Day: October 30, 2025

  • Askush s’e dëgjonte, kryetarja e KLP ndërpret fjalën në Kuvend mes zhurmës së deputetëve, ndërhyn Peleshi

    Askush s’e dëgjonte, kryetarja e KLP ndërpret fjalën në Kuvend mes zhurmës së deputetëve, ndërhyn Peleshi

    Ndërkohë që në Kuvend raportonte kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, askush nga deputetët nuk Parlament nuk e kishte mendjen dhe nuk po e dëgjonte.
    Disa deputetë nga të dyja krahët politik ishin në këmbë dhe diskutonin me njëri-tjetrin, duke krijuar zhurmë në sallë.
    E ndodhur në këto kushte, Bogdani ndërpret fjalën dhe drejtohet nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili thotë:
    “Ju lutem vijoni, këtë problem kemi gjithë kohës. Mbani qetësi të dëgjojmë raportin”, iu drejtua Peleshi deputetëve.

  • Ministria e Shëndetësisë propozon draftin për sigurinë e dhurimit të gjakut dhe qelizave riprodhuese

    Ministria e Shëndetësisë propozon draftin për sigurinë e dhurimit të gjakut dhe qelizave riprodhuese

    Ministria e Shëndetësisë ka propozuar një projektligj për vendosjen e standardeve në cilësinë dhe ruajtjen e Substancave me Origjinë Njerëzore (SoHo). Bëhet fjalë për substanca si gjaku, indet apo qelizat riprodhuese që përdoren për riprodhimin mjekësor të asistuar (fertilizimi invitro) dhe inseminim artificial.Në relacionin e projektligji “Për standardet e cilësisë dhe sigurisë për substancat me origjinë njerëzore të destinuara për aplikim njerëzor” theksohet se synimi i draftit është që, nëpërmjet vendosjes të rregullave, substancat e marra nga njerëzit (përfshirë gjakun, qelizat, indet ) të jene të sigurta dhe me cilësi, kur përdoren nga dhuruesit te marrësit. Projektligji i propozuar synon të vendosë standarde sigurie dhe cilësie, si për dhuruesin, por edhe marrësin e substancave me origjinë njerëzore, veçanërisht në procesin e riprodhimit mjekësor të asistuar (procesin invitro).“Ky ligji ka për qëllim të përcaktojë masa që vendosin standarde të larta të cilësisë dhe sigurisë për të gjitha substancat me origjinë njerëzore (SoHO) të synuara për aplikim te njeriu dhe për aktivitete të lidhura me ato substanca, si dhe të sigurojë një nivel të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njeriut, veçanërisht për dhuruesit SoHO, marrësit SoHO dhe pasardhësit nga riprodhimi  mjekësor i asistuar, duke përfshirë forcimin e vazhdimësisë së furnizimit me SoHO kritike. Ky projektligj promovon solidaritetin, dhurimin vullnetar dhe pa pagesë dhe vetë-mjaftueshmërinë duke rritur në këtë formë besimin publik”, theksohet në relacion e draftit të publikuar te konsultimet publike.Drafti përcakton se siguria në cilësi do të garantohet në të gjitha fazat e përdorimit të substancave me origjinë njerëzore. Që do të nisë që nga regjistrimi dhe vlerësimi i dhuruesve, testimi dhe mbledhja e SoHO, deri te përpunimi, kontrolli i cilësisë, ruajtja, shpërndarja, importi/eksporti dhe aplikimi te njeriu, si dhe regjistrimi i rezultateve klinike.Në thelb, projektligji mbulon gjithë ciklin e menaxhimit të SoHO për të garantuar cilësinë dhe sigurinë e përdorimit të tyre.Projektligji nuk do të zbatohet për transplantet e organeve, për qumështin e gjirit që nëna e përdor vetë për fëmijën e saj, dhe për rastet kur materiali njerëzor përdoret nga i njëjti person pa u përpunuar apo ruajtur më parë. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Ekonomia e Eurozonës u rrit me 0.2% në tremujorin e tretë

    Ekonomia e Eurozonës u rrit me 0.2% në tremujorin e tretë

    Ekonomia e Eurozonës arriti një rritje 0.2% në tremujorin e tretë, duke tejkaluar pritshmëritë, sipas të dhënave paraprake nga Eurostat.Ekonomistët e anketuar nga Reuters kishin parashikuar që ekonomia e bllokut të zgjerohej me 0.1% për periudhën korrik-shtator.Euro u rrit me 0.16% kundrejt dollarit, në 1.1618 dollarë, pas publikimit të të dhënave.Rritja u nxit nga Spanja dhe Franca, me të parën që raportoi një zgjerim 0.6% në tremujorin e tretë dhe të dytën që regjistroi një rritje 0.5% (dukshëm më e lartë se pritshmëritë e analistëve për rritje 0.2%) pavarësisht një sfondi të paqëndrueshmërisë politike.Megjithatë, Gjermania dhe Italia penguan shkallën e rritjes, pasi ekonomitë e të dy vendeve ngecën.Kjo vjen pasi ekonomia e Eurozonës regjistroi një rritje prej 0.1% në tremujorin e dytë, pas një zgjerimi prej 0.6% në të parin.A ka mbaruar cikli i uljes së normave të interesit nga BQE-ja?Të dhënat e tremujorit të tretë – të cilat tregojnë një qëndrueshmëri të papritur ekonomike – vijnë përpara vendimit të ardhshëm të politikës monetare të Bankës Qendrore Europiane, që pritet të publikohet më vonë të enjten, dhe heqin çdo presion të menjëhershëm mbi bankën qendrore për të ulur normat për të stimuluar ekonominë.Pritet gjerësisht që banka qendrore ta mbajë normën e saj kryesore të depozitave në 2% në takim, pasi e kishte ulur për herë të fundit normën në qershor. Ulja erdhi ndërsa norma vjetore e inflacionit të Eurozonës arriti në 2%, objektivin e BQE-së, megjithëse norma e rritjes së çmimeve është rritur që atëherë, në 2.2% në shtator.Pavarësisht një perspektive të dobët rritjeje, ekonomistët thonë se banka qendrore nuk ka gjasa të ulë përsëri normat e interesit për një kohë.“Cikli i uljes së normave të interesit nga BQE-ja duket se ka mbaruar, të paktën për momentin, me një aktivitet më të fortë biznesi dhe inflacion në rritje, duke lënë pak dyshime se Këshilli Drejtues nuk do të bëjë më ndryshime.” tha Matthew Ryan, kreu i Strategjisë së Tregut në firmën e shërbimeve financiare Ebury.Natasha May, analiste e tregut global në J.P. Morgan Asset Management, tha: “Të dhënat e fundit të aktivitetit të zonës euro kanë qenë pozitive, duke përfshirë PMI-të e tetorit dhe vlerësimin e parë të PBB-së së tremujorit të tretë. Rritja surprizuese ka ndodhur pavarësisht vështirësive tregtare, dhe duket se kërkesa e brendshme mbetet në një trend rritës.”Duke pasur parasysh këtë, dhe pritshmëritë se inflacioni do të moderohet, mantra e Presidentes së BQE-së, Christine Lagarde, se politika e bankës qendrore është në një “pozicion të mirë”, duket e arsyeshme, shtoi May.“Por nuk duhet të nënvlerësojmë mundësinë që BQE-ja të bëjë disa ulje të tjera vitin e ardhshëm. Me eksportet kineze në zonën euro që u rritën me 15% në vit në shtator dhe pritjet për çmimet e ardhshme të energjisë që lëvizin më poshtë, forcat dezinflacioniste po fitojnë vrull”, tha ajo.E shoqëruar me një euro të fortë, May shtoi se kjo mund të çojë në inflacionin e Eurozonës që të jetë nën parashikimet e BQE-së vitin e ardhshëm – të cilat tashmë janë nën objektivin prej 2% të bankës. / CNBCKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Deputetë të maxhorancës kërkojnë ‘kokën’ e Peleshit? Ja si i rrodhën votat shumicës në Kuvend

    Deputetë të maxhorancës kërkojnë ‘kokën’ e Peleshit? Ja si i rrodhën votat shumicës në Kuvend

    Maxhoranca ka rrëzuar sot propozimin e demokratëve për të shkarkuar Niko Peleshin nga posti i kryetarit të Parlamentit. Me 79 vota kundër, socialistët mbajtën Peleshin në krye të Kuvendit. Ndërkohë që pjesa më e madhe e deputetëve të opozitës nuk morën pjesë në votim.
    Në total ishin vetëm 10 vota pro shkarkimit të Peleshit, ndërkohë që pjesa më e madhe e demokratëve po protestonte për procedurën dhe mënyrën se si u fut në votim të fshehtë shkarkimi Peleshit.

    Por ajo qe bie në sy nga tabela elektronike, 3 vota kanë rrjedhur nga maxhoranca socialiste. Në tabelën elektronike kanë votuar vetëm 6 deputetë demokratë dhe deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi.

    Ndërkohë që 3 vota të tjera me gjasa i janë bashkuar shkarkimit te kryetarit te Parlamentit nga kampi i maxhorancës. Nuk është hera e parë që votat e socialistëve apo të aleatëve kur bëhet votimi i fshehtë firojnë kundër vendimit politik.
    Sipas tabelës elektronike, votuan nga opozita, Bujar Leskaj, Tritan Shehu, Luan Baçi, Ina Zhupa, Elda Hoti, Jorida Tabaku. Ndërkohë që vota e shtatë është e Redi Muçit. Ajo qe bie ne sy është fakti se nga ministrat e qeverise Rama kane votuar, Mirela Kumbaro, Piro Vengu, Albana Koçiu, Belinda Balluku,Petrit Malaj Delina Ibrahimaj, Evin Demo dhe Blendi Gonxhe.

  • Çmimet e ushqimeve në Kroaci do të rriten më shumë se në Eurozonë në 2026

    Çmimet e ushqimeve në Kroaci do të rriten më shumë se në Eurozonë në 2026

    Çmimet e ushqimeve në Kroaci pritet të rriten dyfish krahasuar me pjesën tjetër të Eurozonës në 2026.Siç shkruajnë Poslovni Dnevnik dhe Edita Vlahović Žuvela, kroatët shpenzojnë rreth një të katërtën e të ardhurave për ushqim, dhe nëse shtohen strehimi, energjia dhe transporti, mbi gjysmën e të ardhurave totale shkon për këto nevoja bazike.Çmimet e ushqimeve në Kroaci do të rriten me 4.1% në 2026, dyfish i normës së parashikuar për Eurozonën nga Banka Qendrore Europiane (BQE), pak më shumë se 2%.Ndryshe nga Kroacia, ku rritja e çmimeve të ushqimeve do të vazhdojë, në vendet e tjera të Eurozonës, rritja e çmimeve të ushqimeve është ndalur këtë vit. Mesatarja e inflacionit të ushqimeve nëEurozonë (pa Kroacinë) ka zbritur lehtë nga 3.3% në korrik në 3.2% në gusht. Në të njëjtën kohë, çmimet e ushqimeve të papërpunuara u rritën ndjeshëm, deri në 5.5%, krahasuar me ushqimet e përpunuara, që u rritën me 2.6% në gusht.Në Kroaci, çmimet e ushqimeve u shtrenjtuan ndjeshëm gjatë majit, qershorit dhe korrikut, kur rritja u ndal në 7%. Në gusht, ritmi u zbut lehtë në 6.6%, por çmimet e ushqimeve u rritën më shpejt se inflacioni i përgjithshëm për pjesën më të madhe të vitit.Banka Kombëtare e Kroacisë (CNB) vuri në dukje se, këtë vit, ushqimet ishin nxitësi më i madh i inflacionit. Vedran Šošić, kryeekonomist i CNB, e shpjegoi rritjen e lartë me lëvizjet e çmimeve të disa lloj lëndësh të para ushqimore në tregjet globale, si edhe me rritjen relativisht të fortë të pagave.“Kërkesa e fortë u lejon prodhuesve të transferojnë kostot më të larta”, shpjegoi Šošić. CNB pret që çmimet e ushqimeve të rriten me ritëm më të ulët deri në fund të vitit se sa në muajt e mëparshëm. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Do të doja që Air Albania të ishte falas për tifozët e Kombëtares”! Rrëfimi i Armand Dukës, flet për gjithçka

    “Do të doja që Air Albania të ishte falas për tifozët e Kombëtares”! Rrëfimi i Armand Dukës, flet për gjithçka

    Presidenti Armand Duka, ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Hajde Flasim” në TV 21, në Maqedoninë e Veriut. Në këtë intervistë, e para e tij në një studio televizive në Maqedoninë e Veriut, kreu i futbollit shqiptar foli gjerësisht për Kombëtaren shqiptare, për lojtarët me origjinë shqiptare që përfaqësojnë Shqipërinë, si dhe për ata që kanë zgjedhur të luajnë për Maqedoninë e Veriut apo Kosovën.
    Presidenti Duka u ndal gjithashtu te marrëdhëniet me presidencën e re të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së  Veriut, roli i tij si Zëvendëspresident i UEFA-s, organizimi i finaleve të Kampionatit Europian U-21 në bashkëpunim me Serbinë dhe shumë çështje të tjera me interes për publikun.
    Më poshtë, intervista e plotë e Presidentit Duka.
    Sa e rëndësishme është për futbollin në Shqipëri roli juaj si zëvendëspresident i UEFA-s? – Kënaqësi që jam në TV 21, që unë e ndjek vazhdimisht. Për herë të parë jam në një televizion në Maqedoninë e Veriut për një intervistë në studio. Pozicionimi apo përfaqësimi i një federate në UEFA është i rëndësishëm për çdo lloj federate. Tregon kontributin dhe vlerësimin e një federate në tërësi dhe jo të një individi që është në rastin konkret Presidenti i FSHF. Besoj se është një zhvillim pozitiv. Nuk lidhet me sa projekte fiton FSHF. Nuk je anëtar i Komitetit për të fituar projekte të padrejta por je anëtar i Komitetit për të ndërtuar politika dhe strategji për zhvillimin e futbollit europian. Pjesë e të cilit jemi edhe ne, Maqedonia e Veriut dhe Kosova dhe të gjithë të tjerat. Në nivel europian është zhvillimi i përbashkët i futbollit.
    Fitorja ndaj Serbisë e Kombëtares dhe shanset për t’u kualifikuar në Botëror? – Është një rrugëtim i vështirë botërori, është një rrugëtim akoma më i vështirë se sa kualifikueset për Kampionatin Evropian, të cilin ne e kemi e kemi prekur dy herë gjatë tetë viteve të fundit. Rezultati me Serbinë i parë në këndvështrimin sportive ishte shumë i rëndësishëm për neve,  sepse na mban në lojë për të qenë pretendent për Play-Off-in e Botërorit. Nuk jemi ende në play-off, kemi ndeshje kundër Andorrës, kemi ndeshjen kundër Anglisë, pra janë dy ndeshjet tona. Dy ndeshjet e Serbisë, për të përcaktuar padyshim që jemi pretendent serioz. Jemi një pikë, vetëm një pikë para Serbisë.
    Duhet të vlerësojmë maksimalisht Andorrën. Është një kundërshtar i cili mund të dëmtojë një kundërshtar, që në fushën e vet nuk është i lehtë për t’u mundur. Nëse mendohet para ndeshjes si ne kemi fituar, nuk do ta fitojmë atë, por unë shpresoj shumë dhe kam besim që futbollistët e kombëtares shqiptare janë aq profesionistë që të kuptojnë rëndësinë dhe vlerësimin që duhet t’i japin asaj ndeshje për ta fituar atë pastaj, se ç’bëjnë të tjerët, duhet ta shohim. Nuk ka shumë diferenca në ekipet kombëtare sot. Janë ngushtuar shumë diferencat. Është e vështirë të parashikosh rezultate. Me ndonjë përjashtim të vogël, ndonjë skuadër teke që mund ta parashikosh, të tjerat janë të paparashikueshme.
    Afrimi i futbollistëve me origjinë nga Kosova apo Maqedonia në Kombëtaren shqiptare – Ne kemi hapur dyert për ekipin kombëtar prej vitesh për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë dhe besoj se kjo është gjëja më e mirë që kemi bërë. Jemi me fat që kemi kaq shumë tifozë jo vetëm brenda kufijve shtetërorë,  por edhe jashtë saj. Në Maqedoninë e Veriut, në Kosovë dhe jashtë saj. Strategjia jonë ka qenë që çdokush që flet shqip, që ka dëshirë, talent dhe do të kontribuojë për Kombëtaren dhe flamurin kuqezi, ne i kemi hapur dyert. Edhe në kohën kur Kosova nuk kishte skuadër, që ishte një urë për ta afruar Kosovën me FIFA-n dhe UEFA-n dhe jemi të lumtur që kemi kaq shumë talente shqiptarë. Do të respektojmë vendimet e tyre për të kontribuar për kombëtaren e Shqipërisë apo edhe nëse vendosin ndryshe.
    Zgjedhjet e lojtarëve për të përfaqësuar Shqipërinë ose Kosovën dhe marrëdhëniet me FFK? – Ne kemi raporte të shkëlqyera vëllazërore me Federatën e Kosovës. Respektojmë dhe ndihmojmë njëri-tjetrin në të gjitha hapat e zhvillimit tonë. Kemi kontribuar maksimalisht  edhe në kohën kur Kosova nuk kishte mundësi të ishte apo nuk kishte ndeshje ndërkombëtare, nuk ishte e njohur, kishte më pak mundësi. Të njëjtën gjë bëjmë tani, ndërsa ja kam bërë qartë publikisht dhe zyrtarisht Agim Ademi dhe gjithkujt, që çdo njeri, çdo shqiptar që dëshiron të kontribuojë për Kombëtaren e Shqipërisë, ne do të vazhdojmë të kemi të njëjtën politikë. Padyshim që nuk mërzitemi nëse ata vendosin ndryshe. Nuk mërzitemi. Kemi dëshirë që ato të jenë më mirë vetëm me ne, por nëse vendosin ndryshe…
    Shqiptarët që luajnë në Maqedoninë e Veriut? – Shqiptarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut janë pjesë e shtetit maqedonas dhe është legjitime që të luajnë për Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut. Kjo vjen edhe natyrshëm sepse kur janë të vegjël, selektohen për ekipet e moshave dhe shkojnë deri në ekip të parë. Ne respektojmë zgjedhjet edhe kur luajnë për një kombëtare tjetër, do kishim dëshirë të luanin për Shqipërinë ata që janë shqiptarë, por është legjitime  që luajnë për Maqedoninë. Për kaq kohë sa shqiptarët luajnë në ekipin kombëtar të Maqedonisë, kanë pasur peshë, kanë qenë futbollistët më me kualitet dhe që e kanë kualifikuar në Europian. Ka futbollistë shumë të mirë Maqedonia e Veriut.
    Marrëdhënia me presidencën e re të FFM? –  Njerëzit ndryshojnë, por federatat jo. Federatat gjithmonë duhet të kenë raporte korrekte dhe të mira dhe Federata Shqiptare e Futbollit me atë të Maqedonisë së Veriut të tilla i ka pasur gjatë gjithë kohës, aq më shumë se jemi komshi, aq më shumë që kemi, le të themi halle të njëjta. Kështu që pavarësisht që është ndërruar presidenti, por jo Federata. Marrëdhëniet, po e ripërsëris që kanë qenë stabile dhe shumë të mira, padyshim që duke e folur një gjuhë me Muamet Sejdinin, mund të ishin dhe kanë qenë pak më shumë,, por edhe me presidentin e ri, me z. Masar unë kam një njohje të vjetër personale, sepse ai ka qenë anëtar i komitetit ekzekutiv të federatës që në kohën kur ishte Hari president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Kishte ambicie madje edhe në atë kohë që të ishte president i federatës dhe erdhi një ditë dhe u bë president, dmth është pjesë e komunitetit të futbollit, për këtë thashë që e kanë njohje të vjetër, është një ish-futbollist dhe me dëshirë për ta zhvilluar futbollin në Maqedoninë e Veriut. Jam i sigurt që do të bëjë mirë, kemi raporte shumë të mira.
    Futbollistët nga Maqedonia e Veriut që luajnë për Kombëtaren? – Ne kemi më kualitativët nga Maqedonia e Veriut. Nedim Bajrami na ka shënuar golin në Çeki në një moment të vështirë për ne, një gol që na mbajti në lojë dhe na çoi në vendin e parë në Europian. Jasir Asani ka shënuar tre gola fantastikë në kualifikuese kundër Çekisë, Moldavisë dhe Polonisë. Ata e kanë shkruar emrin me punën dhe kontributin e vet. Taulant Seferi po ashtu. Nga ana tjetër, nuk është se duhet ta thuash. Po janë çuna të shkëlqyer dhe kanë kontribute të jashtëzakonshme. Pastaj, njëherë luan apo s’luan, ky është futbolli dhe vlerësimi i trajnerit. Por në asnjë moment nuk kam lexuar te asnjëri nga ata që mos ta gëzojë fitoren njëlloj si ata që janë në fushë. Dhe kjo është e mira e ekipit tonë. Që ne jemi të gjithë bashkë pavarësisht nëse jemi në stol, tribunë apo fushë.
    Rritja e numrit të tifozëve për të parë Kombëtaren në stadium? – Me ekipin Kombëtar ne nuk kemi probleme. Shqiptarët e ndjekin ekipin Kombëtar jo vetëm në shkallët e stadiumit, por edhe në TV. Interesi është i jashtëzakonshëm. Por për kampionatin pjesëmarrja e spektatorëve nuk është e kënaqshme. Ka një lloj rritjeje, dhe unë nuk besoj se rritja do të vijë rastësisht nëse ne nuk punojmë në këtë drejtim. Ne kemi filluar një projekt bashkë me klubet, sepse detyra kryesore është e klubeve që ta promovojnë më mirë, ta organizojnë më mirë dhe të kenë më shumë pjesëmarrje. Diskutohet shpesh nga opinionistë, studio televizive, që niveli nuk është aty ku duhet. Niveli, sido që të jetë, konkurrenca është. Futbolli është i bukur; në Gjermani ndiqet edhe në kategorinë e katërt dhe të pestë. Nuk është çështje niveli. Unë mendoj që është çështje promocioni, organizimi, marrëdhënies së klubit me tifozët. Kemi nisur një projekt dhe kam shumë besim që do të përparojmë për të rritur numrin e spektatorëve.
    Në ndeshjet e Kombëtares, është problem për të gjetur biletë, si ju duken çmimet e biletave? – Unë do të dëshiroja që ta kishim dhe pa lekë stadiumin. Do të isha shumë i lumtur që njerëzit të vinin në stadium dhe të mos paguanin asgjë, por në ekonominë që ne kemi zgjedhur të jemi, ekonomi tregu, kjo që ne mendojmë që është më e mira, pa pasur të ardhura është e vështirë të ecësh përpara. Detyrimisht do të vendosim një çmim. Nëse do të flasim nga pozicioni i rregullave që ka ekonomia e tregut, përderisa ka kaq shumë kërkesë, çmimi mendoj që është i lirë.
    Federata është dënuar nga UEFA dhe FIFA për shkak të sjelljes së tifozëve, a keni një zgjidhje se si ta përmirësoni bashkëpunimin me tifozët, për të shmangur dënimet? – Është e njëjta gjë që thashë për tifozët në kampionat. Duhet të ruash marrëdhëniet, të bashkëbisedosh me ta, t’i ndërgjegjësosh ata. Por ne asnjëherë nuk duhet të mendojmë që futbolli do të bëhet teatër, dhe nuk e duam këtë gjë. Duam që futbolli të mbetet futboll. Është një lojë me kaq shumë emocion, sa është e vështirë që të zbatohen të gjitha rregullat. Padyshim që kemi punuar, kemi bërë thirrje, kemi bërë gjithçka që të kemi më pak shkelje disiplinore në shkallët e stadiumit.
    Bashkëorganizimi për Kampionatin Europian U-21 me Serbinë? – Kur kemi vendosur të aplikojmë që të jemi bashkëgarues me Federatën e Serbisë në Kampionatin Europian U-21, padyshim që i kemi menduar të gjitha. Kemi parë çfarë sjell pozitivisht ky organizim nga pikëpamja sportive, por jo vetëm. Nga pikëpamja sportive nuk mendoj që ka asnjë kundërshtim që organizimi i një Kampionati Europian për moshën U-21 është i rëndësishëm për çdo vend europian, aq më tepër për një vend si Shqipëria, Maqedonia e Veriut apo Serbia. Është aktiviteti i dytë më i rëndësishëm në Europë pas Kampionatit Europian për ekipet e para.
    Benefiti sportiv është i madh, sepse promovon futbollistët tanë, marrim më shumë eksperiencë organizative, sepse spektatori shqiptar sheh më shumë ndeshje, sheh yjet e ardhshëm të futbollit europian në stadiumet e Shqipërisë. Këtu nuk kemi diskutim. Diskutimi është ai i historisë mes Shqipërisë dhe Serbisë, i ngjarjeve që kanë ndodhur, të cilat vërtet janë të rënda, dhe organizimi i një Kampionati Europian nuk e shuan historinë. Përkundrazi, tenton të ndërtojë një të ardhme sa më të mirë, dhe mendoj që futbolli është një lojë që bashkon njerëzit, krijon ura komunikimi dhe sjell zhvillime pozitive. Nuk është shumë e lehtë që ta pranosh, por ne, duke qenë të bindur që është një zhvillim pozitiv, jemi të bindur që i bën mirë të gjithëve. Unë nuk mendoj që popujt kanë faj edhe kur ndodhin gjëra negative. Fajet i kanë ata që drejtojnë popujt dhe i drejtojnë gabim.
    Klubet shqiptare në garat europiane, çfarë mund të përmirësohet? – Nuk është thjesht çështje fati. Kampionate si i Shqipërisë, apo i Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, do ta kenë të vështirë sepse pasqyrojnë ekonominë e vendit. Vetëm vitin e kaluar, nga kampionati shqiptar janë shitur mbi 15 futbollistë. Çdo futbollist me kualitet kërkon padyshim të ardhura më shumë, të cilat ekonomia jonë nuk ia ofron. Për sa kohë do të jemi në këto kushte, futbollistët do të kërkojnë që të ikin dhe do të ikin. Duan të luajnë në klube më të mira dhe kërkojnë të ardhura më të mëdha.
    Do të jetë e vështirë që klubet tona të jenë në grupet e Conference League, Europa League apo Champions League. Jam i gëzuar që Drita dhe Shkëndija janë në grupe. Nuk e konsideroj si një zhvillim normal, e konsideroj si një kualifikim sporadik. Conference League, në ato nivele jemi. Por për të shkuar më larg duhet më shumë forcë, duhet më shumë ekonomi, duhet më shumë të ardhura. Nuk e di nëse i ofrojnë këto lloj tregjesh. Padyshim duhet edhe një politikë ndryshe nga shtetet, qoftë nga Shqipëria, etj. Kosova është në rregull, ka një ligj sponsorizimesh që sjell më shumë financa për klubet dhe që mund të zhvillohet më shumë. Ne nuk e kemi, është e vështirë që të ringrihesh në një treg kaq të vogël, në një treg me një numër të limituar popullsie, për të shkuar në nivelet e grupeve të Europa League dhe Champions League.
    Deri ku mund të shkojë teknologjia në futboll, si e sheh UEFA, si mundësi apo rrezik? – Si e sheh UEFA, FIFA dhe federatat e klubet janë faktet që e kanë vendosur dhe, në një lloj mënyre, është futur teknologjia. Sistemi VAR, goal-line technology, apo të tjera. Personalisht, nuk jam shumë në favor të teknologjisë në futboll. Me një argument të thjeshtë, kjo lojë është kaq e bukur, është luajtur në histori për mbi 100 vjet, ka kaq shumë interes rreth saj, me të njëjtat rregulla, me të njëjtat përmasa fushe, me të njëjtin numër futbollistësh, pa teknologji. Nëse do të vazhdojë të jetë kaq shumë e bukur dhe do t’i hapet kaq shumë rrugë teknologjisë, mbetet për t’u parë.
    Gjithmonë i qetë në qëndrimet tuaja, edhe pse me plot angazhime si në Federatë dhe në UEFA. Si ia arrini të keni këtë ekuilibër mes jetës private? – Nuk e di. Nuk di ta them nëse vërtet jam i qetë apo jo. Nuk jam kaq shumë i qetë. Në punë jam energjik, jam ekspresiv. Dita e punës për mua është pothuajse 24 orë.
    Ju keni nisur si biznesmen lokal në Durrës dhe Shijak, sot jeni në skenën më të lartë të futbollit. Çfarë këshille do t’u jepnit të rinjve shqiptarë që ëndërrojnë të ngjiten në nivele drejtuese në sport, apo edhe në jetë? – Për futbollin, do të këshilloja çdo prind që ta dërgojë fëmijën të luajë futboll, qoftë vajzë apo djalë, sepse do ta edukojë nëpërmjet futbollit. Jo të gjithë do të bëhen profesionistë, jo të gjithë do të fitojnë shumë lekë si Messi apo Ronaldo, por unë besoj që do t’u shërbejë për t’u edukuar më mirë, për t’u bërë familjarë dhe qytetarë më të mirë, pjesëtarë të një shoqërie më të mirë. Në përgjithësi, për një njeri, ajo që do t’i rekomandoja është përkushtimi, dëshira, korrektësia dhe dashuria për punën që bën.

  • Fentanili, “gjëmbi” në marrëdhëniet SHBA-Kinë e diskutuar nga Trump dhe Xi

    Fentanili, “gjëmbi” në marrëdhëniet SHBA-Kinë e diskutuar nga Trump dhe Xi

    Fentanili, opioidi sintetik përgjegjës për dhjetëra mijëra vdekje çdo vit në SHBA, ishte në qendër të takimit të Donald Trump me Xi Jinping në Busan, Korenë e Jugut.
    Siç njoftoi presidenti amerikan pas takimit, të dy vendet arritën një marrëveshje mbi masat që duhet të merren për të kufizuar rrjedhën e paligjshme të drogës në SHBA. Trump i quajti bisedimet një “sukses të madh”, duke thënë se Xi “ra dakord të bënte gjithçka që mundte për të ndaluar rrjedhën” e opioidit vdekjeprurës, i cili ka vrarë mijëra amerikanë. “Jam i bindur se ai do të bëjë gjithçka që mundet për të ndaluar këtë plagë,” tha ai.
    Uashingtoni akuzon Pekinin se nuk ka monitoruar në mënyrë adekuate kompanitë kineze që prodhojnë ose eksportojnë fentanil ose prekursorë opioide dhe se nuk ka bashkëpunuar në mënyrë efektive me agjencitë ligjzbatuese të SHBA-së për të luftuar tregtinë e drogës. Që nga fillimi i mosmarrëveshjes së tij tregtare me Kinën, Trump e ka lidhur vazhdimisht çështjen e fentanilit me marrëdhëniet tregtare midis dy vendeve, duke e përdorur atë si levë.
    Marsin e kaluar, Uashingtoni njoftoi se do të vendoste një tarifë shtesë prej 20% për shumë produkte kineze në hakmarrje për atë që e quan kontroll të pamjaftueshëm të Kinës mbi kontrabandën e fentanilit dhe opioideve të tjera në Shtetet e Bashkuara, diçka që Pekini e kundërshton. Por pas bisedimeve të Busanit, Donald Trump njoftoi se kjo tarifë shtesë do të reduktohej në 10%, duke e çuar tarifën për produktet kineze përsëri në 47%.
    Por çfarë është saktësisht fentanili, i cili përdoret me rezultate të dobishme në kirurgji, por është bërë “heroina e të varfërve” me rezultate katastrofike?
    Një dëshirë për ilaç, një mallkim për përdoruesit
    Sipas Deutsche Welle, fentanili është më i fortë dhe më efektiv se qetësuesit e tjerë të dhimbjes opioidë, duke përfshirë morfinën, oksikodonin ose hidromorfonin. Fentanili u administrohet pacientëve me kancer në fazë terminale ose pas një ndërhyrjeje të madhe kirurgjikale. Ai i përket klasës së opioideve sintetike, është i njohur për fuqinë e tij jashtëzakonisht të lartë dhe është 70 herë më i fortë se heroina.
    Një nga karakteristikat e tij është se ndikon në sistemin nervor qendror dhe përdoret gjithashtu në mjekësi si anestetik. Ai i vendos pacientët në një gjendje gjumi të thellë, në të cilën ata nuk ndiejnë dhimbje dhe relaksohen. Doza varet nga gjendja e përgjithshme e pacientit, ashpërsia dhe kohëzgjatja e ndërhyrjes kirurgjikale. Administrimi i fentanilit duhet të mbikëqyret me kujdes nga mjekët ose personeli i kualifikuar në mënyrë të përshtatshme. Ata sigurojnë që pacientët të marrin oksigjen të mjaftueshëm, sepse edhe sasi të vogla të fentanilit mund të shkaktojnë frenim të frymëmarrjes, d.m.th. frymëmarrja bëhet më e ngadaltë.
    Kjo nga ana tjetër mund të çojë në mungesë oksigjeni në trup, dhe mungesa mund të ndikojë në funksionin e organeve të ndryshme, veçanërisht të trurit dhe zemrës, dhe të kërcënojë jetën e pacientit. Fentanili mund të administrohet edhe në mënyrë intravenoze. Në këtë mënyrë vepron shumë më shpejt dhe hyn direkt në qarkullimin e gjakut. Nëse konsumohet në mënyrë të pakontrolluar si ilaç, shpesh çon në mbidozë dhe në rastin më të keq çon në vdekje. Fentanili shitet edhe në formë pluhuri. Shumë të varurit nga fentanili e thithin substancën ose e marrin atë në formën e pilulave të prodhuara nga laboratorët e karteleve të paligjshme të drogës nga qarqet, veçanërisht në Amerikën Qendrore dhe Latine. Edhe këtu, doza është e vështirë. Edhe një sasi e vogël prej rreth dy gramësh mund të jetë fatale për përdoruesin.
    “Korrja” në SHBA dhe Amerikën Latine
    Në mjekësi, të ashtuquajturat flasterë fentanili, të njohur edhe si fentanil transdermal, përdoren gjithashtu për lehtësimin e vazhdueshëm të dhimbjes gjatë një periudhe më të gjatë kohore. Klinikat, zyrat e mjekëve dhe farmacitë tani po i kushtojnë vëmendje të veçantë vendit dhe mënyrës se si duhet të hidhen ato pas përdorimit, sepse të varurit përpiqen gjithmonë të marrin flasterë të përdorur që kanë rënë aksidentalisht në plehra. Substanca shpesh mund të nxirret ende prej tyre. Kur pihet duhan fentanil, droga mund të avullohet dhe të thithet. Kjo gjithashtu mund të çojë shumë lehtë në një mbidozë me pasojat përkatëse.
    Fentanili u përgatit për herë të parë në vitin 1960 nga kimisti belg Paul Janzen. Gjatë viteve 1980 dhe 1990, prodhimi i paligjshëm i fentanilit u rrit me shpejtësi dhe në vitet 2000 u bë gjithnjë e më i përhapur. Me përhapjen e tij në rritje, numri i të varurve nga droga dhe vdekjet më pas u rritën, veçanërisht në SHBA.
    Shumë nga substancat e nevojshme për të prodhuar fentanil sintetik vijnë nga Kina. Prej andej, ato eksportohen në Amerikën Qendrore dhe Latine, ku përpunohen në laboratorë të paligjshëm dhe më pas shiten në tregun e zi. Sipas Administratës Amerikane për Zbatimin e Ligjit kundër Drogave (DEA), më shumë se 50.6 milionë tableta fentanili dhe mbi 4,500 kilogramë pluhur fentanili u sekuestruan në SHBA në vitin 2022. Agjencia thotë se kjo barazohet me “më shumë se 379 milionë doza potencialisht fatale të fentanilit”. Kjo do të ishte e mjaftueshme për të vrarë pothuajse të gjithë popullsinë e SHBA-së, ose 333 milionë njerëz…

  • Washington Post shkruan për Florian Binajn: Një komedian që mund të ndryshojë politikën shqiptare

    Washington Post shkruan për Florian Binajn: Një komedian që mund të ndryshojë politikën shqiptare

    Në shkrimin e  reportereve William Booth dhe Fjori Sinoruka, “WP” ka skanuar profilin e Binajt, që përshkruhet si një komedian dhe aktivist që ka si qëllim të çlirojë Shqipërinë nga partitë dhe të arrijë të fusë sa më shumë profesionistë në politikë.
    Artikulli I plotë
    A mund të ndihmojë humori që Shqipëria të hyjë në BE?
    Dikur e njohur si një cep stalinist i harruar, Shqipëria sot është një nga kandidatët kryesorë për anëtarësim në Bashkimin Evropian – dhe ka një komedian që kandidon për kryetar bashkie në kryeqytet.
    Diçka e çuditshme po ndodh në Shqipëri. Qeveria ndaloi TikTok-un për të mbrojtur të rinjtë nga ndikimi negativ i mediave sociale. Presidenti emëroi një chatbot inteligjence artificiale si ministre për të luftuar korrupsionin. Tani një nga komedianët më të njohur të vendit, i famshëm për imitimet e tij të mprehta të liderit që ka shumë vite në pushtet, po kandidon për kryetar të Tiranës.
    Pyetja që shtrohet është: a mund të ndihmojë ndjenja e humorit dhe të menduarit jashtë kornizave që një vend i vogël ballkanik të hyjë në Bashkimin Evropian? Ekspertët thonë se, seriozisht, nuk do të bënte dëm. Sidomos për Shqipërinë, e cila prej kohësh vuan nga një imazh problematik — nga regjimi stalinist te krimi i organizuar.
    Por Shqipëria po bën diçka mirë, sepse tani konsiderohet si një nga kandidatët kryesorë për t’u bashkuar me BE-në me 27 vende anëtare.
    Dikur, gjatë 40 viteve të sundimit të diktatorit paranojak Enver Hoxha, Shqipëria ishte një nga vendet më shtypëse (dhe më pak argëtuese) në botë. Ai ndërtoi 750,000 bunkerë për t’u mbrojtur nga një pushtim imagjinar — por fjala “qesharake” nuk do të ishte kurrë një përshkrim i përshtatshëm për atë periudhë. Sot, Shqipëria është një destinacion i madh turistik, dhe Tirana është një nga kryeqytetet më të sigurta të Evropës.
    Megjithatë, vendi ende përballet me korrupsionin politik dhe mafiet e fuqishme që merren me trafikim njerëzor dhe kokainë kolumbiane. Por në Bruksel ka një konsensus të gjerë se Shqipëria ka bërë përparime të mëdha në ndërtimin e një ekonomie moderne, mbrojtjen e lirisë së medias dhe forcimin e sundimit të ligjit.
    Aktualisht, në procesin e gjatë të anëtarësimit në BE janë nëntë vende: Shqipëria, Bosnja, Gjeorgjia, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia dhe Ukraina.
    Nga Ballkani Perëndimor, vetëm Kroacia është anëtarësuar në BE — që në vitin 2013. Sot, Shqipëria dhe Mali i Zi shihen si kandidatët më të avancuar. Lufta në Ukrainë ka bërë që BE të jetë më e prirur ndaj zgjerimit, si mënyrë për t’u mbrojtur nga Rusia agresive e Putinit.
    Eksperimente të reja shqiptare
    Shqipëria po tregon se është gati të eksperimentojë dhe të mendojë ndryshe.
    Në fillim të vitit, ajo bllokoi aksesin në TikTok për një vit, pas vrasjes së një djali 14-vjeçar që ngriti shqetësime për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët.
    Në shtator, kryeministri emëroi një bot të krijuar nga AI, me emrin Diella, si “ministre digjitale” që shqyrton tenderët publikë për të siguruar që janë pa korrupsion dhe pa ndikim njerëzor. Diella ka një avatar me veshje tradicionale shqiptare — pjesërisht një truk publicitar, por sistemi i inteligjencës artificiale është real.
    Ekspertët paralajmërojnë rreziqe: “Krijon konfuzion midis teknologjisë dhe politikës, sjell boshllëqe përgjegjësie dhe rreziqe sigurie,” thotë studiuesi Erjon Curraj.Por pikërisht spektakli mund të jetë ajo që e dallon Shqipërinë — sepse ndoshta “vlerat evropiane” përfshijnë edhe aftësinë për të bërë shaka (dhe për të mos arrestuar humoristin).
    Komediani që sfidon politikën
    Në fillim të tetorit, satiristi i njohur Florjan Binaj shpalli kandidaturën e tij të pavarur për kryetar bashkie të Tiranës, me mbështetjen e Partisë Demokratike.
    Europa ka parë edhe më parë figura të ekranit që hyjnë në politikë: Volodymyr Zelensky në Ukrainë, Beppe Grillo në Itali, madje edhe Ronald Reagan në SHBA.
    Zgjedhjet e parakohshme në Tiranë mbahen më 9 nëntor, pasi kryebashkiaku i mëparshëm, Erion Veliaj, u shkarkua dhe po pret gjyqin për akuza korrupsioni që ai i mohon.
    Binaj i tha The Washington Post se kandidon për të përmirësuar cilësinë e jetës në kryeqytet me planifikim më të mirë urban dhe më shumë shërbime publike. Ai e sheh Tiranën e sotme si “të mbingarkuar me ndërtime dhe me mungesë shkollash”.
    Ai shton se nuk është vetëm komedian, por edhe aktivist social, ambientalist dhe arkitekt i diplomuar. Ai u fut në aktrim sepse dinte të bënte imitime, dhe përfundoi duke moderuar një emision satirik për 18 vjet.
    Profesori Lutfi Dervishi e quan kandidaturën e Binajt “një eksperiment demokratik të rrallë – një komedian që sfidon modelin që imiton”. Ai thotë se kjo kandidaturë është tregues i lodhjes me politikën tradicionale dhe i dëshirës për autenticitet, edhe nëse shprehet përmes sarkazmës. Binaj shprehet se dëshiron të çlirojë Shqipërinë nga partitë tradicionale, të majta e të djathta, dhe të sjellë më shumë profesionistë të pavarur në politikë — gjë që mund të ndihmojë edhe në ndalimin e “rrjedhjes së trurit”, pasi rreth 40% e shqiptarëve jetojnë jashtë.
    “Ne kemi dy rrugë përpara: korrupsioni dhe betoni, ose ndryshimi me njerëz të ndershëm e profesionistë,” tha ai në shpalljen e kandidaturës.
    Rama dhe “dy komedianët e Tiranës”
    Ndër shumë personazhe të tij, Binaj bën një imitim perfekt të kryeministrit Edi Rama — i cili vetë është një figurë e gjallë dhe e pazakontë në politikën evropiane. Ish-lojtar basketbolli dhe artist, Rama njihet për stilin e tij me atlete dhe kapele baseball-i.
    Ai është lider i Partisë Socialiste, ish-kryetar i Tiranës dhe një nga të parët që pas rënies së komunizmit i pikturoi ndërtesat gri të qytetit me ngjyra të ndritshme. Disa analistë e quajnë atë “populist eurofil” — pro-Amerikë, pro-NATO dhe pro-BE.
    Rama shpesh bën shaka edhe në samite ndërkombëtare, por mund të jetë edhe provokues. Në Londër javën e kaluar, gjatë një paneli në Chatham House, ai u tha kritikëve të Shqipërisë: “Mbyllni gojën.”
    Ai lavdëroi emigrantët shqiptarë në Britani dhe tha se, krahasuar me pjesën tjetër të Europës që grindet, “Shqipëria është e vetmja e rritur në dhomë.”
    Rama shtoi se Brexit ishte një gabim gjigant:“U larguat nga Europa për më shumë investime — tani keni më pak.
    U larguat për më shumë lumturi — tani jeni të dëshpëruar.”
    Në vitin 2020, Rama kishte folur pozitivisht për Binajn, duke e quajtur “djalë simpatik e të talentuar”. Tani është më kritik, duke e quajtur kandidimin e tij “një veprim të dëshpëruar nga moçali” (duke iu referuar opozitës). Por shtoi me ironi: “Nuk e gjykoj aktorin keq për rolin e ri që ka marrë — sepse aktorët duhet të kenë një punë.”
    Një shenjë e re për demokracinë
    Andi Hoxhaj, ekspert për Ballkanin në King’s College London, thotë se kandidatura e Binajt duhet parë si një shenjë e hapjes demokratike dhe e përparimit politik në Shqipëri.
    “Ajo reflekton një shumëllojshmëri zërash dhe përvojash që hyjnë në politikë — njësoj si zhvillimet që kemi parë në Itali dhe Ukrainë,” përfundon ai.

  • U kap me arsenal armësh, lidhjet e Eugert Sinos me pronarin e “Monopol”, Aurel Hoxha

    U kap me arsenal armësh, lidhjet e Eugert Sinos me pronarin e “Monopol”, Aurel Hoxha

    Eugert Sino, personi i vetëm i arrestuar për arsenalin e armëve në zonën e rrugës “Myslym Shyri” rezulton të jetë punësuar si banakier tek lokali “Monopol”, i Aurel Hoxhës.
    Ky i fundit 1 muaj më parë është shpallur në kërkim nga SPAK për akuzën e “Vrasjes për gjakmarje” të kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.
    Gazetari Elton Qyno ka mësuar se Eugert Sino, për disa vite është punësuar si banakier tek lokali “Monopol” i Aurel Hoxhës, ndërsa tashmë janë shpallur në kërkim dhe dy persona të tjerë.
    Sipas verifikime nga sistemi tatimor, Sino paguhej nga Aurel Hoxha me një pagë prej 196 mijë lekë të vjetra.
    Sino tashmë është i vetmi person i arrestuar për këtë ngjarje, ndërsa policia po kryen kontrolle për lokalizimin dhe arrestimin e dy personave të tjerë, që dyshohet se kanë lidhje me arsenalin e armëve.
    Gjatë operacionit “The Van” u sekuestruan 23 armë zjarri (prej të cilave 5 snajperë), 1 silenciator, 17 krehra me municion luftarak, celularë dhe pajisje për shpërthime në distancë, pajisje për bllokimin e valëve, uniforma të ngjashme me ato të Policisë, si dhe sende të tjera të kundërligjshme.

  • Minatorët protestë jashtë Kuvendit, Tabaku: Policia u soll me ta si halabakë rrugësh, i morën zvarrë

    Minatorët protestë jashtë Kuvendit, Tabaku: Policia u soll me ta si halabakë rrugësh, i morën zvarrë

    Teksa minatorët e Spaçit po protestojnë jashtë Kuvendit për një sërë kërkesash, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar para ligjvënësve. Ajo tha se qeveria duhej të merrej seriozisht me këtë kategori, ndërsa denoncoi se policia i ka tërhequr zvarrë protestuesit.
    “Ministrja e Ekonomisë nuk është këtu në fakt. Minatorët e Spaçit po protestojnë jashtë kësaj salle. Për trajtimin çnjerëzor që i bëri jashtë kësaj salle policia e shtetit dy javë më parë.
    Dhe unë nuk kam dëgjuar absolutisht asnjë koment nga ministrja e Brendshme. Është e pa konceptueshme, që minatorët të tërhiqen zvarrë nga punonjësit e policisë. E dyta ministrja e Ekonomisë të takohet me përfaqësinë. E drejta e punës është e drejtë e shenjtë në këtë vend. Nuk mundet një kompani private t’i pengojë këto minatorë të organizohen të kenë kërkesat e tyre dhe të protestojnë për të drejtat e tyre.
    Në emër të PD kam depozituar në sesionin e kaluar statusin e minatorit. Që qeveria refuzoi ta marri parasysh, është një çështje shumë e rëndësishme. Sepse janë grupi që penalizohen më shumë. Punojnë me kushtet më të vështira nëntoka shqiptare që është jashtëzakonisht e pasur. Ata njerëz që punojnë me nëntokën po shfrytëzohen. I kërkoj ministrit të Brendshëm që të dali dhe të japë llogari për sjelljen ç’njerëzore.” tha Tabaku.