Në një vendim unanim, Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar vendimet e KQZ-së dhe KAS-it, duke i dhënë të drejtën Gjergji Nikës të kandidojë si i pavarur për Bashkinë Vlorë në zgjedhjet e 9 Nëntorit 2025.
Me votim 5–0, Kolegji Zgjedhor ka anuluar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili më herët kishte refuzuar regjistrimin e Nikës si kandidat të pavarur.
Në një reagim, Nika e cilësoi vendimin si një fitore e drejtësisë mbi presionet politike.
Reagimi i Gjergji Nikës:
Fitore e drejtësisë mbi presionet politike!
Sot, Kolegji Zgjedhor me vendim unanim 5–0 rrëzoi vendimet e KQZ-së dhe KAS-it, duke vulosur të drejtën time për të garuar si kandidat i pavarur në zgjedhjet e 9 Nëntorit 2025 për Bashkinë Vlorë.
Ky vendim vjen pas presioneve të shumta dhe përpjekjeve të hapura nga partitë e mëdha për të penguar një zë të pavarur në garë.Por drejtësia foli qartë: askush nuk mund të ndalojë vullnetin e lirë të qytetarëve.
Kjo nuk është thjesht një fitore personale — është një fitore për çdo qytetar që nuk pranon të komandohet nga partite, por kërkon ndryshim, ndershmëri dhe zë të lirë për Vlorën.
Unë hyj në këtë garë me forcën e besimit tuaj dhe me vendosmërinë për ta kthyer politikën te njerëzit, jo te partitë.
Day: October 30, 2025
-

Kolegji Zgjedhor rrëzon Celibashin, i hap rrugën kandidimit të Gjergji Nikës në Vlorë
-

Vetëm 10 deputetë pro shkarkimit të Peleshit, Këlliçi: Nuk e dinim çfarë ishte hedhur në votim
belind kellici
TIRANË- Ka rinisur pjesa e dytë e seancës së Kuvendit, pas rrëzimit të kërkesës së PD-së për shkarkimin e Niko Peleshit.
Në nisje të pjesës së dytë të seancës, deputeti i PD Belind Këlliçi tha se në votimin për shkarkimin e Peleshit, deputetët e opozitës donin të votonin, por nuk kuptuan se çfarë u hodh në votim në atë moment, dhe kërkuan në drejtuesja e Kuvendit përgjigje.
Ai tha se nuk morën asnjë përgjigje dhe nuk ndaj rezultati ishte me 10 vota pro shkarkimit, që sipas tij nëse do u ishte kthyer përgjigje se për çfarë po votohej në ato momente, rezultati do të ishte ndryshe.
“E para, pak më parë u zhvillua procedura për shkarkimin e kreut të Kuvendit, është e paprecedentë ajo që ndodh që deputetët pyesin se çfarë po votohet dhe nuk marrin përgjigje.
Në momentin që u zhvillua procesi i votimit, deputetët e PD kërkonin se çfarë ishte hedhur në votim, dhe nuk merrnin përgjigje.
Të gjithë deputetët prezentë kanë qenë të vendosur për të votuar pro kërkesës, por në pamundësi për të kuptuar se çfarë është hedhur në votim në atë moment, një pjesë e tyre nuk kanë marrë pjesë në votim.
Mendoj që një rendin e ditës me 19 pika, do na çojë në një skenarë, që në rastin më të mirë do mbërrijmë në gjysmën e rendit të ditës në orët e vota të pasdites. Mendoj që duhet të bëjmë një ekonomizim të orës, në Konferencës së Kryetarëve”, tha Këlliçi. -

Vendimi historik i Trump për armët bërthamore, një mesazh i koduar për Moskën dhe Pekinin?
Një vendim që ka tronditur skenën ndërkombëtare, presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të rifillojnë testet me armë bërthamore, një praktikë që nuk është zhvilluar prej më shumë se tridhjetë vitesh.
Deklarata, e bërë publike përmes rrjeteve sociale pak para takimit me presidentin kinez Xi Jinping, ka ngjallur valë reagimesh në të gjithë botën, duke vënë në qendër të vëmendjes rrezikun e një gare të re armatimesh.
Trump, duke e shpjeguar vendimin e tij, deklaroi se “Shtetet e Bashkuara zotërojnë më shumë armë bërthamore se çdo vend tjetër. Ky objektiv u arrit gjatë mandatit tim të parë, përmes modernizimit të plotë të arsenalit. Për shkak të programeve të testimit të vendeve të tjera, kam urdhëruar Departamentin e Luftës të nisë menjëherë testimet tona bërthamore. Nuk e dëshiroja këtë, por nuk kisha zgjidhje tjetër.”
Siç shkruan La Repubblica, ky vendim vjen si një sinjal që i drejtohet drejtpërdrejt si Moskës ashtu edhe Pekinit, duke përforcuar idenë se SHBA-të synojnë të riafirmojnë epërsinë e tyre ushtarake në një moment kur ekuilibrat globalë janë më të brishtë se kurrë.
Një mesazh i koduar për Moskën dhe Pekinin
Në sfondin e tensioneve të vazhdueshme me Rusinë dhe Kinën, ky vendim shihet si pjesë e një strategie demonstrative të forcës.
Nga njëra anë, Vladimir Putin vazhdon të kërcënojë Perëndimin me retorikë agresive dhe testime raketash, ndërsa nga ana tjetër, Xi Jinping ka urdhëruar ushtrinë kineze të jetë “gati për pushtimin e Tajvanit” deri në vitin 2027.
Sipas analistëve ndërkombëtarë, Trump mund të ketë synuar që përmes këtij hapi të paralajmërojë kundërshtarët gjeopolitikë se SHBA-të mbeten forca dominuese ushtarake në botë dhe nuk kanë ndërmend të lejojnë asnjë lloj barazimi strategjik.
Vendimi vjen gjithashtu në një moment kritik për luftën në Ukrainë, ku përpjekjet diplomatike për paqe mbeten të ngadalta. Burime pranë administratës amerikane pohojnë se ky veprim mund të jetë pjesë e një taktike presioni ndaj Rusisë, për ta detyruar të marrë seriozisht negociatat për përfundimin e luftës.
Reagimet ndërkombëtare
Reagimi i parë publik erdhi nga Pekini. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun, deklaroi “Kina shpreson që Shtetet e Bashkuara të respektojnë detyrimet e tyre sipas Traktatit për Ndalimin e Plotë të Testeve Bërthamore dhe të marrin masa konkrete për të mbrojtur sistemin global të çarmatimit dhe stabilitetin strategjik ndërkombëtar.”
Në qarqet diplomatike perëndimore, ky vendim shihet si një shenjë kthimi në logjikën e Luftës së Ftohtë, në një kohë kur rendi botëror përballet me sfida të shumta, nga konflikti në Ukrainë te rritja e tensioneve në Detin e Kinës Jugore.
Megjithëse disa ekspertë e interpretojnë këtë lëvizje si një taktikë negociuese afatshkurtër, të tjerë paralajmërojnë se rikthimi i testimeve bërthamore mund të minojë dekada përpjekjesh për çarmatim dhe të çojë në një spirale të re armatimesh midis fuqive të mëdha. -

Guardiola i kënaqur me rikthimin e sulmuesit nga dëmtimi dhe për golin: Kemi nevojë për të
30 Tetor 2025
12:24
Telesport
Trajneri Pep Guardiola ishte i kënaqur që Omar Marmoush më në fund shënoi golin e tij të parë sezonal me Manchester City. Sulmuesi egjiptian shënoi dje në fitoren 3-1 të “qytetarëve” ndaj Swansea në Carabao Cup.
Marmoush u vendos në rolin e sulmuesit kryesor në këtë ndeshje, ndërsa Erling Haaland u la pushim. “Po bëhet gjithnjë e më mirë. Jam i lumtur për të sepse një sulmues ka nevojë për gola dhe për vetëbesimin e tij kjo do të jetë e rëndësishme”, tha Guardiola.
“Ai ka qenë i lënduar për një kohë të gjatë dhe sigurisht që të luash në pozicionin e Erling është e rëndësishme. E dimë që në shumë ndeshje kemi nevojë për dy sulmues dhe është shumë mirë ta kemi atë përsëri”, shtoi Pep Guardiola.
“Shumë ekipe kundërshtare luajnë me një sistem me 5 mbrojtës, ndaj Marmoush e di si të jetë i duruar. Ai është i aftë të lëvizë në hapësira të vogla, të jetë konsistent dhe më pas të vrapojë në prapavijë. Kemi nevojë për të”, tha trajneri spanjoll. -

Doli pozitive, atletja që mban rekordin e maratonës pezullohet 3 vjet nga garat
30 Tetor 2025
12:46
Telesport
Mbajtësja e rekordit botëror në maratonë, atletja Ruth Chepngetich, është pezulluar për 3 vite nga të gjitha garat për shkelje të rregullave antidoping. Keniania 31-vjeçare është atletja e parë femër që theu rekordin 2h10’ në maratonë.
Ajo rezultoi pozitive për hidroklorotiazid, një substancë që nuk është agjent dopingu pasi është një diuretik që përdoret për të trajtuar mbajtjen e ujit dhe hipertensionin. Gjithsesi, ajo substancë mund të jetë përdorur për të maskuar praninë e substancave të ndaluara në urinën e saj.
“AIU (Njësia e Integritetit Atletik) e ka pezulluar Ruth Chepngetich për tre vjet, duke filluar nga 19 prilli 2025, për praninë dhe përdorimin e një substance të ndaluar“, shkroi AIU, e cila e kishte pezulluar atë përkohësisht në korrik.
Gjithashtu, të gjitha rezultatet e arritura prej saj nga 14 marsi i vitit 2025, kur dhe është kryer testi, janë konsideruar të pavlefshme. -

Rritje financash dhe takime romantike, këto janë 3 shenjat e horoskopit që do tërheqin bollëk dhe fat gjatë Nëntorit
Muaji nëntor vjen me bollëk dhe fat për 3 shenja të horoskopit. Jupiteri, planeti i fatit dhe bollëkut, do të qëndrojë në gaforre gjatë gjithë muajit, duke sjellë energji pozitive, por edhe reflektime të thella.
Binjakët
Për binjakët, nëntori është muaji i bollëkut! Jupiteri në Gaforre ndikon direkt në shtëpinë tuaj të dytë, atë të financave dhe vetëvlerësimit, duke sjellë rritje ekonomike dhe mundësi profesionale. Venusi, deri më 6 nëntor, ndikon në marrëdhëniet dhe miqësitë, mund të ketë një romancë që lind nga një miqësi e vjetër.
Nga 6 nëntori, kur Venusi hyn në akrep, vëmendja kthehet te puna dhe shëndeti. Kjo është periudha ideale për të përmirësuar rutinën, për të fituar një pozicion të ri, apo për të rritur të ardhurat.
Në fund të muajit, kur venusi kalon në shigjetar, binjakët do të përjetojnë një periudhë të bukur në dashuri. Hëna e Plotë në dem ndihmon në çlirimin e energjive të vjetra dhe hap rrugën për fillime të reja profesionale.
Peshorja
Peshoret janë në qendër të vëmendjes! Jupiteri në shtëpinë e dhjetë të karrierës dhe reputacionit sjell rritje profesionale, njohje dhe suksese që mund t’i keni pritur prej kohësh. Është koha për të dalë në pah dhe për të marrë vlerësimin që meritoni.
Venusi, që qëndron në shenjën tuaj në fillim të muajit, ju jep një shkëlqim të veçantë, jeni më karizmatikë dhe tërhiqni vëmendje pozitive nga të tjerët. Kur Venusi kalon në akrep, në shtëpinë tuaj të dytë, do të ketë përmirësime të qarta në financa dhe stabilitet material.
Hëna e Plotë në dem mund të sjellë lajme të mira për një çështje financiare, ndërsa Hëna e Re në akrep hap një kapitull të ri në të ardhura.
Akrepi
Nëntori është muaji juaj! Jupiteri ndodhet në shtëpinë tuaj të nëntë, fushë që lidhet me udhëtimet, studimet dhe zgjerimin e horizonteve. Ky pozicion ju sjell mundësi të reja për të mësuar, për të udhëtuar, apo për të krijuar lidhje me njerëz që mund të ndryshojnë rrjedhën e jetës tuaj.
Kur Venusi hyn në shenjën tuaj më 6 nëntor, ju bëheni magnetikë dhe të parezistueshëm. Kjo është periudha ideale për dashuri, romanca dhe rritje personale. Në fund të muajit, venusi kalon në shigjetar, duke vënë në fokus financat dhe vetëvlerësimin. -

“Me 25 pika s’mbarojmë as deri nesër”, Gjin Gjoni përplaset me Topallin në Kuvend: E lagu, s’e lagu…
Deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli, iu drejtuar Kryetarit të Kuvendit duke i thënë se rendi i ditës me 25 pika është absurd, pasi nuk arrihet brenda një ditë që të mbyllen gjithë diskutimet apo raportimet.
Ajo tha që herë tjetër të mos bëhet një rend dite me kaq shumë pika.
“Reni i ditës sot, është një rend dite absurd. Brenda kësaj dite të diskutosh, të shqyrtosh dy institucione të drejtësisë dhe katër institucione që ishin më parë, katër projektligje, dy komisione, raportimin e BSH edhe projekt ligje të tjera, që të gjithë e kuptojmë që kjo nuk ndodh, nuk e mbyllas nesër në orën 12. Përpiqu I që një ren dite me 25 pika të mos vendosni më, është e pamundur. Mendoj se dhe të mblidheni dhe të bëni reduktim, ose ta ndani, nuk është racionale kjo që po bëni”, tha Topalli.
Ndërkohë deputeti i PD Gjin Gjoni mori fjalën dhe tha se nuk duhet humbur më kohë, por të vazhdojnë punimet.
“Të fillojmë me rendin e ditës mos humbim kohë me jo e lagu jo s’e largu. Të shohim ku arrijmë, dhe ta shtyjmë më pas nëse duhet’, tha Gjin Gjoni. -

Monroe: Motrat janë miket më të mira në botë!
Marylin Monroe:
“Kjo jetë është ashtu siç e bënë vetë. Pavarësisht të gjithave, ndonjëherë do të bëni ndonjë rrëmujë, është një e vërtetë universale. Por pjesa e mirë e kësaj është se ju do të vendosni se si do ta bëni atë. Por mos harro, disa vijnë, disa shkojnë. Ata që qëndrojnë me ju në gjithçka – ata me të vërtetë janë miqtë tuaj më të mirë. Mos i braktis kurrë ata.
Mos harro gjithashtu se motrat janë miket më të mira në botë. Sa për të dashurit, ata do të vijnë dhe do të shkojnë gjithashtu. Dhe zemër, e urrej të ta them këtë, por një pjesë e tyre – në të vërtetë, shumica prej tyre do të ta thyejnë zemrën, por ju nuk bën të hiqni dorë, sepse nëse hiqni dorë, nuk do ta gjeni kurrë shpirtin binjak. Ju kurrë nuk do ta gjeni atë gjysmën që ju bën të plotë dhe që vlen për gjithçka.
Vetëm se ju dështoni një herë, nuk do të thotë që ju do të dështoni në gjithçka. Vazhdoni të përpiqeni, vazhdoni dhe gjithmonë, gjithmonë, gjithmonë besoni në veten tuaj, sepse nëse ju nuk e bëni, atëherë kush do ta bëjë, e dashur? Kështu që mbajeni kokën lart, mbani mjekrën lart dhe më e rëndësishmja, vazhdoni të buzëqeshni, sepse jeta është një gjë e bukur dhe ka kaq shumë gjëra për tu buzëqeshur.”
ObserverKult
Lexo edhe:
SË SHPEJTI, NJË DOKUMENTAR RRETH VDEKJES SË MARILYN MONROE
-

Kryen shitje fiktive në favor të ‘5D Konstruksion’ dhe krijuan skemë mashtruese për përfitime, lëshohen 3 masa sigurie
Prokuroria e Tiranës ka lëshuar masa sigurie ndaj shtetasve Ilir Allmeta, Ermir Gjoklaj dhe Mirash Lula pasi akuzohen se kryen shitje fiktive në favor të ‘5D Konstruksion’ dhe krijuan skemë mashtruese fiskale për përfitime.
Njoftimi i Prokurorisë:
Kryen shitje fiktive në favor të ‘5D Konstruksion’ si dhe krijuan skemë mashtruese fiskale për përfitime, Prokuroria Tiranë jep masa sigurie për 3 persona
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dha tre masa sigurie për tre shtetas, I.A., ‘Arrest në burg’, E.Gj, ‘Detyrim paraqitje’ dhe M.L., ‘Detyrim paraqitje’, të dyshuar për përfshirjen në krijimin e skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH), ‘Fshehjen e të ardhurave’, si dhe ‘Falsifikimin e vulave, stampave ose formularëve’, parashikuar nga nenet 144/a, 180 dhe 190 të Kodit Penal.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.2578 të vitit 2025, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Seksionin e Krimit Ekonomik në Drejtorinvë e Policisë Tiranë, rezultoi se subjektet tregtare “Allmeta 02”, “TT” dhe “Valbona Alb”, kanë kryer shitje të dyshuara fiktive në favor të subjektit “5D Konstruksion”, me një vlerë totale prej 370,299,847 lekësh, duke gjeneruar një TVSH dhe Tatim Fitimi të përllogaritur në shumën prej 108,004,122 lekë.
Subjekti ‘5D Konstruksion’ është hetuar nga Prokuroria e Posaçme, duke dërguar në përfundim të hetimeve në gjykim shtetasit, G.C., E.M., T.M. dhe B.Ç. Ky subjekt dyshohet se ka ritur në mënyrë fiktive shpenzimet për punët publike të tenderuara nga Bashkia Tiranë, duke administruar dhe deklaruar faturat fiktive të lëshuara nga personat nën hetim, I.A. E.Gj. dhe M.L. me vlerën rreth 370,299,847 lekë.
Këto veprime janë realizuar përmes deklarimeve të pavërteta dhe përdorimit të faturave fiktive, me qëllim krijimin e një skemë mashtruese fiskale, që synonte përfitimin e padrejtë të kreditimit të TVSH-së dhe uljen e bazës së tatueshme për Tatimin mbi Fitimin, duke dëmtuar interesat financiare të shtetit.
Nga hetimi rezultoi se vlera e plotë prej 370,299,847 lekësh, e krijuar nëpërmjet shitjeve të dyshuara fiktive, është përfshirë nga subjekti “5D Konstruksion” sh.p.k. në situacionet e punimeve të deklaruara në tenderat publikë, me qëllim rritjen artificiale të volumit dhe kostove të punimeve të kryera. Kjo vlerë është pasqyruar si shpenzim i justifikuar në dokumentacionin për zbatimin e kontratave publike, duke i mundësuar subjektit përfitues të arkëtojë nga fondet publike vlerën e plotë të këtij transaksioni fiktiv, në dëm të buxhetit të shtetit. Si rrjedhojë, veprimet e kryera jo vetëm që kanë krijuar avantazhe tatimore të padrejta, në TVSH dhe TF, por kanë rezultuar edhe në përvetësimin e pajustifikuar të fondeve publike, përmes paraqitjes së rreme të shpenzimeve në raportet financiare të tenderëve.
Në këtë kuadër, veprimet e koordinuara të këtyre subjekteve përbëjnë elementët përbërës të veprës penale të “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, në bashkëpunim, në kuptim të nenit 144/a dhe nenit 25 të Kodit Penal. Hetimet vijojnë në drejtim të identifikimit të personave të tjerë të përfshirë, si dhe për dokumentimin e plotë të skemës mashtruese dhe pasojave financiare të saj.
