Day: October 28, 2025

  • Allegri nuk bën dot pa Modric: Sa më shumë të jetë në fushë, aq më mirë për Milan

    Allegri nuk bën dot pa Modric: Sa më shumë të jetë në fushë, aq më mirë për Milan

    28 Tetor 2025

    11:39

    Telesport

    Milan do të luajë sot në mbrëmje ndaj Atalanta, ndeshje e vlefshme për Serie A. Një përballje e vështirë për kuqezinjtë, që në rast se fitojnë do të ngjiten përkohësisht në krye të renditjes.
    Trajneri i Milan, Massimiliano Allegri, ka folur për mesfushorin kroat Luka Modric, që pritet të jetë sërish titullar edhe pse mosha nuk ia lejon që të luajë kaq shumë. “Luka është shumë i mirë në menaxhimin e lojtarëve”, tha Allegri.
    “Ai është aq i mirë në lojën e tij, në këtë rol të ri, sa duket sikur po vrapon më shumë. Ai luan futboll të mrekullueshëm. Sa më shumë të jetë në fushë, aq më mirë, për të gjithë. Edhe për spektatorët”, tha më tej trajneri Allegri.

  • Portieri i Interit aksidenton për vdekje të moshuarin

    Portieri i Interit aksidenton për vdekje të moshuarin

    Një aksident tragjik ka ndodhur në Fenegrò, pranë Comos, ku një 81-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga automjeti që drejtohej nga Josep Martinez, portieri i dytë i skuadrës së Interit.
    I moshuari ndodhej në karrocën e tij elektrike duke lëvizur përgjatë rrugës, kur u godit nga makina e futbollistit. Përplasja rezultoi fatale, pasi viktima humbi jetën në vendngjarje pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ekipit të emergjencës.
    Sipas mediave italiane, Martinez u ndal menjëherë për të dhënë ndihmën e parë dhe bashkëpunoi me autoritetet. Hetimet paraprake sugjerojnë se 81-vjeçari mund të ketë humbur kontrollin e karrocës dhe ka hyrë në krahun e kundërt pikërisht në momentin kur po kalonte automjeti i futbollistit, duke çuar në përplasjen fatale, shkruan A2 CNN.
    Interi ka anuluar konferencën për shtyp të trajnerit Cristian Chivu, në prag të ndeshjes me Fiorentinën.
    Josep Martinez, 27 vjeç, është portier spanjoll që iu bashkua Interit sezonin e kaluar nga Genoa dhe është zëvendësuesi i Yann Sommer. Ai ka debutuar me Interin në dhjetor në Kupën e Italisë dhe në kampionat më 22 shkurt 2025.

  • Atlético më në fund fiton jashtë fushe, Simeone i kënaqur: Tre pikë vendimtare, ky ekip ka karakter

    Atlético më në fund fiton jashtë fushe, Simeone i kënaqur: Tre pikë vendimtare, ky ekip ka karakter

    28 Tetor 2025

    12:43

    Telesport

    Pas javësh të vështira larg Madridit, ekipi i Atlético rifitoi vetëbesimin me një fitore 2-0 ndaj Real Betis. Trajneri Diego Pablo Simeone e quajti ndeshjen si një sfidë dhe një mundësi e artë për të qëndruar mes ekipeve më të mira dhe përgjigja e ekipit ishte e menjëhershme.
    “Luajtëm një pjesë të parë të shkëlqyer, duke shkuar në pushim me një epërsi 2-0. Mund ta kishim vulosur fitoren më herët edhe pse Oblak ishte vendimtar me një pritje kyçe nga Abde“, tha trajneri argjentinas duke komentuar suksesin.
    “Nuk ishim aq të shkëlqyer në pjesën e dytë, por u mbrojtëm me rregull dhe e mbajtëm portën të pastër. Është një fitore e nevojshme, e rëndësishme për renditjen dhe për moralin e ekipit“, shtoi më tej Simeone.
    Trajneri Simeone tashmë po shikon përpara: “Ne po kërkonim një tjetër fitore jashtë fushe. Tani duhet të vazhdojmë në këtë rrugë dhe të përgatitemi për ndeshjen tjetër. Kjo skuadër ka karakter dhe e tregoi“.

  • Joan Gaspart, shpë*then ish-presidenti i Barcelonës: Kush dreqin është Carvajal?

    Joan Gaspart, shpë*then ish-presidenti i Barcelonës: Kush dreqin është Carvajal?

    28 Tetor 2025

    13:02

    Alfred Lleshi

    Joan Gaspart, president i Barcelonës nga korriku 2000 deri në shkurt 2003, ishte shumë i ashpër me Dani Carvajal për qëndrimin e tij ndaj Yamal në fund të “El Clásico”, të cilën Real Madridi e fitoi 2-1: “Kush dreqin është Carvajal? Nuk kisha dëgjuar më shumë se një përmendje kalimtare të këtij lojtari dhe ju po e bëni kaq të famshëm. Kush është ai? Ky është një lojtar që tashmë ka mbaruar. Nuk dyshoj se ai ishte një lojtar i shkëlqyer, por asgjë më shumë”.
    Lluís Carrasco, i cili mori pjesë në të njëjtin “talk show”, vuri në dukje: “Nuk do të guxoja të thoja që Carvajal është një ‘5’, sepse nuk e njoh…, por në ‘El Clásico’ u shfaq si i tillë. Nuk do të thoja që Carvajal është pervers, por në ‘El Clásico’ u tregua shumë pervers”.
    Carrasco akuzoi Carvajal se nuk tregoi kapacitetin e kapitenit të Real Madridit: “Ai veproi si cubi i lagjes. Kur kundërshtari është i lënduar, i shkel edhe kokën para gjithë grupit për t’u duartrokitur. Kjo është e neveritshme. Nuk do të thoja që Dani Carvajal është i neveritshëm, por sjellja e tij ishte e neveritshme”.

  • Amorim: Manchester United është i destinuar të vuajë për të arritur te fitorja

    Amorim: Manchester United është i destinuar të vuajë për të arritur te fitorja

    28 Tetor 2025

    13:12

    Telesport

    Duket se Manchester United ka dalë nga kriza pas 3 fitoreve radhazi që ka arritur në Premier League. Gjithsesi, edhe suksesi i fundit, 4-2 ndaj Brighton, erdhi me shumë vështirësi për “djajtë e kuq”, që vuajtën në fundin e takimit.
    Trajneri Ruben Amorim tha se skuadra e tij i mbijetoi një frike në fund të ndeshjes. “Ishte shumë e rëndësishme të fitonim përsëri. Gjithashtu, edhe performance ishte në përgjithësi e mirë”, tha Amorim.
    “Na u desh të luanim ndeshje të ndryshme në momente të ndryshme të 90 minutave dhe mendoj se lojtarët e kuptuan shumë mirë se çfarë të bënin në çdo moment. Ne vuajtëm pak në fund, por nuk do të ishte Manchester United pa vuajtur pak”, tha Amorim.
    Më tej, trajneri portugez tha: “E meritonim fitoren kundër një skuadre shumë të mirë. Tani po bëjmë më mirë se disa javë më parë dhe unë ndihem më i plotë si menaxher. Uroj që të mos ndalemi këtu”.

  • Prej dy javësh në grevë! Rëndohet shëndeti i naftëtarëve, largohet 1 prej tyre, ndërhyn ekipi mjekësor

    Prej dy javësh në grevë! Rëndohet shëndeti i naftëtarëve, largohet 1 prej tyre, ndërhyn ekipi mjekësor

    Shëndeti i grevistëve naftëtarë të Marinzës ka vijuar të përkeqësohet në ditën e 14-të të tyre, duke bërë që ekipi mjekësor të ndërhyjë për trajtimin e disa prej tyre. Dy grevistë janë ndihmuar me injeksione dhe janë në gjendje shqetësuese, ndërsa për shkak të përkeqësimit të shëndetit, një prej tyre është nxjerrë nga greva.

    Në momentin e ndërhyrjes mjekësore, 7 grevistë të tjerë kanë vendosur të vijojnë grevën e urisë, pavarësisht kushteve të vështira. Ata kanë deklaruar se nuk do të ndalin protestën deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

    Gjatë orëve të fundit, përfaqësues të institucioneve, përfshirë Avokatin e Popullit, kanë vizituar grevistët për të monitoruar situatën dhe për t’u ofruar mbështetje. Ndërkohë, Inspektorati i Punës ka nisur një hetim administrativ për raportet e pagave dhe kontratat e punës së naftëtarëve.

    Grevistëve iu janë bashkuar edhe naftëtarët në pension, të cilët janë solidarizuar me protestën e kolegëve të tyre.

  • Nis akti i 9-të/ Superioria sot dhe nesër, Egnatia- Teuta s’ka “shaka”

    Nis akti i 9-të/ Superioria sot dhe nesër, Egnatia- Teuta s’ka “shaka”

    Apolonia- Iliria e vetmja ndeshje e Katgorisë së Parë sot në orën 14:00, të tjerat nesër.

    Si pa u kuptuar Abissnet Superiore ka mbërritur në javën e fundit të fazës së parë të këtij edicioni të 87-të futbollit superiore shqiptar. Pas tetë javëve të para duket se ecuria e 10 skuadrave në garë ka marrë disa përgjigje me trendin i cili favorizon kryesisht Vllazninë, Egnatian dhe një ekip të traditës si Dinamo.

    E shfaqur si skuadrër pretendente edhe Teuta e re e cila jo vetëm me lojrat binëse por dhe kolonën zero të humbjeve lëshon “thirrjen” jam këtu… në krye. Jashtë çdo parashikimi ecuria e të mëdhave të kryeqytetit Tiranës dhe Partizanit. Ata janë stepur në zonën poshtë e larg pretendimëve të startit të sezonit.

    Ndërkohë dy të promovuarat Vora (për herë të parë garon në Superiore) e Flamurtari në atë që kanë prodhuar në fushë e tabelë ngajjnë si antiteza e radhës. Vorakët kanë befasuar për mirë ndërsa zhgënjimi mbetet te vlonjatët e fundit në renditje.

    Axhenda e sotme dhe e nesërme:

    Për sot Bylis- Vora hap këtë raund të nëntë ndërsa po sot edhe Egnatia- Teuta.Të mërkurën tre ndeshjet e tjera. Në orën 17:00 në Vlorë takohen dy ekstremet e kampionatit Flamurtari – Vllaznia. Derbi mes Dinamo Sitit dhe Partizanit, do të luhet ditën e mërkurë në orën 19:30 në “Elbasan Arena’.Ndërkohë Tirana- AF Elbasani pas mëdyshjeve për vendin se ku luhet u vendos përfundimisht në ‘Air Albania’ në orën 19:30.

    Sot:

    Bylis- Vora 14:00

    Egnatia- Teuta 17:00

    Të mërkurën

    Flamurtari- Vllaznia 17:00

    Tirana- AF Elbasani 19:30 (Air Albania)

    Dinamo- Partizani 19:30 (në Elbasan)

    Vazhdo leximin

  • Mesi “hap derën”: Vendos më vonë nëse do jem në Botërorin 2026

    Mesi “hap derën”: Vendos më vonë nëse do jem në Botërorin 2026

    Lionel Mesi ka “çdo dëshirë” për të luajtur në Kupën e Botës 2026 me Argjentinën, por nuk do të vendosë tani nëse do të marrë pjesë apo jo. Ai e shpjegoi këtë në një intervistë me NBC, disa ditë pasi zgjati kontratën e tij me Inter Majemi deri në vitin 2028.

    “Do të ishte e mrekullueshme të isha në gjendje të isha në Kupën e Botës”, tha Mesi, i cili shënoi dy herë për të udhëhequr ekipin e tij drejt një fitoreje 3-1 ndaj Nashville në ndeshjen e parë të playoff-eve të MLS.

    “Do të doja të isha në formë të mirë dhe të luaja një rol të rëndësishëm në ndihmën e ekipit tim kombëtar, nëse jam atje.”

    Mesi luajti ndeshjen e tij të fundit në shtëpi për vendin e tij në shtator, një fitore 3-0 ndaj Venezuelës, në të cilën ai shënoi dy herë përpara se të qante për lamtumirën në shtëpi për Argjentinën. Sidoqoftë Leo Mesi mund të luajë Botërorin. Përgjigjen e ka gati në …2026.

    Vazhdo leximin

  • Raportimi i Dumanit në Kuvend, Berisha vijon sulmet: Fliste si i kapur. Nuk pranoi pyetjet me gojë se…

    Raportimi i Dumanit në Kuvend, Berisha vijon sulmet: Fliste si i kapur. Nuk pranoi pyetjet me gojë se…

    Kryedemokrati Sali Berisha në një konferencë për media ka komentuar seancën e djeshme plenare dhe raportimin në Kuvend të kreut të SPAK, Altin Dumanit.
    Teksa e konsideroi seancën e djeshme si një tragjikomedi, Berisha deklaroi se Dumani u frikësua nga opozita dhe pyetjet që kjo e fundit kishte përpiluar kundrejt tij.
    Berisha theksoi se mospranimi i pyetjeve direkte nga deputetët e opozitës, përbën një akt të pashembullt.
    “Regjistrohet në analet e Parlamentit, si dita e kapitullimit pa kushte të pseudo mazhorancës së krimit dhe jo vetëm asaj, por para shqiptarëve dhe mbarë botës mercenarit të Edi Ramës, Altin Troplini.
    Ju dje në një teatër tragjikomikë patë sesi pseudomazhoranca e tërë u angazhua të shkelë ligje, kushtetutën, vetëm në diktatin e Dumanit i cili refuzonte të merrte pyetje me gojë nga deputetët. Akt i pashembullt.
    Në gjithë parlamentet e botës, pyetjet bëhen me shkrim dhe gojë. Dorëzohen me shkrim në mënyrë që, zyrtari që pyetet ti jepet mundësia të përgatisë përgjigjen. Deputeti Tritan Shehu ndodhej dje në parlamentin e Italisë dhe merrte në telefon, këtu është gjeja më absurde, por i keqpërdori dhe i keq shfrytëzuari në ekstrem nuk i duronte dot pyetjet. U bë një kompromis: ai kompromis u bë pas një përpjeke të madhe të opozitës e cila donte që shqiptarët të mësonin të vërtetat e këtij sistemi të falimentuar. Kompromis ishte që zyrtari lexonte pyetjet dhe pas përgjigjeve, autori i pyetjeve të shprehej për përgjigjet që ai dha. Kjo funksionoi shumë mirë, ndonëse ju e patë vetë pozitën mjerane në të cilën u ndodhën palët tona kundërshtare”, deklaroi Berisha.
    Ky i fundit theksoi se seanca e djeshme, ishte një shkelmim ndaj Kushtetutës.
    “Për të gjitha ata që njohin gjuhën e trupit: ai fliste si i kapur. Kurse ata të cilët shkelmuan Kushtetutën, vetëm se ai kishte frikë nga pyetjet direkte se i dukeshin si shigjeta, e lëshuan në rënie të lirë.
    Kishin frikë nga opozita mos i nxirrte dosjet në parlament që i fshihte Troplini.
    Përpjekja për të vërtetat triumfoi aq bukur. Kompromisi i krimit midis mercenar Dumanit dhe pengjeve të tij në mazhorancë prodhoi ato skena të papërsëritshme”, tha ai.

  • Raportimi i Dumanit në Kuvend, Berisha: Fliste si i kapur. Mospranimi i pyetjeve me gojë, akt i pashembullt

    Raportimi i Dumanit në Kuvend, Berisha: Fliste si i kapur. Mospranimi i pyetjeve me gojë, akt i pashembullt

    Kryedemokrati Sali Berisha në një konferencë për media ka komentuar seancën e djeshme plenare dhe raportimin në Kuvend të kreut të SPAK, Altin Dumanit.
    Teksa e konsideroi seancën e djeshme si një tragjikomedi, Berisha deklaroi se Dumani u frikësua nga opozita dhe pyetjet që kjo e fundit kishte përpiluar kundrejt tij.
    Berisha theksoi se mospranimi i pyetjeve direkte nga deputetët e opozitës, përbën një akt të pashembullt.
    “Regjistrohet në analet e Parlamentit, si dita e kapitullimit pa kushte të pseudo mazhorancës së krimit dhe jo vetëm asaj, por para shqiptarëve dhe mbarë botës mercenarit të Edi Ramës, Altin Troplini.
    Ju dje në një teatër tragjikomikë patë sesi pseudomazhoranca e tërë u angazhua të shkelë ligje, kushtetutën, vetëm në diktatin e Dumanit i cili refuzonte të merrte pyetje me gojë nga deputetët. Akt i pashembullt.
    Në gjithë parlamentet e botës, pyetjet bëhen me shkrim dhe gojë. Dorëzohen me shkrim në mënyrë që, zyrtari që pyetet ti jepet mundësia të përgatisë përgjigjen. Deputeti Tritan Shehu ndodhej dje në parlamentin e Italisë dhe merrte në telefon, këtu është gjeja më absurde, por i keqpërdori dhe i keq shfrytëzuari në ekstrem nuk i duronte dot pyetjet. U bë një kompromis: ai kompromis u bë pas një përpjeke të madhe të opozitës e cila donte që shqiptarët të mësonin të vërtetat e këtij sistemi të falimentuar. Kompromis ishte që zyrtari lexonte pyetjet dhe pas përgjigjeve, autori i pyetjeve të shprehej për përgjigjet që ai dha. Kjo funksionoi shumë mirë, ndonëse ju e patë vetë pozitën mjerane në të cilën u ndodhën palët tona kundërshtare”, deklaroi Berisha.
    Ky i fundit theksoi se seanca e djeshme, ishte një shkelmim ndaj Kushtetutës.
    “Për të gjitha ata që njohin gjuhën e trupit: ai fliste si i kapur. Kurse ata të cilët shkelmuan Kushtetutën, vetëm se ai kishte frikë nga pyetjet direkte se i dukeshin si shigjeta, e lëshuan në rënie të lirë.
    Kishin frikë nga opozita mos i nxirrte dosjet në parlament që i fshihte Troplini.
    Përpjekja për të vërtetat triumfoi aq bukur. Kompromisi i krimit midis mercenar Dumanit dhe pengjeve të tij në mazhorancë prodhoi ato skena të papërsëritshme”, tha ai.