Day: November 20, 2025

  • Vendim kyç për të ardhmen e Vinicius Junior, te Real Madrid nuk presin dot më

    Vendim kyç për të ardhmen e Vinicius Junior, te Real Madrid nuk presin dot më

    20 Nëntor 2025

    22:41

    Telesport

    E ardhmja e Vinicius Junior vazhdon të mbetet ende e pasigurt. Edhe pse janë publikuar raporte të ndryshme javët e fundit që sugjerojnë se lojtari do të largohet nga Real Madridi gjatë verës së ardhshme, drejtuesit e klubit madrilen ende nuk e kanë përjashtuar mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje mes palëve për rinoviminin e kontratës, e cila skadon në qershorin e vitit 2027.
    Sipas “OK Diario”, Real Madridi është ende duke punuar për rinovimin e kontratës së tij. Megjithatë, klubi është i qartë se nuk do të kompromentojë gjendjen financiare në asnjë rrethanë. Prandaj, nuk do ta rrisë pagën e brazilianit përtej asaj që është e arsyeshme dhe as nuk do t’i paguajë një bonus për zgjatjen e kontratës së tij.
    Bordi i Real Madridit është i qartë për këtë gjë dhe ka marrë vendimin e rëndësishëm. Nëse ata nuk arrijnë të sigurojnë një zgjatje të kontratës për brazilianin Vinicius Junior brenda një afati kohor të arsyeshëm me kushtet që ata kanë vendosur, lojtari do të nxirret në shitje.

  • Rrezik përmbytjeje në Vjosë, kuota arrin 8 metra, kapaciteti mbi maksimalen

    Rrezik përmbytjeje në Vjosë, kuota arrin 8 metra, kapaciteti mbi maksimalen

    Situata përgjatë shtratit të lumit Vjosë mbetet kritike, pasi niveli i ujit ka arritur kuota shqetësuese, duke rrezikuar përmbytje të mëtejshme.

    Sipas raportimeve të RTSH 24, kuota aktuale e lumit Vjosë është 8 metra, duke arritur kapacitetin mbi maksimal.

    Nëse prurjet vazhdojnë me këto ritme, ekziston rreziku real që të preken dhe të përmbyten banesa të tjera në zonat rreth lumit.

    Deri më tani, është zgjeruar ndjeshëm sipërfaqja e tokave bujqësore, të cilat tashmë janë nën ujë.

    Megjithatë, një shenjë lehtësimi vjen nga prurjet e sipërme të lumit. Prurjet në zonat e Memaliajt dhe Përmetit kanë shfaqur një tendencë në ulje, duke lënë të shpresohet për një stabilizim të situatës në vijim.

    Autoritetet mbeten në gatishmëri të plotë për të monitoruar situatën orë pas ore dhe për të ndërhyrë në rast të përkeqësimit.

  • Përroi del nga shtrati dhe dëmton argjinaturën, banorët e Kamenicës në ankth nga përmbytjet

    Përroi del nga shtrati dhe dëmton argjinaturën, banorët e Kamenicës në ankth nga përmbytjet

    Reshjet e dendura të pasdites kanë shkaktuar një situatë alarmante në fshatin Kamenicë të Korçës, ku përroi që përshkon zonën ka dalë nga shtrati, duke dëmtuar argjinaturën dhe një urë. Banesat që ndodhen në të dy anët e përroit janë në rrezik përmbytjeje, ndërsa banorët kanë kaluar net pa gjumë nga frika se uji do t’u hyjë në shtëpi.

    Gazetarja e Klan News, Daniela Zisi, raporton se deri më tani nuk ka banesa të përmbytura, por situata mbetet e tensionuar. Shërbimet Publike të Bashkisë po punojnë për pastrimin e shtratit të përroit, ndërsa niveli i ujit vazhdon të rritet.

    Një banor i zonës ka shprehur shqetësimin e tij për situatën alarmante të krijuar nga dalja e përroit nga shtrati. Ai tregon se skarpatat e betonuar më pak se një vit më parë janë dëmtuar rëndë, ndërsa pllakat pranë urës janë çarë, duke bërë që uji të përshkojë drejt banesave.

    “Siç e shikoni, lumi ka grryer skarpatat të cilat nuk kanë një vit që janë betonuar, që presupozohet që i bënë këta me 5 cm beton. Kanë plasur pllakat te ura dhe na e kthen ujin në shtëpi. Jemi të rrezikuar! Kanë bllokuar rrugën, kanë vendosur dhe shirita ‘mos kaloni’, ne kemi të sëmurë në shtëpi. Rrezikohen të gjitha banesat, ja biznesi që është këtu afër, i ka hyrë i gjithë uji brenda. I gjithë fshati këtu është, anës lumit. Thonë që është nën kontroll çdo gjë, kur në fakt nuk është. Është rritur niveli i ujit, hera e parë që na ndodhin këto gjëra. Tani ky rregullimi te lumi këtu u bë nga taksat tona dhe shih në çfarë gjendje është. Kemi frikë se do na prishen çfarë kemi në shtëpi. Edhe herë të tjera ka rënë shi, por nuk është bërë kështu, se ndodh kjo për shkak se këputen pllakat, zënë urën dhe uji hidhet jashtë pranë banesave.”, shprehet banori.

    Një tjetër banor e përshkruan gjithashtu gjendjen si tepër të rënduar, duke theksuar se përmbytjet kanë detyruar të gjithë fshatin të qëndrojë jashtë për dy ditë me radhë.

    Situata është shumë e rënduar, ka përmbytje, ka dy ditë që rrimë të gjithë bashkë jashtë dhe po hyn uji në shtëpitë tona. Siç e shihni dhe vetë si është. Na frikëson kjo situatë dhe po rrimë gjithë natën pa gjumë. Nuk është bërë punë e mirë në ndërtimin e skarpatës. Duhet të bëhet siç duhet kjo punë. Për momentin banesa të përmbytura nuk ka, por tendenca është që do hyjë ujë. Në lokale ka hyrë uji. Po vazhdoi deri në mëngjes shiu, do hyjë në banesa. Ne po rrimë i gjithë fshati jashtë banesave, siç e shihni. Kjo situatë ka ardhur nga lumi (skarpatat) që nuk është ndërtuar mirë. Po të ishte bërë mirë investimi, nuk do ishte bllokuar lumi. Nuk është pastruar asnjëherë lumi në 30 vjet. E parkojnë skavatorin sa bëjnë foto dhe nuk pastrojnë lumin.”, u shpreh banori.

  • Juristi: GJKKO nxitoi me masën ndaj Ballukut; Kalaja: Lojë e Ramës që SPAK mos të…

    Juristi: GJKKO nxitoi me masën ndaj Ballukut; Kalaja: Lojë e Ramës që SPAK mos të…

    Juristët Adriana Kalaja dhe Kreshnik Myftari e cilësojnë masën e dhënë ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku nga GJKKO si të tepruar.
    Të ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj, Kalaja dhe Myftari theksuan se në kushtet aktuale që të ketë një masë më të rënduar ndaj zonjës Balluku duhet që rrethanat e sigurimit të rëndohen.
    Për avokaten Kalaja e gjitha kjo mbetet lojë e Ramës, pasi ai nuk ka dashur që situata të shkojë në Kuvend pasi do ta vinte në pozicion më të vështirë.
    Pjesë nga biseda:
    Myftari: Që të vendoset një masë sigurimi më e rëndë duhet të rëndohen rrethanat e masës së sigurimit. Për aq kohë sa rrethanat e sigurimit nuk do të rëndohen ajo do të jetë në ato rrethana mjaft komode.
    Kalaja: Për arrestimin në shtëpi duhet autorizimi.
    Myftari: Por duhet rënduar masat.
    Kalaja: Prandaj e shoh si lojë të Edi Ramës, pasi ai nuk ka dashur që SPAK të shkojë në Kuvend me autorizim. Sepse aty do vihej në pozicion të vështirë e gjithë mazhoranca.

  • “Shqipëria drejt algokracisë”/ Rama i përgjigjet ish-shefit të Google: Diella nuk është zëvendësuese e demokracisë

    “Shqipëria drejt algokracisë”/ Rama i përgjigjet ish-shefit të Google: Diella nuk është zëvendësuese e demokracisë

    Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komenti të shkruar nga ish-drejtori ekzekutiv i Google, Erik Shmidt, i cili thoshte se me ministre AI, Shqipëria po shkonte drejt qeverisjes nga algoritmet.
    “Shqipëria është vendi i parë që ndërmerr një hap të vërtetë drejt “algokracisë”: qeverisjes me anë të algoritmit”-e nis opinionin Shmidt, për cilin Rama thotë se është zhgënjyer.
    Kreu i ekzekutivit thotë se Diella nuk është as sunduese, as zëvendësuese e demokracisë, por “kujdestare publike e konceptuar për ta bërë demokracinë të funksionojë më mirë dhe shërbimet publike më të shpejta, më të drejta dhe më transparente”.
    “Kam shumë respekt për z. Schmidt. Lidershipi e tij në Google dhe idetë e tij mbi marrëdhënien midis teknologjisë dhe shoqërisë kanë frymëzuar një brez të tërë politikëbërësish, përfshirë edhe mua. Por si kryeministër i Shqipërisë, u zhgënjeva kur lexova përshkrimin e tij për Diellën, nismën shqiptare të qeverisjes me A.I., si “një hap drejt ‘algokracisë’: qeverisjes nga algoritmet”.
    Diella nuk është as sunduese dhe as zëvendësuese e demokracisë. Ajo është një shërbyese civile digjitale, një kujdestare publike e konceptuar për ta bërë demokracinë të funksionojë më mirë dhe shërbimet publike më të shpejta, më të drejta dhe më transparente.
    Për dekada me radhë, Shqipëria, si shumë demokraci të reja, është përballur me korrupsion në prokurimet publike. Kur rregullat shkelen, nuk janë algoritmet që dështojnë, por njerëzit.Diella është ndërtuar për të zbatuar ligjet dhe procedurat ekzistuese paanshmërisht dhe pa ndikim politik. Vlerat që ajo zbaton — drejtësia, transparenca, efikasiteti — nuk janë abstraksione matematikore; ato janë parime demokratike, të kodifikuara dhe plotësisht të auditueshme.
    Me Diellën, çdo vendim është i gjurmueshëm, i shpjegueshëm dhe i hapur për apelim. Kjo nuk është “qeverisje me algoritëm”. Është qeverisje përmes ligjit, e zbatuar nga teknologjia, nën vëzhgimin e qytetarëve.
    Qëllimi i Shqipërisë nuk është t’ia dorëzojë pushtetin makinave, por por të çlirojë njerëzit nga joefikasiteti dhe tundimi. Ne nuk po ndërtojmë një algokraci në Shqipëri. Ne po ndërtojmë një demokraci digjitale”-thuhet në reagimin e Ramës.

  • ‘Tepër sekrete’, Lala: SPAK ka kërkuar dokumente që mbahen në arkivin e Kuvendit

    ‘Tepër sekrete’, Lala: SPAK ka kërkuar dokumente që mbahen në arkivin e Kuvendit

    Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se SPAK ka kërkuar dokumente që mbahen në arkivin e Kuvendit dhe janë sekrete për çështjen e 21 Janarit.
    E ftuar në një studio televizive, gazetarja Klodiana Lala tha se kanë të bëjnë me vëzhgime apo përgjime, që lidhen me zhvillimet para, gjatë dhe pas protestës së 21 janarit.
    Ajo ka bërë me dije se shkresa është tepër sekrete pasi preket siguria kombëtare.
    Sipas gazetares, hetuesit kanë vlerësuar se janë shumë të rëndësishme për procesin, për të kuptuar si u organizua protesta, a kishin orientime për akte dhune, dhe çfarë ndodhi brenda Kryeministrisë që u qëllua në drejtim të protestuesve.
    “SPAK ka kërkuar dokumente që mbahen në arkivin e Kuvendit dhe janë sekret. Ka të bëjë me vëzhgime apo përgjime, që lidhen me zhvillimet para, gjatë dhe pas protestës së 21 janarit. Shkresa është “tepër sekret”. Kuvendi do ta kthejë po kështu, me logon “tepër sekret”, pasi preket siguria kombëtare. Hetuesit kanë vlerësuar se janë shumë të rëndësishme për procesin, për të kuptuar si u organizua protesta, a kishin orientime për akte dhune, dhe çfarë ndodhi brenda Kryeministrisë që u qëllua në drejtim të protestuesve.
    Për shkak të hetimit penal, prevalon hetimi dhe sipas përcaktimit të GJEDNJ, është thënë vrasje shtetërore, pra prek nivele të larta, ndoshta nuk e detyron dot SPAK Kuvendin, por e ka kërkuar, duhet parë se si do të vijojë.
    Mund të ndodhë që Kuvendi nuk i deklasifikon, i takon Kuvendit nëse ia vë në dispozicion prokurorisë”, tha ndër të tjera Lala.

  • ‘Flemë jashtë nga frika e përmbytjeve’, Banorët e Kamenicës: Uji ka gërryer…

    ‘Flemë jashtë nga frika e përmbytjeve’, Banorët e Kamenicës: Uji ka gërryer…

    Në fshatin Kamenicë të bashkisë së Korçës për shkak të reshjeve të shumta, pllakat përgjatë lumit në këtë fshat janë zhvendosur dhe kanë zënë rrjedhën e lumit, duke bërë që uji të dalë në rrugë dhe të vërshojë në banesat e banorëvë të këtij fshati, që janë pranë lumit. Ndërsa cilësia e dobët e skarpatës së lumit ka bërë që një pjesë e saj të prishet dhe ujin ta drejtojë drejt banesave.
    “Siç e shikoni, lumi ka gërryer skarpatat, të cilat nuk kanë një vit që janë betonuar që presupozohet që i bënë këta me 5 cm beton. Kanë plasur pllakat tek ura dhe na i kthen ujin në shtëpi. Jemi të rrezikuar!
    Kanë bllokuar rrugën, kanë vendosur dhe shirita mos kaloni, ne kemi të sëmurë në shtëpi.
    Rrezikohen të gjitha banesat, ja biznesi që është këtu afër i ka hyrë i gjithë uji brenda.
    I gjithë fshati këtu është, anës lumit. Thonë që është nën kontroll cdo gjë ku në fakt nuk është.
    Është rritur niveli i ujit, hera e parë që na ndodhin nga këto gjëra. Tani ky rregullimi tek lumi këtu u bë nga taksat tona dhe shih në cfare gjendje është.
    Kemi frikë se do na prishen ca kemi në shtëpi. Edhe herë të tjera ka rënë shi, por nuk është bërë kështu, se ndodh kjo për shkak se këputen pllakat zënë urën dhe uji hidhet jashtë pranë banesave”, shprehet banori Ramadan Bezat.

    Banori tjetër Altin Ali është shprehur se prej dy ditësh po qëndrojnë jashtë nga frika e përmbytjeve. Problemi ka ardhur si pasojë e punës jo të mirë në ndërtimin e skarpateve.
     “Situata është shumë e rënduar ka përmbytje, ka dy ditë që rrimë të gjithë bashkë jashtë dhe po hyn uji në shtëpitë tona. Siç e shihni dhe vetë si është. Na frikëson kjo situatë dhe po rrimë gjithë natën pa gjumë. Nuk është bërë punë e mirë në ndërtimin e skarpatës. Duhet të bëhet siç duhet kjo punë. Për momentin banesa të përmbytura nuk ka, por tendenca është që do hyjë ujë. Në lokale ka hyrë uji. Po vazhdoi deri në mëngjes shiu do të hyjë në banesa. Ne po rrimë të gjithë fshati jashtë banesave siç e shihni. Kjo situatë ka ardhur nga lumi (skarpata) që nuk është ndërtuar mirë. Po të ishte bërë mirë investimi nuk do të ishte bllokuar lumi. Nuk është pastruar asnjëhërë lumi në 30 vjet. E parkojnë ekskavatorin sa bëjnë foto dhe nuk pastrojnë lumin, thotë banori Atlin Ali.

  • Korçë/ 3155 abonentë pa energji elektrike, ja arsyeja

    Korçë/ 3155 abonentë pa energji elektrike, ja arsyeja

    Për shkak të motit të keq që ka prekur juglindjen e vendit 3140 abonentë kanë ngelur pa energji elektrike në fshatrat Vithkuq, Bulgarec, Biranj, Vashtëmi, Poçestë, Lumalas dhe 15 abonentë në Mazrekë dhe Osojë.
    Autoritetet raportojnë se ndërpreja e energjisë ka ardhur si pasojë e stakimit të nënstacioneve të Korçës, Vithkuqit dhe Rehovës.
    OSHEE:
    Fideri 17, N/St Korçë – i stakuar.
    3140 abonentë pa energji në fshatrat: Bulgarec, Lumalas, Biranj, Vashtëmi, Poçestë etj.
    Fideri Vithkuq, N/St Rehovë – i stakuar.
    15 abonentë pa energji në fshatrat Mazrekë dhe Osojë.
    Të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike konsumatorët e rëndësisë së veçantë janë në gjendje pune.
    Hidrovori Pogradec në fiderin (8–18) “Përpunim Druri”, N/St Pogradec, është në punë normalisht.
    Akset rrugore në qarkun e Korçës nuk paraqiten problematike.
    ARRSh:
    Deri në këto momente nuk ka pasur raportime për problematika në akset nacionale të Qarkut.
    Situata është në monitorim të vazhdueshëm.

  • ‘Hapi tjetër kërkesa për arrest’, Shehaj: Nuk mund të qëndrojë më zv.kryeministre

    ‘Hapi tjetër kërkesa për arrest’, Shehaj: Nuk mund të qëndrojë më zv.kryeministre

    Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj bëri një ndërhyrje në një studio televizive mbrëmjen e sotme lidhur me pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku.
    Shehaj thotë se që kur Balluku u mor e pandehur nga SPAK, pritej shkarkimi i saj, por kjo gjë nuk ndodhi, duke mos i lënë Prokurorisë dhe Gjykatës rrugë tjetër veç pezullimit të ushtrimit të detyrës si zëvendës kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
    Shehaj shton më tej se kemi të bëjmë me një moment historik për Shqipërinë dhe shqiptarët, teksa të korruptuarit për herë të parë po dalin para drejtësisë.
    GRON SHEHAJ: Ne po diskutojmë si vazhdojnë protestat dhe në ç’formë,. Një nga vendimet është si ajo ditën e djeshme. Është për të shtunën ose për të dielën. Mund të shkarkohet nga Rama ditët në vazhdim.
    SPAK shpalli të pandehur, i qartë se pritej shkarkimi i saj nga Rama. Nuk ndodhi se nuk u bën përshtypje që të vazhdojë në detyrë pasi u shpall e pandehur. Pasi dolën përgjimet si shprehet në raport me Ramën, në raport si ka shpallur fituesin e koncesionit të Llogarasë. Në kushtet ku asaj nuk i bëri përshtypje dhe Rama tha ne do vazhdojë. SPAK u detyra të marrë një hap tjetër. Dhe e ka shkarkuar. Ajo nuk është më zv.kryeministre. është fakt. Fakt është që nuk është më në detyrë. Nuk del dot jashtë Shqipërisë. Është fakt. Kjo ka ndodhur, sepse zonja Balluku është zv.kryeministre, kur SPAK ka fakte dhe vendim gjykatë që e shpall e pandehur. Nuk mund të qëndrojë në detyrë, sepse mund të ripërsërisë veprën penale, ndikon në hetime. Tani jemi në kushtet kur Rama duket sikur po e mban, nuk besoj se ka ndonjë shans se do vazhdojë të qëndrojë në detyrë apo qeveri. Hapi tjetër do ishte kërkesa për arrest. Nuk mund të mbajë atë pozicion, sepse mund të ndyjë hetimet. Ishte gjithë ditën me ekspertët gjoja, në kryeministri në një mënyrë të papranueshme për një vend demokratik dhe kanë diskutuar BB. Pas saj radhën e ka Edi Rama. Moment historik për Shqipërinë. Të korruptuarit po dalin përpara drejtësisë. Nëse shohim Lindjen, janë me dhjetëra kryeministra që kanë përfunduar në burg. Dhe disa prej tyre kanë përgatitur vendet e tyre për në Europë. Të korruptuarit po dalin sot para drejtësisë. Kanë një hall të madh. Janë të trembur. Për ata janë ditë tmerri, për shqiptarët janë ditë ku mund të shohin dritë në fund të tunelit.

  • Atentati në Rinas/ Lala: Dyshohet implikimi i zyrtarëve të policisë

    Atentati në Rinas/ Lala: Dyshohet implikimi i zyrtarëve të policisë

    Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të tjera në lidhje me atentatin në Rinas ku të vrarë mbetën Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.
    E ftuar në një studio televizive, gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se dyshohet se në ngjarjen e Rinasit janë të implikuar edhe zyrtarë të policisë në rolin e informatorit .
    Po ashtu sipas gazetares ka dyshime se pas daljes nga burgu Gilmando Dani mund të jetë përfshirë në gjobëvënien por ende nuk është provuar.
    “Ka patur vetëm kontrolle të disa personave që janë kontrolle rutinë në zonën e Niklës.
    Kontrollet janë bërë në banesat e Durim dhe Valter Bamit, Xhuljan dhe Lefter Kullajt, Ervin Kodrës , Gentjan Koçit etj.
    Gjatë kontrollit të Valter Bamit dhe Koçit nuk është gjetur në banesë. Janë bërë dhe veprime të tjera, ka patur zbulim të një arsenali armësh dhe është shpallur në kërkim Ylli Zalla. Makina ka dalë nga fshati Zallm Halil dhe është larguar në të njëtën mënyrë.
    Ka dyshime të forta për implikimin e zyrtarëve të policisë që kanë luajtur rolin e informatorit. Gilmando Dani pas daljes nga burgu dyshohet se ishte përfshirë në gjobëvënie”, tha gazetarja Klodiana Lala.