Day: November 1, 2025

  • “Kufizimet mbi metalet e rralla, gabim i madh nga Pekini”, sekretari i Thesarit të SHBA-së: E kuptuan kur panë reagimin e botës

    “Kufizimet mbi metalet e rralla, gabim i madh nga Pekini”, sekretari i Thesarit të SHBA-së: E kuptuan kur panë reagimin e botës

    Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha se Kina bëri një “gabim” duke vendosur kufizime në eksportet e metaleve të rralla, duke thënë se Pekini kishte tërhequr vëmendjen ndaj njërës prej armëve të saj tregtare.

    “Kina e paralajmëroi botën për rrezikun. Ata me të vërtetë bënë një gabim”, tha Bessent në një intervistë me Financial Times.
    “Është një gjë të vendosësh një armë në tavolinë, është një tjetër të qëllosh në ajër”, vazhdoi ai.
    Pekini njoftoi në fillim të tetorit kontrolle mbi eksportet e teknologjive që lidhen me metalet e rralla, mineralet thelbësore për industrinë e automobilave, elektronikën dhe madje edhe industrinë e mbrojtjes.
    Pas bisedimeve midis Presidentit Kinez Xi Jinping dhe homologut të tij amerikan Donald Trump në Korenë e Jugut të enjten, Pekini ra dakord të pezullojë disa nga kufizimet për të paktën një vit.
    Çështja e metaleve të rralla është një pikë kyçe fërkimi midis dy ekonomive më të mëdha në botë dhe një burim i madh përçarjeje në zinxhirët globalë të furnizimit.
    Kina ka një monopol pothuajse të plotë në përpunimin e metaleve të rralla dhe është kritikuar për përdorimin e pozicionit të saj për të ushtruar presion mbi partnerët e saj tregtarë.
    Por, sipas Bessent, Pekini ka humbur avantazhin e tij.
    “Ne kemi marrë masa për të kompensuar situatën. Mendoj se udhëheqja kineze ishte pak e shqetësuar nga reagimi i publikut ndaj kufizimeve”, theksoi ai.

    Top Channel

  • “Lindëm disa ditë pas njëri-tjetrit”, shefja e kabinetit qeveritar të Fatos Nanos rrëfen njohjen me të: Përsëri u bëmë bashkë në…

    “Lindëm disa ditë pas njëri-tjetrit”, shefja e kabinetit qeveritar të Fatos Nanos rrëfen njohjen me të: Përsëri u bëmë bashkë në…

    Një nga bashkëpunëtoret më të afërta të Fatos Nanos dhe shefe e kahershme e Kabinetit të tij qeveritar, Saemira Pino me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar një mesazh zemre e plot emocion për ndarjen nga jeta të liderit historik të Partisë Socialiste.

    Pino rrëfen se si ata lindën pak ditë pas njëri-tjetrit pasi nënat e tyre kishin qenë njëkohësisht shtatzënë me ta. Më pas si nxënës, në shkolla jo larg njëra- tjetrës, “konkurruam veç e veç në olimpiada e konkurse”, shkruan Pino. Më tej Saemira tregon se si ata sërish ishin bashkë si pedagogë në fakultet, e në fund në Kryeministri, ku Pino ishte shefja e kabinetit qeveritar të Nanos.
     Postimi i plotë i Saemira Pinos:
    Sot i dashur Fatos, veç do të të lavdërojnë… miq dhe kundërshtarë. Është në traditën tonë. Mirë a keq, nuk di ta them. Na përgatite javë radhazi për këtë ditë të keqe dhe këtë lajm të hidhur, në mënyrën tënde, atipike, si për shumë sjellje të tuat.
    Së bashku kemi bërë një rrugë jo të shkurtër… Ti mbërrite në fund të saj më herët se ne moshatarët e tu.
    Do doja shumë të ishe më gjatë me ne, në këtë rrugëtim jete, se ti kurdoherë do të dije ç’të thoshe, të sugjeroje a të korrigjoje. Ti e doje këtë vend, si një politikan modern dhe vizionar. Do të thuhet, dëshmohet dhe shkruhet shumë për trashëgiminë tënde politike. Unë nuk e kam këtë qëllim sot.
    “U njohëm” në shtatorin e largët të 1952, kur rastësia i gjeti nënat tona në një dhomë, në maternitetin e vetëm të Tiranës, ku të dy morëm një kujdes të veçantë. Ti ishe fëmija i tretë i familjes, djali i parë dhe i vetëm, gëzim i madh i Maries, gruas së rrallë, por jo aq të re. Nëna ime ishte vetëm 21 vjeç, dhe vazhdoi me vajzë edhe pas meje, që isha e dyta. Dhe Maria i thoshte me humor dhe dashamirësi “lind ti fëmijë, po lind dhe unë…” Ti u linde disa ditë pas meje.
    Më pas si nxënës, në shkolla jo larg njëra- tjetrës, konkurruam veç e veç në olimpiada e konkurse. Tezja ime, mësuesja e rreptë e matematikës në shkollën “Hoxha Tahsim” të viteve ‘60-të, do të pohonte gjithmonë se ti ishe nxënësi më i shkëlqyer që ajo kishte pasur ndonjëherë. Ti ia “shpërbleve” ditën e vdekjes së saj të parakohshme, duke e cilësuar atë si: Një institucion!
    Përsëri u bëmë bashkë në shoqërinë e bukur të gjimnazit “Sami Frashëri”, ku ti dalloheshe sa për zgjuarsinë, gjuhët e huaja që i përvetësoje shpejt e bukur, aq edhe për ”rebelimet” e tua. Veçanërisht sfidant ndaj opinionit të papërgatitur, kur nuk e fshehe asnjë ditë dashurinë e madhe për Rexhinën kur fare të rinj, 16-17 vjeçarë, dorë për dore me Rexhinën, në oborrin e gjimnazit, në rrugë, në aksione me kitarë, dukeshit sikur lajmëroje një kohë të re, siç bëre edhe në politikë. Ndërkohë ishe dhe mbete një shok i mirë për të gjithë bashkënxënësit. Kushdo, që më pas të kërkoi mbështetje, ti bëre çmos, brenda mundësive dhe logjikës së kërkesës.
    Në vitet 1970-80, ritakoheshim në komisionet e provimeve formuese apo pasuniversitare, tashmë si pedagogë.
    Ti vije “nga lart” si pedagog i jashtëm, por kurrë nuk u solle me fodullëk, pavarësisht manierave të jashtme ndonjëherë. Ishe ti që i nxisje studentët për përgjigje realiste, kërkoje prej tyre jo rrallë pyetje, në vend të përgjigjeve, që i vinin ata në pozitat e kërkuesit dhe analistit, siç do të bëheshin më vonë, jo pak prej tyre. Ndërsa ne kolegëve të tu na sillje shpresën për ndryshim.
    Më pas isha unë që do t’iu bashkohesha protestave në rrugë e sheshe, për lirimin tënd nga burgu politik, pa qenë anëtare në asnjërën prej partive ku ti kishe qenë dhe ishe, por unë isha shoqja e Xhinës dhe tëndja dhe ju besoja fort të dyve.
    Së bashku bëmë një rrugë jo të shkurtër…
    Unë të “humba” realisht një ditë prilli, kur erdha në zyrën tënde dhe të kërkova dorëheqjen. Ti kishe bërë dy zgjedhje, personalen përfundimtare dhe atë politike, efemere, të pakuptueshme për mua, me të cilën unë nuk pajtohesha dot. Po afroheshe (me marrëveshje nënshkruar në 1 prill) me grupimin që me të drejtë e kishe denoncuar në forumin më të lartë dhe vendimmarrës të PSSh për korrupsion, shkelje statuti, vjedhje votash brenda forumeve etj. Por ti ishe politikan klasi. I vetëformuar, falë inteligjencës, formimit, edukatës familjare, gjuhëve të huaja që të lehtësonin informimin.
    Unë të gjeta në zyrë, një ditë më pas, dhe të thashë me humor, dje ishte 1 prill…Prandaj erdha sot, për dorëheqje të pa zmbrapsur!!! Më kuptove, nuk komentove dhe më përcolle (me pak lot) me fjalët më vlerësuese që mund të kem dëgjuar ndonjëherë, në karrierën time politike. Nuk më mbajte kurrë mëri, por vazhdove të më ofroje poste që jo gjithmonë mund t’i pranoja. Sepse unë nuk e njihja “politikën e madhe”, por për politikën si shërbim isha kurdoherë e gatshme. Dhe këtë ta kisha thënë dhe e kisha dëshmuar.
    Megjithatë, ajo pjesë e vogël e rrugës politike, nga shefe e kabinetit tënd si kryetar i PSSh, dhe më tej, ndonëse plot andralla dhe e ndërprerë në vitet pas teje, ishte e bukur. Unë të isha e të mbetem thellësisht mirënjohëse!
    Ndihem keq që nuk ta thashë asnjëherë.
    Mbetesh Kryeministri më i vlerësuar, veçanërisht i socialistëve edhe pse në borxh të ndërsjellë ndaj njëri tjetrit. Ti i le publikisht socialistët, por edhe ata ashtu të lanë. Për të t’u kthyer sot “Pas vdekjes”. Por shumica e tyre, miqtë e vërtetë, me vlerësim dhe mirënjohje të sinqertë. Socialistë ose jo.
    Jam e bindur që ti arrite shumë, por po aq jam e bindur se edhe ti vetë do të doje që disa zgjedhje t’i kishe bërë ndryshe. Sot e mbylle.
    Lamtumirë, shok, vëlla (kështu më binde për t’u bërë drejtuesja e stafit tënd). Fat dhe privilegj të punoje me ty, një mik i rrallë! I paharruar do të mbetesh për familjarët e tu, për popullin tënd, socialistët dhe ata që ia duan të mirën vendit, miqtë e tu të shumtë si pakkush!
     

    Top Channel

  • Vdekja e Fatos Nanos, 2 nëntori shpallet ditë zie, të dielën homazhet për ish-kryeministrin

    Vdekja e Fatos Nanos, 2 nëntori shpallet ditë zie, të dielën homazhet për ish-kryeministrin

    Qeveria ka shpallur 2 nëntorin ditë zie, në nder të ish-kryeministrit të ndjerë Fatos Nano.

    Po ditën e diel do të mbahen në Pallatin e Kongreseve edhe homazhet të cilat do të nisin në orën 08;30.

    Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtize.

    Në orën 12:00, në nderim të tij, do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin.

    Homazhet dhe Ceremonia Shtetërore

    Pallati i Kongreseve, Tiranë

    •08:30 – 11:00 – Homazhe publike
    •11:15 – 11:45 – Homazhe shtetërore dhe nderim nga personalitetet
    •12:05 – Ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës

  • A mund të zhduket alergjia ndaj frutave arrore te fëmijët apo zgjat gjithë jetën?

    A mund të zhduket alergjia ndaj frutave arrore te fëmijët apo zgjat gjithë jetën?

    Është e rëndësishme të dallojmë alergjinë e vërtetë ndaj frutave arrore nga sindroma e reagimit polen-ushqim, e njohur si PFAS (pollen-food allergy syndrome)

    Alergjia ndaj frutave arrore te fëmijët paraqet një sfidë të ndërlikuar dhe të qëndrueshme, si për prindërit dhe kujdestarët, ashtu edhe për pediatrit dhe alergologët.

    Ndryshe nga disa alergji ushqimore si ajo ndaj qumështit apo vezëve, të cilat shpesh zhduken me kalimin e moshës, alergjia ndaj frutave arrore zakonisht është afatgjatë, dhe rastet e shërimit janë të rralla.

    Çfarë është alergjia ndaj frutave arrore

    Kjo alergji ndodh kur sistemi imunitar i fëmijës i percepton gabimisht proteinat në frutat arrore si substanca të rrezikshme dhe shkakton reagim mbrojtës. Në këtë grup përfshihen: arrat, bajamet, lajthitë, fëstëkët, arrat indiane, arrat amerikane e të tjera.

    Reagimi zakonisht ndërmjetësohet nga imunoglobulina E (IgE) dhe ndodh menjëherë pas kontaktit me alergenin, edhe në sasi shumë të vogla.

    Si shfaqen simptomat

    Pas konsumimit të një sasie të vogël të frutave arrore ose produkteve që i përmbajnë ato, tek fëmijët e ndjeshëm mund të shfaqen simptoma që variojnë nga kruarje në gojë dhe ënjtje e buzëve, deri te vështirësi në frymëmarrje, rënie e tensionit dhe anafilaksi.

    Është thelbësore të dallojmë alergjinë e vërtetë nga PFAS, ku reagimi është zakonisht lokal, për shembull, kruarje në gojë pas konsumimit të lajthive të papërpunuara dhe rreziku për anafilaksi është shumë më i ulët, transmeton Telegrafi.

    Përhapja dhe rëndësia klinike

    Sipas të dhënave ndërkombëtare, prevalenca e alergjisë ndaj frutave arrore te fëmijët varion nga 0.05% deri në 4.9%, në varësi të rajonit. Një studim australian tregoi se rreth 3% e fëmijëve 6-vjeçarë kishin alergji ndaj arrave indiane.

    Një tjetër studim me fëmijë parashkollorë (mesatarisht 3.1 vjeç) tregoi se anafilaksia e shkaktuar nga frutat arrore ishte një ndër shkaqet më të shpeshta të reaksioneve të rënda alergjike, dhe 92% e tyre kishin edhe alergji të tjera. Reagimi ndodhte shumë shpejt, në 92% të rasteve brenda 30 minutash.

    Studimet e fundit tregojnë se frutat arrore, veçanërisht arrat indiane, janë ndër shkaqet kryesore të anafilaksisë ushqimore te fëmijët në shumë vende të botës. Kjo tregon rëndëinë e identifikimit të hershëm të alergjenit dhe të masave mbrojtëse.

    Diagnoza dhe monitorimi

    Diagnoza e alergjisë ndaj frutave arrore përfshin disa hapa të rëndësishëm:

    Vlerësimi klinik: analizimi i historisë së ekspozimit ndaj frutave arrore dhe simptomave të shfaqura.
    Testet alergjike: testi i pickimit të lëkurës (skin prick test – SPT) dhe matja e antitrupave specifikë IgE (sIgE).
    Testi oral i ekspozimit ndaj ushqimit (oral food challenge – OFC), që konsiderohet “standardi i artë” për konfirmim ose përjashtim të alergjisë, sidomos kur rezultatet e testeve janë të paqarta.
    Monitorimi periodik: përsëritja e vlerësimeve çdo disa vite, pasi në një përqindje të vogël fëmijësh (rreth 9%) alergjia mund të zbutet me kalimin e kohës.

    Në shumë raste, fëmijët që janë alergjikë ndaj një lloj fruti arror mund të kenë ndjeshmëri të kryqëzuar edhe ndaj llojeve të tjera.

    A mund të “shërohet” alergjia?

    Ndryshe nga alergjitë ndaj qumështit apo vezëve, që shpesh zhduken me moshën, alergjia ndaj frutave arrore rrallëherë kalon vetvetiu. Një rishikim shkencor i vitit 2024 thekson se kjo alergji është shpesh e përhershme dhe shanset për shërim janë të vogla.

    Një studim tjetër në Journal of Allergy and Clinical Immunology, tregoi se fëmijët me alergji ndaj kikirikut apo vezës kanë më shumë gjasa të zhvillojnë edhe alergji ndaj frutave arrore deri në moshën 6-vjeçare.

    Pra, shërimi është i mundur, por shumë i rrallë, ndaj theksi duhet të vihet në kujdesin afatgjatë dhe shmangien e rrezikut.

    Masat parandaluese dhe mbrojtëse

    Për prindërit dhe mjekët, kujdesi ndaj fëmijëve me alergji ndaj frutave arrore përfshin:

    Shmangie të plotë të frutave që shkaktojnë reagimin dhe të produkteve që mund të përmbajnë gjurmë të tyre (si ëmbëlsira, çokollata, drithëra, erëza, etj).
    Lexim të kujdesshëm të etiketave, pasi shumë produkte të paketuara mund të kenë kontaminim të paqëllimshëm.
    Plan emergjent për raste të rënda, që përfshin mbajtjen e autoinjektorit me adrenalinë (EpiPen) dhe njohjen e përdorimit të tij nga prindërit, mësuesit dhe kujdestarët.
    Edukimin e fëmijës për të njohur dhe shmangur alergjenin, si dhe për të njoftuar të rriturit në rast shqetësimi.
    Kontrolle të rregullta mjekësore për të monitoruar nëse ka ndryshime në ndjeshmërinë alergjike me kalimin e kohës.

    Sipas European Academy of Allergy and Clinical Immunology (EAACI), edukimi i familjes dhe bashkëpunimi i ngushtë me mjekun janë çelësi për parandalimin e komplikimeve të rënda dhe për një jetë të sigurt e cilësore të fëmijës me alergji ushqimore.

  • Kriza e ndotjes, banorët paralajmërohen të largohen nga qyteti i njohur

    Kriza e ndotjes, banorët paralajmërohen të largohen nga qyteti i njohur

    Mjekët në Delhi kanë këshilluar banorët që të largohen nga qyteti për shkak të ndotjes së ajrit me smog toksik, pas një rritjeje të rasteve me sëmundje të frymëmarrjes.

    “Ndotja e ajrit mund të shkaktojë pneumoni të rëndë dhe infeksione të tjera të mushkërive. Nëse mundeni, largohuni nga Delhi për gjashtë deri në tetë javë”, tha pulmonologu Dr. Gopi Chand Khilnani.

    Qeveria e Delhi-t tentoi të krijojë shi artificial për të larguar smogun, por përpjekjet dështuan. Banorët shprehën frustrimin e tyre, duke e quajtur këtë shpenzim të kotë parash publike, pasi gjatë muajit ajri mbetet i rëndë dhe indeksi i cilësisë së ajrit (AQI) arriti 373, niveli më i keq në tre vitet e fundit.

    Ekspertët theksuan se shkak i dështimit ishte mungesa e lagështisë së mjaftueshme në ajër, e nevojshme për punën e kimikateve. Për më tepër, eksperimenti mund të ketë efekt të kundërt nëse kushtet nuk janë të duhura, duke rritur kapjen e grimcave si PM 2.5.

    Ekspertët e ndotjes, si Dr. Mohan George, theksuan se zgjidhja reale qëndron te përdorimi i karburanteve më të pastër dhe investimi në transport publik. Aktualisht, qyteti ka rreth 8.5 milionë automjete të regjistruara, plus pluhurin nga ndërtimet, emetimet industriale dhe djegia e kulturave, që e mbajnë smogun konstant.

    Banorët raportojnë se ajri është i rëndë, syrit dhe fytit djegin, ndërsa aparatet për pastrimin e ajrit regjistrojnë nivele shumë mbi kufijtë e sigurt. Për shumë prej tyre, shmangia e ajrit të ndotur është e vetmja mundësi për të mbrojtur shëndetin.

  • 1 vit nga tragjedia në Novi Sad/ Studentët ‘pushtojnë’ Beogradin një natë para! Thirrje qytetarëve të mblidhen së bashku

    1 vit nga tragjedia në Novi Sad/ Studentët ‘pushtojnë’ Beogradin një natë para! Thirrje qytetarëve të mblidhen së bashku

     Prej një viti, qytetarët e Serbisë, të udhëhequr nga studentët, kanë dalë në rrugë dhe kanë  marshuar për ditë të tëra drejt Novi Sad. Edhe MBRëMë, në prag të përvjetorit të parë të rënies së tendës në stacionin hekurudhor në këtë qytet, kur vdiqën 16 persona, mijëra studentë nga qytete të ndryshme të Serbisë, kanë mbërritur në Novi Sad. 

    Studentët janë pritur në rrugë nga mijëra qytetarë me fishekzjarrë e brohoritje. Gjithashtu studentët morën kartolina falënderimi në të cilat shkruhet: “Për çdo hap që hidhni në luftën për liri.”

    Studentët në Beograd u bënë thirrje qytetarëve që nuk mund të jenë në Novi Sad, SOT të mblidhen në Beograd. Ata pritet të bllokojnë kryqëzimet pranë Fakultetit të Drejtësisë ose Fakultetit të Bujqësisë për të shënuar një vjetorin e vdekjes së atyre që u vranë tragjikisht në rënien e tendës në Novi Sad.

    Protesta e 1 Nëntorit do të mbahet tubim përkujtimor për të shënuar një vjetorin e tragjedisë. Edhe pse protestat më të mëdha në historinë moderne të Serbisë kanë vazhduar për një vit të plotë, qeveria vazhdon të refuzojë të thërrasë zgjedhje të parakohshme parlamentare, kërkesa kryesore e studentëve dhe qytetarëve.

    Presidenti Aleksandar Vuçiç ka hezituar të njoftojë një votim, duke lënë të kuptohet herë pas here se ai mund të zhvillohet diku vitin e ardhshëm, por pa specifikuar një datë.

    Tenda e stacionit hekurudhor të rinovuar rishtazi në Novi Sad u shemb më 1 nëntor në orën 11:52 të paradites. Ndërsa ekipet e shpëtimit po nxirrnin ende një numër të panjohur njerëzish të bllokuar nën ton beton, mbështetësit pro-qeveritarë nxituan të shfajësonin autoritetet nga përgjegjësia, duke pretenduar se tenda nuk kishte qenë në fakt pjesë e rinovimit.

    Po atë mbrëmje, Presidenti Vuçiç tha se e gjithë ndërtesa e stacionit ishte rinovuar, përveç tendës. Një ditë pas shembjes, më shumë se një mijë qytetarë u mblodhën për të bllokuar kryqëzimin pranë stacionit hekurudhor, duke ndezur qirinj dhe duke vendosur lule në kujtim të viktimave.

    Më 3 nëntor, filluan protestat e para në Beograd, me demonstruesit që kërkonin dorëheqjen e Ministrit të Ndërtimit dhe Infrastrukturës Goran Vesić.

    Disa protestues i lyen duart me të kuqe, duke deklaruar se autoritetet kishin “duar me gjak”. Dora e kuqe së shpejti do të bëhej simboli përcaktues i protestave.

    FOTO GALERI

  • Grabitësit e goditën në kokë me shishe, vritet mizorisht moshuara. Çfarë ndodhi në Salaminë?

    Grabitësit e goditën në kokë me shishe, vritet mizorisht moshuara. Çfarë ndodhi në Salaminë?

    Vdekja e gruas 75-vjeçare, e cila ishte viktimë e një grabitjeje të përgjakshme në shtëpinë e saj në Kokkinovrachos, Salamis, dje pasdite vonë, duket se është shkaktuar nga goditjet në kokë me një shishe. Kështu tregoi ekzaminimi mjeko-ligjor.

    Gruaja e moshuar fatkeqe u gjet e vdekur në shtëpi, në rrugën Ikarou, pak pas orës 7 të mbrëmjes, nga vajza e saj, e cila pa se nëna e saj kishte lëndime në kokë, ndërsa vuri re gjithashtu se një dritare ishte thyer.

    Ajo telefonoi policinë, ndërsa më herët fqinjët e viktimës kishin telefonuar Qendrën e Reagimit ndaj Emergjencave, të cilët kuptuan se 75-vjeçarja kishte qenë viktimë e një grabitjeje.

    Oficerët e policisë që mbërritën në vendngjarje zbuluan se xhami i një dritareje ishte i thyer dhe pjesa e brendshme e shtëpisë ishte e rrëmujshme, duke sugjeruar një grabitje.

    Siç raportohet nga burime të Policisë Helenike, hetimi është në kulmin e tij, duke vlerësuar se autorët së shpejti do të identifikohen, arrestohen dhe do të dalin para gjykatësit të tyre natyror.

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 1 nëntor 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 1 nëntor 2025…

    Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësira të pakta kalimtare në pjesën e parë të ditës.
    Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 6m/s. Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 1 nëntor 2025…

    SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 1 nëntor 2025…

    Faqet e para të gazetave të përditshme shqiptare, në versionin e tyre print (të shtypur) që mund ta gjeni pranë kioskës së shtypit, ofrojnë këto tituj kryesorë për lexuesit e tyre, për ditën e sotme, e shtunë, 1 nëntor 2025:

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Kompozitorë dhe muzikologë: Hartimi i një strategjie kombëtare me fokus te muzika, të krijohet fondi vjetor i…

    Kompozitorë dhe muzikologë: Hartimi i një strategjie kombëtare me fokus te muzika, të krijohet fondi vjetor i…

     
    Nga Julia Vrapi
    Politikat kulturore, mbështetja institucionale, transmetimi i muzikës kombëtare, statusi i artistit dhe një sërë çështjesh të tjera u trajtuan në konferencën shkencore mbarëkombëtare “Muzika shqiptare si krijimtari, interpretim, muzikologji dhe edukim artistik”. Në këtë konferencë u rikthye në qendër të vëmendjes debati shkencor mbi artin dhe krijimtarinë muzikore, ku të pranishëm ishin studiues, muzikologë, kompozitorë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut dhe ndër të tjera u soll në vëmendje edhe hartimi i një strategjie kombëtare me fokus të veçantë te muzika. Në konferencën organizuar në Akademinë e Shkencave u trajtuan një sërë problemesh e çështjesh ligjore, mes tyre edhe se duhet më shumë mbështetje institucionale për krijimtarinë muzikore shqiptare. Kjo konferencë është një iniciativë e komisionit të përhershëm të arteve pranë Akademia e Shkencave, i cili disa kohë më parë nën drejtimin e kryetarit akademik Vasil S. Tole zhvilloi një mbledhje mbi programin e saj. Ndërsa komiteti organizativ i konferencës përbëhej nga akad. prof. dr. Vasil S. Tole, prof. Arben Llozi, prof. asoc. dr. Rovena Vata Mikeli, prof. asoc. dr. Armira Kapxhiu, dr. Denis Bizhga. Përfundimet e konferencës shkencore mbarëkombëtare “Muzika shqiptare si krijimtari, interpretim, muzikologji dhe edukim artistik”, e mbajtur në Tiranë më 30 tetor organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Fakulteti i Muzikës në Universitetin e Arteve me pjesëmarrës studiues, përfaqësues institucionesh, muzikologë e kompozitorë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u përmblodhën në disa rekomandime drejtuar institucioneve kryesore në vend.
    Rekomandime në fushën e krijimtarisë muzikore
     Në rekomandimet në fushën e krijimtarisë muzikore, të hartohet dhe të aprovohet një strategji kombëtare me fokus të veçantë te muzika dhe edukimi përmes saj (Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Ministria e Arsimit); Të krijohet fondi vjetor i mbështetjes së krijimtarisë së re muzikore pranë Ministrisë së Kulturës, në Teatrin e Operës dhe të Baletit dhe në Radio Televizionin Shqiptar dhe të ketë konkurse për krijimtarinë e re muzikore (Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, TKOB, RTSH); Të plotësohet detyrimi i ligjit nr. 10352 “Për artin dhe kulturën”, kreu VIII “Tarifat e shpërblimit të cilësisë artistike”, neni 34 “Masa dhe kriteret e shpërblimit”, ku përmes VKM-së përkatëse duhet të aprovohet masa e shpërblimit të gjinive artistike sipas fushave të artit apo për kontributin e angazhimit të përkohshëm në projektet artistike (Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli i Ministrave).  Po ashtu në rekomandime drejtuar institucioneve është dhe të plotësohet detyrimi i ligjit nr. 10352 “Për artin dhe kulturën”, kreu VIII “Tarifat e shpërblimit të cilësisë artistike”, neni 34 “Masa dhe kriteret e shpërblimit”, ku përmes VKM-së përkatëse duhet të aprovohet masa e shpërblimit për rezultate të larta, të arritura në konkurrime ndërkombëtare për artin e kulturën (Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli i Ministrave)apo dhe plotësohet detyrimi i ligjit nr. 10352 “Për artin dhe kulturën”, kreu VIII “Tarifat e shpërblimit të cilësisë artistike”, neni 34, ku përmes urdhrit përkatës të ministrit të përcaktohet organizimi i konkurseve kombëtare dhe skema të tjera vlerësimi në gjini të ndryshme të artit (Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit). Ndër të tjera rekomandimet janë dhe që të zbatohen realisht të drejtat morale dhe financiare të krijuesve në fushën e muzikës (përmes monitorimit konkret të përdorimit të veprave nga subjektet publike dhe private (Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ministria e Financave, RTSH, Albautor) apo dhe të rritet numri i studentëve që studiojnë për kompozicion pranë Fakultetit të Muzikës në UART, duke përdorur praktika të njohura e lehtësi të natyrës administrative për nxitjen e studentëve në kryerjen e studimeve për kompozicion (Ministria e Arsimit, UART). Po ashtu dhe të aprovohet një listë veprash muzikore të krijimtarisë muzikore shqiptare të detyrueshme për t’u njohur dhe interpretuar në shkollat muzikore artistike në vend dhe në Universitetin e Arteve. (Ministria e Arsimit, UART, Shkollat e Mesme Artistike në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Korçë, Durrës, Fier, Gjirokastër).

     Rekomandime në fushën e interpretimit muzikor
    Në rekomandime në fushën e interpretimit muzikor përmendet statusi i artistit dhe mbështetja financiare mujore e muzikantëve në profesion të lirë sipas modelit të ligjit francez (Kuvendi i Shqipërisë, MTKS, UART); Ndryshimi i ligjit mbi sponsorizimet nga 2-3 për qind në të paktën 10 për qind, zbritja nga tatimfitimi për bizneset (MTKS Ministria e Financave, Kuvendi i Shqipërisë);  Krijimi i Fondit Kombëtar për Muzikantët e Rinj, bursë dhe mbulim i blerjeve të instrumenteve muzikore (MA, UART, MTKS); Formimi i Orkestrës Rinore Kombëtare, orkestrave rajonale dhe koreve rinore në shkolla dhe universitete, dhe praktikë profesionale të detyrueshme në orkestrat kombëtare për studentët e Akademisë (MTKS, Ministri i Shtetit për pushtetin vendor, TKOB dhe Orkestra simfonike e RTSH). Po ashtu rekomandimet janë dhe për ndërtimin e rrjetit kombëtar muzikor që lidh shkollat me drejtim artistik, Universitetin e Arteve dhe orkestrat muzikore (MA, MTKS, UART, Shoqata e Bashkive); Partneritete publike-private për financimin e muzikës dhe integrimi i muzikës në industrinë digjitale dhe kreative (Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministri i Shtetit për pushtetin vendor, Shoqatat e Biznesit); Krijimi dhe mbështetja në vijimësi e festivaleve kombëtare dhe ndërkombëtare që ofrojnë hapësira pune për artistët. (MTKS, Ministri i Shtetit për pushtetin vendor, shoqata e Bashkive; Financim i drejtpërdrejtë i instrumentistëve dhe këngëtarëve të rinj klasikë: subvencione për blerjen e instrumenteve dhe bursë për masterclass jashtë vendit, me detyrimin për të dhënë kontribut në Shqipëri brenda një periudhe 10-vjeçare nga koha e financimit (MTKS, MA,  AKKSHI). Në rekomandime është dhe program kombëtar “Muzika për të gjithë” – hapja e shkollave 9-vjeçare të muzikës në çdo qytet të Shqipërisë (në çdo 100 000 mijë banorë) sipas parametrave europianë në lidhje me raportin me popullsinë. Shkollat të kenë kabinetin e muzikës, instrument piano, bateri dhe aparate transmetimi videomuzikore me cilësi stereofonike, si lexues CD-je, videoje apo medie të tjera (Ministria e Arsimit) apo dhe digjitalizim dhe promovim ndërkombëtar – platformë online ku promovohen talentet shqiptare në nivel global (Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministra e Turizmit, Kulturës dhe Sporti).

      Rekomandime në fushën e edukimit artistik muzikor
    Në përfundimet e kësaj konference janë dhe rekomandime në fushën e edukimit muzikor, si të ndërmerren nisma konkrete për zbatimin e 5 të drejtave muzikore bazë dhe të standardeve të “Road map for arts education”, dokument i UNESCO-s i aprovuar në konferencën kushtuar edukimit përmes artit, mbajtur në Lisbonë në mars të vitit 2006 (Ministria e Arsimit, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit); Të zbatohen detyrimet që rrjedhin nga “Konventa kuadër e të drejtave të fëmijëve”, neni 29 dhe 31, ku theksohet fakti se shtetet duhet të promovojnë të drejtën e fëmijëve për të marrë pjesë në jetën kulturore dhe artistike, si dhe të drejtën për të pasur mundësi të barabarta rikrijuese në të gjitha llojet e formave kulturore dhe artistike, pasi përmes edukimit fëmijët dhe të rinjtë do të ndërgjegjësohen për larminë e formave kulturore dhe përmes tyre do të mund të njohin tjetrin dhe kulturën e tij, për t’i shërbyer një të ardhmeje në paqe dhe zhvillim (MA, MTKS) apo dhe të krijohet Komiteti i Edukimit Artistik, që do të diskutojë dhe sugjerojë politikat e arsimit, muzikës, artit, kulturës dhe përfshirjen e tyre edhe në arsimin parauniversitar e universitar, por edhe në politikat e kulturës, duke krijuar harmoni midis tyre (Ministria e Arsimit, Akademia e Shkencave, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit). Në rekomandime drejtuar institucioneve është dhe rishikim i Planit Mësimor të Arsimit Parauniversitar 2025,  duke rikthyer lëndën e Muzikës në arsimin 9-vjeçar me 2 orë në javë, sikurse ka qenë në Planin Mësimor të vitit 2000-2007 (MA, ASH). Të rikthehet tradita e konkurrimeve vjetore të ansambleve artistike dhe koreve të shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve. Rekomandimet janë dhe që në shkollat artistike, një herë në dy-tre vjet të organizohen konkurrime kombëtare në qytete të ndryshme (MA)  apo dhe rikonceptimi i programeve muzikore në RTSH publik dhe përmes koncerteve  të Orkestrës Simfonike të RTSH-së. Transmetimi i muzikës kombëtare në radiot kombëtare dhe vendore, shtimi i programeve të edukimit muzikor nga TKOBAP përmes organizimit të “Koncerte për familje”, etj.
    Rekomandime në fushën e muzikologjisë dhe studimeve muzikore
     Përfundimet e konferencës “Muzika shqiptare si krijimtari, interpretim, muzikologji dhe edukim artistik” u përmblodhën në disa rekomandime drejtuar institucioneve kryesore në vend edhe në fushën e studimeve muzikore e muzikologjisë, si themelimi pranë ASHSH-së i një reviste muzikore online (ASH, Komisioni i Përhershëm i Arteve), Hapja e programeve të reja të studimit në fushën e etnomuzikologjisë, muziko-terapisë dhe teknologjive digjitale të regjistrimeve audio. Në vijim është dhe mbështetja e studiuesve të rinj, duke u ofruar mjetet, burimet dhe rrjetet e nevojshme për kërkim shkencor dhe krijimtari muzikore, duke nxitur, mbështetur dhe orientuar studiuesit e rinj (MA, ASH, Fakulteti i Muzikës-UART, Akademia e të Rinjve pranë ASH) apo dhe krijimi i një baze të dhënash për kompozitorët dhe veprat shqiptare (Qendra e Studimit të Arteve pranë ASH, UART); Krijimi i një biblioteke dhe arkivi shkencor muzikor, që përmbledhin literaturë, partitura, disertacione dhe publikime kërkimore, bibliotekat publike të kenë fonde të veçanta për blerjen e produkteve muzikore si CD, DVD, partitura dhe parte muzikore (Biblioteka Kombëtare, UART Biblioteka, Shoqatat e Bashkive, Qendra e Studimit të Arteve pranë ASH), etj.