne krah. Nuk priten aspak probleme. Beqaret nga ana tjetër do kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni rreziqe sepse situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit.
Virgjeresha
Jo çdo gjë qe dëshironi do ju plotësohet gjithë kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje. Tregohuni shume te kujdesshëm me kritikat qe do i bëni partnerin sepse situata mund te nxehet. Beqaret duhet te tregohen te sinqerte me personat qe do i joshin dhe jo t’i gënjejnë ata. Te ardhurat do vazhdojnë te jene delikate. Mos kryeni asnjë operacion qe mund te jete i rrezikshëm.
Peshorja
Do e mbani gjithë kohës ne pëllëmbe te dorës sot atë qe keni ne krah dhe do mundoheni ne çdo moment ta surprizoni. Gjithçka do ece me se miri ne jetën ne çift. Beqaret duhet te dalin neper takime dhe te njihen me sa me shume persona, por jo te nxitohen e te marrin menjëherë vendime. Ne planin financiar duhet te vendosni pak rregull.
Akrepi
Ne një mënyrë apo ne një tjetër do arrini sot t’i zgjidhni te gjitha problemet qe keni pasur ne jetën tuaj ne çift. Si ju ashtu edhe ai qe keni ne krah do bëni lëshime. Beqaret nuk do i rezistojnë dot tundimit dhe do fillojnë shpejt një lidhje me personin qe po i josh. Ne planin financiar situata nuk do jete ne gjendjen me te mire. Kujdes me çdo lloj shpenzimi.
Shigjetari
Do përjetoni emocione pa fund gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Partneri do jete romantik dhe do iu mahnite ne çdo çast. Beqaret duhet t’i harrojnë njëherë e mire ato qe kane kaluar dhe ta lënë zemrën te lire. Problemet financiare mos i lini për nesër, por rregullojini sa me pare. Yjet ne fakt do i keni gjithmonë ne krah. Dita do jete me goxha fat.
Bricjapi
Kjo dite do jete shume entuziazmuese për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni te lumtur pranë partnerit dhe do dashuroheni si ta ndjeni. Beqaret nuk do arrijnë dot te fiksohen pas dikujt duke qene se do njihen me shume persona. Ne planin financiar gjerat do ecin me se miri. Megjithatë vazhdoni te tregohuni te matur dhe sa me te arsyeshëm me shpenzimet.
Ujori
Çiftet do e përforcojnë bashkëpunimin dhe do mendojnë te planifikojnë te ardhmen. Ata qe janë vetëm do lodhen se kërkuari dashurinë e madhe, por serish do jene pa fat. Me mire te merren me diçka tjetër ne mënyrë qe ta humbin mendjen. Perspektivat financiare janë goxha te mira sot. Do keni mundësi te shpenzoni sa doni dhe te hiqni disa para mënjanë.
Peshqit
Edhe pse do jeni shume te ngarkuar me pune, do e gjeni kohen për t’iu përkushtuar atij qe keni ne krah. Do kaloni çaste te këndshme dhe do i harroni njëherë e mire problemet e mëparshme. Beqaret fale Marsit do realizojnë disa takime te këndshme. Te ardhurat do kenë disa përmirësime te vogla. Kënaquni me aq njëherë dhe mos kërkoni te bëni çmenduri. -

Situata nga reshjet e shiut, Ministria e Mbrojtjes: Prani uji në disa banesa dhe bllokim të disa rrugëve. FA dhe strukturat civile, në terren
Reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit, kanë sjellë përmbytje dhe rrëshqitje toke në shumë qarqe të vendit, duke prekur toka bujqësore, rrugë dhe banesa. Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar situatën e krijuar në vend si pasojë e këtyre reshjeve.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në qarqet Durrës, Lezhë, Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe qarqe të tjera po punohet për hapjen e rrugëve të bllokuara, rikthimin e energjisë, forcimin e argjinaturave dhe largimin e ujit nga oborret e shtëpive. Në qarqet Dibër dhe Mat, Ministria informon se janë evakuuar familje të rrezikuara, ndërsa në zonat rurale po punohet për rikthimin e qarkullimit rrugor.
Strukturat e mbrojtjes civile, njësitë vendore dhe Forcat e Armatosura kanë punuar pa ndërprerje për pastrimin e akseve rrugore, mbrojtjen e banorëve dhe evakuimin e familjeve në zonat më të rrezikuara.
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbeten në monitorim të pandërprerë dhe të gatshme për ndërhyrje të menjëhershme në rast përkeqësimi të situatës.
Situata në qarqe:
Durrës: Në Sukth po pastrohen kanalete me eskavatorë, ndërsa në Ishëm dhe Thumanë ekipet punojnë për hapjen e rrugëve të bllokuara dhe forcimin e argjinaturave. Zona të tjera si Bubq, Mazhë dhe Mallkuç janë prekur nga përmbytjet e tokave bujqësore.
Lezhë: Në Shënkoll po punohet për mbylljen e çarjes së argjinaturës së Vainit. Në Shëngjin 10 forca të FA, 3 automjete dhe 3 pompa po largojnë ujin nga oborret e shtëpive dhe hoteleve. Në Kurbin dhe Mirditë po riparohen urat dhe pastrohen rrugët e bllokuara.
Kukës dhe Shkodër: Po pastrohen rrugët e bllokuara nga rrëshqitjet, ndërsa në Has vlerësohen dëmet në urat e dëmtuara. Në Shalë u hap segmenti Theth–Ndërlysaj, ndërsa pjesa tjetër vijon të jetë në punë për zhbllokimin e akseve.
Gjirokastër dhe Vlorë: Në Libohovë, Dropull dhe Memaliaj po rikthehet energjia dhe po disiplinohen ujërat, ndërsa në Vlorë dhe Sarandë po evakuohen familje dhe po largohen uji nga banesat.
Fier: Në Lushnjë po monitorohet dalja e lumit Seman, pa rrezik për banesat.
Elbasan dhe Berat: Po pastrohen akset rrugore dhe po mbrohen banesat nga dalja e lumit Kerpicë dhe Osum. Aksi Berat–Poliçan po rikthehet në funksion.
Korçë: Në Devoll, Miras, Vithkuq, Bulgarec, Maliq dhe Kolonjë po riparohen urat dhe pasojat nga rrëshqitjet e dheut. Po monitorohet edhe rezervuari i Rotit.
Dibër: Në Dibër, Klos dhe Mat po hapen rrugët e dëmtuara, evakuohen familje dhe mbrohen banesat e rrezikuara, ndërsa disa akse rurale vijojnë të jenë nën monitorim. -

Mbi 150 mijë të vdekur… Vendi po ku luftohet për të njëjtat arsye si 200 vjet më parë
Mbi 150 mijë të vdekur dhe rreth 15 milionë të zhvendosur.
Që nga prilli 2023, Sudani po përfshihet nga një luftë e ashpër mes ushtrisë së drejtuar nga gjenerali Abdel Fattah al-Burhan dhe forcave paraushtarake të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), të udhëhequra nga gjenerali Mohammad Hamdan Daglo. Sipas OKB-së, kjo është kriza më e rëndë humanitare në botë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Lufta është për pushtet dhe kontroll burimesh, por edhe pasojë e dhjetëra viteve përçarjesh sociale, rajonale dhe etnike. Që nga pavarësia në vitin 1956, vendi ka përjetuar rreth 35 raste ose tentativa të grushtit të shtetit.
Lufta disavjeçare me Sudanin e Jugut, me popullsi kryesisht jo-arabe dhe të krishterë, u mbyll në vitin 2011 me ndarjen e shtetit. Së fundmi, rënia e qytetit el-Fasher në duart e RSF-së solli dhunë me motive etnike ndaj fiseve lokale, duke rikthyer kujtimet e konfliktit të Darfurit (2003-2020).
Në një intervistë të fundit për gazetën L’Orient-Le Jour, gazetari Hammour Ziada ka dhënë detaje mbi konfliktin e përgjakshëm që po përfshin vendin e tij. Ai shpjegon se lufta ka rrënjë historike dhe shoqërore që datojnë qysh nga pavarësia e Sudanit dhe thekson se ndërhyrjet e huaja nuk ndryshojnë faktin se është një konflikt mes vetë sudanezëve.
Po kush është Hammour Ziada?I lindur më 1979 në Omdurman, ai është gazetar, aktivist dhe shkrimtar sudanez. Në vitin 2014 fitoi Çmimin Naguib Mahfouz për letërsinë arabe. Ai shpjegon se dhuna në Sudan ka rrënjë të thella historike, të lidhura me mungesën e një marrëveshjeje të përbashkët mes komuniteteve të ndryshme të vendit.
Sipas Ziada-s, Sudani është jashtëzakonisht i larmishëm, por nuk ka arritur të ndërtojë një sistem që t’i bashkojë njerëzit. Që nga pavarësia, vendi kalon vazhdimisht nga regjimet ushtarake te revoltat popullore, të cilat përpiqen të sjellin demokraci dhe dështojnë.
Këto konflikte politike janë shoqëruar nga përçarje etnike dhe sociale, të cilat shpesh janë përdorur nga pushteti për të sunduar.
Konflikti me Sudanin e Jugut, si edhe lufta e Darfurit, u përkeqësuan nga aleanca ushtri-islamistë, që u pasua me përplasje të ashpra identitare dhe fetare.
A është kjo një luftë civile?Ziada thotë po: lufta aktuale është vazhdim i konflikteve të brendshme që nga viti 1955.
Ndërhyrjet e vendeve të huaja e përkeqësojnë situatën, por nuk e ndryshojnë faktin që është një luftë mes sudanezëve. Ai thekson se tensione të rënda ekzistojnë edhe në lindje të vendit dhe se mund të shpërthejnë në çdo moment.
Ka dimension ideologjik?Edhe pse RSF përpiqet të duket sikur është në mbrojtje të demokracisë, Ziada shprehet se të dyja palët janë të ndikuara nga rrymat islamiste dhe e përdorin retorikën vetëm për të fituar mbështetje.
Ai e quan këtë një luftë për pushtet, jo për ideologji.
Nga diktatura te një shoqëri e ndarë
Ziada kujton se regjimet ushtarake e kanë formësuar Sudanin.
Fillimisht me grushtin e shtetit të vitit 1958, e më pas me ardhjen në pushtet të Jaafar Noumeyri në 1969 dhe të Omar al-Bashir në 1989. Noumeyri ndërroi ideologji nga komunizmi në islamizëm vetëm për të ruajtur pushtetin, duke forcuar bindjen se vendin duhet ta udhëheqë një lider i vetëm ushtarak.
Pas dekadave të diktaturës, shoqëria sudaneze ka mbetur e dobët, e përçarë dhe pa traditë demokratike.
Pse shkrimtari u detyrua të largohej?Ziada u largua në vitin 2009, pasi kritikoi publikisht një deklaratë fetare të disa profesorëve islamistë, e cila rezultoi të ishte plagjiaturë. Ndërkohë, ai denoncoi edhe abuzimet seksuale ndaj fëmijëve, duke shkaktuar reagime të ashpra konservatore.
Shtëpia e tij u dogj dhe ai u arratis në Egjipt.
U kthye vetëm pas rrëzimit të al-Bashir në 2019, por u detyrua sërish të largohej kur shpërtheu lufta në 2023.
Pse bota hesht për Sudanin?Ai thotë se Sudani shihet si vend periferik dhe i panjohur.
Bota i kushton vëmendje vetëm kur ka rrezik për ndarje të reja shtetërore në Lindjen e Mesme, ndërsa jeta e civilëve sudanezë duket se nuk ka peshë në sytë e ndërkombëtarëve.
Sipas tij, reagimet e shteteve varen nga interesa gjeopolitike, jo nga humanizmi.
A mund të vijë paqja?Ziada është pesimist për një ndalesë të shpejtë të luftës. Edhe një marrëveshje paqeje, sipas tij, nuk do të zgjasë, sepse shoqëria është e armatosur, e përçarë dhe e traumatizuar. Zgjidhja e vetme afatgjatë do të ishte një kontratë e re shoqërore, e bazuar mbi:
qytetarinë
barazinë
demokracinë
respektin ndërmjet komuniteteve
Pa këtë, thotë ai, asnjë armëpushim nuk do të sjellë paqe të vërtetë.
Intervista e realizuar nga Soulayma Mardam Bey për L’Orient-Le Jour -

Yamal, trashëgimtari i Messit? Jordi Alba thotë jo: Leo është i pakrahasueshëm, pa rivalë
Pas shpalljes së tërheqjes nga futbolli disa javë më parë, çka do të ndodhë në fund të sezonit, mbrojtësi i majtë i Inter Miami, Jordi Alba, është rikthyer të flasë përmes një interviste për kanalin “El Larguero”: “Jam mjaft i qetë, edhe pse nga njëra anë futbolli do të më mungojë. Pas tërheqjes do të kthehem në Barcelonë. Përvoja familjare këtu ka qenë shumë e mirë. Edhe ajo sportive, por cilësia e jetës në Spanjë është spektakolare. Të jetosh këtu është ndryshe, edhe pse jam i sigurt se disa gjëra do të më mungojnë”.
Pse u tërhoqe?Do të kisha mundur të qëndroja edhe një vit, ndoshta dy, por e di që nuk do të pendohem sepse projekte të reja janë në horizont. Ishte një vendim shumë i menduar, ashtu siç ishte ai për të lënë Barcelonën. Më pëlqen ende të luaj, por në jetën e përditshme bëhet e vështirë. Është më shumë çështje shoqërimi me shokët e ekipit apo stafin, por entuziazmi që ke në moshën 20-vjeçare shuhet ngadalë.
A do të kthehesh në “Camp Nou” si Messi?Jo, jo (qesh). Ai është më i miri i historisë, është normale të ketë çelësat e stadiumit. Unë do ta shijoj ndryshe, duke shkuar të shoh ndeshjet me familjen time. Messi nuk më ka thënë asgjë, të jem i sinqertë. As nuk e kam pyetur. Leo dëshiron një tribut dhe shpresoj që të ndodhë. E meriton, mendoj se do të ndodhë, sepse të gjithë presin atë moment.
Çfarë mendon për Lamine Yamal?Mendoj se është një lojtar fantastik, por ka edhe të tjerë të mëdhenj si De Jong, Pedri, Gavi… Ta krahasojmë me Leon? Nuk ka krahasim të mundshëm. Messi është i pakrahasueshëm, sipas mendimit tim.