Day: October 31, 2025

  • “Më shkëputën pabesisht nga detyra ata që donin të më shihin me pranga dhe jo me lopatë”, Veliaj: S’kërkoj mëshirë, por drejtësi

    “Më shkëputën pabesisht nga detyra ata që donin të më shihin me pranga dhe jo me lopatë”, Veliaj: S’kërkoj mëshirë, por drejtësi

    Kryebashkiaku i pezulluar i Tiranës, Erion Veliaj, ka folur për herë të parë para trupës së Gjykatës Kushtetuese, ku po shqyrtohet ankimi i tij për shkarkimin nga detyra.
    Veliaj tha se është “shkëputur pabesisht nga puna” dhe se ndaj tij është zhvilluar një “përpjekje për ta burgosur të vërtetën”.

    Ai theksoi se largimi i një kryebashkiaku të zgjedhur nga populli, pa vendim përfundimtar të drejtësisë, përbën “përmbysje të demokracisë”, ndërsa kërkoi “jo mëshirë, por drejtësi kushtetuese”.
    Veliaj: Më shkëputën pabesisht nga puna ata që donin të më shihnin me pranga në duar dhe jo me lopatë në duar. Mund ta burgosësh një njeri, por nuk e burgos dot të vërtetën që ulëret. Mosprezenca ime nuk ka qenë zgjedhje. Unë nuk zgjodha të internohem në një burg në kenetë. Nëse pranohet që një kryebashkiak i zgjedhur me votën e popullit mund të hiqet nga detyra pa vendim të formës së prerë, atëherë zgjedhjet e humbasin kuptimin, vota e humbet peshën. Kjo nuk është demokraci, është përmbysje e demokracisë. Aty ku pafajësia zëvendësohet nga paragjykimi, drejtësia pushon së ekzistuari. Nuk jam këtu të kërkoj mëshirë, por drejtësi kushtetuese./vizionplus.tv

  • “E kam parë nga televizori i burgut shkarkimin tim”, Veliaj në Kushtetuese: 8 vendime për 8 orë, ishte mbresëlënëse

    “E kam parë nga televizori i burgut shkarkimin tim”, Veliaj në Kushtetuese: 8 vendime për 8 orë, ishte mbresëlënëse

    Po zhvillohet gjyqi në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Erion Veliajt. Kryetari i shkarkuar i Bashkisë së Tiranës u shpreh se nuk kishte parë kurrë një eficencë të tillë si në rastin e tij, ku gjatë procesit të shkarkimit u morën tetë vendime brenda tetë orëve nga Këshilli Bashkiak, Kryeministri dhe Presidenti.
    “Unë e kam parë nga televizori i burgut shkarkimin tim. Nuk jam njoftuar. Unë nuk kam parë një eficencë me tetë vendime administrative brenda 8 orëve të punës, në datë 24, që fillon me vendimin e këshillit bashkiak dhe mbaron me dekretin e Presidentit. Në tetë orë, tetë vendime. Ishte thellësisht mbresëlënëse shpejtësia që u mor vendimi.
    Kjo është e drejta ime për të qenë këtu. Faleminderit që më dhatë këtë të drejtë. Kam pritur 9 muaj për këtë të drejtë. Me kanë izoluar në një qeli me vrasës serialë. Kam përjetuar një periudhë të gjatë me shkelje të të drejtave. Ky është një përçmim ndaj votës. Ky është një përçmimi që populli i jep republikës për ta drejtuar në emër të tij. Jam këtu si kryetar i bashkisë së Tiranës me të drejtën që ma kanë dhënë 165 mijë qytetarë.

    Nuk kam kryer asnjë shkelje. Jam këtu për të kërkuar mbrojtjen e demokracisë që sot po vihet në sprovë. Jemi betuar që ta mbrojmë demokracinë. Ky nuk është mandati im, por një kontratë besëlidhje dhe do bëj gjithçka që ma lejon ligji për ta mbrojtur këtë kontratë. Askush nuk mund ta ndërpresë mandatin e një të zgjedhuri. Me respekt, pyes çfarë shkelje të rëndë kam kryer unë?” tha ai.

  • E PLOTË / “Nuk kërkoj mëshirë, por drejtësi”, Veliaj në Kushtetuese: S’kam kryer asnjë shkelje, vota që më zgjodhi më e fortë se kulisa politike

    E PLOTË / “Nuk kërkoj mëshirë, por drejtësi”, Veliaj në Kushtetuese: S’kam kryer asnjë shkelje, vota që më zgjodhi më e fortë se kulisa politike

    Nga Erion Veliaj 
    E nderuar Kryetare e Gjykatës Kushtetuese,
    Të nderuar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese,

    Edhe pse e di mirë se kjo është e drejta ime kushtetuese, dua t’ju falenderoj me respekt që më keni dhënë mundësinë të jem sot i pranishëm, për të ushtruar të drejtën time, për t’u dëgjuar para Jush dhe para gjithë shqiptarëve.
    Beteja ime për t’u dëgjuar prej jush vjen pas një sage të gjatë zhgënjyese, për të dëgjuar se çfarë kam bërë, që jam rrëmbyer nga zyra, ku më kanë zgjedhur qytetarët, dhe jam mbyllur në një qeli me regjim burgosjeje më të rëndë se vrasësit serialë.
    Kam përjetuar një periudhë të gjatë, të mbushur me shkelje të të drejtave të mia themelore si qytetar i kësaj Republike, por mbi të gjitha, një periudhë denigrimi dhe përpjekjeje për të heshtur zërin e një të zgjedhuri, tre herë radhazi nga qytetarët e Tiranës.
    Por, kjo nuk është thjesht përpjekje për të më denigruar mua, por është përçmim ndaj vetë votës, ndaj gjësë më të shenjtë që ka demokracia. Dhe përçmimi ndaj saj është përçmim ndaj forcës që kanë qytetarët; është përçmim i fuqisë që populli i jep Republikës për ta drejtuar në emër të tij.
Siç thoshte Martin Luther King: “Harku i Universit Moral është i gjatë dhe rraskapitës, por në fund anon nga e drejta.”
    Ndaj, jam sot këtu, përpara Jush, si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, qytetit më të madh të kombit tonë, me të drejtën që ma kanë dhënë 160 mijë vota qytetarësh të lirë të këtij qyteti, në fund të këtij harku 9-mujor në kërkim të së drejtës.
    Nuk jam këtu për të mbrojtur veten, sepse nuk kam kryer asnjë shkelje. Jam këtu për t’ju drejtuar me gjithë respektin që meriton detyra Juaj e lartë dhe për t’ju kërkuar një gjë të vetme: të mbrojmë së bashku demokracinë që po vihet në sprovë. Demokracinë për të cilën, si unë, ashtu edhe Ju, të nderuar gjyqtarë, jemi betuar ta mbrojmë — jo në letër, por me veprim, edhe në këtë sallë, sot.
    Ky mandat nuk është i imi. Ky mandat është një besëlidhje publike, një kontratë që qytetarët e Tiranës ma kanë dhënë me vullnetin e tyre të lirë. Kjo besëlidhje është nderi i jetës sime dhe për mbrojtjen e saj unë do të bëj gjithçka që më lejon ligji, fuqia e mendjes dhe forca e zemrës sime.
Do ta mbroj deri në fund sepse nuk po mbroj një karrige, por shpirtin e një lidhjeje të shenjtë midis qytetarit dhe të zgjedhurit të tij.
    Populli i këtij vendi, përmes Kushtetutës së tij, ka vendosur qartë se askush nuk mund ta ndërpresë mandatin e një të zgjedhuri vendor përpara afatit, përveçse kur ai ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjit.

    Ky nuk është një zbulim i ri; është një premtim solemn i Republikës ndaj vetvetes, një kufi moral dhe ligjor që askush — as unë dhe as Ju — nuk duhet ta shkelë pa rrëzuar më parë themelet e besimit publik mbi të cilat ngrihet vetë shteti.
    Prandaj, me respekt të plotë dhe solemn për këtë Gjykatë, pyes sot:
Cilën shkelje të rëndë të Kushtetutës apo të ligjit kam kryer unë, në ushtrimin e mandatit kushtetues të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës?
    Përpjekja ime për të mbrojtur besëlidhjen me qytetarët e Tiranës, edhe në kushtet e rrëmbimit në qeli, është detyrim imi ndaj qytetarëve.
    Besimi im se vota e lirë është më e fortë se kulisat politike është fuqia që më shtyn të bëj këtë betejë.
Bindja ime se drejtësia duhet të burojë nga Kushtetuta dhe jo nga protagonizmi politik apo etja për karrierë mbi kurriz të lirive themelore të qytetarëve është e palëkundur.
    Ato çfarë Kushtetuta i mbron, shpresoj që në këtë sallë të thuhen me zë të lartë, të arsyetohen nga Ju dhe të dëgjohen nga çdo shqiptar që ende beson se ligji duhet të të mbrojë, jo të të sulmojë padrejtësisht.
    Të nderuar gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese,
    Në këtë seancë nuk po shqyrtohet një vend pune. Kjo është një seancë historike, që shqyrton vetë demokracinë shqiptare, themelet mbi të cilat qëndron shteti ynë.
Sepse që nga dita kur miratuam Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe pranuam demokracinë, si vlerën më të lartë të ushtrimit të pushtetit nga sovrani — nga populli — të gjithë ne, qytetarë, politikanë, nëpunës të shtetit dhe Ju, të nderuar gjyqtarë, jemi betuar ta respektojmë dhe ta mbrojmë atë vlerë.
    Ne jemi betuar të mbrojmë demokracinë, jo ta përdorim atë. Të ruajmë si pasurinë më të shenjtë të Republikës, jo ta sakrifikojmë për llogari të momentit, për rehati politike apo për urdhra të përkohshëm, që bien ndesh me ligjin e përjetshëm të drejtësisë.
    Kjo është çështja gjyqësore që përcakton nëse pushteti do t’u përkasë ende qytetarëve apo do t’u merret atyre në mënyrë të fshehtë e hileqare, pas perdeve të lojërave me nene dhe germa të ligjit. Nëse ligji do të përdoret për të mbrojtur demokracinë apo për ta përmbysur atë në emër të formalizmave.

    Sepse kur pushteti që buron nga vota tjetërsohet me taktika për të anashkaluar vetë vullnetin e votës, atëherë besimi i qytetarëve kthehet në tradhti morale. Pushteti që ata na kanë dhënë për t’u shërbyer, përdoret për t’i sunduar, me të njëjtat mjete që na ka vënë në dorë për t’i mbrojtur. E atëherë, Republika nuk rrezikohet nga asnjë armik i jashtëm, por nga vetë ata që, nën betimin për ta mbrojtur, e përdorin për ta nënshtruar.
    “Betohem në nderin tim se do të kryej me ndërgjegje detyrën e Kryetarit të Bashkisë dhe do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve.”
    Ky ishte një fragment nga formula e betimit tim si Kryetar Bashkie, tre herë i zgjedhur.

    Ndaj, jam sot këtu për të mbrojtur deri në fund betimin tim — kontratën time me qytetarët e Tiranës. Një kontratë që ka qenë në zemrën time në çdo orë pune, në çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje, në diell e në shi, në çdo rrugë të shtruar, në çdo kënd lojërash, në çdo shkollë, kopësht, çerdhe, apo bulevard, kala, shesh e park që ka ndryshuar Tiranën — nga pandemia e kobshme, ku çonim ndihma të izoluarve, te tërmeti kur ndërtuam shtëpitë e mijëra familjeve.
    E do ta mbroj edhe këtu, përpara jush, deri në fund. Sepse nuk besoj se ka diçka më fisnike për t’u bërë, as diçka më frymëzuese për një njeri që i shërben publikut, sesa të mbrojë besimin që i është dhënë me votë. Besimin për të drejtuar jo vetëm kryeqytetin e Shqipërisë, por kryeqytetin e gjithë shqiptarëve, një qytet që rreh me pulsin e gjithë kombit.
    E kur beson se ke dhënë gjithçka për këtë mandat të qytetarëve, vjen arsyeja për të cilën të largojnë nga detyra: “Mosprezenca në detyrë për më shumë se tre muaj.”
    Nuk kishin si të më fyenin më rëndë. Ishte më e rënda e jetës sime publike, sepse erdhi nga bashkëpunëtorët e mi, nga njerëz që më njohin më mirë se kushdo tjetër dhe që nuk denjuan as të më dëgjonin.
Zoti i faltë! Lutem çdo natë për ta: Zot, fali, se nuk dinë ç’kanë bërë.
    Kjo “akuzë” nuk më lëndon për fjalën dhe shkresat e shkreta, por për padrejtësinë që ajo përfaqëson. Siç thotë shprehja: Dy padrejtësi nuk prodhojnë drejtësi.
Padrejtësia e shkarkimit mbi padrejtësinë e ndalimit nuk janë zgjidhje. Sepse të thuash se Erion Veliaj ka munguar në detyrë, nuk është thjesht cinizëm me Erion Veliajn, por me të vërtetën dhe me ligjin.

    Mbi të gjitha, e thënë nga ata që kanë qenë dëshmitarë të rrëmbimit nga zyra pa asnjë akuzë, ngjan si një mesazh pasigurie për këdo që mund të shënjestrohet për arsye politike. Ngjan si një mesazh se në këtë vend sundon dëshira dhe vullneti politik, dhe jo ligji.
    Nëse është dikush që mund të ankohet për mungesën time, është vetëm nëna dhe familja ime — për një mungesë 10-vjeçare, askush tjetër.
Ata i kam takuar më shumë në burg se në liri, ku prej punës i lija dhe i gjeja në gjumë.
    Fort të nderuar,

    Që nga dita e parë kur u betova në vitin 2015 si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, jeta ime është bërë njësh me këtë qytet. E kam drejtuar me gjithë forcën time shpirtërore, mendore dhe fizike, pa kursyer asgjë nga vetja. Ky qytet ka qenë familja ime e madhe.

    Nuk pretendoj se çdo gjë e kam bërë mirë, apo se çdo gjë që kam dashur ta bëj, kam mundur ta bëj. Por, një gjë e di me siguri: Askush nuk mund të më “akuzojë” se nuk kam qenë në detyrë.
    Sepse kush thotë se unë kam munguar, fyen inteligjencën e të gjithë qytetarëve të Tiranës që më kanë besuar tre herë me radhë, pikërisht sepse e panë me sytë e tyre përkushtimin tim, dashurinë time për punën dhe për qytetin.
    Punë nga e cila më shkëputën padrejtësisht dhe pabesisht ata që donin të më shihnin me pranga në duar e jo me lopatë në duar; ata që nuk më donin mua në atë zyrë, sepse ajo zyrë ishte bërë simbol i dashurisë për qytetin dhe punën — epiqendër e optimizmit dhe një energjie pozitive të pafundme.
    Mund ta burgosësh një njeri, por jo të vërtetën e tij. Dhe e vërteta është se mosprezenca ime nuk ka qenë zgjedhje, por pasojë e një izolimi të imponuar nga shteti, përmes një vendimi disproporcional, nga letra anonime dhe zell persekutues, që më privoi jo vetëm nga liria, por edhe nga qyteti im, përpara se të provohej çdo fajësi.
    Si mund të quhet “shkelje” mungesa e një Kryetari Bashkie që është fizikisht i ndaluar nga vetë organet e shtetit, në bazë të një vendimi që nuk është i formës së prerë?
A mos vallë duam të legjitimojmë idenë se çdo funksionar i zgjedhur mund të largohet nga detyra përmes një arrestimi të përkohshëm, pa vendim fajësie, duke i marrë popullit mandatin që ai vetë ia ka dhënë me votë të lirë?
    Nëse kjo pranohet, atëherë çdo mandat i zgjedhur nuk është më një garanci e sovranitetit qytetar, por një leje që mund të të hiqet në çdo kohë nga vullneti politik.
Nëse pranohet një gjë e tillë, atëherë parimi i prezumimit të pafajësisë humbet kuptimin, dhe ndëshkimi pa vendim gjyqësor kthehet në praktikë të zakonshme. Kjo do të ishte një rrëshqitje e rrezikshme nga shteti i së drejtës në shtetin e paragjykimit.
    Kjo nuk është vetëm një padrejtësi njerëzore, por një kontradiktë e hapur kushtetuese, sepse më ndëshkon për një fakt që nuk është as veprim, as shkelje, por një gjendje e imponuar me forcën disproporcionale të vetë shtetit.
Nëse kjo kthehet në precedent, atëherë çdo qytetar i këtij vendi do të jetojë me frikën se mund të ndëshkohet jo për atë që ka bërë, por për atë që cilido pushtet vendos t’i faturojë apriori.
    E nderuar Gjykatë,
    Nëse pranohet që një kryebashkiak i zgjedhur me votën e popullit mund të hiqet nga detyra pa vendim të formës së prerë, atëherë nga nesër çdo qytet, çdo bashki dhe çdo mandat popullor mund të bjerë pre e vendimeve politike të momentit.
Në atë çast, zgjedhjet humbin kuptimin, vota humbet peshën dhe sovraniteti qytetar zëvendësohet nga vullneti i atyre që duan të sundojnë në emër të ligjit, por duke e përmbysur vetë ligjin.
    Kjo nuk është demokraci.
Kjo është përmbysje e demokracisë.
Ky nuk është prezumim pafajësie, por prezumim fajësie, dhe aty ku pafajësia zëvendësohet nga paragjykimi, drejtësia pushon së ekzistuari.
    Unë nuk jam sot këtu për të kërkuar mëshirë apo privilegj. Vij për të kërkuar drejtësi kushtetuese.
Drejtësia është mburoja morale dhe fundore e Republikës, ajo që mbron rregullin që na mban bashkë si shoqëri.
Ajo që e ndan shtetin e drejtë nga shteti i frikës, ligjin nga arbitrariteti dhe Republikën nga çdo formë sundimi.
    Në këtë moment vendimtar, Ju nuk jeni thjesht një gjykatë që shqyrton një shkarkim nga detyra të një kryebashkiaku.
Ju jeni — siç e ka përshkruar Alexander Hamilton, një nga etërit themelues të Shteteve të Bashkuara — “trupi ndërmjetës midis popullit dhe pushtetit”, i krijuar për ta mbajtur pushtetin brenda kufijve që i ka caktuar Kushtetuta.
    Kur pushteti e tejkalon veten, kur vullneti politik kërkon të zëvendësojë ligjin, vetëm gjykata juaj Kushtetuese ka fuqinë dhe detyrën ta ndalojë.
Vetëm kjo gjykatë mund ta rikthejë shtetin në binarët e Kushtetutës dhe të mbrojë qytetarin nga abuzimi i pushtetit që ai vetë ia ka dhënë.

  • Seanca në Kushtetuese/ “A delegohen detyrat nga burgu”, Veliaj: Nuk i kam penguar unë të mbjellin pemë apo të pastrojnë. Drejtorët kanë qenë aty

    Seanca në Kushtetuese/ “A delegohen detyrat nga burgu”, Veliaj: Nuk i kam penguar unë të mbjellin pemë apo të pastrojnë. Drejtorët kanë qenë aty

    Ish-kryetari i bashkisë së Tiranë Erion Veliaj po u përgjigjet pyetjeve nga gjyqtarët e Kushtetueses, teksa shqyrtohet ankimimi i tij për shkarkimin nga detyra.

     Gjyqtarja: Në prapësimet e Gjykatës thuhet që nuk mund të delegohen të gjitha kompetencat, ju i qëndroni idesë se kompetencat mund të zhvilloheshin jashtë zyrës, apo nuk delegoheshin dot?
    Veliaj: Çdo rast që më është kërkuar të veproj, kam vepruar, delegimi i nënkryetarëve… nuk e kam penguar unë bashkinë të mbjellë pemë, të pastrohet, të ketë ujë, drejtorët janë aty, stafi është aty… nuk kam nguruar të marr asnjë vendim apo çdo letre ankuese nga qytetarët që me dërguar në burg.

     

    Top Channel

  • “Pse për Tropojën pati standard tjetër?” Veliaj: Po sikur të lëshojnë masë për Ogertën? Florin?

    “Pse për Tropojën pati standard tjetër?” Veliaj: Po sikur të lëshojnë masë për Ogertën? Florin?

    Ish-kryetari i bashkisë së Tiranë Erion Veliaj po u përgjigjet pyetjeve nga gjyqtarët e Kushtetueses, teksa shqyrtohet ankimimi i tij për shkarkimin nga detyra.

    Erion Veliaj: Kryetari i bashkisë Tropojës ka qenë 11 muaj arrest në shtëpi… pse është ndryshe një kryetar i Tropojës dhe ai i Tiranës. Kemi disbalancë. Dy gabime nuk prodhojnë më shumë drejtësisë. Po sikur nesër t’ia bëjnë Ogertës, Florit, Arlindit një masë? Kjo është betejë që po e bëj dhe për ata që do vijojnë pas meje
     
     
     
     

    Top Channel

  • “Sot jam në një roman të Kafkës”, Veliaj para gjyqtarëve: Delegimi i detyrës është e ligjshme, s’kam penguar punën e bashkisë  

    “Sot jam në një roman të Kafkës”, Veliaj para gjyqtarëve: Delegimi i detyrës është e ligjshme, s’kam penguar punën e bashkisë  

    Ish-kryetari i bashkisë së Tiranë Erion Veliaj po u përgjigjet pyetjeve nga gjyqtarët e Kushtetueses, teksa shqyrtohet ankimimi i tij për shkarkimin nga detyra.

    Gjyqtarja: Keni ushtruar detyrën në kuptim faktik, apo keni qenë në mungesë me arsye?
    Erion Veliaj: Për shpirt do doja të isha në zyrë jo në burg me delegim, por sa kohë është e ligjshme delegimi i detyrës, Tiranës nuk i ka munguar dhe nuk është penguar asnjë procedurë prej meje, jam në mungesë me arsye. Sot gjendem në një absurditet, jam në një roman të Kafkës…
     

     

    Top Channel

  • VIDEO-LAJM/ Masat e sigurisë brenda Kushtetueses, efektivi i policisë ngrihet në këmbë sa herë Veliaj i përgjigjet pyetjes së gjyqtarëve

    VIDEO-LAJM/ Masat e sigurisë brenda Kushtetueses, efektivi i policisë ngrihet në këmbë sa herë Veliaj i përgjigjet pyetjes së gjyqtarëve

    Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj po vijon t’i përgjigjet pyetjeve në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me shkarkimin nga posti drejtues.

    Por ajo që u vu re gjatë seancës ishte polici, i cili qëndron në tavolinën pas Veliajt.
    Ai ngrihet në këmbë sa herë që ish-kryebashkiaku merr fjalën dhe po ashtu ngrihet në këmbë.
    Nën masa të rrepta sigurie u shoqërua edhe nga burgu i Durrësit drejt Tiranës, ku forcat policore blinduan ambientet e Kushtetueses.

    Top Channel

  • Rrëzohet kërkesa e opozitës për shkarkimin e Presidentit Begaj, 5 vota pro dhe 9 kundër

    Rrëzohet kërkesa e opozitës për shkarkimin e Presidentit Begaj, 5 vota pro dhe 9 kundër

    Rrëzohet kërkesa e paraqitur nga opozita për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj.

    Kërkesa u hodh në votim dhe rezultoi me 5 vota pro dhe 9 kundër.
    7 shkeljet që opozita pretendoi se janë kryer nga presidenti Bajram Begaj janë:
    Dekretoi zgjedhje në Tiranë në shkelje të Kushtetutës
    Ndërhyri në mandatin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, i preku pavarësinë
    Dekretoi në shkelje ligjin për Komisionet Hetimore
    Dekretoi ministren virtuale ‘Diella’
    S’ndali trupën diplomatike nga përfshirja në fushatën e vitit 2025
    Kabineti i tij ndërhyri në procesin e administrimit të zgjedhjeve
    I biri i punësuar fiktivisht në një kompani private sigurimesh që përfiton tendera nga presidenca/ Vetë Begaj i punësuar në një klinikë private

    Top Channel

  • Bashkitë realizojnë vetëm 22% të investimeve për 8-mujorin, rrezikohet ‘djegia’ e fondeve

    Bashkitë realizojnë vetëm 22% të investimeve për 8-mujorin, rrezikohet ‘djegia’ e fondeve

    Shqipëria dhe zonat rurale të vendit kanë nevoja të mëdha të paplotësuara me infrastrukturë. Në pjesën më të madhe të njësive administrative nuk ka rrugë me asfalt që i lidhin me akset nacionale, rrjetet e energjisë elektrike janë të dobëta dhe furnizimi me ujë është i mangët.

    Pavarësisht nevojave të mëdha, pushteti vendor në vendin tonë nuk mund të realizojë edhe ato pak fonde në dispozicion që ka për investime.

    Ministria e Financave raportoi se në fund të 8-mujorit, 61 bashkitë e vendit kishin realizuar vetëm 21.8% të planit të investimeve. Nga 49.8 miliardë të planifikuara këtë vit, janë realizuar vetëm 10.8 miliardë lekë gjatë janar–gushtit, vetëm katër muaj para përfundimit të vitit.

    Bashkia e Tiranës ka ecurinë më të dobët, edhe për shkak të madhësisë së buxhetit. Për vitin 2025, buxheti i investimeve për bashkinë e kryeqytetit është 19.9 miliardë lekë, ose 40% e fondit total, por deri në fund të 8-mujorit janë shpenzuar vetëm 16.6% e fondeve të planifikuara.

    Kjo normë e ulët realizimi është një tregues i dobësive të strukturave të pushtetit vendor, duke bërë që pjesa më e madhe e fondeve të destinuara për rrugë lokale, ujësjellës, ndriçim publik dhe projekte mjedisore të mbetet ende e pashpenzuar.

    Realizim shumë të dobët kishte edhe bashkia e Durrësit. Me zhvillimin e vrullshëm të turizmit, kjo bashki ka më shumë nevoja për investime në infrastrukturë rrugore, mjedis, ujë dhe energji. Buxheti për investimet në bashkinë e Durrësit është 3.7 miliardë lekë këtë vit, por deri në fund të gushtit janë shpenzuar vetëm 924 milionë lekë, ose vetëm 25% e planit vjetor.

    Në rang vendi, investimi më i madh bashkiak në 8 muajt e 2025 është ndërtimi i terminalit verior të transportit në Tiranë me një shumë prej 324 milionë lekësh ose 3.2 milionë euro, dhe rindërtimi i banesave individuale, po në Tiranë, me 278 milionë lekë ose 2.7 milionë euro.

    Nga bashkitë me qendër qarku, realizimin më të mirë e ka Bashkia e Kukësit me 80% të planit vjetor, ndërsa realizimin më të dobët e ka bashkia e Vlorës me vetëm 10%.

    Përvoja e viteve të kaluara tregon se bashkitë tentojnë të përqendrojnë zbatimin e projekteve në muajt e fundit të vitit, duke rritur rrezikun për përdorim joefikas të fondeve.

    Por, me gjithë këtë përpjekje, sërish më shumë se gjysma e fondeve në këtë zë “digjen”, si vitin e kaluar, kur plani i investimeve u realizua vetëm 43% e planit. Nëse trendi aktual vazhdon, shumë bashki rrezikojnë të kenë realizime nën 20% të planit vjetor të investimeve, çka do të ndikojë negativisht në ekonominë e komuniteteve lokale./ Monitor

  • Pse tosti me avokado është ai që i duhet mëngjeseve tona

    Pse tosti me avokado është ai që i duhet mëngjeseve tona

    Në botën e mëngjeseve moderne, pak pjata kanë fituar famë aq shpejt sa tosti me avokado. Nga kafenetë urbane tek kuzhinat e shtëpive, kjo përzierje e thjeshtë e bukës së thekur me avokado të shtypur është bërë simbol i shijes, shëndetit dhe stilit të jetesës së ekuilibruar. Por çfarë e bën atë më të veçantë se çdo tost tjetër?

    1. Një vlerë ushqyese në çdo kafshatë
    Avokado është një nga frutat më të pasura me yndyra të shëndetshme kryesisht acidet yndyrore monounsaturuara, që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq (LDL) dhe mbrojnë zemrën. Përveç kësaj, përmban vitamina A, C, E, K, si dhe minerale si kaliumi dhe magnezi.
    Krahasuar me tostet tradicionale me gjalpë apo reçel, tosti me avokado ofron energji më të qëndrueshme dhe ndihmon në mbajtjen e ndjenjës së ngopjes për më gjatë.

    2. Një bazë e përsosur dhe e shpejtë
    Sekreti i popullaritetit të tostit me avokado është përshtatshmëria. Mund ta shijosh thjesht me kripë dhe piper, ose ta pasurosh me vezë të ziera, salmon të tymosur, domate qershi, djathë dhie, apo fareza chia.
    Në thelb, është një “kanavacë” e hapur për çdo shije apo dietë – vegane, proteinike, apo low-carb.

    3. I lehtë, por i ngopshëm
    Ndryshe nga tostet me mishra të përpunuar apo përbërës të yndyrshëm, tosti me avokado është i lehtë për tretje, por njëkohësisht mjaft i pasur me fibra që mbajnë stomakun të ngopur për orë të tëra. Kjo e bën një zgjedhje të shkëlqyer për ata që duan energji pa ndjerë rëndesë.

    4. I përsosur për ditët e zëna
    Përgatitet për më pak se 5 minuta, pa nevojë për pajisje të komplikuara. Një avokado e pjekur, pak kripë deti, bukë integrale e thekur dhe pak limon – dhe ja ku ke një mëngjes gourmet në versionin më të shëndetshëm të mundshëm.

    5. Një mënyrë jetese, jo thjesht një ushqim
    Tosti me avokado është bërë simbol i ushqyerjes së ndërgjegjshme. Ai përfaqëson kujdesin për trupin, natyrën dhe përzgjedhjen e ushqimeve me vlerë. Për shumë njerëz, është një ritual i vogël vetëpërkujdesjeje në fillim të ditës.