Day: October 9, 2025

  • Surprizë nga Kylie Jenner! Ylli i “The Kardashians” nis karrierën në aktrim

    Surprizë nga Kylie Jenner! Ylli i “The Kardashians” nis karrierën në aktrim

    Pas viteve të tëra suksesi në botën e biznesit dhe televizionit, Kylie Jenner duket se është gati për një sfidë të re, aktrimin. Ylli i “The Kardashians” do të marrë pjesë në filmin e ri të studios A24, me titull “The Moment”, duke ndjekur kështu hapat e partnerit të saj, Timothée Chalamet, i cili prej kohësh është një nga aktorët më të vlerësuar të Hollywood-it.
    Filmi do të drejtohet nga Aidan Zamiri, ndërsa rolin kryesor do ta mbajë këngëtarja e njohur Charli XCX, e cila është gjithashtu edhe ideatorja e konceptit origjinal. Në një postim në Instagram, Charli zbuloi kastin mbresëlënës të aktorëve që do të marrin pjesë në projekt, ku përveç Kylie Jenner përfshihen edhe emra të mëdhenj si Alexander Skarsgård, Rosanna Arquette, Reese Witherspoon, Jamie Demetriou, Kate Berlant dhe shumë të tjerë.
    “The Moment” do të tregojë historinë e një ylli të ri të muzikës pop, i cili përpiqet të përballojë kompleksitetet e famës, presionet e industrisë muzikore dhe kërkimin për identitet në një botë ku gjithçka ndodh nën dritat e kamerave. Charli XCX do të luajë rolin kryesor, ndërsa pjesëmarrja e Kylie Jenner në projekt ka zgjuar shumë kureshtje, pasi kjo është hera e parë që ajo shfaqet në një prodhim filmik serioz.
    Skenari mban firmën e Aidan Zamiri dhe Bertie Brandes, ndërsa muzika do të jetë e kompozuar nga producenti i njohur AG Cook, një bashkëpunëtor i afërt i Charli XCX dhe një prej emrave më të kërkuar në skenën elektronike alternative.
    Burime pranë produksionit kanë treguar se filmi do të përfshijë elemente dramatike, por edhe një dozë të fortë satire mbi botën e famës dhe ndikimin e rrjeteve sociale. Vetë Charli XCX ka thënë se “The Moment” do të jetë “një reflektim i asaj se si arti, fama dhe jeta personale përplasen në mënyra të paparashikueshme”.
    Me një kast të yjeve, një shtëpi produksioni prestigjioze si A24 dhe debutimin surprizë të Kylie Jenner në rolin e aktores, “The Moment” është një nga projektet më të shumëpritura të vitit. Filmi pritet të dalë në kinema në vitin 2026, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e yllit të Kylie Cosmetics.

  • Një “like” që ndezi rrjetin, Hakan Sabanci përflitet për lidhje të re

    Një “like” që ndezi rrjetin, Hakan Sabanci përflitet për lidhje të re

    Vetëm pak javë pasi i dha fund romancës me aktoren e njohur Hande Erçel, biznesmeni turk Hakan Sabancı është rikthyer në qendër të mediave rozë. Këtë herë, jo për ndonjë projekt të ri apo dalje publike por për një tjetër emër të madh të ekranit turk: Tuba Büyüküstün.
    Sipas portaleve T24, Aksam dhe Onedio, gjithçka nisi me një gjest të thjeshtë në Instagram. Sabancı pëlqeu një foto të aktores Tuba Büyüküstün, e cila ndodhej në Paris Fashion Week. Pëlqimi nuk kaloi pa u vënë re nga fansat, të cilët menjëherë e shpërndanë në rrjetet sociale, duke hapur diskutime për një lidhje të re të mundshme.
    Por ajo që shtoi më shumë dyshimet ishte fakti se Sabancı e hoqi pëlqimin vetëm pak minuta më vonë, duke lënë të kuptohet se gjithçka mund të ketë qenë më shumë se një klikim i rastësishëm.
    None
    Mediat turke e kanë cilësuar këtë si një “lëvizje të shpejtë” të Hakan Sabancit pas ndarjes me Hande Erçel. Një pjesë e fansave e kanë interpretuar si sinjal për një romancë të re, ndërsa të tjerë e kanë quajtur një veprim të nxituar që vetëm sa shton thashethemet.
    Sipas portalit Aksam, “Sabancı, që së fundmi i dha fund lidhjes me Hande Erçel, i la një zemër Tuba Büyüküstün, por e hoqi menjëherë pasi komentet shpërthyen në rrjet.”
    Ndërsa T24 shkruan: “Edhe pse pëlqimi u fshi shpejt, ndjekësit e vunë re menjëherë dhe e interpretuan si shenjë të një afrimi mes dyshes.”
    Deri tani, as Hakan Sabancı dhe as Tuba Büyüküstün nuk kanë dhënë ndonjë koment publik për situatën. Burime pranë tyre kanë deklaruar për mediat se “gjithçka ka qenë rastësi”, megjithatë kjo nuk i ka ndalur fansat që të aludojnë për një marrëdhënie të re në horizont.

  • Kualifikuese, atmosferë pozitive dhe besim tek Dardanët për fitore kundër Sllovenisë

    Kualifikuese, atmosferë pozitive dhe besim tek Dardanët për fitore kundër Sllovenisë

    Kosova ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore në prag të ndeshjes së nesërme kundër Sllovenisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Trajneri Franco Foda është përqendruar në aspektin taktik, duke punuar mbi detajet e fundit për këtë ndeshje të rëndësishme. Atmosfera në kampin dardan është tejet pozitive, derisa përkushtimi i futbollistëve dhe besimi në fitore është maksimal.
    Një optimizëm të tillë e shfaqën edhe Foda dhe portieri Arijanet Muriq në konferencën për media.

    Foda ka konfirmuar se ndaj Sllovenisë nuk do të jetë në dispozicion mbrojtësi Lumbardh Dellova për shkak të lëndimit, ndërsa ka theksuar se pjesa tjetër e skuadrës është në gjendje shumë të mirë fizike
    © BalkanWeb

  • Kualifikuese Botërori/ Kosovë-Slloveni, gjykon një italian

    Kualifikuese Botërori/ Kosovë-Slloveni, gjykon një italian

    Kosova do të kërkojë rezultat pozitiv ndaj Sllovenisë të premten, në sfidën kualifikuese të botërorit.  Në takimin që do luhet në “Fadil Vokrri”, arbitër kryesor do të jetë Marco Guida.  Gjyqtari italian do të ketë ndihmën e Giorgio Peretti dhe Giuseppe Perrotti, ndërsa gjyqtar i katërt i ndeshjes do të jetë Daniele Chiffi.
    Sistemi VAR do të monitorohet nga Marco Di Bello, ndihmës i tij në AVAR do të jetë Valerio Marini.

    Ekipi i Fodas deri tani ka grumbulluar 3 pikë dhe është në vendin e dytë.
    © BalkanWeb

  • Austria e Holanda me fitore të thella në Kualifikueset e Botërorit, Mali i Zi surprizohet nga Ishujt Faroe

    Austria e Holanda me fitore të thella në Kualifikueset e Botërorit, Mali i Zi surprizohet nga Ishujt Faroe

    Rikthehen kualifikueset e botërorit, teksa këtë të enjte u luajtën disa ndeshje që prodhuan rezultate interesante. Asnjë problem për Austrinë, me të besuarit e Ragnick që mundën pastër 10-0 modestët e San Marinos, duke bërë kështu që të jenë në krye të klasifikimit në grupin H.  Në këtë grup, barazim 2-2 mes Bosnje-Hercegovinës dhe Qipros.
    Në grupin L, spikat humbja 4-0 e Malit të Zi ndaj Ishujve Faroe, ndërsa Çeki-Kroaci u mbyll pa gola në Pragë.

    Në grupin G, Holanda argëtohet në Maltë dhe merr një sukses 0-4. Ia del edhe Finlanda, në Helsinki triumfon me përmbysje 2-1 ndaj Lituanisë.
    Img 7648
    © BalkanWeb

  • GJK pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nuk kanë bërë ndonjë gjë, nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

    GJK pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nuk kanë bërë ndonjë gjë, nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Zierja e lëvorës së patateve zgjidhë një nga problemet më të mëdha

    Zierja e lëvorës së patateve zgjidhë një nga problemet më të mëdha

    Pas kalimit të të 30-ave femrat hasen me një nga problemet më të “mëdha” të tyre, thinjat. Në fakt ky është një kusht i cili ju ndodh të gjithëve, pavarësisht moshës.
    Dëshira e çdo femre do të ishte që ta mënjanonte në maksimum këtë kusht ose të paktën të fshihte dukjen e tyre.
    Megjithëse ekzistojnë produkte të shumta komerciale që mundësojnë fshehjen e thinjave, ne do t’ju paraqesim një më metodë natyrale që sipas dr Anthony Una, mjek në USA, thuhet se ka rezultuar efektive.

    Merrni 2 kokrra patate dhe lajini bashkë me lëkurën.
    Qërojini patatet dhe lëkurën e tyre hidheni në një tenxhere së bashku me gjysmë litër ujë. Lërini të valojnë për disa minuta dhe me lëngun e krijuar shpëlajeni kokën 2 herë në javë.

  • Pezullimi i dekeretit për zgjedhjet në Tiranë, Shkurti: Frenoi pak revanshin e Ramës

    Pezullimi i dekeretit për zgjedhjet në Tiranë, Shkurti: Frenoi pak revanshin e Ramës

    Gazetari Armir Shkurti i ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, e ka cilësuar një “lajm të mirë” mos dekretimin e zgjedhjeve për Tiranën.
    Shkurti tha se në situatën aktuale politike që ndodhemi, Gjykata Kushtetuese thjeshtë ka frenuar pak revanshin e Ramës, pasi fitorja e socialistëve pritej të ishte e madhe.
    Sipas tij në Tiranë është më e frikshme nëse zhvillohen zgjedhjet në 9 nëntor se sa mos bëhen.

    “Për mua janë zgjedhje politike. Për mua edhe në këto zgjedhje këta e kanë thënë do të marrin rezultat të paparë. Ne diskutojmë Tiranën, por ke Vlorën dhe të tjerat janë shumë të rëndësishme. Kështu që për mua këto zgjedhje hyn nuk hyn Tirana, frenimi për Tiranën është një fren dore i vockël për këtë revansh që ka marrë Rama. Nëse do të vendosë Gjyakata Kushtetuese që mund të bëhen zgjedhjet do të jetë e tmerrshme. Është e frikshme të bëhen zgjedhjet në datë 9 nëntor në Tiranë, se sa mos bëhen”, tha Shkurti.

  • Blushi: Këshilltarët e Këshillit Bashkiak janë kërcënuar dhe terrorizuar

    Blushi: Këshilltarët e Këshillit Bashkiak janë kërcënuar dhe terrorizuar

    Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar se këshilltarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës janë terrorizuar dhe kërcënuar nga kryeministri Edi Rama.
    I ftuar në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, Blushi theksoi se i gjithë procesi në Këshillin Bashkiak, sa i përket shkarkimit të Erion Veliajt është karakterizuar nga paligjshmëri.
    Sa i përket zhvillimit të zgjedhjeve më 9 nëntor, deputeti u shpreh se respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se beteja e opozitës është për mbrojtjen e Kushtetutës.

    Pjesë nga biseda:
    Blushi: Janë terrorizuar, janë kërcënuar nga Edi Rama këshilltarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës.
    Borakaj: Por vetëm katër dolën kundër.
    Blushi: I gjithë procesi është karakterizuar nga paligjshmëria.
    Borakaj: Në datën 9 do të ketë zgjedhje?
    Blushi: Ne besojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Beteja jonë është nevoja ulëritëse për të respektuar Kushtetutën. A ka nevojë Tirana për zgjedhje? Një orë e më parë. Çështja ka ngecur, duhet respektuar Kushtetuta dhe mezi presim të marrim pjesë në zgjedhje.
    /vizionplus.tv

  • ‘I kërkova të shpenzonin 5%, jo 2% për mbrojtje’, Trump: Ndoshta duhet ta kishim nxjerrë Spanjën nga NATO

    ‘I kërkova të shpenzonin 5%, jo 2% për mbrojtje’, Trump: Ndoshta duhet ta kishim nxjerrë Spanjën nga NATO

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se NATO duhet të shqyrtojë përjashtimin e Spanjës nga aleanca, duke përmendur dështimin e Madridit për të përmbushur një rritje të kërkuar prej 5% të shpenzimeve të mbrojtjes.

    Gjatë takimit të tij me presidentin finlandez Alexander Stubbs në Shtëpinë e Bardhë, Trump kritikoi ashpër Spanjën për dështimin në përmbushjen e angazhimeve të saj ndaj Aleatëve.
    “Siç e dini, u kërkova të shpenzonin 5%, jo 2%. Shumë menduan se nuk do të ndodhte. Por ndodhi, pothuajse të gjithë po. Ne kishim një që mbeti prapa, Spanja (…) Ata nuk kanë justifikim për të mos e bërë, por në rregull. Ndoshta duhet t’i kishim nxjerrë nga NATO, sinqerisht”, tha presidenti i SHBA-së.

    Top Channel