Avokati, Spartak Ngjela, i ftuar në emisionin Oponencë ka komentuar thirrje e ish-kryeministrti Sali Berisha në SPAK për 21 janarin.
Ngjela theksoi se kjo çështje u rihap pasi sipas tij, janë gjendur prova të reja.
“Me intuitat që marrim pa pasur prova të reja nuk hapet çështja. Pra ata e hapën sepse kanë gjetur provat e reja në lidhje me Saliun. Me mënyrën se si u sollën edhe atë ditë me të revoltuarit që ishin në një tubim paqësor. Unë kam qenë në dy kullat”, tha Ngjela.
Ngjela theksoi se kjo çështje u rihap pasi sipas tij, janë gjendur prova të reja.
“Me intuitat që marrim pa pasur prova të reja nuk hapet çështja. Pra ata e hapën sepse kanë gjetur provat e reja në lidhje me Saliun. Me mënyrën se si u sollën edhe atë ditë me të revoltuarit që ishin në një tubim paqësor. Unë kam qenë në dy kullat”, tha Ngjela.
Day: November 19, 2025
-

Dosja e “21 Janarit”, Spartak Ngjela: Çështja u rihap sepse janë gjetur prova të reja ndaj Saliut
-

Moti i keq/ Dëmtohen 1.2 ha sera me luleshtrydhe, fermerët apel për ndihmë
1.2 ha sektarë sera janë dëmtuar nga përkeqësimi i kushteve të motit në Buzmadh të njësisë administrative Cakran.
Sipas fermerëve të prekur nga stuhia, serat janë të kultivuara me luleshtrydhe, kulturë kryesore në ekonomitë e tyre familjare.
Edhe pse dëmshpërblimet janë një histori e hidhur për shumë fermerë të dëmtuar ndër vite të kësaj zone, pasi nuk kanë përfituar asnjëherë, ata i bëjnë apel institucioneve përgjegjëse t’i ndihmojnë për të përballuar dëmet nga pasojat e motit të keq. -

‘Buxheti 2026 nuk i përket qytetarëve’, Likaj: Kontrollohet nga Rama dhe Balluku
Deputeti i PD, Ramadan Likaj, në fjalën e tij në Kuvend theksoi se buxheti për vitin 2026 nuk u përket qytetarëve.
Sipas tij, kontrollohet dhe shpërndahet nga zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe kryeministri Edi Rama.
“Sot mbas një periudhe më shumë se dy muaj më jepet e drejta të marr fjalën për faktin që maxhoranca arrin për herë të parë miraton qeverinë për 27 minuta. Një gjë që s’ka ndodhur asnjëherë në një vend demokratik. Buxheti i 2026 është i cunguar. Një buxhet që realisht nuk i përket qytetarëve.
E vërteta është që ky buxhet është i mirëplanifikaur për disa segmente. 70% e këtij buxheti shpërndahet nga kryeministri ose Ballukut. Në buxhetin e 2026 nuk shikoj asgjë për Malësinë e Madhe.”, tha. -

Shemsi Prençi zbulon detajet e forta: Në atentatin e Rinasit u përdorën 3 makina
Eksperti i sigurisë Shemsi Prençi ka nxjerr detaje të forta lidhur me atentatin e Rinasit.
Sipas tij, nuk është përdorur vetme automjeti që përdorën autorët. Sipas tij kanë qenë dhe dy automjete të tjera aty përreth.
“Aty nuk u përdor një makinë, janë përdorur tre makina nga të paktën deri më tani. Organet e hetimit kanë nxjerrë se tre makina kanë qenë në dispozicion brenda segmentit të rrethrrotullimit. Tre automjete që është provuar nga mënyra e sjelljes, nga mënyra e veprimit, nga mënyra e frenimit, nga mënyra e ndalimit dhe nga mënyra e largimit. Është provuar se tre makina kanë pasur të bëjnë me atentatin. A kanë pasur targa, pa targa, targa greke apo targa italiane apo targa shqiptare, kjo nuk ka rëndësi fare. Por përdorimi i targave dihet që bëhet për të humbur gjurmë”, tha ai. -

21 Janari, ish-deputeti: Kam qenë në protestë, Rama erdhi në pushtet me 4 viktimat
Asllan Dogjani, i cili ka qenë pranë PS në kohën kur ndodhi protesta e 21 janarit 2011, u shpreh në “Off the Record” me Andrea Dangllin, se Edi Rama erdhi në pushtet me 4 viktimat e kësaj ngjarje.
Teksa bëri një rezyme të ngjarjes, për të cilën pranoi se ka qenë i pranishëm në shesh atë ditë, Dogjani shtoi se për 21 janarin duhet të hetohen dhe organizatorët e protestës.
“Edi Rama ka ardhur në pushtet me këtë ngjarje të rëndë me 4 qytetarë të vrarë. Në një ngjarje penale ka shkak dhe pasojë dhe kjo duhet hetuar. Unë kam qenë në 21 janar në atë vend ku u vranë ata 4 persona. Duhet hetuar kush e organizoi. Kur bëhet një protestë ka një plan. Protestuesit vinin nga gjithë Shqipëria. Përse ata njerëz shkuan menjëherë te dera e Kryeministrisë? Pse rastësisht ishte ajo makinë që hyrë në oborr? Duhet hetuar në themel. Kjo çështje mund të ishte rihapur me dhjetëra herë në 15 vite. Ka shërbime informative, policinë, gardën… Këta me vetëdije e kanë çuar kaq gjatë. Retorika e bërë nga Edi Rama ishte shumë e fortë. Një ditë më parë ai tha që këtë protestë nuk e kam thirrur unë por qytetarët”, tha Dogjani. -

Rusia bombardon dy ndërtesa në Ukrainë, vriten 23 persona, mes viktimave tre fëmijë
Raketat ruse goditën dy ndërtesa banimi në qytetin perëndimor ukrainas të Ternopilit, duke vrarë të paktën 25 persona, përfshirë tre fëmijë, teksa Rusia kreu sulme me dronë dhe raketa gjatë natës që lanë të plagosur dhjetëra persona në mbarë Ukrainën.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i quajti valën e sulmeve “një sulm ndaj jetës së përditshme”.Mediat ukrainase raportuan se shpërthime u dëgjuan në orët e para të 19 nëntorit në rajonet e Ternopilit, Kmelnitskijt, Ivano-Frankivskit, Rivnes, Lvivit dhe Dnipropetrovskut, teksa sulmet shënjestruan lindjen dhe perëndimin e Ukrainës.
Shërbimet e Emergjencës së Ukrainës njoftuan se dy ndërtesa të larta banimi u goditën në qytetin e Ternopilit, duke lënë të paktën 25 të vdekur, tre prej të cilëve fëmijë. Më shumë se 92 persona u plagosën nga sulmi, përfshirë 18 fëmijë.Një zyrtar ushtarak tha se njëra nga ndërtesat mund të jetë goditur nga një raketë lundruese e lëshuar nga ajri.
“Çdo sulm kundër jetës së përditshme dëshmon se presioni ndaj Rusisë ende është i pamjaftueshëm”, tha Zelensky në një postim në X.
“Sanksionet efektive dhe ndihma për Ukrainën mund ta ndryshojnë këtë. Prioriteti kryesor është mbrojtja ajrore, raketat mbrojtëse, sisteme shtesë, kapacitete të zgjeruara për aviacionin tonë luftarak dhe prodhimi i dronëve për të mbrojtur jetë. Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për veprimet e saj dhe ne duhet të jemi të përqendruar në gjithçka që na forcon dhe na mundëson të rrëzojmë raketat ruse, të neutralizojmë dronët rusë dhe të ndalim sulmet”.Kryetari i qytetit të Lvivit në Ukrainën perëndimore, Andriy Sadovy, u bëri thirrje banorëve të strehohen duke paralajmëruar përmes një postimi në Telegram se “armiku po sulmon Ukrainën perëndimore me dronë. Mos e injoroni alarmet për sulme!”.Ministria e Energjisë së Ukrainës tha se sulmet shkaktuan ndërprerje të menjëhershme të energjisë elektrike në disa rajone, duke shtuar se ekipet e mirëmbajtjes po punojnë për të rikthyer furnizimin aty ku munden.
Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës teksa po afrohen muajt e dimrit, duke shkaktuar frikë për mungesa të energjisë elektrike teksa pritet që temperaturat të bien.Moska ka goditur rregullisht zona civile në Ukrainë, megjithëse ajo mohon se shënjestron caqe të tilla. /REL -

Moti i keq në Greqi/ Lumi Aliakmonas del nga shtrati, dëmtohet ura historike në Kostur dhe ndërpritet furnizimi me ujë
Për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut gjatë 24 orëve të fundit në zonën më të gjerë të Kastorias, lumi Aliakmonas doli nga shtrati në Nestorio, Kastoria, ku po zhvillohen ngjarjet e River Party.
Ujërat e rrëmbyeshme të lumit kanë përmbytur të gjitha zonat e jashtme dhe me sa duket kanë shkaktuar dëme në bordurat prej guri në brigjet e lumit, në urën piktoreske prej guri, një pikë referimi e zonës, si dhe në disa ndërtesa.
Siç i tha kryebashkiakut të Nestorio-s, Christos Gosliopoulos, për APE-MPE, “uji që zbret nga Grammos ka një vrull të tillë saqë merr gjithçka me vete”. Mbingarkesa e lumit ka krijuar një problem të rëndësishëm në të dy stacionet e pompimit të vendosura pranë lumit dhe që furnizojnë me ujë qytetin kufitar. Z. Gosliopoulos deklaron se “për arsye shëndetësore, furnizimi me ujë nga puset në rezervuarët e Nestorio-s u ndërpre derisa ekipet e bashkisë të arrinin të vlerësonin nëse ujërat e lumit kanë hyrë në akuiferin e burimeve”.Reshjet e shiut janë të dendura jo vetëm në Nestorio, por edhe në të gjithë Grammosin dhe, siç thekson kryetari i bashkisë, “ka pasur dëme në shtëpi dhe rrugë në fshatin malor të Grammosit, si dhe në rrugët pyjore”.
Deri më tani, nuk janë raportuar probleme në vendbanimet dhe qytetet e Maqedonisë Perëndimore, ndërsa Departamenti i Zjarrfikësve është dashur të ndërhyjë në një rast për të hequr një pemë të rrëzuar në zonën e Neapoli-Kozanit.
Sipas vlerësimeve të shërbimeve kompetente, do të duhen disa ditë pas tërheqjes së plotë të ujërave që të jetë e mundur qasja e sigurt nga ekipet. Vetëm atëherë do të jetë e mundur të fillojë regjistrimi dhe vlerësimi i detajuar i shkallës së saktë të dëmit ose shkatërrimit që ka ndodhur në objektet dhe në mjedisin natyror të zonës. Meqenëse reshjet e shiut nuk janë qetësuar plotësisht, rreziku mbetet i lartë, por pa kërcënuar zonat e banuara.Sipas të dhënave të rrjetit të stacioneve automatike meteorologjike të meteo.gr / Observatorit Kombëtar të Athinës, sasia më e lartë e reshjeve deri në orën 17:00 u regjistrua në Paramithi, Thesproti, dhe ishte e barabartë me 139 milimetra.
Një numër i madh shkarkimesh elektrike u regjistruan në Epir dhe Jonin Verior. Sipas të dhënave nga instrumenti Lightning Imager (LI) i satelitit meteorologjik Meteosat-12, nga fillimi i njëzet e katër orëve deri në orën 17:00 sipas kohës greke, u regjistruan 2202 shkarkime elektrike mbi tokë dhe 4353 mbi det.
Hartat në imazhet më poshtë tregojnë (1) shpërndarjen e reshjeve dhe 8 stacionet me lartësitë më të larta të reshjeve deri në orën 17:00 të së mërkurës 19/11 dhe (2) shkarkimet elektrike të regjistruara nga instrumenti LI deri në orën 17:00 të së mërkurës 19/11.Top Channel
-

Video/ Pamje me dron, Lumi Vjosa në pikë kritike pasi rrezikon të dalë nga shtrati
Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, prurjet në lumin Vjosë janë rritur. Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se lumi Vjosë po mbahet nën monitorim pasi rrezikon të dalë nga shtrati.
Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, ka mbërritur pasditen e sotme në urën e Mifolit, ku po monitoron nga afër situatën e prurjeve të lumit Vjosa. Reshjet e shiut nuk kanë pushuar ende dhe situata vijon të jetë kritike, pasi edhe në orët në vijim pritet të ketë reshje në gjirin e Vlorës si edhe në jug të vendit.
Autoritetet kanë njoftuar të gjithë banorët dhe bizneset përgjatë vijës se lumit të tregohen të kujdesshëm dhe të qëndrojnë në gatishmëri për çdo zhvillim të mundshëm.
Deri tani niveli ka arritur 6 metër, ndërkohe qe pika kritike është 6.8 metër.Top Channel
-

“Mali i mbeturinave”/ Grumbulli i plehrave pranë lumit në Angli rrezikon të shkaktojë një katastrofë mjedisore
Një mal me mbeturina të hedhura ilegalisht pranë një lumi në zonën rurale jashtë Oxford-it ishte aq i madh sa mund të shihej nga hapësira, por pak njerëz në Tokë e kishin vënë re.
Sipas Associated Press, grumbulli, i fshehur pas një rreshti të dendur pemësh pranë një autostrade të ngarkuar, arrinte gjatësinë e tre pishinave olimpike dhe lartësinë e një shtëpie dykatëshe.
Ekspertët mjedisorë shprehen shqetësim se mbeturinat mund të përfundojnë në lumin Cherwell, i cili kalon përmes kampusit të Universitetit të Oxford-it dhe më pas bashkohet me lumin Thames, duke rrezikuar ndotjen e lumenjve.
Agjencia e Mjedisit në Angli kishte identifikuar zonën si me rrezik të lartë që në korrik dhe lëshoi urdhër ndalimi, ndërsa hetimet për këtë krim janë në zhvillim. Pamjet satelitore tregojnë se hedhja e mbeturinave ka nisur të paktën që nga korriku i vitit 2024.
“Si arritën të shmangin vëmendjen është tronditëse,” tha Liz Gyekye nga organizata Thames21. Autorët e grumbullit mund të jenë grupe kriminale që ofrojnë hedhje të paligjshme të mbeturinave, një problem që Anglia e quan “fly-tipping” dhe që po përhapet.
Gjatë vitit 2023–24 u regjistruan mbi 1.1 milion raste të hedhjes ilegale të mbeturinave, një rritje prej 6% nga viti i mëparshëm. Ky fenomen shkakton shqetësim për pronarët e tokave dhe autoritetet lokale, duke krijuar rrezik për mjedisin dhe pasojat ekonomike për vendin.Top Channel
