Day: October 11, 2025

  • Epike/ “Go, go”! Të huajt festojnë si të çmendur në Tiranë për fitoren kundër Serbisë (VIDEO)

    Shqipëria shkruan historinë. Kuqezinjtë bëhet Zot në atë që ishte edhe stadiumi më fatsjellës i Serbisë. Rei Manaj shënoi një gol spektakolar në sekondat e fundit të pjesës së parë, duke shtangur vendasit. Dhe sigurisht, nuk mund të mungonte festa me shqiponjë.Ndërkohë menjëherë pas mbarimit të ndeshjes, festa e madhe ka shpërthyer në Tiranë. Një moment epik ishte ai i një tifozi të Shqipërisë që në kryeqytetin shqiptar ka hipur mbi urbanin e Tiranës së Re, ndërsa nuk mungojnë edhe spektakli me xhirimin e gomave të makinës apo motorrave. Ndërkohë një tjetër moment emociones ishte kur policia iu bashkua festës dhe po i binte borive, ndërsa tifozët shpërthyen: “Policia është më ne”. Gjithashtu në shesh kishte edhe tifozë të huaj që festuan kuqezi. /Sport Ekspres/?

  • Gjimshiti: Urimin e parë e mora nga bashkëshortja. Shtëpia e gjyshërve të mi është shumë afër nga këtu

    Gjimshiti: Urimin e parë e mora nga bashkëshortja. Shtëpia e gjyshërve të mi është shumë afër nga këtu

    Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka folur pas fitores historike të Shqipërisë në transfertën ndaj Serbisë, duke ndarë emocionet e mëdha që ka përjetuar si në aspektin personal, ashtu edhe profesional.
    Në prononcimin e dhënë për DigitAlb, mbrojtësi kuqezi zbuloi se bashkëshortja e tij, me origjinë serbe, ishte personi i parë që e uroi pas ndeshjes.
    “Emocionet para ndeshjes kanë qenë të shumta. Kam përjetuar shumë në karrierën time, kam mësuar si ta përballoj presionin. Kjo ishte një ndeshje ndryshe, sepse shtëpia e gjyshërve të mi është shumë afër nga këtu. Edhe tani nuk e kemi realizuar plotësisht këtë ëndërr — emocionet janë ende të freskëta. Nga e gjithë bota na kanë ndjekur dhe e dimë që i kemi bërë të gjithë shqiptarët krenarë.
    E njoh Ajetin që kur ishim 15 vjeç. Kemi luajtur bashkë edhe te Zvicra. Vendosëm të dy të përfaqësojmë Shqipërinë dhe që prej asaj kohe kanë kaluar mbi 10 vite. Ky është një grup me shumë cilësi, por mbi të gjitha me karakter. Të gjithë luftuam në fushë dhe dhamë maksimumin – kjo është një arritje e madhe për ne.”
    Për sa i përket mesazheve të shumta që ka marrë pas ndeshjes, kapiteni theksoi: “Urimi i parë ishte nga bashkëshortja dhe familja. Kam marrë shumë mesazhe, ende nuk i kam hapur të gjitha. Më të rëndësishmit janë ato nga familja, prindërit dhe gruaja.”
    Në fund, Gjimshiti komentoi edhe përballjen personale me Dusan Vlahoviç, sulmuesin e Juventusit: “Kam luajtur shumë herë kundër Vlahoviçit, besoj mbi 10 ndeshje. Po kalon një periudhë të vështirë, por mbetet sulmues me cilësi. Në pjesën e parë pati një rast të madh, por ia dolëm ta mbajmë mirë.”

  • Heroi Manaj: Një nga ditët më të bukura të jetës time

    Heroi Manaj: Një nga ditët më të bukura të jetës time

    Rey Manaj ishte më i kritikuari pas ndeshjes me Serbinë në Tiranë, pas atij 11-metërshi të humbur.
    Por ishte pikërisht ai që u kthye në hero në Leskovac, duke shënuar golin e vetëm që i solli Shqipërisë fitoren historike.
    Në një deklaratë për DigitAlb, sulmuesi shqiptar tha:
    “Besoj se sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime se pas ndeshjes ndaj Serbisë disa komente nuk i meritoja, se kemi mbas familje, motër, prindër, duhet t’i harrojmë, se sot gjithë Shqipëria, Kosova, janë krenar për ndeshjes e kemi lënë shpitin në fushë. Kemi edhe dy ndeshje të tjera, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të bëjmë më të mirën për të shkuar në Botëror.
    Isha shumë i lodhur dhe në pjesë të parë mora goditje te gjuri, me çau me taka hekuri, në vendin tim u fut edhe Daku, i kam veshur bluzën dhe ju bën të fala, edhe ai meritonte nga fillimi, si të gjithë që nuk kanë luajtur, nuk ka rëndësi kush ishte në fushë, rëndësi ka që fitoi Shqipëria sot.
    Doja të jepja një mesazh më të fortë por jemi në televizion dhe më mirë mos e japin, u them të gjithëve shijoni këto momente, se këto vijnë vetëm një herë, sidomos për futbollistët, kemi loz para 11 vitesh, tani i mundëm përsëri në shtëpinë e tyre. Futbolli ecën shpejt dhe këto momente duhet të shfrytëzojmë të gjithë dhe të kënaqemi.
    Pasi bëra gol nuk kuptova më asgjë, nuk e pashë që kisha karton. Më thanë çunat, unë festova me shqiponjë, normalisht e doja. Se ishin pankinat, se ishin tifozët, nuk është se do e bëja në tokë”, tha Manaj.

  • Hysaj: 11 vite për të fituar këtë ndeshje

    Hysaj: 11 vite për të fituar këtë ndeshje

    Elseid Hysaj nuk i fshehu emocionet pas fitores së madhe të Shqipërisë në transfertë ndaj Serbisë.
    Mbrojtësi kuqezi, një nga më të vjetrit dhe me përvojë në skuadër, foli për DigitAlb menjëherë pas ndeshjes, duke e cilësuar këtë triumf si një moment të jashtëzakonshëm për gjithë shqiptarët.
    “Ndeshja më në fund u fitua, 11 vjet për të fituar këtë ndeshje. Kemi gabuar 2 ndeshje, për të cilat mund të ishim duke festuar edhe më shumë. Mos harrojmë që kemi edhe 2 ndeshje të rëndësishme përpara. Gjithë festimi tregon që jemi një grup fantastik. Kemi pasur vështirësi në fillim, por ja që po ia dalim, shpresoj të vazhdojmë kështu. Sulmuesit tanë po shënojnë gola të rëndësishëm.
    Unë nuk dal kurrë për të parë fushën, sot dola, iu thashë lojtarëve, që sot është qetë, duket sikur luajmë në Shqipëri, tifozët do të ndizen më vonë dhe kështu u bë.
    Loriku e di që rekordet janë bërë për t’u thyer, është krenari për mua, për familjen, kur të rriten fëmijët, do t’iu them që babi juaj është i shkruar në librat e historisë. Mesazhi i parë ishte i gruas, së bashku me 3 fëmijët”, u shpreh Hysaj.

  • “Xhindosen” serbët, humbja në shtëpi u ul kokën! Sherr pas përfundimit të ndeshjes

    “Xhindosen” serbët, humbja në shtëpi u ul kokën! Sherr pas përfundimit të ndeshjes

    Ndeshja Serbi-Shqipëri, e cila përfundoi në favorin e shqipeve, u prit në mënyrën më të keqe nga tifozët serbë.
    Pas përfundimit të ndeshjes, një sherr ka ndodhur në shkllët e stadiumit.
    Kanë qenë forcat serbe, ato që kanë ndërhyrë menjëherë, që situata të mos përshkallëzohej.
    Ndërkohë që gjatë gjithë ndeshjes, tifozët serbë kanë qenë të tensionuar, situatë që e kanë shoqëruar me brohoritma urrejtjeje ndaj shqiptarëve.

  • Mediat në Kosovë ‘kurorëzojnë’ mbret Rei Manajn: Heshti Serbinë, shqiponja fluturoi në Leskovac

    Mediat në Kosovë ‘kurorëzojnë’ mbret Rei Manajn: Heshti Serbinë, shqiponja fluturoi në Leskovac

    Mediat në Kosovë kanë pasqyruar me tituj pompozë fitoren e Kombëtares shqiptare kundër Serbisë në Leskovac, falë golit të Rei Manajt në minutën e 45+1. 
    “Serbia nën hijen KUQEZI, bomba e Manajt gjunjëzon serbët”,- shkruan Klan Kosova. 
    “Mbreti Manaj e hesht Serbinë, shqiponja fluturon në Leskovc dhe sheh kah Botërori”,- është titulli i Gazeta Express. 
     
     

  • Europa luajti ndeshje pa surpriza, Ronaldo humb penallti, kalojnë Italia e Spanja

    Europa luajti ndeshje pa surpriza, Ronaldo humb penallti, kalojnë Italia e Spanja

    Shqipëria arriti fitore historike në Leskovac në përballjen me Serbinë 0-1. Fitorja bëri të lumtur një komb të tërë … Në orën 15:00 u zhvillua ndeshja tjetër e Grupit K aty ku Andorra arriti të ndalë Letonën në Riga 2-2.

    Ndërkohë ndeshjet e tjera sipas grupeve të parashikuara për sot dhanë këto rezultate:

    Ndeshjet e sotme, zona e UEFA-s kualifikuese Botërori 2026, shifrat:

    Letoni- Andorrë 2-2

    Hungari-Armeni 2-0

    Norvegji- Izrael 5-0

    Portugali- Irlandë 1-0

    Estoni- Itali 1-3

    Spanjë- Gjeorgji 2-0

    Bullgari- Turqi 1-6

    Serbi- Shqipëri 0-1/ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin