Day: November 19, 2025

  • “Serveri është kopjuar”, Gjikondi paralajmëron: Brenda dhjetorit do ketë surpriza nga SPAK, pritet të..

    “Serveri është kopjuar”, Gjikondi paralajmëron: Brenda dhjetorit do ketë surpriza nga SPAK, pritet të..

    Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit këtë të mërkurë në SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen e 21 Janarit 2011, ngjarje në të cilën humbën jetën katër qytetarë.
    Avokatja Brizida Gjikondi, e ftuar në një emision televiziv, u shpreh se vendimet e Strasburgut e kanë qartësuar tashmë natyrën e ngjarjes, duke e cilësuar atë si “krim shtetëror”, ndërsa paralajmëroi se SPAK pritet të sjellë zhvillime të rëndësishme në fillim të dhjetorit.
    “Strasburgu ua ka qëruar shumë mirë situatën, u tha që është krim shtetëror. Nuk ka më asgjë tjetër veçse për të mbledhur prova dhe për ta thënë hapur. SPAK gjithë këto kohë ka punuar në mënyrë shumë të kursyer, mendoj që brenda javës së parë të dhjetorit do të kemi shumë të reja.”
    Nga ana tjetër, avokati Romeo Kara theksoi se kjo çështje duhet të shërbejë si provë nëse vendi ka nevojë të thellojë më tej Reformën në Drejtësi, duke nënvizuar se drejtësia e munguar për vite kërkon hetime të plota dhe transparencë, përfshirë edhe sqarimin e pretendimeve për manipulim apo zhdukje të mundshme të të dhënave hetimore.
    “Unë mendoj që kjo çështje duhet të na vërë para detyrimit që a kemi nevojë ta thellojnë reformën apo jo. Nuk mund të kemi reformë nëse krimet e padrejta nuk bëhen. Këta persona, të cilët shumica e tyre, nuk kanë bërë qoka vetëm për miqësi, por kanë pasur përfitime dhe pasuri të pajustifikuar. Këto vendime duhet të zhbëhen. Njerëzit në fund të fundit duan drejtësi. Një miku im shkruan, se është fshirë serveri dhe kopja është bërë nga vëllai i një ish-ministri.

  • “Berisha ishte ‘zoti i shtëpisë’ më 21 janar”, Çupi: Ish-kryeministri ka bërë një gabim të madh, i cili do…

    “Berisha ishte ‘zoti i shtëpisë’ më 21 janar”, Çupi: Ish-kryeministri ka bërë një gabim të madh, i cili do…

    Analisti Frrok Çupi, i ftuar në një studio televizive tha se ish-kryeministri Sali Berisha ka pasur kontroll të plotë mbi gjithçka që ka ndodhur më 21 janar të 2011, para Kryeministrisë, ku u vranë katër protestues.
    Çupi deklaroi se Berisha ka kryer një gabim të madh strategjik, pasi nuk ka tentuar të fshehë provat kryesore të krimit.
    Duke bërë një paralelizëm me zhdukjen e Remzi Hoxhës në vitet ’90, Çupi u shpreh se vetëm një veprim ekstrem i fshehjes së trupave do t’i kishte dhënë mundësi ish-kryeministrit t’i “shpëtonte” hetimit.
    “Zoti i shtëpisë ka qenë Sali Berisha. Ai ka thënë, dhe vetë çfarë thotë ai, bëhej aty. Ai ka bërë një gabim shumë të madh, sepse që shumë i sigurt në vrasje. Ishte shumë i fuqishëm se kur ishte president. Ai bëri një gabim shumë të madh, sepse nuk sekuestroi kufoma.
    Përderisa kufomat janë, kanë vdekur njerëz, nuk mund të mos gjykohet një vrasje qeveritare. Po ta kishte bërë atë njësoj si Remzi Hoxhën dhe sit ë tjera, do kishte shpëtuar. Tjetër shpëtim nuk ka. Veçse të sekuestronte kufomat dhe të mos gjendeshin.”, theksoi ai.

  • “Shqipëria ka një tifoz më shumë”, Abrashi flet pas largimit nga Kombëtarja: Luajta dy Europianë, Botërorin e luaj si tifoz

    “Shqipëria ka një tifoz më shumë”, Abrashi flet pas largimit nga Kombëtarja: Luajta dy Europianë, Botërorin e luaj si tifoz

    Amir Abrashi ishte i pranishëm në “Air Albania” në përballjen kundër Anglisë, ku përpara fillimit të ndeshjes u nderua për kontributin e dhënë në Kombëtare. Ai u ftua për herë të parë te kuqezinjtë nga Xhani De Biazi dhe që atëherë kreu 51 paraqitje në fushën e lojës. Gjithashtu gjatë karrierës së tij, mesfushori u grumbullua në dy kampionatet europiane, EURO2016 dhe EURO2024. Në një intervistë për “FSHF TV”-në, Abrashi ka rrëfyer ftesën e parë në Kombëtare dhe çastet më të bukura me fanellën kuqezi.
    “Mua më ka thërritur Xhani De Biazi. Më ka përcjellë në ndeshjen U-21 të Zvicrës dhe më ka çuar ftesën. Unë e kam pranuar me 100% besim te Federata Shqiptare e Futbollit. Ka shumë momente që kanë qenë të bukura, por do ta filloj me Serbinë. Edhe pse nuk ka qenë futboll ajo ndeshje në Beograd, por në fund të fundit e kemi mbrojtur njëri-tjetrin dhe i kemi marrë ato tre pikë me letra. Por ato tre pikë na kanë ndihmuar shumë kualifikimin në EURO 2016, që ka qenë një histori që ne lojtarët e kemi shkruajtur për herë të parë. Ato momente janë të paharrueshme. Botërorin nuk e kam luajtur ende, në dy Europianë kam qenë (qesh). Por shpresoj të jem si tifoz në Botëror për çunat. Jo vetëm në Botëror, por në çdo ndeshje Kombëtarja e ka një tifoz më shumë”, ka thënë Amir Abrashi./Sport Ekspres/

  • Projektbuxheti 2026, ministrja Sala: Garanton shërbime cilësore dhe rikthen dinjitetin për qytetarët

    Projektbuxheti 2026, ministrja Sala: Garanton shërbime cilësore dhe rikthen dinjitetin për qytetarët

    Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, tha në Kuvend se projektbuxheti për vitin 2026 është një instrument që forcon reformën, modernizon sistemet tona, garanton shërbime cilësore dhe rikthen dinjitetin për qytetarët.
    Fjala e ministres Evis Sala:
    Buxheti i vitit 2026 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale është udhëhequr nga një parim i vetëm: “Forcimi i sistemit të kujdesit shëndetësor dhe mirëqenies sociale, me në qendër pacientin, qytetarin dhe çdo individ në nevojë.”
    Qëllimi ynë është i thjeshtë dhe i panegociueshëm: shërbime më të mira shëndetësore dhe një sistem më i fortë, mirëqenie sociale për çdo shqiptar.Gjatë dekadës së fundit, Shqipëria ka arritur përmirësime të dukshme në treguesit kryesorë të shëndetit.
    Sot:Ne jemi vendi me jetëgjatësinë më të lartë në Ballkanin Perëndimor (79 vjeç, në krahasim me 75 të mesatares në rajon) dhe shumë afër nivelit të Bashkimit Europian (81 vjeç).Mortaliteti i fëmijëve nën 5 vjeç ka rënë ndjeshëm: nga 20 për 1000 lindje në vitin 2005 në 9 për 1000 lindje në vitin 2023.
    Për të njëjtën periudhë, mortaliteti i nënave gjatë lindjes është përgjysmuar, nga 12 në 7 për 100 000 lindje.
    Gjatë dekadës së fundit, qeveria ka bërë investime të konsiderueshme në përmirësimin të infrastrukturës shëndetësore, trajnimin e stafit, zgjerimin e skemës së sigurimit shëndetësor, përmirësimin e shërbimeve të specializuara dhe rritjen e pagave.Pavarësisht arritjeve, sfidat janë të shumta:Mosha mesatare në rritje e popullatës, ndryshimet demografike dhe zhvillimet socio-ekonomike po favorizojnë një rritje të sëmundjeve kardiovaskulare; tumorale, pulmonare apo ato neurologjike (si Alzheimer).
    Gjithashtu, përparimi i shpejtë në teknologji, dixhitalizimi i sistemeve dhe përdorimi i Inteligjencës Artificiale kërkojnë reformim të sistemit, për t’iu përgjigjur nevojave globale në shëndetësi.
    Buxheti i vitit 2026 është një fillim i mirë për t’iu përgjigjur këtyre sfidave dhe për të filluar adresimin e disa objektivave që mbeten gjithnjë të rëndësishme për qeverinë.
    Gjatë ditëve të fundit kam dëgjuar kolegë deputetë të thonë se ky buxhet nuk mjafton.Në të vërtetë, ky buxhet fillon të adresojë një prioritetesh të rëndësishme:rritja e pagave për mjekët dhe personelin mjekësor;rritja e fondit të dedikuar për barnat antitumorale;zgjerimi i paketave të shërbimeve shëndetësore, duke përfshirë nisjen e shërbimeve të munguara si: trombektomia, rikonstruksioni i gjirit për gratë e prekura nga tumori; transplantet e kornesë dhe ofrimi i paketës së stomës;si dhe mbulimin me shërbime sociale të integruara në 61 bashkitë, me një rritje prej 22% të Fondit Social.
    Duke u ndalur në shifrat konkrete, buxheti prej 108.8 miliardë lekësh për vitin 2026 financohet nga:buxheti i shtetit në masën 75% (ose 82.5 miliardë lekë)kontributet e sigurimeve shëndetësore në masën 25% (ose 26.3 miliardë lekë)
    Ky buxhet zë 12.3% të buxhetit të shtetit ose 3.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe ka një rritje prej afro 4.2% krahasuar me vitin 2025.Të nderuar deputetë,Lufta kundër kancerit mbetet një nga sfidat tona më të mëdha. Në vitin 2026, për herë të parë, të gjitha barnat antitumorale do të rimbursohen plotësisht.
    Fondi prej 15 milionë euro shtesë për barnat antitumorale është një investim serioz për përballimin e kësaj sfide.
    Kemi një strategji të qartë për modernizimin e kujdesit onkologjik në gjithë ciklin: nga depistimi dhe diagnoza e hershme, te trajtimet më të avancuara.
    Po ashtu, po dixhitalizojmë tërësisht shërbimet onkologjike, duke i mundësuar çdo pacienti një dosje elektronike, e cila lidh të dhënat diagnostike, recetat online dhe ndjekjen terapeutike, duke garantuar planifikim më të mirë dhe monitorim të vazhdueshëm të cilësisë.
    Shqipëria 2030 do të ketë Institutin Kombëtar të Kancerit dhe Rrjetin Kombëtar të Kancerit, sipas modeleve më bashkëkohore.Këto mekanizma janë baza për standardizimin e protokolleve të trajtimit në të gjithë vendin dhe, mbi të gjitha, do të sigurojnë që çdo pacient, pavarësisht vendndodhjes gjeografike apo statusit socio-ekonomik, të ketë akses në kujdes onkologjik me cilësi të lartë.
    Përmes buxhetit të vitit të ardhshëm bëhet e mundur kryerja e një sërë shërbimesh të reja spitalore. Për herë të parë:Do të ofrohet shërbimi i trombektomisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
    Vajzave dhe grave të prekura nga kanceri i gjirit do t’u ofrohet rikonstrulsioni i gjirit përmes fondit të dedikuar.Një tjetër lajm pozitiv është transplanti i kornesë, duke zgjidhur një problem shumëvjeçar të pacientëve me probleme të shikimit.
    Në vitin 2026 nuk do të sjellim vetëm shërbime të reja, por do të zgjerojmë dhe standardizojmë shërbimet ekzistuese në mbarë vendin, duke rritur cilësinë dhe duke konsoliduar strukturat shëndetësore. Në këtë kuadër do të vijojë financimi për:Trajtimin e 322 mijë pacientëve në spitalet terciare, rajonale dhe bashkiake;Kryerjen falas të dializës;Mbështetjen për paketën e kardiologjisë;Mbështetjen për transplantet renale;Trajtimin e pacientëve me katarakt.
    Kujdesi parësor është shtylla kurrizore e çdo sistemi modern shëndetësor. Për vitin 2026 parashikohet mbështetja për:7.6 milionë vizita në kujdesin parësor, të financuara me 2.3 miliardë lekë;check-up mjekësor falas për qytetarët 35–70 vjeç;rimbursim të barnave për 400,000 pacientë, me një buxhet prej 13.5 miliardë lekësh, 7% më shumë se vitin e kaluar;vijimin e stripave falas për diabetikët mbi 65 vjeç, personat me aftësi të kufizuara dhe invalidët e punës.

  • Ministri Jaupaj: Buxheti 2026, hap vendimtar për modernizimin mjedisor dhe standardet europiane

    Ministri Jaupaj: Buxheti 2026, hap vendimtar për modernizimin mjedisor dhe standardet europiane

    Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj thotë se buxheti i vitit 2026 shënon një hap të rëndësishëm në modernizimin e politikave mjedisore, në forcimin e institucioneve dhe në mbrojtjen e pasurive natyrore që vendi ynë ka fatin t’i ketë të veçanta në Europë. Sipas ministrit, buxheti i vitit të ardhshëm rritet me 9,2% krahasuar me 2025, duke arritur në 3,2 miliardë lekë, ndërsa fondet e shtuara shkojnë për investime konkrete që prekin ajrin, ujin, mbetjet dhe biodiversitetin.
    Për të në vitin 2026 do të investohet në blerjen e stacioneve të reja të monitorimit të ajrit dhe për sa i takon ujërave, parashikohen investime për zgjerimin e monitorimit të lumenjve dhe ujërave nëntokësore, për laboratorë dhe pajisje të specializuara, si dhe për harmonizimin me metodologjinë europiane të analizës. Buxheti mbështet përmirësimin e sistemit kombëtar të mbledhjes së të dhënave për basenet Mat, Ishëm dhe Erzen, investime që, sipas ministrit, janë të lidhura drejtpërdrejt me Kapitullin 27 të negociatave dhe përbëjnë parakusht për integrimin europian.

    Duke u ndalur te mbrojtja e natyrës, ministri u shpreh se projektet kombëtare për zonat e mbrojtura, si Ulëza në veri dhe Vjosa në jug, po përparojnë me ritme të qëndrueshme. Buxheti i 2026-s financon 460 milionë lekë për investimet në ekoparkun e Ulzës, një projekt që ai e cilësoi i rëndësishëm “për turizmin e qëndrueshëm, edukimin dhe ekonominë lokale”. Në këtë kuadër, ai nënvizoi edhe qendrën multifunksionale të Vjosës, një investim prej 690 milionë lekësh. “Programi për muzealizimin e kësaj qendre nis në 2026-ën, pasi Vjosa në të vërtetë nuk është vetëm një lumë, është një identitet kombëtar dhe një markë ndërkombëtare”, deklaroi ministri.

    Sa i takon sektorit të pyjeve, ministri theksoi se investimet do të fokusohen te njerëzit po aq sa tek infrastruktura. Sipas tij, me rritjen prej 75 milionë lekësh për kapacitetet humane të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve dhe stafit të Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve, synohet forcimi i kontrollit, menaxhimit dhe mbrojtjes së territorit. “Me këtë buxhet garantohet mbrojtja më efektive e pyjeve, kontrolli rigoroz i prerjeve të paligjshme dhe menaxhimi më profesional i zonave të mbrojtura”, tha ai.

    Në lidhje me menaxhimin e mbetjeve, që sipas tij mbetet sfida më e madhe territoriale, parashikohet një shtim fondi prej 1 miliard lekësh për 42 bashki, për të adresuar kërkesat e njësive të qeverisjes vendore dhe për të forcuar kapacitetet planifikuese. Ministri theksoi se ky është hapi i parë drejt ndërtimit të një sistemi të qëndrueshëm për menaxhimin e mbetjeve, në përputhje me ligjin e ri dhe praktikat europiane. Shqipëria, sipas ministrit, tashmë është pjesë e programeve më të rëndësishme europiane për menaxhimin e mbetjeve.
    Investimet e huaja përbëjnë një shtyllë kyçe të reformës në këtë sektor, si financimi me KfW prej 50 milionë eurosh për infrastrukturën e zonave të mbetjeve në Dibër, Durrës, Korçë, Berat dhe Vlorë, si dhe grantet për mbylljen e venddepozitimeve jo të kontrolluara dhe ngritjen e qendrave të riciklimit. Po ashtu, shtoi ai, janë siguruar 40 milionë euro nga BE, ku 20 milionë euro janë grante për infrastrukturën në zonat e Kukësit dhe Gjirokastrës dhe 15 milionë euro vijnë në bashkëpunim me qeverinë gjermane për modernizimin dhe menaxhimin e mbetjeve. Sipas ministrit, impakti i këtyre investimeve është i drejtpërdrejtë. “Harmonizim me standardet e BE-së, rritje e kapaciteteve të bashkive, reduktim i ndotjes, kalim drejt ekonomisë qarkulluese dhe mbyllje e venddepozitimeve të pakontrolluara”, deklaroi ministri. Sipas tij, ky është një buxhet i një Shqipërie që nuk fshihet pas problemeve, por i zgjidh ato.

  • Rama për Euronews: Krimi dhe korrupsioni është kudo dhe në Bruksel. E meritojmë futjen në BE

    Rama për Euronews: Krimi dhe korrupsioni është kudo dhe në Bruksel. E meritojmë futjen në BE

    Kryeministri Edi Rama në një intervistë për ”Euronews”, thotë se Shqipëria meriton një vend në tryezën e BE-së, duke përmendur reformat dhe mbështetjen publike. Rama tha se krimi dhe korrupsioni janë probleme serioze, por jo ekskluzive për Tiranën, pasi sips tij edhe Brukseli ka krim. ”Shqipëria meriton të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian sa më shpejt të jetë e mundur pas një dekade reformash dhe mbështetjeje civile”, tha Rama.
    Kreu i qeverisë nënvizoi gjatë intervistës se Shqipëria ka kaluar nëpër një transformim dhe është e përkushtuar ndaj integrimit evropian. Ai argumentoi edhe se vendi ka një histori të përkatësisë në perandori të mëdha dhe “BE është një perandori e mirë” për të garantuar lirinë dhe sundimin e ligjit. Për të krimi dhe korrupsioni janë çështje serioze dhe qeveria i trajton ato si të tilla, por Rama shtoi se kriminaliteti dhe krimi i organizuar nuk janë ekskluzivitet vetëm i Tiranës.

    ”Më parë njerëzit mendonin se Shqipëria ishte kjo gropë e mjerë në mes të Evropës, tani e shohin atë si pjesë të mozaikut evropian”, tha ai në programin kryesor të Euronews, The Europe Conversation. ”A kemi probleme me krimin e organizuar? Po, por kush nuk ka? Shikoni këtë qytet (Brukselin). Ky është një shembull tjetër. Por ka edhe gjëra të shkëlqyera”, shtoi ai.

    Nga ana tjetër Rama ka përjashtuar zgjerimin e “modelit shqiptar” në më shumë vende përtej Italisë, edhe nëse sistemi është propozuar nga shtete të tjera anëtare në Evropë si një opsion, pasi Evropa ndjek një qëndrim më të ashpër ndaj migracionit.

  • Vetingu, Kolegji i Apelimit shkarkon prokurorin e Lezhës Bardhyl Shehu

    Vetingu, Kolegji i Apelimit shkarkon prokurorin e Lezhës Bardhyl Shehu

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot shkarkimin  përfundimtar të prokurorit të Lezhës Bardhyl Shehu, duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që e pati shkarkuar për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe përpjekje për ta fshehur atë.
    “Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 694, datë 10.08.2023, që i përket subjektit të rivlerësimit Bardhyl Shehu”, thuhet në njoftimin e KPA-së.
    Bardhyl Shehu e ka nisur karrierën në vitin 1985 dhe ka punuar për gati dy dekada si oficer i Policisë Gjyqësore. Ai u emërua prokuror në vitin 2005 dhe punoi fillimisht në Prokurorinë e Kurbinit e më pas në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.
    Procesi i rivlerësimit kalimtar për prokurorin Shehu u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Xhensila Pine dhe anëtare Alma Faskaj.
    Gjatë seancës dëgjimore Komisioni vuri në dukje se kishte gjetur gjatë hetimit pamundësi të prokurorit Bardhyl Shehu dhe bashkëshortes së tij për të krijuar pasuritë në vlera të mëdha që zotërojnë. KPK po ashtu ngriti dyshime për përfshirje të këtij subjekti në transaksione të paprovuara ligjërisht si dhe në deklarime të pasakta me qëllim justifikimin e burimeve të tyre.
    Shehu që nuk u paraqit dhe as u përfaqësua me avokat në seancë, ndërsa një kërkesë e tij për shtyrje me pretendimin se ishte sëmurë nuk u konsiderua nga KPK që vijoi relatimin e rezultateteve të hetimit administrativ..
    gijotina.com/

  • Braçe paralajmëron ministrat: Kush nuk shpenzon buxhetin, të largohen

    Braçe paralajmëron ministrat: Kush nuk shpenzon buxhetin, të largohen

    Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kritikuar ministrat dhe drejtuesit e institucioneve për mënyrën e menaxhimit të parave publike.
    Ai kërkoi largimin e çdo drejtuesi që nuk shpenzon buxhetin e shtetit sipas planit. Braçe i bëri thirrje qeverisë që të gjithë ata që nuk përdorin fondet publike siç duhet, të largohen nga posti që mbajnë, duke e quajtur këtë detyrë thelbësore për menaxhimin e buxhetit dhe shërbimeve publike.
    “Kush nuk shpenzon paratë e buxhetit të shtetit, çfarëdo posti të ketë, duhet të largohet. Nuk mund të mbajë përgjegjësi për fondet publike dikush që nuk i përmbush detyrimet,” deklaroi ai.
    Sipas tij, tre koncesionet që përfundojnë këtë vit duhet t’i rikthehen shtetit si shërbime publike, duke mbyllur ciklin e kontratave të vjetra.
    Erion Braçe: Tre koncesionet që ju mbaron kontrata këtë vit të kthehen në shërbime publik. Dhe kontrolli bazë mjekësor të shtyhet përtej moshës 70 vjeç. Skema e ilaçeve është nën agresionin e hajdutëve, duhet të rishihet për  të larguar cilin do që korrupton dhe grabit skemën.
    Në krahun tjetër bujqësia patjetër që meritron një skem të re subvencionimi…Paketa fiskale është e gjerë por ajo që nuk gjen zbatim ende është TVSH e bujqësisë. 
    Risku në buxhet vjen pikërisht  nga mosrealizmi i shpenzimeve buxhetore. Dhe këtu do doja ta përsërisja zoti ministër, nuk është problemi juaj, por është problem i gjithë qeverisë dhe  kush nuk shpenzon paratë e programuara në buxhetin e shtetit, pavarësisht në është ministër, zv.ministër drejtor, përgjegjës apo shef i një agjencie dhe nuk përmbush këtë detyrim që të shpenzojë para të grumbulluara të programuara në buxhet duhet të largohet.

  • Kriminaliteti i lartë në vend, Rama: Kemi probleme, por edhe Brukseli nuk është më mirë!

    Kriminaliteti i lartë në vend, Rama: Kemi probleme, por edhe Brukseli nuk është më mirë!

    Megjithëse sfidat si krimi i organizuar dhe korrupsioni mbeten të pranishme në nivelet më të larta në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama në një intervistë për programin të Euronews, The Europe Conversation, ai u shpreh se vendi ka hyrë në fazën përfundimtare të negociatave dhe e sheh vitin 2030 si një datë të mundshme për pranimin në bllok.
    Rama nënvizoi se Shqipëria ka kaluar transformime të rëndësishme por krahas optimizmit, ai relativizoi problemin e krimit të organizuar, duke thënë se “edhe Brukseli ka krim”.
    “Edhe Brukseli ka krim. Më parë njerëzit mendonin se Shqipëria ishte kjo gropë e mjerë në mes të Evropës, tani e shohin atë si pjesë të mozaikut evropian. A kemi probleme me krimin e organizuar? Po, por kush nuk ka?”
    “Italia na kërkoi. Dhe kur Italia kërkon, ne gjithmonë themi po. Italianët janë shqiptarë të veshur me Versace.” tha Rama ndër të tjera.
    Deklaratat e kryeministrit ngrejnë pikëpyetje mbi seriozitetin e qeverisë në përballjen me fenomenet që prej vitesh mbeten pengesë kryesore për integrimin: korrupsioni sistemik, mungesa e transparencës dhe dobësia e institucioneve të drejtësisë.

  • Intervista-Rama për Euronews: Edhe Brukseli ka krim, nuk është problemi ynë ekskluziv

    Intervista-Rama për Euronews: Edhe Brukseli ka krim, nuk është problemi ynë ekskluziv

    Edi Rama

    BRUKSEL-Kryeministri Edi Rama në një intervistë në Euronews ‘The Europe Conversation’ deklaroi se Shqipëria meriton një vend në tryezën e BE-së, duke përmendur reformat dhe mbështetjen publike. Kreu i qeverisë argumentoi se vendi ka një histori të përkatësisë në perandori të mëdha dhe “BE-ja është një perandori e mirë” për të garantuar lirinë dhe sundimin e ligjit.
    Gjatë intervistës kreu i qeverisë u pyet edhe në lidhje me krimin e organizuar në Shqipëri, ku sipas tij krimi dhe korrupsioni janë çështje serioze dhe qeveria e tij i trajton ato si të tilla, por shtoi gjithashtu se kriminaliteti dhe krimi i organizuar nuk janë ekskluzivitet vetëm i Tiranës.
    Gazetarja: A keni probleme me krimin e organizuar? 
    Edi Rama: Edhe Brukseli ka krim. Më parë njerëzit mendonin se Shqipëria ishte kjo gropë e mjerë në mes të Evropës, tani e shohin atë si pjesë të mozaikut evropian. A kemi probleme me krimin e organizuar? Po, por kush nuk ka. 

    ARTIKULLI I PLOTË:
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thotë se vendi i tij meriton një vend në tryezën e BE-së, duke përmendur reformat dhe mbështetjen publike. Rama thotë se krimi dhe korrupsioni janë probleme serioze, por jo ekskluzive për Tiranën: “Edhe Brukseli ka krim.”
    Shqipëria meriton të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian sa më shpejt të jetë e mundur pas një dekade reformash dhe mbështetjeje civile, tha kryeministri Edi Rama për Euronews.
    Aspirantja për anëtarësim në Ballkanin Perëndimor ka hyrë në fazën e fundit të negociatave me BE-në dhe e sheh vitin 2030 si një datë të mundshme pranimi në bllok.
    Shqipëria ka qenë një vend kandidat për më shumë se një dekadë, por ka përfituar nga impulsi gjeopolitik për të zgjeruar unionin i shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës. Si rezultat, Shqipëria tani shihet si një favorite.
    Rama, i cili ka qenë në detyrë që nga viti 2013 dhe siguroi një mandat të katërt si kryeministër vitin e kaluar, tha se Shqipëria ka kaluar nëpër një transformim dhe është e përkushtuar ndaj integrimit evropian. Ai argumentoi se vendi ka një histori të përkatësisë në perandori të mëdha dhe “BE-ja është një perandori e mirë” për të garantuar lirinë dhe sundimin e ligjit.
    Komisioni Evropian ka njohur procesin e reformave nën drejtimin e Ramës, duke treguar se vendi mund të jetë i aftë të bashkohet me bllokun deri në fund të dekadës, me kusht që ritmi i reformave të mbetet i njëjtë.
    Vendi me 2.3 milionë banorë, afërsisht sa madhësia e qytetit të Pragës, mund të përthithet lehtësisht nga blloku si në aspektin e popullsisë ashtu edhe në atë të ndikimit ekonomik.
    Megjithatë, Komisioni tregoi në raportin e tij të zgjerimit të publikuar muajin e kaluar se Shqipëria duhet të forcojë përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar, për të përmirësuar sistemet për të parandaluar pastrimin e parave dhe për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore, si thelbësore për t’u përafruar me standardet e BE-së.
    Rama i tha Euronews se krimi dhe korrupsioni janë çështje serioze dhe qeveria e tij i trajton ato si të tilla, por shtoi gjithashtu se kriminaliteti dhe krimi i organizuar nuk janë ekskluzivitet vetëm i Tiranës.
    “Më parë njerëzit mendonin se Shqipëria ishte kjo gropë e mjerë në mes të Evropës, tani e shohin atë si pjesë të mozaikut evropian”, tha ai në programin kryesor të Euronews, The Europe Conversation. “A kemi probleme me krimin e organizuar? Po, por kush nuk ka? Shikoni këtë qytet (Brukselin). Ky është një shembull tjetër. Por ka edhe gjëra të shkëlqyera.”
    Lidhje të ngushta me Italinë
    Rama, i cili ishte në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në një forum të Komisionit Evropian mbi zgjerimin, tha se homologët e tij evropianë kanë treguar mbështetje për pranimin e Shqipërisë në bllok dhe vuri në dukje marrëdhënien e tij të ngushtë me kryeministren italiane Giorgia Meloni. Që një vend të anëtarësohet në BE, përtej përfundimit të negociatave teknike me Komisionin, ai duhet të marrë miratimin politik unanim të të gjitha shteteve anëtare.
    Shqipëria dhe Italia nënshkruan një marrëveshje në vitin 2023, në të cilën administrata Rama pranoi të strehonte qendra migracioni, të ndërtuara, të paguara dhe të monitoruara nga autoritetet italiane. Marrëveshja ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare, por edhe kritika për dhënien e kufijve të Evropës një vendi të tretë dhe për shkelje të parimeve themelore të ligjit të azilit.
    Rama e mbrojti marrëveshjen, duke thënë se ishte një marrëveshje dypalëshe midis Melonit dhe administratës së tij në një kohë kur Italia kishte nevojë për ndihmë me emigrantët. Ai tha se qeveria e tij nuk pendohet për vendimin dhe nuk e konsideron atë një humbje të sovranitetit.
    “Italia na kërkoi. Dhe kur Italia kërkon, ne gjithmonë themi po”, shtoi ai. “Italianët janë shqiptarë të veshur me Versace.”
    Rama ka përjashtuar zgjerimin e “modelit shqiptar” në më shumë vende përtej Italisë, edhe nëse sistemi është propozuar nga shtete të tjera anëtare në Evropë si një opsion, pasi Evropa ndjek një qëndrim më të ashpër ndaj migracionit.