Day: October 28, 2025

  • “Pse nuk është hetuar Balluku më herët”/ Reagon ashpër deputeti: Paguhen 80 mijë euro, inceneratori nuk punon

    “Pse nuk është hetuar Balluku më herët”/ Reagon ashpër deputeti: Paguhen 80 mijë euro, inceneratori nuk punon

    Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ishte i ftuar në një emision televiziv ku komentoi raportimin e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, në Parlament.
    Balliu u shpreh se, ‘ajo çfarë kuptova unë, ai ishte një njeri i kapur në flagrancë. Dumani deklaroi se, nuk kemi kohë për hetime, ai tha se ka çështje nën hetim, çështje që kanë vite nën hetim, tani kur do të merren masat.’
    Gjatë bisedës me moderatorin Adi Krasta, deputeti i PD-së shtoi: ‘Unë e pyeta për Belinda Ballukun, ajo ka ‘Tigrin 1 dhe 3’, ka tunelin e Llogarasë, ka Thumanë-Kashar, fotovoltaikët, ka pafundësisht afera korruptive dhe për asnjë nga këto afera korruptive, ajo zonjë gjithë këto vite nuk është hetuar? I thashë dhe Dumanit, që edhe ju vetë keni kryer procese me fotovoltaik në SPAK me gjysmën e çmimit që i kryer Balluku. Kaq e vështirë është të kuptosh aferën korruptive.’
    Balliu shtoi edhe detaje mbi aferat e inceneratorëve dhe Tigrin 1-3: ‘Çfarë ka për të vështirë, afera e ‘Tigri 1-3’, paguhen 80 mijë euro në ditë dhe nuk ndizen, paguhen njësoj si inceneratorët. Kësaj radhe nuk tha se, janë krime intelektuale, por që nuk kanë pasur kohë dhe mundësi, se nuk kemi resurse. Një njeri i kapur në flagrancë, është si ai nxënësi që shkon në shkollë i papërgatitur dhe mundohet që të gjejë justifikime nga më të ndryshmet.’
    Deputeti i PD-së, Klevis Balliu përfundoi duke theksuar se, ‘fakti është se detyra që duhej të kryente, nuk e ka bërë. Ai është një institucion në mbështetje të pushtetit jo të një personi. Belinda Balluku është një person dhe rëndësia për Dumanin dhe sistemin e drejtësisë është pushteti, dhe pushteti është Edi Rama.’

  • “Nuk është në garë, po i shërben Ramës”, Teliti shpërfill Qorin: Është magnet për të shpërndarë votat e majta

    “Nuk është në garë, po i shërben Ramës”, Teliti shpërfill Qorin: Është magnet për të shpërndarë votat e majta

    Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Derjan Teliti i ftuar në një emision televiziv ka folur për garën në Bashkinë e Tiranës.
    Teliti deklaroi se gara reale është mes Binajt dhe Manastirliut. Sa i përket Arlind Qorit nga Lëvizja “Bashkë”, Teliti tha se nuk e konsideron në garë.
    Demokrati tha se Qori e ka matur njëherë forcën e tij në vitin 2023 dhe në këtpo zgjedhje do të shërbejë vetëm për t’i hequr disa vota mazhorancës.
    “Gara reale është mes dy individëve, nuk e konsideroj Qorin. Këta kanë dalë se janë ekstrem i majtë, janë disa vota të pakënaqurish të mazhorancën socialiste të cilët lehtësisht kësaj radhe mund të ishin të alokueshme drejt një figure neutrale, futet një barrierë në mes që do funksinojë si një magnet që është shërbim për Edi Ramën. Nëse kishin dalë me kandidaturë tjetër do thosha gara ka 3 kandidatë. Qori ka qenë edhe në 2023 në garë, i mati forcat e veta, tani thotë do bëjmë namin. Në këtë situatë unë e vlerësoj që do funksionojë si magnet për disa vota që do ikin nga mazhoranca. Ne dolën mbi veten tonë duke mos nxjerrë një kandidat politik për interesin e përbashkët, ne besojmë se do ketë një tufë votash që janë lehtësisht të thithshme nga Binaj, por del ky magneti. Për mua kandidati i Qorit është vetëm magnet”, tha Teliti.

  • “E premtja e zezë po afron”, Gjokutaj përplas pyetjen që trondit PS-në: Për Ramën apo Veliajn do të jetë…

    “E premtja e zezë po afron”, Gjokutaj përplas pyetjen që trondit PS-në: Për Ramën apo Veliajn do të jetë…

    Ish kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të jetë i pranishëm, në seancën publike të Gjykatës Kushtetutese, ku do shqyrtohet ankinimi i tij për të rrezuar vendimin e shkarkimit nga posti I kreut të bashkisë.
    Gjykata Kushtetuese njoftoi se ka vënë në dijeni SPAK dhe Drejtërinë e Burgjeve duke i kërkuar të marrin masa për shoqërine e Veliaj, në seancën që do mbahet më 31 tetor.
    Juristi Genc Gjokutaj ngre pyetjen:
    “Thirrja e Veliajt në Gjykatën Kushtetuese ka për qëllim riparimin procedurial të shkeljeve dhe larjen e duarve me Kryetarin e Bashkisë Tiranë apo synon të kundërtën?
    Për cilin do të jetë e zezë kjo e premte për Ramën apo për Veliajn?” tha Gjokutaj
    Postimi
    Sot u muar vesh që Gjykata Kushtetuese ka njoftuar Erjon Velinë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për daten dhe orën e gjykimit administrativ me datë 31.10.2025 me objekt shfuqizimin si antikushtetues te VKM që shkarkoi Kryetarin e Bashkisë Tiranë me propozimin e Këshillit Bashkiak! Shkurt Erion Veliaj nëse dëshiron mund të marrë pjesë personalisht në këtë gjykim një rast i rrallë ky por i pa penguar nga ligji!Ajo që çudit në këtë rast është fakti se si ka mundësi që Veliajt ju mohua pjesëmarrja në Këshill Bashkiak me gjithe insistimin e tij dhe këtë shkelje ligjore po e riparon Gjykata Kushtetuese kur dihet pa asnjë dyshim se në çdo rast prapa kuintave qëndron KM Rama! Ështe lojë apo diçka ka ndryshuar vërtetë?Si mendoni Miq?Thirrja e Veliajt në Gjykatën Kushtetuese ka për qëllim riparimin procedurial të shkeljeve dhe larjen e duarve me Kryetarin e Bashkisë Tiranë apo synon të kundërtën?Për cilin do të jetë e zezë kjo e premte për Ramën apo për Veliajn?

  • Kombëtarja siguron qendrimin në Ligën B, Duka: Vajzat kuqezi ndriçuan “Air Albanian”

    Kombëtarja siguron qendrimin në Ligën B, Duka: Vajzat kuqezi ndriçuan “Air Albanian”

    Kombëtarja shqiptare e vajzave do të vazhdojë të jetë pjesë e Ligës B edhe në sezonin e ardhshëm. Fitorja 3-0 kundër Qipros në “Air Albania” i mban ato në të njëjtën ligë. Armand Duka ka uruar vajzat kuqezi për suksesin e sotëm përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”.
    “Sonte vajzat kuqezi e ndriçuan “Air Albanian”!Me pasion, grintë dhe një lojë fantastike, ato mposhtën Qipron dhe siguruan qëndrimin e merituar në Ligën B! Urime vajza për këtë fitore të madhe”, ka shkruajtur Armand Duka./Sport Ekspres/

  • Vr*sja për kalin, arrestohet autori. Ishte fshehur në një shpellë

    Vr*sja për kalin, arrestohet autori. Ishte fshehur në një shpellë

    6 orë pas vrasjes së një 42-vjeçari në Kalanë e Beratit, policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes. 63-vjeçari Kristo Mema, i njohur edhe me emrin Kostandin Hoxha, u kap i fshehur në zonën e njohur si “Shpella e Memecit”, pranë Kishës përballë “Urës së Goricës”, pas kërkimeve intensive të forcave të rendit.
    Ngjarja nisi pas një debati për fotot dhe xhiron me kalë, që Mema ofronte për turistët në lagjen historike “Kala”. Në kulmin e konfliktit, 63-vjeçari goditi me thikë vizitorin Keli Hoxha, që kishte ardhur me familjen nga Tirana për të vizituar qytetin muze.
    Goditjet me thikë i shkaktuan 42-vjeçarit plagë të rënda që çuan në vdekjen e menjëhershme të tij. Trupi i pajetë i viktimës u dërgua në morgun e spitalit të Beratit, ndërsa autori tashmë ndodhet në pranga dhe po merret në pyetje.

  • Robert Aliaj përplaset me aktivisten, Hazizaj: Ti i trajton gratë si plehra

    Robert Aliaj përplaset me aktivisten, Hazizaj: Ti i trajton gratë si plehra

    Showbiz E Martë, 28 Tetor 2025 22:01
    Artisti Robert Aliaj dhe aktivistët Mirela Arqimandriti e Altin Hazizaj u përfshinë në një debat teksa diskutohej mbi projektligjin për gjinitë.
    Robert Aliaj: Nuk do bëjmë debat. Unë të lash rehat dhe ajo zonja që është aty ta qepi gojën pak.

    Mirela Arqimandriti: Ore je në vete ti apo jo. Mbaro aty ça ke për të thënë, hajde vazhdo.

    Robert Aliaj: Më lini të flas mo se po më acaroni. Kjo është strategjia juaj. Le të jem unë gabim mo zotëri po më lini të flas. Ore këtë du me dit unë si shqiptar more, çfarë doni ju mo zotëri. Lërini shpjegimet e ligjeve dhe filozofirat e ligjeve. Ju jeni më keq se komunizmi. Ju s’keni të drejtë të imponoheni.

    Altin Hazizaj: Ti këndoje atje dhe merrje edhe çmime. Po mos të ishe i lidhur me sistemin komunist nuk merrje çmime ti.
    Robert Aliaj: Ju doni të imponoheni. Asgjë si bëri familjes xhihadizmi më shumë se ju.
    Altin Hazizaj: Nuk e bën dot artisti debatin e ligjit. S’duhet të kishe ardhur këtu i dashur. Këtu është debat për ligjshmërinë. Fakti që këtu janë tre burra dhe po keqtrajtojnë një grua publikisht, është shfaqja më e shëmtuar misogjiniste në këtë vend. Dhe keni guximin ti thoni një gruaje mbylle gojën. Ti sapo e the mbylle gojën. T’ju vijë turp. Ja burra si puna jote që supoizohet sikur jeni intelektual dhe sot e kësaj dite i trajtoni gratë si të jenë plehra., Ja ndaj duhet ligji dhe ndaj keni dalë kundër ju. Kjo është e vërteta. Doni të mbani pabarazinë ju. Doni të mbani gra të shtypura se ky është realiteti i Shqipërisë. Ça familje, kur po i vrisni gratë.
    Robert Aliaj: Le të flasim me terma këtu. Qetësohu mo. Ku është kjo barazi duke shkuar nëpër shkolla dhe duke i mësuar fëmijët si të bëhen homoseksualë. Ça lidhje ka kjo me barazinë ligjore me zotëri?
    Altin Hazizaj: Ky ligj ka vetëm këtë lidhje, barazinë burrë grua.
    Robert Aliaj: Barazi gjinore ka pasur që në kohën e Enver Hoxhës.
    Altin Hazizaj: O Berti të lutem se këtu na ofendove. Se ai sistemi komunist ka 10 mijë të vdekur, burra e grua. Ça barazie ishte ajo Berti. Rrini tani se po flisni broçkulla.

  • Hazizaj: S’futemi në BE nëse nuk miratojmë ligjin për gjinitë

    Hazizaj: S’futemi në BE nëse nuk miratojmë ligjin për gjinitë

    Drejtori ekzekutiv i CRCA/ECPAT Altin Hazizaj, thotë se nëse Shqipëria nuk miraton ligjin për gjinitë, rrezikon të mos finalizojë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
    “Jemi përpara një fushate të madhe dezinformomi. Janë dy momente që unë mendoj që duhen sqaruar. E para ky është një ligj që në qoftë se Shqipëria nuk e miraton në gjendjen që është dhe unë jam i lumtur që shoqëria civile ka reaguar në masë, Shqipëria nuk ka për t’u bërë anëtare e Bashkimit Europian.

    Shqipëria ka hyrë në procesin e integrimit që do të thotë në procesin e integrimit janë gjashtë grup kapituj ku dy më të rëndësishmet janë kapitulli 23 dhe kapitulli 24. Kapitulli 24 ka të bëjë me të drejtat fundamentale që i thonë në Bashkimin Europian ose ndryshe e njohur me ato të drejta bazë të njeriut që askush nuk mund t’i shkelë.

    Bazuar mbi këtë, Bashkimi Europian ndërton dhe vendos ato që quhen brenchmarks. Brenchmarks do të thotë që janë disa momente që duhen arritur, të cilat shteti në qoftë se nuk i arrin, automatikisht procesi i anëtarësisë në Bashkimin Europian nuk ndodh. Dhe ka dhe një fakt tjetër për ta kuptuar Akili, se ne që vijmë nga fusha juridike i dimë. Ka dhe një fakt tjetër që në qoftë se nuk realizon brenchmark, pra ato rritjet kryesore ka pasoja ekstreme për neve se BE-së nuk i bëhet vonë”.

  • Je burrë? Volejbollistja: Nuk kishte asnjë dokument ligjor, thjesht më pa dhe më kërkoi testin

    Je burrë? Volejbollistja: Nuk kishte asnjë dokument ligjor, thjesht më pa dhe më kërkoi testin

    Volejbollistja e Dinamos, Nayara Ferreira u pezullua nga Federata e Volejbollit për arsyen se refuzoi të bënte testin e gjinisë. E ftuar në ”Goca dhe Gra”, ajo u shpreh se i deleguari i Federatës thjesht e pa volejbollisten dhe i kërkoi asaj të bënte testin e gjinisë, gjë për të cilën ajo u ndje e diskriminuar.
    ”Presion dhe stres? Kjo pyetje është për të qeshur, sepse kam parë shumë komente që ma kanë bërë këtë pyetje. Unë nuk jam nën presion dhe nuk ndjej stres për këtë. Jam një volejbolliste. Kjo situete për mua është diskriminim. Është një situatë ndryshe. Është diçka jonormale. Ky është diskriminim për veten time. Për flokët e mi, unë kam tatuazhe.

    Ku është bazuar gjithçka që akuzojnë? Këtë pyetje bëj dhe unë. Ku janë bazuar për këtë? Herën e partë që shkova në atë spital, u takova me personin e Federatës dhe e pyeta se nuk e pashë bazën ligjore për këtë veprim. Nuk pashë asnjë dokument, nuk pashë asgjë. Ai thjesht më pa dhe vendosi këtë gjë. Për mua është diskriminim i pastër.

    Nuk më dhanë asgjë. Asnjë informacion, asgjë. Më pyetën për testin e gjakut. E bëra këtë testin vetë. Nuk e bëra që të provoja diçka. E bëra për veten time. Vajzat e ekipit tim ishin perfekte me mua. Më kanë mbështetur. Patjetër që do ta bëj këtë gjë, por kur të ndihem vetë gati”, tha Ferreira.

  • Mafia kontrollon energjinë diellore, Këlliçi: Balluku dhe qeveria po rrezikojnë sigurinë energjetike të Europës

    Mafia kontrollon energjinë diellore, Këlliçi: Balluku dhe qeveria po rrezikojnë sigurinë energjetike të Europës

    Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë dhe zv/kryeministres Belinda Balluku, gjatë fjalës së tij në Këshillin e Stabilizim-Asocimit. Ai deklaroi se qeveria ka miratuar licenca fotovoltaike pa kryer një studim të mirëfilltë të rrjetit energjetik dhe pa analizuar kapacitetin e sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes.
    Sipas Këlliçit, 90% e licencave për energji diellore, që mbulojnë një kapacitet prej 6500 MWp, zotërohen nga një grup i vogël kompanish të lidhura me persona nën akuzë për përfshirje në organizata mafioze dhe krim të organizuar.
    “Licencat prezantohen si sukses nga qeveria, por në fakt janë dhënë në kundërshtim me ligjin, duke shkatërruar tokën bujqësore dhe favorizuar struktura kriminale që janë pronarët realë të këtyre projekteve”,  u shpreh Këlliçi.
    Deputeti opozitar akuzoi gjithashtu se në sektorin e energjisë janë bërë investime të dyshimta me vlerë mbi 2 miliardë euro, ndërsa rrjeti i transmetimit dhe shpërndarjes mbetet mes më problematikëve në rajon, me humbjet më të larta të energjisë elektrike në Ballkan.
     

  • E vrau pse i bëri foto vajzës së vogël me kalin e tij, arrestohet autori i ngjarjes në Berat

    E vrau pse i bëri foto vajzës së vogël me kalin e tij, arrestohet autori i ngjarjes në Berat

    Policia e Beratit ka arrestuar autorin e vrasjes së sotme, 63-vjeçarin Kristo Mema alias Kastriot Hoxha.
    Burime bëjnë me dije se ai është gjetur i fshehur tek “Shpella e Memecit, pranë kishës, përballë Urës së Goricës.
    63-vjeçarit i është gjetur në xhep edhe thika me të cilën dyshohet se pasditen e kësaj të marte vrau 42-vjeçarin Keli Hoxha në lagjen “Kala”.
    Mësohet se viktima kishte shkuar si vizitor në Kalanë e Beratit së bashkë me bashkëshorten, dy fëmijët e tyre dhe të ëmën. Burime bëjnë me dije se Keli Hoxha kishte parë një kalë të lidhur në një shtyllë dhe i kishte bërë një foto vajzës së tij të vogël. Në ato momente aty ka shkuar Kristo Mema dhe i ka kërkuar llogari 42-vjeçarit, si edhe para për foton që i bëri vajzës së vogël.
    Pas debatit verbal, ata u konnfliktuar me grushte me njëri-tjetrin dhe më pas sherri degradoi deri në përdorimin e thikës. Mësohet se krimi i rëndë ka ndodhur në sy të fëmijëve të viktimës.
    Burime bëjnë me dije se autori Kristo Mema rezulton i dënuar për vrasje me 25 vite me burg në Greqi, por është liruara para kohe për shkak se dënimi ishte parashkruar.
    Ai njihej si person problematik në zonë, teksa aktualisht shëtiste turistët  me një kalë në zonën e kalasë, kundrejt pagesës.