Day: October 28, 2025

  • Pse burrat dhe gratë nuk luajnë shah në të njëjtën ligë?

    Pse burrat dhe gratë nuk luajnë shah në të njëjtën ligë?

    Është interesante dhe paksa paradoksale: shahja, një lojë që bazohet krejtësisht në aftësi mendore, ka liga dhe tituj të veçantë për gratë, edhe pse nuk ka prova të qarta se aftësitë njohëse të burrave dhe grave janë dukshëm të ndryshme.

    Në sportet fizike, ndarja gjinore ka një justifikim të qartë, sepse faktorë si masa muskulore dhe hormonet ndikojnë në forcë, shpejtësi dhe qëndrueshmëri. Por pse ndodh kjo në shah?

    Dy shpjegime kryesore:

    1. Shahu është tradicionalisht një lojë e dominuar nga burrat, dhe pjesëmarrja e grave ka qenë historikisht e vogël. Kur grupi i talenteve është kryesisht mashkullor, statistikat bëjnë që shfaqen më shumë lojtarë jashtëzakonisht të talentuar mes burrave.

    2. Ligat dhe titujt e veçantë për gratë synojnë të inkurajojnë pjesëmarrjen femërore, duke i dhënë mundësi grave të fitojnë përvojë dhe besim pa u përballur menjëherë me konkurrencë numerikisht superiore.

    Aftësitë njohëse dhe talenti:

    Sipas rishikimeve shkencore, IQ mesatare e grave dhe burrave është praktikisht e njëjtë. Dallimet janë të vogla: gratë shpesh shquhen në aftësitë gjuhësore, burrat në orientimin hapësinor-vizual. Eksperti Denis Bratko thekson se faktorët mjedisorë, edukimi dhe motivimi luajnë një rol të madh, dhe aftësitë nuk varen vetëm nga talenti i lindur.

    Roli i trajnimit:
    Një shembull i fuqishëm është eksperimenti i pedagogut hungarez László Polgar, i cili trajnoi vajzat e tij që nga fëmijëria për të arritur nivelin e mjeshtrisë në shah. Vajza e tij, Judit Polgar, u bë personi më i ri që fitoi titullin Mjeshtër i Madh, duke sfiduar vazhdimisht lojtarë nga 10 më të mirët në botë. Ky rast tregon se trajnimi intensiv dhe motivimi mund të kompensojnë çdo dallim të lindur.

    Statistikat aktuale:
    Edhe sot, vetëm rreth 11% e lojtarëve aktivë të FIDE-s janë gra, dhe kjo përfaqësim i vogël ka ndikim të madh: në mostrat më të mëdha, dallimet ekstreme midis lojtarëve meshkuj dhe femra shpjegohen kryesisht me statistika të thjeshta.

    Funksioni i ligës së grave:
    Ligat dhe titujt femërorë nuk janë për të ndarë gjinët, por për të siguruar një “hyrje më të sigurt” dhe motivuese në shah. Ato u lejojnë grave të fitojnë përvojë dhe besim para se të konkurrojnë në nivelet e larta të turneve të hapura.

    Barazia në perspektivë:

    Qëllimi është që, me kohë, gratë të kenë të njëjtën mbështetje dhe mundësi pjesëmarrjeje si burrat, duke konkurruar në mënyrë të barabartë. Ligat femërore shihen si një instrument mbështetës, jo si një ndarje e përhershme.

    Megjithatë, disa kritikë argumentojnë se ndarja gjinore mund të ngadalësojë progresin e shahisteve në planin afatgjatë, sepse i privon ato nga sfidat me kundërshtarët më të fortë meshkuj.
     

  • Ishte dënuar me 3 vite burg nga Gjykata, ‘rrugorja’ ndalon 41-vjeçarin në Tiranë

    Ishte dënuar me 3 vite burg nga Gjykata, ‘rrugorja’ ndalon 41-vjeçarin në Tiranë

    41-vjeçari A.K, i cili ishte dënuar me 3 vite e 4 muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë, është ndaluar nga Policia Rrugore në Tiranë.

    Sipas burimeve, 41-vjeçari ishte dënuar për armëmbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve.

    Autoritetet e kanë ndaluar të dënuarin pasi pikasën drejtimin e makinës në mënyrë të parregullt.

    Materialet i janë dërguar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

    Njoftimi i plotë i Policisë:

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:

    -në bashkëpunim me shërbimet e qarkullimit rrugor, kapën dhe ndaluan shtetasin A. K., 41 vjeç, të cilin Gjykata e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Nga dënimi, 41-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer, 1 vit e 16 ditë burgim;

  • Flakët që përvëluan vendin: Delvina, Finiqi dhe Konispoli llogarisin dëmet

    Flakët që përvëluan vendin: Delvina, Finiqi dhe Konispoli llogarisin dëmet

    Flakët që përvëluan vendin: Delvina, Finiqi dhe Konispoli llogarisin dëmet më të mëdha të verës
     
    Ka përfunduar procesi i evidentimit të dëmeve të shkaktuara nga zjarret e verës në jug të vendit, ku më të goditurat rezultojnë bashkitë Delvinë, Finiq dhe Konispol. Të dhënat zyrtare zbulojnë një bilanc dramatik, me dëme të mëdha në banesa, ullishte, pyje dhe blegtori.
     

     
    Në Delvinë, janë regjistruar 16 banesa të djegura, një kishë dhe 5 automjete të përpirë nga flakët. Zjarret kanë përfshirë gjithashtu 1250 hektarë shkurre, 1250 hektarë kullota dhe kanë shkatërruar plot 69,965 rrënjë ullinj. Humbjet nuk kanë munguar as në blegtori, me 30 dele, 3 mushka, 45 hektarë pyje dhe 622 kosherë bletësh të zhdukur nga zjarri.
     
    Në Finiq, dëmet janë po aq të mëdha: janë shkatërruar 17 banesa, një kishë dhe një stallë bagëtish, ndërsa flakët kanë dëmtuar 35 mijë rrënjë ullinj, 4 mijë vreshta dhe drurë frutorë, si dhe kanë shkaktuar humbjen e 9 gjedheve dhe 330 kosherëve të bletëve.
     
    Edhe Konispoli nuk ka shpëtuar. Flakët kanë përfshirë 80 hektarë shkurre dhe 20 hektarë kullota, duke dëmtuar 1100 rrënjë ullinj, 100 drurë frutorë, si dhe duke shkaktuar humbjen e 10 deleve dhe 10 kosharëve bletësh.
     
    Aktualisht ka përfunduar vetëm procesi i evidentimit të dëmeve, ndërsa data e fillimit të dëmshpërblimeve për familjet e prekura ende nuk është caktuar.
     
    Megjithëse kryeministri ka premtuar dëmshpërblim për çdo humbje, mbetet e paqartë nëse ky premtim do të zbatohet plotësisht apo do të ndiqet VKM-ja e vitit 2012, e cila parashikon kompensim vetëm për banesat dhe pajisjet elektro-shtëpiake.
     
    Saranda Web do të vijojë të ndjekë nga afër çdo zhvillim mbi procesin e dëmshpërblimeve në zonat e prekura nga zjarret.
     
    Reforma e re territoriale pritet të “fshijë” Delvinën dhe Konispolin, Saranda do të shtrihet deri në Borsh

     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Trump bën ‘biznes’ në Japoni, firmos marrëveshje për blerjen e mineraleve të rralla

    Trump bën ‘biznes’ në Japoni, firmos marrëveshje për blerjen e mineraleve të rralla

    DONALD TRUMP DHE SANAE TAKAICHI

    JAPONI- Donald Trump e ktheu në një mundësi të artë biznesi vizitën e tij në Japoni.
    Teksa lavdëroi së bashku me kryeministren e re Sanae Takaichi, “epokën e artë” të raporteve mes vendeve, dy liderët nënshkruan një marrëveshje që synon t’i sigurojë Uashingtonit minerale të rralla.
    Takaichi – gruaja e parë kryeministre në Japoni – lavdëroi Trumpin dhe njoftoi se do ta nominojë atë për Çmimin Nobel për Paqe, pohoi Shtëpia e Bardhë.
    Në këmbim, Trump, i cili u takua për herë të parë me Takaichin gjatë turneut të tij në Azi, tha se Uashingtoni është aleat “i nivelit më të fortë të mundshëm”.
    “Është një nder i madh të jem me ju, veçanërisht kaq herët në atë që mendoj se do të jetë një nga kryeministret më të mira”, i tha Trump Takaichit në pallatin shtetëror Akasaka.
    Marrëveshja mes dy palëve synon “forcimin e qëndrueshmërisë dhe sigurisë së zinxhirëve të furnizimit me minerale kritike dhe elemente të rralla tokësore”, u tha në deklaratë.
    Pekini këtë muaj njoftoi kufizime të gjera në industrinë e elementeve të rralla, gjë që e shtyu Trumpin që të paralajmëronte se si kundërpërgjigje do t’i vendosë tarifë prej 100 për qind importeve nga Kina.
    Presidenti amerikan mbërriti në Japoni të hënë dhe gjatë turneut në Azi pritet të takohet edhe me homologun kinez, Xi Jinping, takim që mund të ndihmojë në tejkalimin e luftës tregtare mes dy vendeve.

  • Atentati me tritol në Shkodër, makina e autorëve gjendet e djegur në Dragoç

    Atentati me tritol në Shkodër, makina e autorëve gjendet e djegur në Dragoç

    PAMJE NGA VENDNGJARJA

    SHKODËR-Një automjet është gjetur i djegur në Dragoç, pas shpërthimit me tritol të ndodhur në Shkodër ku i plagosur mbeti Ene Busukja. Mjeti dyshohet se i përket autorit/ëve të atentatit ndaj 38-vjeçarit.
    Shpërthimi u raportua mesditën e sotme në lagjen “Ndoc Mazi”. Sasia e tritolit ishte vendosur në mjetin e punonjësit të Tatimeve, i cili shpërtheu sapo 38-vjeçari ndezi makinën. Ede nuk dihet shkaku, ndërsa Policia po heton për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI

  • ‘KLSH zbuloi 2.2 mld euro të vjedhura në disa agjenci të varura nga Balluku’, Berisha: As 1/5 e parave të grabitura

    ‘KLSH zbuloi 2.2 mld euro të vjedhura në disa agjenci të varura nga Balluku’, Berisha: As 1/5 e parave të grabitura

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza ndaj Belinda Ballukut se ka vjedhur miliona euro me projekte të dyshimta.
    Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se vetëm në disa agjenci të drejtuara nga Balluku KLSH ka konstatuar 2.2 miliardë euro të vjedhura.
    Berisha: Flakët e djegësve do të djegin çdo njeri që ka dorë në atë aferë. U fol për tunelin e Llogarasë 50 milionë euro me një të rënë të lapsit, e dokumentuar. U fol për aeroportin e Vlorës 140 mln euro, u fol për vjedhjet e tmerrshme, për udhëtimet e Ramës me charter. Prisni, këto nuk janë as 1/5 e parave të vjedhura. Do i merrni vesh nga kjo dyshe Rama-Balluku. Vetëm Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe vetëm në disa agjenci të varur nga Lubi Balluku ka konstatuar 2.2 mld euro vjedhje dhe shpërdorime.

  • ‘Nuk u mora me hakmarrjen e tij ndaj meje’, Berisha flet për përballjen me Dumanin në Kuvend: Nuk i duronte dot…

    ‘Nuk u mora me hakmarrjen e tij ndaj meje’, Berisha flet për përballjen me Dumanin në Kuvend: Nuk i duronte dot…

    Gjatë një konference me gazetarët, kreu i PD, Sali Berisha komentoi përballjen dhe raportimin e djeshëm të kreut të SPAK, Altin Dumani.

    Kryedemokrati u shpreh se ‘nuk u mora me hakmarrjen e tij ndaj meje”, ndërsa shtoi se sipas gjuhës së trupit ‘Dumani fliste si i kapur’.
    Ndër të tjera ai tha se Altin Dumani ‘nuk i duronte dot pyetjet e deputetëve të opozitës, pasi i dukeshin si shtiza’.
    “Patë se si pseudomazhoranca e tërë u angazhua të shkelë ligjet, Kushtetutën e vendit vetëm në diktatin e Dumanit, i cili refuzonte të merrte pyetje me gojë nga deputetët. Akt i pashembullt.
    I keqpërdoruri dje i keq shfrytëzuari nuk duronte dot pyetjet, i dukeshin si shigjeta. Kompromisi ishte që zyrtari të lexonte pyetjet dhe pas përgjigjeve autori iu pyetjeve të shprehej 2 minuta për përgjigjet që ai dha. E patë pozitën mjerane që u ndodhën palët tona kundërshtare. Në gjuhën e trupit ai ‘Fliste si i kapur’”, u shpreh Berisha.

  • Aksidentet u ulën me 16.3% në shtator, grupmosha më problematike në timon 25-34 vjeç

    Aksidentet u ulën me 16.3% në shtator, grupmosha më problematike në timon 25-34 vjeç

    Muaji shtator ka shënuar një numër më të ulët aksidentesh në raport me shtatorin e një viti më parë. Publikimi i fundit i Institutit të Statistikave mbi aksidentet rrugore vëren se ky numër ra me 16.3 për qind. INSTAT citon se të dhënat e raportuara janë paraprake dhe janë subjekt përditësimi.“Në muajin Shtator 2025 janë regjistruar 102 aksidente rrugore, nga të cilët 135 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur).  Gjatë periudhës Janar-Shtator 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 16,3 %, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më pare” thuhet në publikim.Një tjetër pikë ku ndalet INSTAT është fakti se në shumicën e rasteve aksidentet janë si pasojë e shoferëve teksa grupmosha problematike sipas të dhënave të përpunuara në këtë periudhë është ajo e 25-34 vjeç.“Aksidentet rrugore, në 91,2 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është shkaktuar nga grup-mosha 25-34 vjeç, e cila përbën 26,5 % të numrit total të aksidenteve.Në muajin Shtator 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Hënë me 19,6 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditë së Mërkurë, Enjte dhe të Premte me nga 9,8 % secilaNumri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 14:00-17:00 dhe 19:00-24:00, duke zënë secila nga 23,5 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej” thuhet në publikimin e INSTAT.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Pa qeveri dhe pa buxhet, Kosova drejt krizës ekonomike

    Pa qeveri dhe pa buxhet, Kosova drejt krizës ekonomike

    Albin Kurti, kryeministër në detyrë dhe i mandatuar për të formuar Qeverinë e re, nuk i ka siguruar 61 votat e nevojshme për të nisur një mandat të ri në pushtet. Tani i takon presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që të vendosë për hapat e mëtejmë. Kriza institucionale rrezikon t’i kushtojë Kosovës miliona euro.  Të dielën e 26 tetorit, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të zgjedhë Qeverinë e re të propozuar nga Albin Kurti. Dështimi në zgjedhjen e qeverisë ndodhi pasi koalicioni fitues i zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit nuk arriti t’i sigurojë numrat e nevojshëm për formimin e qeverisë.Për kabinetin e ri qeveritar votuan vetëm 56 deputetë, kundër ishin 48, ndërsa katër deputetë abstenuan.Ky dështim mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Për më tepër, për shkak të mungesës së institucioneve të reja, ekziston rreziku që vendi të përballet me krizë ekonomike, pasi nuk do të mund të miratohet buxheti për vitin 2026.Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka treguar se dështimi i votimit të qeverisë do të lërë gjurmë në disa aspekte.“Shqetësimi më i madh është së Kosova po hyn në një krizë, e cila do të lërë gjurmë jo vetëm në aspektin politik, por edhe ekonomik, social dhe kulturor, dhe në këtë drejtim, dështimi i votimit të qeverisë, apo mosarritja e një marrëveshjeje për krijimin e institucioneve apo qeverisë së re, do të ketë efekte normë negative ne aspektin ekonomik, qoftë në aspektin intern qoftë në aspektin ekstrem”.Gërxhaliu pohoi se në aspektin e brendshëm po shihet që është mungesa e dëgjimeve buxhetore për përgatitjen e buxhetit për vitin 2026.“Dhe e tëra kjo ndikon në faktin që më shumë se 36 agjencione të ndryshme janë të pa udhëhequra, dhe vetëm me ushtrues detyre. Kjo po e dëmton në masë të madhe në aspektin ekonomik Kosovën. Dhe kur krejt kësaj i shtohet fakti së në aspektin ekstrem, jemi nën sanksione të BE-së, jemi në një ngërç politik në raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ngrirjen e partneritetit strategjik”.Po ashtu, ai tha se si pasojë e mungesës së institucioneve, Kosova nuk do të mund të përfitojë as nga plani i rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.“Kemi më tepër se 600 milionë euro, vlera të projekteve që janë të pezulluara nga Bashkimi Europian, kemi më tepër se 218 milionë euro në IPA 2 dhe IPA 3, dhe kemi një buxhet prej 300 milionë e gjysmë fondi investim për Ballkanin Perëndimor, dhe këtu Kosova nuk përfshihet, atëherë paramendoni se cilat janë efektet në të ardhmen”.Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) është shprehur i zhgënjyer nga dështimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të formuar Qeverinë e re, duke thënë se ky është një “zhvillim zhgënjyes pas kësaj krize të zvarritur institucionale”.“Ky rezultat është pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së dialogut politik dhe e dështimit për të arritur marrëveshje që do të mundësonin funksionimin normal të institucioneve të vendit”, thuhet në reagimin e KDI-së të publikuar në rrjetin social.Si pasojë e “bllokadës dhe polarizimit të thellë politik”, KDI-ja thotë se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme do të ishin zgjidhja më e mirë.“Në këto rrethana, zgjedhjet e parakohshme parlamentare përfaqësojnë opsionin më të qëndrueshëm dhe më të besueshëm për t’i dhënë fund kësaj krize dhe për t’i rikthyer qytetarëve mundësinë për të përcaktuar drejtimin politik të vendit”.Ish-ministri i Financave, Haki Shatri ka treguar se nëse nuk aprovohet ligji për buxhetin dhe nëse nuk dërgohet në Kuvend për votim, Kosova nga 1 janari nuk do të ketë mundësi të shfrytëzojë asnjë një cent nga buxheti i shtetit.“Siç e dini nuk kemi as qeveri po ashtu edhe kuvendi është pa ndonjë fuqi dhe nëse nuk arrihet ky ligj të aprovohet me kohe pas një janarit shteti i Kosovës nuk do të ketë mundësi të shfrytëzojë asnjë pagesë nga buxheti i saj”.Mosmiratimi i buxhetit do ta fuste Kosovën në krizën më të thellë financiare që nga paslufta.“Do të mund të bëhet, deri në muajin mars sa të paguhen pagat e punëtorëve dhe asgjë tjetër, nëse ndodh kjo gjë është shkatërrim i shtetit në emër të patriotizmit”.Sindikata e Punëtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës ka kërkuar nga Kuvendi i sapo konstituar që urgjentisht të ndërhyjë për sigurimin e alokimit të buxhetit për RTK-në, për të shmangur përsëritjen e situatës së muajit gusht, kur punëtorët mbetën pa paga dhe funksionimi i transmetuesit publik u rrezikua.Në reagimin e sindikatës thuhet se kërkesa zyrtare për pagesat e punëtorëve është dorëzuar në adresë të Bordit dhe Menaxhmentit të RTK-së që në fillim të muajit tetor, por deri më tani nuk është marrë asnjë përgjigje.“SPERTK kërkon transparencë të plotë dhe njoftim publik për gjendjen e pagave dhe të financave të institucionit. Paga është e drejtë ligjore dhe kërkesë legjitime për punën e kryer nga të gjithë punonjësit e RTK-së”, thuhet në reagim.Sindikata thekson se mungesa e buxhetit rrezikon seriozisht vazhdimin e projekteve programore dhe stabilitetin e institucionit publik, në një periudhë kur RTK ndodhet në procese të rëndësishme zhvillimore.Ndryshe, më 9 shkurt 2025, në Republikën e Kosovës u zhvilluan zgjedhjet parlamentare, në të cilat qytetarët ushtruan të drejtën e tyre për të zgjedhur përfaqësuesit në Kuvend.Kushtetuta e Kosovës përcakton që nëse përbërja e propozuar e Qeverisë së re nuk e merr shumicën e nevojshme të deputetëve, presidenti i Kosovës duhet të emërojë një mandatar të dytë për kryeministër brenda dhjetë ditësh, i cili i ka gjasat më të mira për të formuar Qeverinë.Kreu i partisë së dytë të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se do t’i kërkojë presidentes Vjosa Osmani që të shkohet në zgjedhje menjëherë.E sipas Kushtetutës, zgjedhjet duhet të mbahen brenda 40 ditëve nga data e shpalljes.Deri atëherë, Qeveria në detyrë do t’i kryente detyrat e saj.  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Abissnet Superiore”, sot dhe nesër luhen takimet e javës së nëntë

    “Abissnet Superiore”, sot dhe nesër luhen takimet e javës së nëntë

    Java e 9-të e kampionatit “Abissnet Superiore” dhe e fundit e fazës së parë do të luhet sot dhe nesër.
    Ndeshja e parë e ditës është Bylis – Vora, që do të luhet në stadiumin “Adush Muça”, në orën 14:00. Po sot luhet edhe takimi Egnatia – Teuta, në stadiumin “Egnatia Arena”, në orën 17:00.
    Tre ndeshjet e tjera të javës së 9-të janë programuar të mërkurën. Flamurtari – Vllaznia do të luhet në stadiumin e Vlorës, në orën 17:00.
    Dy takimet e fundit do të zhvillohen në mbrëmje, në orën 19:30. Në “Elbasan Arena”, Dinamo City do të përballet me Partizanin, ndërsa në “Air Albania” do të luhet dueli Tirana – AF Elbasani.