Moderatorja dhe aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka vendosur t’i japë fund pyetjeve të shumta që ka marrë kohët e fundit nga ndjekësit në rrjete sociale për ndryshimin në syrin e saj. Në një “Ask me a question” në Instagram, një ndjekës e pyeti drejtpërdrejt: “Çfarë të ka ndodhur te syri?”
Olta vendosi të përgjigjej hapur, duke sqaruar se bëhet fjalë për një problem shëndetësor dhe jo për ndonjë ndërhyrje estetike, siç kanë aluduar disa.
Ajo shkroi:
“Pas pyetjes për BBVK, kjo është pyetja më e shpeshtë që më është bërë. Po kaloj një problem shëndetësor. Kjo më shumë për të gjithë ju që më shkruani çdo ditë: ‘He mi t’ka kap keq botoxi’, ‘O qorre’, etj. Mos më pyesni më shumë se nuk do të flas për këtë gjë, jo tani”.- shkroi ajo, duke i “vene kapakun” kësaj pyetje.
Me këtë reagim, Olta ka bërë të qartë se ndodhet në një moment delikat dhe kërkon privatësi lidhur me situatën e saj shëndetësore. Pavarësisht kësaj, mesazhi i saj është pritur me shumë dashuri dhe mbështetje nga fansat, të cilët i kanë uruar shërim të shpejtë dhe forcë për ta kaluar këtë periudhë.
Mbase Olta do tregojë më vonë se çfarë po kalon.
Day: October 13, 2025
-

Olta Gixhari tregon për herë të parë çfarë ka ndodhur me syrin e saj: Po kaloj një problem shëndetësor
-

“Ia dolëm vetëm falë qetësisë”, Tufa për Serbi-Shqipëri: Presioni i panevojshëm, është thjeshtë ndeshje futbolli
Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë në Leskovac, duke marrë 3 pikë mjaft të vyera, në kualifikueset e botërorit.
I ftuar në emisionin “Log.”, në News 24, analisti Bashkim Tufa u shpreh se mënyra se si po konceptohet futbolli është gabim. Sipas Tufës, presioni është i panevojshëm, pasi bëhet fjalë thjeshtë për një ndeshje futbolli.“Ka një gabim si konceptohet futbolli. Çfarë është? Shqipëria është më e fortë se Serbia, sepse fitoi? Ky është thjeshtë futboll.
Ne falë qetësisë arritëm këtë rezultat, nuk kishim presion. U treguam profesionistë ia dolëm.
Kjo fitore është perlë. Kjo është një nga fitoret më të bukura. Ka edhe anën politike, sociale dhe historike. Erdhi dhe pikërisht në këtë kohë”- tha Tufa.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

Christy Teigen mbështet Meghan Markle për kritikat negative: Njerëzit thjesht do të shpikin historinë e tyre
Chrissy Teigen ka folur për miqësinë e saj me Meghan Markle dhe ka shprehur habinë e saj për kritikat e forta që Dukesha e Sussex ka marrë herë pas here. Pavarësisht komenteve negative që ka marrë që nga vendimi i saj për t’u larguar nga detyrat mbretërore me Princin Harry dhe për t’u zhvendosur në Shtetet e Bashkuara, Chrissy Teigen e sheh atë si një model force dhe mirësie. Duke folur për People, ajo fillimisht shprehu admirimin dhe dashurinë e saj për Dukeshën e Sussex.
“E adhuroj. E adhuroj vërtet. Mendoj se është jashtëzakonisht e fortë“, tha 39-vjeçarja, duke shtuar: “Është plotësisht absurde për mua sa polarizuese duket ajo për kaq shumë njerëz të ndryshëm”.
Sipas saj, Meghan Markle “është thjesht një person kaq zemërmirë dhe i mirë që dëshiron më të mirën për të gjithë miqtë e saj, njerëzit përreth saj, marrëdhënien e saj dhe fëmijët e saj”. Ajo shtoi gjithashtu se Meghan Markle jeton një jetë shumë më “të thjeshtë” nga sa mund ta imagjinojnë disa, duke shtuar: “Njerëzit shpikin të gjitha këto teori të ndryshme rreth asaj që ajo mund të dëshirojë ose çfarë mund të thotë… por nuk është aq e komplikuar”.
Më pas ajo shtoi: “Njerëzit gjithmonë do të lexojnë atë që duan të lexojnë dhe do të përqendrohen shumë në atë që duan të besojnë. Njerëzit thjesht do të shpikin historinë e tyre”.
Chrissy Teigen, e cila ka qenë gjithashtu subjekt i kritikave negative, tha se admiron mënyrën se si Meghan Markle injoron negativitetin. “Mendoj se është e pabesueshme që ajo thjesht thotë: ‘Thuaj çfarë të duash të thuash. Jam e lumtur, jam e shëndetshme dhe ndihem mirë’”, komentoi ajo. -

“Vuçiç mori në telefon pronarin e hotelit ku ishim”, zv/Presidenti i FSHF: Serbia rrezikonte vite përjashtim nëse shkelte masat e sigurisë
Zëvendëspresidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Arben Dervishaj, i ftuar në studion e emisionit “Log.” në News24, ka folur për atmosferën dhe organizimin e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila përfundoi me fitoren 1-0 të kuqezinjve në Leskovc.
Dervishaj tha se ishte pjesë e delegacionit që shoqëroi ekipin kombëtar dhe theksoi se ekzistonte një marrëveshje ndërmjet federatave për të mos lejuar praninë e tifozëve respektivë shqiptarë dhe serbë në dy ndeshjet mes dy vendeve. Kjo masë u mor për të shmangur tensionet dhe për të garantuar sigurinë gjatë përballjes.“Ndeshja ishte me përgjegjësi të madhe për ekipin, sepse këtu ndahej nëse do të ishim kandidatët për të vijuar rrugën drejt Botërorit,” tha Dervishaj, duke rikthyer edhe në kujtesë përjetimet nga ndeshja e vitit 2014 në Beograd, ku ishin pjesë e të njëjtit grup njerëzish që e përjetuan atë sfidë.
Ai vuri në dukje se federata serbe këtë herë kishte bërë një organizim të mirë dhe kishte marrë masa të forta sigurie. “Nëse Serbia do të kishte bërë shkelje të masave të sigurisë, rrezikonte të penalizohej nga dy deri në pesë vite,” shtoi Dervishaj.
Gjithashtu, ai tregoi se presidenti serb Aleksandar Vuçiç kishte telefonuar pronarin e hotelit ku qëndruan shqiptarët për të pyetur rreth kushteve të qëndrimit, duke treguar kështu një përkushtim serioz ndaj organizimit dhe mirëpritjes.© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

“Dy krena, një shqipe”, Kryeministri Rama “duartroket” Kosovën pas triumfit të madh ndaj Suedisë
Pas fitores së Shqipërisë në Leskovac ndaj Serbisë, vetëm një ditë më pas, erdhi një tjetër sukses i madh. Kosova mundi 0-1 Suedinë në kualifikueset e botërorit, duke u afruar edhe më shumë me endrrën Play Off. Asllani festoi me shqiponjë, po ashtu si Rey Manaj.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku uron dy skuadrat. “Dy krena, dy fitore, një shqipe #ForcaKosovë” – shkruan numri një i qeverisë.D1b82e9c 90e4 49aa 8a3a D343e27a521e
© BalkanWeb -

Samiti i Biznesit EU-Shqipëri në Tiranë/ Artan Dulaku, CEO i Concord Investment: Sfida e ekonomisë shqiptare, mënyra të zgjuara për të bërë biznes
Në Tiranë u mbajt Samiti i Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, që mblodhi së bashku liderë të rajonit, përfaqësues të Bashkimit Europian dhe investitorë të huaj.
Në panelet e këtij takimi të nivelit të lartë morën pjesë investitorë nga vende të ndryshme, mes tyre edhe CEO i “Concord Investment”, Artan Dulaku.
Në fjalën e tij, Zoti Dulaku vuri në dukje resurset e mëdha që ofron Shqipëria dhe rajoni për zhvillim ekonomik.
CEO i “Concord Investment” solli edhe një shembull konkret nga fusha e mikpritjes, ku interesi i investitorëve të huaj po rritet ndjeshëm, duke theksuar se procedurat dhe çështjet e pronësisë duhet të përshpejtohen për të lehtësuar hyrjen e investimeve të reja.
Sipas Zotit Dulaku, bashkëpunimi mes sektorëve kryesorë dhe përmirësimi i infrastrukturës ligjore e administrative do të hapin rrugën për një zhvillim më të qëndrueshëm ekonomik në Shqipëri dhe në gjithë rajonin.CEO i “Concord Investment”, Artan Dulaku: Nëse ne duhet të ecim përpara duhet të ristrukturojmë ekonominë tonë dhe të përfshihemi në ato që janë mënyra të zgjuara për të bërë biznes dhe që është, koordinim midis sektorëve kyç si energjia, energjia e rinovueshme, dhe pse të mos lëvizim drejt disa mjeteve financiare, strukturës së re që i nevojitet vendit.
Do t’ju sjell një shembull. Duke folur për mikpritjen, kemi vënë re se kërkesa për të qenë të pranishëm në Shqipëri, që nga 20 rrjete hotelesh në Evropë, është shumë e lartë dhe përgjigja është e ngadaltë dhe duhet të përshpejtohet disi. Do t’ju jap një shembull se çfarë mund të bëjë qeveria lokale. Qeveria lokale në thelb mund ta zgjidhë çështjen e pronësisë së tokës, e cila është një çështje e madhe dhe asnjë e huaj nuk mund ta zgjidhë atë me mjetet e veta. Qeveria lokale mund t’ua përkthejë nevojat lokale partnerëve ndërkombëtarë. -

Video/ Trump ngatërron postin e kryeministrit kanadez, mikrofoni i ndezur kap bisedën mes tyre
Gjatë samitit të Lindjes së Mesme, kryeministri kanadez Mark Carney e korrigjoi me humor Presidentin Donald Trump, pasi ai e quajti atë “president” në vend të kryeministër.
Trump po përshëndeste udhëheqësit botërorë pas nënshkrimit të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, ndërsa kamerat dhe mikrofonat ishin ende të ndezur.
“Epo, jam i kënaqur që më ngritët në statusin e presidentit”, i tha Carney ndërsa Trump ia theu se të paktën nuk e quajti guvernator, incident që e kishte bërë edhe më herët me paraardhësin e Carney-t, Justin Trudeau.
Gjatë fjalimit të tij të gjatë, Trump bëri edhe falënderime dhe komenteve spontane mbi udhëheqësit botërorë.
Kur arriti tek Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Trump u habit që ai nuk ishte midis atyre që po qëndronin në këmbë.
“Shumë faleminderit Emmanuel. Do ta imagjinoja Emmanuelin duke qëndruar diku pas meje”, tha Trump duke shikuar përreth para se të dallonte presidentin në audience.
Pak çaste më vonë, presidenti u shpreh me entuziazëm për udhëheqësin e Hungarisë, kryeministrin Viktor Orban, i cili ka punuar për të çmontuar demokracinë e vendit.
“Oh Viktor, ku është Viktori? Ne e duam Viktorin. Veektor, e quaj unë, i vendos pak theks,” tha Trump. “Je fantastik. E di që shumë njerëz nuk pajtohen me mua, por unë jam i vetmi që ka rëndësi. Je fantastik”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Ai pati gjithashtu diçka për të thënë për Melonin. “Italia. Kemi një grua, një grua të re që është, nuk më lejohet ta them sepse zakonisht është fundi i karrierës suaj politike nëse e thoni vetë, ajo është një grua e re e bukur. Tani, nëse përdorni fjalën e bukur në Shtetet e Bashkuara për një grua, ky është fundi i karrierës suaj politike, por unë do të provoj shanset e mia”, tha Trump.
Hot Mic Catches PM Correcting Trump’s Senior Moment https://t.co/gu82sRKEbc via @thedailybeast
— Jon (@jonlumani2001) October 13, 2025Top Channel
-

Kualifikueset Botërori 2026/ Gjermania vijon në rrugën e fitoreve, ndalen Franca dhe Zvicra, Belgjika përmbys Uellsin (Rezultatet)
Përveç Kosovës, mbrëmjen e kësaj të hëne janë luajtur edhe 7 duele të tjera, me emra të mëdhenj botëror që zbritën në fushën e lojës.
Gjermania duket se tashmë ka gjetur qetësi duke vijuar në rrugën e fitoreve. “Panzerat” kanë arritur një fitore të vuajtur kundër Irlandës së Veriut me një gol të shënuar nga Woltemade në minutën e 31’, duke e mbajtur ekipin e Nagelsmann në vendin e parë të Grupit A me 9 pikë. Po kaq pikë ka arritur dhe Sllovakia, që mundi 2-0 Luksemburgun.
Në grupin B, ku ndodhet dhe Kosova, Zvicra u ndal për herë të parë, duke barazuar pa gola me Slloveninë në transfertë dhe duke qëndruar në vendin e parë me 10 pikë.
Në Grupin D, Franca nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 me Islandën në transfertë. Ishin vendasit ata që shënuan të parët me Palsson në minutën e 39’. Nkunku barazoi në të 63’, ndërsa Mateta kaloi në avantazh të përkohshëm “Gjelat’ në të 68’, por pas dy minutash, Hlynsson barazoi sërish takimin. Ndërkohë po në këtë grup, Ukraina mundi 2-1 Azerbajxhanin. Kështu Franca kryeson me 10 pikë dhe është një fitore larg Botërorit.
Në Grupin J, Belgjika mori vendin e parë pas një fitoreje me përmbysje ndaj Uellsit me rezultatin 2-4, ndërsa Maqedonia e Veriut hodhi një hap fals duke barazuar 1-1 me Kazakistanin.
REZULTATET:
GRUPI A
Irlandë e Veriut 0-1 Gjermani
Sllovaki 2-0 Luksemburg
GRUPI B
Suedi 0-1 Kosovë
Slloveni 0-0 Zvicër
GRUPI D
Islandë 2-2 Francë
Ukrainë 2-1 Azerbajxhan
GRUPI J
Uells 2-4 Belgjikë
Maqedoni e Veriut 1-1 KazakistanTop Channel
-

VIDEO/ Zgjedhjet në Kosovë, Bushati: Skena politike e fragmentarizuar, nuk po gjendet gjuha e bashkëpunimit
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor në Kosovë, duke theksuar se vendi fqinj po përballet me një fragmentarizim të thellë politik.
Bushati tha se Kosova mbetet një vend ku zgjedhjet zhvillohen dhe pushteti ndërrohet në mënyrë demokratike, por se situata aktuale politike tregon përçarje të thella midis forcave politike.
‘Ajo që mund të thuhet si konkluzion është se atje ka zgjedhje. Mënyra si del rezultati, si bëhen zgjedhjet etj., si ndërrohet pushteti. Por çfarë na ka bërë ne këto 7 muaj, që pas zgjedhjeve të Shkurtit. Na ka bërë që Kosova ka një skenë politike të fragmentarizuar në disa parcela që nuk janë në gjendje ta gjejnë fjalë me njëra-tjetrën.’
Sipas analistit, edhe rezultati i fundit tregon se tendenca e ndarjes politike në Kosovë po vazhdon dhe mund të përsëritet edhe nëse zhvillohen zgjedhje të parakohshme.
‘Edhe rezultati i zgjedhjeve lokale, edhe nëse do bëhen zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, nëse Kurti nuk bën dot qeveri, frika është që kjo pasqyrë, kjo tablo fragmentarizimi do përsëritet.’
Në përfundim, Bushati theksoi se lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk gëzon më mbështetjen absolute që kishte dikur.
‘Pra kemi kaluar nga koha kur Albin Kurti merrte 50+1 të votës së kosovarëve, jemi në pikën që Vetëvendosja ngelet parti e parë, por jo parti që krijon qeveri vetë.’
-

Limoni – detoks natyral për trupin
Drita e verdhë e shëndetit
Me aromën e tij të freskët dhe shijen që zgjon shqisat, limoni është një eliksir i pastër natyre. I thjeshtë, por i fuqishëm, ai ndihmon trupin të rigjenerohet dhe të rifitojë ekuilibrin e brendshëm. Një gotë ujë me limon në mëngjes është më shumë se zakon – është një ritual mirëqenieje.
Burim i vitaminës C dhe rinisë qelizore
I pasur me vitaminë C, limoni forcon sistemin imunitar, ndihmon trupin të luftojë infeksionet dhe nxit prodhimin e kolagjenit, duke mbajtur lëkurën të fortë, elastike dhe me shkëlqim. Antioksidantët e tij veprojnë si mburojë kundër radikaleve të lira dhe ngadalësojnë procesin e plakjes.
Detoks dhe pastrim i brendshëm
Limoni stimulon tretjen dhe funksionin e mëlçisë, duke ndihmuar trupin të eliminojë toksinat në mënyrë natyrale. Ai përmirëson metabolizmin dhe rigjallëron qelizat, duke i dhënë trupit ndjesinë e pastërtisë dhe lehtësisë. Prandaj, përdorimi i tij i rregullt në ujë të vakët është një nga mënyrat më të thjeshta për detoksifikim të butë e të përditshëm.
Acid në shije, alkalizues në trup
Edhe pse limoni ka shije acidike, pasi tretet në trup ai krijon efekt alkalizues, ndihmon në balancimin e pH-së dhe redukton inflamacionin. Ky është sekreti i tij: nga kontrasti lind harmonia – një ekuilibër perfekt mes freskisë dhe shërimit.
Një pikë që ndryshon gjithë ditën
Në sallatë, në çaj, në ujë ose si pjesë e një rituali mëngjesi, limoni është mik i trupit dhe i shpirtit. Ai pastron, forcon, ngjall energji dhe na kujton se ndonjëherë, mrekullitë më të mëdha vijnë në formën më të thjeshtë – një pikë drite e verdhë në gotë.