Banka e Shqipërisë po përgatit rishikimin e plotë të kuadrit të administrimit të rrezikut për sektorin bankar, për ta përshtatur atë me standardet e reja dhe me praktikën e ndjekur nga institucionet mbikëqyrëse europiane.Në raportimin e tij për Kuvendin e Shqipërisë javën e kaluar, Guvernatori, Gent Sejko, tha se këto ndryshime do të bëhen edhe në kuadër të ndryshimit të raportimit financiar për qëllime mbikëqyrjeje, në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS).Ndryshimi më thelbësor do të lidhet me mënyrën e llogaritjes së provigjioneve ose fondeve rezervë për humbjet nga kreditë. Aktualisht, sipas kuadrit rregullator që aplikon Banka e Shqipërisë, klasifikimi i kredive me probleme dhe i provigjioneve që llogariten për to bëhet kryesisht bazuar në vonesat kohore në shlyerjen e tyre.Sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, klasifikimi i kredive dhe llogaritja e provigjioneve mbështetet mbi analizën e gjendjes financiare dhe aftësive të pritshme paguese të huamarrësit. Gjithashtu, IFRS-të mundësojnë edhe zbritjen e vlerës së kolateralit nga humbja e pritshme, duke çuar përgjithësisht në vlera më të ulëta të shpenzimeve për provigjione.Sipas informacioneve nga Banka e Shqipërisë, pritet që drafti i rregullores së re të jetë gati brenda këtij viti.Përdorimi i një standardi të dyfishtë të raportimit financiar prej vitesh është një shqetësim për sektorin bankar në Shqipëri. Aktualisht, bankat raportojnë për publikun, administratën tatimore dhe palët e tjera të interesit sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS), që janë standardi i përcaktuar me ligj për këtë kategori biznesi. Por, ato raportojnë paralelisht edhe sipas standardeve lokale të Bankës së Shqipërisë, për qëllime të mbikëqyrjes bankare.Nëpërmjet Shoqatës së Bankave, bankat tregtare i kanë përcjellë disa herë Bankës së Shqipërisë me këmbëngulje kërkesën për të kaluar në një sistem raportimi unik, sipas standardit ligjor, IFRS. Në fakt, unifikimin e raportimit të bankave sipas standardeve IFRS, edhe për qëllime të mbikëqyrjes ka qenë në planet e Bankës së Shqipërisë prej shumë vitesh, por procesi ka kaluar në disa shtyrje.Shqipëria është një nga vendet e pakta në Europë ku raportimi financiar për qëllime të mbikëqyrjes bëhet sipas një standardi të veçantë lokal. Përveç nevojës për një raportim të dyfishtë, që përbën kosto shtesë, problemi kryesor që kanë bankat është natyra tejet konservatore e standardeve lokale të mbikëqyrjes.Standardet lokale që aplikohen nga Banka e Shqipërisë kanë një qasje më të ngurtë dhe konservatore sidomos në klasifikimin e kredive me probleme, në llogaritjen e provigjioneve dhe në njohjen e teknikave për zbutjen e rrezikut të kredisë. Kjo bën që në shumicën e rasteve fitimet e bankave sipas standardeve lokale të jenë më të ulëta krahasuar me ato që llogariten sipas IFRS-ve.Megjithëse standardi ligjor i raportimit janë IFRS-të, standardet e Bankës së Shqipërisë janë përcaktuese për sa i takon parametrave rregullatorë që bankat duhet të përmbushin, duke filluar nga treguesi kyç i mjaftueshmërisë së kapitalit. Rrjedhimisht, edhe fitimi efektiv që bankat mund të shpërndajnë si dividend për aksionarët bëhet bazuar mbi standardet lokale të mbikëqyrjes. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Day: November 2, 2025
-

Masat kufizuese nuk e frenuan rritjen e kredisë për shtëpi në tremujorin e parë të aplikimit
Kredia për shtëpi ka vazhduar rritjen gjatë tremujorit të tretë të vitit, pavarësisht nisjes së aplikimit të masave kufizuese të Bankës së Shqipërisë.Statistikat e Bankës Qendrore tregojnë se në tremujorin e tretë, sektori bankar dha gjithsej rreht 13.8 miliardë lekë kredi të re për blerjen e banesave, me një rritje prej 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Të dhënat progresive të 9-mujorit tregojnë se vlera e kredisë për blerje banesash ka arritur një rekord të ri historik për këtë vit. Gjatë nëntë muajve, sektori bankar disbursoi gjithsej 50 miliardë kredi, 27% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.Portofoli aktiv total në fund të shtatorit arriti vlerën e 236 miliardë lekëve. Krahasuar me një vit më parë, ky portofol është zgjeruar me pothuajse 18%.Kredia për individët, duke përfshirë edhe segmentin më të madh të saj, kredinë për shtëpi, po jep kontributin kryesor në rritjen e kredisë për ekonominë gjatë këtij viti.Që prej 1 korrikut të këtij viti, bankat janë të detyruara të respektojnë disa kritere të administrimit të rrezikut, konkretisht për treguesit “Raporti i kredisë ndaj vlerës” (përqindja e çmimit të blerjes së banesës që banka merr përsipër të financojë nëpërmjet kredisë) dhe “Raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave” (raportin mes këstit ose kësteve të kredisë për prona ndaj të ardhurave të huamarrësve).Raporti tavan i kredisë ndaj vlerës në monedhën Lekë do të jetë 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë, ndërsa në valutë të huaj 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë.Raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave për kreditë në Lekë do të jetë në nivelin 40% për shtëpinë e parë dhe 35% për shtëpinë e dytë. Në valutë të huaj, niveli tavan do të jetë 35% për shtëpinë e parë dhe 30% për shtëpinë e dytë.Sipas Bankës së Shqipërisë, zbatimi i këtyre kufijve do të mundësojë uljen e rrezikut të dështimit të huamarrësve dhe pakësimin e humbjeve bankare të lidhura me këto kredi, si pasojë e zhvillimeve eventuale të pafavorshme në çmimet e pronave të paluajtshme ose në kuadrin makroekonomik të vendit.Në fakt, kritere të ngjashme janë aplikuar gjithmonë nga bankat në politikat e tyre të brendshme, por megjithatë në vitet e fundit është vërejtur një rritje e rasteve kur bankat kanë ofruar kredi në tejkalim të kufijve të mësipërm.Burimi: Banka e ShqipërisëKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Shëndetësia në rrezik, 30% e stafit punon në Gjermani
Sektori i shëndetësisë në Shqipëri dhe në Ballkan po vihet në rrezik nga mungesa e stafeve dhe kryesisht mjekëve pasi një pjesë e madhe e tyre po emigron.Një studim i fundit në Gjermani mbi emigrimin në vendet e Ballkanit Perëndimor evidentoi se afërsisht 30% stafit shëndetësor nga Shqipëria kishin emigruar në Gjermani deri në vitin 2023.Bosnja dhe Kosova janë edhe më të prekura sipas studimit. Në vitin 2023, numri i shtetasve nga Kosova që punojnë në sistemin gjerman të kujdesit shëndetësor ishte i barabartë me 50.3% të fuqisë punëtore vendase të kujdesit shëndetësor. Shifrat përkatëse ishin 42.5% për Bosnjën dhe Hercegovinën, për Maqedoninë e Veriut 9 %, Malin e Zi 13.9 % dhe për Serbinë 7.2%.Midis viteve 2015 dhe 2024, punësimi i shtetasve të Ballkanit Perëndimor në sektorin e shëndetësisë në Gjermani u rrit mesatarisht me 27.2% në vit, ndërsa për Shqipërinë rritja është me 17% çdo vit.Gjatë kësaj periudhe presionet i emigracionit mbi sektorin e kujdesit shëndetësor në rajonin e Ballkanit Perëndimor janë rritur.Parashikimet e Kombeve të Bashkuara tregojnë se popullsia mbi 75 vjeç e lart pritet të rritet ndjeshëm në rajon, ndërsa popullsia në moshë pune pritet të bjerë. Këto zhvillime do të rrisin kërkesën për kujdes shëndetësor në Ballkan dhe në Shqipëri.Sakaq sistemet e kujdesit shëndetësor në Ballkanin Perëndimor po tregojnë shenja të tendosjes. Kjo u ilustrua gjatë pandemisë Covid -19 ku të gjitha vendet e Ballkanit regjistruan shkallë vdekshmërie mbi mesataren globale.Një tjetër tregues i tendosjes sistemike të sistemeve shëndetësorë është numri i ulët i mjekëve në krahasim me vendet e Evropës Perëndimore.Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (2024), Shqipëria ka më pak mjekë për frymë në Evropë. Në Maqedoninë e Veriut, numri i mjekëve për frymë madje ka rënë, pjesërisht për shkak të emigrimit të mjekëve jashtë vendit.Studimi gjerman vë në dukje se emigrimi i punonjësve të kujdesit shëndetësor përkeqëson drejtpërdrejt ngarkesën, pasi mungesat përkthehen në kohë më të gjata pritjeje, mungesë shërbimi në zonat rurale dhe ngarkesë më e madhe pune për mjeket e mbetur.Burimi: BrugelKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

“Gjysma janë amatorë”, Dabulla shpërthen për gjendjen e Tiranës: Kush dreqin i ka gjetur këta lojtarë katastrofë
Rezart Dabulla nuk sheh dritë në fund të tunelit për Tiranën, teksa edhe ardhja e trajnerit Nuhiu nuk e bind. Ish-lojtari i bardhebluve ka thënë në studion e emisionit “Mega Sport” në “A2 CNN” se niveli i futbollistëve aktualë nuk është ai që nevojitet për një klub si Tirana.
“Unë Nuhiut i uroj suksese, sepse kam një problem, nuk dua të shoh që ekipi im i zemrës të dalë nga kategoria. I uroj me shpirt sukses, por edhe Nuhiun e kanë hequr për rezultate të dobëta nga Gjilani. Për këtë arsye e hoqën. Ka ardhur në një ambjent që mbase e njeh, mbase nuk e njeh.
Është katastrofë futbolli që kanë në këmbë këta lojtarë që ka Tirana. Për mua janë amatorë gjysma e tyre. Nuk e di kush dreqin i ka gjetur dhe i ka marrë në ekip”, ka thënë Rezart Dabulla./Sport Ekspres/ -

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Ahmeti: Nuk arritëm të fitojmë garën për kryetar komunash
Kryetari i BDI, Ali Ahmeti, ka reaguar pas numërimit të rreth 90% të votave nga raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se partia e tij ka fituar shumicën e votës popullore në mbarë vendin, me mbi 23 mijë vota më shumë.
Ai paralajmëroi se bashkimet artificiale politike mund të sjellin pasoja në të ardhmen, duke akuzuar njëkohësisht për keqpërdorime të resurseve shtetërore gjatë fushatës.
“Rezultatet janë tashmë të njohura, ne kemi fituar shumicën e votës popullore në mbarë vendin, apo më mirë të thuhet të votës kombëtare në këto zgjedhje, me mbi 23 mijë vota më shumë, por nuk kemi arritur të fitojmë garën për kryetar komunash, ky është një mesazh që ne e pranojmë. Qytetarët kërkojnë që të rinovojmë mënyrën se si i përfaqësojmë këto vlera në teren. Bashkimet artificiale mund të na sjellin edhe pasoja në të ardhmen, këto u pasuan me keqpërdorime të resurseve shtetërore dhe shantazhe e presione finaciare mbi votuesit”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së./vizionplus.tv
-

Rrëshqitje dheu në Kenia, humbin jetën 26 persona
Të paktën 26 persona kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë konsiderohen të zhdukur pas një rrëshqitjeje dheu në perëndim të Kenias gjatë reshjeve të dendura.
Përmbytjet kanë shkatërruar rrugët, duke izoluar zonën, dhe qeveria ka dërguar katër avionë ushtarakë për ndihma dhe furnizime.
Reshjet e dendura vazhdojnë në të gjithë vendin, duke shkaktuar përmbytje dhe zhvendosje të mijëra banorëve. Ministri i Brendshëm, Kipchumba Murkomen, njoftoi se furnizimet dhe provimet kombëtare do të transportohen me avion në zonat e prekura, ndërsa qeveria do të mbulojë shpenzimet mjekësore për të lënduarit dhe do të ripozicionojë banorët pa strehë.
Ekspertët paralajmërojnë se zona e Rift Valley mbetet e ndjeshme ndaj rrëshqitjeve të dheut, ndërsa komuniteti këshillohet të zhvendoset në vende më të sigurta.
Në vitet e fundit, përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut kanë shkaktuar humbje të shumta jetësh në Kenia, duke u lidhur me efektet e ndryshimeve klimatike. -

Tragjedi në Alpet italiane/ Pesë alpinistë gjermanë humbin jetën nga orteku, mes viktimave edhe një e mitur
Një ngjitje malore në Alpet italiane është kthyer në tragjedi, pasi pesë alpinistë gjermanë humbën jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek në rajonin e Tirolit Jugor, pranë kufirit me Zvicrën.
Autoritetet italiane konfirmuan se orteku ra të shtunën pasdite, në zonën e majës Cima Vertana, në masivin Ortler, në një lartësi mbi 3,500 metra. Tre persona, dy burra dhe një grua, u gjetën të vdekur fillimisht, ndërsa të dielën në mëngjes u lokalizuan trupat e dy viktimave të tjera, një baba dhe vajza e tij 17-vjeçare, të cilët kishin rënë rreth 200 metra nën shtresat e akullit dhe dëborës.
Shërbimet alpine italiane bënë të ditur se grupi ishte përfshirë nga një ortek i fuqishëm, ndërsa dy alpinistë të tjerë që ndodheshin më përpara arritën të mbijetonin dhe dhanë alarmin. Ata u transportuan në spital në Bolzano, në gjendje shoku, por pa dëmtime të rënda fizike
Kërkimet vijuan gjatë natës dhe rifilluan në mëngjes me helikopterë, dronë dhe pajisje termike, derisa ekipet e shpëtimit gjetën edhe dy trupat e fundit në pjesën e poshtme të një përroi malor.
Autoritetet nuk e kanë qartësuar ende shkakun e shkëputjes së ortekut, ndërsa mbetet e paqartë pse grupet e alpinistëve qëndruan në zonë në një orar të vonë dhe me kushte të vështira atmosferike.Top Channel
-

Trump përgatit Pentagonin për luftë, SHBA gati të ndërhyjë me trupa ushtarake në shtetin afrikan
Presidenti i SHBA, Donald Trump, njoftoi të shtunën se ka kërkuar nga Departamenti i Mbrojtjes të përgatitet për një veprim të mundshëm ushtarak në Nigeri, ndërsa vazhdon ta akuzojë qeverinë nigeriane se nuk po bën mjaft për të ndalur dhunën ndaj komuniteteve të krishtera — akuza që Abuja e ka mohuar përsëri.
Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Trump e dënoi atë që e quajti “masakër kolektive” ndaj të krishterëve dhe tha se Shtetet e Bashkuara do të ndalojnë menjëherë gjithë ndihmën dhe mbështetjen për Nigerinë, duke paralajmëruar qeverinë e vendit të “veprojë shpejt”.
“Unë urdhëroj Departamentin tonë të Luftës të përgatitet për veprime të mundshme,” shkroi Trump, duke shtuar se SHBA “mund të shkojë në atë vend tashmë të diskredituar, ‘me armë të ndezura’, për të shkatërruar plotësisht terroristët islamikë që kryejnë këto mizori.”
Reagimi i Pentagonit në nivel formal u pasua me mbështetje publike nga disa zyrtarë amerikanë në rrjete sociale. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, shpërndau një pamje të deklaratës së presidentit dhe shkroi se “Departamenti i Luftës po përgatit veprime”, duke shtuar se qeveria nigeriane duhet të mbrojë të krishterët, përndryshe SHBA do të ndërhyjë kundër “terroristëve islamikë”.
Analistët dhe zyrtarët nigerianë theksuan se dhuna në Nigeri ka burime të ndryshme: përveç sulmeve të motivuara fetarisht nga grupe radikale në disa zona, shumë incidente lindin nga konflikte vendase mbi tokën dhe burimet mes bagëtive dhe fermerëve, si dhe nga tensionet etnike dhe komunitare. Vendit me mbi 230 milionë banorë i janë drejtuar sulme që kanë prekur si komunitetin mysliman ashtu edhe atë të krishterë; megjithatë, raportimet lokale tregojnë se shumica e viktimave në disa zona janë myslimanë.
Vendimi i Trump vjen pas vendimit të administratës së tij për të cilësuar Nigerinë si një “Shtet me Përkujdesje të Veçantë” (Country of Particular Concern) sipas Ligjit Ndërkombëtar për Lirinë Fetare, një etiketë që sugjeron se autoritetet kanë gjetur shkelje sistematike dhe të vazhdueshme të lirisë fetare — një vendim që Abuja e ka kundërshtuar.
Presidenti nigerian, Bola Tinubu, reagoi përmes një postimi duke thënë se përshkrimi i Nigerisë si intolerante fetarisht “nuk pasqyron realitetin tonë kombëtar” dhe se qeveria po punon me SHBA-në dhe komunitetin ndërkombëtar për të forcuar mbrojtjen e të gjitha komuniteteve fetare. Zëdhënësi i tij dhe këshilltarë publikë e kanë cilësuar gjithashtu përshkrimin e dhunës si të tepruar dhe të njëanshëm.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë dhe zyra e Tinubu-t nuk kanë dhënë menjëherë komente shtesë mbi paralajmërimet e mundshme ushtarake ose përmasa konkrete të veprimeve të propozuara.
Deklaratat e fundit të presidentit amerikan kanë ringjallur shqetësime për mundësinë e përshkallëzimit të ndërhyrjeve jashtë vendit dhe për pasojat e mundshme diplomatike dhe humanitare në rajon, ndërsa hetimet dhe kërcënimet vazhdojnë të ndjekin zhvillimet në terren.Top Channel
-

Sulmi me thikë në tren/ Britani, rëndohet bilanci, 2 nga 11 të lënduarit janë në luftë me jetën
Nga 11 të plagosurit, dy persona janë duke luftuar me jetën, pasi një sulm masiv me thikë në një tren i nisur nga veriu i Anglisë drejt stacionit King’s Cross në qendër të Londrës.
Sulmi ka ndodhur në mbrëmjen e së shtunës.
Policia britanike e Transportit njofton se vetëm pas 8 minutash nga marrja e njoftimit nga publiku trupat e armatosura kanë ndërhyrë për të neutrailzuar dy persona me thike dhe të gjakosur të cilët janë në të tridhjetat, të lindur në Britani, njeri me ngjyrë dhe tjetri me origjinë nga Karaibet. Sulmi vlerësohet se nuk ka zgjatur më shumë se 1 deri në 15 minuta.
Polica në Londër u detyrua të jap identitetet e sulmuesve pa dhënë emrat e tyre, ende, pas spekulimeve në mediat sociale. Deri më tani, hetuesit e anti-terrorit thonë se nuk ka tregues se sulmi është kryer për motive terroriste. Madje edhe niveli i gatishmërisë në Britani pas këtij sulmi mbetet i pandryshuar. Treni në te cilën ndodhi sulmi masiv, është ende në platformën e stacionit, ku u ndalua, stacion i paplanifikuar për ndalesë në itenerar, dhe është ende skenë krimi.
Në këtë linje, Ministri britanik i Mbrojtjes dhe bashkëshortja e tij, kanë udhëtuar mbrëmë drejt shtëpisë së tyre vetëm disa orë më parë kryerjes së këtij sulmi të cilësuar nga kryeministri Sir Keir Starmer, dhe Mbreti Charls si shokues.Top Channel
