Day: October 30, 2025

  • Tjetërsimi i tokave në Gjirin e Lalzit, Rrumi dhe vëllai ankimojnë vendimin e GJKKO

    Tjetërsimi i tokave në Gjirin e Lalzit, Rrumi dhe vëllai ankimojnë vendimin e GJKKO

    Aleksandër Laho, i njohur me pseudonimin Rrumi i Shijakut dhe vëllai i tij Vullnet Muça kanë ankimuar në Apelin e GJKKO masën e sigurisë arrest me burg të dhënë ndaj tyre. Apeli pritet të japë vendimin ditën e sotme në orën 15:00.
    Pas operacionit të SPAK lidhur me tjetërsimin e pronave në Gjirin e Lalzit u ekzekutuan 6 masa sigurie, mes të cilave për Rrumin dhe vëllain e tij. Masë sigurie është lëshuar edhe për Astrit Avdylajn, kreu i bandës së Shijakut. Ai aktualisht ndodhet në burg, i arrestuar për operacionin “Revanshi”.

  • Vetëm 10 vota pro shkarkimit të Peleshit, Balliu: Nuk na njoftuat për arsyen…; Balla: Humbët 26 nga firmëtarët

    Vetëm 10 vota pro shkarkimit të Peleshit, Balliu: Nuk na njoftuat për arsyen…; Balla: Humbët 26 nga firmëtarët

    Kërkesa e opozitës e cila u rrëzua në seancën e sotme plenare, për shkarkimin e kryeparlamentarit Niko Peleshi, ka qenë në fokus të fjalës së mbajtur në foltore nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.
    Ky i fundit ka reaguar pas deklaratës së deputetit Klevis Balliu se deputetët e opozitës nuk votuan pro shkarkimit të Peleshit për shkak të moskuptimit të procesit të votimit.
    “Bëmë një votim, pa shpjeguar asgjë. Pa i dhënë mundësinë për replikë dhe nuk njoftohet për çfarë po votohet”, tha Balliu.
    Por për Ballën, mungesa e të paktën 26 votave nga 36 firmëtarët e kërkesës, nuk përbënte gjë tjetër veçse dezertim të deputetëve brenda opozitës.
    “Sa i përket kërkesës së më shumë se 36 deputetëve të opozitës për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit.
    Neni 114 pika 4 e rregullores e ka sqaruar, votohet kërkesa. Raportet janë relacione shoqëruese mbi bazën e arsyetimeve të elaboruara përgjatë diskutimeve të frytshme në këshillin e legjislacionit, Votimi bëhet i fshehtë. Nuk ka pasur kërkesë për mënyrën e votimit.
    Dezertimin tuaj që polli vetëm 10 vota në favor të kërkesës për shkarkim, mblidhni grupin parlamentar të gjeni ku kanë shkuar votat Nuk kanë ardhur këtej nga ne. Keni humbur 26 nga firmëtarët. Erdhët me 36 veta, dolët me 10”, tha Balla.

  • Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre

    Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre

    Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në Kuvend lidhur me protestën e minatorëve të Spaçit, të cilët po kërkojnë mbrojtje të të drejtave të tyre. Ajo theksoi se minatorët janë duke protestuar jashtë sallës për dy arsye të rëndësishme.
    Tabaku theksoi se e drejta e punës është e shenjtë dhe nuk mund të lejohet që një kompani private të pengojë minatorët në ushtrimin e saj.
    Deputetja demokratike bëri thirrje për një rregullim të statusit të minatorëve, një kërkesë që qeveria e refuzoi më parë.
    “Minatorët e Spaçit janë duke protestuar jashtë kësaj salle, për dy arsye të rëndësishme, e para për trajtimin çnjerëzor që policia e shteti i bëri atyre dy javë më parë dhe unë nuk kam dëgjuar absolutisht asnjë koment nga Ministria e Brendshme dhe është e pa konceptueshme që minatorët të tërhiqen zvarrë nga policia dhe e dyta ministrja e ekonomisë duhet të takohet menjëherë të takohet me përfaqësinë e tyre e drejta e punës është ë shenjtë në këtë vend. Nuk mundet një kompani private ti pengojë këto minatorë. Në emër të PD, kam depozituar në sesionini e kaluar dhe do ta ri depozitoj sërish statusin e minatorit, që qeveria refuzoi ta marri parasysh. Është çështje e rëndësishme sepse ato janë grupi që penalizohen më shumë, që punojnë më shumë, me kushte më të vështira dhe ato njerëz po shfrytëzohen”, tha Tabaku.

  • Trump shtrëngon duart me Xi, ulen tensionet tregtare, diskutohet edhe lufta në Ukrainë

    Trump shtrëngon duart me Xi, ulen tensionet tregtare, diskutohet edhe lufta në Ukrainë

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe lideri i Kinës, Xi Jinping, zhvilluan bisedime në Korenë e Jugut, ku folën për luftën në Ukrainë dhe u pajtuan t’i ulin tensionet e larta tregtare mes Uashingtonit dhe Pekinit.
    Kreu i Shtëpisë së Bardhë u tha gazetarëve se do ta zbresë tarifën ndaj Kinës në 10 përqind.
    “Siç e dini, kam vendosur një tarifë 20 përqind mbi Kinën për shkak të fentanylit që po vjen, e cila është një tarifë e madhe. Dhe duke u bazuar në deklaratat e tij sot, unë e ulë atë në 10 përqind. Pra, tani është 10 përqind në vend të 20 përqind, dhe do të hyjë në fuqi menjëherë.”

    Fokusi i diskutimeve ishin dhe mineralet e rralla.
    “Të gjitha çështjet e mineraleve të rralla janë zgjidhur, pra në nivel botëror… Kjo ishte një çështje globale, jo vetëm e SHBA-së. Nuk ka më pengesa nga Kina.”
    Trump shtoi se me presidentin Xi foli gjithashtu për luftën në Ukrainë, e nisur nga Rusia në shkurt të vitit 2022.
    “Të dy do të punojmë së bashku për të parë nëse mund të arrijmë diçka. Ne biem dakord që palët janë, e dini, të bllokuara, duke luftuar dhe ndonjëherë duhet t’i lësh të luftojnë, por ai do të na ndihmojë dhe ne do të punojmë së bashku për Ukrainën.”
    Para takimit, Ukraina dhe aleatët e saj i bënë thirrje Trumpit të ushtrojë trysni ndaj Xi Jinpingut për ta ndaluar mbështetjen ndaj Rusisë. Takimi erdhi një javë pasi Uashingtoni njoftoi sanksione ndaj dy kompanive të mëdha ruse të naftës.
    /vizionplus.tv

  • Trump urdhëron Pentagonin të rifillojë menjëherë testimin e armëve bërthamore

    Trump urdhëron Pentagonin të rifillojë menjëherë testimin e armëve bërthamore

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka urdhëruar ushtrinë amerikane të enjten ta rifillojë menjëherë testimin e armëve bërthamore, pas një ndërprerjeje 33-vjeçare.
    Trump e bëri këtë njoftim të papritur në rrjetin Truth Social derisa po udhëtonte në helikopterin presidencial për t’u takuar me liderin e Kinës, Xi Jinping, në Busan të Koresë së Jugut.
    Ai tha se e kishte udhëzuar Pentagonin ta testojë arsenalin bërthamor të SHBA-së “në shkallë të barabartë” me fuqitë e tjera bërthamore.

    “Për shkak të programeve të testimit të vendeve të tjera, kam udhëzuar Departamentin e Luftës të fillojë testimin e armëve tona bërthamore në mënyrë të barabartë. Ky proces do të fillojë menjëherë”, shkroi Trump.
    “Rusia është e dyta, dhe Kina është shumë prapa, por do të na arrijë brenda pesë vjetësh”, shtoi ai.
    Një ligjvënës i lartë rus tha se vendimi i Trumpit do të shënojë një epokë të re pasigurie dhe konfrontimi të hapur, raportoi agjencia shtetërore ruse RIA.
    Ministria e Jashtme e Kinës bëri thirrje që SHBA-ja ta respektojë zotimin vet për pezullimin e testimeve bërthamore dhe ta ruajë ekuilibrin dhe stabilitetin strategjik global.
    Nuk është e qartë nëse Trump i referohej testimeve me shpërthime bërthamore – të cilat do të kryheshin nga Administrata Kombëtare e Sigurisë Bërthamore – apo lëshimit të raketave me koka bërthamore.
    Asnjë fuqi bërthamore, përveç Koresë së Veriut, nuk ka kryer testime me shpërthime bërthamore për më shumë se 25 vjet.
    Më vonë, gjatë kthimit për në Uashington, Trump tha se testimet janë të nevojshme për të siguruar që SHBA-ja të mbetet në hap me rivalët e vet bërthamorë.
    “Meqë të tjerët po kryejnë testime, mendoj se është e përshtatshme që ta bëjmë edhe ne”, tha Trump në bordin e Air Force One, duke shtuar se vendet e testimeve do të përcaktoheshin më vonë.
    Kur u pyet nëse bota po hynte në një fazë më të rrezikshme sa i përket armëve bërthamore, Trump e minimizoi kërcënimin, duke thënë se stoqet bërthamore të SHBA-së janë “shumë të sigurta” dhe shtoi se ai do të mirëpriste çarmatimin bërthamor.
    “Do të doja të shihja çarmatimin bërthamor, sepse ne kemi shumë armë, Rusia është e dyta dhe Kina e treta, dhe Kina do të na zërë për katër ose pesë vjet”, tha ai.
    “Ne, në fakt, po flasim me Rusinë për këtë, dhe Kina do të përfshihet nëse bëjmë diçka”, shtoi ai.
    Vendimi i Trumpit për të rifilluar testimet bërthamore vjen pas zgjerimit të shpejtë të arsenalit bërthamor të Kinës vitet e fundit, dhe menjëherë pasi Rusia njoftoi se testoi me sukses një raketë lundruese me koka bërthamore, si dhe të një torpilë me fuqi bërthamore.
    Trump i komentoi veprimet e Rusisë gjatë udhëtimit për në Azi më herët këtë javë, duke u thënë gazetarëve se presidenti rus, Vladimir Putin, duhet të punojë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë “në vend se të testojë raketa”.
    Sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), me bazë në Uashington, Kina e ka dyfishuar arsenalin e saj në më shumë se 600 armë bërthamore në vitin 2025, nga 300 që kishte në vitin 2020.
    Zyrtarë ushtarakë amerikanë vlerësojnë se deri në vitin 2030, Kina do të ketë mbi 1.000 armë bërthamore.
    Një paradë e Ditës së Fitores në shtator zbuloi pesë armë bërthamore që mund ta arrijnë territorin kontinental të SHBA-së, tha CSIS.
    Sipas Shoqatës së Kontrollit të Armatimeve me bazë në Uashington, Shtetet e Bashkuara kanë një stok prej 5.225 kokave bërthamore, ndërsa Rusia ka 5.580.

  • “Peleshi mbrojti me hipokrizi kolapsin parlamentar që ka krijuar”, Berisha akuzon mazhorancën: Kanë kthyer Kuvendin në klub pa rregulla

    “Peleshi mbrojti me hipokrizi kolapsin parlamentar që ka krijuar”, Berisha akuzon mazhorancën: Kanë kthyer Kuvendin në klub pa rregulla

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas rrëzimit në Kuvend të kërkesës së opozitës për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi mazhorancën socialiste se ka shndërruar parlamentin në një “klub pa rregulla”, ku mbizotëron kaosi dhe mungesa e transparencës.
    Sipas tij, seanca e sotme dëshmoi “kolapsin e plotë parlamentar” që, siç tha Berisha, është krijuar nga vetë Peleshi. Ai shtoi se mazhoranca po shkel rregulloren e Kuvendit dhe po e përdor procedurën parlamentare sipas urdhrave politike.
    Berisha: Këta e kanë shndërruar parlamentin në një klub, në të cilin nuk ka asnjë rregull, ka vetëm kaos. Ajo që kryeson sot aty nuk merrte vesh se çfarë hidhte në votim. Aty janë dy raporte, hidhen dy raportet dhe pastaj bëhet votimi.

    Ka procedurë të sanksionuar në rregullore, por këta nuk njohin rregullore, njohin vetëm urdhra që marrin dhe pastaj bëjnë të paditurin. E dëgjuat Niko Peleshin se si u përpoq me hipokrizinë më të madhe të mbrojë kolapsin e plotë parlamentar që ka krijuar.
    Ka ndodhur ndonjëherë në historinë e ndonjë parlamenti në botë që të kalojë për 28 minuta dhe të miratohet kabineti i ri dhe programi i saj? Kurrë! Ka ndodhur ndonjëherë që në seanca të tëra parlamenti të mbyllet brenda disa minutash dhe ka dy muaj që ka nisur punë dhe ka pasur vetëm një ditë punë?
    Nuk ka ndodhur ndonjëherë. Këta vazhdojnë në një kaos të plotë. Flasin përçart. Do ta bëj parlamentin evropian, dëgjoni se cili është standardi evropian, në një kohë kur parlamenti ka delinkuentë sa çdo burg tjetër i vendit./vizionplus.tv 

  • Dyshohet se abuzoi seksualisht me të miturin, pranga 47-vjeçarit në Tiranë

    Dyshohet se abuzoi seksualisht me të miturin, pranga 47-vjeçarit në Tiranë

    Një incident është regjistruar në Tiranë, ku një i mitur është abuzuar seksualisht nga një 47-vjeçar.

    Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale F.B., ka përdhunuar të miturin, i cili ishte punësuar në të njëjtin vend pune.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:-arrestuan shtetasin F. B., 48 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. Xh., 37 vjeç, pasi shtetasi F. B. dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetas të mitur, i cili ishte i punësuar në menyrë të kundërligjshme, nga shtetasi T. Xh.;”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • Rrëzohet kërkesa e PD për shkarkimin e Peleshit, Berisha sulmon nënkryetaren e Kuvendit: Nuk merrte vesh çfarë hidhte për votim

    Rrëzohet kërkesa e PD për shkarkimin e Peleshit, Berisha sulmon nënkryetaren e Kuvendit: Nuk merrte vesh çfarë hidhte për votim

    Mazhoranca rrëzoi kërkesën e PD për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, 79 kundër dhe 10 vota pro për kryetarin e Kuvendit.

    Kreu i PD, Sali Berisha, në një prononcim për gazetarët sulmoi nënkryetaren e Kuvendit, ku sipas tij ‘nuk merrte vesh çfarë hidhte për votim’.
    “Këta e kanë shndërruar parlamentin në një klub, në të cilin nuk ka asnjë rregull, ka vetëm kaos. Ajo që kryeson sot aty nuk merrte vesh se çfarë hidhte në votim. Aty janë dy raporte, hidhen dy raportet dhe pastaj bëhet votimi.
    Ka procedurë të sanksionuar në rregullore, por këta nuk njohin rregullore, njohin vetëm urdhra që marrin dhe pastaj bëjnë të paditurin. E dëgjuat Niko Peleshin se si u përpoq me hipokrizinë më të madhe të mbrojë kolapsin e plotë parlamentar që ka krijuar. Ka ndodhur ndonjëherë në historinë e ndonjë parlamenti në botë që të kalojë për 28 minuta dhe të miratohet kabineti i ri dhe programi i saj? Kurrë!Ka ndodhur ndonjëherë që në seanca të tëra parlamenti të mbyllet brenda disa minutash dhe ka dy muaj që ka nisur punë dhe ka pasur vetëm një ditë punë? Nuk ka ndodhur ndonjëherë.
    Këta vazhdojnë në një kaos të plotë. Flasin përçart. Do ta bëj parlamentin evropian, dëgjoni se cili është standardi evropian, në një kohë kur parlamenti ka delinkuentë sa çdo burg tjetër i vendit.“, tha Berisha.

    Top Channel

  • Dosja 5D/ Kryen shitje fiktive për punët publike të tenderuara nga Bashkia e Tiranës, Prokuroria jep masa sigurie për tre persona

    Dosja 5D/ Kryen shitje fiktive për punët publike të tenderuara nga Bashkia e Tiranës, Prokuroria jep masa sigurie për tre persona

    Prokuroria e Tiranës ka dhënë tre masa sigurie, pasi ka konstatuar kryerjen e shitjeve fiktive në favor të “5D Konstruksion” për punët publike të tenderuara nga Bashkia e Tiranës.

    Sipas njoftimit të prokurorisë, tre personat krijuan skemë mashtruese fiskale për përfitime, të cilat janë në shifrën e më shumë se 370 milionë lekësh.
    Tre personat që janë nën masë sigurie janë: Ilir Allmeta-“Arrest në burg”, Ermir Gjoklaj-“Detyrim paraqitje” dhe Mirash Lula-“Detyrim paraqitje”.
    “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dha tre masa sigurie për tre shtetas, Ilir Allmeta ‘Arrest në burg’, Ermir Gjoklaj, ‘Detyrim paraqitje’ dhe Mirash Lula, ‘Detyrim paraqitje’, të dyshuar për përfshirjen në krijimin e skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH), ‘Fshehjen e të ardhurave’, si dhe ‘Falsifikimin e vulave, stampave ose formularëve’, parashikuar nga nenet 144/a, 180 dhe 190 të Kodit Penal.
    Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.2578 të vitit 2025, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Seksionin e Krimit Ekonomik në Drejtorinvë e Policisë Tiranë, rezultoi se subjektet tregtare “Allmeta 02”, “TT” dhe “Valbona Alb”, kanë kryer shitje të dyshuara fiktive në favor të subjektit “5D Konstruksion”, me një vlerë totale prej 370,299,847 lekësh, duke gjeneruar një TVSH dhe Tatim Fitimi të përllogaritur në shumën prej 108,004,122 lekë.
    Subjekti ‘5D Konstruksion’ është hetuar nga Prokuroria e Posaçme, duke dërguar në përfundim të hetimeve në gjykim shtetasit, G.C., E.M., T.M. dhe B.Ç. Ky subjekt dyshohet se ka ritur në mënyrë fiktive shpenzimet për punët publike të tenderuara nga Bashkia Tiranë, duke administruar dhe deklaruar faturat fiktive të lëshuara nga personat nën hetim, I.A. E.Gj. dhe M.L. me vlerën rreth 370,299,847 lekë.
    Këto veprime janë realizuar përmes deklarimeve të pavërteta dhe përdorimit të faturave fiktive, me qëllim krijimin e një skemë mashtruese fiskale, që synonte përfitimin e padrejtë të kreditimit të TVSH-së dhe uljen e bazës së tatueshme për Tatimin mbi Fitimin, duke dëmtuar interesat financiare të shtetit.Nga hetimi rezultoi se vlera e plotë prej 370,299,847 lekësh, e krijuar nëpërmjet shitjeve të dyshuara fiktive, është përfshirë nga subjekti “5D Konstruksion” sh.p.k. në situacionet e punimeve të deklaruara në tenderat publikë, me qëllim rritjen artificiale të volumit dhe kostove të punimeve të kryera. Kjo vlerë është pasqyruar si shpenzim i justifikuar në dokumentacionin për zbatimin e kontratave publike, duke i mundësuar subjektit përfitues të arkëtojë nga fondet publike vlerën e plotë të këtij transaksioni fiktiv, në dëm të buxhetit të shtetit. Si rrjedhojë, veprimet e kryera jo vetëm që kanë krijuar avantazhe tatimore të padrejta, në TVSH dhe TF, por kanë rezultuar edhe në përvetësimin e pajustifikuar të fondeve publike, përmes paraqitjes së rreme të shpenzimeve në raportet financiare të tenderëve.
    Në këtë kuadër, veprimet e koordinuara të këtyre subjekteve përbëjnë elementët përbërës të veprës penale të “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, në bashkëpunim, në kuptim të nenit 144/a dhe nenit 25 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e plotë.
    Hetimet vijojnë në drejtim të identifikimit të personave të tjerë të përfshirë, si dhe për dokumentimin e plotë të skemës mashtruese dhe pasojave financiare të saj.

    Top Channel

  • Votimi për shkarkimin e Peleshit/ “Nuk do ishin 10 vota, por…”, deputeti Këlliçi: E paprecedentë, pyetëm se çfarë po hidhej në votim, s’na kthyet përgjigje

    Votimi për shkarkimin e Peleshit/ “Nuk do ishin 10 vota, por…”, deputeti Këlliçi: E paprecedentë, pyetëm se çfarë po hidhej në votim, s’na kthyet përgjigje

    Ka rinisur punimet Kuvendi i Shqipërisë, në pjesën e dytë tashmë, pas hedhjes në votim të kërkesës së deputetëve të PD për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

    Në nisje të pjesës së dytë të seancës, deputeti i PD Belind Këlliçi tha se në votimin për shkarkimin e Peleshit, deputetët e opozitës donin të votonin, por nuk kuptuan se çfarë u hodh në votim në atë moment, dhe kërkuan në drejtuesja e Kuvendit përgjigje.
    Ai tha se nuk morën asnjë përgjigje dhe nuk ndaj rezultati ishte me 10 vota pro shkarkimit, që sipas tij nëse do u ishte kthyer përgjigje se për çfarë po votohej në ato momente, rezultati do të ishte ndryshe.
    “E para, pak më parë u zhvillua procedura për shkarkimin e kreut të Kuvendit, është e paprecedentë ajo që ndodh që deputetët pyesin se çfarë po votohet dhe nuk marrin përgjigje.
    Në momentin që u zhvillua procesi i votimit, deputetët e PD kërkonin se çfarë ishte hedhur në votim, dhe nuk merrnin përgjigje.
    Të gjithë deputetët prezentë kanë qenë të vendosur për të votuar pro kërkesës, por në pamundësi për të kuptuar se çfarë është hedhur në votim në atë moment, një pjesë e tyre nuk kanë marrë pjesë në votim.
    Mendoj që një rendin e ditës me 19 pika, do na çojë në një skenarë, që në rastin më të mirë do mbërrijmë në gjysmën e rendit të ditës në orët e vota të pasdites. Mendoj që duhet të bëjmë një ekonomizim të orës, në Konferencës së Kryetarëve”, tha Këlliçi.

    Top Channel